Mora shkas per te hapur kete teme nga nje dokumentar qe pashe se fundmi ne History Chanel ne lidhje me ngritjen e Cezarit ne pushtetin e Romes. Dicka qe shumekush nuk e di dhe qe fatkeqesisht nuk referohet ne librat shkollore ne Shqiperi eshte fakti se nje nga betejat e medha te Cezarit u zhivillua ne Dyrrahchium-in e lashte, pra pikerisht ne qytetin e Durresit. Kjo beteje njihet ne historine e Perandorise Romake si Beteja e Durresit (Battle of Dyrrhachium ose Siege of Dyrrhachium).
Ne ate epoke, nje gjeneral famemadh i Romes i quajtur Gaius Julius (me vone Cezar) kishte ardhur ne perplasje me Senatin e Romes dhe kishte vendosur te perdorte trupat qe kishte nen urdhrat e tij per te marre pushtetin. Politikanet romake pajtojne nje tjeter gjeneral te famshem romak, Pompeun, per ta perballuar, por te trembur per jeten dhe pasurine e tyre braktisin Romen ne duart e Cezarit dhe kalojne Adriatikun per te gjetur strehim te sigurte ne tokat e Ilirise. Ne dimrin e vitit 49 p.K., legjionet e Cezarit, te uritura dhe te raskapitura nga marrshimet e gjata dhe betejat me kundershtaret e tyre ne Spanje dhe gjetke, kalojne Adriatikun per t'u perpjekur me ushtrine e Pompeut ne brigjet Ilire.
Beteja midis dy ushtrive zhvillohet ne Korrik te vitit 48 p.K., ne brigjet e nje perroi qe referohet me emrin Shimmihl (a ekziston sot, ku?), jashte Dyrrhachiumit te lashte. Ushtria e Pompeut, me mbi 55 mije ushtare, kishte epersi numerike ndaj trupave te Cezarit qe nuk i kalonin 15 mije ushtaret. Pas ndertimit te nje sere fortifikimesh nga te dyja anet, Cezari beri nje perpjekje per te rrethuar trupat e Pompeut, por deshtoi duke humbur betejen dhe rreth 1000 ushtare. Pompeu nuk e shfrytezoi shansin qe iu dha per te mposhtur njehere e mire armikun e tij, dhe kjo i kushtoi me vone humbjen ne Betejen e Farsalles.
Beteja e Dyrrhachium-it (nqs dikush fut ne google fjalen Dyrrhachium, faqet e para qe dalin kane te bejne me kete beteje) kosiderohet si njera nder rrjedhen e betejave qe vendosen marrjen e pushtetit ne Shtetin Romak nga Cezari, i cili veteshpallet Diktator i perjetshem i Romes, si dhe ndryshimin e rrjedhes se historise dhe rregjimit te Romes nga Republike qe kishte qene per pothuajse 500 vjet, ne nje Perandori qe do te zgjaste 1500 vjet.
Per me shume ne faqet e meposhtme:
http://www.unrv.com/fall-republic/battle-of-dyrrhachium.php
http://en.wikipedia.org/wiki/Battle_of_Dyrrhachium_%2848_BC%29
http://www.livius.org/a/battlefields/dyrrhachium/dyrrhachium.html
Nuk e di nese arkeologet sot kane ndonje ide se ku pikerisht ka ndodhur kjo beteje. Ma ha mendja se perleshja e dy ushtrive te perbera nga dhjetera mijera ushtare, duhet te kete lene disa gjurme, gjithashtu dhe fortifikimet e bera ne dy kampet.
Nje skice qe tregon pozicionimin e dy ushtrive para betejes
![]()
Krijoni Kontakt