Nëse dikush mendon në të kundërtën tuaj, ky patjetër është i kuq, jeshil, portokall, i verdhë, por veç blu jo.Postuar më parë nga DYDRINAS
Unë në postin e mësipërm nuk të dhashë leksione as ty e as dikujt tjetër... faktet që përmenda, nuk pashë ti hedhësh poshtë apo ti kundërshtosh, sepse ti dhe gjithkush tjetër nuk mund të hedhë poshtë faktet qoftë sikur edhe me shpifje.
Nëse jetove 25 vjet të asaj kohe, u shkollove në shkollat e tyre, u shërove në spitalet e tyre... nuk më thua: përpara se të vinin këta djajtë që ke frikë edhe sot e kësaj dite ti, sa mësues kishte rrethi i Kukësit, sa mjekë, sa inxhinjerë, sa shoferë, sa mekanikë, sa agronomë etj etj??!!Serish me vjen shume keq se si arrijne dhe sot e kesaj dite persona si ti, qe te himnizojne nje te kaluar te palavdishme ne te gjitha drejtimet.
Ishte nje e kaluar gjate se ciles dogja plot 25 vite te jetes!
Të paktën e di që janë qindra e mijëra... kjo tregon se e pranon që o jemi popull injorant, ose u punua më mirë atëhere sesa në ditën e sotme.Une do te isha i detyruar te kisha nje ndjenje me te madhe respekti ndaj teje dhe ndaj qindra e mijera shqiptaresh qe mendojne si ti, nese do te merrnit guximin dhe te benit nje distancim publik nga e kaluara dhe te pranonit faktin se regjimi juaj u solli shqiptareve aq shume te keqia, aq shume mizori sa do te duhen dekada per t'i sheruar ato.
Nuk e shoh ta bëjë as idhulli juaj Berishnikov këtë... përkundrazi, gjithnjë e më me diktat shfaqet. I takon të parit atij të kërkojë falje studentëve të fakultetit të mjeksisë që ju ka qethur flokët dhe ju ka shqyer pantollonat "kauboj" si dogmatisti kryesor i byrosë së partisë të fakultetit të mjeksisë, i antarsuar në PPSH në 8 Nëntor 1968... vërtet datë domethënëse për një komunist si Berishnikovi.Kur them ne shkrime te tjera se serish ka kohe, me kete kam parasysh se do te dale nje dite nje shqiptar me ndjenje te vertete kombetare nga krahu juaj dhe do t'ju thote shqiptareve me perulje: " Na falni! "
Për Muharrem Bajraktarin, nuk mund të më flasësh ti, sepse kam kaluar një periudhë kohe në Miçmamëz dhe di ku është ish kulla e tij dhe ku jeton i vëllai dhe çfarë "simpatie" kanë miçmamëzit për të "ndjerin" Muharrem dhe për bëmat e tij.Ndersa sa i perket bajraktarit te nderuar dhe te ndjere (dhe jo vetem ai por te gjithe bajrataret e Shqiperise se Eperme), duhet te mesosh ende qe te dish se cfare ka qene ne te vertete nje bajraktar.
Bajraktar ka qene nje titull e asgje me teper se kaq, sepse ne Shqiperine e Eperme cdo shtepi ka qene si nje bajrak me vete.
Bajraktari as i ka marre dikujt token, as i ka marre dikujt bagetine, as i ka marre dikujt nderin, as i ka marre dikujt lirine.
Bajraktari ka qene nje prijes i prijesave!
Une kam nderin qe jam nje nip bajraktari dhe per kete mund te pyesesh ata kuksjane qe militojne ne radhet e partise suaj (sepse Muharrem Bajraktari ka qene nje nder bajraktaret e zones).
Urrejtja krahinore mik, ka egzistuar tepër e fortë përpara se këta "baballarët" të vinin në pushtet dhe është pranuar katëcipërisht, se ata "baballarët" nuk thoshin kurrë nga filan krahinë, përkundrazi i bashkuan termat toskë e gegë në shqiptarë... ndarja krahinore filloi përpara se Berishnikovi të linte kolltukun që populli i theu këmbët në 1997, ai filloi me terminologjinë jug-veri për të krijuar për të parën herë në Shqipëri, luftën civile, po që nuk mundi.Baballaret tuaj e zbatuan luften vellavrasese nga viti 1942 e per fat te keq e vazhdoni edhe ju, ne forma me moderne e me te sterholluara (nxitje e urrejtjes krahinore permes gjoja luftes politike).
Ata "baballarët" hoqën hendekun fetar, dhe në Shqipëri filluan martesat mes feve të ndryshme, të cilat në të kaluarën edhe nëse ndodhnin (raste të rralla) ishin të dënuar nga opinioni dhe klerikët, hoqi ferexhetë që ju mbytën gjithë jetën, gruaja nuk ishte më pronë e burrit siç ju kishin mësuar juve ta trajtonit, por e zonja e me të drejta njësoj si burrat, vuri ligjin kundër dhunës ndaj grave, i dha të drejtën e votës etj etj që për JU ishin përralla me mbret nëse do ja u thoshin dhe nuk do ti shihnit me sy.
Ata "baballarët" që shkatërruan pronën, ju dhanë drita, hapën fabrika, uzina, kombinate, spitale, shkolla, maternitete, kopështe, çerdhe, mbajtën çmimet stabël për dhjetra vjeçarë... çfarë të la ty Sorra, sa shkolla. çfarë lloj kandilësh e qirinjsh (se për elektrik as bëhet fjalë) sa spitale, sa fabrika, uzina, kombinate, ferma??!!Baballaret tuaj i vune kazmen dhe pushken prones, pronareve, njerezve te shkolluar ne perendim, deputeteve opozitare, njerezve brenda rradheve tuaj qe mendonin ndryshe, kishave dhe xhamive.
Baballaret tuaj pasi hengren pasurite kombetare, pasi hengren mishin e njerezve neper burgje dhe kampe perqendrimi, nisen te hane dhe vetveten, duke vrare e burgosur qindra ish-partizane qe dolen ne mal jo per shallin e kuq te Miladinit dhe grushtin bolshevik te Stalinit, por per lirine kombetare.
I dashur Qazim... ti dhe të parët e tu, ishit mësuar me atë lloj jete dhe ju dukej parajsë kandili dhe bishtuku, larja me sapllake dhe haletë mes oborrit, një dhomë për vete, një për miqtë e një për pulat me nga një gardh jo me mur të ndarë, por të thurur me shelg 1 metër të lartë. Ju deshët të rrinit pa dije, nën hyqmin e bajraktarit, ti përdornit gratë si kafshë pune, të mos kuvendonin ato së bashku me burrat, të punonin e të ishin kokëulura e të mos shihnin rrotull.
Këto ju prishën juve "baballarët"... për këto qani natë e ditë dhe nuk gjeni qetësi.
Unë nuk jam me ASNJË grupim dhe asnjë lloj partie, as kam qenë dhe as nuk do jem... nëse ty të duket dita natë dhe mbi të gjitha, nëse ti i mat me metrin tënd bashkëbiseduesit, ky është gabim sepse metri yt nuk është etalon dhe si përfundim, nuk janë të gjithë të politizuar dhe me parti vetëm sepse janë pjesmarrës në tema politike... ti je partiak dhe si të tillë i mendon të gjithë??!!Vete qendrimi qe ti mban ketu ne forum, shpreh bindjet dhe qendrimet e nje grupimi enverist brenda PSSH-se.
Nuk eshte e gjithe PSSH-a keshtu si ti!
Shumica e tyre do te dine qe te ndertojne nje te majte moderne dhe socialdemokrate europiane dhe do te dijne t'i kepusin prangat te cilat ju mundoheni t'i mbani te shternguara, me nje synim: Mbrojtjen e krimit tuaj politik dhe ekonomik, mbrojtjen e monopoleve politike dhe ekonomike te krijuara ne rruge antiligjore!
Me çfarë mënyre, me Berishnikovin??!!!Ka ende shprese se shqiptaret do te munden te shkeputen perfundimisht nga laku juaj 65 vjecar, nga diktati juaj klanor e nepotik!
Mos bëj shaka të tilla.
Me këtë të fundit në fakt më tute dhe do kem turp të shkruaj kundër Berishnikovit dhe përkrahësve të tij dhe të partizanëve të viteve të Sorrës.Do te isha me se i kenaqur nese do te vazhdonit te shkruanit serish me kete gjuhe, sepse anetaret e forumit do te kene shansin te njihen me mentalitetin, shpifjen dhe destruksionin; qe mbizoteron ne opoziten e sotme shqiptare!
Në forum nuk hyj të më lexojnë apo të le mbresa apo emër, i dashur Qazim... këtu thjeshtë kaloj një copëzë kohe kur nuk kam diçka të bëj dhe të tjerët rrotull merren me punët e tyre... dhe së fundi, nëse gjithkush do lejonte që tipat Sorristë, Berishnikovë me soj e sorrollop, të mos shpifin dhe flasin mos si tu vijë për mbarë, por me fakte, duke i thënë të bardhës të bardhë e të zezës të zezë, sepse ju çdo gjë e keni kthyer në të zezë... gaboheni kur mendoni se "fuqia juaj" mund të bindë çdo njeri, qoftë me hir, qoftë me pahir.
Krijoni Kontakt