Close
Faqja 16 prej 35 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 348
  1. #151
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "STEAK" - film francez nga Quentin Dupieux

    Filmi i pare nga ky regjizor i ri, i njohur ndryshe edhe si Mister Oizo si muzikant i muzikes elektro dhe video).

    Ka nje problem me kete film : ne qender te tij jane dy nga humoristet më popullore aktuale franceze, Eric & Ramzy, dhe ne aparence, i bie qe filmi te jete nje komedi mediokre, per te mos thene zero me xhufke. Por eshte krejt e kunderta : Ky nuk eshte film i Eric & Ramzy-ut, por film me eric & ramzy: Filmi eshte i regjizorit dhe jo i dy aktoreve kryesore.

    STEAK eshte nje film super inteligjent, me nje humor pothuaj te zi. Më ne fund nje komedi e shfaqur per publikun e gjere, po ku pothuaj askush nuk qesh. Sepse mileti ka marre zakonin e keq te qeshe me batuta gjoja homoristike (qe jane kryesisht debilizuese per trurin e njeriut ) dhe majmunllëqe te kesaj natyre. Gjysma e spektaoreve ne sallen ku pashe filmin dolen nga salla gjate filmit. Nje shenje e mire qe konfirmonte se e kishin te veshtire te kuptonin sensin e filmit dhe nuk dilnin dot nga cliché-te qe i kane ne koke, persa i perket komedive.

    Steak eshte krejt e kunderta dhe mua me beri më teper se me qesh.

    Ngjarjet zvillohen veçse 10 vjet nga dita e sotme, dmth ne vitin 2017. Shoqeria krejt e Star-Akademy-zuar, te pish duhan eshte nje herezi, gjithe dynjaja ben kirurgji estetike dhe alkoli eshte zevendesuar nga nje lloj pije me baze qumeshti. Sterilizim total i shoqerive perendimore.

    Nga ana tjeter, filmi eshte tejet kinefilik, fotoj a e filmit, e persosur. pak plane, por te gjithe plane nga me te bukurit qe kam pare keto vitet e fundit.

    Komedi e shkelqyeshme !! Pa dyhsim, me e mira qe kam pare keto dy tre vitet e fundit 8por dhe nga 10 filmat me te mire qe kam pare deri me tash!)




  2. #152
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    [QUOTE=autori]
    Komedi e shkelqyeshme !! Pa dyhsim, me e mira qe kam pare keto dy tre vitet e fundit 8por dhe nga 10 filmat me te mire qe kam pare deri me tash!)

    T'es pas sérieux?... Mais si je crois que tu l'es.

    Fakti qe filmat e autoreve te merzisin nuk do te thote t'i hedhesh te gjithe ne plehra. Ashtu siç dhe fakti qe nje regjizor ben gjoja sikur eshte "serioz" duke filmuar plan - sekuenca, apo di ta vendose kameren ne vend te mire per te filmuar nje skene, nuk do te thote se eshte film i mire... Konkretisht plan - sekuencat, pa dashur te behem i gjithe ditshem, jane disi fryt i faktit se duke qene qe ngjarja zhvillohet ne dekore "parodike" te nje amerike à la John Travolta, kjo pra nuk te lejon nje dekupazh (découpage) te sterholluar (me siguri ka qene dhe vullneti i regjizorit por ka qene dhe fatalitet i natyres se projektit - gjithesesi siç thashe me lart plan-sekuencat nuk jane monopol i autoreve, ose per ta thene me cinizem, nganjehere plan-sekuencat jane fryti i atyre njerezve qe nuk dijne te filmojne ndryshe (ne menyren e duhur - de manière juste) nje skene). Aq me pak, film i mire nuk do te thote : njerez qe dalin nga salla e kinemase.

    Per mua eshte nje parodi, e lezetshme PAK (qesha disa here), e MERZITSHME shume (por problemi nuk qendron ne merzitshmeria). Film qe mundohet te flase per disa gjera (politike sa s'ka ku te veje) qe jane lene disi menjane nga kinemaja serioze kontemporane (pa dashur ta pergjithesoj, le te themi nga nje pjese e madhe e kinemase "serioze"), le ta quajme keshtu, por ja qe nuk ja arrin hiç qellimit (per mendimin tim, biles nuk e di fare ne e ka patur nje qellim te tille, dhe ne e ka patur sa naiv ka qene). Film me i mire se disa gjoja filma autoreske, "intimiste" per te vjellur, siç ka shume kinemaja e sotshme. Por ja qe "film autori" eshte bere marke me vete, marke pra...
    Gjithesesi njerezit kane te drejten te pelqejne filmat... qe u pelqejne. Thjesht mendimi i nje te varfri.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  3. #153
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Kishte kohe qe e shihja ne reklama kete film,por aktoret (komike ultra popullore)dhe emri i padegjuar i regjizorit,nuk me shtynin te futesha ne salle,gje qe ndodhi dje,por nuk mbeta dhe aq i kenaqur.Jo se pretendoj te kenaqem nga nje film sepse prurjet kinematografike jane te medha keto vitet e fundit-behen filma me pseudo ide dhe me pa ide-,por ajo qe me shtoi kuriozitetin ishin kritikat,me shumice negative,dhe me pakice pozitive.
    Si ide filmi nuk eshte i dobet,por a ia vlen te besh nje film,te shpenzosh kaq energji per te dhene nje mesazh te tille qe nuk pihet me duhan,alkol e te tjera tendenca globaliste?Edhe mundet,meqenese regjizori ka punesuar dy aktore te pelqyer dhe qe duhet t'i kete paguar mire.Por njerezit qe shkojne te shohin filmin bien ne kurth sepse filmi nuk ben per te qeshur.Atehere çfare bejne E&R aty?Gjithe reklama e filmit eshte bere ne baze te dy aktoreve,por veshtrimi i holle i regjizorit e anashkalon kete problem mesa duket,gje qe ne rrjedhen e ngjarjeve filmi ngec.Historia nuk del siper dy aktoreve,ajo qendron poshte tyre dhe ndihmon ato qe te luajne nje rol qe behet i bezdishem ne shume raste.Pjeserisht mund ta marresh si nje ambalazhim artistik kete ide,fotografia nuk shpeton nje film,ajo e ndihmon ose e hedh pertoke,por edhe sikur fotografia te kishte qene e dobet,filmi perseri i dobet do te ishte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga peoples : 03-07-2007 më 03:46

