Close
Faqja 11 prej 35 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 348
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Belle toujours" ("Perjetesisht e bukur") - film francez nga Manoel de Oliveira

    Citim Postuar më parë nga peoples

    Belle toujours,film i M.Oliveira.Nje homazh madheshtor qe i behet L.Bunuel dhe filmit te tij Belle de jour.Gjithçka qendron ne kete film,historia e kaluar dhe e sotme e personazheve.Dialogjet,fotografia,skena te arritura me nje mjeshteri te madhe.Severine,edhe pse nuk interpretohet nga Deneuve,eshte magjepse.Nje M.Piccoli sublime,siç edhe ne filmin e Bunuel.

    Historite qe ai di,por qe nuk i ndan me ne(spektatoret)jane te ngulitura ne personazhin e tij,mistik por dhe të nje dashnori te perjetshem shume i edukuar dhe i dhene me mish e me shpirt pas femrave edhe pse per te ato mbesin gjithnje enigme.
    Qe thua ti peoples (dhe ti e di kete gjë ne fakt), regjizori portugez (Manoel de Oliveira) i filmit (francez) ne fjale, me 11 dhjetor te ketij viti mbush 99 vjeç, ndersa vitin tjeter... plot 100 ! (portreti i tij eshte ketu: http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=132 ).

    Une do ti uroja edhe nja 100 te tjera, se Oliveira bën filma sikur te kishte jo 99, por 29 vjeç, pra filma tejet rinorë, eksitues, magjike !

    40 vite me pare, ne 1966-ën, i madhi Bunuel realizoi filmin e tij te mrekullueshem "Belle de jour" (Bukuroshja), ku Catherine Deneuve lunate rolin e gruas se nje mjeku, e qe ja dredh burrit te saj thjesht per kapriço, duke shkuar here pas here ne nje shtepi prostitutash (bordello) lluksi. Nje dite, ne atë bordello luksoze shkon... miku me i mire i burrit te saj (luajtur nga Michel Piccoli), i cili zbulon keshtu te fshehten e bukuroshes ! (Ne foto, bukuroshja Deneuve dhe burri i saj mjek)

    40 vjet me vone (ne filmin e ri "Belle toujours" - pra "Perjetesishst e bukur" te regjizorit portugez de Oliveira), bukuroshes se dikurshme i ka vdekur burri, eshte e vé, dhe papritur, ne nje koncert simfonik, ish miku i burrit te saj, pra Michel Piccoli, e shikon parpritur ne sallen e koncertit, pas kaq e kaq vitesh ! Bukuroshen e dikurshme, tashmë ne moshe te thyer tek të 70-tat, nuk e luan më Catherine Deneuve, ndersa Michel Piccoli luan gjithmone te njejtin personazh.

    "Perjetesisht e bukur" eshte nje nga filmat më te shpejte qe kam pare keto vitet e fundit: nje mizaskenë pasionuese, gjithmone e shoqeruar nga nje "teatralizëm" kinse i ekzagjeruar dhe mashtrues, karakteristikë kryesore e filmave te Oliveirës.

    Film argëtues ne kuptimin më nobël por dhe më argetues te fjalës ! Sekretin e ka 99 vjeçari Oliveira (sikurse ka dhe sekretin se si nje 99 vjeçar mund te xhiroje akoma filma !!), e qe perpara nje muaji eshte nisur per ne USA per te xiruar filmin e tij te ri !!! hehe !!


    Ne foto: filmi "Belle toujours" ("Perjetesisht e bukur").




  2. #102
    Pasioni për shkencën Maska e Nolird
    Anëtarësuar
    19-04-2007
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    466
    Keta dy ditet e fundit i kam pare Inside Man me aktorin e famshem Denzel Wanshington dhe Norbit - comedy film i papare.........

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Copa e katert e gruas së prerë më tresh" - film francez nga Laure Marsac

    Nga titulli, duket sikur fjala eshte per nje film horror, por nuk eshte ashtu: "Copa e 4-t e gruas se prere më 3-sh" eshte historia ne 3 pjese e nje gruaje tek te 30-tat, Luizës, kinge, bukuroshe, por pak si e hutuar dhe jo fort e mësuar me te perditshmen.

    Ne pjesen e pare, filmi rrefen se si Luiza merr kalon testin dhe merr, uff, me ne fund, patenten e makinës.

    Ne pjesen e dyte, tregohet se si Luiza ngel e bllokuar, per faj te saj, ne nje parking autostrade, sepse harron çelesat e vetures brenda vetures qe mbyllet automatikisht dhe keshtu qe ajo nuk mund ta hapë.

    Ne pjesen e trete, pikerisht e lodhur nga pritja ne parking, Luizës i rivijne ne kujtese souvenir-et (kujtimet) e femijerise, kur me nënen e saj, ajo kthehej nje mbremje nga nje udhetim ne veturë.

    Mbetet te gjehet pjesa e 4-t e gruas se prere ne 3-sh (ne tre "periudha", ne tre momente te jetes se saj).

    Film enigmatik, ose siç mund te thuhet ne shqip, gati-gati gjëegjëzë, me nje mizaskene per ta patur zili. Mua me pelqeu ! Shume biles !







  4. #104
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Itchkéri Kenti ("Bijtë e Ceçenisë") film dokumentar nga Florent Marcie

    Në 1996-en, ne fillimin e luftes se pare ne çeçeni, (lufta e dyte rifillon ne 1999, me zgjedhjen e Putinit si president i Rusise), nje regjizor i ri, Florent Marcie, merr kameren e tij dhe shkon ne menyre klandestine per te filmuar fillimin e luftes ne kete vend.

    Pasi xhiron sa mundet pergjate tre muajsh, detyrohet te largohet nga çeçenia, pasi autoritetet ruse e dëbojne nga ai vend. Detyrohet te fshehe nen tokë kasetat e videove qe ka xhiruar atje, kaseta qe i rigjen pas shume vitesh ne te njejtin vend.

    Në 2006-en, Florent Marcie vendos te beje montazhin e regjistrimeve perpara 10 vjetesh, prej nga lind dhe film i tij: "Itchkéri Kenti", qe ne gjuhen çeçene do te thote "Bijte e Ceçenisë".

    Personalisht, pashë dokumentarin me te mrekullueshem qe kam pare gjate ketyre 4-5 viteve te fundit, dhe pa dyshim, nje nga 3-4 filmat më mbresëlënës te ketij viti.

    Llogjika e ekzistences se filmit eshte sa me poshte: perderisa Rusia arriti te mposhte popullin çeçen (45% e popullsise e vrare ose e deportuar), duhet qe çeçenët te kene deshmi vizive (filmike) per ç'ka ndodhi ne vendin e tyre, pasi triumfuesit (rusët) do perpiqen (dhe kane filluar !), ta shkruajne historine siç jua ka qejfi ("historine e shkruajne fitimtarët"- thote nje shprehje).

    Film i madh tronditës per nga emocionet, ku çdo shikues, kush me pak e kush me shume e ndjen veten çeçen, ne fund te filmit. Pra, e ndjen veten njeri. Film i madh per nga kurajoja, nga angazhimi ne favor te memorjes (kujteses) historike: film qe zgjat 2 ore e gjysem, por ku spektatori nuk merzitet asnje sekonde te vetme.

    Monument kinematografik !






  5. #105
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Pas filmit Day night day night nje tjeter film qe prek problemin e njerezve te vetmuar qe nuk flasin shume dhe nuk konsiderohen nga te tjeret.Ne fakt,nje njeri qe punon,adhuron punen e tij dhe mundohet te kete nje vend ne kete bote,eshte gjithmone i ndaluar nga llafazanet,nga te fuqishmit,nga ata qe arrijne me meskinitet te ulin te tjeret.Kamera e Rodrigo Moreno ndjek Ruben,nje truproje e nje ministri argjentinas ne çdo vend ku ai ndodhet,ashtu si dhe Loktev me personazhin e vet.
    Nje humanizem?Me shume nje krijimtari korrekte,ne qofte se kuptohet keshtu roli i nje artisti qe me anen e gjuhes se kinemase mundohet te ndaje pjese nga jeta qe te gjithe e jetojme,por qe planet e zgjedhura nga regjizori,ngjyrat,dhe mungesa e komunikimit te njerezve,na bejne te shijojme nje kinema te thjeshte,pa shume spektakel,dhe mbi te gjitha nje vlere artistike.
    EL CUSTODIO,Rodrigo Moreno,Argjentine 2006.

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    "L'AMICO DI FAMIGLIA" i Paolo Sorrentino,nje nga regjizoret e rinj italiane qe me talentin e tij te ben te shpresosh qe kinemaja italiane po ngrihet pak e nga pak nga pluhuri qe e ka mbuluar keto vitet e fundit.

    "A CASA NOSTRA" i Cristina Comencini.E bija e Luigi Comencini ben nje film mbi "kryeqytetin" verior te Italise.Edhe pse me aktore te njohur,filmi ka nje baze te shendoshe.Kamera e Comencinit leviz lirshem dhe veshtron çdo personazh qe ka nje lidhje me skenen finale te filmit.Sublime,aty takohen te gjithe,por jo te gjithe njohin njeri-tjetrin.

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    "L'AMICO DI FAMIGLIA" - me sa di une, ky del neser, por nuk jam i sigurt qe mund te shfaqet ketu ku jam.... ; do doja ta shikoja ! Mbaj mend se ka qene vjet ne konkurtim ne Kanë

    A CASA NOSTRA - hezitova te shkoj ta shikoj, por po me mbushet mendja se duhet pare... ; Ndofta shkoj kete jave

  8. #108
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Still life" ("Natyre e qete") film kinez nga Jia Zhang-ke

    Siç patem shkruajtur ne temen e ketij forumi dedikuar Festivalit te Filmit ne Venecia 2006 ( http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=71261 ) , surpriza e atij festivali ishte fitorja e Luanit te arte nga regjizori kinez Jia Zhang-ke, per filmin e tij te fundit : "STILL LIFE" ("Natyre e qete").



    Dje filmi filloi te shfaqet neper Europe. Dje e pashe, duke qene fan i ketij regjizori super te talentuar.

    Historia e "Still life" eshte historia e San Ming-ut, nje burre tek te 40-at, qe rikthehet pas 15 vitesh ne vendin ku ka jetuar dikur me gruan e tij në kerkim te kesaj te fundit,. Vendi ne fjale përkon me zonen ku kinezet po ndetojne hidroçentralin më te madh ne historine e njerzimit, "3 grykat".





    Sikunder tregon fotoja, qytete te tëra po shemben, per tu permbytur nga liqeni i hidroçentralit. Rrenimi i nje zone te tere gjeofrafike shkon paralel me rrenimin sentimental te personazhit kryesor.

    Per mendimin tim, filmi ne fjale eshte "11 shtatori" i kinematografise, pra filmi shenon mbylljen e shek te XX, dhe lindjen e vertete te shek. XXI ne kinema: i gjithi i xhiruar ne dixhital, "STILL LIFE" eshte po aq i rendesishem sa ishte 60 vjet me pare "Roma, citta aperta" i Roberto Rossellinit qe shenonte, ne 1945-en, lindjen e nje kinematografie te xhiruar ne natyre dhe jo ne studio.

    Me te njejten force, Jia Zhang-ke, 60 vjet me vone, me nje neo-realizëm te nje stadi me te larte, arrin te ktheje teknikën dixhitale ne rrevolucion kinematografik duke dhene shpresen e vertete te lindjes se nje kinematografie te re moderne dhe qe tejkalon ate te vjetren: lindjen e kinematografise se shek. XXI !

    Pë mendimin tim, regjizori Jia Zhnag-ke eshte gjeniu i kesaj kinematografie qe po lind nga gërmadhat e te vjetres, dhe... nuk eshte rastesi qe e gjitha kjo po ndodh... në Kinë !
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  9. #109
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    THE OLD GARDEN (titulli original The Orae-doen jeongwon).Film korean i Im Sang-soo 2006.
    Filmi i fundit i regjizorit korean,pas te suksesshmit "THE PRESIDENT'S LAST BANG" qe tregonte vrasjen e presidentit,eshte perseri ne nje linje historike,por me personazhe te tjera,duke nderthurur histori intime,idelogji,m elankoli dhe nje fund te pranueshem,qe jo shpesh eshte i besueshem,por regjizori ka pranuar t'i japi personazhit kryesor nje rol te rendesishem ne diégèsen e filmit.Ai na ben te enderrojme,ai na kthen prapa ne histori qe te shohim sesi sakrifikoheshin studentet qe kishin nje ideal,nje ide per nje jete te lire,pa diktature.
    (E njejta situate qe ndodhi ne sheshin Tian men,ne Kine,por edhe me studentet shqiptare qe ndihmuan politiken te rinovohej,por kete rradhe me gjakun e tyre.Pak nga ata studente qe dolen rrugeve,ndodhen sot ne udheheqjen e vendit pasi shumica u vrane,u luftuan,u perjashtuan,apo dhe braktisen vendin per nje shtet me te pasur dhe te famshem.)

    Jane keta njerezit qe historia mbase i ka harruar,por syri i vemendshem i nje artisti na i tregon dhe na ben te jetojme me historine e jetes se tyre.Hyun,personazhi kryesor,bie ne dashuri me nje piktore qe jeton ne nje fshat te rrethuar nga male dhe afer nje liqeni,vend ideal per te pikturuar dhe dashuruar.Por ai nuk pranon kete jete ne nje vend te qete,me nje vajze qe e dashuron dhe gjithe miresine qe ajo mund t'i jepte.Sapo ndahet me Yoon,pasi ajo i thote: "te mbroj,te strehoj,te ushqej,te jap trupin tim dhe ti iken...",ne Seul e pret burgu,ku ai kalon plot 16 vite.Filmi fillon me skenen kur Hyun del nga burgu ne nje nate te ftohte dimri.
    Nje film qe duhet renditur permes kryeveprave te artit te shtate aziatik qe nuk njeh ndonje krize si disa kinematografi te tjera neper bote.
    Per tu pare...

    Summer Palace film kinez i Lou Ye.

    Filmi i ndaluar nga qeveria komunisto-kopitaliste e Republikes Popullore te Kines.
    Filmi ka si teme ngjarjet e demonstratave studentore ne Pekin ne 1989.
    Edhe ne kete film kemi te bejme me personazhe qe na tregojne jeten e tyre dhe aventurat qe kane pasur.Aventure seksuale,ide politike.Keto jane dy ingranazhet e filmit.Nje e re kineze qe jeton ne nje province,bukuroshe dhe plot energji per te jetuar jeten,transferohet ne Pekin ku fillon universitetin.Por aty njihet me nje tjeter kinez,edhe ky i ardhur nga provinca,bukurosh.Fillon nje liri seksuale alla kinezçe,me skena pothuajse hard.Filmi eshte pak i gjate,dy ore e gjysem per te filmuar historine e dy te rinjve qe ritakohen kur ata jane dyzetvjeçare tashme,eshte pak i merzitshem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga peoples : 04-05-2007 më 09:59

  10. #110
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    Citim Postuar më parë nga peoples
    "L'AMICO DI FAMIGLIA" i Paolo Sorrentino,nje nga regjizoret e rinj italiane qe me talentin e tij te ben te shpresosh qe kinemaja italiane po ngrihet pak e nga pak nga pluhuri qe e ka mbuluar keto vitet e fundit.
    para ca kohesh kam pa nje film te P.Sorrentino tek digitalb, "pasojat e dashurise - Le conseguenze dell amore".

    Me pelqeu shume pamvaresisht se fundi ishte shume "i thate" nese mund te shprehem keshtu. Aktori kryesor sidomos ishte shume mbreselenes
    To look life in the face....

Faqja 11 prej 35 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •