Nė gjyq grupi, trafikoi 3 kėngėtare
Katėr persona dėrgohen nė gjyq nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda, me akuzėn e “rekrutimit dhe detyrimit” tė tri vajzave pėr ushtrim prostitucioni nė Kosovė, pasi u premtonin se do t’i punėsonin kėngėtare nė lokale tė ndryshme.
Mė 15 korrik 2011, prokuroria e Krimeve tė Rėnda ka pėrfunduar hetimet pėr dosjen penale me nr.85 dhe ka dėrguar nė gjyq shtetasit Zylyftar Tare, Ilir Saraēi, Agron Sinani dhe Kudusi Oka, tė cilėt akuzohen se kanė kryer veprat penale tė rekrutimit dhe detyrimit tė femrave pėr ushtrim
prostitucioni, neni 114/b i Kodit Penal, si dhe pėr trafikim tė tė miturve, neni
128/b i Kodit Penal. Vepra penale, sipas prokurorisė, ėshtė kryer nga tė dyshuarit gjatė vitit 2010, vit nė tė cilin ata kanė bashkėpunuar mes tyre me qėllim trafikimin nė Kosovė tė tri vajzave nga Shqipėria, pėr t’i shfrytėzuar ato pėr ushtrim prostitucioni. Katėr tė akuzuarit pėr kėtė dosje penale janė arrestuar nė korrik tė vitit 2010, gjatė aksionit tė koduar me emrin
“Premtimi”. Sipas Policisė, nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Zylyftar Tare ėshtė njohur me tri vajza tė cilave u ka premtuar punėsim si kėngėtare nė lokale nate nė Kosovė. Me argumentin e pėrgatitjeve pėr t’u nisur nė drejtim tė Kosovės, nė gusht 2010, i akuzuari Zylyftar Tare mėsohet se i ka marrė tri vajzat dhe i ka mbajtur pėr tetė ditė nė banesėn e tij nė afėrsi tė Shkollės sė Bashkuar nė Linzė tė Tiranės. Dy nga vajzat kanė qenė nga Elbasani, ndėrsa e treta ka qenė nga Lezha. Nga hetimi ėshtė zbuluar se njė prej vajzave ka qenė nė moshė tė mitur, 15 vjeēe, ndėrsa dy tė tjerat kanė qenė respektivisht 18 dhe 19 vjeēe. Prokuroria ka dokumentuar faktin se gjatė kohės qė i mbante vajzat nė banesėn e tij nė Linzė, shtetasi Zylyftar Tare ėshtė kujdesur tė organizonte trafikimin e tyre nė drejtim tė Kosovės.
Pėr kėtė, ka kryer veprime nė bashkėpunim me shtetasit Ilir Saraēi, Agron Sinani, qė ranė nė pranga gjatė aksionit “Premtimi” dhe shtetasin Kudusi Oka, qė u arrestua mė pas. Arrestimi i tre shtetasve ėshtė bėrė pasi nga informacionet operative ka rezultuar se tė akuzuarit po pėrgatisnin terrenin, duke siguruar transportimin e tre shtetasve nė destinacion, duke kaluar pikėn e kalimit kufitar me destinacion Kosovėn. Gjatė kohės qė vajzat mbaheshin nė Tiranė, mėsohet se tė akuzuarit kanė komunikuar me persona tė caktuar nė Kosovė pėr pritjen dhe “punėsimin e vajzave”.
Panorama
TRAZHGIM SOKOLAJ
Krijoni Kontakt