Close
Faqja 3 prej 35 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 348
  1. #21
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Pashe " Freedom Writers " ...ok ...si dokumentar.
    "DreamGirls" me pelqeu shume . Eddie Murphy ishte fantastik, po ashtu edhe Jennifer Hudsson.

    Kaq, se s'kishte ndonje film tjeter te bukur ne kinema qe ia vlente te shihej.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  2. #22
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    Citim Postuar më parë nga Kreksi
    Filmat Madheshtor shifen vetem ne Kineman ne Ekran te Madh e jo ne nje celular si ai Televizioni juaje ore...
    Mesazhin e Mel Gibson-it ju e keni veshtire te kuptoni....sepse duhet pasur njohuri se paku edhe ne histori te popujve amerindien, pastaj ardhjen e konkistadorve ne keto toka te reja qe sipas Gibson, keta konkuistador e shpetuan nga Apokalipsa(veteshkatrrimi) kete popull...
    Pra ketu eshte vlera e ketije filmi.
    Mirepo te kuptohemi, te gjithe nuk pajtohen me kete teori se gjoja konkustadoret iu sollen paqen majave !
    mbase ke te drejte, disa here eshte veshtire te kuptojme dhe mesazhet e tua. gibson duhet mbyllur brenda. anyway, so long
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga Clauss
    Gibson duhet mbyllur brenda....


    i modh !

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "MADEINUSA" - film peruvian nga Claudia Llosa

    Filmi i pare peruvian qe shikoj ne jeten time, por i mrekullueshëm !

    Ngjarjet zhvillohen ne nje fshat te humbur peruvian, Manayaycuna, 3700 metra mbi nivelin e detit, dhe ne qender eshte nje vajze e re adoleshente qe quhet ... Madeinusa ! Ne nje vend te pazhvilluar si Peru-ja, qenka e zakonshme qe njerezit t'ua vene emrin femijeve te tyre "Marlonbrando", "Jonkenedi" apo "Madeinusa", sikurse ka raste ne nje vend tjeter te pazhvilluar si Shqiperia ku mileti u vë femijeve emra te tille si "Billklinton" apo "Tonibler"

    E pra adoleshentja Madeinusa, gjate festimeve te Javës së Shenjtë ("Semana Santa") zgjidhet Virgjeresha e Festes. Sipas tradites se festimeve te Javes se Shenjte ne kete fshat te humbur te Perusë, fshatarët e zbresin te premten Krishtin e vdekur nga kryqi, i lidhin syte deri te djelën dhe keshtu qe, pergjate tre ditëve, ai nuk shikon asgje ! Gjithmone sipas tradites, pergjate ketyre tre diteve, gjithshka eshte e lejueshme, pra mëkati nuk ekziston. Ndaj dhe katundarët, si te liruar nga zinxhiri, bejne nje mije e nje te zeza: hanë, pijnë, q*hen, terbohen fare me njeri-tjetrin.

    I gjithe ky harbim merr nje rrjedhë tjteter, sidomos per adoleshenten Madeinusa qe nga momenti kur pikerisht te premten, ne fshat mberrin Salvador-i, nje djale i ri inxhinjier nga kryeqyteti. Ai takon Madeinusa-n...

    "MADEINUSA" ka fituar nje bataljon me cmime në mbi dhjete festivale nderkombetare te filmit, qe per mendimin tim jane çmime plotesisht te merituara. Regjizorja e re 30 vjeçare, e diplomuar ne New York per kinematografi, eshte shprehur se filmi i saj ka lindur si ndjenje nostalgjie dhe fajësie prej faktit te largimit nga vendlindja e saj, Peruja. Kjo nostalgji dhe "fajësi" ndjehet ne menyren me perfekte ne filmin e saj, qe eshte dhe i pari qe ajo realizon dhe pikerisht, ato dy elemente perbejne dhe forcen e filmit. "Madeinusa" eshte nje film qe nuk e perkedhel shikuesin, perkundrazi, e vë atë perballë situatash ku e mira dhe e keqja nuk arrijne te shquhen qartazi, ashtu sikurse dhe vete natyra njerezore eshte e formësuar.

    Aktorja ne rolin kryesor, nje fshatare qe nuk kish shkuar kurre ne jeten e saj ne kinema, eshte magjia vetë ! Më duket se korçari ka më tepër se te drejte kur thote se në bërjen e nje filmi, kryesorja eshte zgjedhja e aktorëve...

    Chapeau !

    TRAILER i filmit: http://www.cinencuentro.com/wp-conte..._madeinusa.wmv

    ose: http://www.youtube.com/watch?v=In0jlNiX7ZA&eurl=


    Ne foto: regjizorja e re gjate xhirimit te filmit :





    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Ping-pong" - film gjerman nga Matthias Luthardt

    Fitues i kategorise "Java e kritikes" ne Festivalin e Kanës 2006, historia e "Ping-pong" eshte e thjeshte : Paul-i, 16 vjeçar, pa lajmeruar familjen e tij, mberrin tek familja e dajes se tij. I pritur ftohet ne fillim, Anna, nusja e dajes se tij, i afrohet pak e nga pak, nderkohe qe djali i dajes se tij, pjanist i ri, e ka me te veshtire. Pak e nga pak, Paul bie pré e manipulimit sentimental te tyre...

    I pari film i regjizorit te ri gjerman Matthias Luthardt eshte nje surprize e vertete, sikunder dhe filmat e tjere te kineasteve te rinj gjermane qe kam pà keto kohet e fundit.

    web-site i filmit: http://www.pingpong-film.de/main.htm
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    La stella che non c'e
    Ylli qe mungon(imagjinar),film i Gianni Amelio qe shqiptaret e njohin mire me LAMERICA.
    Tek filmi i fundit i Amelio-s,personazhi kryesor (Sergio Castellito) zhvendoset ne Kine.Kamera vrojtuese e njekohesisht kritikuese,peisazhet e mrekullueshme te zonave rurale kineze,krijojne nje kohe te rrjedhshme ne film,por ne pergjithesi filmit i mungon dinamika.Sidoqofte per t'u pare.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peoples
    La stella che non c'e
    Ylli qe mungon(imagjinar),film i Gianni Amelio qe shqiptaret e njohin mire me LAMERICA.
    ...por ne pergjithesi filmit i mungon dinamika.Sidoqofte per t'u pare.
    Ka ardhur edhe ketu tek une por pikerisht, po hezitoja me shku me e pà... Gianni Ameglio nuk ka bere film më te mire qe prej "LAMERICA"-s. Kam nja dy-tre filma te tjere ne plan, shkruhemi...

  8. #28
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    "Alpha Dog"
    C'mu desh me shku me e pa...Po thashe meqenese luan Sharon Stone dhe Bruce Willis, do jete dicka me nivel. Pervec lojes se Ben Foster-it, asgje tjeter s'ia vlente.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "LITTLE MISS SUNSHINE" - film amerikan nga Jonathan Dayton et Valerie Faris

    Pas kaq kohesh neper ekranet e kinemase, film tejet i suksesshëm, i nominuar deri dhe per OSCAR 2007 (gje e rralle per nje film indipendent amerikan), shkova pashe "LITTLE MISS SUNSHINE".

    Filmi rrefen odisene e nje familjeje amerikane nga nje qytet i humbur i USA, vajza e vogel e se ciles deshiron te marre pjese ne nje konkurs per miss-et e vogle 7 vjeçare.

    Per dy regjizoret e filmit, LITTLE MISS SUNSHINE eshte filmi i tyre i pare: më pare, ata kane qene regjizore video-clip-esh. Jo rastesisht e them kete, sepse pjesa e pare e filmit, i ngjan me se shumti nje video-clip-i gjoja humoristik, më se shumti qesharak se sa per te qeshur, siç e quajme shpesh ne shqip, plot "qyfyre"...

    Pastaj vjen pjesa e dyte, disi më interesante (qe nga momenti qe familja arrin te rekuperoje trupin e vdekur te gjyshit, qe eshte dhe sekuenca më e arrire filmit).

    Perfundimisht, nje komedi pseudo sentimentalo-inteligjente, mungese totale e mizaskenes (filmi rri ne këmbë falë anekdotave) dhe qe ne fund te fundit i ngjan më se shumti nje supe te holluar me skeçe-cliché... Bof...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Das Leben der Anderen" ("Jeta e te tjerëve") film gjerman nga F.H. von Donnersmarck

    "Jeta e te tjereve" ("The life of others", aka "Das Leben der Anderen") - film i suksesshem gjerman (ka fituar 7 LOLA, dmth OSCAR gjermanë ne 2006) i merr ngjarjet ne Gjermanine Lindore komuniste, te viteve '80. Ne qender te filmit eshte dramaturgu Georges Dreyman dhe gruaja e tij, qe pergjohen nga sherbimi sekret gjermano-lindor (STASI) i asaj kohe.

    Film interesant persa i perket historise qe trajton. Por ne nje pjese te madhe, konvencional per nga mizaskena (menyra filmike e te rrefyerit), pra i merzitshëm...

    web site ne gjermanisht: http://www.movie.de/filme/dlda/
    web site ne frengjisht: http://www.ocean-films.com/laviedesautres/
    web site ne anglisht : http://movies.yahoo.com/movie/1809426013/details
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

Faqja 3 prej 35 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •