Close
Faqja 19 prej 35 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 348
  1. #181
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "American Vertigo" - dokumentar francez nga Michko Netchak

    Ne 2005-en, pergjate 9 muajsh, filozofi dhe intelektuali i njohur francez Bernard-Henri Lévy (BHL) i bie kryq e terthor USA-s, dhe pastaj boton librin "Amercan vertigo".

    Ky dokumentar i ndertuar mbi pershtypjet e BHL ne Amerike, rrefen pergjate 90 minutave udhetimin e tij neper kete vend qe shkon nga shkembinjte Rushmore ne kufijte me tela me gjemba midis USA-s dhe Meksikes, nga dhoma e pritjes se James Ellroy-t tek Kampi Guantanamo.

    Imazhet e shpejta (per cdo qytet qe filozofi viziton jane akorduar jo me shume se 2-3 minuta per secilin), bien disi ne kontradiktë me tekstin e shkruar nga BHL qe eshte interesant dhe i goditur. Por ky eshte dhe problemi i filmit: te shfaqesh ne vetem 90 minuta, nje tabllo te gati 20-30 qyteteve (dhe vendeve ose krahinave) te USA-s. Megjithate, interesant. Goxha interesant !


    Ne foto, filozofi francez Bernard-Henri Lévy (BHL), autor i librit dhe i tekstit qe shoqeron dokumentarin ne fjalë :

    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  2. #182
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "A very british gangster" - dokumentar anglez nga Donald MacIntyre

    Kohe vere, kohe dokumentarësh...

    Dokumentar i mire ky i fundit (Fitues i Festivalit Nderkombetar te filmit Polisesk ne Cognac te Frances), qe rrefen jeten e Dominic Noolan, 37 vjeç (nga te cilet 22 vjet te kaluara ne burg), shef i nje klani te fuqishem ne lagjet e varfra re Manchester-it.

    Nje bote ku mbizoteron droga, dhuna, varferia. Dokumentari eshte gjysem fiksion, meqe gangsteri Noolan "luan" vete rolin e tij ne film, qe artistikisht luhatet midis Scosese-s dhe vellezerve Dardenne.
    Interesant !

    web site i filmit : http://www.averybritishgangster-lefilm.com/



  3. #183
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "BOLIVIA" - film argjentina nga Adrian Caetano

    Filmat argjntinasit Adrian Caetano, nje nga regjizorët kryesore te "nouvelle vague"-s argjentinase (vitet '90-2000), kan dale ne menyre te çrregullt neper kinemate franceze: veçse keto dite po shfaqet nje film i tij qe daton i 2001-shit, "BOLIVIA", qe pashe sot.

    Filmi eshte nje paralajmerues tragjik i krizes se rende ekonomiko-sociale qe kaloi veçse pak kohe pas realizimit te filmit Argjentina (nxenes shembullor i FMN-se, tamam si Shqiperia e '96-'97-es ) dhe kjo, nepermjet portretit te nje mikrokozmosi njerezor: nje lokali te vogel, bar-restorant ne Buenos-Aires, ku nje dite punesohet si kuzhinier Freddy, emigrant pa letra nga Bolivia.

    Kronike racizmi ordiner, "BOLIVIA", per nga skenari nuk ka asgje origjinale, por ketu qendron dhe forca e filmit: si ka mundesi qe qenia njerezore te ç'humanizohet deri ne kete pike ??

    Film "i vogel", por tmerresisht i sinqerte !
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  4. #184
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "O Céu de Suely" ("Qielli i Suelës") - film brazilian nga Karim Aïnouz

    Braziljania 21 vjeçare Hermila kthehet nga São Paulo bashke me bebin e saj, per tu strehuar tek gjyshja e saj ne fshatin e lidjes, ne pritje te babait te femijes se saj. Shume shpejt kupton se ai nuk do te kthehet më dhe se ajo nuk ka asnje te ardhme ne kete fshat te humbur. Hermila i futet punes per te mbledhur disa parà me qellim qe te kthehet edhe ne njere ne Sao Paulo dhe zgjedh nje identitet te ri: Suely.

    Per regjizorin e ri Karim Aïnuz, ish-asistent i regjizorit te njohur amerikan Todd Haynes, ky eshte filmi i tij i dyte, pas atij "Madame Sata".

    Regjizor sensibël, pra dhe film sensibël (dhe jo pak sensual !), por çuditerisht diçka nuk shkon.... pasi nuk më preku aq sa prisja... Portreti i vajzes se re eshte i realizuar, s'ke ç'i heq e s'ke ç'i shton, loja e saj - e mrekullueshme, por me duket se problemi qendron tek mizaskena, qe eshte shume "servile" ndaj skenarit.

    Nje gje terheq vemendjen: nese lumturia nuk eshte gjithmone e hareshme, filmi provon se fatkeqesite nuk jane gjithmone te trishtueshme. Te shohim filmin e tij te ardhshëm... !

    web-site i filmit : www.oceudesuely.com.br


    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  5. #185
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peoples
    EXILE i regjizorit te njohur nga Hong Kongu Johnnie To.

    Nje film me nje histori te thjeshte gangsteresh qe vriten per pasuri,por vlera qendron tek skenat e perkryera qe Johnnie To ka realizuar dhe levizja,fluturimi,vallezimi i kameras.

    Më mire vone se kurre : e pashe dhe une dje "EXILED" te Johnnie To.

    Prodhimtar i madh ky Johnnie To : 40 filma ne 20 vite karrierë. Nga dy-tre filma ne vit !

    Kuptohet, ne suksesin e filmave te tij, ka ndikuar diçka qe nuk eshte e neglizhueshme : tematika e filmave qe ai realizon (pra filma me gangsterë), i ben filmat e tij te jene më te kollajtë dhe më aksesibël ( më te penetrueshem) se ato te ndonje regjizori tjeter po ashtu te talentuar kinez (te themi Jia Zhang-ke). Me kete rast, po me kujtohet Mizogutchi qe thoshte : "Oh, sigurisht qe une bej filma te mire, por ato te Ozu-se kane më shume merita se të mijtë, se ai ben filma më te vështirë".

    Por plot talent ky Johnnie To-ja. Jam dakort. Per mua, vlerat ne kete film qendrojne pertej skenave te perkryera fluturuese dhe te stilizuara ne ekstrem (pse jo, s'jam fare kundra !!).

    Por ajo qe mu duk interesante ne film, ishte forma totale e filmit : ne fakt, filmi eshte nje kronikë gangsterësh (bad boy) dhe skenari nuk eshte i nderuar mbi ndonje intrigë te veçante. Thene ndryshe, filmi eshte nje "Accatonne" pazoliniane (ecejake rrugaçesh, bad-boys), version 2007 !

    Nje tjeter gje qe me beri pershtypje, jane karakteristikat ne dukje kontradiktore te te berit film nga Johhnie To, por qe ne fakt, jane karakteristika qe plotesojne njera tjetren: konkretisht, filmi eshte sa i sofistikuar (i hollë ne shije), aq dhe spektakolar, sa euforik aq dhe klas, elegant, sa humoristik aq dhe melankolik ! (po me kujtohet kuzhina aziatike: e ëmbël dhe e kripur ne te njejten kohe... miam maim ...

    Dhe kane nje gje te mire filma te tille : konfirmojne qe filmat cilesorë me aventurierë nuk kane vdekur akoma !! Pra Sam Peckinpah apo Sergio Leone kane lene trashegimtare te denjë.

    Nga ana tjeter, krijimtaria e Johnnie To më ben te mendoj per nje fenomen disi te çuditshem qe vihet ré tek disa kineastë te ketyre 20 viteve te fundit : ka regjizore te talentuar si Wong KarWai qe e fillojne karriren me filma te tille cilesore si ("Happy together", "Chungking express", "Fallen angel"), dhe pastaj kalojne gjithe e me teper ne manierizem te artit te tyre, (psh "2046" apo i fundit qe do dale se shpejti...).
    Nderkohe qe te tjere si Johnnie To apo David Fincher (ne USA), po u ndodh e kunderta... Aq më mirë per ta !
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  6. #186
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Naissance des pieuvres" ("Lindja e oktapodeve" )- film francez nga Céline Sciamma

    "Nuk lind grua, grua bëhesh !" ka pas thene filozofja franceze Simone de Beauvoir. Kete ka provuar te konfirmoje permes filmit te saj te pare regjizorja 28 vjecare Céline Sciamma.

    3 vjaza te reja adoleshente "ngatarrohen" me njera-tjetren, por ne thelb filmi rrefen se si bihet ne dashuri dhe se si, ne jete, deshirat nuk jane te gjitha te realizueshme. Dhe aq me mire, se veçse keshtu behesh njeri.

    Film shume shume interesant, por kuptohet, me te metat e tij, qe jane tipike per filmat e parë te nje regjizori. Konkretisht, nje fare akademizmi ne mizaskenë nga ana e regjizores, nga frika per te mos i "shpetuar" filmi nga duart, edhe pse nje gje e tille nuk ndodh hiç: regjizorja e di fare mire se ç'fare do me tregu permes filmit, dhe e zoteron atë nga minuta e pare ne te fundit.

    per me shume, ne shqip, tek blog-u : www.salvatori.wordpress.com/

    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  7. #187
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "La maison" ("SHTEPIA" ) - film francez nga Manuel Poirier

    Film i mire, biles shume i mire nga ky regjizor te cilit i kisha pare edhe disa te tjeter me pare.
    Filmi tregon se si Malo, burre tek te 40-tat, i sapo divorcuar, deshiron te bleje nje shtepi, qe shitet me ankand. Por kjo shtepi i takon babait te dy vajzave tek te 30-at, me njeren prej te cilave Malo ben njohje. Dhe ne nje fare menyre, kupton se sa rendesi kane lidhjet shpirterore tonat, sidomos ato te femijerise (Malo ka 3 femije te vegjel) me vendin, shtepine ku jemi lindur e ku jemi rritur.

    Film i thjeshte, pa sentimentalizma, por as "i thate" me dashje : thjesht njerezor.

    Per me teper, ne shqip: http://salvatori.wordpress.com/




  8. #188
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "4 muaj, 3 javë dhe 2 ditë" - film rumun nga Cristian MUNGIU



    Me kete film, rumuni 39 vjeçar Cristian Mungiu fitoi Palmen e Arte ne Festivalin e Kanës, 2007. ( http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=118 )

    Film me buxhet te vogel (600 mije euro), filmi rrefen historine e nje avorti, ne Rumanine e Causheskut (1987), nga nje vajze e re studente. Ja, çdo të thoshte të abortoje në regjimin komunist. I xhiruar në një dekor natyral dhe me sekuenca të gjata planesh, ai rrefen abortimin e një vajze të re, 2 vjet para rënies së Çausheskut. Aborti ishte i ndaluar nga regjimi komunist, gra dhe mjekë rrezikonin burgun për këtë “krim”.


    Surprize zhgenjyese: edhe pse jam fan i filmave rumune te ketyre viteve te fundit, film ne fjale mu duk shume i keq e me zhgenjeu pa masë...

    E keqja kryesore e filmit qendron tek fakti se ai eshte tmerresisht i stisur, i rregulluar, i "mbeshtjellë" e i "lidhur" me spango si nje pako e gatshme, dhe nuk te jep asnje mundesi qe ta shikosh me gjak te ftohte. Kamera e regjizorit a thua se eshte programuar per te qene virtuoze dhe vetem virtuoze. Nje film qe nuk pushon nje sekonde te vetme, sa per te marre nje çike fryme. Ka diçka prej artificialeje ne kete film, diçka prej doping-u, si pune droge qe eshte veshtire ta konstatosh. Shkurt, filmi imponon nje mizaskene qe rpopozon nje forme te shprehuri qe nuk merr hiç parasysh permbajtjen.

    E per me teper, filmi mu duk integristo-katolik... Nje plan i nje fetusi t nje bebeje te avortuar 4 muajshe pushton ekranin per 30 sekonda, si per te fajesuar heroinen e filmit per aktin e saj (gojete e liga thone se ne Kanë, regjizori eshte shprehur me shume rezerva per avortimin, pra pothuaj eshte kunder avortit... )

    web-site i filmit : http://www.432-lefilm.com/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  9. #189
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "BOARDING GATE" film nga Olivier Assayas

    Ka pas thene nje here Antonioni : "Te besh nje film, nuk eshte sikur te shkruash nje roman. Flober-i thoshte qe te jetuarit nuk ishte zanati i tij: zanati i tij ishte te shkruarit. Pikerisht, te jetuarit do te duhejt te ishte zanati i nje kineasti, dhe jo te shkruarit (ne kuptimin e shkrimtarllëkut, te romancierit, te rrefyesit".

    Si duket kete ka perjetuar gjate realizimit te filmit te tij te fundit regjizori i talentuar francez Olivier Assayas : "BOARDING GATE" eshte nje film i shprehur vetem permes gjuhes se imazheve dhe i shpeton teresisht semundjes me tipike te kinematografise: letrarizimit te saj.
    Jo se ne film nuk flitet, perkundrazi, flitet shume biles, por dialogu nuk ka pothuaj fare rendesi: filmit mund ti heqesh zerin, dhe ai eshte po aq i mrekullueshëm !

    Po ç'fare rrefen "BOARDING GATE" ? Pothuaj hiçgje: nje lidhje dashurie midis nje vajze te re (luajtur nga e mrekullueshmja Asia Argento !) dhe nje ish bosi financash. Por per regjizorin "historia" nuk ka piken e rendesise (akoma ka njerez qe besojne ne "historira qe te lënë pa mend" ? ). Per regjizorin rendesi ka gjuha e te shprehurit te filmit, qe eshte teresisht gjuhe imazhi, dhe jo gjuhe shkrimtari, narracioni.

    KRYEVEPER !

    me shume, ne shqip : www.salvatori.wordpress.com/

    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  10. #190
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Il regista di matrimoni" (Regjizori i dasmave)- film italian nga Marcho Bellocchio

    Ka diçka te berbashket midis "Boarding Gate", film qe komentova me lart dhe "Regjizorit te dasmave": te dy jane filma te ndertuar pêrmes imazheve ! jo se nuk flitet gjate filmit, flitet qe ç'ke me të, por edhe tek ky film, po te heqesh zerin, imazhet flasin vete !

    Film qe rrefen me nje melankoli te papare Italine e sotme: "vendin ku qeverisin te vdekurit", siç thote personazhi kryesor, regjizor i njohur por i zhgenjyer nga nje Itali e fututr nen darën e normatives dhe institucioneve (kisha, sindikata...)

    Ndofta ka diçka qe nuk eshte mundur te perfeksionohet nga regjizori Marco Bellocchio, per te bere te mundur qe filmi te ishste vertet nje capo lavoro (kryeveper), por gjithsesi, film i mrekullueshem, qe te shton deshiren per magjine e kinease !
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

Faqja 19 prej 35 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •