Close
Faqja 17 prej 32 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 313
  1. #161
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    Nuk ju merr njeri me arme zyrat. Nuk do t'ju qelloi njeri me arme per zyrat. Populli shqiptar nuk qellon me arme kunder shqiptarit. Keto parrulla per perdorim armesh, per perdorim armesh si ne 97-ten, i perdori e majta (gjinushi, majko, neritan ceca, e te gjithe socialistet qe deri dje ishin komunistet e partise te themeluar nga Dushan Mugosha-). Vetem e majta eshte gati te qelloj me arme, si qelloi mbi parlamentaret ne mes parlamentit, per "te mbrojtur zyrat" "ne emer te popullit"-siç e ka zakon e majta te flase "ne emer te popullit". CILIT POPULL MORE? POPULLI S'JU KA DHENE ZYRAT JUVE QE TI MBANI PAS DATES 20-JANAR!!!!!!!!!!!20-JANAR -AFATI JUAJ MBAROI!!!!!!!!!!!!!!!!!!DUHEN ZGJEDHJE!!!!!!!!!!!!!!NUK JA FATURONI DOT POPULLIT NJE LUFTE CIVILE!!!!!!!!!!!

    Sa te respektuar do te ishin sot keta njerez qe ulurasin (si ujqer) per standartet, sikur te kishin uluritur per 8-te vjet qe ishin ne qeveri, per 8-te vjet korrupsion, per 8-te vjet vjedhje, per 8-te vjet fryrje me borxhe te shtetit ( shume prej jush qe lezoni me siguri dine sado pak nga makroekonomia), per 8-te vjet NUK ULURITET (si ujqerit) KURRE PER STANDARTET. Pse tani, pse pikerisht tani, pse tani ulurini per ç'do gje (keni frike se mos populli kujtohet se sa vodhet nga parate tona kur ishit ne qeveri) keni frike se po te lihet i qete shteti do te realizoje premtimet qe dha:- TE DENOJE KORRUPSIONIN QE I KISHTE FUTUR NE FYT DUART EKONOMISE SHQIPTARE!!! TE DENOJE PERGJEGJIESIT KRYESORE!!!!!!!!!

  2. #162
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Opozita, dakord me propozimet e Berishës, por zgjedhjet duhen shtyrë.

    Majko: Në janar fillojmë protestat!

    Partia Socialiste paralajmëron protesta në janar, nëse Kryeministri nuk do të shtyjë zgjedhjet. Sekretari i Përgjithshëm, Pandeli Majko, ka reaguar dje negativisht ndaj paketës së propozuar nga mazhoranca për zgjidhjen e krizës. Ndërsa ka lënë të hapur mundësinë e përshkallëzimit të reagimit opozitar. Por, duket se situata do të mund të marrë ndonjë zgjidhje vetëm në fillimvitin e ardhshëm, pasi edhe Kuvendi thuajse ka bllokuar punën. Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe drejtuesit e tjerë të partive të koalicionit opozitar.

    Deklarata

    Kam përshtypjen që me këtë deklaratë të bërë, zoti Berisha nuk mendon të hyjë në zgjedhje në datën 20 janar", theksoi Majko. Ndërsa sqaroi se kjo do të thotë se Berisha përgatitet t‘i japë një goditje gjithë pushtetit lokal nga Konispoli deri në Vermosh. Kjo, sipas tij, do të thotë se ajo që kreu i mazhorancës ka në mendje nuk ka të bëjë me ndonjë negociatë apo konsensus me opozitën. "Kjo ka të bëjë me mbajtjen e një konflikti permanent, kjo do të thotë se për momentin ky njeri nuk është duke menduar për zgjidhjen, por është duke menduar për lidhjen akoma më keq të krizës shqiptare", vuri në dukje Majko. Opozita, vlerësoi ai, është e prirur të negociojë jo me paketa propozimesh në distancë, por në tryezë bisedimesh dypalëshe. Sakaq, numri dy i socialistëve nuk e shikon me skepticizëm propozimin e Metës për mbajtjen e zgjedhjeve në datën 20 shkurt, dhe kërkon që politika të mos kapet me data. "Në këto kushte të kësaj kushtetute që ekziston njihen rastet e vazhdimit të mandatit në atë që quhet logjika e procesit të zëvendësimit", nënvizoi Majko. Duke pohuar se është përsëritur edhe një herë që çështja e datës fikse, nuk ka pse të jetë pjesë e ngarkesës së negociatave, pra ky lloj diskutimi, jo 20-a, jo 30-a, jo 25.

    Paralajmërimi

    Partia Socialiste paralajmëron se, nëse kriza nuk do të zgjidhet deri më 20 janar, opozita do të përshkallëzojë veprimet. Sidomos nëse Kryeministri i përmbahet deklaratës për të emëruar të zgjedhurit vendorë pas datës 20 shkurt 2007. "Mos të mendojë Berisha se vetëm ai ka skenar në mendjen e vet", tha Majko. Duke këmbëngulur se opozita nuk është kaq e relaksuar nga krahu tjetër. Majko tha se partia më e madhe ka filluar të komunikojë me publikun dhe me elektoratin socialist në rrethet e vendit dhe po e njohim me logjikën e organizimit të brendshëm të PS-së. "Ne menjëherë me fillimin e muajit janar do të detyrohemi t‘i drejtohemi publikut dhe elektoratit, sepse nuk mund të presim në zyra që një njeri i vetëm të çojë vendin në aventura", nënvizoi kreu i Grupit parlamentar socialist.

    Reagimi

    Kryetari i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, vlerësoi po dje se paketa e paraqitur nga mazhoranca përmban dy prej kërkesave të opozitës. Ndërsa shtoi se në fakt ato janë pranim i atyre kushteve minimale që ka kërkuar opozita. "Lista unike dhe certifikatat e posaçme për rastet kur votuesit nuk kanë dokument tjetër identifikimi", tha ai. Ndërsa shtoi se, nëse këto do të ishin propozuar në kohën e duhur, atëherë ne do të mund të shkonim në zgjedhjet e ardhshme edhe me datën 20 janar. "Gjithsesi, them se tanimë duhet edhe koha e përshtatshme për përditësimin dhe afishimin e listave të votuesve", u shpreh Ceka. Sipas tij, nëse data e zgjedhjeve është e panegociueshme, atëherë këto propozime më kot bëhen. "Nëse mazhoranca nuk pranon të negociojë datën në shërbim të këtyre propozimeve, kemi të bëjmë vetëm me demagogji", vuri në dukje kreu aleancist.


    Deklarata: Zyrtarisht s‘kemi marrë paketë

    Zyrtarisht, Partia Socialiste deklaron se nuk ka marrë asnjë paketë propozimesh nga mazhoranca. Zëdhënësi i socialistëve, Saimir Tahiri, deklaroi dje se Kryeministri gjen çdo rast të zbardhë skenarin e tij për uzurpimin e pushtetit vendor me mënyra despotike. "Berisha bën mirë ta fiksojë se nuk është ai që emëron kryetarët e komunave dhe bashkive, ata zgjidhen përmes votës së popullit nga një proces zgjedhor i lirë e i ndershëm", tha Tahiri. Ndërsa shtoi se PS i ka bërë të qarta kërkesat e saj për listat e votuesve dhe certifikatat, si mjet identifikimi i zgjedhësve, madje duke ofruar edhe instrumentet ligjore dhe teknike për implementimin e tyre. "Megjithatë, ne rishprehim angazhimin serioz për të garantuar standardet demokratike për një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm", vlerësoi Tahiri.



    Gazeta Shqip
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  3. #163
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Godo: Zgjedhjet do shtyhen, nuk realizohet 20 janari


    25/12/2006 - 08:02
    • Darina Tanushi


    Zgjedhjet do të shtyhen", - ka deklaruar dje në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", Presidenti i Nderit të Republikanëve, Sabri Godo. Ai është shprehur se shumë shpejt, gjatë këtyre ditëve maxhoranca dhe opozita do të detyrohen të arrijnë një marrëveshje, pasi sipas tij, vendi nuk mund të lihet pa zgjedhje e zgjatja e kësaj krize do të ishte shumë e dëmshme për vendin.
    "Më në fund palët do të bien dakord për Kodin e ri Zgjedhor, për listat dhe për certifikatat, sepse nuk kanë rrugë tjetër. Vendi nuk mund të lihet pa bërë zgjedhjet dhe zgjatja e konfliktit nuk bën gjë tjetër, veçse i shkakton një dëm të madh vendit", - është shprehur republikani i vjetër Godo. Ndërkohë, ai nuk ka pranuar të zbardhë asgjë nga ato çka ai ka biseduar një ditë më parë me kryetarin e PS-së, Edi Rama dhe me sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Pandeli Majko, në një bisedë në hotel "Sheraton". Godo thotë se ai ka zhvilluar një sërë takimesh me politikanë të ndryshëm gjatë ditëve të fundjavës, por asgjë nuk mund të thotë, pasi këto kanë qenë takime konfidenciale. Madje, bindjen e tij se mund të arrihet një zgjidhje, Godo thotë se nuk e ka krijuar nga këto takime. Plaku republikan mendon se tashmë në lojë nuk duhet të hyjnë më as Presidenti i Republikës dhe as ndërkombëtarët. Sipas një tryezë të thirrur nga kreu i shtetit, do të ishte thjesht një shoë mediatik dhe se një situatë e tillë nuk mund të zgjidhet duke bërë shfaqje publike. Po kështu, ai mendon se tashmë ndërkombëtarët janë larguar nga Tirana edhe pse duhet të kishin punuar më shumë me forcat politike, por kjo nuk ka rëndësi, sipas tij, pasi vetë palët politike shqiptare duhet të gjejnë vetë zgjidhjen. "Zgjidhja duhet të arrihet nga vetë shqiptarët, pa pasur një arbitër mbi krye, sepse kjo vetëm ka ngatërruar punë", - është shprehur në këtë intervistë Godo.
    Zoti Godo, pas disa zhvillimesh të ditëve të fundit, maxhoranca ka paraqitur një platformë për zgjidhjen e krizës parazgjedhore, por ende nuk kemi një marrëveshje të të dy palëve. Si mendoni se mund të zgjidhet situata?
    Unë mendoj se zgjedhjet do të shtyhen, sepse teknikisht është e pamundur që të arrihet 20 janari. Më në fund palët do të bien dakord për Kodin e ri Zgjedhor, për listat dhe për certifikatat, sepse nuk kanë rrugë tjetër. Vendi nuk mund të lihet pa bërë zgjedhjet dhe zgjatja e konfliktit nuk bën gjë tjetër, veçse i shkakton një dëm të madh vendit. Njerëzit e kuptojnë këtë, prandaj edhe forcat politike do të jenë në një kritikë të ashpër të elektoratit, në rast se zgjasin më tej këtë gjendje, e cila është bërë me të vërtet e padurueshme.
    Ju keni zhvilluar një ditë më parë, takime me kryetarin e PS-së Edi Rama dhe sekretarin e Përgjithshëm, Pandeli Majko. A mund të na thoni diçka se për çfarë biseduat?
    Gjatë këtyre dy ditëve, unë kam zhvilluar një sërë takimesh, por ato kanë qenë konfidenciale dhe nuk mund të them asgjë rreth atyre çfarë është diskutuar.
    Po opinioni që ju jepni se së shpejti mund të ketë një marrëveshje mes palëve, a ka dalë nga këto takime?
    E thashë edhe njëherë që ato kanë qenë takime konfidenciale. Besoj se kjo do të ndodhë, por ky është një konkluzion i imi që mund të mos jetë krejt i saktë, por unë besoj se do të kalojnë edhe disa ditë, dhe pastaj do të deklarohet një zgjidhje nga të dyja palët.
    Mendoni që këtu duhet të hyjë sërish në lojë Presidenti, duke i thirrur palët në një tryezë?
    Unë nuk mendoj se ka shumë hapësirë për të thirrur një tryezë nga Presidenti. Ky nuk është një problem që zgjidhet me akte publike. Një tryezë nuk do të bënte gjë tjetër, veçse secila palë të rëndonte palën tjetër me akuza. Do të ishte vetëm një shfaqje me efekte mediatike.
    Pas presioneve të shumta, edhe vëzhguesit ndërkombëtarë duket se janë tërhequr. A do të bënte punë një presion më i fortë nga ana e tyre?
    Pavarësisht se diplomatët duhet të merreshin me këtë punë, tashmë janë larguar nga Tirana. Unë mendoj se presioni nga jashtë bëhet për një fakt të thjeshtë, sepse ajo që kërkohet, është që palët të bisedojnë dhe të arrijnë në një zgjidhje dhe këtë duhet ta arrijnë shqiptarët, pa pasur një arbitër mbi krye, sepse kjo vetëm ka ngatërruar punë.
    g.sh
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #164
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet në Bllog
    22
    LSI: Ne zgjedhje, edhe pa PS

