Close
Faqja 30 prej 32 FillimFillim ... 202829303132 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 300 prej 313
  1. #291
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Respekte...

    plakushit te lodhur nga vuajtjet familjare, pa i munguar dhe ato sulme, presione politike, por plakushit..... pasi sikurse nderkombetaret (ceshtja sollaku) e kane pershedetur dhe me pare, nje tjeter pershendetje ju radhit, ajo e moderimit te 3 neteve te veshtira politike, me arritjen e marreveshjes te munguar.

    RESPEKTE Presidentit te Republikes se Shqiperise!!
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  2. #292
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Citim Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
    Fshati rrethon qytetin, maoizmi eshte ende gjalle ne zemrat e lejfenizmit shqiptar ...

    1-LEJFENI ESHTE AMORFE .LEXONI TEORIE MBI LEjFENIN OSE KONTAKTONI ME

    SHOKUN SERVET PELLUMBI .(Shoku servet ka dhene leksjone ne shkollen e

    partis per filozofin e lejfent) LEXOHET SHKOLLA E QENVE.
    Ndryshuar për herë të fundit nga TOKE GEGA : 17-01-2007 më 22:44

  3. #293
    Na sqaron 4A:
    1-LEJFENI ESHTE AMORFE .LEXONI TEORIE MBI LEjFENIN OSE KONTAKTONI ME SHOKUN SERVET PELLUMBI .(Shoku servet ka dhene leksjone ne shkollen e
    partis per filozofin e lejfent) LEXOHET SHKOLLA E QENVE.
    Ç'eshte e verteta, une kam ngecur ne vend me ato veprat e shokit enver, nuk kam studiuar veprat e atyre qe ai ka lene mbrapa. Nuk jam aspak "kontemporan".

    Por kjo gje nuk pengon 4A e me shume A te thellohen ne zberthimin qe i bejne punonjesit e institutit te m-l veprave - ca shenime i ruan ende nexhi, ca te tjera i ka ramo. Kur u hapen dosjet, sala me tosin moren çfare kishte mbetur prej shenimeve te shokit enver - thuhet, s'di sa e vertete eshte, se te dy i mbajne si hajmali - bejne edhe perjashtim se iu japin here-pas-here nga nje hajmali te vockel edhe beniamineve perkates, te perbashket desha te thoshnja.

  4. #294
    Akulli Maska e DiGiTeX
    Anëtarësuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Diku Rreth Botes
    Postime
    368

    Moisiu: Partitë të pranojne rezultatin

    "Nuk do të pranohen financime nga burime të dyshimta, duke zbatuar parimin e transparencës në financimin e fushatës elektorale"



    TIRANË- Kodi i Sjelljes që u është dërguar nga presidenti Alfred Moisiu, partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 18 shkurtit, kërkon që forcat politike të bien dakord e të kontribuojnë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, si dhe të një fushate ku të mbizotërojë toleranca. Kreu i shtetit, kërkon që partitë politike ta nënshkruajë Kodin e Sjelljes, për të shprehur njëkohësisht se do të respektojnë Kodin Zgjedhor dhe aktet e tjera nënligjore që lidhen me zhvillimin e zgjedhjeve të 18 shkurtit, duke njohur më pas edhe rezultatin e dalë prej tyre. "Partitë politike, kandidatët, përfaqësuesit dhe mbështetësit tanë, do të pranojnë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të shpallura të ligjshme dhe të vërtetuara nga KQZ, si dhe do të respektojnë legjitimitetin e institucioneve të dala prej tij. Partitë politike dhe kandidatët mbështesin Policinë e Shtetit, Kolegjin Zgjedhor dhe institucionet e tjera të përfshira në proces, si dhe kërkon prej tyre të veprojnë në përputhje të plotë me ligjin. Të gjitha partitë, kandidatët dhe anëtarët, janë të barabartë para ligjit. Aktivitetet e qeverisë dhe partisë, duhet të ndahen në mënyrë të qartë. Të gjitha partitë e kandidatët angazhohen se nuk do të përdorin burimet zyrtare, strukturat administrative, mjediset publike, mjetet e transportit, zyrat, automjetet dhe personelin e administratës publike, që financohen përmes parave të taksapaguesve, për qëllim fushate politike ose për thellimin e interesave të tyre zgjedhore. Partitë, kandidatët dhe anëtarët, nuk do të lejojnë asnjë kandidat të nisë një projekt të caktuar zhvillimi gjatë fushatës zgjedhore, si dhe pranojnë largimin nga detyra zyrtare e çdo kandidati që ka konflikt interesi me garën e tij elektorale",- thuhet në Kodin e Etikës. Ndër të tjera, presidenti Moisiu kërkon nëpërmjet këtij Kodi, që partitë të mbështesin KQZ-në dhe komisionet e tjera zgjedhore, duke propozuar komisionerë me integritet dhe të mos ushtrojnë ndikim politik tek komisionarët, gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre. "Partitë, kandidatët dhe anëtarët premtojnë të promovojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe një klimë tolerance demokratike. Ata zotohen të bëjnë publicitet maksimal për njohjen dhe zbatimin e këtij Kodi, të promovojnë fushatat edukuese të votuesve, të dënojnë dhunën dhe kërcënimet, të nënvizojnë faktin se vota është e fshehtë, si dhe të udhëzojnë kandidatët dhe anëtarët mbi përmbajtjen e Kodit dhe përgjegjësitë që rrjedhin prej tij. Partitë, kandidatët dhe anëtarët do të dënojnë publikisht dhe në mënyrë të përsëritur çdo lloj dhune dhe kërcënimi nga cilado anë; ata do të dënojnë gjithashtu, çdo lloj shprehjeje apo veprimi që nxit dhunë apo kërcënim. Në përputhje me praktikën zgjedhore demokratike, nuk do të lejohet mbajtja e asnjë lloj arme apo nxjerrja e saj në takime publike, mitingje apo nëpër aktivitet të tjera të fushatës elektorale. Partitë, kandidatët dhe anëtarët do të ndërmarrin çdo hap të mundshëm për të zhdukur të gjitha format e manipulimit zgjedhor përpara, gjatë dhe pas ditës së votimit",- vijon më tej Kodi i Etikës. Po kështu një tjetër pikë e këtij Kodi, kërkon që asnjë parti apo kandidat, duhet të mos ofrojë shpërblim apo nxitje në shkëmbim të favoreve zgjedhore, si dhe nuk do të pranohen financime nga burime të dyshimta, duke zbatuar parimin e transparencës në financimin e fushatës elektorale. Ndër të tjera kërkohet që të mos bëhen akuza shpifëse apo irrituese rreth partive, kandidatëve apo personave të tjerë si dhe të nxitet pjesëmarrja e më shumë grave në politikë. Kodi i Sjelljes është vlerësuar dje nga Partia Socialiste dhe PDK.
    "Merrja te mirėn tė ardhmes, hidhja te keqen tė kaluarės"

  5. #295
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Shkelet marrëveshja e zgjedhjeve

    Zv.ministri Poni: Të lëshohen certifikatat edhe pa dokumente identifikimi


    Një shtetas i cili nuk mund të vërtetojë dot identitetin e tij mund të marrë një certifikatë për qëllime zgjedhore pa pagesë në zyrat e gjendjes civile. Në një shkresë zyrtare për zbatimin e dispozitave ligjore, nga shërbimi i gjendjes civile i nxjerrë prej zëvendësministrit Ferdinand Poni, dokumenti ky që mban datën 23 janar të këtij viti thuhet se "në bazë të një ndryshimi të bërë në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë mund të lejohet që të gjithë shtetasit të cilët nuk mund të identifikohen me anë të dokumenteve mund të marrin certifikatë të re, por që vlen vetëm për qëllimet zgjedhore". Edhe pse në ligjin për gjendjen civile dhe marrjen e dokumenteve të identifikimit në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk lejohet të jepet një certifikatë pa pasur mundësinë të identifikohesh, Ministria e Brendshme e konsideron si procedurë të ligjshme. Sipas numrit dy të Ministrisë së Brendshme, Ferdinand Poni, kjo është një procedurë krejt e ligjshme. Në bazë të shkresës urdhërore të tij, është e lejueshme nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë nga disa pika të nenit 39. Çështja e certifikatave u kthye në mollë sherri për politikën shqiptare në prag të zgjedhjeve lokale. Shkak për këtë u bë opozita dhe shumica. Të njëjtin shqetësim që shprehu opozita e dikurshme para zgjedhjeve të 3 korrikut, u ngrit nga opozita e sotme para zgjedhjeve të 18 shkurtit për përzgjedhjen e pushtetarëve vendorë. Opozita shprehu dyshime se qeveria mund të manipulonte zgjedhjet me anë të certifikatave, ndërsa shumica kërkonte me ngulm se këto dokumente janë të vlefshme dhe se ishin të hartuara nga Partia Socialiste. Shumica pretendoi se nuk mund të ngrihen akuza mbi mjetet e identifikimit të shqiptarëve. Për të evituar votimin e shumë shqiptarëve me certifikata false apo për të shmangur çdo pakënaqësi të forcave politike gjatë zgjedhjeve u firmos paketa e 12 janarit. Kjo marrëveshje sanksiononte se për të votuar nevojitej edhe një paketë me dokumente të tjera identifikuese.

    Marrëveshja e 12 janarit

    Urdhri i fundit i Ponit ka bërë të rikthehet edhe një herë debati i certifikatave. Në këtë mënyrë, në bazë të kësaj urdhërese, zv/ministri i Brendshëm, ka shkelur marrëveshjen e 12 janarit.

    Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar me shumë mundime brenda godinës së Presidencës, "ata zgjedhës me certifikatë të vjetër lindjeje, që nuk kanë mundësi të mbledhin paketën e dokumenteve mbështetës të identifikimit, dhe që nuk zotërojnë asnjë dokument tjetër të lejueshëm për të vërtetuar identitetin e zgjedhësit sipas Kodit Zgjedhor, do të duhet t‘i kërkojnë zyrës së gjendjes civile certifikatë të re, për qëllime zgjedhore, e cila do të lëshohet nga zyra e gjendjes civile pa pagesë". Gabimi i zv/ministrit të Brendshëm duket se lidhej me mospërcaktimin e certifikatave, nëse bëhet fjalë për ato të vjetrat apo për të gjitha. Pika nëntë e marrëveshjes së nënshkruar në Presidencë më 12 janar, tregon se nëse zgjedhësi i cili paraqitet për të votuar me certifikatë lindjeje me fotografi të lëshuar në periudhën përpara krijimit të regjistrit të posaçëm të gjendjes civile lejohet të votojë nëse numri serial i certifikatës së lindjes me të cilën ai paraqitet përputhet me një nga numrat serialë të certifikatave të lindjes të pasqyruara në procesverbalin e mbajtur sipas pikës 8 të marrëveshjes dhe nëse njëkohësisht paraqet detyrimisht dy nga dokumentet origjinale të mëposhtme si

    pasaportë me fotografi të padëmtuar, por që u ka skaduar afati ligjor i përdorimit, leje e dixhitalizuar për drejtim automjeti, diplomë origjinale të shkollës se lartë, me fotografi të padëmtuar, diplomë origjinale të shkollës se mesme, me fotografi të padëmtuar, dokument të lëshuar nga një zyrë noteriale në bashkinë përkatëse mbi pasuri të patundshme, librezë notash e studentëve aktualë, licence të ushtrimit të profesionit privat, me fotografi, e lëshuar nga viti 2000 e në vazhdim, nga organi tatimor i njësisë vendore ku zgjedhësi ka emrin në listën përfundimtare të zgjedhësve dhe certifikatë tatimore, e lëshuar nga viti 2000 e në vazhdim, e pajisur me fotografi të lëshuar nga organi tatimor i njësisë vendore ku zgjedhësi ka emrin në listën përfundimtare të zgjedhësve.

  6. #296
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Skandali, certifikatat jepen jashtë rregullave

    Njësia bashkiake 11 e kryeqytetit i jep dokumentin gazetares së "Fiks Fare", e cila jep të dhëna të tjera



    Në prag të zgjedhjeve vendore, identifikimi i shtetasve shqiptarë është i pamundur. "Fiks Fare" vërtetoi se sa e lehtë është që të marrësh një certifikatë sot, në periudhë fushate zgjedhore, përpara
    ditës së zgjedhjeve një certifikatë lindjeje vetëm duke pasur të
    dhënat e një shtetasi tjetër, banor i lagjes ku ti mund të votosh
    pa problem në vend të dikujt tjetër. Sot në të gjitha gjendjet civile
    të Shqipërisë merr certifikatë pa paraqitur asnjë dokument
    tjetër identifikimi. "Fiks Fare" vërtetoi dje se sa e lehtë ishte që
    të merrje një certifikatë në këtë mënyrë. Askush nuk të kërkon të
    dhëna të tjera, madje certifikatën e merr me mjaft lehtësi. Dje,
    gazetarja e "Fiks Fare" kërkoi në një njësi bashkiake një certifikatë
    të një shtetaseje të asaj njësie. Nëpunësja nuk ka kërkuar asnjë
    dokument identifikimi dhe ka mbushur certifikatën e një
    shtetaseje me foton e gazetares së "Fiks Fare". Kohët e fundit, "Fiksi" e ka ngritur vazhdimisht këtë shqetësim, por askush nuk ka
    marrë masa për të ndaluar shpërndarjen e certifikatave, të
    cilat i gjen edhe të paplotësuara në tregun e matrapazëve dhe falsifikatorëve. Gazetarja e "Fiks Fare" është pajisur
    me certifikatë në emër të një banoreje
    pikërisht në Njësinë Bashkiake nr. 11 të kryeqytetit.

    Dialogu i gazetares me qytetaren

    Fiksi
    -Ia thua me gojë? (emrin,
    mbiemrin, datëlindjen).

    Qytetarja
    -Ose ja shkruan në letër.
    Unë nuk e kam për vete, e kam të
    sajën.

    Fiksi
    -Edhe unë e shkruajta në letër
    por Sa mirë që i pranokan pa letër
    njoftimi!

    Qytetarja
    - Ta jep letër origjinale dhe
    me fotografi, ti vetëm jep numrin. A e
    di numrin (e certifikatës)?

    Fiksi -8/60. Çfarë numri ke ti?
    Qytetarja - 22/66.
    Fiksi
    -8/60 Kodër Kamëz.

    Qytetarja
    -Edhe ti Kodër Kamëz je?
    Thuaj se regjistrin Kodër Kamëz ka.

    Fiksi
    -Ne kemi zbritur që andej, por
    nuk e besoj se e kanë ndryshuar.

    Qytetarja
    -Jepi vetëm numrin e certifikatës.
    Fiksi -8/60.

    Qytetarja
    -E ke edhe këtë vajzën
    Kodër Kamëz.

    Fiksi -S.A.
    Punonjësi i njësisë bashkiake 11-
    Numrin e regjistrit?

    Fiksi -8/60.
    Punonjësi i njësisë bashkiake
    nr.11- Çfarë rruge je?

    Fiksi
    -Kodër Kamëz.

    Punonjësi i njësisë bashkiake
    nr.11
    - Çfarë datëlindje je?

    Fiksi
    -16.12.1988.

    Punonjësi i njësisë bashkiake
    nr.11
    - Sa the?

    Fiksi
    -8/60

    Punonjësi i njësisë bashkiake
    nr.11-
    8/60-të the ti ë?

    Fiksi
    -Po përse nuk është?

    Punonjësi i njësisë bashkiake
    nr.11
    - Jo.

    Fiksi
    -Kaq e kam, por mos

    Punonjësi i njësisë bashkiake
    nr.11
    - Si e ka emrin babai?

    Fiksi
    -Naim.

    Punonjësi i njësisë bashkiake
    nr.11
    - Naim A?

    Fiksi -Po, Mimoza e ka mami. Shikoje
    njëherë.

    Punonjësi i njësisë bashkiake
    nr.11-
    Si the ti "Kongresi i Përmetit"
    apo Kodër Kamëz?

    Fiksi
    -Kodër Kamëz, por neve kemi
    lëviz nga aty dhe nuk e di a e ka
    ndryshuar babai.

    Punonjësi i njësisë bashkiake
    nr.11
    - "Kongresi i Përmetit" jeni tani.

    Fiksi
    -Kemi ikur nga aty në fakt, por
    unë nuk e dija në ishte ndryshuar
    (adresa). D.m.th., a është ndryshuar
    këtu.

    Punonjësi i njësisë bashkiake
    nr.11
    - Ti je Suela ë?
    Fiksi
    - Suela...

    Punonjësi i njësisë bashkiake
    nr.11
    - Çfarë datëlindje ke?

    Fiksi
    -16.12.1988.
    Mbaje këtë, faleminderit shumë.

  7. #297
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Qeveria ndryshon dhënien e certifikatave


    Anila Rama
    27-01-2007


    TIRANË
    - Zyrat e gjendjes civile do të lejohen të shpërndajnë certifikata, edhe në rast se një shtetas do të paraqitet aty pa ndonjë dokument identifikimi tjetër. Një urdhër i dalë disa ditë më parë nga Ministria e Brendshme ,u kërkon zyrave të gjendjes civile në të gjithë vendin, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin gjatë shpërndarjes së certifikatave, në bazë të kërkesave që do të kenë shtetasit për ta pasur atë si dokument identifikimi për të votuar ditën e zgjedhjeve në 18 shkurt, duke i lëshuar ato pa pagesë. Sipas këtij urdhri, nëse ndonjë shtetas do të paraqitet pa ndonjë dokument tjetër që të mund të vërtetojë identitetin e tij, atij duhet t'i lëshohet certifikata me të dhënat e deklarata prej tij, por më parë, shtetasi në fjalë duhet të nënshkruajë një deklaratë, ku mban përgjegjësi se ato që thotë janë të vërteta.

    Aliko

    Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, Eduart Aliko sqaroi dje për "Shekullin", se urdhri i shpërndarë ditët e fundit në të gjitha zyrat e gjendjes civile, është në zbatim të ndryshimeve që pësoi Kodi Zgjedhor, për dokumentet e identifikimit të zgjedhësve ditën e votimit. Sipas Alikos, meqë certifikata konsiderohet si dokumenti bazë i identifikimit, çdo dokument tjetër nuk mund te jetë kaq i besueshëm sa ajo. Por ai shton se, kur një shtetas nuk ka asnjë dokument identifikimi dhe kërkon të pajiset me certifikatë në këtë periudhë, nuk do të pengohet, por do t'i kërkohet që të bëjë dhe të nënshkruajë një deklaratë për atë që thotë. "Certifikata është dokumenti bazë nga dalin të gjitha dokumentet e tjera, sepse certifikata hartohet në bazë të të dhënave që ka Regjistri Themeltar i Shtetasve. Nëse një shtetas do të paraqitet në gjendjen civile për të marrë një certifikatë, për qëllime zgjedhore, por nuk mund ta vërtetojë identitetin e tij, ai do të pyetet në formë investigimi për të gjitha të dhënat që lidhen me familjen e tij, para se t'i lëshohet certifikata. Por njëkohësisht do të nënshkruajë një deklaratë personale, që mban përgjegjësi për atë që thotë. Në bazë të kësaj deklarate do të pyetet edhe Kryeplaku i lagjes, apo i fshatit, por edhe do të vihet në lëvizje policia, për të vërtetuar se të dhënat e deklaruara prej tij janë të sakta. Urdhri që është shpërndarë këto ditë në zyrat e gjendjes civile, është në zbatim të dispozitave të ndryshuara të Kodit Zgjedhor, për shpërndarjen e certifikatave si dokument identifikimi për të votuar",- tha drejtori Aliko, për gazetën "Shekulli".

    Ligji

    Ndërkohë në ligjin "Për gjendjen civile" është përcaktuar që certifikata lëshohet, kur një shtetas paraqet një dokument tjetër identifikimi, që mund të jetë një certifikatë e vjetër, letër-njoftim ose pasaportë.

    Urdhri në fjalë pritet të shkaktojë jo pak konfuzion në zyrat e gjendjes civile, pasi vetëm për të shmangur përdorimin e certifikatave të lëshuara para datës 1 nëntor 2006, kur edhe ka filluar të mbahen në një regjistër të posaçëm të gjitha certifikatat e lëshuara, u bllokua procesi zgjedhor dhe dështoi zhvillimi i zgjedhjeve në 20 janar, të dekretuara nga kreu i shtetit. Por, edhe nga opozita pritet të ketë reagime të ashpra kundrejt këtij urdhri, pasi çështja e certifikatave ishte shkaku kryesor që të majtët kërkonin të zgjidhej, para se të nënshkruanin marrëveshjen e kompromisit me maxhorancën e djathtë, e për të pranuar për të hyrë në zgjedhje.



    Si do të procedohet kur qytetari paraqitet për certifikatë, pa dokument tjetër identifikimi:

    a. Qytetari do të pyetet në formë investigimi, për të gjitha të dhënat që lidhen me familjen e tij, para se t'i lëshohet certifikata.

    b. Do të nënshkruajë një deklaratë personale, që mban përgjegjësi për atë që thotë.

    c. Në bazë të kësaj deklarate do të pyetet edhe Kryeplaku i lagjes, apo i fshatit, por edhe do të vihet në lëvizje policia, për të vërtetuar se të dhënat e deklaruara prej tij janë të sakta.

    Çfarë parashikon marrëveshja

    TIRANË- Marrëveshja politike e nënshkruar dy javë më parë në Presidencë, përcakton ndryshimet e Kodit Zgjedhor, të cilat japin në mënyrë të detajuar të gjithë procedurën që do të ndiqet nga zyrat e gjendjes civile, për pajisjen e shtetasve me certifikata për qëllime zgjedhore. Kështu, sipas këtyre dispozitave, do të mbahet proces-verbal i detajuar për të gjitha certifikatat e lëshuara para datës së zgjedhjeve, dokument i cili i dërgohet KZQV-së në Njësinë përkatëse Zgjedhore. Megjithatë, asnjë pikë e këtyre ndryshimeve, nuk lë vend për nxjerrjen e një urdhri të tillë. Sipas marrëveshjes, zgjedhësi, i cili voton me certifikatë lindje me fotografi të lëshuar nga momenti i krijimit të Regjistrit të Posaçëm të Gjendjes Civile, deri një ditë përpara datës së zgjedhjeve, lejohet të votojë vetëm nëse certifikata është regjistruar në një Regjistër të Posaçëm, i cili mbahet nga nëpunësi përkatës i Gjendjes Civile. Në këtë regjistër shënohet identiteti i zgjedhësit, data e lëshimit të certifikatës, si dhe numri serial i certifikatës. Jo më vonë se një ditë përpara datës së zgjedhjeve, zyra e gjendjes civile i dërgon KZQV-së së njësisë vendore përkatëse kopje të vërtetuara ligjërisht të Regjistrit të Posaçëm, për certifikatat e lëshuara. Nga një kopje të Regjistrit të Posaçëm të vërtetuar ligjërisht, i dorëzohet respektivisht partisë me numër më të madh vendesh në Kuvend pjesëmarrëse në qeveri dhe partisë me numër më të madh vendesh jopjesëmarrëse në qeveri.

  8. #298
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    PS: Ndjekje penale bandes Pone

    Data e Publikimit: 27/01/2007

    Autori i Lajmit:
    A.K.

    Urdhri i Lëshuar nga Pone, është në shkelje të rëndë të Kodit Zgjedhor, të miratuar me konsensus në KQZ

    Tiranë

    - Partia Socialiste e Shqipërisë, ka përgatitur një kallëzim penal, për zëvendësministrin e Brendshëm, Ferdinad Pone, duke i kërkuar Prokurorisë që të merret me verifikimin e urdhrit që ai ka lëshuar nëpër të gjithë njësitë vendore, në lidhje me lëshimin e certifikatave. "Në zbatim të paragrafit i) gërma a) pika 12, të paragrafit iv) të pikës 19, të nenit 39, të Ligjit Nr. 9676, datë 13.01.2007 "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin Nr 9087, datë 19.06.2003 'Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë" i ndryshuar, ju bëjmë me dije se: Zyrat e gjendjes civile, për të gjithë ata zgjedhës që nuk kanë mundësi të mbledhin paketën e dokumenteve mbështetëse të identifikimit dhe që nuk zotërojnë asnjë dokument tjetër të lejueshëm për të vërtetuar identitetin e zgjedhësit, sipas Kodit Zgjedhor, duhet të pajisin shtetasit me certifikatë të re, për qëllime zgjedhore, e cila duhet të lëshohet pa pagesë". Thuhet në pikën 5 të shkresës me nr protokolli 412 që ministria e Brendshme i dërgon zyrave të gjendjes civile. Reagimi i socialistëve, dhe denoncimi i tyre për Ponen në Prrkurori ka ardhur, menjëherë pas bërjes publike të këtij urdhri të turpshëm. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Pandeli Majko, deklaroi dje se "Faktet kryesore që do të ofrojmë do të kenë të bëjnë sidomos me urdhrin e fundit të Zv ministrit të Brendshëm të cilit as kodi zgjedhor dhe as ndonjë ligj tjetër nuk ia autorizon të udhëzojë apo drejtojë punën e gjendjeve civile në Republikën e Shqipërisë. Letra që ai ka nxjerrë nuk është akt nënligjor gjithashtu dëshiroj të them se nëpërmjet medias Top, tregoi pamje që tregonin lehtësinë absolute jo ligjore me të cilin një qytetare mori certifikatë lindjeje në zyrat e Gjendjes Civile ku qeverisja vendore është e PD bëhet fjalë për njësinë 11 për të cilën Partia Socialiste ka mjaft rezerva për listën e zgjedhësve në këtë njësi. Ne besojmë se prokuroria shqiptare në respekt të ligjit do të veprojë kundër këtyre shkeljeve të ligjit. Partia Socialiste do të paraqesë kallëzimin penal për zotin Pone dhe për nëpunësin e zyrës së gjendjes Civile që në kundërshtim me ligjin a shpërndarë certifikata lindjeje të falsifikuara", tha ai.

    KQZ te informoje per fletet e votimit

    Tiranë

    - Shqetësime janë ngritur për mënyrën si po orientohet puna në KQZ me procedurat janë ndjekur dhe do ndiqen për prodhimin e fletëve të votimit. Sipas Majkos "Ne mendojmë se Gjata kryetari i KQZ duhet të informojë anëtarët e tjerë të komisionit që s'janë propozuar nga qeveria në lidhje me praktikën që ndiqet për prodhimin e fletëve të votimit. Mungesa e transparencës së plotë në këtë proces e bën shumë të dyshimtë atë. Është e papranueshme që PS dhe opozita të jetë kaq e diskriminuar dhe painformuar lidhur me këtë proces".

    Bare: Punonjësit e Ministrisë,po bëjnë presion mbi vendorët

    Tiranë

    - Sipas Besnik Bares "ka dhjetë ditë që ministria e Rendit, nëpërmjet nëpunësve të nivelit të tretë është duke krijuar presion nëpërmjet telefonatave në minibashkitë e ndryshme, duke thënë se do tu zhdukim, do t'ju pushojmë nga puna etj, në qoftë se ju nuk lëshoni certifikata në të cilat ai që paraqitet, nuk ka nevojë që të paraqesë dokument identiteti". Sipas Bares nëpërmjet këtij qëndrimi ata duan të implikojnë ata njerëz që nesër pasnesër, po të veprojnë në këtë mënyrë, do të ndodhen me përgjegjësi para drejtësisë, pro kjo nuk ka për të ndodhur

    Pone kërcënon gazetaren e “Fiks Fare” që bëri publike shkeljen e tij

    Tiranë

    - Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinad Pone, në një komunikim që ka zhvilluar dje pasdite me mediat, është shprehur me tone shumë të ashpra, ndaj masës që po merr partia Socialiste, duke i bërë atij kallëzim penal në prokurori, se ka shkelur ligjin me urdhrat që po lëshon për punonjësit e Gjendjes Civile. Madje ai është shprehur se ka për të patur masa edhe ndaj gazetares që është pajisur me certifikatë, duke u shprehur se ligji parashikon masa ndëshkimore për të gjithë ata që marrin certifikata të falsifikuara dhe që i lëshojnë këto certifikata.

  9. #299
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Anëtari i PS në gjendjen civile i lëshoi çertifikatë falso vajzës së kryetarit socialist të Laprakës


    Mustafa: Punonjësi që ka lëshuar çertifikatën të ndiqet sipas ligjit


    Kryetari i Njësisë Bashkiake nr.11 në Laprakë, Haki Mustafa, deklaroi dje se, çertifikatat në këtë njësi bashkiake lëshohen vetëm konform ligjeve dhe rasti që është publikuar në media është vetëm një rast sporadik. Duke reaguar ndaj emisionit televiziv, sipas të cilit në Njësinë Bashkiake nr.11 mund të marrësh çertifikatë pa dokumenta identifikimi, Mustafa sqaroi se, personi që ka dhënë çertifikatën është anëtar i PS-së.

    "Punonjësi që ka lëshuar çertifikatën është një anëtar i Partisë Socialiste, ndërsa personi që ka marrë çertifikatën është vajza e kryetarit të PS-së në Laprakë dhe çertifikata është dhënë për llogari të kësaj partie", u shpreh zoti Mustafa. Ai theksoi faktin se, pavarësisht se ky rast u bë publik, kjo nuk do të thotë se kjo është në traditën e punës së kësaj Njësie Bashkiake. "Dhënia e kësaj çertifikate është një rast sporadik, ku personi kërkues është refuzuar nga punonjësit e tjerë të gjendjes civile, pasi ata kanë urdhër që të mos jepen çertifikata pa plotësuar kërkesat ligjore", tha kryetari Mustafa.

    Sipas tij, dhënia e çertifikatave pa dokumenta identifikimi është shkelje e ligjit dhe ndaj rasteve të tilla duhen marrë masa. "Kërkojmë që për këtë rast të zbatohet ligji dhe punonjësi i gjendjes civile të ndiqet penalisht nga Prokuroria për këtë shkelje ligjore", tha kryetari i Njësisë Bashkiake nr.11, Haki Mustafa.

    Arrestohet punonjësi i gjendjes civile të Njësisë Bashkiake Nr.11


    Policia e Tiranës vuri në pranga dje punonjësin e gjendjes civile të Njësisë Bashkiake Nr.11 në kryeqytet, pasi ka lëshuar një çertifikatë personale ne emër të një shtetaseje tjetër. Në një njoftim për shtyp të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë thuhet se, nga ana e Seksionit te Luftës Kundër Pastrimit të Parave dhe Krimit Ekonomiko-Financiar, ka filluar procedimin penal në ngarkim të shtetasit, Ndoc Dedndreaj, 52-vjeç, banues në Tiranë, aktualisht punonjës i gjendjes civile në Njësinë Bashkiake Nr.11. Sipas policisë, ky procedim ka pasur si indicie në informacionin e grumbulluar nga media e shkruar dhe vizive, se nga i sipërcituari është lëshuar një çertifikatë një gazetareje me identitetin e një personi tjetër.

    Për ndjekjen e këtij procedimi dhe sqarimin e plotë të rrethanve të kësaj ngjarje, u shoqërua në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, nëpunësi i gjendjes civile, Ndoc Dedndreaj. Nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas në kundështim me nenin 5 të Ligjit Nr. 8950 datë 10.10.2002, "Për Gjendjen Civile", ka lëshuar një çertificatë personale ne emër të shtetases Suela. A, me fotografi të një personi tjetër.

    Vazhdojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për dokumentimin me prova ligjore të kësaj ngjarje, për veprat penale të falsifikimit të akteve të gjendjes civile, nga nëpunësi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, parashikuar nga neni 191/3 i Kodit Penal.





    RD

  10. #300
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Buri’ e fortë në trafikun elektoral



    Nga Ilir DHIMA


    Pas një krize të zgjatur politike për të përcaktuar standarde në zhvillimin e zgjedhjeve të pritshme vendore, pas nisjes së parakohëshme të fushatës nga ana e kandidatit të mazhorancës aktuale për të fituar drejtimin e punëve të Kryeqytetit, pas cilësimit në vazhdimësi të Edi Ramës si “ish kryetari i Bashkisë së Tiranës” nga kreu i kësaj maxhorance, pas përdorimit të shkollave dhe auditorëve bashkë me kontigjentet e nxënësve dhe studentëve në funksion të fushatës së të zgjedhurit nga e djathta, pas një vargu tjetër të gjatë shkeljesh të trafikut antiligjor elektoral, një buri’ e fortë dëgjohet në mes të zhurmës së këtij trafiku. Deklarata e Sali Berishës bërë para pak ditësh në mbledhjen e grupit të deputetëve të Partisë Demokratike, për nisjen e një hetimi të shpejtë mbi Prokurorin e Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, s’ka se si të mos i kujtojë lexuesit kronikën e ngjeshur dhe të mbrapshtë të vitit të kaluar, të cilën më së shumti e mbushi çështja e dështuar e hetimit dhe e shkarkimit të këtij funksionari të lartë publik. Por, në këto rradhë, duke mos dashur të përsëritim shumë citime dhe argumente të përdorura në mjaft artikuj të mëparshëm, sidoqoftë jemi të detyruar të përqëndrohemi edhe një herë në ndonjë moment të kësaj çështjeje, që këto ditë është aktualizuar me theks të veçantë.
    Në takimin e fundit të Sali Berishës me deputetët e Partisë që kryeson, ai shpalli edhe një herë publikisht, se nuk do të stepet derisa të largojë Sollakun nga kreu i organit të akuzës. Për ta realizuar këtë synim të fiksuar në mendjen, në gjithë qenien e tij, Kryeministri iu shpalosi vartësve të vet dy mundësi: emërimi nga Kuvendi, me propozim të Qeverisë, i një grupi prokurorësh të pavarur dhe, në mos kjo, emërimi i një Zëvendësprokurori të Përgjithëm për të hetuar Sollakun. Një vit i tërë me kompromentime të rënda të egos unikale të një Kryeministri si ky yni nuk i paska dalë këtij, që në mos të hiqte dorë nga kjo çështje, së paku të huazonte rrugë dhe argumente të arësyshme për t’ia dalë mbanë. Sepse, të dyja alternativat e shpallura së fundi me zë të lartë nga Berisha, mund të thuhet qysh tani, gjithashtu me plot gojën, se ‘do të thyejnë kokën’ gjatë përplasjes me ‘murin’ e Kushtetutës së vendit.
    Disa dispozita të saj nuk përcaktojnë veçse që: Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si edhe që përefaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit (neni 148/1); Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Reepublikës me pëlqimin e Kuvendit (neni 149/1) dhe mund të shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kuvendit, për shkelje të Kushtetutës ose për shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij... (neni 149/2); Prokurorët e tjerë emërohen dhe shkarkohen nga Presidenti i Republikës, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm (neni 149/3). Pra, siç kuptohet, as Kuvendi, aq më pak Qeveria, nuk ka tagra për të të emëruar grup prokurorësh ‘të pavarur’ dhe as Zëvendësprokurorin e Përgjithshëm, përveçse pasi të ndryshohen këto dispozita, amendimi i të cilave kërkon doemos jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit (neni 177/3). Madje, edhe nëse arrihet ky kuorim, për të cilin, në kushtet aktuale me kundërvënie të theksuara politike dhe brendaparlamentare, as që mund të bëhet fjalë, që të mund t’i hapej rrugë hetimit të Prokurorit të Përgjithshëm do të kërkohej jo vetëm vota e tri të pestave e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, por edhe koha e nevojshme për disa dispozita të Kodit të Procesurës Penale. Sepse, Kushtetuta (neni 83/3) parashikon në mënyrë taksative moslejimin e zbatimit të procedurave të përshpejtuara për shqyrtimin e një karakteri të veçantë projektligjesh, ku numërohen edhe kodet.
    Tani, natyrshëm shtrohen pyetjet: Përse atëhere Berisha i rikthehet projektit të tij për hetimin dhe shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, edhe pasi mori përgjigje të prerë nga Presidenti i Republikës dhe nga Gjykata Kushtetuese? Përse atëhere shpall deklarata me këtë përmbajtje pikërisht, kur sapo filloi zyrtarisht fushata zgjedhore për organet lokale të pushtetit? Disa media e lidhin përgjigjen e këtyre pyetjeve me presionin që kërkon të ushtrojë Kryeministri mbi organin e akuzës, që po heton, po ‘i nxjerr petët byrekut’, po i zhvidhos akrepat dhe ingranazhet e ‘Ora shpk’, një televizion ky, i cili sapo ka filluar transmetimet në mënyrë krejtësisht antiligjore në mbrojtje të hapur të fushatës berishiane për zgjedhjet e pritshme, duke u përpjekur të manipulojë me sa të mundet opinionin publik. Kjo hipotezë është vërtet për t’u sjellë në vemendje.
    Por, sidoqoftë, po aq në vemendje, në mos më shumë, janë për t’u sjellë përpjekjet e Sali Berishës që me anë shantazhesh të forta dhe të përsëritura mbi organin e Prokurorisë dhe titullarin e saj, të mundë të topitë frymën e tyre, për të ndëshkuar cilindo që tenton ose ndërmerr veprime që falsifikojnë dhe deformojnë procesin zgjedhor. Veçanërisht pas miratimit, në frymën e marrëveshjes politike të arritur në tryezën e thirrur dhe ngritur nga Kryetari i Shtetit, të një dispozite të Kodit Zgjedhur, sipas së cilës ata, kundërvajtësit, mund të dënohen deri në shtatë vjet heqje lirie. Nga këto shantazhe të Kryetarit të Qeverisë merr zemër, siç kuptohet, edhe Ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi, i cili që të nesërmen e shfaqjes së shefit të vet në grupin parlamentar të PD del e u thotë gazetarëve, se nuk ka ndryshuar aspak qëndrimi për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Në vend që të garantojë për zhvillimin e votimeve të plota dhe korrekte edhe në sistemin penitenciar, kur dihet se gjatë proceseve të mëparshme zgjedhore, nëpër burgje janë vënë re mangësi të mëdha. Te këto shantazhe e merr frymëzimin, me sa merret vesh, edhe Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Pone, për të urdhëruar zyrat e gjendjes civile që të pajisin me certifikata për zgjedhjet edhe ata qytetarë që s’kanë mundësi për të provuar identitetin e tyre. Ndonëse ka të ngjarë që ai ta ketë marrë parasysh kallzimin penal që do të bënte menjëherë ndaj tij opozita e bashkuar. Prej këtyre shantazheve ka të ngjarë që të marrin yrrja-berihajin mbi infrastrukturën zgjedhore dhe mbi kutitë e votimit shumë militantë partiakë dhe nëpunës pushtetorë, të cilëve u njihet mirë zelli i tepruar për kësi punësh dhe në kësi rastesh. Nejse, çdo gjë mund të ndodhë, nëse organi i akuzës qysh tani zë e lidh duart, duke bërë sehir, në vend që t’i bindet rigorozisht vetëm Kushtetutës dhe ligjeve. Ligjeve, në kuptimin më konkret të kësaj fjale.
    Të mos harrojmë pastaj cilësimin nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë të këtyre zgjedhjeve si “shumë të rëndësishme”, me çka mund të kuptohet se, procesi i tashëm vërtet u përket zgjedhjeve administrative, por në kushtet dhe atmosferën e sotme ai merr një karakter të theksuar politik dhe ndikon fuqishëm në të ardhmen europiane të vendit. Sepse, me firmosjen e marrëveshjeve të Stabilizim-Asociimit, BE pret nga vendet nënshkruese, të cilët duan të jenë pjesë e komunitetit të të drejtave të Bashkimit Europian, që ky vullnet për të hyrë në të të pasqyrohet në ndërmarrjen sa më parë të të ashtuquajturave ‘Kritere të Kopenhagenit’. Janë këto kritere që kërkojnë nga vendi kandidat, që si kusht paraprak të realizojë stabilitet institucional, si garanci për rendin demokratik dhe ligjor. Në Marrëveshjen me Shqipërinë, nuk dimë që BE të ketë bërë ndonjë lëshim nga këto kritere, ose seleksionim të tyre në favor të vendit tonë dhe të pushtetit aktual. Dhe përse duhej bërë kështu, xhanëm?!

Tema të Ngjashme

  1. Fragmente nga Shën Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  2. Spiro Moisiu njeriu më besnik i Enver Hoxhës
    Nga Antimafia në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  3. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  4. Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •