Teddy Kollek ka vdekur. Shume pak shqiptare mund t´ia kene degjuar emrin. Fundja, ai nuk ka patur te beje shume me shqiptaret dhe shqiptaret, te cileve iu duhet te luftojne perdite per te mbijetuar mes nje katrahure te tille, sic eshte katandisur Shqiperia, nuk kane nga t´ia kene degjuar emrin ketij njeriu te madh. Megjithese mire do te ishte qe t´ia kishin degjuar emrin dhe ta merrnin si etalon per te matur pergjegjshmerine e politikaneve te tyre. Dhe nuk shoh ndonje arsye, perse te mos them dy fjale per te.
Te them te drejten edhe une jam ndeshur rastesisht me emrin e tij. Me duhej para disa kohesh te shkruaja nje referat rreth ndikimit te leadership-it politik ne ndryshimet urbanistike. Te them te drejten nje teme e veshtire. Eshte e kollajte te gjesh shembuj, ne te cilet shpaloset percudnimi i urbanistikes se nje qyteti prej papergjegjshmerise se udheheqjes politike, por eshte shume e veshtire te gjesh shembuj per te qene, te cilet vertetojne te kunderten, dmth, qe ka edhe kryebashkiake, te cilet e perjetojne cdo minute qytetin e tyre dhe ndjejne pergjegjshmeri ne kryerjen e detyres se tyre. Ne kufijte e deshperimit, nje nga profesoret me dha nje ide. “Perse nuk kerkon dicka mbi Teddy Kollek?”, me tha. Teddy kush?
Teddy Kollek, ish kryebashkiaku i Jeruzalemit, i cili gjate jo me pak se 28 vjeteve te qeverisjes se qytetit me te rendesishem ne Izrael dhe simbol te historise boterore, la gjurmet e tij te patjetersueshme mbi kete qytet.
Keshtu u njoha me emrin e Teddy Kollek. Une per veten time, jam shume skeptik ndaj heronjve, nuk i kam qejf ata, u qendroj larg atyre, por figura e Teddy Kollek, eshte nga ato, te cilat instiktivisht te frymezojne. Te krijojne simpati.
Teddy Kollek, i lindur me 1911 ne Nagyvázsony, ne Hungari, u rrit ne Vjene. Me 1935, babai i tij, nje cionist i flakte duke ndjere ndoshta edhe afrimin e luftes, transferon familjen ne Palestine, e cila ne ate kohe ishte akoma nen mandatin e Britanise se Madhe. Gjate Luftes se Dyte Boterore, Teddy Kollek perfaqesonte interesat e hebrenjve ne Europe ne kuadrin e organizates hebreje Hagana. Pas shperthimit te luftes ai arriti te bindte te famshmin Adolf Eichman te lironte 3 000 hebrenj te burgosur ne kampet e perqendrimit dhe i dergoi ata ne Angli. Me pas ishte nga njerezit me aktive, te cilet ndihmuan hebrenjte e tjere te arratiseshin nga tmerret e holokaustit. Me 1940 njohu David Ben Gurion, themeluesin e shtetit te Izraelit dhe qe nga ajo kohe do te behej bashkepuntor i ngushte i tij. Ishte Gurion ai, i cili edhe e propozoi si kryetar i bashkise te Jeruzalemit me 1965. Teddy Kollek i hyri punes si kryetar bashkie fillimisht si paqejf, pa e ditur, se nuk do ti ndahej kollaj kesaj detyre dhe se ajo do te ishte vepra e jetes se tij. Edhe fillimet e tij si kryebashkiak i Jeruzalemit nuk ishin shume te lavdishme. Ishin kohe te mbushura me tension, kur ndjenja e mbijeteses e kishte hedhur tutje, ne cepin me te erret, ndjenjen humane, ku te drejtat e njeriut dukeshin si retorike boshe. Kur e mori persiper detyren e kryetarit te bashkise, Jeruzalemi ishte akoma i ndare me dysh mes Izraelit dhe Jordanise. Te gjithe miqte e keshilluan Kollek te zhvendosej ne nje seli, e cila ishte ne brendesi te zones izraelite dhe e sigurte dhe te gjithe e deklaruan Teddy Kollek per te marre dhe te lodhur nga jeta, kur ky vendosi qe seline e tij ta kishte ngjitur me murin, qe ndante qytetin. Jo shume larg tarraces se tij, nga ana tjeter e murit, qendronte ne vendroje, me armen te drejtuar, ushtari jordanez. Tre vjet pas marrjes se detyres, pas Luftes se Gjashte Diteve, muri i Jeruzalemit ra dhe qyteti u be nje. Njehere pati thene: “I hyra kesaj pune aksidentalisht. Me merzitej. Kur qyteti u bashkua, atehere e pashe kete si nje rast historik. Te kujdesesh per kete qytet dhe te tregosh me teper kujdes se c´ka treguar ndonje ndonjehere, ky po, qe eshte nje mision jete.”
Ketu zuri fill edhe veprimtaria me e rendesishme e jetes se tij, te ciles nuk do ti ndahej gjate 25 vjeteve te tjere. Teddy, keshtu i pelqente ta therrisnin, i hyri punes per rindertimin e Jeruzalemit. Atij i takon merita e ndertimit te Jeruzalemit modern. Ish kryeministri i famshem izraelit Jitzhak Rabin pati thene njehere: “Kater kane qene ndertuesit me te medhenj te Jeruzalemit: Davidi, Herodi, Sulltani Saladin dhe Teddy Kollek”.
Por veprimtaria e Teddy Kollek nuk kufizohet ne ndertimin e nje qyteti modern me muzeume, teatro, kinema dhe stadiume. Mbi te gjitha ai hoqi murin ndares mes dy komuniteteve, atij hebre dhe atij arab. Gjate gjithe kohes ai u perpoq, qe te gjithe besimet fetare te jetonin ne paqe brenda qytetit, qe njerezit te shiheshin jo nga perkatesite fetare dhe etnike, por si qytetare te Jeruzalemit. Ai nuk ishte nje idealist i pasherueshem, perkundrazi ai ishte nje pragmatist. Ai thoshte: “Une e di, qe arabet nuk do te arrijne te na duan, por se paku do te duan te bashkejetojne me ne.” Dhe: “Nuk mjafton te tolerosh besimet e tjera, duhet te mesojme ti respektojme ato”. Dhe per sa kohe drejtonte qytetin, kjo gje ishte realitet.
Por Teddy Kollek e bente madheshtor edhe vete thjeshtesia e tij. Mengjes per mengjes dilte nga shtepia ne kostumin e tij te zi elegant me nje kemishe te bardhe, pa kollare, me komcen e pare te zberthyer, dhe i binte me kembe rrugeve te qytetit, mbante kontakte me njerezit, numrat e tij personal te telefonit ishin te afishuara per publikun. Gjithmone thoshte: “Ai kryetar bashkie, i cili nuk eshte i gjindshem per qytetaret e tij, nuk ka cfare kerkon ne ate post”. Me 1993,pas 28 vjet ne postin e kryetarit te bashkise, ne moshen 82 vjecare, hyri perseri ne zgjedhje per postin e kryetarit te bashkise, por ne ato zgjedhje humbi perballe Ehud Olmert, sot Kryeminister i Izraelit, i cili do ta perkujtoje si “babain e Jeruzalemit modern” . Sot Jeruzalemi dhe qytetaret e tij jane te ndare perseri nga nje mur, nje mur, ndertimi I te cilit u kundershtua energjikisht nga Teddy Kollek, i cili po shihte me pezmatim hedhjen ne ere te atij misioni jetik, te cilit I kishte kushtuar 28 vjet te jetes se tij, bashkimin e Jeruzalemit. Teddy Kollek, edhe pse jashte politikes, nuk rreshti se punuari per qytetin e tij, nepermjet Fondacionit te Jeruzalemit, te ngritur nga ai. Per te Jeruzalemi ishte: "nje nga elementet esenciale ne historine hebreje. Nje trup mund te jetoje edhe pa duar edhe pa kembe, por jo pa zemren e tij. Jeruzalemi eshte zemra dhe shpirti i saj."
Per meritat e tij ne kultivimin e paqes, Teddy Kollek eshte nderuar shume here me tituj dhe urdhera te ndryshem nga shume vende te botes. Ai gjithashtu ishte edhe Profesor Nderi ne mbi 12 universitete te ndryshme ne ShBA dhe Europe.
Teddy Kollek vdiq me 2 Janar 2007, duke lene pas si trashegimi nje qytet te tere. Por vdekja e tij hapi perseri nje boshllek, nje boshllek, i cili krijohet nga humbja e nje njeriu te mire. Veshtire per tu besuar, por paska edhe politikane te mire.
Krijoni Kontakt