
Postuar më parë nga
autori
Lajm i mrekullueshem mbreme, ne ceremonine e cmimeve te festivalit te Kanes: Palmen e arte e mori me ne fund nje film rumun, nje vend prej nga i cili u bene 5-6 vjet qe shikojme filma te mrekullueshem indipendente, te realizuar me nga 5-6 mije euro secili ( per shembull "Vdekja e zotit Lazaresku", ose "Ora 12 e 8, ne Lindje te Bukureshtit").
Bravo Rumania, i jep nje mesim te mire botes se cila eshte kinematografia e vertete !!! Bravo, Bravo, Bravo !!
Duke qene se gjendem ne Tirane ende per dy-tre dite, nuk kam mundur ta komentoj shume Festivalin e Kanes kete vit, por po vendos thjesht nje foto te regjizorit te ri rumun Cristian Mungiu ne momentin e marrjes se Palmes se Arte nga duart e kryetarit te Jurise, Stephan Frears (regjizorit te filmit te mrekulleshem "Mbreteresha").
Cristian Mungiu mori Palmen e arte per filmin e tij "4 muaj, 3 jave, 2 dite" qe tregon historine e dhimbshme te nje vajze rumune, qe avorton femijen e saj ilegalisht, ne vitin '87 ne kohen e diktatures se Causheskut.
Nje histori e tille ka qene mese banale ne kohen e Enver Hoxhes, por regjizoret debile shqiptare te sotem, vazhdojne te ngulin kembe se duhen miljona per te bere filma "te medhenj" alla-Hollywoodjane, nderkohe qe rumuni 30 vjecar beri nje film me nje teme te tille me nje buxhet shume te vogel dhe rrembeu Palmen e arte ne Festivalin me prestigjioz te kinematografise !
Edhe nje here, BRAVO rumuneve, dhe turp e faqja e zeze kineasteve shqiptare (qe e mbajne veten edhe per regjizore...) e qe qahen per mungese fondesh, nderkohe qe u mungon truri...
Ne foto, 30 vjecari rumun Cristian Mungiu duke mare Palmen e Arte !!!
Krijoni Kontakt