    E Hene, 25 Dhjetor 2006

    Levizja Socialiste per Integrim kritikoi qendrimin e Partise Socialiste, duke akuzuar drejtues te saj se kerkojne sabotimin e zgjedhjeve te ardhshme vendore. Ben Blushi dhe Kastriot Islami, ne qender te sulmit nga partia e Metes pas propozimeve te tyre per ndryshimin e Kushtetutes dhe sistemit zgjedhor

    Deputeti i Levizjes Socialiste per Integrim, si dhe anetar i kryesise se pergjithshme te kesaj partie, Ndre Legisi, shpreh shqetesimet e tij ndaj shkeljes qe po i behet marreveshjes se nenshkruar nga kreret e partive opozitare. Ne nje interviste ne emisionin “Fakt”, ne televizionin “Neser TV”, Legisi kritikoi qendrimin e Sekretarit Politik te PS-se, Ben Blushi dhe zyrtareve socialiste per zgjidhjen e krizes lidhur me zgjedhjet e ardhshme vendore. Per Legisin, deputete te caktuar shkojne ne kundershtim me marreveshjen, vetem duke u bazuar ne interesat e karrieres personale politike. Deputeti i LSI-se rithekson qendrimin zyrtar te partise se drejtuar nga Ilir Meta, se brenda opozites ka elemente qe perpiqen te sabotojne zgjedhjet.

    “Keta individe ndryshe nga c’kane thene ne tavoline, dalin e thone ne shtyp se, 20 shkurti i Metes eshte si 20 janari i Berishes, si dhe artikulime te tjera. Ata individe jane ata te cilet me se shumti nuk kerkojne zgjidhje, por kerkojne qe gjerat te turbullohen sa me shume dhe qe zgjedhjet vendore te mos realizohen asnjehere”, thekson Legisi. Ai nenvizon se nese standardet realizohen dhe zgjedhjet mund te shtyhen deri brenda afatit maksimal kushtetues, qe eshte 20 shkurti 2007, LSI do te futet ne zgjedhje, qofte edhe vetem, duke u shkeputur nga partite te tjera opozitare, te cilat kerkojne qe zgjedhjet te behen ne nje date pertej 20 shkurtit.

    Gjithashtu, Legisi analizon edhe pozicionin e deputetit te PS-se, Kastriot Islami, i cili shpreh opinionin e tij per “ndertimin” e nje Republike te Re, me ane te nje marreveshje te madhe politike PD-PS, e cila te perfshije edhe zgjedhjet e Presidentit konsenusal, ndryshimin e sistemit zgjedhor etj. “Mendoj se Republika nuk do te bjere dhe siguroj te gjitha palet dhe se zgjedhjet lokale do te zhvillohen, qe standardet kane per t’u plotesuar dhe qe Krishtlindjet dhe Vitin e Ri ta hane gezuar edhe ata qe jane te shqetesuar per kete pune, sepse reniet e republikave kane ndodhur shume vite me perpara”, thote ai.

    Ne situaten e fundit politike te krijuar duket se kemi nje krisje mes partive te opozites, por edhe ne radhet e partive aleate ne mazhorance. Duket e kemi nje perplasje mes PS-se dhe LSI-se, e para pas bashkimit te opozites. A kemi nje perplasje apo nje veprim per te hequr vemendjen nga 20 janari?

    “Kam pershtypjen qe eshte e domosdoshme qe t’i kthehemi disa problemeve qe kane ekzistuar realisht mes PS-se dhe LSI-se dhe qe vazhdojne te mbarten per shkak te zgjedhjeve te 3 Korrikut dhe me vone per shkak te fushates se famshme ‘kthehuni ne shtepi’. Elemente te caktuar brenda PS-se vazhdojne ta mbartin kete kompleks, te cilin vazhduan ta zhvillonin edhe pas nenshkrimit te marreveshjes se partive te opozites. Ketu kemi parasysh se ne marreveshjen e bashkepunimit ishin tre elemente te rendesishem, bashkepunimi i te gjitha partive opozitare per te fituar apo maksimizuar rezultatin ne zgjedhjet lokale, bllokimi pas fitores i zgjedhjes se Presidentit dhe pas kesaj shkuarja ne zgjedhje te parakohshme. Keto diskutoheshin edhe ne takimet mes paleve dhe qe u vune ne marreveshjen e nenshkruar.”

    Kjo te thote qe pikat e marreveshjes kane filluar te shkelen?

    “Aty po te kemi parasysh elementin per bashkepunimin per te fituar apo maksimizuar rezultatin ne zgjedhjet lokale, u ngrit nje grup pune me negociatore nga te dy palet, ku bej pjese edhe une, Spartak Braho, Petrit Vasili dhe nga krahu tjeter eshte zoti Blushi, Fino dhe Klosi, per te pare treguesit elektorale dhe mbi bazen e tyre te percaktonim dhe zonat. Por, kemi gati nje muaj qe kjo marreveshje nuk ka funksionuar dhe ishte qartesisht e dukshme qe zoti Blushi dhe negociatoret po perdornin me ne te njejtat taktika qe po perdornim me komisionin e reformes dhe i kam thene Blushit qe te mos me ngaterroje me zotin Nishani, pavaresisht se kemi te dy mustaqe. Por nuk eshte keshtu kjo pune dhe eshte mire te jemi serioze e t’i permbahemi disa parimeve, marreveshjeve, principeve. Dukej perpjekja e disa individeve te caktuar per ta shtyre LSI-ne ne prehun e PD-se. Po te kemi parasysh edhe kembenguljen e disa deputeteve per te mos lejuar qe ne zonat e tyre ne bastionet e tyre, pavaresisht treguesve elektorale, te kishte zona qe t’i leshoheshin LSI-se, jo per shkak lemoshe, por per shkak te treguesve elektorale.”

    Thate se zoti Blushi ka perdorur taktika, por cilat jane ato?

    “Une e kisha fjalen me lojen politike qe zhvillohet ne komisione dhe negociata. Nuk behet fjale per taktika, por per levizje politike, te cilat persona te ndryshem qe perfaqesojne parti te ndryshme, mbrojne interesat e partive te tyre. Zoti Blushi eshte ne te drejten e vet te mbroje interesat e PS-se, ashtu sikunder ne jemi ne te drejten tone. Problemi eshte mungesa e sinqeritetit, qe ka ekzistuar tek individe te vecante brenda PS-se, per ta vene LSI-ne ne nje pozite te veshtire, per ta detyruar LSI-ne ta hedhe ne kampin kundershtar ose me se shumti te krijojne nje konflikt te ri. Natyrisht jemi nje parti qe kemi nje lider qe ka demonstruar perpara shqiptareve qe eshte serioz dhe qe ka ndjenjen e pergjegjshmerise ne marreveshjen qe beme dhe ai nuk ka lejuar dhe asnjehere nga LSI nuk ka pasur probleme qe te dalin ne siperfaqe, deri ne momentin kur saktesisht ata filluan te veprojne ne kundershtim me marreveshjen e nenshkruar mes partive aleate. Ne i kemi premtuar shqiptareve qe do te shkojme ne zgjedhje dhe zgjedhjet lokale do te behen. Natyrisht kemi thene qe zgjedhjet do te jene me standarde. Kemi qene te vendosur te mbrojme ne komision dhe ne bisedat me partite e pozites per te mbrojtur standardet.”

    Kur permendet standardet, a ka LSI parasysh afatet kushtetuese?

    “Po i kemi parasysh patjeter dhe kerkesa jone ketu ndryshon nga kerkesat e te gjitha partive te tjera. Propozimet tona per t’i dhene fund krizes, kane qene brenda afateve kushtetuese dhe jo me kot ne kemi kerkuar qe si kompromis te gjejme nje date mes 20 janarit dhe 20 shkurtit, per shkak se duke gjetur nje date me ketyre te dyjave, 20 shkurti eshte afati maksimal kushtetues dhe me nje ndryshim te ligjit ne Kod, ruhet Kushtetuta, por krijohet hapesira per Presidentin per te bere ndryshimin e dates. Ne nuk jemi dakord per 20 janarin, sepse edhe ne bisedat qe kemi pasur me perfaqesues te PD-se, ka rezultuar qe 20 janari ka kohe qe ka humbur mundesine per te zhvilluar zgjedhjet, per te krijuar ato standarde minimale.”

    Pretendoni qe 20 shkurti eshte afat kushtetues dhe brenda kesaj date ka mundesi te permbushen standardet?

    “Po. Ne kemi kete ide dhe vazhdojme t’i permbahemi. Por 20 Shkurti humbet kuptimin e vet nese zgjidhja do te vonoje. Sa me shume te vonoje zgjidhja, aq me shume shkurtohen afatet teknike dhe ceshtje ligjore, qe kthehen ne elemente te rendesishem.”

    Jeni pjese e opozites se bashkuar. C’garanci i jepni mazhorances qe nese plotesohen standardet dhe arrihet afati i 20 Shkurtit dhe mazhoranca mund te bej kete tolerim, qe opozita kryesore do te marre pjese ne zgjedhje?

    “Jam njohur dhe kam debatuar me perfaqesues te tjere te opozites, te cilet mbartin idene e domosdoshmerise se shtyrjes se zgjedhjeve, secili sipas afateve perkatese. Ajo qe mua me ka befasuar dhe qe humbet ekuilibrat dhe shkel marreveshjen e opozites, ka qene ngritja e tezes per renien e Republikes. Teza qe Republika po bie dhe me te vertete duhet nje strategji afatgjate bashkepunimi PD-PS, qe te zgjidhin krizen ne te gjithe elementet e saj. Jo se ne nuk jemi per zgjidhjen e krizes ne te gjithe elementet e saj, por nuk mund te jemi kurrsesi dakord qe te perdoret ose te krijojme nje krize te madhe, e cila zgjidh ca halle te vogla.”

    Gjithsesi, c’garanci jepni per t’u futur ne zgjedhje, nese plotesohen standardet?

    “LSI me plotesimin e kerkesave per listat dhe certifikatave, qe te behen e mundur realisht shmangia e cdo manipulimi, si dhe menje afat sa me te shpejt, qe krijon mundesi, LSI eshte e deklaruar qe do te futet ne zgjedhje.”

    Edhe pa PS-ne?

    “Absolutisht ne do te futemi ne zgjedhje, sepse ne kemi nje pergjegjesi perpara mijera kandidateve tane per keshilltare, te cilet presin te konkurrojne, para qindra kandidateve per kryetar komunash e bashkish, te cilet presin te konkurrojne. Por, ky eshte nje qendrim qe do te varet nga dy elemente; plotesimi i standardeve dhe koha e zgjidhjes se ketyre standardeve. Pasi nese vonojme shume shtyrjen e dates, ne cenojme standardet, pra afatet per listat. Keshtu qe shpejtesia ka nje ndikim. Por ne menyre absolute ne jemi per te zhvilluar zgjedhje brenda afateve kushtetuese, qe eshte 20 shkurti dhe do futemi ne zgjedhje. Te jeni te bindur per pergjegjshmerine e PS-se dhe te gjithe aleateve tane, qe edhe ata jane prej disa muajsh per pergatiten per zgjedhje. Ne 20 janari nuk do futemi edhe ne, pasi jane konsumuar afatet.”

    Citoj zotin Gjinushi: “20 shkurti i zotit Meta eshte si 20 janari i zotit Berisha.

    “Nuk dua te diskutoj per zotin Gjinushi. Po flas per LSI-ne, qe jemi nje force e pergjegjshme dhe thashe qe kemi pergjegjesi dhe kam bindjen absolute se Berisha nuk mundet duke ikur. Berisha mundet ne fushen e betejes, ne zgjedhje, jo duke shtyre zgjedhjet.”

    Cfare do te thoni me “Berisha nuk mundet duke ikur”?

    “Kam parasysh se po te plotesohen standardet, garantoj se opozita duhet te ndeshet ne fushaten elektorale dhe duhet te fitoj mbi Berishen. Natyrisht cdo perpjekje per t’iu shmangur ballafaqimit elektoral, eshte ikje.”

    Me keto qe thoni, keni pershtypjen se nje pjese e opozites nuk do gare?

    “Nese plotesohen standardet, shtyhet dhe data, atehere do te thote qe nuk duhet ballafaqim elektoral, gje te ciles ne nuk mund t’i shmangemi dot. Zgjedhjet do behen, sepse eshte detyrim kushtetues. Nuk mund te mbahet pushteti me kryetar komunash apo bashkish, te cilen nuk kane me mandat.”

    Qe te shpetoj Republika e pare, sipas Ben Blushit, ka mundesi per nje marreveshje. Ai eshte shprehur se duhet te kete nje marreveshje te madhe, e cila duhet te perfshije edhe zgjedhjen e Presidentit konsensual dhe duhet kuptuar se opozita eshte ne opozite deri ne 2009 dhe qeveria duhet te qeverise dhe ka nevoje deri ne 2009. A eshte kjo prishja e pare e marreveshjes mes partive opozitare?

    “Mendoj qe nuk ka ndonje drejtues te majte qe te kete bere takim elektoral dhe te mos kete artikuluar shprehjen qe opozita do te fitoj zgjedhjet lokale dhe do kaloje ne zgjedhje te parakohshme.”

    Blushi eshte shprehur se kemi mashtruar elektoratin dhe kemi bere gabim qe kemi folur per zgjedhje te parakohshme.

    “Ai beri shume mire qe u shpreh ashtu, por po them se ne jemi shprehur qe jemi te vendosur qe ky Parlament qe ka 32 deputete me procesverbale te falsifikuara, te dokumentuara edhe ne buletinin e KQZ-se, nuk e ka kredibilitetin dhe legjitimitetin e duhur per te zgjedhur Presidentin. Nese opozita bashkohet, ne kemi shansin qe vitin qe vjen te kemi zgjedhje te pergjithshme dhe keto zgjedhje behen te domosdoshme per shkak se shikojme edhe problemet qe ka brenda Kuvendit me legjitimitetin e tij. Duke pare kete situate, ky legjitimitet kthehet ne zgjedhje te pergjithshme. Ne momentin kur Sekretari Politik i PS-se del dhe ndryshon totalisht qendrimin, duke shkelur mbi marreveshjen, kesaj marreveshjeje i humbet serioziteti, humbet kuptimin e marredhenieve mes partive politike.”

    A keni kerkuar sqarim nga PS?

    “Nuk kemi kerkuar asnje sqarim. Kam degjuar edhe prononcimin e zotit Kastriot Islami per renien e Republikes. Natyrisht i vleresoj njerezit me eksperience politike dhe me nje angazhim real per te qene prezent ne media, duke shpjeguar konceptet e reja dhe duke i shpjeguar ato. Por une cmoj qe ajo qe qe ka ndodhur nuk eshte dicka e pranueshme nga LSI, ne kuptimin qe goditja e themeleve te nje marreveshje eshte mungese serioziteti. Besoj qe zoti Rama, qe eshte nenshkrues i kesaj marreveshje, por edhe lider te tjere te PS-se, te mos kene hequr dore nga respektimi i atyre pikave te asaj marreveshjeje. Kjo nuk eshte nje ceshtje personale mes meje dhe zotit Rama. Mendoj qe tryeza e partive opozitare qe do te mblidhet, do te kete si objekt shqyrtimi kete ceshtje.”

    Kur do te mblidhet kjo tryeze?

    “Ate e mbledhin udheheqesit. Une jam nje deputet i thjeshte.”

    A keni nje mbledhje te parashikuar?

    “Nuk kemi nje te tille, megjithese zoti Milo dhe zoti Ceka, jane shprehur publikisht per domosdoshmerine e ruajtjes ne menyre permanente te tryezes se partive opozitare ne kushtet e krijuara. Shkaku qe PS nuk e ka thirrur, do te thote se mbetemi te dyshuar se ka ndryshuar skemen e saj, ose nuk e ka cmuar te arsyeshme qe edhe ne kete situate krize, ka lene te zhvillohen proceset ne menyre spontane.”

    Ne situaten aktuale, LSI duket si krahu moderator dhe PS me konservator. Por duke pare ne menyre afatgjate, me Blushin qe flet per garantim te zgjedhjes se Presidentit, LSI mbetet ajo bllokuesja dhe kerkon prishjen e sistemit dhe moszgjidhjen e Presidentit.

    “Mendoj se nga nje institucion i deformuar, Kuvendi, qe quhet Parlamenti i Dushkut, nuk mund te burojne institucione te shendosha. Ne i qendrojme asaj qe Parlamenti i Dushkut eshte Parlamenti i Dushkut dhe nuk ka legjitimitetin e duhur. Ne njohim peshen ne Kuvend. Ne nuk jemi deklaruar per ceshtjen e Presidentit, por kemi thene qe gjithcka do te jete pjese e nje procesi dhe angazhimi kur te vije koha. Tani kemi zgjedhjet vendore perpara. Ne nuk kemi ndryshuar. Por do te shikojme se deri ku ka levizur politika e PS-se dhe pastaj do te mbajne qendrime. Por, ne kendveshtrimin tone zgjedhjet e parakohshme jane nje domosdoshmeri. Te majtet shqiptare nuk presin se si do te zgjidhim karrieren e nje njeriu, qe mund te jete ku edhe President, me 50-60 veta qe i vijne nga pas atje ne Presidence dhe te rrine ne opozite per vite te tera, per kater vjet, te gjithe te majtet, te cilet realisht per shkak te skemave te mega-Dushkut jane sot ne opozite.”

    Nano u shpreh se duhet konsensus nga opozita, Blushi tha se duhet marreveshje ku te parashikohet zgjedhja e Presidentit, zoti Pellumbi u shpreh per keto gjera.

    “Me pelqen te degjoj me teper zerat e atyre qe nuk e shikojne veten President i ardhshem. Ne kete rast eshte i perjashtuar zoti Blushi, por nuk eshte e veshtire te kuptohet se gjithe strategjia e Republikes se re, u finalizua me premtimin se do te ishte shume i kenaqur te votonte per zotin Nano. Ne nuk kemi asgje me zotin Nano, por nuk duhet te besojme qe nje pjese e konsiderueshme e ketyre njerezve, qe angazhohen maksimalisht per t’u kapur pas emrit te Nanos, e kane dhe aq shume hallin tek Fatos Nano. Besoj se kane hallin se nepermjet Fatos Nanos do te zhvillojne karrieren e tyre dhe per individe, te cilet nuk kane hyre ne politike nepermjet angazhimit konkret dhe kontributit real, por kane hyre per shkak te lidhjeve personale qe kane pasur me drejtues te ndryshem te opozites, por edhe te pozites, se edhe tek PD ka te tille. Keta njerez natyrisht kapen fort pas politikaneve te fuqishem per te zhvilluar karrieren e tyre.”

    Ketu futet edhe zoti Blushi?

    “Nuk mund te bej konkretizime. Jo se kam ndonje ndrojtje, por nuk jam dakord me deklaraten e zotit Blushi per shkak se kjo deklarate bie ndesh me marreveshjen e partive opozitare, elektoratit.”



    LSI eshte deklaruar se pjese e opozites kerkon sabotimin e zgjedhjeve. Ju ku i shihni keta, nga grupi i zotit Rama apo nga ai qe eshte konsideruar si grupi i zotit Blushi?

    “Nuk dua te bej klasifikime dhe ndarje ne grupime brenda PS-se apo brenda opozites. Kemi pasur parasysh te gjithe ata individe qe kane qene pjese e tryezes se partive aleate te majta dhe kur Meta shtroi ne tryeze alternativen e zgjidhjes, per te cilen ka kontaktuar edhe me perfaqesuesit e PD-se, Bamit Topi dhe Ilir Rusmajli, kur te nesermen keta individe ndryshe nga c’kane thene ne tavoline, dalin e thone ne shtyp se, ’20 shkurti i Metes eshte si 20 janari i Berishes’, si dhe artikulime te tjera. Ata individe jane ata te cilet me se shumti nuk kerkojne zgjidhje, por kerkojne qe gjerat te turbullohen sa me shume dhe qe zgjedhjet vendore te mos realizohen asnjehere. Nese kalon 20 shkurti, afati kushtetues dhe do te futemi ne nje situate teper me te veshtire per t’i dhene zgjidhje, nuk e di se kujt i sherben. Ne kemi qene kunder konfliktualitetit, sepse jemi te bindur se me se shumti ata qe nxisin konfliktet, kur vjen puna per t’u ballafaquar me realitetin, si ne vitet qe kane kaluar, ata ishin jashte shtetit apo neper ambasada.”

    Ju si e shikoni tezen e fundit per problemin e Republikes?

    “Problemi i Republikes lidhet me mundesite per te qene ne politike, sepse fakti se disa nga drejtues te PS-se nuk fituan, ka ndergjegjesuar pjesen tjeter te shpikin forma dhe mekanizma, te cilat i mbajne ne politike, sepse nepermjet proporcionalit behet nje grup brenda partise dhe behen deputete, sepse dhe zonat nuk jane me te sigurta. Por une mendoj se Republika nuk do te bjere dhe siguroj te gjitha palet dhe se zgjedhjet lokale do te zhvillohen, qe standardet kane per t’u plotesuar dhe qe Krishtlindjet dhe Vitin e Ri ta hane gezuar edhe ata qe jane te shqetesuar per kete pune, sepse reniet e republikave kane ndodhur shume vite me perpara.”

    Intervistoi Clirim Peka, marre nga “FAKT”

  5. #165
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    Doris Pak dihet që ka preferencë Saliun prej vitesh në Shqipëri... do presim që të kritikojë Saliun??!!
    ... nuk është ndonjë gjë e re, sepse me kohë janë bërë të ditura preferencat e saj në Shqipëri.
    Po ta kishe ndjekur pak me mire politiken shqiptare do ta dije qe Pack nuk ka patur ndonje dobesi per Berishen, perkundrazi, ajo deri 2-3 vjet me pare ishte nje nga zerat qe socialistet dhe ZP qe ti lexon u pelqenin te citonin per te sulmuar qendrimet e Berishes.

    Pack e vleresoi Dr. Berishen vetem pasi njohu per 8 vjet bemat e socialisteve shqiptare ne pushtet.

    Ajo qe me cudit mua eshte injoranca e atyre qe mbrojne ende qendrimin me idiotesk qe mund te mbaje nje politikan, e ca me pak nje kryetar i opozites. A ka budallallek me te madh se tu kerkosh publikish krereve te majte te pushtetit vendor qe te shkelin ligjin e te mos perpulojne listat e zgjedhesve?! A ka budallallek me te madh qe pak jave me pas te dalesh para shqiptareve dhe botes duke thene se ne po bojkotojme zgjedhjet sepse nuk ka respektim standartesh?!

    Eshte e kuptueshme per nje force politike qe te mbaje nje qendrim ndaj zgjedhjeve ne diten e mbajtjes se tyre ose pas mbajtjes se tyre, por nuk ke per te gjetur asnje precedent ne asnje vend te qyteteruar te bojkotimit te zgjedhjeve qe para 2 muajsh se te mbahen zgjedhjet. Kjo lloj politike eshte politike ekskluzive alla-Rama.

    Por ajo qe i ve kapak te gjithave, ajo qe tregon se cfare lloj derdimenesh udheheqin te majten shqiptare, eshte atehere kur dalin e thone se jane gati qe te hyjne ne zgjedhje ne 20 shkurt, por jo ne 20 janar. Mbase derdimenit Rama duhet ti fryje ne vesh ndonje burre me dy fara mend me shume mend se ne 20 shkurt eshte dita qe zonja Nexhmie vajton rrezimin e bustit te Shokut Enver, kurse gjithe shqiptaret festojne diten e rrenies perfundimtare te komunizmit!

    Tani qe LSI po hyn ne zgjedhje duke perfaqesuar te majten shqiptare, votat e te majtes do te shkojne per Meten ne 20 janar dhe Rama le te vazhdoje te mbaje ne dore flamurin e bojkotit parazgjedhur. Ku i dihet, mbase ne 21 janar e kupton qe me ate qendrim beri vetevrasje politike me doren e tij.

    Ne boten e qyteteruar, opozita mezi i pret zgjedhjet dhe ben te pamunduren qe ato te mbahen nje ore e me pare, kurse ne Shqiperi, opozita shqiptare nuk do qe te mbahen zgjedhje.

    Albo

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Data: 26/12/2006, ora

    Bojkoti i PS-së, peng i 2 konflikteve dhe 3 grupeve



    Rama, Ruçi dhe Gjinushi, po përkrahin bojkotin, për t’i dhënë kohë vetes të kontrollojnë PS-në e të paraqesin punistin Ylli Bufi si kandidat për president, ndërkohë që vetë Fatos Nano shpreson të paraqitet si president, duke mos kundërshtuar bojkotin, që do të shkatërronte karrierën politike të Edvinit. Përkrahës të bojkotit po shfaqen edhe Majko me Blushin, të cilët janë përfshirë në garë për kreun e PS-së, por për ta marrë këtë kolltuk, i duhet secilit të kontribuojë në vdekjen politike të kryetarit aktual të partisë



    Edhe pse situata politike po shkon në zgripin e vet, e vetmja tezë e pakundërshtueshme në të majtën shqiptare, ka mbetur teza e bojkotit, si e vetmja tezë mirëfilli antiperëndimore, por që u shkon për shtat të tre grupeve brenda Partisë Socialiste. Për shkak të një kapriçoje kushtetuese, zgjedhjet vendore, bien ne mesin e muajit janar, kur beteja e brendshme në PS është në kulmin e saj. Për t’i dhënë mundësi këtij konflikti të piqet e të zhvillohet deri në fund, në mënyrën më antikombëtare të mundshme, të te grupet e skicuara në PS kanë arritur marrëveshjen që të mbështesin bojkotin, krejt si azhurnimet në lojën e shahut. Konflikti i parë në PS është ai që zhvillohet në sfond presidencial e që duket se është pjesa kryesore e tortës që duket se do t’i përkasë opozitës. Edi Rama, Gramoz Ruçi dhe Skënder Gjinushi, nga e njëjta trajektore e trashëgimisë më të egër bolshevike, ka planifikuar Ylli Bufin, nënkryetarin aktual të Kuvendit, punistin dhe përzgjedhjen socialiste të të gjitha kohërave pluraliste, si presidentin e ardhshëm të emëruar nga PS, me sa duket meqë vlerësohet se ai do të ngrejë edhe pengesat e duhura institucionale, në mënyrë që të shkurtohen ditët e PS-së larg pushtetit. Por përballë, kësaj alternative, qëndron fort ëndrra donkishoteske e Fatos Nanos për t’u bërë kryetar shteti, dhe së bashku me shpurën e deputetëve që e mbështesin, ai duket se po fërkon duart me bojkotin e Edvinit (dhe po e inkurajon sa mundet), pasi zgripi i konfliktit i ofron Nanos edhe një rol të ri prej negociatori të mundshëm e presidencën si shpërblim të pretenduar. Por bojkoti i zgjedhjeve vendore dhe klima konfliktuale po pjek edhe konfliktin mes Pandeli Majkos dhe Ben Blushit, të cilët sigurisht nuk po zihen për karrigen e numrit dy të partisë. Ata japin si të sigurtë djegien politike të Edvinit, dhe mbi hirin e partisë, secili prej tyre pretendon primatin. Prandaj edhe, praktikisht me hedhje-pritjet e tyre politike, secili inkurajon bojkotin, si alternativë që afron fundin politik të Edvinit, por edhe banketin e hienave që vjen më pas. Konflikti presidencial si dhe ai për lidershipin e Partisë Socialiste kanë sjellë fatkeqësisht në një konsensus të gjerë për bojkotin si mundësinë e vetme për të konsumuar ndeshjen brenda tre grupeve. Por perspektiva nuk duket se ndalet me kaq. Faktorë të tjerë të së majtës janë të gatshëm të përfshihen në betejën për trofenë presidenciale si dhe atë të lidershipit të opozitës, dhe duket se kjo është shpresa e vetme për të nxjerrë të majtën nga kalcifikimi i qëndrimit bojkotues. LSI është e gatshme të ofrojë një kandidaturë të vetën për presidencialet e po ashtu edhe të marrë pjesë në zgjedhje, nëse ato mbahen me 18 shkurt, prandaj edhe ngjan se kemi shpresë se deri në fund të këtij viti, kur Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë një seancë të hapur plenare, nuk do të mbetet i gjithë vendi peng i bojkotit të tre grupeve brenda Partisë Socialiste si dhe i sjelljeve personale të Edvinit, që deri më tani s’u ngrit asnjëherë në rolin e një lideri të vërtetë të së majtës shqiptare.

    I.Nikolla




    55

  7. #167
    Ku vate 20 janari?

    Lidhur me daten 20 shkurt, a eshte partia demokratik me levizjen socialiste, apo eshte levizja socialiste me partine demokratike?

    A mundet njeri qe te na e sqaroje, ndriçoje, deftoje ...?

  8. #168
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2006
    Postime
    143
    o ne rast se berisha e leshon kariken ne menyre paqesore, te shkojne ne gjami e ne kisha te falemi

  9. #169
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
    Lidhur me daten 20 shkurt, a eshte partia demokratik me levizjen socialiste, apo eshte levizja socialiste me partine demokratike?

    ose jane te dyja kunder PS.

    LSI e di mire se nqs do me shume vota, duhet ti kerkoje ne trasten e PS, nga te "pakenaqurit".

    nuk do te çuditesha qe ne nje te ardhme relativisht te afert, LSI dhe PS te shkrihen perseri. pyetja qe lind vetevetiu eshte; kush do jete kryetari,
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  10. #170
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga adolfi
    o ne rast se berisha e leshon kariken ne menyre paqesore, te shkojne ne gjami e ne kisha te falemi
    adolf,

    ç'pune ka karrigja e berishes me zgjedhjet lokale?
    ku dhemb dhembi shkon gjuha, he?
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

Faqja 17 prej 32 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fragmente nga Shën Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  2. Spiro Moisiu njeriu më besnik i Enver Hoxhës
    Nga Antimafia në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  3. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  4. Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •