Plakushi 83 vjeçar
Sidney Lumet (nje nga regjizorët më në zë Hollywood-iane te viteve '70-80) na ka bere filmin e tij te fundit "
Before the Devil Knows You're Dead".
Peoples e kish pare, me tha qe s'e'shte keq si film, ndaj shkova e pashe, dhe mire bera.
Sa per filmin, ne sensin e realizimit artistik, asgje e jashtezakonshme.
Sidney Lumet vazhdon te insistoje, sikurse nje pjese e mire e regjizoreve cilesore te hollywood-it dhe qe e mbajne veten per inteligjente, se mund te bejne filma te cilet jane edhe cilesore, por edhe qe prekin publikun e gjere. Kot e kane, se kinematografia e sotme nuk eshte ajo e viteve 50-60, pra dua te them qe sot, nje film ose eshte komercial, ose eshte film artistik (se sa ja del mbanë, eshte pune tjeter ë ??). "
Before the Devil Knows You're Dead" eshte para se gjithash film komercial, edhe pse i realizuar nga nje regjizor qe perpiqet, qofte dhe ne 83 pranverat e tij, te beje diçka origjinale. Por "origjinaliteti" i ka shkuar kot, se per nga forma, filmi eshte kopje e "
Rashomoon", kryevepres se
Kurosawa-s, realizuar ne vitet '50. Pra, asgje e re... Nejse...
Mbetet permbajtja e filmit. Per kete, kesaj rradhe ja vlen me fol.
Filmi shfaq perpara syve te spektatorit nje Amerike te lodhur, ku njeriu, siç thote shprehja popullore shqiptare, "
per parà, vret edhe babën e vet".
Pra, ne kete pike kane mberritur amerikanët, ose te pakten kete na shfaq perpara syve, keto vitet e fundit, Hollywod-i, ne filmat e tij. E them kete, sepse edhe
Scosese, ne filmin e tij te fundit "
The departed" (fitues i OSCAR 2007), na rrefente nje Amerike te gangsterizuar, mafioze, te lodhur, ku gati-gati nuk merret vesh kush eshte hajduti e kush eshte polici.
Edhe pse "
Before the Devil Knows You're Dead" nuk trajton temen e mafias, prap nuk eshte larg nga ajo. Problem parash eshte prap se prap muhabeti.
Ne qender te filmit jane personazhe (karaktere, do thosh
nimf !

) te futur deri ne gryke ne borxhe, dhe te gatshem "te vrasin edhe baben e vet per parà". Kjo thohet shpesh tani ne Shqiperi, por une them se, duke pare kete film, ne Shqiperi i kane punet nje çike me mire se ne USA, ku me sa duket, vendin e ka marre lumi, po nuk po del njeri per te nxjerre kadavren e te mbyturit. Dhe po ta nxirrte, do qelbte dynjane... !
Te pakten keto po na rrefen keto kohet e fundit Hollywood-i, permes filmave te tij (ata qe e konsiderojne veten deri diku cilesorë). Ky film qe pashe vertet qe tregon njerez te mbytur ne borxhe (sikunder ekonomia amerikane, me borxhlija e planetit), dhe qe jane PA ASNJE RRUGEDALJE (ose, kane si rrugedalje ate te krimit !)
Lind pyetja, se per kë punon Hollywood-i. Dhe une mendoj se nuk eshte vetem pune parash, pune lekësh, sepse edhe pas atyre parash, fshihet nje idelologji. Keshtu qe, me mendjen time them se Hollywood-i (qe njihet si keshtjelle e majte, pra demokrate, dhe shume anti-republikane, dmth anti-Bush !), pra them se Hollywood-i punon per ... Amerikën, por per nje Amerike demokrate, me se shumti te moderuar, dhe jo histerike, ultra-liberale, arrogante (siç eshte ajo e ketyre 8 viteve te fundit, drejtuar nga nje **** kandari si gomari Georges Bush).
Nuk di nese
nimf qe jeton ne USA, apo dikush tjeter e ka pare filmin ne fjale.
peoples, ç'mendon per sa me lart ?

Krijoni Kontakt