Close
Faqja 19 prej 32 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 313
  1. #181
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    A e paska ndryshuar daten sala a???!!!
    Po shume e zhurmen e bani per asgje edhe ne fund u dorzua a "burri i fort qe eshte"

    Do kishit preferuar te mos "dorezohej" ?
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  2. #182
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Blushi Metes: Nese s'do PS-ne, shko tek Saliu

    Nga Darina Tanushi


    TIRANE (27 Dhjetor)

    Debate te ashpra jane shkaktuar brenda te majtes dhe sidomos mes Ilir Metes dhe Ben Blushit brenda selise roze. Nje takim qe ishte zhvilluar per te arritur ne qendrime te perbashketa, ka "degjeneruar" ne konflikt te ashper mes Ben Blushit dhe Ilir Metes, sidomos pas akuzave qe ky i fundit ka hedhur ndaj vete Ben Blushit.

    Akuzat e Blushit e kane detyruar kryetarin e LSI te ngrihet nga tavolina pas 10 minutash dhe te lere takimin pasi tha disa fjale per bashkepunimin, por situata ka qene e ndere. Gjithcka ka ardhur pas deklarates se nenkryetarit te LSI Sokol Axhemi se segmente te opozites duan te prishin zgjedhjet, duke e pasur fjalen per Blushin dhe Gjinushin.

    "Kush je ti qe del dhe akuzon se segmente te opozites po kerkojne prishjen e zgjedhjeve. Cfare kujton ti se nuk e harrojme ne 3 korrikun. Kush je ti qe del per fushate ne gjithe rrethet e vendit dhe ne vend te gjuash Saliun fillon e gjuan politikanet e opozites. Nese ke ndermend nje gje te tille shko te Saliu e mos rri tek ne" i ka thene Blushi.

    Ne nervozizem e siper Blushi ka vazhduar akuzat. "Edhe s 'kemi qene dakord kur ti u hodhe ne tavolina ne parlament por nuk te dolem kunder" ishte deklarata e Blushit, nje qendrim qe asnjehere nuk eshte thene i tille.

    Por akuzat nuk kane mbetur vetem ketu. Ato kane vazhduar gjate edhe pas largimit te Metes nga salla. Ne nje moment Dritan Prifti i eshte drejtuar Blushit: "Po pse o Blush na hap te tilla probleme". "Ti mos fol, i eshte drejtuar Blushi, nuk mund te vini ne shtepine tone (PS) dhe te filloni te beni ligjin".

    Gjinushi ka qene nje tjeter lider qe eshte "gerricur" me Meten. "Na cileson si persona destruktive, nderkohe qe pa vendimin e opozites ben takime me Topin dhe Rusmalin" i tha ai. Por ne kete moment ka nderhyre kreu i PS-se, Rama, i cili ka thene se per keto takime ka folur paraprakisht me Meten. Nga ana tjeter, vete Rama madje edhe me ton te larte zeri, ka debatuar me Milon. "C 'jane keto deklarata se ne PS ka persona percares?!, - mesohet t 'i jete drejtuar Rama Milos. Ndersa Milo ka reaguar, duke thene se "nuk lejoj te me kerkojne llogari". "Ti nuk ke kerkuar gje, sepse po te kishe kerkuar, vinim e benim mbledhjen edhe ne seline e partise tende. Gjerat duhet te thuhen ne tryeze. Une tryezen e kam mbledhur kur ka qene e nevojshme", - mesohet te kete thene Rama. Reagime ka pasur edhe nga deputeti i LSI-se, Ndre Legisi, i cili ka kritikuar deklaratat e deputeteve socialiste, Islami dhe Blushi ne disa media te shkruara, se po rrezikohet republika nga kjo situate. Ilir Meta mesohet te kete thene se "po te vazhdoni me gerr-merre une iki" dhe menjehere pas kesaj ka dale jashte. Mbledhja eshte nderprere per te vijuar serish pasditen e djeshme, me nje deklarate ku kane hedhur poshte faktin se mes tyre ka mosmarreveshje.

    Deklaratat

    Pas takimit te paradites, sekretari i pergjithshem i PS-se, Pandeli Majko e pohoi se kishte pasur debate mes aleateve. "Po u be nje debat shume normal per sa i perket konkluzioneve per oferten e fundit te PD-se", - deklaroi Majko. Ai deklaroi se nuk kishte "asnje lloj divergjence" me kreun e LSI-se, Ilir Meta. "E vetmja nese mund te quhet keshtu divergjence, eshte se PS-ja nuk fikson nje date, por mendon se kjo duhet te dale ne tavolinen e bisedimeve. Kurse LSI-ja shikon 20 shkurtin si nje afat normal", -sqaroi Majko. Ndersa Meta u shpreh se nuk duhet te gjejme pretekste per te mos zhvilluar zgjedhjet. Nga ana e tij, kreu i PDS-se, Paskal Milo tha se "dua ta ndaj partine nga ata qe kerkojne te spekulojne me sebepet ne vend te standardeve".

    (GazetaShqiptare/Balkanweb)
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  3. #183
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po qe me ne hidhu maj tavolinave sa te duac.. nuku te themi se je shimpanze.. ama po dolle kunder te themi edhe gorille..
    lol..

    hajde qifire hajde..

    nuku benet shaka me partin e djallit..

  4. #184
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    Eshte spektakel te shohesh se si te majtet e konsiderojne terheqjen e Saliut per fitore te tyren?! Eshte fitore e te gjitheve!!!! Nuk ka me aq qorra sa te mendojne se Saliu ishte "kokeforti". Te majtet ben presion sa munden, sa nuk lane hile pa bere, sa s'lan njeri pa provokuar-por ngelen vetem edhe kasaj radhe (nga nderkombetaret dhe nga aleatet e tyre) nga militantet, nga besniket e partise. S'ka me budallej ti shkojne nga pas kur duan te djegin Shqiperine!!!!!!!! PD-ja dihej qe donte vetem zgjedhje!
    E majta (qe te gjithe e dine mire qe e majte nuk eshte) po bente çmos te hidhte qeverine, ti shpetonte denimeve-PER SA KANE VJEDHUR NE 8-TE VJET QEVERISJE, PER SA KANE ABUZUAR NE 8-TE VJET PUSHTET(edhe me standartet), PER SA JANE PASURUAR!!!!!!!!!!!!!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga artur : 27-12-2006 më 12:49

  5. #185
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    "Kush je ti qe del dhe akuzon se segmente te opozites po kerkojne prishjen e zgjedhjeve. Cfare kujton ti se nuk e harrojme ne 3 korrikun. ................"Edhe s 'kemi qene dakord kur ti u hodhe ne tavolina ne parlament por nuk te dolem kunder".............. "Ti mos fol, i eshte drejtuar Blushi, nuk mund te vini ne shtepine tone (PS) dhe te filloni te beni ligjin"..................... "Na cileson si persona destruktive, nderkohe qe pa vendimin e opozites ben takime me Topin dhe Rusmalin" ..............."C 'jane keto deklarata se ne PS ka persona percares?!"............"po te vazhdoni me gerr-merre une iki" dhe menjehere pas kesaj ka dale jashte.
    "Po u be nje debat shume normal per sa i perket konkluzioneve per oferten e fundit te PD-se", - deklaroi Majko.
    Ai deklaroi se nuk kishte "asnje lloj divergjence" me kreun e LSI-se, Ilir Meta.

    Debat normal???
    Me ke tallen keta???
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  6. #186
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    ishte mese i ditur skenari qe do te perdornin socot perpara zgjedhjeve! Tani e kane lakun ne fyt dhe gjejne pretekstin e certifikatave ato te cilat ato duhet ti kishin pergatitur 8 vjet gjate kohes se pushtetit. Do ju plotesohen dhe ato kerkesa por jam shume i bindur qe ne fund do ta gjejne edhe nje pretekst tjeter sepse kjo nuk eshte pune standartesh por eshte frika qe ika kapur keta te gjoret!!

  7. #187
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    Nje here sollen para gjykatesit nje femi te vogel fare dhe dy gra qe ziheshin per memesin:- Eshte i imi thote njera per femijen e vogel,: Eshte imi ulerinte tjetra, duke sjellur argumenta me shume se e para!
    Gjykatesi nuk e kishte te lehte kujt ti zinte bese, vendosi e u tha: -Do ta terhiqni secila ne krah te saj nga kyçi i dores femijen. Ajo grua qe do ta terheqi me fort do ta fitoje e do ta marre me vete.
    E vune femine ne mes dhe nisen ta terhiqnin. Nena e vertete, me lote ne sy, e leshoj shume shpejt kur pa se mund ti shkuleshin krahet femise se vogel. E dinte qe e humbi por ndjehej pak me e lehtesuar!!!!!!!!!!!!!!!!

  8. #188
    Asnje konsensus per zgjedhjet lokale ne Shqiperi.

    Tiranëarrëveshja politike mes maxhorancës dhe opozitës për zgjidhjen krizës parazgjedhore ka zgjatur më pak se 24 orë. Opozita bojkotoi mbreme punimet e Parlametit në shenjë proteste për heshtjen e maxhorancës ndaj draftit qe ajo ka paraqitur lidhur me elementet e sigurise së certifikatave te gjendjes civile, qe do te perdoren nga zgjedhesit si dokument identifikimi. Ndërkaq, deri afër mesnatës, pjesa më e madhe e deputetëve të maxhorancës, përfshirë edhe disa nga eksponentët kryesorë të opozitës, kanë qëndruar në mjediset e sallës së seancave plenare.

    DW



    Meqenese shumica pranoi shtyrjen e afatit te zhvillimit te zgjedhjeve lokale, tash i duhet shkuar deri ne fund kesaj valle, por duke mos pranuar kurresesi neperkembjen e ligjeve te shtetit, per hir te te ashtuquajturit konsensus.

    Shumica nuk ka pse te behet pale me problemet qe e mundojne PS dhe aleatet e saj e per me teper pale me problemet e luftes se ethshme per pushtet brenda gjelave te PS-se.

    Por ajo qe flitet fshehtas apo haptas eshte fakti se PS-ja perpiqet qe ta terheqe shumicen ne krizen e vet te brendshme.
    Te paafte per te zjidhur krizen e tyre te brendshme, te paafte per te nisur procesin e rinimit te PS-se, te paafte per t'u shkeputur nga e kaluara diktatoriale dhe e sotmja mafiozo-kriminale, ata po bejne te pamunduren qe te shpetohet cfare eshte e mundur te shpetohet.
    Te gjitha levizjet qe kryen Rama dhe suita e tij, kane vetem nje qellim: futjen e vendit ne nje krize institucionale permes se ciles do te krijohej nje mjegull mbrojtese per te gjitha grupimet dhe klanet mafioze qe e kontrollojne PS-ne dhe vete Ramen.
    Eshte e cuditshme se si parti si LSI-ja pranojne te behen pale me kete situate pa rrugedalje ne te cilen eshte futur e gjithe opozita shqiptare!?
    Te behesh pale me krizen e PS-se dhe te Rames eshte njejte sikur te behesh pale me klanet dhe grupimet kriminale qe e mbajne vete PS-ne por dhe demokracine shqiptare peng, qe nga viti 1992.
    Kriza brenda PS-se nuk zgjidhet duke e mbajtuar ate peng, por do te zgjidhet vetem kur ajo do te drejtohet nga persona qe perfaqesojne me bindje dhe ideale, socializmin demokratik europian.
    Nuk mjafton vetem t'a shkruash ne program socializmin demokratik europian e me veprime te sillesh si nje ballkanas stalinist.
    PS-ja dhe e majta ne teresi duhet t'a kuptoje se ajo ka nevoje per nje shkeputje perfundimtare nga e kaluara diktatoriale dhe nga e sotmja klanoro-feudale dhe kriminale.
    Shqiptaret kane nevoje per nje te majte europiane por dhe Europa vete, pjese e se ciles desherojme te behemi, e pret nje zhvillim te tille.
    Edhe sa duhet te presim?
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 28-12-2006 më 09:35

  9. #189
    Prapaskenat e një krize psiqiko-politike



    Mero Baze



    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, arriti të shmangë një marrëveshje politike që mund të sillte ndryshimin e kodit elektoral në vend dhe fillimin e procedurave për zgjedhjet vendore. Iniciativa e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe dy partive aleate të qeverisë për shtyrjen e datës së zgjedhjeve për dhënie të mjaftueshme kohe për hartimin e listave dhe garantimin e certifikatave nga rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, dështoi dje, pasi Edi Rama arriti të tërhiqte nga kjo iniciativë Ilir Metën dhe Paskal Milon, dy drejtues të koalicionit opozitar, të mjaftueshëm për të votuar ndryshimet në kod dhe për t’i dhënë Shqipërisë shansin për të shkuar në zgjedhje. Opsioni i moderuar i tri partive politike për të shtyrë datën e zgjedhjeve brenda 20 shkurtit dhe mundësia për të garantuar listat dhe certifikatat, në të vërtetë e bën tripolar qëndrimin politik ndaj krizës dhe i dhanë shans një marrëveshjeje të re, duke forcuar identitetin politik të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Por, në minutat e fundit, lideri i kësaj partie, Ilir Meta, i kompleksuar nga raportet e tij me Edi Ramën dhe ndoshta i paaftë për të mbajtur mbi supe peshën e një lideri që merr vendime, u tërhoq nga propozimet e tij, të cilat iu realizuan nga shumica. Ai kaloi nga roli i kryetarit të LSI-së, në rolin e të dërguarit të Edi Ramës dhe në minutat e fundit shuajti çdo shpresë për rrugëzgjidhje, duke bërë të triumfojë vendimi personal i Edi Ramës për të shmangur zgjedhjet lokale, të cilat i krijojnë atij një traumë në karrierën politike dhe jetën personale.

    Si nisi në të vërtetë historia e këtyre negociatave?

    Dhjetë ditë më parë, më 17 dhjetor, Ilir Meta kërkoi në rrugë joformale prej shumicës mbështetje për shtyrje të datës së zgjedhjeve vetëm dhjetë ditë dhe ai së bashku me partinë e zotit Milo do të ishin të gatshëm të përfshiheshin në ndryshimet e kodit elektoral. Gjatë këtyre dhjetë ditëve, problemi kryesor që u krijua për shumicën nuk ishte fiksimi te data 20 janar, por te mekanizmi, me të cilin do të fiksohej data tjetër e zgjedhjeve. Plani real i Edi Ramës është që të hiqte datën e fiksuar të zgjedhjeve, të fuste shumicën në spiralen e tryezave shterpa të Alfred Moisiut dhe të shtynte pafundësisht mbajtjen e zgjedhjeve, derisa në vend të shpërthenin trazirat civile. Pas negociatash të vështira, Berisha arriti të ofronte një mekanizëm garantues, kushtetues për këtë çështje. Ai ofroi si zgjidhje futjen e një neni kalimtar në Kodin Zgjedhor, ku Kuvendi, me shumicë të cilësuar, të autorizonte Presidentin e Republikës të caktonte një datë të re zgjedhjesh brenda 20 shkurtit, afat, i cili i jep fund qëndrimit në zyra të të zgjedhurve lokalë. Javën që shkoi Ilir Meta dhe dy parti aleate të Berishës i kërkuan Presidentit të Republikës zyrtarisht mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve brenda 20 shkurtit. Ky qëndrim publik i këtyre tri partive ishte një opsion i ri larg konsekuencës së PD-së për 20 janarin dhe planit Rama-Blushi për t’i shtyrë zgjedhjet në pafundësi, ose siç llogarisin ata, për t’i marrë ato në tavolinë.

    Nisur nga këto rrethana, të hënën, Lëvizja Socialiste për Integrim vendosi kontakte zyrtare me shumicën dhe kërkoi që të rikonsiderohej qëndrimi i saj si një qëndrim veçmas socialistëve, duke përdorur një mekanizëm që do të shtynte zgjedhjet jo më tej 20 shkurtit. Pas vendosjes së kontakteve mes dy palëve, Berisha dhe Meta ranë dakord të miratojnë ndryshimet në kod, t’iu japin kohë bashkive për listat dhe të ndiqen rekomandimet e OSBE /ODIHR-it për certifikatat. Ky zhvillim i dha shanse zgjidhjes së krizës. Të martën në mëngjes, LSI-ja mori vendim politik për të mbështetur këtë qëndrim dhe ngjalli reagime të grupit Blushi-Rama në mbledhjen e grupit të deputetëve të opozitës. Ata e akuzuan Metën se po bën lojën e Berishës dhe e zbuan atë nga selia e PS-së. Situata vazhdoi e tillë deri në orën 16 pasdite, kur do të zhvillohej mbledhja e krerëve të opozitës. Aty, Edi Rama, i rrezikuar nga popullariteti që po fitonte Ilir Meta si zgjidhës i krizës, iu bashkua formalisht qëndrimit të tij në publik dhe u shpreh i gatshëm për të hyrë në zgjedhje dhe për të votuar ndryshimet në kod. Në orët në vazhdim, ai arriti ta tërheqë Metën në spiralen e problemeve të veta dhe ta kthejë atë nga një partner me shumicën, në një ushtar të tij. Kështu, në orët në vazhdim, pas së martës pasdite, Ilir Meta filloi të shërbente si përçues i mesazheve të Edi Ramës te Sali Berisha dhe jo si një lider i një grupimi që do të miratonte ndryshimet në kod. Për të qenë më i sigurt në dështimin e negociatave, Edi Rama u përpoq të fuste në lojë Alfred Moisiun, i cili jepte “garanci” se po të mblidhej një tryezë nën drejtimin e tij, kjo çështje zgjidhej. Objektivi i përbashkët Rama-Moisiu ishte thjesht që çështja të mos miratohej në Kuvend, po të ngelej peng i tryezave shterpë të Moisiut. I kompleksuar nga Rama dhe nën peshën e një përgjegjësie politike që nuk ka fuqi ta mbajë mbi supe, Ilir Meta filloi t’i ikte orë pas ore marrëveshjes joformale me shumicën. Në çdo orë paraqitej nga një argument i ri, sipas shpejtësisë, me të cilën Edi Rama arrin të dërgojë mesazhe me celular.

    Përgjatë gjithë natës duke u gdhirë e mërkura, Ilir Meta u shndërrua nga një lider politik, në një dispeçer mesazhesh. Ai dëshmoi se nuk është në gjendje të manaxhojë as fuqinë politike të paktë që ka në Kuvend dhe ka futur në një qorrsokak partinë e tij me qëndrimet publike që ka mbajtur. Publikisht ai u përpoq të shfaqej si një parti me identitet, kurse realisht, ai thjesht funksionoi si një seksion periferik në Kombinat i PS-së së Ramës.

    Në minutat e fundit para fillimit të Kuvendit, ai shfaqi hezitimet e tij, të fundit. Premtoi se do të votonte kodin, duke kushtëzuar me një procedurë të mëpasme për certifikatat. Por, si zakonisht, pas shkëmbimit të mesazheve me Ramën dhe pas legjendave të Blushit se njerëz të Ramës e kanë kërcënuar deri me vdekje, ai u tërhoq përsëri. Kjo i dha fund shpresave për një marrëveshje politike për zgjedhje dhe zhduk realisht të gjithë aktorët e mundshëm në opozitë, me të cilët mund të bësh marrëveshje. PD-ja bëri marrëveshje me PS-në në gusht, lidershipi i PS-së e quajti atë fitore historike, “Zëri i Popullit” shkroi se mundën “Horrin Berisha”, por të nesërmen, nuk e votuan. E njëjta skenë u përsërit dje. Rama u dërgoi sms gjithë kryeredaktorëve se mundi Berishën, Blushi caktoi dhe titullin kryesor të gazetës “Koha Jonë” dhe hapi fjalë se Berisha e ka vendosur marrëveshjen me Nanon, “Zëri i Popullit” përsëriti titujt e tij për fitore, ndërsa marrëveshja sërish nuk u votua. Gjithçka është e qartë si drita e diellit. Edi Rama nuk do zgjedhje, nuk do as zgjidhje. Ai do të mos votohet, të shkohet drejt një procesi defektoz zgjedhjesh, të justifikojë ikjen e tij nga Bashkia dhe të fusë vendin në trazirat e luftës civile. Shqipëria nuk ka kaluar kurrë një krizë më të madhe se kjo krizë, pa asnjë shkak. Megjithëse njerëzit në rrugë janë ende të qetë dhe shumica nuk po ndërgjegjësohet për krizën që e pret, është e sigurt se ky vit që po vjen do të përsërisë një krizë të rëndë në Shqipëri, krizën e përpjekjes për të rrëzuar një qeveri të ligjshme, pa zgjedhje. Në këtë luftë nuk ka shumë rëndësi me çfarë bilancesh hyhet. Berisha po hyn si njeri që bëri gjithë përpjekjet për konsensus dhe Edi Rama si një lider që bëri gjithë përpjekjet për luftë. I vetmi propozim që i mbetet të bëjë Sali Berishës, është që në Kodin Zgjedhor të futet një nen që Edi Rama ka nevojë për mjek psikiatër para çdo fushate elektorale për t’i dhënë atij zemër. Problemi është se kriza personale e Edi Ramës po kthehet në krizë kombëtare. Pas kësaj spiraleje ku u futëm, kam frikë se bilancet nuk do të jenë të tmerrshme vetëm për Edi Ramën dhe ata që ka vënë në rresht, por për të gjithë shqiptarët.

    Gazeta Tema

  10. #190
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2006
    Postime
    143
    jo dydrinas gabim e ki,se per lufte e per njeri kaotik eshte sala i njohur si ne vend si ne skenen nderkombetare,fizionomin e kaotit e ka sala,ket prano mos te hyme ne historine e idhet te 91 e 97

Faqja 19 prej 32 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fragmente nga Shën Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  2. Spiro Moisiu njeriu më besnik i Enver Hoxhës
    Nga Antimafia në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  3. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  4. Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •