Nese me lejohet te nderhyj mendimi im anon ne te verteten e thjeshte se nje regjisor, qofte ky soj i races me mediokre apo i asaj me te kulluar te kineasteve, kur filmon udhehiqet nga nje nevoje e brendshme shpirterore tejet e natyrshme, ajo e te komunikuarit me nje publik imagjinar…nga kjo nuk perben perjashtim as Tarantino pavaresisht se ai qe ne fillimet e tij i ka mveshur me teper vetes rolin e nje prestigjatori qe manipulon sesa komunikon, duke qene plotesisht i vetdijshem per kete gje (a nuk sillen njelloj dhe regjisoret e tjere? Pyetja qe ngre permban sinqeritet, kjo mund te jete nje teme me vete diskutimi, dhe aspak ironi pasi une nuk kam asnje paragjykim ne kete pike). Nje tjetersim i tille i nevojes per te percjelle, nepermjet gjuhes se filmit, nje mesazh a fjale qofte, ne nje manipulim te thjeshte viziv lidhet me nje sere tezash, qe ja rimarre e perdorur here pas here, te cilat propagandojne ne vetvete vdekjen e kinemase…Enrico Ghezzi e ka perifrazuar me se miri ne shprehjen “Il cinema e gia nato morto”…kesisoj gjuha filmike nuk merr me jete nga nje fryme, kamera i shpeton nga duart regjisorit dhe fillon vallzimin e saj e te cmendur…personalisht nuk e ndjej veten dhe aq prane nje kinemaje te ketille pavaresisht se ne te vertete Tarantinon e kam çmuar dhe e çmoj si regjisor…besoj tek kinemaja e lire e cila merr jete nga shpirti i krijuesit te saj duke u mbeshtetur ne moralin e tij…
Krijoni Kontakt