  4. #154
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peoples
    Por njerezit qe shkojne te shohin filmin bien ne kurth sepse filmi nuk ben per te qeshur.Atehere çfare bejne E&R aty?Gjithe reklama e filmit eshte bere ne baze te dy aktoreve,por veshtrimi i holle i regjizorit e anashkalon kete problem mesa duket,gje qe ne rrjedhen e ngjarjeve filmi ngec.Historia nuk del siper dy aktoreve,ajo qendron poshte tyre dhe ndihmon ato qe te luajne nje rol qe behet i bezdishem ne shume raste..
    jam dakort me kete konstatim; e mendova dhe une ne fund te filmit. Por, a nuk eshte kjo (pra, punesimi i yjeve ne kinema) nje nga problemet më te mprehta te kinematografise se stme? edhe une mendova kete gjë ne fund te filmit: Po pse i ka futur ne film keta dy karafila ?? (biles diku rastesisht lexova se kostoja e filmit qenkesh 5 miljon euro).

    Por qe te marr nje pergjigje taman, dua qe te me shpjegojne se pse Terrence Malick puneson Collin Farellin tek "The New World", apo apo dhe me larg, pse Godard punesonte Brigitte Bardo-ne tek "Le mepris"

    Nuk dua te bej asnje paralelizem midis ketyre emrave, por proçedura eshte e njejte apo jo ??

    Nga ana tjeter, mua mu duk se Eric & Ramzy nuk e ekzagjerojne, jane goxha te permbajtur (ne krahasim te pakten me imazhin qe kane). Edhe une e pata disi te veshtire ti "kaperdija" si aktorë, por kam pershtypjen se me pak "mundim", sikur ja arrita disi qellimit, meqe me pelqeu menyra gati naive e ekzistences se filmit, forma e tij e "pa kodifikueshme". Sinqerisht, mua me duket se konstatova "un vrai regard de cinéaste", edhe pse ky eshte filmi i tij i pare, ë ?

  5. #155
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peoples
    .

    Fakti qe filmat e autoreve te merzisin nuk do te thote t'i hedhesh te gjithe ne plehra....

    Aq me pak, film i mire nuk do te thote : njerez qe dalin nga salla e kinemase.
    po kush tha qe me merziskan filmat e autoreve ?? U shkepa duke pare ! perkundrazi, "Steak" me duket film tejet personal, projekt krejt personal i regjizorit;

    ti e ke parasysh se per cilin publik e kam fjalen e qe del nga salla duke pare kete film...

  6. #156
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Keto nuk i thashe une,mbase duhet te jesh me i vemendshem kur citon.
    Pas grave.

  7. #157
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    GABIM TEKNIK I web-site-it. falje

    nejse, sot shkova pashe PERSEPOLIS, filmin iranian.

  8. #158
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga korçar


    Per mua eshte nje parodi, e lezetshme PAK (qesha disa here), e MERZITSHME shume (por problemi nuk qendron ne merzitshmeria). Film qe mundohet te flase per disa gjera (politike sa s'ka ku te veje) qe jane lene disi menjane nga kinemaja serioze kontemporane (pa dashur ta pergjithesoj, le te themi nga nje pjese e madhe e kinemase "serioze"), le ta quajme keshtu, por ja qe nuk ja arrin hiç qellimit .
    jam kuroiz te di nese ke mundesi te me citosh ndonje komedi te viteve te fundit qe te ka pelqyer; sepse, personalsiht, e kam te veshtire te citoj (ja po me kujtohet OSS 117 dhe ndonje tjeter, por mund ti numeroj me gishtat e vetem njeres dore...)

    Dhe nese ne se problemi nuk qendron tek merzitshmeria, ku qendron atehere ? Kam pershtypjen se komedite jane zhaner i veshtire, dhe mund te kritikohen kollaj; pikerisht, fakti qe nuk ishte "film à gag" me pelqeu. Dhe qe nuk merrte persiper "te na shkrinte se qeshuri" (et pourtant, j'ai ris )

  9. #159
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    "The Queen", Stephen Frears

    Nga kjo mund te nxjerresh pergjigjet e pyetjeve te tua...

    (P.S. Sa per "merzitshmerine", kur them problemi nuk qendron tek merzitshmeria e kam fjalen tek fjala merzi, pra thashe merzitshmeria (apo merzia) sepse nuk gjej dot nje fjale tjeter me te pershtatshme ; gjithesesi "merzitshmeri" = diçka qe s'shkon, dhe qe duhet kohe ta analizosh.)
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  10. #160
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    " License to Wed "
    Where does a thought go when it's forgotten?

Faqja 16 prej 35 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •