Close
Faqja 17 prej 35 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 348
  1. #161
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Persopolis" - film vizatimor nga Marjane Satrapi

    Iraniania Marjane Satrapi ben libra vizatimore (comics - ne ang.). Para disa vitesh ajo botoi comics-in e saj "Persopolis", ku rrefen jeten e saj, nga vajze e vogel në vajzë të rritur, ne vendin e saj - dmth IRAN, sidomos periudhen e revolucionit islamik iranian.

    Libri u be film vizatimor, dhe shkoi para 2 maujsh ne festivalin e Kanes ku mori Cmimin e Jurise (Prix du Jury).

    Libri thone eshte tejet interesant (personalisht nuk e pata lexuar, se i urrej librat vizatimore, dmth, comics-et), keshtu qe mua nuk m'u duk fort interesante ideja me bo nje film. Per me teper qe duke qene gjithe kohen ne qender te filmit, personazhi i Marjanes kthehet ne egocentrik. Dhe vete filmi ne egocentrik.
    SHkurt, film borgjez, sikunder dhe regjizorja (dhe personazhi kryesor i vete filmit) qe vjen nga nje familje super borgjezesh te pasur iranianë.






  2. #162
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Les chansons d'amour" ("Kenget e dashurise")- film francez nga Christophe Honoré

    Film i frymezuar nga komedite muzikore te viteve '60 ("Nouvelle vague"), film interesant mbi raportet sentimentale ne Parisin e viteve 2000. NUk u merzita per asnje moment gjate filmit; megjithate, nuk me duket se do me kujtohet per nje kohe te gjate ky film. Por, a eshte e domosdoshme me u kujtu perjetesisht per nje film ? Fundja, veçse nje film eshte !




  3. #163
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga korçar
    "The Queen", Stephen Frears
    "The Queen" eshte parodi.

    "STEAK" nuk eshte parodi, por komedi... fantastiko-shkencore

  4. #164
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Teh good shepherd" (Bariu i mire) - film amerikan nga Robert DE NIRO

    Robert DE NIRO ka bere film ! Eshte hera e dyte, pas 13 vitesh pauzë.

    Filmi titullohet "Bariu i mire", (ne frengjisht "raison d'etat"), ne anglisht "the good shepherd". Filmi rrefen historine e krijimit te CIA, gjate luftes se dyte boterore e sidomos gjate luftes se ftohet USA-BRSS, e gjitha kjo e pare permes personazhit kryesor luajtur nga Matt Damon dhe ne formen e nje thriller-i.

    OK,
    De Niro ka bere film, dhe ka bere film te mire ! Ne fakt, filmi eshte i natyres se filmave "the Godfather" ("Kumbari") te Coppola-s, ne vitet 80, apo siç ben sot Eastwood-i filmat e tij; Pra filma te qete ne aparence, me estetike interesante , larg thriller-ave histerike zhurmaxhinj te viteve 90 (""Seven".... etj etj).

    Robert Bresson-i ka mbi 50 vjet qe thoshte se teatri e ka mare ne qafe kinemane, pra aktrimi teatral eshte e keqja kryesore e kinemase; Amerikaneve ju deshen gati 50 vjet qe "ta pranojne" nje gje te tille. E them kete, sepse filmi luhet po aq ne menyre delikate dhe te thjeshte sa dhe "Zodiac" (tjeter film i mrekullueshem amerikan i ketij viti) ose filmat e fundit te Easrwood-it. Por si duket, amerikanet jane komb konservator, dhe mezi e pranojne të renë...

    Po ashtu, "The good shepherd" ka te perbashket me "Zodiac" apo filmat e fundit te Eastwood-it, menyren e qete e gati "dokumentare" te rrefimit, gjithe duke qene ne aparence nje thriller. Amerikanët po dokumentojne historine e tyre now: çdo gje ne kohe te vet.

    Shkurt, film i mire, edhe pse De Niro, ne filmin e ardhshem, do ishte mire te guxonte diç me shume ne mizaskenë. Matt Damon eshte i persosur !





  5. #165
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "L'avocat de la terreur" (Avokati i terrorit)- dokumentar francez nga B. Schroede

    Avokati i terrorit eshte dokumentar-portret i njërit prej avokateve me te famshem dhe me te veçante te shek XX : avokati francez Jacques Vergès.

    Herë komunist, here anti-kolonialist, por here dhe i etiketuar si ekstremist i djathte, Verges ka mbrojtur disa nga figurat me kontraversale te historise se gjysmes se dyte te shek XX: ka qene avokat-mbrojtes i Xhamila Buhiredit, heroines se luftes se Algjerise kunder kolonializmit francez, por dhe i terroristit Carlos, i diktatoreve te tille si Milosheviç, Pol Pot, Sadam Hysein etj etj.

    Portret tejet inteligjent i nje personazhi tejet kontraversal, interesi i filmit qendon ne gershetimin e formes se tij thriller-realitet.






  6. #166
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Die hard 4" - film amerikan nga Len Wiseman

    Ne 1988, Bruce Willis behet i njohur si aktor permes nje filmi-action tejet te suksesshem dhe tashmë kult : Die Hard.

    Qe nga ajo kohe, me perjashtim te Die Hard 3, Willis lujati ne nje bataljon filmash, shumica te keqinj , dhe u desh riardhja e "Die Hard 4" qe Bruci i famshem te rigjeje vehten ne nje film-action te mire, biles shume te mire !

    Filmi rrefen nje Amerike te terrorizuar nga hacker, spiune virtualë e qe terrorizojne nje Amerike post-11 shtatorit.

    Nga 2 ore e 20 minuta, dy oret e para jane vertet te mira. Mbeten 20 minutat e fundit te filmit, qe kthehen ne goxha komerciale (per fat te keq), por ne teresine e tij, "Die Hard 4" eshte action-movie shume cilesor !!






  7. #167
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    EXILE i regjizorit te njohur nga Hong Kongu Johnnie To.

    Nje film me nje histori te thjeshte gangsteresh qe vriten per pasuri,por vlera qendron tek skenat e perkryera qe Johnnie To ka realizuar dhe levizja,fluturimi,vallezimi i kameras.Dialogjet kane nje peshe te forte ne kete film...nje ton dashuri sa peshon,nje ton dhimbje sa peshon,nje ton qime kembesh sa peshon,po nje ton ar,sa peshon.Gjithçka duket e lehte ne kete film,pa peshe,trupat fluturojne ashtu si dhe plumbat,objektet nuk ndalojne dot shikimin.Nje nene me femijen e saj shpeton,jeta dhe vazhdimi i saj?

  8. #168
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Autor dhe mua me pelqeu . Action movie si the dhe ti . lol

    Si realizim ishte i arritur , packa sa e besojme ne apo jo .

    Dhe tashi e pashe , ketej e quajne Live Free or Die Hard . Atje te ju i paskan rene shkurt , Die Hard 4 . lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga PINK : 12-07-2007 më 22:56

  9. #169
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga PINK
    Autor dhe mua me pelqeu . Action movie si the dhe ti . lol

    Si realizim ishte i arritur , packa sa e besojme ne apo jo .
    Une e besova, ndaj dhe më pelqeu (per mua, filmat jane si puna e alkolit ose drogës: duhet të të zërë, pa ta besosh. Mua më "zuri" ! (me siguri, shkalla e "të zënit" eshte e ndryshme per persona te ndryshëm... varet me siguri nga imuniteti

    Por konstatova qe edhe kritika, te pakten ketu ku jetoj, (flas ajo serioze), e pershendeti si film. 30 minutat e para jane klas fare !

    Ajo qe me pelqen eshte se filmi NUK merret (siç merreshin filmat e viteve '90 - psh Matrix) me atë se si informatika mund te ndryshoje rrjedhen e jeteve njerezore, por merret me ate se ç'fare pasojash reale ka nje gje e tille.

  10. #170
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Autori,

    po "The good shepherd" nuk eshte aq i ri. Une pardje e pashe me DVD, te marre me qera ne nje nga dyqanet qe japin dvd me qera. Me bere te lexoj tek imdb.com per kete dhe e gjeta pergjigjen, ne France paska dale vetem tani si film ne kinema. Ne Austri ka dale qe ne shkurt.
    Filmi te stimulonte fantazine ne ndjekjen e historise: Si do te vazhdoje, si do te perfundoje? E bukura e filmave te sotshem amerikane me duket se eshte qe s'ia gjen me dot fundin aq lehte, dmth qe njerezit te dalin te lumtur dhe te gezuar pas peripecive nuk eshte e vetekuptueshme. Perzgjedhja e aktoreve ishte shume e mire, per shembull eshte interesante ta shohesh Angelina Jolie ne rolin e nje femre qe injorohet megjithe hiret qe ka. Matt Damon eshte trondites me aktrimin e vet. Per mua ishte i dyti rol i tij (pas atij ne "The talented Mr.Ripley") qe me vinte t'ia fusja ekranit me shpulle per mungesen totale te ndjenjave (me natyre dashuri per njeriun) qe ai arrinte te shfaqte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dita : 13-07-2007 më 07:50

Faqja 17 prej 35 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •