Close
Faqja 8 prej 32 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 313
  1. #71
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Plani “B” i opozites, protesta me 20 janar

    E Premte, 15 Dhjetor 2006

    Drejtuesit me te larte te se majtes jane shprehur se nuk do te lejojne shkeljen dhe dhunimin e votes nga ana e mazhorances, duke zbardhur edhe planin rezerve ne rast se nuk arrihet kompromisi: “Berisha do na kete perballe ne zyre, ne rruge e kudo; perfaqesuesit e pushtetit diktatorial nxirren me cdo mjet nga zyra”

    Edlira PRENDI

    Opozita ka vendosur t’i pergjigjet me te njejten monedhe Berishes, qe refuzon te shtyje daten e zgjedhjeve per plotesimin e standardeve. Protesta popullore diten e zgjedhjeve, madje edhe perpara zyres se kryeministrit, do te jete skema e te majteve per te perballuar invazionin e paligjshem, sipas saj, te qeverisjes se djathte. Keshtu, mbreme eshte zbardhur fakti, se opozita ka nje plan rezerve, ne rast se negociatat shkojne keq dhe zgjedhjet mbahen ne 20 janar. Lideret e se majtes kane pohuar per here te pare ne intervistat e dhena per emisionin “Top Story” se, ne rast se mazhoranca do te mbaje zgjedhje ne afatin e dekretuar nga Presidenti, vendi do te perfshihet nga trazira dhe protesta te medha, duke paralajmeruar zhytjen e vendit ne erresiren, tashme te harruar, te vitit 1997. "Ne asnje rast nuk mendojme se skenari yne do te jete si ai i 14 shtatorit te '98-es per te nderprere procesin. Por procesi i legjitimitetit nuk e ndalon protesten”, ka deklaruar sekretari i Pergjithshem i PS-se, Pandeli Majko. Ai ka nenvizuar se opozita deshiron qe ky proces te kete brenda negociata dhe kompromise. “Te gjithe mendojne se Berisha do hyje i vetem ne zgjedhje, do te fitoje zgjedhjet, ndersa socialistet do te deshtojne. Por keto jane endrra ne diell, pasi te gjithe shqiptaret i kane provuar se cdo te thote 26 maji i ’96-es apo edhe zgjedhjet lokale pas zgjedhjeve lokale te ketij viti”, eshte shprehur numri dy i socialisteve. Me fjale te ngjashme, deputeti Erion Brace ka konfirmuar zhvillimin e protestave. Sipas tij, zgjedhjet e 20 janarit kane vdekur. “Nese Berisha nuk ploteson detyrimin kushtetues per te siguruar zgjedhje te lira, te ndershme dhe te barabarta, po ju them qe Berisha na ka perballe kudo, ne zyre, ne Parlament, ne rruge. Ne do te jemi perballe Berishes, se bashku me te gjithe qytetaret qe duan demokraci ne kete vend, qe duan zgjedhje te lira dhe nuk duan te rikthehen pas, ne regjimin qe Berisha e ka shume qejf e qe e prodhoi, qe eshte regjimi i Enver Hoxhes”, ka deklaruar anetari i kryesise se PS-se, deputeti Brace. Ai eshte shprehur se opozita do te jene ne rruge me cdo lloj mjeti demokratik proteste. Por, sipas tij, Berisha duhet te llogarise, se ne rruge do jene edhe ata qe s’kane drita, qe s’kane uje dhe qe s’kane rruge dhe ata qe po vidhen, por edhe tregtaret qe nuk paguaje taksa, por gjoba. “Duhet te merrni parasysh cdo lloj mjeti demokratik nga demonstrimi, tek protesta etj. Kete metode e aplikon vetem ne Venezuele Cavez. Ne kete vend nuk ka ndodhur qe pushteti te nxjerre nga zyrat, ka ndodhur e kunderta, qe perfaqesuesit e shtetit kane nxjerre jashte pushtetin. Per me teper kur cenohen zgjedhjet, perfaqesuesit e pushtetit nuk jane me perfaqesues te nje pushteti demokratik, por te nje pushteti diktatorial qe nxirren me cdo lloj mjeti nga zyra”, tha Brace. Protesten e ka paralajmeruar qe me pare sekretari Politik i PS-se, Ben Blushi, teksa ka thene se bilbilat do te duken si nje loje per kalamaj, nese zgjedhjet preken. Nderkohe qe kryetari i LSI-se, Meta, eshte shprehur se eshte heret per te folur per nje reagim me masiv, pasi “ne deshirojme qe kjo krize te mos thellohet me tej, te zgjidhet brenda ketyre diteve dhe vendi nuk ka nevoje per kriza, per konfrontime apo per zgjedhje vetem nga nje pale, pasi per 50 vjet ka pasur zgjedhje te tilla”.

  2. #72
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Beja kërcënon bashkiakët e PS: Hartoni listat'

    Nënkryetari i parlamentit akuzon krerët e majtë të njësive vendore: Mos u ngatërroni me politikën


    "Të zgjedhurit vendorë duhet të zbatojnë ligjin dhe të hartojnë listat zgjedhore". Kjo ka qenë thirrja që u ka bërë dje kryetari i Komision të Ligjeve, Fatos Beja, të gjithë drejtuesve të pushtetit vendor. Reagimi i Bejës ka ardhur një ditë pas deklaratës së bërë nga selia rozë të disa drejtuesve të pushtetit vendor, të cilët janë shprehur hapur se nuk do të hartojnë listat zgjedhore. Këto deklarata, është shprehur kryetari i Komisionit të Ligjeve, janë antikushtetuese, antiligjore, amorale e thellësisht antidemokratike. Sipas tij, kemi të bëjmë jo thjesht me një akt politik, por me një akt shkatërrues të institucionit të përfaqësuesit të popullit, që angazhohet publikisht për sabotimin e procesit zgjedhor, shkeljen e së drejtës së qytetarëve dhe bllokimin e rotacionit të pushtetit nëpërmjet votës. Të zgjedhurit socialistë të pushtetit vendor, me deklaratat që bëjnë, tha Beja, abuzojnë me pushtetin që u është deleguar nga votuesit për të përfituar për vete një zgjatje mandati tej afatit të përcaktuar nga Kushtetuta dhe ligji. Asnjë zgjatje mandati nuk parashikon Kushtetuta dhe ligji për të zgjedhurit vendorë, është shprehur Beja, duke e konsideruar si fatkeqësi për shoqërinë tonë që zyrtarë të tillë publikë nuk e kuptojnë kufirin midis detyrës së tyre ligjore dhe angazhimit të tyre partiak, duke shkelur në këtë mënyrë betimin e tyre për zbatimin e kushtetutës dhe ligjit, në mënyrë që të ikin kur u mbaron mandati. Pretekstet për mungesën e standardeve për listat dhe certifikatat e manipuluara i fajësojnë ata drejtpërdrejt, tha Beja, sepse Kodi Zgjedhor dhe ligji për gjendjet civile ua njeh pikërisht atyre këto detyrime ligjore. "Listat e zgjedhësve hartohen dhe miratohen nga kryetari i njësisë së qeverisjes vendore përkatëse. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore përgjigjet për hartimin dhe saktësinë e të dhënave të listave dhe i firmos ato. Ndryshimet në listat e zgjedhësve bëhen vetëm me miratimin e kryetarit të njësisë përkatëse të qeverisjes vendore", thuhet në nenin 52 të Kodit Zgjedhor, është shprehur Beja. Më tej ai ka sqaruar se në pak ditë, në gjysmën e Shqipërisë do të publikohen listat paraprake të zgjedhësve dhe në emër të Komisionit të Ligjeve ai u ka bërë thirrje të gjithë përfaqësuesve të pushtetit vendor që t‘i binden Kushtetutës e ligjit, ashtu siç janë betuar, të realizojnë me korrektësi listat paraprake të përditësuara në mënyrë që qytetarët të jenë të garantuar që të ushtrojnë të drejtën e votës në bashkitë dhe komunat e tyre, pasi këtë, tha ai, e kërkon Kushtetuta dhe ligji. Zyrtarët e zgjedhur tha Beja janë të detyruar t‘i binden Kushtetutës dhe ligjit dhe për këtë kodi në fuqi i ngarkon ata me përgjegjësi individuale.

  3. #73
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Koçi: Beja bën thirrje antikushtetuese

    Nënkryetari i Grupit parlamentar të socialistëve, Petro Koçi, i cilësoi antikushtetuese thirrjet e numrit dy të Kuvendit, Fatos Beja, drejtuar të zgjedhurve vendorë. Sipas tij, deklaratat e Bejës ftojnë krerët e pushtetit vendor të shkelin ligjin e të përfshihen në një proces hartimi listash në mënyrë fshatçe. "Zoti Beja edhe njëherë u bë një zëdhënës i traditës së dhunës elektorale të Partisë Demokratike mbi kundërshtarët politikë", tha Koçi. Ndërsa sqaroi se kjo dëshmon se dhe ai është pjesë e atij oborri politik në Partinë Demokratike, që po e nxit Berishën drejt një aventure personale. Zgjedhje kjo që, sipas Koçit, po e tërheq nga mbrapa të gjithë partinë më të madhe të mazhorancës qeverisëse. Sipas socialistëve, Beja vërtetoi edhe njëherë që rolin e komandantit të gardës që e ka luajtur edhe kundër deputetëve të opozitës në Kuvend, do që ta luajë edhe ndaj të zgjedhurve vendorë të Partisë Socialiste. "Edhe njëherë ritheksojmë se PS dhe përfaqësuesit e saj politikë në çdo nivel nuk mund të bëhen bashkëfajtorë në një proces i cili nuk është zgjedhor, por është një proces emërimi", siguroi nënkryetari i grupit socialist. Sakaq, ai konstatoi se kemi të bëjmë me një proces në të cilin listat e zgjedhësve duhet të hartohen në mënyrë fshatçe dhe me certifikatat që i gjen rrugëve të Tiranës. Për Koçin sigurisht që nuk mund të ketë të zgjedhur legjitim, por vetëm persona të emëruar dhe një përsëritje e këtij procesi e vitit ‘96. Duke kujtuar kështu jo vetëm zgjedhjet e 26 majit, por edhe të 20 tetorit 1996. "Duam të theksojmë thirrjen që i bëjmë zotit Berisha të ulet bashkë me opozitën për të gjetur zgjidhje konsensuale, të cilat përfundimisht e nxjerrin Shqipërinë nga rruga e bojkotit të standardeve", u shpreh Koçi. Duke theksuar se nëse PD është përfshirë në rrugën e bojkotit të standardeve, opozita nuk do ta lejojë këtë. Për këtë arsye, shtoi ai, vazhdojmë t‘i bëjmë thirrje të gjithë mazhorancës, segmenteve progresistë të saj, që të ulen në tryezën e bisedimeve për të gjetur zgjidhje të cilat edhe njëherë garantojnë zgjedhje vetëm të lira dhe të ndershme.

  4. #74
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Aleatët analizojnë situatën. S‘ka hap prapa. Ceka: Kreu i KQZ-së mund të paditet në prokurori

    Opozita kundërshton referendumin e Berishës

    "Plebishit popullor s‘u bë as kur u shtynë zgjedhjet në 2003, apo 2005"



    Opozita kundërshton fuqimisht variantin e hedhur nga kreu i mazhorancës për përcaktimin e datës së zgjedhjeve me referendum. Dje, përfaqësuesit kryesorë të partive të majta kanë diskutuar për disa orë në selinë rozë për situatën e fundit politike. Pas vlerësimeve paraprake është konstatuar se nuk mund të pranohet ideja e referendumit. Ashtu sikurse insistohet në realizimin e standardeve, duke vënë në dukje se problemi nuk është pozitë-opozitë, por mes pozitës dhe ndërkombëtarëve që kërkuan të parët standardet. Ndërsa Neritan Ceka paralajmëron se opozita mund të padisë në prokurori kreun e KQZ-së, Çlirim Gjata, duke u nisur nga veprimet e tij që konsiderohen "puliste".

    Kundërshtimi

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, tha se nuk ka referendum, pasi mandatet përcaktohen në Kushtetutë. Sipas tij, nuk është bërë referendum kur u vendosën zgjedhjet e korrikut në 3 korrik, jashtë afateve kushtetuese. "Nuk është bërë referendum as në 2003-in, kur pushteti lokal ndenji 3 vjet e 4 muaj si rezultat i zgjatjes së zgjedhjeve", sqaroi kreu i PSD-së. Të majtët vlerësojnë se Berisha nga ana juridike është tmerrësisht i dobët, sepse zgjedhjet në Shqipëri zgjasin 3-4 muaj dhe përderisa zgjasin 3-4 muaj do të thonë që hanë mandatet. "Nuk mund të jetë 3 vjet kurrë mandati. Edhe sikur të pranonim të bëheshin në 20 janar 2-3 komuna, për të mos thënë 10-20% do mbeten deri të prill sa të hapet koha dhe rrjedhimisht do të zgjasin deri në mars dhe prill", nënvizoi Gjinushi.

    Ndërkombëtarët

    Opozitarët vlerësojnë se konflikti nuk është pozitë-opozitë dhe sipas tyre reforma është kërkuar prej ndërkombëtarëve, "që Shqipëria të plotësojë standardet dhe standard këtë radhë janë quajtur listat dhe certifikatat", theksojnë drejtuesit e opozitës. Krerët e minorancës parlamentare vënë në pikëpyetje faktin nëse janë zbatuar apo jo rekomandimet dhe në është bërë apo jo reforma konsensuale. "Ata duhet të kërkojnë atë që kanë kërkuar, ata kanë deklaruar që nuk hyhet me kod të vjetër dhe tani heshtin për hyrjen pa kod", u shpreh kreu socialdemokrat Skënder Gjinushi. Duke vlerësuar se kur nuk hyhet me kod të vjetër pa kod, nuk hyhet që nuk hyhet. "Pra, kriza nuk është midis nesh, por është midis PD dhe ligjit, midis PD dhe standardeve, midis PD dhe votuesve shqiptarë", u shpreh Gjinushi.

    Standardet

    Opozita e bashkuar vazhdon të vlerësojë se procesi i 20 janarit është i paligjshëm. Sipas tyre, paketa e amendamenteve ndodhet në Kuvend. Përderisa nuk është votuar, do të thotë se ky kod nuk do të zbatohet siç është. Kodi i vjetër konstatohet se tashmë është shuar juridikisht dhe rrjedhimisht PD-ja është futur në një proces totalisht të paligjshëm. Urdhrat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Ministrisë së Brendshme për lista të paligjëruara, afate ndryshe nga çfarë thuhet në kod, sipas opozitës flasin për një proces totalisht jashtë kontrollit dhe jashtë ligjit.

    Listat

    Të zgjedhurit e opozitës në pushtetin vendor vazhdojnë të deklarojnë se nuk do të zbatojnë asnjë prej udhëzimeve të ministrit të Brendshëm. Kjo, duke dalë hapur në mbështetje të qëndrimit të partive të opozitës, për të cilësuar procesin e 20 janarit si farsë elektorale. Këtë qëndrim vendorët e majtë e kanë mbështetur në një sërë referencash ligjore.

  5. #75
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet në Bllog
    22
    Plani “B” i opozites, protesta me 20 janar

    E Premte, 15 Dhjetor 2006

    Drejtuesit me te larte te se majtes jane shprehur se nuk do te lejojne shkeljen dhe dhunimin e votes nga ana e mazhorances, duke zbardhur edhe planin rezerve ne rast se nuk arrihet kompromisi: “Berisha do na kete perballe ne zyre, ne rruge e kudo; perfaqesuesit e pushtetit diktatorial nxirren me cdo mjet nga zyra”

    Edlira PRENDI

    Opozita ka vendosur t’i pergjigjet me te njejten monedhe Berishes, qe refuzon te shtyje daten e zgjedhjeve per plotesimin e standardeve. Protesta popullore diten e zgjedhjeve, madje edhe perpara zyres se kryeministrit, do te jete skema e te majteve per te perballuar invazionin e paligjshem, sipas saj, te qeverisjes se djathte. Keshtu, mbreme eshte zbardhur fakti, se opozita ka nje plan rezerve, ne rast se negociatat shkojne keq dhe zgjedhjet mbahen ne 20 janar. Lideret e se majtes kane pohuar per here te pare ne intervistat e dhena per emisionin “Top Story” se, ne rast se mazhoranca do te mbaje zgjedhje ne afatin e dekretuar nga Presidenti, vendi do te perfshihet nga trazira dhe protesta te medha, duke paralajmeruar zhytjen e vendit ne erresiren, tashme te harruar, te vitit 1997. "Ne asnje rast nuk mendojme se skenari yne do te jete si ai i 14 shtatorit te '98-es per te nderprere procesin. Por procesi i legjitimitetit nuk e ndalon protesten”, ka deklaruar sekretari i Pergjithshem i PS-se, Pandeli Majko. Ai ka nenvizuar se opozita deshiron qe ky proces te kete brenda negociata dhe kompromise. “Te gjithe mendojne se Berisha do hyje i vetem ne zgjedhje, do te fitoje zgjedhjet, ndersa socialistet do te deshtojne. Por keto jane endrra ne diell, pasi te gjithe shqiptaret i kane provuar se cdo te thote 26 maji i ’96-es apo edhe zgjedhjet lokale pas zgjedhjeve lokale te ketij viti”, eshte shprehur numri dy i socialisteve. Me fjale te ngjashme, deputeti Erion Brace ka konfirmuar zhvillimin e protestave. Sipas tij, zgjedhjet e 20 janarit kane vdekur. “Nese Berisha nuk ploteson detyrimin kushtetues per te siguruar zgjedhje te lira, te ndershme dhe te barabarta, po ju them qe Berisha na ka perballe kudo, ne zyre, ne Parlament, ne rruge. Ne do te jemi perballe Berishes, se bashku me te gjithe qytetaret qe duan demokraci ne kete vend, qe duan zgjedhje te lira dhe nuk duan te rikthehen pas, ne regjimin qe Berisha e ka shume qejf e qe e prodhoi, qe eshte regjimi i Enver Hoxhes”, ka deklaruar anetari i kryesise se PS-se, deputeti Brace. Ai eshte shprehur se opozita do te jene ne rruge me cdo lloj mjeti demokratik proteste. Por, sipas tij, Berisha duhet te llogarise, se ne rruge do jene edhe ata qe s’kane drita, qe s’kane uje dhe qe s’kane rruge dhe ata qe po vidhen, por edhe tregtaret qe nuk paguaje taksa, por gjoba. “Duhet te merrni parasysh cdo lloj mjeti demokratik nga demonstrimi, tek protesta etj. Kete metode e aplikon vetem ne Venezuele Cavez. Ne kete vend nuk ka ndodhur qe pushteti te nxjerre nga zyrat, ka ndodhur e kunderta, qe perfaqesuesit e shtetit kane nxjerre jashte pushtetin. Per me teper kur cenohen zgjedhjet, perfaqesuesit e pushtetit nuk jane me perfaqesues te nje pushteti demokratik, por te nje pushteti diktatorial qe nxirren me cdo lloj mjeti nga zyra”, tha Brace. Protesten e ka paralajmeruar qe me pare sekretari Politik i PS-se, Ben Blushi, teksa ka thene se bilbilat do te duken si nje loje per kalamaj, nese zgjedhjet preken. Nderkohe qe kryetari i LSI-se, Meta, eshte shprehur se eshte heret per te folur per nje reagim me masiv, pasi “ne deshirojme qe kjo krize te mos thellohet me tej, te zgjidhet brenda ketyre diteve dhe vendi nuk ka nevoje per kriza, per konfrontime apo per zgjedhje vetem nga nje pale, pasi per 50 vjet ka pasur zgjedhje te tilla”.

    Korrieri

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kur postoni nga gazetat duhet tja vini emrin gazetes..

    --------

    gaz 55


    Data: 16/12/2006, ora

    Rama refuzon Perëndimin, preferon modelin afrikan të luftës civile



    Kryesocialisti ka refuzuar dje këshillën e OSBE-së, për të marrë pjesë në zgjedhje. Përballë konkurrencës së lirë dhe demokratike të alternativave, ai ka deklaruar dje se është me tepër i joshur nga ngjarjet e 9 viteve të shkuara, ku pushteti u përmbys me anë të vënies në skenë të skemave afrikane të grushteve të shtetit, që gjithmonë mbeten paradhoma të luftërave civile



    Për lidershipin socialist, duket se nuk mjaftojnë thirrjet në kor nga ana e komunitetit ndërkombëtar, për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Përkundrazi, në selinë rozë kokat më të nxehta kanë filluar që tani që të thurrin planet për të filluar një marshim popullor, duke tërhequr në rrugë të gjithë militantët e çoroditur nga ky drejtues agresiv që flet nga mëngjesi deri në mbrëmje për ndërtimin e një Shqipërie ndryshe, por që me deklaratat e tij të përsëritura e me tone të qarta shantazhuese, po mban nën ankth një popull të tërë. Madje, disa prej tyre kujtojnë me nostalgji ngjarjet e 9 viteve të shkuara, ku pushteti u përmbys me anë të vënies në skenë të skemave afrikane të grushteve të shtetit që, gjithmonë mbeten paradhomë e luftrave civile. Pas kontakteve me përfaqësuesit më të lartë të mazhorancës, kryeministrin Sali Berisha dhe kryeparlamentaren Jozefina Topalli dhe marrjen prej tyre, të të gjitha garancive për zgjedhje të lira dhe të ndershme, kryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE, Goran LanMarker, zhvilloi dje një takim në selinë e PS-së edhe me kryesocialistin Rama, të cilin u përpoq që ta bindte të hynte në zgjedhjet lokale, pasi vetëm kështu do të respektonte normën bazë të një demokracie e mbi të gjitha, do të ballafaqohej me zgjedhësit e tij. “Shqipëria duhet të bëjë detyrimisht zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet duhet të plotësojnë detyrimisht standardet. Megjithatë, është shumë e rëndësishme që ju të merrni pjesë në zgjedhje”, i pat deklaruar LanMarker, kryebashkiakut të Tiranës. Por ky i fundit, pasi bëri një pasqyrë të detajuar të situatës politike dhe parazgjedhore, sipas pikëpamjes së Partisë Socialiste, theksoi se nevojën e menjëhershme për të mbajtur zgjedhje të lira e të ndershme, të cilat të respektojnë standardet demokratike të kërkuara, selia rozë e sheh aktualisht të mishëruar tek përdorimi i mjetit ekstrem të bojkotit. Kryesocialisti kërkoi në këtë kuadër, shtyrjen e zgjedhjeve lokale, duke i deklaruar kryetarit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, gatishmërinë e shprehur të opozitës për të garantuar përmbushjen e standardeve të domosdoshme për zgjedhjet e ardhshme për pushtetin vendor. Duke u ndalur tek reforma zgjedhore, ai do të akuzonte shumicën për dështimin e saj. “Nëse reforma u bllokua per nje kohe jo te vogel, per shkak te regjistrit te perkohshem, kjo s’kishte te bente me asgje tjeter, sa me mungesen e vullnetit te shumices qeverisese per te pranuar se regjistri i perkohshem ishte nje dokument qe nuk na afronte me Europen, nuk na bente te ngjanim si evropiane, ne nje proces votimi, i cili nuk garantonte zgjedhje te lira dhe te ndershme, por nje dokument qe deshmonte largesine tone nga Europa, se sa larg procesi zgjedhor ishte nga standardet europiane dhe deshmonte njëkohësisht, se sa pak shumica qeverisese donte te realizoheshin standardet, ne ate moment, te procesit dhe nese kembengulem dhe e hoqem kete regjister, i beme sherbimin e pare zgjedhjeve te lira dhe demokratike, hodhem hapin e pare, realisht reformues ne nje proces ku dublimi dhe shpartallimi i gjithe sistemit te barazise perpara votimit permes dy pale regjistrash, e beme praktikisht për proçesin qe ishte larg standardeve dhe per kete, ne jemi krenare sepse me ate proces qe nga kundershtaret jemi cilesuar si pjesa bllokuese, ne fakt kemi ndikuar per te hequr nje dokument dhe per te bere nje hap esencial drejt reformes perfundimtare”, deklaroi Rama, duke harruar që të përmendte bllokadat e pafundme që, me urdhër të tij, krerët e njësive vendore apo deputetët e grupit parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë, bënë për të penguar kryerjen e reformës zgjedhore.

    Re. Po.
    Data: 16/12/2006, ora

    Braktiset fushata zgjedhore, degëve të PS-së u merr koka erë, gati-tu planit diabolik të Edvinit



    Nëse disa ditë më parë, negociatat mes partive aleate të koalicionit të majtë ishin të ngrira, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëdha, tanimë, krerët socialistë të rretheve janë udhëzuar nga kryetari Edi Rama, që të braktisin zyrtarisht përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe të përgatisin grafikun e aksioneve popullore, krijimit të barrikadave në rrugët e qyteteve dhe përdorimit të shisheve Molotov ndaj institucioneve shtetërore. “Shpreh solidaritetin tim dhe te kryesise se PS-së, per te zgjedhurit vendore qe kane refuzuar t’u pergjigjen urdhrave te paligjshem qe burojne nga ky proces i paligjshem. Ambicia jone eshte per nje Shqiperi europiane dhe per nje proces zgjedhor te lire dhe demokratik per standarde europiane dhe per dialog e kompromis. Ne kete proces, ne e ndjejme mbeshtetjen e komunitetit nderkombetar për vendin dhe per zhvillimet demokratike te tij, duke qene te gatshem te merremi vesh, pa ndermjetesimin e partnereve tane, pasi tanime, jemi nje vend qe kemi firmosur MSA dhe nuk mund te presim qe gjerat te shkojne ne nje pike pa kthim, por te ulemi ne tryeze”, deklaroi dje Rama, gjatë një takimi që zhvilloi me ta në ambientet e selisë rozë. Sipas tij, PS nuk do zgjedhje, “ku rezultati te ndikohet nga dokumentacioni, nga lista, nga certifikata, apo nga relacione qe nuk kane te bejne me thelbin qe eshte vullneti i popullit dhe per te gjitha keto”. Nga ana tjetër, në mënyrë të çuditshme, ai deklaroi se çështja e KQZ-se nuk ishte pjese e projektit reformues të selisë rozë, ndonëse dihet nga të gjithë që ka qenë ajo që kërkoi me ngulm, shtimin e anëtarëve të KQZ-së, nga 7 në 9. Në këtë valë sulmesh, ai nuk la pa akuzuar edhe rivalin e tij direkt për Bashkinë e Tiranës, Sokol Olldashi. “Ne nuk diskutojme fitoren ne kryeqytet, pasi nuk jemi te shqetesuar nga listat, pasi s’jemi te shqetesuar per certifikatat qe prodhon sistemi, ato qe leshojme zyrat e gjendjeve civile, jemi te shqetesuar dhe te vendosur te mospranojme qe ne procesin zgjedhor te mos hyjne certifikata nga jashte sistemit dhe nga burime alternative, qe jane magazinat e Ministrise se Brendshme, apo nga ato qe falsifikojne dhe dokumente te tjera”, deklaroi Rama, duke ftuar kryeministrin Berisha që të ulet të dialogojë për shtyrjen e zgjedhjeve, gjë që është refuzuar paraprakisht.

    Re. Po.
    Data: 16/12/2006, ora

    Olldashi: Nuk mund ta shërojmë Ramën nga makthet e tij, po mund të shërojmë Tiranën nga kaosi urban ku e futi për 6 vjet



    Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, ka zhvilluar dje një takim me përfaqësuesit e kësaj force politike, në 12 KZQV-të e kryeqytetit. Gjatë bisedës me këta të fundit, Olldashi u shpreh se do të jepte dorëheqjen nga çdo post, duke e konsideruar kandidimin e tij, si një detyrim ndaj qytetarëve të Tiranës



    Anëtarët e KZQV-ve janë përkthyesit e vullnetit të votuesve. Kështu është shprehur dje, ministri i Brendshëm Sokol Olldashi, gjatë një takimi që ka zhvilluar me përfaqësuesit e 12 KZQV-ve të 350 qendrave të votimit të Partisë Demokratike në kryeqytet. “Fokusi ynë kryesor mbeten qytetarët e Tiranës, mbeten njerëzit që përballen çdo ditë me problemet e jetës së përditshme në këtë qytet. Fokusi ynë kryesor nuk mund të jetë tjetër, veç tyre dhe ajo që ne do të garantojmë së bashku, është pikërisht drejtimi me gjithë korrektesën e duhur që këta qytetarë kanë për ndryshim. Kjo është ajo që ne mund të bëjmë”, tha ndër të tjera Olldashi. Në këtë takim, kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e kryeqytetit u shpreh gjithashtu, se Partia Demokratike ndodhet përpara një procesi, i cili, sipas tij, është shumë i rëndësishëm për çdo qytetar të Shqipërisë. “Ne jemi përpara një procesi ndaj të cilit duhet të tregojmë gjithë vëmendjen, korrektesën, seriozitetin dhe përkushtimin. Personalisht, kam marrë mandatin e strukturës së Partisë Demokratike të Tiranës, për të kandiduar për funksionin e kryetarit të Bashkisë, një angazhim që, më shumë se politik, e konsideroj angazhim të drejtuar nga qytetarët, në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës në qytetin tonë. Kam vendosur të heq dorë edhe nga mandati i deputetit, edhe nga funksioni i ministrit të Brendshëm, duke e konsideruar këtë, diçka serioze karshi qytetarëve të Tiranës, karshi nevojave dhe problemeve që kanë nevojë për zgjidhje”, tha Olldashi. Ai deklaroi se në fokusin kryesor të tij mbeten mbeten qytetarët e Tiranës, njerëzit që përballen çdo ditë me problemet e jetës së përditshme në këtë qytet. “Fokusi ynë kryesor nuk mund të jetë tjetër, veç tyre dhe ajo që në do të garantojmë së bashku, është pikërisht drejtimi me gjithë korrektesën e duhur që këta qytetarë kanë për ndryshim. Kjo është ajo që ne mund të bëjmë”, u shpreh Olldashi. Ndërkohë që, gjatë bisedës me përfaqësues të KZQV-ve, Olldashi ka komentuar edhe sjelljet e Ramës, por këtë radhë, ai nuk ka folur në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj tij. Olldashi është shprehur se ka një njeri në kryeqytet, që është mbërthyer nga makthi dhe këtë simptomë të tijën është duke u munduar ta bëjë problem kombetar, duke shtuar më tej se “Partia Demokratike nga njëra anë, nuk mund ta shërojë këtë njeri e nga ana tjetër, nuk do ta lejojë që problemet e tij të kenë pasoja kombëtare. Ne nuk mundemi të çlirojmë asnjë individ që jeton në Tiranë nga makthet dhe pasiguritë e tij personale. Ne nuk mundemi as t’i lejojmë askujt që, këto pasiguri personale, t’i shnëdrrojë në probleme kombëtare, këto nuk janë probleme kombëtare, nuk janë as të kryeqytetit dhe as të qytetarëve të Shqipërisë, kudo që banojnë. Këto janë problemet individuale të një personi të vetëm, të cilat ne nuk mund t’i zgjidhim”, tha Olldashi, duke shtuar se ajo që Partia Demokratike merr përsipër, është përkthimi i drejtë i vullnetit të votuesve të kryeqytetit. Ndërkohë që, në vijim të fjalës së tij, Olldashi u shpreh se qyteti është drejt një kolapsi urban dhe se ka më shumë se 6 vjet që po zhvillohet në mënyrën më kaotike të mundshme, gjë e cila, sipas tij, është duke vënë në dyshim të ardhmen e tij. “Duhet t'u shpjegojmë qytetarëve të Tiranës, pse qyteti bëhet i pabanueshëm çdo ditë e më shumë. I pabanueshëm deri në atë pikë sa kryetari aktual i Bashkisë ka vajtur të jetojë në Pezë. Ne nuk mund të gjejmë si zgjidhje të vetme, të ikim për të jetuar në Pezë, Kashar, Ndroq apo Farkë. Ne jemi qytetarë që duam të banojmë në Tiranë dhe nuk mundemi të gjejmë një rrugë alternative, largimin nga Tirana, por përmirësimin e Tiranës dhe ne mund ta bëjmë këtë”, u shpreh Olldashi. Po ashtu, në takimin në fjalë Olldashi konstatoi se niveli i ndotjes në ajër për Tiranën është mesatarisht 3 herë më i lartë nga norma dhe në pjesë të caktuara të tij, shkon deri në 9 herë më i lartë se kjo normë, duke shtuar më pas se, arsyet e kësaj u duhen shpjeguar qytetarëve. “Ky është misioni ynë drejtuar qytetarëve dhe ky nuk është thjesht misioni im si kandidat, por është një mision që ne, të gjithë së bashku, unë dhe ju, do ta përçojmë te çdo qytetar. Duke ju treguar se cila është gjendja dhe duke ju ofruar rrugët e zgjidhjes, si misionarë të vërtetë jo politikë të Sokol Olldashit, por si misionarë të vërtetë të ndryshimit të qytetit, të përmirësimit të jetës së qytetarëve”, përfundoi Olldashi.

    Re. Po.


    55

  7. #77
    www.gazetakritika.net

    Z.Berisha, Pershendetje ne Interes te Popullit e Atdheut
    16/12/2006

    Z. Berisha:

    Shokuzotni Berisha meqenese Une nuk kam mare asnje pergjigje nga ana Juaj per E-mailet, po ju rikujtoj nepermjet gazetes KRITIKA disa nga E-mailet qe ju kam derguar Juve per t'ju kujtuar malesorin, (duke mos harruar Malokun e Namik Fadile Hotit qe thoshte shpesh, se malokun per me zbrit nga kali duhet me i vrare kalin se ndryshe ai nuk zbret vete, kete e vertetoi viti 1997, besoj se ju kujtohet)

    E-mailet :

    Z. Berisha:

    Duke ndjekur punimet e parlamentit si dhe shikuar e lexuar mediat vizive e te shkruar, shoh vullnetin dhe kembenguljen tende ne kuader te luftes kunder krimit e korrupsionit ne vend. Une e shoh te nevojshme qe te jap kontributin tim si dhe te jem perkrah Jush, ne luften kunder krimit e korrupsionit, qe ka perfshire nje pjese te mire te politikes dhe te biznesit ne vend. Mbetem ne shpresen e nje kontakti sa me te shpejte me Ju.

    Shokuzotni Berisha te besh indiferentin dhe fodullin, brutalin nuk eshte zgjuarsi por.... Nje fare koli loli, nje pinjoll i ish sigurimit famekeq te shtetit te diktatures komuniste, pelliste shpesh here se ju ishit kryesori ne vrasjen e te ndjerit Azem Hajdari, se ju keshtu do ti vrisnit te gjithe ato qe dilnin nga binaret e tu te komunizmit barbar, e terci e verci...

    Shokuzotni Berisha, nje fjale e urte e popullit thote: Mos u ma se je, mos u ma se ke, bej mire qe te jeshe, bej mire qe te kesh. Kokefortesia, mungesa e tolerances, si dhe pale ne korrupsion e krim, kane vetem nje fund, e fundi i tyre tashme dihet, doni apo nuk doni ju, ai eshte nje fund i turpshem. Ne BIBEL, tek libbri i profetit JEHEZKEL ne mes te tjerave AI thote: "Edhe ne qofte se nje njeri qe gjer atehere ka vepruar drejt, vihet ne prove prej Meje, largohet nga rruga e drejte dhe fillon te veproje keq, ai duhet te vdese. Te gjitha te mirat qe ka bere gjer atehere, nuk do te numurohen ne te mire te tij. Ne qofte se nuk e ke paralajmeruar, atehere ty do te kerkoj llogari per vdekjen e tij si per nje vrasje. Por ne qofte se e ke paralajmeruar dhe ai ka nderruar mendje atehere do ta lejoj te jetoje, edhe ti ke shpetuar jeten tende."

    Po ne BIBEL, nje fjale e urte nga mbreti i Izraelit SHOLOMONS: "MOS KI ZILI PER FATIN E NJEREZVE TE KEQINJ; MOS KERKO TE MIQESOHESH ME TA. ATA KANE NDERMEND VETEM KRIME DHE SA HERE TE HAPIN GOJEN,DIKUJT I BEHET DEM..."

    Qendrimi yt i derime tanishem verteton katerciperisht se ti mbetesh nje komunist i pa ndryshueshem....

    1) Ju deri me tani keni stimuluar vetem politikane te tipit te koromanes, ciftelise dhe xhuvelerve, si dhe vazhdoni te beni indiferentin ndaj politikaneve e zyrtareve te korruptuar dhe te lidhur me krimin.

    2) Politikanet e tipit te koromaneve si ciftelia etj jane me shumice ne parlamet e qeveri, nese do te shikohet me korrektesi, edhe projekt rezoluta per denimin e krimeve te komunizmit ne Shqiperi, e aprovuar me shumicen e votave nga PD- ja s`eshte gje tjeter vecse nje mburoje per ata qe deri me tani i kane sjellur vec plage popullit tone, e kete e verteton shume mire realiteti yne.

    3) Koromanen Pjeter e nderuat, duke i dhene emrin qendres kombetare te kultures, nga nje emer diktatori ne nje emer bashkepunetori te ish sigurimit famekeq te diktatures komuniste, sa turp per ju dhe per ata qe ju vijne pas.

    4) Se fundi dua tju kujtoj, se te marresh ne konsiderate keshillat dhe ndihmen time nuk eshte pak, por eshte nje domethenie ne te mire te personalitetit tend dhe DEMOKRACIS, ne te kundert do te jete shume vone, kur Ti do te me japesh te drejte, se atehere s`do te keshe kohe me reflektuar per me ruajtur pozicionet e tua, POPULLI DIN TE FALE POR EDHE TE tregoj VENDIN qe te TAKON.

    Ne BIBEL lexohet se PERENDIA i ben ca njerez kokefort vetem per ti rrezuar... Kokefortesia, mendjemadhsia, brutalizmi si dhe indiferentizmi jane produkte te injorances. Mungesa e inisjatives per te komunikuar me nje ish te denuar politik te rregjimit komunist, verteton katerciperisht se ju qendroni bindshem ne pozicionin e llogoren e komunistit ekstremist. Nuk mund te ndertohet demokracia pa pjesmarrjen e skalionit te pare, pra pa ish te denuarit e rregjimit komunist, si opozita e pare dhe e paster anti komuniste.
    Qendrimin ne kete pozicion e provuat me 1997, ku i paturpshmi, kondrabandistet e naftes me ish Jugosllavine dhe krimi mbeten monopole te komunisteve, te pozicionuara ne bandat blu-roze, e ne armatosjen e dy partive politike, PD e PS.

    Shokuzotni Berisha thirri ndergjegjes sa s`eshte vone, eshte koha per nje ndryshim te madh, qe ju dhe partia qe ju drejtoni duhet ta kete ne qender te vemendjes. Nuk behet politike me soin e koromaneve apo te ciftelive, pastrojeni parlamentin nga jashteqitjet e kombit, sic jane deputetet me pseudonime qe prej shume vitesh i kane sherbye dhe po i sherbejne mafjes komuniste, tashme te konvertuar ne socialiste e demokrate. Bejeni kete sa s`eshte vone, se jo shume larg, kete do ta beje vete populli, por jo si 1997 qe u organizua e u drejtua nga vete komunistet e konvertuar te PD apo PS, dhe qe u mbrojt po nga ju. Mbajtja e nje qendrimi indiferent dhe nga prokuroria e pergjitheshme deri me sot per trazitat e 1997, mos dergimi para drejtesise shkaktaret e organizatoret e saj, flasin shume per nje kompromis te fshehte mes jush. Jane qindra te vrare dhe qe po vriten nga ajo politike barbare, e dikush duhet te pergjigjet, ashtu sic do te japin llogari e do te pergjigjen te gjithe ato komuniste qe u implikuan dhe moren pjese ne vrasjet e mijra shqiptareve gjate rregjmit gjakatar komunist te diktatorit Enver Hoxha. Doni apo nuk doni ju, demakogjise komuniste tashme po i vjen fundi, bashke me te edhe teorise se futbollit me dy porta.

    Shokuzotni Berisha hiqni dore nga teorite dhe praktikat kercenuese dhe kriminale. Politika te tilla ju i prodhuat me shumice me 1997 dhe deshtuat e u larguat me turp nga presidenca. Deklaratave te tua ne luften ndaj korrupsionit tashme i ka dalun boja, ato mbeten vec prone e demagogjise komunisto-ekstremiste, mvartes i te ciles jeni ju dhe ata qe ju komanduan.

    Shokuzotni Berisha deklaratave te tua, si mbrojtes i kushtetutes tashme prej kohesh i ka dalur boja. Kushtetuten sa here qe ju eshte dashtun per me e mbrojtur ju ate e keni kthyer ne nje leter higjenike, konkretisht me ligjin 7501dhe shume ligje te tjera ne vazhdim. Ju i mohuat pronareve te ligjshem pronen, e tjera e tjera si keto.

    Shokuzotni Berisha nuk mund te beni zgjedhje me ligjet e Dushkut apo megadushkut, ligje e lista qe ju deri dje i keni kundershtuar e sot po na dilni ne mbrojtje, se me demek mbroni kushtetuten, gje qe nuk ju shkon juve, partise e sateliteve tuaj per shtat.
    Shokuzotni Berisha, nderroni mendje sa nuk eshte vone, ne te mire te familjes e te popullit, se shurra e m... qe po behet ne det, ka kohe qe ju po e hani me kripen...

    I sinqert me Ju
    Kryetari i Partis Idealit Demokratik
    Petrit Ishmi

  8. #78
    Lidhur me deklaratat e zotit Rama dhe me gjere, konfliktit te krijuar si pasoje
    e mungeses se vullnetit te bashkepunimit politik te klasave politike Shqiperia
    po rrezikohet te rreshqase ne nje konflikt te ngjashem me ate te viteve 97-te.
    Kane kaluar 16 vjet por sistemi zgjedhor nuk eshte stabilizuar akoma, kjo sepse
    ky sistem po abuzohet nje here nga Berisha dhe heren tjeter nga Nano.
    Eshte per te ardhur turp qe ne Shqiptaret vazhdojme te grindemi per probleme primare, si ato te zgjedhjeve, ndersa pjesa tjeter e europes derdh energjite dhe talentin e saj per lartesimin e vlerave te sistemit demokratik.
    gjate 4 viteve qeverisje, diskutohet 1 vit per manipulimin e zgjedhjeve, 1 vit per
    per korrupsion dhe ndarje kuletash te pista, dhe 2 vitet e fundit per parapregatitjen e zgjedhjeve.

    Sa turp vellezer, ku jemi katandisur, me keq sesa ne vitet e diktatures, sepse atehere
    90% e popullsise ishte e zene ne carkun e diktatorit, por sot megjithese 50 % e popullsise banon jashte shtetit, prap rryma te reja demokracie nuk po fryjne,

    Jam i deshperuar, dhe mos me ngaterroni me Sale Ciklopin dhe Nano drogaxhiun.
    Ndryshuar për herë të fundit nga RSHP : 16-12-2006 më 11:37

  9. #79
    Keshilltari i Komisionit amerikan te Helsinkit, Bob Hend: Zgjedhjet lokale ne Shqiperi ose do te shtyhen ose do te jene te keqija

    Ora 19:00
    Nga I.K.


    TIRANE (16 Dhjetor)-Mosmarreveshjet e dy partive kryesore politike ne Shqiperi e kane bere thuajse te paarritshem kompromisin gje qe po e ben cdo dite e me kritike situaten parazgjedhore ne Shqiperi. Ka qene mjaft I ashper ne vleresimet e tij per situaten politike ne shqiperi, Bob Hand, Keshilltar i Komisionit amerikan te Helsinkit ketu ne Uashington.

    Ne nje interviste qe ka dhene pak me pare te Zeri I Amerikes, Hand ka thene se eshte I skandalizuar, I zhgenjyer dhe I habitur nga menyra sesi po ecin gjerat ne vend, ku palet nuk po merren vesh as edhe per gjera me te thjeshta sic jane listat zgjedhore. Sipas tij sa me shume qe kalojne ditet, aq me shume do te shtohen problemet rreth ketyre zgjedhjeve. “Zgjedhjet ose do te vonohen ose do te jene te keqija, por e mira do te ishte qe te mos lejohet keqesimi i nje situate te tille”, eshte shprehur Hend.

    “Ne politike, kompromisi eshte pikerisht ajo duhet kerkuar prandaj mendoj se eshte jashtezakonisht per te ardhur keq qe Shqiperia perseri gjendet perballe afatit kushtetues per mbajtjen e zgjedhjeve deri me 20 janar. Ne te njejten kohe, kushtet per zhvillimin e zgjedhjeve ne nje kohe te tille jane mjaft te keqia. Mendoj se duhet arritur nje kompromis sa me shpejt qe te jete e mundur dhe kjo eshte nje nevoje absolute”.

    Lidhur me listat e zgjedhsve Hend ka thene se permiresimi i tyre eshte nje shqetesim i ligjshem per te cilin opozita dhe qeveria duhet te kishin rene dakord. “Eshte me te vertete zhgenjyes fakti qe ato nuk arrijne te bien dakord per diçka kaq te thjeshte si kjo”.

    I pyetur per pasojat e mundshme ne rastin e braktisjes se zgjedhjeve, Hend tha se nese nje proces zgjedhor bojkotohet, kjo do te ishte diçka jashtezakonisht e rende, do te ishte nje gabim serioz per opoziten ashtu siç do te ishte nje gabim per partine ne pushtet kur ajo thote se zgjedhjet nuk mund te ndalen.

    Intervisten e plote mund ta lexoni ne rubriken INTERVISTA

    (BalkanWeb)

  10. #80
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Opozita, protesta të modelit “gjeorgjian”.


    A.R
    16-12-2006


    Miting i opozites ne Tirane



    Mbështetësit e PS-së dhe të opozitës në përgjithësi do të përgatiten për të filluar protestat, nëse maxhoranca nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i saj i deritanishëm, për të mos shtyrë datën e zgjedhjeve vendore. Kjo çështje ishte pjesa kryesore e diskutimit në mbledhjen e kryesisë socialiste, ku ishin të pranishëm drejtuesit e degëve lokale të PS-së, të cilët kanë marrë udhëzimet përkatëse, për mënyrën sesi do të organizohen protestat paqësore, nëse qëndrimet e maxhorancës do të mbeten të pandryshuara. Burimet nga mbledhja e kryesisë që u zhvillua me dyer të mbyllura, konfirmuan se nisja e protestave në fjalë, do të jenë në varësi edhe të qëndrimit të ndërkombëtarëve lidhur me ecurinë e mëtejshme të procesit zgjedhor. Ndërkohë, gjatë kësaj kohe, edhe pse do të fillojë zyrtarisht fushata zgjedhore, PS nuk do të bëjë prezantimin e kandidatëve të saj për kryetarë bashkish e komunash.

    Sipas planit të PS-së, protestat do të fillojnë në bashki e komuna, ku mbështetësit e saj dhe të koalicionit të majtë, do të protestojnë për problemet sociale që vështirësojnë jetën e qytetarëve këtë dimër, siç janë ndërprerjet e gjata të dritave apo edhe të ujit të pijshëm, duke mos lënë mënjanë edhe ngritjen e zërit për nivelin e ulët të jetesës. Mitingjet e opozitës, pritet të kenë përmasa të zgjeruara dhe masive, në 20 janar, datën e dekretuar nga kreu i shtetit për zhvillimin e zgjedhjeve për qeverisjen vendore, nëse nuk do të arrihet një kompromis për shtyrjen e tyre në një datë tjetër, kërkesë kjo e ripërsëritur nga opozita prej kohësh. Protesta e madhe e 20 janarit, e tipit “gjeorgjian” apo Revolucioni Portokalli, pritet të jetë masive, duke u zhvilluar përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, deri në bulevardin “Zogu i Parë”.

    Dy ditë më parë, në një emision televiziv, disa nga eksponentët kryesorë të PS-së, theksuan se opozita është e vendosur të ngrejë zërin e saj kundërshtues për këtë proces zgjedhor që nuk po zhvillohet sipas standardeve, edhe duke protestuar në mënyrë paqësore. Kështu, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Pandeli Majko tha se procesi i legjitimitetit nuk e ndalon protestën. Edhe deputeti i PS-së, Erion Braçe tha se kryeministri Berisha do ta ketë opozitën përballë në zyrën e tij, e kudo. Diskutimit për fillimin e protestave i janë përfshire edhe partitë aleate.

    Kryetari i PAD-së, Neritan Ceka është shprehur se protestat janë tërësisht normale. Edhe kryetari i LSI-së, Ilir Meta, gjatë një takimi të zhvilluar dhe me shefin e Misionit të OSBE-ODIHR-it, është shprehur se standardet për zgjedhje të rregullta duhen plotësuar me çdo kusht. Asnjë prej partive aleate, nuk e ka përjashtuar formën e protestës në mënyrë paqësore, duke e parë si të vetmen rrugëzgjidhje kundrejt thirrjes se vazhdueshme drejt qeverisë, për plotësimin e standardeve.

Faqja 8 prej 32 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fragmente nga Shën Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  2. Spiro Moisiu njeriu më besnik i Enver Hoxhës
    Nga Antimafia në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  3. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  4. Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •