Rama: Zgjidhja e krizes ne tryezen e Moisut, Berisha duhej te ishte I pranishem. Certifikatat e paregjistruara instrument I kryeministrit per te manipuluar zgjedhjet
Ora 20:30
Nga Ina Koxha
TIRANE (11 Janar) -Ashtu sic ka deklaruar pak me pare edhe kreu I LSI-se Ilir Meta, edhe kreu I Partise Socialiste, Edi Rama eshte I mendimit se zgjidhja e krizes parazgjedhore ndodhet ne tryezen e Presidentit Moisiu, pra se zgjidhja mund te gjendet vetem ne mynyre institucionale. Ne konferencen per shtyp te nisur ne oren 19.30, Rama ia adresoi te gjitha akuzat per situaten e krijuar ne vend, kryeministrit Berisha, te cilin e fajesoi, jo vetem per bllokimin e negociatave me mospranine e tij ne tryezen e Moisiut, por edhe si shkaktar te problemeve ekonomike te vendit, sic eshte edhe kriza e fundit energjitike ne vend, pas te ciles Berisha fshihet dhe te cilen ai e perdor per fushaten elektorale.
"Pritem gjate gjithe nates, deri sot ne mengjes, per te pasur kontributin e kryministrit te Shqiperise, por ishte nje kontribut I munguar. Impenjimi yne per te gjetur dhe formuluar nje oferte kompromisi, ishte maksimale. Te vetedijshem qe ne do t’u japim shqiptareve zgjedhje te ndershme, ku njekohesisht nuk duhet te cenohet vullneti i shumices shqiptare per t’i dhene fund kapitullit me zgjedhje te deshtuara, ne e beme oferten tone, duke e mundur te bejme sikur nuk e vume re pranine e kryeministrit, ne menyre qe te zgjidhnim ate qe eshte paresore: te gjenim zgjidhjen. Por edhe kjo ishte nje dite e humbur kot.
Ajo cka ishte per te ardhur keq, ishte prezenca dhe pozicioni I kryeministrit, I cili duhej te ishte i pranishem ne tryezen e presidentit, ne respekt te kreut te shtetit I cili ka qendruar zgjuar gjithe naten, qe te vazhdonte procesi I negociimit, i cili vazhdon te qendroje I mbyllur ne menyre te njeanshme. Duhej te ishte ne respekt edhe te forvae qe ai drejton dhe perfaqeson”, u shpreh Rama.
I pyetur per takimin e sotem mes kryeministrit Berisha dhe ish-kryeministrit Nano, Rama edhe nje here rikujtoi se zgjidhja gjendet ne institucione dhe se cdo perpjekje jashte insitucioneve ka te mirat dhe te keqijat e veta, porse Rama, - sic u shpreh - nuk paragjykon perpjekjet e atyre qe perpiqen ta gjejne kete zgjidhje. "Por Sali Berisha nuk mund t’i jape oksigjen nje politike te vjeter, u shpreh Rama i cili, me tej e ritheksoi me bindje te plote se Partia Socialiste do te fitoje ne menyre spektakolare zgjedhjet, sigurisht nese ato te te jene te drejta dhe demokratike.
Ceshtja e Certifikatave
Ne fjalen e tij Rama u ndal ne ceshtjen e certifikatave qe vazhdon te mbetet edhe ngerci I mosmarreveshjes mes paleve. Edhe per kete ceshtje Rama serish hodhi akuza ndaj kryeministrit duke e akuzuar ate se me ane te certifikatave te vjetra dhe te paregjistruara meton te manipuloje procesin zgjedhor dhe te vjedhe voten e shqiptareve. “Certifikatat e vjetra, pra te paregjistruara jane instrumenti qe kerkon te perdore Sali Berisha per te manipuluar zgjedhjet. Jemi te bindur se certifikatat e vjetra, pra ato te paregjistruara, nuk jane dokumente qe garantojne zgjedhje te lirshme dhe te drejta. Ne kemi dijeni se eshte ngritur nje skeme me ane te se ciles qeveria kerkon te manipuloje zgjedhjet. Ketu kemi nje pike e cila duhet te ndaje te shkuaren nga e ardhmja. Por ne nuk do ta lejojme kete. Ajo qe ne kerkojme ka te beje me interesat e Shqiperise dhe shqiptareve. Ne jemi plotesisht te gatshem te negociojme ne tryezen e presidentit qe nuk do te kenaqe palet, por qe do te permbushe nevojat e shqiptareve dhe ato detyrime qe kemi para partnereve tane nderkombetare”, tha kreu I PS-se, duke shtuar se opozita shqiptare eshte sistemi imunitar I demokracise se ketij vendi, dhe nese do rrezohej, atehere kjo demokraci do te pushonte se funksionuari.
( Balkanweb)
Krijoni Kontakt