Gjeografikisht, Ballkani ka nje vendosje shume strategjike dhe zone qe kontrollon koridore shume te rendesishme rrugore dhe detare, nje kryqezim kulturash dhe besimesh, nje larmi traditash folklorike dhe muzikore, sa me te drejte Ballkani cilesohet si kerthiza e qyteterimit boteror.
Vetem se ekzistenca e shume konflikteve qe e brejne qe sa shekuj shpirtin europian te ballkanasve e bejne ate te duket ne syte e qytetareve te Europes si nje lagje periferike dhe shume problematike, sa duket sikur qysh se ka lindur bota dhe njerezimi aty jane zhvilluar vetem konflikte.
Shkruan ne nje liber nje historian belg, profesor universiteti, se ne ballkan ndodhin sa hap e mbyll syte cudira qe nuk ndodhin ne asnje zone tjeter.
Ballkanasit jane njerez te cilter, mikprites, gazmore, dinamike, liridashes dhe nen tingujt e muzikes dhe eren e alkolit ata jane teper te miqesuar me njeri-tjetrin, por sapo behen esell ata harrojne se cfare kenduan e se cfare pine, por menjehere nisin nje konflikt.
Nje konflikt mund te nise ne Ballkan ne cdo vit, ne cdo muaj apo cdo dite dhe per kete mjafton vetem nje shkendije e vogel provokuese.
Kulmi i provincializmit ballkans shfaqet kur ata jetojne jashte zones se tyre te "ndikimit", ne Europe, Amerike apo Australi.
Para dy ditesh emisionet e lajmeve te shume shteteve njoftonin per nje konflikt te pabesueshem ndermjet serbeve dhe kroateve te lindur ne Australi.
Gjate nje turneu tenisi, ata shanin dhe ofendonin ne turme njeri-tjetrin dhe sikur kjo te mos mjaftonte, ata u leshuan me cfare paten ne dore kunder njeri-tjetrit, sa u desh nderhyrja e rrepte e forcave te rendit per t'i ndare.
Per ironi te fatit, ne krah te serbeve australiane, dolen dhe greket australiane!
Cfare e mundon shpirtin ballkanas qe sa shekuj, qe edhe ata te lindurit ne dhera te largeta, edukohen nga prinderit e tyre me urrejtje?
Kur do te kete ndonjehere ne kete zone fqinjesi te mire, besim dhe integrim ne Europe?
Krijoni Kontakt