Close
Faqja 4 prej 35 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 348
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "SAIMIR" film italian nga Francesco Munzi

    Kisha kohe qe prisja te shikoja "SAIMIR", i pari film i regjizorit italian Francesco Munzi e ku ne qender eshte nje djalosh i ri ... shqiptar !

    Per kete film, regjizori fitoi ne 2004 çmimin si filmi me i mire i pare i nje regjizori te ri ne Festivalin e Venecias. Qe prej asaj kohe, filmi qerkullon ne DVD por ende nuk kish dale neper kinemate e Frances, ku dhe luhet aktualisht.

    "SAIMIR" eshte një margaritar kinematografik ! Ose me saktë, eshte nje mësim per regjizorët shqiptare se si duhen drejtuar aktorët, se me sa thjeshtesi dhe mençuri mund te besh sot nje film qe flet per shqiptarët, shkurt nje film ku flitet shqip !

    Historia me dy fjalë: Saimiri ka 15 vjeç, jeton ne Itali me babain e tij, nena i ka vdekur. Saimiri ndihmon te atin ne trafikun qe ai ben duke transportuar me furgonin e tij klandestinë shqiptare qe hyjne ne Itali. Dhe gjithshka precipiton kur Saimiri meson se i ati eshte perzier ne nje pune trafiku prostitucioni...

    Kur them më lart se ky film eshte nje mesim per kinematografine shiptare, e them mbi te gjitha ne raport me punen e regjizorit ne perzgjedhjen e aktoreve. Mishel Manoku, djaloshi shqiptar ne rolin kryesor eshte hera e pare qe luan ne kinema, pra eshte amator, por perzgjedhja e tij eshte e magjishme ! Loja e tij eshte filmi vetë : ne asnje moment te filmit ai nuk luan "dramë", per me teper qe ne si shikues e kemi te kollajte per ta kuptuar kete gjë (ne shumicen e kohes se filmit ai flet shqip). Interesante eshte dhe loja e Xhevdet ferrit, edhe pse, per mendimin tim, vihet re disi influenca e tij aktoriale ne teatër.

    "SAJMIR" eshte nje film i "ftohte" ne aparence, pra pa lajle-lule por gjithe sensibilitet.

    Bravo !


    WEB SITE I FILMIT : http://www.filmsduparadoxe.com/saimircat.html

    http://cinema.castlerock.it/film.php/id=2795

    Ne kete forum, eshte shrkuajtur më pare per kete film ketu : http://www.forumishqiptar.com/showth...ht=saimir+film






    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Ju pershendes autori, me plotë autoritet !

    Keni dhene një permbajtje te filmit "Saimir" me tre rreshta te mrekullueshem qe ju me shtyni qe ta shofi kete film sa më parë që do kem mundesi ketu ne Francë.
    Do interesohem per kete film.

    shendet

  3. #33
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anëtarësuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770
    Catch and Release
    Friends with money
    The Last kiss

    3 filmat mo kot ne bot... sinqerisht mos harxhoni nervat
    God is coming and SHE is mad

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga Kreksi
    Do interesohem per kete film.
    Filmi aktualisht shfaqet vetem ne Paris dhe Bordeaux.

  5. #35
    Paqe Maska e lara21k
    Anëtarësuar
    17-01-2007
    Vendndodhja
    Ne perendimin e eger
    Postime
    86
    Citim Postuar më parë nga autori
    Filmi aktualisht shfaqet vetem ne Paris dhe Bordeaux.
    Ku mund ta gjejme ne qe nuk jetojme ne France kete filmin??
    Ai qe pretendon se eshte DIKUSHI eshte lodhur duke tentuar per tu bere i tille....

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga lara21k
    Ku mund ta gjejme ne qe nuk jetojme ne France kete filmin??
    Ne Itali ka dale ne DVD. Po ashtu ne Shqiperi, eshte ne shitje ne DVD.

    Ne internet, mund te shkarkohet (dowload) ne eDonkey (ose EMule). provo dhe rpogramet e tjera dowload ne internet.

  7. #37
    Paqe Maska e lara21k
    Anëtarësuar
    17-01-2007
    Vendndodhja
    Ne perendimin e eger
    Postime
    86
    Citim Postuar më parë nga autori
    Ne Itali ka dale ne DVD. Po ashtu ne Shqiperi, eshte ne shitje ne DVD.

    Ne internet, mund te shkarkohet (dowload) ne eDonkey (ose EMule). provo dhe rpogramet e tjera dowload ne internet.
    Shume mire

    Faleminderit
    Ai qe pretendon se eshte DIKUSHI eshte lodhur duke tentuar per tu bere i tille....

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "INLAND EMPIRE" - film amerikan nga David Lynch

    Filmat e David Lynch-it jane nga ata filma qe ose shikohen te pakten dy here, ose nuk shikohen fare !

    Pas shikimit te pare nga ana ime (komenti rreth filmit eshte ketu: http://www.forumishqiptar.com/showpo...94&postcount=6 ) ju riktheva INLAND EMPIRE ("Perandoria e brendshme") me shume interes. Gjat shikimit per here te dyte, menyra e pertypjes se filmit eshte e ndryshme nga e para, eshte më analitike, edhe pse per nje film te tille, rishikimi i filmit nuk humbi asgje nga intensiteti dhe forca e heres se pare.

    INLAND EMPIRE eshte nje film tejet i pasur vizualisht, dhe i guximshem artistikisht. Mungesa totale e narracionit (rrefimit linear) eshte gati-gati revolucionarizues, po aq sa eshte menyra e xhirimit te tij (i gjithi ne kamera video). Por edhe pas shikimit te dyte, perseri mbetet te shihet jetegjatesia e filmit, si forme e re modernizuese kinematografike. Nje gje eshte e sigurt: David Lynch guxon si pak kush ne kete art dhe ky eshte filmi më i lirë dhe më guximtar qe ai ka bere ne gjithe karrieren e tij. Dhe ndofta kjo eshte nje rilindje e re e tij. Koha do ta tregoje.

    Dua ta rishikoj prap e prap !






  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Mbase koha do ta tregoje me mire vepren e fundit te Lynch.Eshte nje veper komplekse dhe qe kerkon vemendje,por megjithe perpjekjet e mira,nuk besoj qe i gjendet nje fill pasi nuk ka tregim kronologjik.Ne film shperndarja e roleve,kapercimi i situatave,realitet qe ndodhen brebda realiteteve,bejne qe te ndjehesh konfuz,i zhgenjyer ne sensin figurativ,por a nuk eshte vete jeta e tille?Plot endrra,nje fabrike me endrra,me simbole,me deshira te shfrenuara seksuale,vetvrasjeje?Une nje here e pashe filmin,natyrisht qe do i kthehem.Por ajo qe me beri pershtypje ne kete film,me nje estetike te veçante,eshte se Lynch nuk kerkon te zbuloje realitetin e personazheve,ai e shpreh ate me anen e tyre.Pra nuk eshte i vertete sepse do kthehej ne nje film pa vlere,pa force,te paqendrueshem.
    Eshte thene dhe do thuhet shume per kete film,aq me teper qe Lynch ka braktisur kameren 35mm dhe i eshte ngjitur kameres dixhitale.Eshte nje artist i plote,siç edhe shtypi i specializuar e tregon.Planet e zmadhuara tek ky film kerkojne nje ekran te gjere,zhurmat ne film qe ndihmojne filmin,pa ia ulur vlerat,kerkojne nje aparature te mire.Pra nje film duhet te paraqitet denjesisht ashtu siç autori e kerkon dhe e ndjen,gje qe nuk ndodhe shpesh neper kinema.
    Te presim Eastwood tani,shpresojme te shohim nje tjeter film te mire,por çfare eshte nje film i mire ne te vertete?Ja po perpiqem te lexoj nje liber te Laurent Jullier "Qu'est-ce qu'un bon film".

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "L'ANNEE SUIVANTE" ("Vitin ne vazhdim") - film francez nga Isabelle Czajka.

    Nje film i parë i nje regjizoreje te re, por interesant.

    Ne qender te filmit Emmanuelle, adoleshente 17 vjeçare qe jeton ne nje periferi te Parisit me nenen e saj. Babai, i semure, vdes ne spital qe ne fillim te filmit. E jema, e pergatitur per kete vdekje, kerkon me te gjitha format te vazhdoje jeten e saj. E bija, Emmanuelle, e ka te veshtire tejkalimin e kesaj gjendjeje...

    Film modest, por i arrirë. Qe flet per veshtiresite e koheve moderne, merkantilizimin e ketyre koheve, pamundesine e te shprehurit te ndjenjave.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

Faqja 4 prej 35 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •