Close
Faqja 9 prej 32 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 313
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-10-2006
    Postime
    2

    Gjëndja përpara zgjedhjeve në Shqipëri

    Mendova te hapja kete teme per gjendjen aktuale perpara zgjedhjeve ne shqiperi

  2. #82
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Bob Hend: Kompromisi mes pozitës dhe opozitës i paarritshëm

    Intervistoi Ilir Ikonomi
    16-12-2006



    Bob Hand, Këshilltar i Komisionit amerikan të Helsinkit këtu në Uashington, thotë se midis dy partive politike kryesore në Shqipëri ka aq shumë mosbesim saqë të dyja ato i kanë ngurtësuar së tepërmi pozitat duke e bërë kompromisin të paarritshëm. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Hand tha se është i skandalizuar nga situata e krijuar.

    Zëri i Amerikës:
    Zoti Hand, qeveria e kryeministrit Sali Berisha insiston se zgjedhjet duhet të mbahen brenda periudhës kohore që përcakton kushtetuta dhe nuk mund të shtyhen. A mendoni se ka vend për kompromis?

    Bob Hand:
    Në politikë, kompromisi është pikërisht ajo duhet kërkuar prandja mendoj se është jashtëzakonisht për të ardhur keq që Shqipëria përsëri gjendet përballë afatit kushtetues për mbajtjen e zgjedhjeve deri më 20 janar. Në të njëjtën kohë, kushtet për zhvillimin e zgjedhjeve në një kohë të tillë janë mjaft të këqia. Mendoj se duhet arritur një kompromis sa më shpejt që të jetë e mundur dhe kjo është një nevojë absolute. Nuk ka kohë për të humbur që të shihet se cilat janë mundësitë për mbajtjen e zgjedhjeve brenda afatit të caktuar si dhe për të parë nëse ekziston ndonjë rrugë ligjore që do të lejonte caktimin e ndonjë date alternativë. Nuk do të dëshiroja të bëja ndonjë pohim kategorik nëse zgjedhjet duhen mbajtur deri më 20 janar apo më vonë, por sa më shumë që kalojnë ditët, aq më shumë do të shtohen problemet rreth këtyre zgjedhjeve: ato ose do të vonohen ose do të jenë të këqia, por e mira do të ishte që të mos lejohet keqësimi i një situate të tillë.

    Zëri i Amerikës:
    Zoti Hand, opozita ka shprehur shqetësimin se zgjedhjet nuk mund të zhvillohen pa disa standarde bazë siç janë përmirësimi i listave të zgjedhësve apo certifikatat e përshtatëshme, prandaj ata refuzojnë të marrin pjesë në zgjedhje. Sa legjitime janë shqetësimet e tyre?

    Bob Hand:
    Mendoj se përmirësimi i listave të votuesve është një shqetësim i ligjshëm dhe kjo është diçka për të cilën është punuar prej një kohe të gjatë. Për fat të keq, ka patur një mungesë të plotë marrëveshjeje se si duhet vepruar për të hartuar si duhet listat e votuesve, gjë që është një detyrë e thjeshtë. Prandaj mendoj se ky është një shqetësim legjitim për të cilin opozita dhe qeveria duhet të kishin rënë dakord. Eshtë me tëvërtetë zhgënjyes fakti që ato nuk arrijnë të bien dakord për diçka kaq të thjeshtë si kjo. Përsa u përket disa akuzave të tjera, unë kam parë të tilla edhe më parë por nuk mund të them nëse janë apo jo të vërtetata sepse është e lehtë të bësh deklarata por ata duhet të paraqesin dokumente për të gjitha këto. Sidoqoftë mendoj se kemi të bëjmë me një mungesë besimi nga të dyja palët, gjë që është jashtëzakonisht për të ardhur keq dhe kundërproduktive për vendin.

    Zëri i Amerikës:
    Zoti Hand, a mund të mbahen zgjedhjet pa pjesmarrjen e opozitës?

    Bob Hand:
    Nëse një proces zgjedhor bojkotohet, kjo do të ishte diçka jashtëzakonisht e rëndë, do të ishte një gabim serioz për opozitën ashtu siç do të ishte një gabim për partinë në pushtet kur ajo thot se zgjedhjet nuk mund të ndalen, duke nënkuptuar se pavarësisht nga të metat e procesit zgjedhor, pavarësisht nëse ato do të riparohen apo jo, ajo deklaron se nuk do t’i ndryshojë planet por do të vazhdojë dhe do t’i fitojë zgjedhjet. Çështja është se, jo vetëm zgjedhjet, por krejt situata e përgjithshme politike në Shqipëri është aq e polarizuar dhe ka aq shumë mungesë besimi saqë të dyja palët i kanë ngurtësuar tashmë së tepërmi pozitat dhe kjo do ta bëjë tepër të vështirë arritjen qoftë edhe të një kompromisi praktik për këto zgjedhje. Fjala që do të përdorja në këtë rast është se jam i skandalizuar nga situata e krijuar. Zgjedhjet në Shqipëri unë i kam vëzhguar që nga viti 1991 duke inkurajuar vazhdimisht arritjen e progresit në vend. Ne kemi parë përparim të madh në Shqipëri, sidomos në 6 vitet e fundit në aspektin e zgjedhjeve si dhe në aspekte të tjera të zhvillimit por tani e gjithë kjo po vihet në rrezik. Pasojat e kësaj janë shumë të mëdha, së pari për integrimin e vendit në Evropë. Shqipëria kaloi një pengesë në vitin 2005 me zgjedhjet e zhvilluara në atë kohë por kjo nuk do të thotë që ata duhet të kthehen përsëri tek loja e vjetër. Përkundrazi ata duhet ta ruajnë momentin e fituar. Desha të them edhe diçka. Këto janë zgjedhje lokale, të cilat kanë të bëjnë me çështje të nivelit vendor, pra që nuk mund të kthehen në burim të një krize me përmasa kombëtare. Për këtë arësye unë jam jashtëzakonisht i zhgënjyer dhe i skandalizuar me mënyrën se ku ka arritur gjendja politike e vendit.

    Zëri i Amerikës:
    Zoti Hand, duket se OSBE-ja nuk dëshiron të ndërhyjë për të luajtur rolin e arbitrit në këtë krizë të fundit. Mendoni se ajo duhet ta luajë një rol të tillë?

    Bob Hand:
    OSBE-ja ka luajtur një farë roli dhe do të luajë rol – çështja është nëse ata do të ndërhyjnë dhe do të arbitrojnë këtë mosmarrëveshje. Mendoj se askush në komunitetin ndërkombëtar nuk ka ndonjë detyrim të ndërhyjë për ta bërë këtë. Kjo është bërë shumë herë në të kaluarën. Nëse nuk gaboj, diplomatët e huaj ndihmuan në arritjen e marrëveshjes së gushtit për çështjen e zgjedhjeve. Por nëse udhëheqja politike e të dy krahëve në Shqipëri nuk mund të arrijë marrëveshje pa ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar, atëhere kemi të bëjmë me diçka serioze. Prandaj, nëse komuniteti ndërkombëtar vendos t’i lejojë udhëheqësit e të dy krahëve të përballen me pasojat e pamundësisë së tyre për të gjetur kompromis, unë nuk do ta vija në pikëpyetje një vendim të tillë.

    Zëri i Amerikës:
    Zoti Hand, çfarë duhet të bëjë në thelb Shqipëria për t’i kapërcyer këto probleme?

    Bob Hand:
    Eshtë shumë e vështirë të thuash se çfarë kërkohet për ta kapërcyer një problem të tillë. Ky problem është mjaft i rrënjosur dhe nuk duket që në ndonjërin krah të ketë një zë të arësyes. Por në fund të fundit mendoj se duhet të jetë populli i Shqipërisë ai që duhet të thotë fjalën e tij, t’u thotë politikanëve se është i lodhur me këto gjëra, se ai kërkon një politikë të ndryshme në vendin e tij, të ndryshme nga ajo që po shohim sot. Nëse unë jam i skandalizuar nga ajo që dëgjoj është e lehtë të përfytyrohet se si duhet të ndihen njerëzit në Shqipëri nga ajo që lexojnë dhe dëgjojnë çdo ditë.

  3. #83
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga orkida
    Mendova te hapja kete teme per gjendjen aktuale perpara zgjedhjeve ne shqiperi
    Ke gjetur forumin e përshtatshëm Orkida... tamam ndeshje BOKSI po bëhet për zgjedhjet... temë sportive.

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Flet Adrian Kokalari, kandidat i PD për kryetar bashkie në qytetin e Gjirokastrës


    Kokalari: "Vizioni im, mundësi dhe shanse të barabarta për të gjithë"


    Dt. Lindja 25.04.1964

    V. Lindje Gjirokastër

    V. Banimi Lagjja "Palorto", Gjirokastër


    Punësimi:


    06.2006 në vazhdim Drejtori i Ndërmarjes KESH sh.a, Gjirokastër

    12.2005-06.2006 Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës Gjirokastër

    2001 - 12.2005 Specialist ekonomie pranë Albtelekom sh.a, Gjirokastër

    1994 - 1997 Doganier pranë Doganës Kakavi, Gjirokastër

    1988 - 1994 Ekonomist pranë PTT-së, Gjirokastër


    Arsimimi:


    1983-1987 Fakulteti Ekonomik, dega Ekonomi për Industrinë, Tiranë

    1978-1982 Gjimnazi "Asim Zeneli", Gjirokastër


    Kualifikime, gjuhë e huaj:


    Anglisht, italisht, kurse kompjuteri.

    - Zoti Kokalari, cilat janë motivet e kandidimit tuaj për kreun e Bashkisë së Gjirokastrës si përfaqësues i PD-së?


    Janë një sërë arsyesh, faktorësh dhe rrethanash që më çuan në këtë zgjedhje. Si pjesë e komunitetit të këtij qyteti, shoh që Gjirokastra po kalon një periudhë të vështirë. Nga viti në vit qyteti po tkurret, vlerat po zbehen, shndërrimi në kah negativ dhe degradimi është i dukshëm.

    Këto konstatime nuk kanë të bëjnë me anën e jashtme të gjërave, por, fatkeqësisht, janë shtrirë thellë, duke prekur jetën e qytetit në shumë drejtime. Shqetësimi më i madh për mua personalisht dhe për shumë qytetarë të tjerë është shterrimi i burimeve njerëzore nga njëra anë, dhe mendimi për t'u larguar nga Gjirokastra nga ana tjetër, me bindjen se "këtu nuk jetohet".

    Këto fakte e shumë të tjera më kanë ngacmuar prej kohësh, ndaj, së pari, kandidimi im për këtë post erdhi si reagim qytetar ndaj gjendjes së sotme, me dëshirën për ta ndryshuar atë. Së dyti, dëshiroj dhe shpresoj t'u jap qytetarëve një vizion të ri, ku ata të gjejnë veten dhe të kenë mundësi të ndërtojnë të ardhmen. Këto arsye, bashkë me mbështetjen dhe përkrahjen që më dhanë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike, më shtynë të bëj këtë zgjedhje për të qenë kandidat për postin e kryetarit të Bashkisë.


    -Problematika e qytetit të Gjirokastrës në fokusin tuaj?


    Problemet dhe mangësitë janë të shumta, por mbi të gjitha, komuniteti i Gjirokastrës ka rënë në plogështi. Qytetarëve u ka humbur interesi, u ka humbur besimi tek ata që i drejtojnë. Ajo që kemi parë deri tani nga drejtuesit aktualë, janë vetëm akuza ndaj institucioneve të ndryshme si shkaktarë të shkatërrimit të qytetit, buja e zhurma në përurime, prerja e shiritave, kursimet e Bashkisë, stërzmadhime të llojeve e tipave nga më të ndryshmet, nga të cilat qytetari ka prekur shumë pak. Komunitetit, me pak fjalë, i mungon një pushtet lokal që të punojë për ta. Ata drejtohen nga pushtetarë që po i mashtrojnë me inaugurime nga dy-tre herë të galerive të arteve, drejtohen nga një pushtet në shërbim të një partie, një pushtet lokal në krizë, ku mungon fryma e re, ku mungojnë idetë, konkurrenca dhe mbizotëron "njëshi", nga i cili varen të gjithë.

    Ajo që unë u ofroj qytetarëve, është kthimi i vlerave të munguara në këtë institucion. Dhënia e mundësive dhe shanseve të barabarta për të gjithë ata që kanë aftësi të bëjnë diçka, pa u bazuar mbi kritere partiake.


    - Ku konsiston platforma juaj elektorale?


    Dua të saktësoj se ajo që unë përfaqësoj dhe ofroj, nuk është platformë vetjake. Ajo është ndërtuar duke marrë për bazë mendimin e shumë specialistëve, ekspertëve, intelektualëve që e njohin mirë qytetin dhe mundësitë e zhvillimit të tij. Pjesa muzeale, pa dyshim, që është në qendër të platformës sime. Përfshirja e saj në fondin e trashëgimisë kulturore botërore (UNESCO) hap shumë drita jeshile. Me një menaxhim më të mirë, reklamim më të madh, kujdes dhe më tepër vëmendje, qyteti që ne kemi mund të ofrojë shumë për qytetarët e tij. E kam fjalën për turizmin kulturor, zhvillimi i të cilit thuajse nuk ekziston. Dëgjojmë përditë publicitetin e madh për interesim të të huajve, por infrastruktura e duhur për zhvillimin e këtij turizmi mungon.

    Besoj se faza sensibilizuese është kaluar, tanimë Gjirokastra ka nevojë për gjëra konkrete. Hapi i parë është hedhur në çeljen e fondit 1,2 milion dollarë nga qeverisja e PD, hap që duhet ndjekur nga krijimi i lehtësive të tjera, fare të thjeshta në dukje, por me shumë rëndësi, si: guida turistike që mungon, një zyrë turistike në zonën muzeale, e shumë të tjera për të cilat nuk po ndalem, bazat e të cilave duheshin realizuar kohë më parë.

    Investimet në infrastrukturën rrugore, shëndetësore, arsimore, politikat sociale, gjallërimi i jetës kulturore, aktivizimi i të rinjve në të gjitha drejtimet e jetës në qytet, janë pikat e tjera të platformës.

    Formatimi i institucionit të Bashkisë, ndryshe nga ai ekzistues, duke e kthyer atë në një institucion që t'u shërbejë qytetarëve dhe ku punohet për të mirën e tyre, ku qytetarët të gjejnë një derë ku ata të trokasin dhe të marrin përgjigje për hallet dhe problemet e tyre.


    - Së fundi, mesazhi juaj për qytetarët e Gjirokastrës?


    Unë, elektoratit gjirokastrit, do t'ia kërkoj votën, së pari, si Adi, njeriu që ata njohin dhe që shohin përditë, si një qytetar që kërkon besim dhe mbështetje për të ndryshuar Gjirokastrën. Jam një nga anëtarët e këtij komuniteti, që e sheh me dhimbje dhe keqardhje shndërrimin e qytetit dhe kandidoj për të kthyer shpresën.

    Nuk janë kryesoret arsyet politike për të cilat unë kërkoj votën, por janë dhe arsyet civile. Unë kam energjitë dhe forcën, vizionin dhe idetë, mendimet dhe mundësitë, por mbi të gjitha dëshirën për të parë Gjirokastrën ndryshe. Unë e shikoj Gjirokastrën si qytetin që mund t'i kthehet shpresa, si qytetin që do të vazhdojë të prodhojë intelektualë. Pikërisht për këtë kërkoj të më jepet shansi të jap kontributin tim, së bashku të futim një mendësi të re në drejtimin e Bashkisë, larg metodave autoritare, vështrimit dhe gjykimit të ngushtë që ka drejtuar deri tani.

    Garancia ime për të realizuar të gjitha këto sa thashë, nuk është vetëm aftësia në profesion, përvoja në punë, menaxhimi i mirë, por garancinë më të madhe e kam tek vlerat e të kaluarës së Gjirokastrës, mishëruar tek familja ime, por edhe të së tashmes, mishëruar në moshën time, bashkëpunëtorët e mi dhe tek të gjithë ata intelektualë, specialistë, të rinj e bashkëqytetarë të mi, që janë lodhur nga monotonia e fjalimeve boshe, nga butaforizmi dhe sjellja arrogante e atyre që nuk e kanë kuptuar ende në ç'kohë jetojmë.

    Përgatiti: Halil RAMA

    rd

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    ----------------------------
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akili-A : 17-12-2006 më 04:10

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Ideja e kryesocialistit Edi Rama, për të përballur turmat popullore në 20 janar me qeverinë, nuk lejohet nga Brukseli dhe Uashingtoni.

    Pas deklaratës së Presidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE zotit Lennmarker që tha në formë urdhëri që opozita duhet të futet në zgjedhjet e datës 20 janar 2007 pa bërë asnjë fjalë, një parti serioze e së majtës ka kërkuar që të mos prishen me ndërkombëtarët, pra të futen në zgjedhje. Gjithashtu Lennmarker shtoi pardje që edhe kryeministri të ulet e dëgjojë kerkesat e partive të majta për t’i plotësuar në kohë rekord deri të henën , pra nesër në seancën parlamentare të pasditës.
    Kryeministri Berisha e kuptoi mirë ultimatumin e OSBE dhe të krejt ambasadorëve të huaj që vendosin fatin e vendit tonë, por dhe për karrierën e sejcilit politikan shqiptar. Mënjëherë ai ripërsëriti me gojën e Bamir Topit, kryetarit të grupit parlamentar të PD se ishte gati të lëshonte edhe më shumë nga litari i tij vetëm që opozita të futet në zgjedhje.

    Por në kampin e opozitës Ilir Meta, ish-kryeministër dhe lider i LSI e ka marrë mesazhin e qartë se duhet që të futet në zgjedhjet e datës 20 janar 2007. Duke qenë me eksperiencë më të madhe se Edi Rama, kryetari aktual i Partisë Socialiste, zoti Meta nuk e ka diskutuar dy herë deklaratën e Presidentit të Asamblesë parlamentare të OSBE Lennmarker, por ka insistuar tek lideri i PS-së që nuk duhet të bëjmë armiqë komunitetin ndërkombëtar, pasi çdo gjë do të shkojë minus për opozitën në të ardhmen.

    Po kështu ende nuk dihet se çfarë ka biseduar ambasadorja amerikane Ries në Tiranë me kryeministrin Berisha, por dhe cilin prej kryetarëve të partive të majta ka thërritur duke i hequr veshin për vendimin që të mos futen në zgjedhje me datë 20 janar, ndërkohë që shkelet Kushtetuta.

    Ndonjë drejtues partie në koalicionin e majtë që njihet për ekstremizëm në raport me Berishën ka këmbëngulur që të mos futemi në asnjë mënyrë në zgjedhje, pasi “ Saliu do të na i vjedhë dhe më pas nuk kemi se çfarë të themi”.

    Burime të besueshme nga stafi i ish-kryeministri Nano dhe ish-lider i PS treguan mbrëmë për “Koha Jonë” se zoti Nano do të dilte këtë javë që po vjen me një deklaratë shtypi kundër Edi Ramës, i cili po e shkatërron Partinë Socialiste për interesa të tijat personale e në favor të karrikes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Duke shfrytëzuar deklaratën e zotit Lennmarker të OSBE zoti Nano do të sulmonte kryeministrin Berisha, por kryesisht Edi Ramën që nuk di se ku e çon Partinë Socialiste e gjithë opozitën.

    Me sa duket, tregojnë po këto burime, nëse opozita futet në zgjedhje atëhere deklarata e Nanos nuk do të bëhet, pra folja “ do të dalë” shkon tek “ do të dilte “ që përkthehet se ai pret ditën e nesërme se si do të vendosë PS e Edi Ramës.

    Nesër është seanca e fundit para fillimit zyrtar të fushatës zyrtare të zgjedhjeve elektorale vendore, ndaj pritet që nesër palët të gjejnë konsensus për rekomandimet e OSBE ose më saktë për ultimatumin e tyre që buron nga Ëashingtoni dhe Brukseli, dy kryeqendrat botërore të vendimmarrjes politike . Në shtabin elektoral të opozitës ka patur debate të forta në lidhje me kerkesën e komunitetit ndërkombetar që të futen patjetër në zgjedhje me 20 janar.

    Një pjesë e madhe e tij , bashkuar rreth Edi Ramës, kanë vendosur që të mos tërhiqen prej protestës së 20 janarit që do të thotë për të mos u futur në zgjedhje.

    Siç duket ftohtësia dhe logjika e ish-kryeministrit Meta, i cili mësohet se ka thënë që “do të humbim mbështetjen ndërkombetare nëse nuk zbatojmë porosinë e Presidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE që të futemi në zgjedhje, por ne të kërkojëm të henën me çdo mënyrë nga kryeministri të henën në Kuvend plotësimin e kerkesave tona, që janë me të zbatueshme”, pra e gjithë kjo logjikë e kreut të LSI ka sjellë një turbullim në selinë rozë.

    Një zyrtar i selisë rozë ka theksuar se mes Edi Ramës dhe Ilir Metës ka patur debate të forta dje rreth deklaratës së zotit Lennmarker. Debateve dje në opozitë Meta iu është përgjigjur se LSI mund të futet edhe e vetme në zgjedhje nëse ju nuk kuptoni mesazhin e prerë ndërkombetar për t’u futur në zgjedhje.

    Pas kësaj mësohet se çoroditja në kampin e majtë ka vazhduar deri në darkë, kohë kur shumica e opozitës po mendon se si të gjejnë një mënyrë për t’u futur në zgjedhje , por dhe pa u djegur prej kryeministrit Berisha.

    Krahur radikal në PS e në PSD i mbetet variantit për protesta ditën e zgjedhjeve duke e futur në një kaos politikën e kryeministrin. Mbetet për tu parë nesër në Kuvend se deri ku do të lëshojnë PD e PS dhe më pas tabloja do të jetë e qartë : ose zgjedhje me datë 20 janar me të gjitha partitë ose zgjedhje me mazhorancën e LSI përballë kryeministrit !

    E Shtune 17 dhjetor 2006

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edvini eshte nje sadist aq i tmerrshem sa ne kasaphane e con gjith popullin e terr sja ben syri..
    saliu me topat e tij ala skan idene se me ke kan te bejne..
    nje dy saliu i permend edvinit myslym pezen..

    ai ate do.. sepse ta njehsosh edvinin me bab myslymin i ke bere nder.. eshte si ti thuash krokodilit ..ik more kaproll qe ha dushk..
    edvini nuk ben kot pezoizem e bab myslimoizem.. se llogarit aty votat e mijra mijra mijra ndroqo pezo baldushko katunarve.. te provinces se tiranes bile dhe kavajes peqinit e rrogozhines..
    ishte si ishte bab myslymi ai la nje emer..
    ai nuk eshte themeleues i diktatures gjakatare.. por thjesht nje ish luftetar qe u trajtua si nje cjap qe u mbajt ne stallo-vitrin nga enveri per ti treguar popullit se un xhaxh enveri e du fort bab myslymin.. e me kte kishte djallezine brenda.. se pikerisht bab myslymit ja vrau mikun e shpis mustafa gjinishin ..

    duket qe keshilltaret e saliut nuk kan aftesine te kuptojne se te perdoresh emrin e bab myslymit si sharje per edvinin eshte gaf.. dhe e rende..
    kur ta shash dike duhet te kesh punuar me pare .. per sqarimin e popullit..
    sdime ne qe saliu te ket folur ndonji here per pezen e te kete vene ne kandar personalitetet e pezes..
    bab myslymi ka simpatizante ne tiran e rrethina e saliut nuk i duhej te krruhej me te ngratin bab myslym..
    ai e ka perballe enverin e ri me te ndyre se vet enverin..dhe vete hedh shashka kot kunder myslym pezes..
    i pagdhendur..
    keshilltare qe skan turp te marrin rroge pa keshilluar kurre..
    ja dhuron voten e tiranso ndroqo pezakve edvinit..
    hajvan..

    leshko..

    i ceket ne histori..


    autogolist.. i afte..

    shko i tha argites si cjapesha te kasapi.. e i dh.jeu punet tere pd-se se ngrate..
    na edvin pikerisht tani qe te duhet shume me ma kie nanen.. policine ndertimore..

    ku jeni o 40 keshilltaret e hekalit.. o m.uta qe hani buken e popullit kot..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 17-12-2006 më 04:44

  8. #88
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    Opozita, protesta të modelit “gjeorgjian”.


    A.R
    16-12-2006


    Miting i opozites ne Tirane



    Mbështetësit e PS-së dhe të opozitës në përgjithësi do të përgatiten për të filluar protestat, nëse maxhoranca nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i saj i deritanishëm, për të mos shtyrë datën e zgjedhjeve vendore. Kjo çështje ishte pjesa kryesore e diskutimit në mbledhjen e kryesisë socialiste, ku ishin të pranishëm drejtuesit e degëve lokale të PS-së, të cilët kanë marrë udhëzimet përkatëse, për mënyrën sesi do të organizohen protestat paqësore, nëse qëndrimet e maxhorancës do të mbeten të pandryshuara. Burimet nga mbledhja e kryesisë që u zhvillua me dyer të mbyllura, konfirmuan se nisja e protestave në fjalë, do të jenë në varësi edhe të qëndrimit të ndërkombëtarëve lidhur me ecurinë e mëtejshme të procesit zgjedhor. Ndërkohë, gjatë kësaj kohe, edhe pse do të fillojë zyrtarisht fushata zgjedhore, PS nuk do të bëjë prezantimin e kandidatëve të saj për kryetarë bashkish e komunash.

    Sipas planit të PS-së, protestat do të fillojnë në bashki e komuna, ku mbështetësit e saj dhe të koalicionit të majtë, do të protestojnë për problemet sociale që vështirësojnë jetën e qytetarëve këtë dimër, siç janë ndërprerjet e gjata të dritave apo edhe të ujit të pijshëm, duke mos lënë mënjanë edhe ngritjen e zërit për nivelin e ulët të jetesës. Mitingjet e opozitës, pritet të kenë përmasa të zgjeruara dhe masive, në 20 janar, datën e dekretuar nga kreu i shtetit për zhvillimin e zgjedhjeve për qeverisjen vendore, nëse nuk do të arrihet një kompromis për shtyrjen e tyre në një datë tjetër, kërkesë kjo e ripërsëritur nga opozita prej kohësh. Protesta e madhe e 20 janarit, e tipit “gjeorgjian” apo Revolucioni Portokalli, pritet të jetë masive, duke u zhvilluar përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, deri në bulevardin “Zogu i Parë”.

    Dy ditë më parë, në një emision televiziv, disa nga eksponentët kryesorë të PS-së, theksuan se opozita është e vendosur të ngrejë zërin e saj kundërshtues për këtë proces zgjedhor që nuk po zhvillohet sipas standardeve, edhe duke protestuar në mënyrë paqësore. Kështu, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Pandeli Majko tha se procesi i legjitimitetit nuk e ndalon protestën. Edhe deputeti i PS-së, Erion Braçe tha se kryeministri Berisha do ta ketë opozitën përballë në zyrën e tij, e kudo. Diskutimit për fillimin e protestave i janë përfshire edhe partitë aleate.

    Kryetari i PAD-së, Neritan Ceka është shprehur se protestat janë tërësisht normale. Edhe kryetari i LSI-së, Ilir Meta, gjatë një takimi të zhvilluar dhe me shefin e Misionit të OSBE-ODIHR-it, është shprehur se standardet për zgjedhje të rregullta duhen plotësuar me çdo kusht. Asnjë prej partive aleate, nuk e ka përjashtuar formën e protestës në mënyrë paqësore, duke e parë si të vetmen rrugëzgjidhje kundrejt thirrjes se vazhdueshme drejt qeverisë, për plotësimin e standardeve.

    Nese ka nje person qe mbron me perkushtueshmeri krimin e veshur me politike, ai eshte Rama.
    Nese ka nje grupim politik qe mbron kreret e krimit, kontrabandes dhe korrupsionit, ajo eshte PS dhe aleatet e saj.

    Pas zgjedhjeve te 3 korrikut dhe per me teper pas ndryshimeve ne PS, pritej qe pozita dhe opozita te bashkepunonin ne te gjitha fushat qe kishi te benin me denimin e krereve te krimit, kontrabandes dhe korrupsionit, mirepo ne te vertete ndodhi e kunderta.
    PS jo vetem qe nuk ndryshoi kurs, por perkundrazi e thelloi dhe me shume ate ne drejtim te mbrojtjes dhe perligjjes se aktiviteteve kriminale te shume prej politikaneve te saj te perfolur dhe idhjeve te tyre me krimin e organizuar.
    Gjithe opinioni zyrtar perendimor cilesonte Shqiperine nen qeverisjen e majte si kampion europian te krimit, tafiqeve, kontrabandes, korrupsionit, droges etj.
    Sic duket ky ishte shkaku qe Rama erdhi ne krye te PS, per te perligjur mbrojtjen e atyre personave te cilet u akuzuan nga opozita dhe pozita e athershme (PS).
    Rama po arrin me sukses te shpetoje nga ligji dhjetera drejtues te niveleve te ndryshme te ish-pozites dhe po e shpengul vemendjen e opinionit tek probleme me "madhore" qe ka vendi.
    Mbrojtja me e mire eshte sulmi dhe kete ish-komunistet e njohin shume mire.
    Ketu qendron dhe dobesia e pozites me ne krye PD, te zvarritja e denimit te krimit, kontrabandes dhe korrupsionit te ish-zyrtareve te larte te qeverisjes se meparshme, jo per hakmarrje politike por per hir te votes qe u mor me 3 korrik 2005.
    Duart e pastra nuk duhet te mbeten te tilla vetem neper fushata zgjedhore.
    Nuk mund te gjendet justiikimi se ja na pengon Prokurori i Pergjithshem qe ne te pastrojme duart.
    Perndryshe krimi, kontrabanda, korrupsioni dhe trafiqet vetem se do te shtohen e fuqizohen dhe duart e pastra do te mbesin vetem nje subjekt perrallash per nete te gjata dimri pa drita edhe ne vitin 2020.
    Me zgjedhesit dhe ligjin duhet treguar konsekuence!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 17-12-2006 më 07:19

  9. #89
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS
    Nese ka nje person qe mbron me perkushtueshmeri krimin e veshur me politike, ai eshte Rama.
    Nese ka nje grupim politik qe mbron kreret e krimit, kontrabandes dhe korrupsionit, ajo eshte PS dhe aleatet e saj.
    Pikërisht këto thoshit edhe kur ishte Nano (për Nanon) dhe tani as e përmend njeri prej politikanëve tuaj... jo vetëm kaq, por e propozoni për president Nanon, kështu që asgjë nuk na çudit me llogjikën që keni me liderin tuaj në krye.
    Nëse PS-ja mbron krerët e krimit dhe korrupsionit, Sali Berisha dhe PD-ja janë kondrabandistët e FAKTUAR në shërbim të Sërbisë dhe Malit të Zi, në kundërshtim me OKB-në dhe embargon e vënë ndaj sërbëve... kjo ka një titull akoma më të rëndë sesa krimi brenda në Shqipëri, kjo ka emrin TRADHTI KOMBËTARE... kështu që merruni me krimet tuaja që kryeni në kurriz të kosovarëve duke ndihmuar vrasësit e tyre sërbë që të kalojnë periudhat e vështira të embargove.
    Kur keni dhe ju gojë të flisni, mos mbetet asnjë pa folur në BOTË.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Humdinger : 17-12-2006 më 10:52

  10. #90
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Një parti e koalicionit të majtë në prag të futjes në zgjedhje, pa PS

    Tërhiqet Opozita nga protesta.Krizë në koalicionin e majtë

    Ideja e kryesocialistit Edi Rama, për të përballur turmat popullore në 20 janar me qeverinë, nuk lejohet nga Brukseli dhe Uashingtoni.



    Pas deklaratës së Presidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE zotit Lennmarker që tha në formë urdhëri që opozita duhet të futet në zgjedhjet e datës 20 janar 2007 pa bërë asnjë fjalë, një parti serioze e së majtës ka kërkuar që të mos prishen me ndërkombëtarët, pra të futen në zgjedhje. Gjithashtu Lennmarker shtoi pardje që edhe kryeministri të ulet e dëgjojë kerkesat e partive të majta për t’i plotësuar në kohë rekord deri të henën , pra nesër në seancën parlamentare të pasditës.

    Mare nga KJ


    HAhahaha e hengeri Eudshka kujtoi se eshte bere deti kos edhe to beje prostesta ai.

Faqja 9 prej 32 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fragmente nga Shën Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  2. Spiro Moisiu njeriu më besnik i Enver Hoxhës
    Nga Antimafia në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  3. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  4. Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •