Duke marr shkas nga nje film mbi August Rush, le te themi dy fjale per muziken:
Muzika eshte arti i lindjes edhe i kombinimit te tingujve te cilat, sipas disa ligjeve fizike, shprehin dhe nxjerrin nje stimul fizik dhe emocionant nepermjet aparatit degjues. Lindja e tingujve fillon normalisht nepermjet zerit njerezor (kenges) ose nepermjet mjeteve artificiale (strumentave muzikore) te cilat, duke shfrytezuar fenomenet e akustikes, provokojne perceptimin degjues dhe eksperiencen emotive qe kerkon artisti.
Etimologjikisht termi muzike vjen nga fjala Muza (figure mitologjike greke e romake) term i cili bashkohet me fjalen teknike qe vjen edhe kjo nga greqishtja Techno. Ne te vertete, fillimisht muzika nuk tregonte nje art te vecante, por te gjitha artet e Muzes, e i referohej dickaje "perfekte" dhe te "bukur".
Qe te mos e zgjas shume po tregoj vetem si e mendonte William Shakespeare rolin e muzikes: "Njeriu ne zemren e se cilit muzika nuk ka "eko", qe nuk mallengjehet nga nje bashkim akordesh e melodish, eshte ne gjendje te beje gjithcka, plagose, tradhetoje e vjedhe...Mos i beso atij, besoi muzikes!" (Tregtari i Venedikut)
Personalisht me ane te muzikes orientohem kudo. Edhe ne momente te keqija kur cdo gje duket e ngrysur, eshte e vetmja qe me ngushellon e me ngushellon ne menyren qe kerkoj une. Muzika na jep hije tjeter: romantike kur dashurojme, gazmore e popullore neper dasma, elegante neper mbremje, clodhjeje etj etj...
Ndjenja qe ju jep muzika juve?! Eshte me te vertete ndjenje apo thjeshte nje mjet degjimi qe gjendet ne cdo cep te Botes e ne cdo ambjent jetesor nepermjet tv, majtofonave, pc etj...
P. S thuhet se edhe ne lutjet fetare... Nqs kendon me gjithe zemer Dashurine Hyjnore ajo eshte sikur je lutur dy here, sepse nuk ben thjeshte nje lutje por i dedikon Zotit nje kenge, nje dhurate pra![]()
Krijoni Kontakt