Close
Faqja 8 prej 35 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 348
  1. #71
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peoples
    Planet e zgjatura gjithashtu nuk do te jepnin tensionin qe krijohet nga prerja,gjaku,makinat dhe ftohtesia e tyre;
    Une nuk thashe se duheshin hequr planet me prerje, gjak, makina dhe ftohtesi. Thash qe pikerisht keto plane, mund te zgjasnin më shumë ne kohë, gjate filmit. Por thashe edhe se kjo ndofta eshte nje zgjedhje (choix-- choise) qe ka bere regjizori, gjate montazhit, per arsyet qe permenda.



    Citim Postuar më parë nga peoples
    Pashe "J'attends quelqu'un (Po pres dike) i Jérôme Bonell.
    Do shkoj ta shikoj sonte, shpresoj. E kam qejf kete Jérôme Bonell-in une. Biles nga regjizoret e rinj (pra nga ata qe kane bere veçse 1 apo 2 filma), me duket se ky eshte më i preferuari im, nga francezët e kam fjalën.

    E kam pas pelqy goxha filmin e tij te fundit "Les yeux clairs" (Syte e kthjellët") , qe i bie te ishte filmi i tij i dyte, po ashtu dhe filmin e tij te pare : "Le Chignon d'Olga" ("Topuzi i flokëve të Ollgës"). Ky qe ke pare dje i bie te jete i treti.

    Tek dy te parët, bente muuuuu qe Bonell perpiqet te krijoje nje stil te tijin, qofte dhe me dy-tre filma (gjë e veshtirë ne kinematografi... ! ). Nuk di ç'te them, te shikoj sonte te tretin...

    Flasim ! Paçim !

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    J'attends quelqu'un" (Pres dikë) - film francez nga Jérôme Bonell

    Citim Postuar më parë nga peoples

    Pashe "J'attends quelqu'un" (Po pres dike) i Jérôme Bonell.Nje histori e thjeshte, me personazhe qe komunikojne ndermjet tyre thjesht me veshtrime dhe histori te kaluara...
    E pashe dhe une me ne fund, dje !

    Kur mbaroi filmi, nje grua ngjitur me mua, tha : "Pas mal, mais il nous laisse sur notre faim" ("Jo keq, por ne fund, filmi të lë si të pa-ngopur").

    Gruaja ne fjale tha nje te vertete : filmi të lë "te pangopur". Dhe ketu eshte mrekullia e nje filmi te mire ! Por me sa duket, gruaja ne fjale, e mesuar me produkte kinematografike (qe te "ngopin" !) dhe jo me filma te vertete autorësh qe nuk te "ngopin" por të lënë ta mendosh filmin edhe pasi del nga salla, donte qe te dilte e "ngopur" nga kinemaja, pra filmi ti thoshte te gjitha dhe ajo te kthehej ne shtepi "e qete dhe me mendje te fjetur" !

    Shkurt, "Po pres dikë" mu duk film i mrekullueshëm pikerisht per dy arsye:

    Se pari, qofte skenari, por mbi te gjitha mizaskena eshte e tille qe nuk i kupton te gjitha se ç'ka dashur te thote regjizori permes filmit te tij. Dhe kjo ka qene karakteristike edhe e dy filmave te meparshem te Jerome Bonell-it, qe gje e ben Bonell-in nje regjizor shpresues, duke patur parasysh qe ky nuk eshte veçse filmi i tij i trete. Ne pamje te pare, duket sikur filmi nuk ka formë (ne sensin klasik te fjales) por ne te vertete, filmi eshte i shkrojtur me shume shume finesë (subtil). Ne dukje, film minimalist, por ne thellesi, film i menduar shume shume mirë !

    Dhe se dyti, "Po pres dikë" eshte film koral (me shume personazhe kryesore, njeheresh, pra si te thuash, "portret" i nje grupi njerezish), dhe une, ne pergjithesi, nuk i kam qejf filmat koralë. Pikerisht "Po pres dike" eshte nga te rrallët filma koralë qe kam pare dhe qe me ka pelqyer. Ndofta merita e ketij regjizori, ne një film te tille (pra me shume personazhe kryesore), qendron ne atë qe ai u ka lëne aktorëve (qe jane te mrekullueshëm !) fushë te lirë levizjeje , pa receta te gatshme.

    Ne fakt, regjizorë te rinj (me dy, tre apo kater filma) ka jo pak ne France dhe nuk jane te pakët ata qe duken interesantë. Dje ne TV, nje regjizor jug-Korean kembengulte qe, ne fund te fundit, kinematografia franceze mbetet pothuaj më e mira sot per sot ne bote. Kuptohet, nuk e kishte fjalën per "March of the Penguins" (La Marche de l'empereur) apo "Joyeux Noël" por per filmat e Pascale Ferran, Bruno Dumont, André Téchiné, Jacques Doillon, Claire Denis, Olivier Assayas, apo edhe më te rinjve si Arnaud Desplechin, Arnaud des Pallières, François Ozon, Bertrand Bonello, Christophe Honoré, qe si duket, do tu shtohet Jérôme Bonell (ne foton e meposhtme :

    Ne vlere absolute nuk jam fan i kenmatografise aktuale franceze, por po me mbushet mendja qe regjizori Jug-korean qe fliste ne TV, nuk e ka dhe aq keq... Filmi i Jérôme Bonell eshte nje arsye suplementare per te besuar nje gje te tille. Why not ??
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

  4. #74
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Kush e pa " Blades of Glory " , se nuk shkova dot sonte.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #75
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Ne touchez pas la hache" (Mos e prekni sopatën !") -film francez nga Jacques Rivette

    Jacques Rivette ka bere filmin e tij te ri ! Regjizor tek te 70-tat, nga më te talentuarit e brezit te "Nouvelle vague" franceze, filmi i fundit i Rivette eshte adaptim i nje romani te Balzakut.

    Historia me dy fjale: Armand de Montriveau, gjeneral francez ne shek XIX, shkon ne ishullin spanjoll te Majorkës ne kerkim te nje gruaje, pas te ciles kish rene ne dashuri 5 vjet me pare. Gruaja ne fjale, Antoinette de Navarreins, pasanike pariziane e martuar me Dukën e Langeais, eshte mbyllur ne nje manastir. Gjenerali e kerkon.
    Filmi tregon historine e tyre te dashurise : Antoinette de Navarreins ja luan bishtin gjeneralit Armand de Montriveau, por asnjehere nuk pranon te behet e tija.

    Drame sentimentale par excellence, pra melodramë, "Mos e prekni sopatën !" zgjat 2 ore e 20 minuta, por edhe pse filmi trajton nje temë qe nuk me prek drejtperdrejt, nuk e ndjeva kohen te kalojë dhe nuk u merzita per asnje minut. Magjia qendron tek loja e mrekullueshme e 2 aktoreve si dhe tek mizaskena e regjizorit, qe perdor shkelqyeshem atmosferen e fanastikës sociale (fantastikë sociale po quajme nje fenomen fantastik, pra nje femomen qe çuditerisht ndodh dhe qe mohon ligjet rracionale, dhe social, pra qe ndodh ne nje mjedis social).

    Konkretisht: fotoja e meposhtme eshte nje foto nga filmi fantastik i Tod Browning "The Mark of the Vampire" (1935),
    ndersa kjo e dyta eshte nga filmi qe pashe dje, pra "Mos e prekni sopatën !" (2007).

    Ngjashmeria e dy imazheve eshte befasuese: i pari eshte film fantastik me vampirë; i dyti, eshte melodramë e shek XIX, por qe perdor atmosferë fantastiko-sociale.

    Po te kisha kohe, do doja ta rishikoja kete film ... ! Un film très riche !
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  6. #76
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    "Day Night Day Night", regjia Julia Loktev

    Filmin mund shume mire ta pagezosh "eksperience shqisash". Degjon "zemren" veshtron "shikimin". Mese e mjaftueshme! Nuk ka me imazhe (i kemi pare te gjitha ne fund te fundit, pikerisht kur na vjen fundi), ka vetem ndjesi. Trupi i misheruar ne zhurma, ne nje tik tak sinjali per shembull...
    Nuk ka rendesi, aspak, "pse" por, mbi te gjitha, "se si"...
    Simbolet rrezohen permbi altarin e nje udhetimi kryeneç drejt asaj qe na perndjek te gjitheve : jeta apo vdekja? Dyshimi korr fitore gjithesesi... Fale zotit do thoshin ca, une them thjesht shyqyr!
    Sidoqofte ka nje njolle diku, mbase eshte disi e lehte me nje subjekt te tille (shkoni shifeni qe te merrni vesh), megjithate... (Nuk eshte film qe te ndjell frymezim literaresk, thjesht te valvit shqisat.) Film memec dhe "pa imazhe" (te pakten keshtu ndjehet) qe i perafrohet nje "kryevepre" (megjithese fjala nuk ka kuptim), por gjynah (pak gjithesesi) qe nuk eshte me afer te perditshmes.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  7. #77
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peoples
    Te presim Angel te F.Ozon,J'attends quelqu'un te Jérôme Bonnell,Ne touchez pas à la hache te Jacques Rivette
    Ne pritje.
    Si t'u duk "Honor de Cavalleria", meqe me the qe e pe ? Ndonje gje interesante nga regjizori, ç'u tha ?

  8. #78
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Film i veshtire.

    Por regjizori na ndriçoi pak mendjet me ato qe tha,edhe pse nganjehere ishte jo bindes me frazat qe perdorte.Me nje fjale ai e ka bere filmin per dashurine qe ka per kinemane,edhe pse nuk ka mbaruar ndonje shkolle kinemaje.Madje thoshte qe per te bere kinema sot,shkolla vetem te heq idete dhe energjine krijuese,te tkurr nga pasionet dhe vullneti.E bera kete film-thote regjizori-thjesht per deshiren per te bere kinema dhe per kuriozitet sesi mund te besh nje film me pak financime(200 mije euros)dhe me tre kater miq qe me ndihmuan ne realizimin e tij.
    Ka xhiruar jo gjate,por montazhi i kishte marre pak kohe.Shpjegoi erresiren,lojen e aktoreve,fotografine,diellin,kallinjte e grurit ku kamera fshihet per te kapur personazhet...etj.
    Salla ishte bosh,kater vete dhe pese te tjere qe ishin punonjes te kinemase.
    E kam ne kamera nderhyrjen e regjizorit,mund ta shohesh pa pate kureshtje.

  9. #79
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peoples
    E kam ne kamera nderhyrjen e regjizorit,mund ta shohesh pa pate kureshtje.
    Ok! Me intereson ta shikoj, sidomos nese ka folur ndopak edhe per skenarin, edhe pse mund te duket utopike (ai film s'ka pothuaj fare "skenar" e megjithate, KA ) !

  10. #80
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Patjeter,dhe per ty do jete falas,pra e drejta e autorit nuk te jep probleme.Te drejten e imazhit e kam une.Tek kaseta qe kam eshte dhe nje interviste e shkurter e perfaqesuses de lacid.org qe ka mbeshtetur filmin financiarisht,besoj i ke hedh nje sy sitit.

Faqja 8 prej 35 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •