Close
Faqja 14 prej 35 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 348
  1. #131
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "I don't want to sleep alone" - film taivanez nga TSAI Ming-Liang

    Nje nga dy regjizorët me te medhenj aktualë te Taivanit, Tsai Ming-Liang (tjetri eshte Hou Hsiao Hsien), shfaq aktualisht neper kinemate e Frances filmin e tij te fundit, qe e prezantoi ne festivalin e vjetshëm te Venecias, "I DON'T WANT TO SLEEP ALONE" (Une nuk dua te flé vetëm").

    Personalisht, jam fan i pakorrigjueshëm i filmave te Tsai Ming-Liang, por filmi i tij i fundit eshte vertet i magjishëm ! Regjizor taivanez, Tsai eshte me origjine nga Malajzia, dhe kjo eshte hera e pare qe ai xhiron nje film ne Malajzi.

    Ngjarjet vendosen ne Kuala Lumpur, kryeqytet Malajzisë. Hsiao Kang, nje i pa strehë, sulmohet nga disa banditë. Disa punetore emigante nga Bangladeshi e marrin dhe e shpetojne, duke e strehuar ne shtepine e tyre. Njeri nga punetorët bangladesahs tregon perkujdesje te veçante per te shëruar Hsiao kang-un.

    Nje vajze e re qe punon n nje restorant, bie po ashtu ne dashuri me Hsiao Kang-in. Por ajo punon edhe si dado per djalin e semure te paralizuar te patrones se saj.

    Film virtuoz dhe i nje cilësie marramendese, "I dont want to slee alone" shfaqet si refleksion mbi vetminë urbane te njeriut ne shek e XXI-të. Personalisht, gjithmone nuk kam arritur te kuptoj se si Tsai Ming Liang arrin te realizoje filma te tillë, ku pothuaj nuk flitet fare, por ku zhurmat e qytetit, apo ato te ujit te nevojtores marrin nje fuqi te habitshme dhe flasin 100 here më shume se cilido dialog midis personazheve. Plane-sekuencat e filmit jane te nje force te paparë: film po aq sa cilësor sa dhe dy kulmet e kinematografise se Tsai Ming-Liang-ut "The river" apo "Vive l'amour" realizuar nga ai ne fundin e viteve '80.


    Tsai Ming-Liang
    eshte thjesht gjeni !





    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #132
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "ZODIAC" - film amerikan nga David Fincher

    Qe do mbesja super i kenaqur nga filmi i ri i David Fincher-it (regjizor i dy nga filmave qe urrej më se tepërmi : "Fight Club" dhe "Seven"), nuk e mendoja.

    David Fincher, regjizor pordhac, formalist (ne kuptimin negativ te fjalës) megalloman e mëndjemadh, duket se ka ndryshuar mendje dhe i eshte futur rruges se vertete te kinemasë, ose thene ndryshe, eshte pjekur. Më mire vone se kurrë ! (nejse, ai i ri eshte, te të tridhjetat).

    Tani qe e pashe filmin e tij te fundit "ZODIAC" e kuptoj pse u prit aq mire nga kritika ne Festivalin e Kanës (filmi ishte ne konkurim zyrtar, midis 21 filmave te konkurimit kryesor). Per fat te keq, doli na çmim. Une do ti jepja çmimin e mizaskenës: "Zodiac" eshtee anasjellta e "Seven", pra kunderta e thriller-it torturues, vicioz, megalloman e mistrec.

    Per ata qe jetojne ne USA : mos hezitoni te shkoni te shikoni plot 2 ore e gjysem art te mire kinematografik (edhe pse, mesa di, ne USA filmi po injorohet nga spektatorët... nejse, nuk eshte hera e pare që...

    web-site i filmit : http://www.zodiacmovie.com






  3. #133
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    pershendetje autori,

    sa per kureshtje mund te me thuash se ku calojne filmat qe mesiper i i ke permend si ( filmave qe urrej më se tepërmi : "Fight Club" dhe "Seven").
    qe nuk jane pa asnje cen nuk e ve ne dyshim po do desha mendimin tend si kritik sidomos per Fight Club.

    respetc
    To look life in the face....

  4. #134
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga Gunnar
    pershendetje autori,

    sa per kureshtje mund te me thuash se ku calojne filmat qe mesiper i i ke permend si ( filmave qe urrej më se tepërmi : "Fight Club" dhe "Seven").
    qe nuk jane pa asnje cen nuk e ve ne dyshim po do desha mendimin tend si kritik sidomos per Fight Club.

    respetc
    Nuk mendoj se puna qendron në atë qe keto dy filma te David Fincher-it jane apo jo pa asnje cen. Ashtu sikunder dhe "Panic room", po ashtu film i tij). Dua te them qe, nuk eshte punë "ceni", "difekti", "problemi", por eshte pune te kuptuarit se ç'ështe nje film, ose me gjere, se ç'eshte kinemaja.

    Konkretisht, per mua, qofte "fight club", qofte "Seven", jane filma megallomanë, aspak modeste qe duan te na "mahnisin", "trondisin" dhe kaq. Jo nga ana skenaristike, por nga mënyra se si shfaqet filmi para syve tanë "Fight club" eshte nje lemeri efektesh, a thua se Fincher (regjizori) ka patur nje dhe vetem nje objektiv ne vetvete: "shihni sa i zoti jam, shikoni se si ju impresionoj". Shkurt, nje film ku behet fjalë per gjithshka, perveç se per modesti, urti, art. Dhe ç'ështe per te ardhur keq, eshte fakti qe PADYSHIM qe Fincher eshte i talentuar, por ne fillimet e tij, si duket e perdori keq talentin e tij (ose ndofta duhej te kalonte per nga kjo rrugë...)

    Vete fakti qe Fincher, pas gati 15 vjetesh krijimtari realizon nje film kaq tê arrirë (per mendimin tim) si "ZODIAC" tregon se regjizori e mbaroi ciklin e megallomanisê dhe i eshte futur kinemase se vertete.

    Konkretisht, neser "Seven" eshte nje thriller policesk torturues, vicioz etj etj, "ZODIAC" eshte e anasjellta e tij: nje film i qetê, pra i permbajtur, ku krimineli nuk filmohet asnjehere gjate filmit e prap se prap e ben filmin shume interesant ! "Zodiac" thjesht dokumenton reagimin qe ndjell krimineli qofte tek policët, qofte tek qytetarët e thjeshtë. Dhe kjo, pergjatë 20 viteve (meqe behet fjale per kriminelin me te famshem te San Françiskos, ne vitet 60-70).

    Thene ndryshe, "ZODIAC" nuk ka per obsesion fundin e tij, pra nuk e kthen ne qellim ne vetvehte fundin (mbylljen) e filmit, siç eshte rasti i "Seven", qe ka si qellim ne vetvehte vetem e vetem te na "mahnisë", te na "çudisë", "të na shkatêrrojê fare", siç shprehen disa fansa te filmit.

    Shkurt, kjo quhet kinematografi manipuluese, por varet se kush e sheh (kush arrin ta konstatoje kete gjë): per te qene 100% i sinqerte, kur e kam pas pare asokohe "Fight club" (ne 1999), më eshte dukur goxha film, edhe pse e kisha nje dyshim se isha manipuluar. Kur e ripashe rastesisht para 2-3 viteve, me erdhi turp nga vetja, ta them sinqerisht. Sepse "Fight club" eshte film qe impresionon, ne shikim te pare : As qe e vë ne dyshim ! Por une mendoj se ne thelb, "Fight club" eshte më se shumti nje paçavure pseudo-niçjane, i justifikuar permes nje dhune pa hesap dhe qe ne fakt eshte dhunë epa-justifikuar (nuk kam asnje kunder filmave me dhunë, por kur ajo justifikohet artistikisht dhe moralisht !!). Per te mos thene pastaj disa idera fashiste apo anarkiste qe qarkullojne tek disa nga personazhet e filmit....
    Thene ndryshe, nje film i bere nga nje regjizor pa dyshim gjithe talent (gjë qe e konfimoi më ne fund me "ZODIAC"), por nje talent i keq-përdorur (sidomos tek "Fight Club").

    Megjithate, megjithate, s'ka asnje problem ! Gjithkush ka te drejte te pelqeje filmat ashtu sikunder arrin ti pelqeje. Do te ishte auto-mashtruese me bo gjasme sikur nuk pelqen kete apo ate film, thejsht per efekt mode. Eshte gjeja më e gabuar, ketu jam dakort me ty.

  5. #135
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Une vieille maitresse" ("Nje dashnore e moçme") film francez nga Catherine Breillat

    Nje tjeter film qe bente pjese ne 21 filmat konkurues per Palmen e arte ne Kane (kategoria kryesore e konkurimit), shfaqet keto dite ne kinemate franceze dhe eshte fjala per nje film francez "Nje dashnore e moçme" e regjizores Catherine Breillat qe e pashe dje.

    Breillat eshte regjizore e njohur per filmat e saj feministë, shpesh provokues. Nuk i kam pas ndonjehere fort per zemer filmat e saj, me jane dukur gjithmone çalamanë, jo te arrirë, por më pelqeu ky i fundit.

    Filmi i merr ngjarjet ne shek XIX (vitin 1835, ne Paris) dhe tregon nje hisori dashurie te fshehte. Edhe pse adoptim i nje romani te njohur, filmi nuk bie ne grackën e filmit romanesk qaraman, dhe eshte po aq interesant sa "Ne touchez pas la hache" ("Mos prekni sopatën") film i te njejtit stil dhe atmosfere.

    Asia Argento eshte e mrekullueshme!






  6. #136
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-06-2007
    Postime
    29

    Angry

    [QUOTE=autori]Nje nga dy regjizorët me te medhenj aktualë te Taivanit, Tsai Ming-Liang (tjetri eshte Hou Hsiao Hsien), shfaq aktualisht neper kinemate e Frances filmin e tij te fundit, qe e prezantoi ne festivalin e vjetshëm te Venecias, "I DON'T WANT TO SLEEP ALONE" (Une nuk dua te flé vetëm").

    Personalisht, jam fan i pakorrigjueshëm i filmave te Tsai Ming-Liang, por filmi i tij i fundit eshte vertet i magjishëm ! Regjizor taivanez, Tsai eshte me origjine nga Malajzia, dhe kjo eshte hera e pare qe ai xhiron nje film ne Malajzi.

    Ngjarjet vendosen ne Kuala Lumpur, kryeqytet Malajzisë. Hsiao Kang, nje i pa strehë, sulmohet nga disa banditë. Disa punetore emigante nga Bangladeshi e marrin dhe e shpetojne, duke e strehuar ne shtepine e tyre. Njeri nga punetorët bangladesahs tregon perkujdesje te veçante per te shëruar Hsiao kang-un.

    Nje vajze e re qe punon n nje restorant, bie po ashtu ne dashuri me Hsiao Kang-in. Por ajo punon edhe si dado per djalin e semure te paralizuar te patrones se saj.

    Film virtuoz dhe i nje cilësie marramendese, "I dont want to slee alone" shfaqet si refleksion mbi vetminë urbane te njeriut ne shek e XXI-të. Personalisht, gjithmone nuk kam arritur te kuptoj se si Tsai Ming Liang arrin te realizoje filma te tillë, ku pothuaj nuk flitet fare, por ku zhurmat e qytetit, apo ato te ujit te nevojtores marrin nje fuqi te habitshme dhe flasin 100 here më shume se cilido dialog midis personazheve. Plane-sekuencat e filmit jane te nje force te paparë: film po aq sa cilësor sa dhe dy kulmet e kinematografise se Tsai Ming-Liang-ut "The river" apo "Vive l'amour" realizuar nga ai ne fundin e viteve '80.


    Tsai Ming-Liang
    eshte thjesht gjeni !



    pershendetje "autori"...me sa duket e paske fituar me se miri kohen e humbur ne Tirane...nejse ti e kupton me se miri pse une jam ndalur pikerisht ketu..me ne fund e paske pare filmin me te fundit te Tsai Ming Liang...ndersa une, sa i perket filmave u be njefare kohe qe nuk po shikoj..i fundit fare ishte versioni rus i Madame Bovary te Aleksandr Sokurov per te cilen kemi folur me pare...fundjaven qe shkoi humba rastin te shikoja dy filma te Julio Bressane, "Matou a família e foi ao cinema" dhe "O Anjo nasceu" pasi nje spanjolle & nje baske na terhoqen drejt avujve te alkolit...kurse dje humba 10 minutat finale te "Paths of glory" (Kubrick) pasi nje ndryshim kodesh bllokuan figuren e kanalit spanjoll ne te cilen po shikoja filmin dhe pikerisht kjo po ndodhi ne momentin kur ushtaret po i conin drejt toges se pushaktimit...nejse nejse...ah se harrova sot do shikoj pjesen e pare te nje seriali televiz portugez te viteve 70 te realizuar, nga kush tjeter pervecse, Manoel de Oliviera..titullohet "Amor de perdição"

  7. #137
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga fuorisync
    pershendetje "autori"...me sa duket e paske fituar me se miri kohen e humbur ne Tirane...nejse ti e kupton me se miri pse une jam ndalur pikerisht ketu..me ne fund e paske pare filmin me te fundit te Tsai Ming Liang...ndersa une, sa i perket filmave u be njefare kohe qe nuk po shikoj..i fundit fare ishte versioni rus i Madame Bovary te Aleksandr Sokurov per te cilen kemi folur me pare...fundjaven qe shkoi humba rastin te shikoja dy filma te Julio Bressane, "Matou a família e foi ao cinema" dhe "O Anjo nasceu" pasi nje spanjolle & nje baske na terhoqen drejt avujve te alkolit...kurse dje humba 10 minutat finale te "Paths of glory" (Kubrick) pasi nje ndryshim kodesh bllokuan figuren e kanalit spanjoll ne te cilen po shikoja filmin dhe pikerisht kjo po ndodhi ne momentin kur ushtaret po i conin drejt toges se pushaktimit...nejse nejse...ah se harrova sot do shikoj pjesen e pare te nje seriali televiz portugez te viteve 70 te realizuar, nga kush tjeter pervecse, Manoel de Oliviera..titullohet "Amor de perdição"
    hello fuorisync,

    ketej mire; filmi i fundit i Tsai-t tend aq te preferuar (sa per njofotim per publikun e forumit, ne Tirane eshte nje çun i mire qe shkruan ketu me pseudonimin fuorisync dhe qe i adhuron filmat e taivanezit TSAI Ming-Liang !), pra filmi i tij i fundit eshte po aq i mrekullueshem sa "The river" apo "Vive l'amour", dy kulmet e tij artistike.

    Por week-end-in qe shkoi pashe filmin e ri te nje tjetri autor aziatik qe e pelqej jashte mase (aq shume, sa si rralle ndonjehere, e pashe filmin dy here): fjala eshte per tailandezin Apichatpong Weerasethakul dhe kryevepren e tij te fundit Syndromes and a century – s'kam gjetur kohen e duhur ta komentoj filmin.

    Ndersa ne DVD, i jam futur kete jave vepres se nje kineasti te veçante, Jean Rouch.

    Me të mira !

  8. #138
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Syndromes and a century" - film tailandez nga Apichatpong Weerasethakul

    Nga Tailanda eshte gje shume e rralle te shikosh filma te rinj, por kur vjen rasti, ato jane te regjizorit ndofta më të talentuar sot per sot ne bote, nga brezi i ri i 30-40 vjeçararëve: nga regjizori Apichatpong Weerasethakul

    Emri Apichatpong-ut eshte sport më vehte per tu shqiptuar , por "sport" më vehte eshte kenaqesia qe japin filmat e tij (dy te fundit e tij "Blisfully yours" dhe "Tropical Malady", perla te verteta !!).

    Ky i fundit film i Apitchatpong-ut, pra "Syndromes and a century" eshte goxha i ndryshem nga dy te tjerët, por prap se prap, ndjehet universi dhe bota shpirterore e regjizorit ne fjalë. Filmi eshte nje udhetim ne dy kohe ("pjesa" e parë zhvillohet ne nje spital tailandez ne vitet '60 dhe e dyta, po ne nje spital, por ne ditët tona), ku perzihet butesia tropikale e Tailandes me ftohtesine e dhomave e koridoreve te spitaleve. Shume skena te "pjeses" se pare rishihen te ri-luajtuar ne pjesen e dyte, me te njejtet aktore, por ne role te tjera. Narracioni eshte pothuaj inekzistues dhe forma e filmit krejt jasht-tokësore !

    Filmi eshte nje portret grupi njerzish, burrash dhe grash tailandezë, qe afrohen me njeri-tjetrin, pa arritur t'ja shprehin po njeri tjetrit lindjen e ndjenjave mes tyre. Ndihen ne film trupat dhe zemrat qe rrahin, por me shume qetesi dhe krejt ne heshtje, edhe pse filmi eshte perplot dialogje. Kohenrencen këta njerez e gjejne tek dashuria, por dhe tek melhemet (ilaçet popullore), tek mjeksia e trupit por dhe e shpirtrave. Mjekët sherojne pacientët, pacientët sherojne mjekët ! Utopi tailandeze !!! Por jo folklorizëm. Thjesht jetë njerezish, dmth, kinema !

    Kaq per skenarin.

    Në fakt, behet fjalë per nje film te ngitur mbi "improvizim", biles mbi improvizim "teatral", por qe nuk jane skeçe te bashkangjitura njeri me tjetrin, por vazhdime jetësh te filmuara me nje naivitet ç'armatosës. Naivitet "femijeror" ne mizaskenë (regji), pa thirrur ne ndihmë asnje kod, asnje artificë, asnje "sajesë". Krijohet pershtypja se filmi eshte stisur (por jo improvizuar !!) dite pas dite : a thua se ke perpara syve nje film naiv, profan, krejt te pafajshëm dhe te "pa ndergjegjshëm" per ate qe kallëzon.

    Pa dyshim, gjithshka eshte e ndergjegjshme dhe e qëllimtë, por ketu eshte filmi !

    "Syndromes and a century" eshte nje objekt kinematografik i nje plastike magjepsëse, qe i jep spektatorit mundesine qe te kuptoje qe kinematografia, me shume se art i te rrefyerit te nje historie ne ekranin e kinemase, eshte nga njera anë, arti i transformimit te pelhurës se ekranit ne pllakë te ndjeshme vibruese dhe nga ana tjeter, arti i transformimit te shikimit te çdo spektatori ne eksperiment optik.

    Që te kenaqesha mire, filmin e pashe dy here. No comment ... (mjafton gjithe ç'shkruajta më lart, ë ?? )



    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  9. #139
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "GRINDHOUSE : Death proof" - film amerikan nga Quentin Tarantino

    Kur ishte 16 vjeç, Tarantino e là shkollen (pra as gjimnazin nuk e ka mbaruar !), u fut ne punë nje nje dyqan Video- Club ne South bay (USA) dhe pasi pà nje pafundesi filmash, u kthye në regjizorin më kinofil (qe ka pare shume shume filma)aktual !

    Pra thene ndryshe, "universiteti" i Tarantinos ishte Video-club-i. Gjithe keto referenca te filmave pa-fund qe ka parë, i ka futur ku më pak e ku me shume ne filmat e tij, qe jo rrallë jane homazhe per zhanre te ndryshme kinematografike.

    Kete rradhe, Tarantino, me filmin e tij te fundit "Death Proof" ("Prova e vdekjes") qe e prezantoi dhe ne festivalin e Kanës (dhe qe shfaqet neper kinemate e gjithe botes), i bën homazh kinemave te lagjeve ose atyre ne Drive-in, qe quheshin GRINDHOUSE e ku shfaqeshin zakonisht filma te cilesise se dobët, shpesh me gara me vetura ose filma horror.

    Historia e filmit me dy fjalë: ne qender te filmit eshte Stunt-Man Mike, qejfli veturash, qe ka per fiksim te perplaset me veturen e tij (vetura e tij eshte e tille qe e perballon perplasjen dhe shoferi nuk vdes !) pra te perplaset me vetura ku ka femra (ne film, jane dy grupe vajzash me te cilat ai perplaset dy here). Ne kete menyre, Mike arrin te realizoje orgazmën e tij seksuale.

    Duke qene se Tarantino eshte nje regjizor qe ka per referenca te tij kinematografike po aq filmat e Jean Luc Godard-it sa edhe filmat me kung-fu apo vetura, lind pyetja: a ka vertet talent ne filmat e tij?

    Mua personalisht, ky i fundit me duket më i miri qe ai ka realizuar deri më sot. Biles mu duk nje film i shkelqyer !

    Ne fakt, filmi fare mire mund te titullohej: "Llapë, rrugë dhe negativ (filmi)". Pse? Sepse grupi i vajzave nuk pushon se llapuri gjate gjithe filmit; Pastaj Tarantino filmon rrugën, autorstradën. Dhe e gjitha kjo i ngjan nje shiriti filmi prej gati dy orësh. Shiriti i filmit eshte thjesht simbolika e gjuhës (llapës) se tejzgjatur te vajzave dhe rrugës qe zgjatet e zgjatet deri drejt vdekjes.

    Ne fakt, "Death proof" eshte nje film totalisht "art & esse", pra film artistik ne kuptimin e mirefilltë te fjales, edhe pse ne aparencë, behet fjale per perplasje makinash qe ecin me nga 200km ne ore ! Per mendimin tim, ne personazhin e Mike Stunt-Man-it nuk fshihet gjë tjeter veçse Tarantino dora-vetë ! Ndersa grupi i vajzave me te cilat ai eshte ne duel per vdekje, nuk eshte gje tjeter veçse ai grup spektatoresh qe Tarantino nuk arrin te bëjë per vehte dhe per kete, preferon ti vendosë ne duelin vdekjeprurës (kinematografik, kuptohet ! )

    Nje pyetje per korçar-in :

    meqe e ke pare filmin ne fjalë: Perderisa Tarantino eshte aq kinefil sa ta dije se filmat e mire cilesorë, asnjehere nuk kane pasur sukses te gjere ne publik (ai i di fort mire "deshtimet" e Godard-it, Cimino-s apo te plot e plot autoreve te kinemase), pse insiston aq shume (sidomos ne intervisten e tij) per reagimin qe sjellin filmat e tij tek publiku ??

    A thua vertet ai beson se mund te arrihet qe nje film te terheqë nje numer shume te madh spektatoresh, gjithe duke qene cilësor (un bon film)?? (disa perjashtime te rralla ka patur ne Historine e kinematografise, por ato jane vertet perjashtime !). Nje shembull : Ai me doren e tij ja ka dhene ne Kanë Cmimin e Jurise perpara 3 vjetesh filmit "tropical malady" (dua te them se ai di fort mirê ta vleresojë cilesine kinematografike), nderkohe po ashtu ai e di fort mire qe "tropical malady" duhet te jete parë nga jo më shume se 50 mije spektatore ne gjithe boten ! Po e njejta gje mund te thuhet per filmat e Jia Zhang-ke-së, Pedro Kostas, Gus van Saint-it e plot e plot te tjereve.

    Pse kur vjen puna per filmat e tij ai insiston kaq shume ne faktin qe ato te shihen nga sa më shume njerez??? Thua te jete kaq megalloman sa ti rrejë mendja se ai mund t'ja arrije nje gjeje te tille, pra te beje filma edhe cilesorë, por edhe që shihen nga shume shumë njerez (publik i gjërë) ?? Te pyes, se nuk jam hiç i sigurt nese eshte kjo arsyeja, pra nje fare megallomanie tek ai. Me jep nje mendje...






    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  10. #140
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Autori, na hape muhabet... Po i bie pak shkurt.
    Po ta shikosh mire historine e kinemase (e cila eshte e bollshme por e shkurter gjithesesi), do vesh re se kineastet amerikane kane qene nga te vetmit te cilet kane pretenduar te arrijne "publikun e gjere" si dhe ate me pak te gjere, le ti quajme kinefilet (shembujt jane te shumte dhe duhet filluar me te parin kineast amerikan, babai i kinematografise amerikane, per te mos then boterore David W. Griffith). Tendenca per te arritur publikun e gjere dhe kinefilet, eshte pak a shume ne genet e amerikaneve (por jo vetem)... Keshtu eshte mentaliteti i tyre (ta thjeshtezojme qe te mos i hyjme sociologjise amerikane).

    Pra kur quhesh autor i kinemase amerikane, ose i arrin te dyja ose nuk je autor (percaktim evropian) i mirefillte (ne analogji me ate ç'ka qene Hitchcocku, apo Chaplini per shembull). Te gjithe e kane kete pretendim, sidomos amerikanet. Jo se kineastet evropiane nuk e kane, por duke qene se kinemaja ka qene "gjithemone" amerikane, pra ekrane te pushtuara nga filma amerikane, evropianet kane ulur kryet dhe jane munduar gjithmone te bejne diçka origjinale si dhe personale, ose jane munduar t'i tejkalojne por vetem ne syte e kinefilise (Bergman, Godard, Antonioni). Kur flasim per kinema, ne vija te gjera, kjo e fundit ka qene gjithmone amerikane. Eshte diçka qe ka lidhje te ngushte me ORIGJINEN e kinemase, pra me historine, me lindjen dhe zhvillimin e kinemase.

    A besoj se Tarantino vertet beson se mund te arrije dhe publikun e gjere dhe ate kinefil? Pa asnje dyshim.
    A eshte megaloman? As qe diskutohet.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

Faqja 14 prej 35 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •