Close
Faqja 18 prej 35 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 348
  1. #171
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga Dita
    Autori,

    po "The good shepherd" nuk eshte aq i ri....

    E bukura e filmave te sotshem amerikane me duket se eshte qe s'ia gjen me dot fundin aq lehte,
    Ka nje perpjekje te tille, sidomos nga ata regjizore amerikane qe perpiqen te lene nje gjurmë ne kinematografi. Por ne fakt, kjo eshte nje tendence e gjithe kinematografise, sidomos europiane, kete fillim shekulli, per te "dokumentuar", pra qe filmi te mos jete "diçka" qe ka fillim dhe fund, pra si te thuash, filmi te lihet "i hapur".


    Citim Postuar më parë nga Dita
    Perzgjedhja e aktoreve ishte shume e mire, per shembull eshte interesante ta shohesh Angelina Jolie ne rolin e nje femre qe injorohet megjithe hiret qe ka.
    me pelqen kjo qe shkruan. E ke pare drejt. Per mua ajo ka qene gjithmone nje aktore e keqe, por ja qe, siç thua ti, ne vlefte absolute, NUK ka aktore te mire dhe te keqinj, por aktore te drejtuar mire dhe keq !

  2. #172
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Joe Strummer : The Future Is Unwritten" - dukmentar anglez nga Julien Temple

    Dokumentar mbi jeten e kengetarit te grupit anglez "The Clash" Joe Strummer, legjende e rrock-punk (vitet 1977-1985).

    Si duket duhet te isha fan i "The Clash" qe te apasionohesha pas dokumentarit...



  3. #173
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Duke lene debatet mbi poezine e kinemane,doja te shkruaja mbi nje film,i ardhur nga USA.Filmi titullohet Old Joy i regjizores Kelly Reichardt,qe ka shkruar skenarin dhe ka bere montazhin.
    Dy shoke marrin nje udhetim dhe shkeputen nga qyteterimi,nga dritat,nga zhurma,nga mungesa e te mirave materiale.Nje road movie qe shpalos nje natyre akoma e pashfrytezuar.Personazhet filmohen ne levizjet e tyre dhe shoqerohen nga nje muzike e qete dhe nga nje qen,ne fakt eshte qeni i regjizores qe shoqeron trupen e xhirimit ngado qe ajo shkon.Po çfare bejne keta dy miq ne nje pyll,te vetem?Shkembejne ide,flasin mbi nje te kaluar qe ne,spektatoret nuk e njohim,pushojne,qetesohen dhe mbyllim syte perballe nje natyre tmerresisht e bukur.

  4. #174
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peoples
    Duke lene debatet mbi poezine e kinemane,doja te shkruaja mbi nje film,i ardhur nga USA.Filmi titullohet Old Joy i regjizores Kelly Reichardt.
    kete mezi po e prisja! del sot ketu tek une !! Do shkoj ta shoh sot ! Besoj se eshte filmi i muajit Gusht (qe pergjithesisht eshte i vakët ne kinema dhe i nxehte ne temperatura meteorike...

    duhet te jete film i mire: jam gjithe qejf !!

  5. #175
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Old Joy" - film amerikan nga Kelly Reichardt

    Citim Postuar më parë nga peoples
    Dy shoke marrin nje udhetim dhe shkeputen nga qyteterimi,nga dritat,nga zhurma,nga mungesa e te mirave materiale.Nje road movie qe shpalos nje natyre akoma e pashfrytezuar.Personazhet filmohen ne levizjet e tyre dhe shoqerohen nga nje muzike e qete dhe nga nje qen,ne fakt eshte qeni i regjizores qe shoqeron trupen e xhirimit ngado qe ajo shkon.Po çfare bejne keta dy miq ne nje pyll,te vetem?Shkembejne ide,flasin mbi nje te kaluar qe ne,spektatoret nuk e njohim,pushojne,qetesohen dhe mbyllim syte perballe nje natyre tmerresisht e bukur.
    Ne nje moment, njeri nga dy shoket, i thote tjetrit: "Melankolia nuk eshte gje tjeter veçse nje "old joy" (gëzim i kaluar). Prej nga dhe titulli i filmit: OLD JOY.

    Interesant personazhi i Kurt-it (kuqsit): tek te 40-at, ende nuk e ka braktisur adoleshencen, pires hashashi, cool.

    Film qe realizon aq sa merr persipër. Modest por jo hipokrit. Edhe mua me pelqeu !

    TRALIER i filmit : http://www.filmforum.org/films/oldjoytrailers.html
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  6. #176
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Harxhon gjithe ato rrjeshta e kohe per tu pergjegjur neper poste qe disa forumas as qe e kane haberin pse shihet dhe çfare vlere ka nje film,e per kete perle te vogel qe vjen nga USA qe jo shpesh ndodh te vije ne Europe,nuk denjon te shkruash me shume sesa tre rrjeshta.Nuk jam une ai qe duhet t'i them nje spektatori te privilegjuar turp,por ndoshta eshte kurajoja personale qe na ben te pranojme ethet e nje diskutimi global dhe virtual.Sidoqofte ti e ben per te terhequr(shitur)vemendjen e kllouneve qe kane mbushur kete forum dhe qe shiten per teoricien kinemaje.Por gjithsesi,mos harro qe ka dhe te tjere qe te lexojne dhe kane respekt per fjalet qe ti perdor(je) per te dhene nje informacion per artin e shtate qe aq me deshire e ke,nje informim ky toke-toke,pa nderprerje rrjeti.
    Pune te mbare o kritik i paqme dhe konform ligjeve te marketingut.Po me krijohet,shtohet,qartesia se vendet nuk qenkan te rehatshme ketu,megjithe perpjekjet e sinqerta.
    Ndryshuar për herë të fundit nga peoples : 28-07-2007 më 20:15

  7. #177
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "La León" - film argjentinas nga Santiago OTHEGUY

    I gjithi me imazhe bardh e zi, në scope, "La León" i merr ngjarjet ne kenetat e Argjentines, ne zonen Delta du rio Paranà, labirinth me keneta, pellgje, ishuj te vegjel te eger e te permbytshem. Ne qender jane banoret autoktone te atjeshem, los islenios, ose me sakt, Alvaro, tek te 30-tat, i vetmuar per nga natyra, per te cilin, e vetmja lidhje me token eshte anija-autobus "El Lion" e ngarë nga nje njeri i rëndë, violent, El Turu.

    Film interesant, por jo manjetik... Imazhe sensuale, shikime dhe gjeste interesante, por qe nuk me manjetizuan, dhe më bene te mendoj se në nje pjese te mire, behet fjale më shume per ekzotizem se sa per profesionalizem kinematografik...
    Diçka e kopjuar jo fort mire nga "Tropical malady", dhe e vendosur ne Argjentine...

    Kismet nga java tjeter ndonje film më te mire
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  8. #178
    amanda kastrati
    Anëtarësuar
    01-08-2006
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    14

    Monty Python

    Jane thjeshte te medhej.
    Seria: The Flying Circus (1969-1971) ka rivolucionuar humorin inglez dhe me gjere ate boteror. Humorizmi i 5 inglezeve dhe kolazhet e amerikanit Terry Gilliam prezantojne nje menyre krejt tjeter te "te berit" televizor.
    Life of Brian eshte nje nder me te bukurit filma post-Flying Circus te grupit.

  9. #179
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Pashe dje - The Bourne Ultimatum direktuar nga Paul Greengrass .

    Matt Damon sa vjen e po me pelqen me shume. Great Actor .

    Nese ju kane pelqyer 2 te parat , do e pelqeni dhe kete . I liked it .
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  10. #180
    amanda kastrati
    Anëtarësuar
    01-08-2006
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    14
    ndokush ka pare "Team America" i Trey Parker e Matt Stone?...
    Aty nxjerrin kunjin me Matt Damon si aktor medioker.
    Per tu pare

Faqja 18 prej 35 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •