Close
Faqja 7 prej 35 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 348
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peoples
    ...po he mor autori se ta paskan veshtiresuar pak shikimin e temes tende,te pakten kjo tema jote(temat e tua)te mbush(te mbushin) pak me kulture,por ja,nuk eshte edhe aq shume visible (e shikueshme).Ketu me shume kane rendesi temat qe permbajne...nejse,se do ngaterrohem edhe me keq.Ti i kupton dhe te tjeret kuptojne me mire nenkuptimin.
    Jam shume dakort me ty, por hajde merre vesh ! Me demek, e kane bere me nën-temë... Nejse, ne po vazhdojme detyren tone patriotike sipas menyre tone Fundja, më kane bere nder, se i gjej më kollaj referencat per regjizoret e shek XX ose filmat e viteve te kaluar (2005 ose 2006).


    Citim Postuar më parë nga peoples
    Pashe Les témoins.Ajo qe me beri pershtypje ishte skenari,teper i forte.Nje histori qe fillon pak "jashte rregullave",por qe vendoset shume shpejt ne linje.Edhe ndarja ne dy pjese,jo keq.Nje regjizor romanesk,por me nje talent te padiskutueshem mendoj.
    Sigurisht! Une i kam qejf filmat e Téchiné-së. Kur them romanesk, nuk e them kurresesi ne kuptim negativ ! Per me teper qe, trashegimtarin me të denjë të romaneskut ne kinemane franceze, Arnaud Desplechin, une e dhuroj !



    Citim Postuar më parë nga peoples
    Ti do mendosh qe filmi me paska pelqyer meqenese shkruajta me shume se ty,por ti per disa filma shkruan shume formalisht,pra zbaton nje lloj pergjegjesie personale mendoj.Kurse une mendoj se disa filma duhen mbrojtur.
    Edhe me kete, jam plotesisht dakort me ty ! Perderisa shkova e pashe me nje shpejtesi rrufeje (filmi s'ka mbushur javen qe ka dalë ne kinema), shkova para se gjithash sepse eshte nje film qe edhe une e mbroj dhe qe duhet mbrojtur. Jam plotesisht dakort qe duhet te kete dhe filma qe mbi te gjitha i meshojne vleres morale qe ata bartin per shoqerine, pra qe jane deshmi e nje problemi te shoqerise etj etj.

    Ajo qe nuk me pelqeu fort ne film eshte fakti se mizaskena eshte nganjehere pak si e stisur, pra filmi eshte nganjere, siç thuhet ne frengjisht sur-écrit : dialogjet m'u duken pak si fort te nënvizuara, dialogje sur-écrit. Ka disa skena ku mizaskena eshte sur-lignée (i meshohet pak si fort mesazhit - kuptohet, permes dialogjeve dhe kompozimit te personazheve). Por ka fort mundesi qe Téchiné e ka bere kete me ndergjegje, per ta bere filmin sa me te hapur, pra qe drejt filmit te shkoje nje publik sa më i gjere, qe filmi te shihet nga sa me shume njerez, per arsye te mesazhit tejet te rendesishem qe ai transmeton. Dhe mire e ka, e justifikueshme eshte.

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Gjeja e pare qe te ben pershtypje ne filmin e fundit te Téciné eshte la voix off e gruas se Mehdiut (E.Béart),ajo nderhyn,parshikon dhe ne tregon sesi zhvillohen ngjarjet,por mesa kuptova une nuk jemi ne flash back.Personazhet jane shume mire,rolet jane te shperndara mire mendoj,me nje Buajila qe perpelitet nga ligji dhe nga pusionet seksuale,pra vret pulsionet kur hyn neper bare per t'i "pastruar" nga e keqja,por harron deshirat e tija te gozhduara.Dhe ketu Téchiné shkon larg,me biseksualitetin e personazheve.Fotografia gjithashtu.Nuk e di a te beri pershtypje ty,por ngjyrat ne kete film me kalimet here pas here ne Jug te Frances(vende qe i kam prekur me kembet e mia Le Ciotat)i jep filmit nje drite t efuqishme,si per t'i frymezuar personazhet,si per t'i dhene atyre me shume jete,gjalleri.
    Po ashtu dhe roli i gruas tek filmat e Téchiné eshte per tu admiruar,kujto Deneuve!
    Voilà.Te presim Angel te F.Ozon,J'attends quelqu'un te Jérôme Bonnell,Ne touchez pas à la hache te Jacques Rivette,5 vjet mbas filmit te tij te fundit Va savoir.Po i pres me padurim,por gjithashtu dhe filmin e Nick CASSAVETES Alpha dog.Ne pritje.

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "ANGEL" film anglez i regjizorit francez Fraçois Ozon

    Mbreme pashe ne "avant-première" filmin e fundit te regjizorit francez Ozon (i kam qejf filmat e tij !)

    "Angel" i merr ngjarjet ne Angline e vitit 1905 deri 1920. Ne qender eshte Angel Deverell shkrimtare e re e talentuar. Ne pak kohe ajo arrin shume: sukses, famë, glamour. Por a nuk eshte pak si shume per nje vajze te re ? ....

    Per nga forma, filmi te kujton melodramat hollywoodjane te viteve '50 por i rifreskuar e gjithe talent sepse regjizori zgjedh kitsch-in si forme te shprehuri me shume elegance. Më pëlqeu !

    web-site: http://www.angel-lefilm.com/

    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Honor de cavalleria" ("Nderi i kavalerisë") - film spanjoll nga Albert Serra

    I prezantuar vjet ne kategorine "15 regjizore" ne Festivalin e Kanës, "Nderi i kavalerisë" eshte nje film spanjoll i gjithi i xhiruar ne mini-DV. Ne qender te filmit jane veçse dy personazhe: Don Kishoti dhe Sanço Pança (interpretuar nga aktore jo-profesionalë).

    Ky eshte filmi i pare i ketij regjzori 32 vjeçar spanjoll dhe ajo qe eshte e habitshme eshte se filmi eshte per mendimin tim nje kryeveper ne kuptimin më te plote te fjalës !

    Në 1 ore e 45 minuta, jane filmuar dy trupa, Don Kishoti dhe Sanço Pança, por nuk eshte filmuar "epopeja" e tyre, as gjëman dhe bëmat e tyre ( ne film nuk ka as mullinj me erë, as beteja as...), por thjesht rrugëtimi i tyre i perbashket. Gjithshka ne kete film eshte sens, shenjë : nje levizje e erës kthehet ne diçka te madherishme, sublime; nje levizje dore, në sinjal hyjnor.

    Megjithate, lepuri fshihet gjetkë : adaptimi i romanit te famshem te Servantesit eshte veçse nje pretekst. Në pamje te pare, objektivi i filmit eshte te filmoje dy njerez qe rrugëtojnë bashke. Por mund te shkohet edhe më larg: ojektivi i filmit eshte nje menyre e re e te menduarit, konceptuarit te kinematografisë. Rrugetimi i dy personazheve kryesore kthehet ne rrugëtim kinematografik, ne perpjekje per ti dhene pergjigje te famshmes pyetje: "C'fare eshte kinemaja ??". Keshtu qe filmi, ne fakt, nuk eshte rrefim i nje rrugëtimi (aventure), por rrugëtimi (aventura) e nje rrefimi ! Ose thene ndryshe, ajo qe nganjehere quhet poezi, ne kuptimin më sublim te fjalës !

    KRYEVEPËR !!!!!




    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Nue propriété" ("E drejta mbi pronësinë") - film belg nga Joachim Lafosse

    Termi juridik "Nue proporiété" do te thote ekzaktesisht e drejte e dikujt mbi pronën e tij, po pa te drejtë përdorimi dhe perfitimi te kesaj prone.

    Ne qender te ketij filmi eshte nje familje prej 3 personash: nje grua tek te 50-tat ( e famshja aktore franceze Isabelle Huppert !) , e divorcuar, dhe dy djemte e saj binjakë, qe banojne ne nje shtepi te madhe, gati keshtjelle. E ëma vendos te shesë shtepin¨¨e dhe gjithe filmi eshte nje "proçes" me dyer te mbylluara e gjithshka qe ndodh pas vendimit te saj per te shitur shtepine.

    Film interesant dhe jo keq si film i parë i nje regjizori te ri.





    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    arte-tv

    Canali franko-gjerman qe mbeshtet kulturen dhe i le nje hapesire te madhe artisteve,me 1.06.2007 do transmetoje versionin e plote te filmit Lady Chaterley,dmth filmin e plote,ashtu siç do ta kishte dashur regjizorja,Pascal FERRAN,dhe jo versionin salle kinemaje me 40 min te shkurtuar.
    arte,eshte i vetmi kanal televiziv qe ka mbeshtetur kete film ne financim.Tashme eshte bere normale qe filma te tilla te kene mbeshtetjen e arte-tv,se fundmi ishte transmetimi i filmit te Pedro Costa "En avant jeunesse qe akoma nuk ka gjetur nje ekran te lire ne France,mbase shperndaresit i filmit hezitojne te shfaqin nje film te tille,mbase i tremben konkurrences se filmave amerikane,qe nuk lejojne qe filma te tille te gjejne hapesire.
    autori,si per te mbajtur pak hapesiren...keto dite s'kam pare filma te rinj,por vetem te kaluar.Si p.sh. "L'impératrice rouge i J.V.Stenberg 1935.
    "Fury i F.Lang,1936.
    "Pas vu pas pris i Pierre Carles,1988.
    "Cria Cuervos i Carlos Saura,1976.

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    [QUOTE=peoples]Canali franko-gjerman qe mbeshtet kulturen dhe i le nje hapesire te madhe artisteve,me 1.06.2007 do transmetoje versionin e plote te filmit Lady Chaterley,dmth filmin e plote,ashtu siç do ta kishte dashur regjizorja,Pascal FERRAN,dhe jo versionin salle kinemaje me 40 min te shkurtuar.

    Kam degjuar qe do te jepet me 1 qershor !!


    Citim Postuar më parë nga peoples
    "Cria Cuervos i Carlos Saura,1976.
    ah ç'film i mrekullueshem !! Lé pastaj kenga kult e filmit : "Porque te vas ?" !! Ke videon e kenges ketu: http://www.youtube.com/watch?v=pczJsUbqblY dhe : http://www.youtube.com/watch?v=EgWfozqiiZQ

    Je suis fan !!!

    ps: Mos e humb "Honor de cavalleira" : eveniment !!!

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    OUR DAILY BREAD (Buka jone e perditshme).Dokumentar i Nikolaus Geyrhalter.Pas Le cauchemar de darwin,nje tjeter dokumentar qe denoncon duke treguar nje realitet te hidhur,ate te ushqimit te perditshem.
    Kohet moderne te Chaplinit nuk kane perfunduar akoma.
    Ndryshuar për herë të fundit nga peoples : 24-03-2007 më 19:57

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    OUR DAILY BREAD (Buka jone e perditshme)- dokumentar austriak nga Nikolaus Geyrhalter

    Citim Postuar më parë nga peoples
    OUR DAILY BREAD (Buka jone e perditshme).Dokumentar i Nikolaus Geyrhalter.Pas Le cauchemar de darwin,nje tjeter dokumentar qe denoncon duke treguar nje realitet te hidhur,ate te ushqimit te perditshem.
    Kohet moderne te Chaplinit nuk kane perfunduar akoma.
    E pashe dhe une sot dokumetarin austriak. Nga ana e permbajtes, bie plotesisht dakort me ty. Nga ana artistike eshte gjithashtu interesant (asnje koment pergjate 90 minutave dhe vetem plane fikse ose travelling). Nuk di pse mu duk se filmi luhatej disi midis dokumentarit-fiksion dhe thjesht dokumentarit, pra as njera, as tjetra. Thene ndryshe, nga mesi, filmit fillon e i mungon tensioni (pra mbetet thjesht dokumetar), edhe pse duket qarte qe ambicja e regjizorit eshte ti afrohet sa me shume fiksionit... Ndofta u ka dashur qe kohe-zgjatja e planeve fikse te ishte me e gjate, me qellim qe plani te fitonte edhe më shume force dhe magji. Ndofta nuk e ka bere kete (ne montazh), per te mos rënë ne manierizëm dhe per ta bere filmin sa më te hapur ndaj publikut (per arsye te mesazhit), pra mos t'a ktheje filmin ne essé artistike. Nese eshte kjo, eshte e justifikueshme.
    Me pelqeu.

    web-site i filmit: www.ourdailybread.at





    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Estetikisht filmi qendron ne kembe,megjithese nganjehere montazhi i krijon pak probleme filmit.Mendoj se komentet apo la voix-off do te ishin te teperta per nje dokumentar te tille.Planet e zgjatura gjithashtu nuk do te jepnin tensionin qe krijohet nga prerja,gjaku,makinat dhe ftohtesia e tyre;gjakftohtesia e personazheve eshte nje tjeter pike tensioni.Buka e tyre(qe hane ne pushim te punes),pra nje lidhje (metonimi) e punes se tyre dhe perfitimit nga kjo pune.Dokumentari fillon me nje larje,pastrim,purifikim te "krimit" dhe mbaron me nje shperlarje te te gjitha njollave qe mund te infektojne "viktimat" e tjera,te gjitha keto lidhen mire me ftohtesine mekanike.Dhe lidhja(nderhyrja) me Heidegger,e cituar nga CdC,nuk eshte e pavend.
    Pra,megjithe aspektin pak kitch,me gjakun qe rrjedh nga te gjitha anet dhe qe humbet vleren e tij,pasi banalizohet dhe gjithashtu veshtrimin yne ndryshon forme,ne behemi voyeriste te nje masakre qe na sjell ushqim per pjatat tona.Ketu nuk kursehen as vegjetarianet qe me psikozen etyre bio kujtojne se kane shpetuar nga pesticidet dhe kimikat e ndryshme,Dokumentari qendron ne kembe,edhe pse nganjehere lind pyetja se pse na tregohen keto skena?...eshte normale qe te kete nje trajtim te tille,se perndryshe 6 miliard njerez si do ushqehen?Por mendoj se ky dokumentar eshte me i arrire se ai i Linklater,Fast food nation.
    Jemi ne nje kohe kur docu-fiction po zevendeson ngadale dokumentarin si te tille.Ti e pe,kishte nje mise en scène,por e trajtuar me shume kujdes.

    Pashe "J'attends quelqu'un (Po pres dike) i Jérôme Bonell.Nje histori e thjeshte, me personazhe qe komunikojne ndermjet tyre thjesht me veshtrime dhe histori te kaluara.Fatet e ketyre personazheve jane te lidhura ngushte,por...Nuk ka shume kohe qe Coeurs te Resnais dhe "Le pressentiment te Darroussin,kane dalur ne kinema...dhe kjo eshte pak shqetesuese.Nje kinema franceze (per kete film) pa shume nivel mendoj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga peoples : 26-03-2007 më 11:35

Faqja 7 prej 35 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •