Close
Faqja 28 prej 32 FillimFillim ... 182627282930 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 313
  1. #271
    Po aj sal ftyra pse nuk shkoi n'takim, apo hala nuk i kon dhon urdhen beograd-athina?

    Apo osht mbledhja ke presidenti pensionist qe lunte domino para se ta zgjidhshin?

    apo ishte tu u mor me na pru dritat, se u mytem ne terr

    apo po shef ato dosjet e korrupsionit, apo lala-gjonit, shejtonit e hajvonit qe ia ka dergu prokurorise, e sal-laku hala nuk po i procedon?

    apo kishte pune me telefona, se ka filan e fistek zona, me mor bataliona, me i fut n'kamiona, do morim korent me bidona, se ai merhumi rron ende ne zemrat tona, do te kthehemi prap me tollona, ... nuk po duket mo neper televiziona, ne vend te tij po shofim filma me kartona.

  2. #272
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Salaedini nuk eshte i imi,eshte kryeministri i Shqiperise,kryeministri i atyre qe e duan edhe atyre qe nuk e duan,dhe ka ardhur koha qe ne shqiptaret te mesohemi me konceptin e zgjedhjeve te lira.Salaedini fitoi,i mire i keq ai do te jete dhe duhet te jete deri ne fund te mandatit sipas ligjit.Perndryshe ne vend qe te ecim perpara(edhe pse me hapa shume te vegjel)ne kthehemi gjithmone prapa dhe shkaterrojme edhe ate pak te mire qe kemi ndertuar.Ne rastin konkret pse u dashka bere kaq shume zhurme per zgjedhjet,kur me keto standarte bile edhe me te dobeta u votua gjate gjithe periudhes kur ne pushtet ishte Stalinano me Skraparllinjte Fluturues dhe Edverin e dashur qe e ka "ndricuar" Tiranen(bllokun).
    Kur ne te jemi njerez me te mire,shoqeri me e mire, atehere edhe drejtuesit do ti kemi me te mire.Se i teket Rambythjes te diktoje per c'do gje,kjo nuk do te thote se ka te drejte.Edhe ne paste te drejte nuk eshte normal me djeg vendin sa here i teket kuqove dhe balove,sic bene ne 1997 me tre gishtat lart,me ideologet e ndritur Skafanderushi dhe Neriman prosti.

  3. #273
    panorama

    Zgjedhje të parakohshme s‘na mbetet gjë tjetër
    Petrit Vasili

    Përsëri Shqipëria ndodhet në një udhëkryq të madh të komplikuar dhe me shumë të papritura, të cilave është e pamundur që tavolinat e politikës t‘i japin përgjigjen e duhur dhe ku besimi minimal i domosdoshëm për të ndërtuar dialogun në këto tavolina nuk ekziston më.

    Politika ka provuar tashmë gjithçka për sa i përket intrigave të të gjitha formave dhe llojeve, si dhe të kombinacioneve të hapura, apo të nëndheshme dhe ndodhet tashmë realisht në krizën e plotë të zgjidhjeve të nevojshme dhe që janë jetike për problemin.

    Meskiniteti i interesave të ngushta personale gjithëfarësh, ku vetëm ato që lidhen me Shqipërinë, atdheun tonë të përbashkët, nuk kanë prevaluar në asnjë rast, ka bërë që politika shqiptare të ndodhet përpara një fakti të madh të dështimit të saj të plotë.

    Të gjitha sofizmat dhe zgjidhjet e propozuara në jo pak raste kanë qenë aq të pamjaftueshme dhe të sipërfaqshme, saqë kanë tingëlluar shpeshherë qesharake përpara gravitetit kritik të problemit, i cili është vërtet shumëdimensional dhe ku dimensioni i krizës së thellë është boshti ku lidhet i gjithë thelbi politiko-shoqëror i tij.

    Zgjedhjet vendore për fat të keq ndodhën që të mbaheshin në momentin e një krize qeverisjeje të pashembullt. Edhe opozitari më optimist nuk mund të parashikonte një krizë qeverisjeje të këtyre përmasave dhe sigurisht që nuk do ta uronte atë kurrë, sepse efektet e saj janë fatalisht shkatërrimtare dhe rikuperimi i pasojave tepër i vështirë dhe kohë e kostogjatë.

    Ku ndodhemi? Jemi sigurisht në një moment ku fryma e një kombi është më pesimiste se kurrë dhe kriza e besimit tepër e thellë.

    Të gjitha institucionet ndodhen në një lëngatë funksionimi, e cila ka marrë dukshëm ngjyrat e një agonie institucionale dhe ato janë relativizuar deri në kufijtë e qëndrimit të tyre fiktiv në konstruktin e thyeshëm të shtetit shqiptar.
    Të gjitha institucionet garante dhe të pavarura, duke filluar që nga Presidenti i Republikës, janë në kushtet e një relativiteti tërësor i kushtëzuar nga presioni politik i maxhorancës, duke bërë që shteti të humbasë drejtpeshimin, autoritetin dhe për rrjedhojë edhe aftësinë për të siguruar qëndrueshmërinë e tij aq të domosdoshme në momente krizash.

    E gjithë vendimmarrja teknike dhe krijimtaria e domosdoshme e saj ndodhet e paralizuar. Teknicienët ndodhen përpara trysnisë së thekshme të politikës dhe çdo qëndrim parimor e teknik i tyre ka marrë padrejtësisht vlerësimin vrastar, ose me ne ose kundër nesh.

    Shoqëria civile gjithashtu po synohet të vendoset në skalione pro ose kundër dhe ajo trysnohet gjithashtu edhe kur mban qëndrime të drejta dhe kritike, si e kësaj apo asaj ane politike. Gjithashtu po synohet në mënyrë të rrezikshme skalionimi mercenar i shoqërisë civile në kahje proqeveritare për të bërë avokaturën e dështimeve, në vend që të bëhej avokatura e reformave, por sikundër që ato mungojnë thuajse tërësisht ajo është shtrënguar të militojë në formën e agjitimit politik që si në forme, ashtu edhe në përmbajtje demonstron një lloj dështimi të pashpresë.

    I gjithë opinioni publik majtas-djathtas po përballet me një krizë të papërballueshme të korrektesës dhe normalitetit të pritshmërisë politiko-ekonomike, që vijon si rrjedhojë e premtimeve elektorale që maxhoranca ka bërë pa kursim kur ajo kërkonte mandatin qeverisës. Ky element substancial që është edhe thelbi i krizës, është edhe motori që gjeneron serinë e krizave pa rrugëdalje. Gjithkushi majtas djathtas mendoi ndërsa ndërtonte planet e jetës dhe biznesit të tij që së paku maxhoranca do të bëjë kaq apo aq, por askush, edhe ai me Kasander si profil karakterial nuk parashikonte dot një krizë që i përngjan plotësisht një kolapsi shtetëror.

    Pra, kriza ka vënë përpara një qorrsokaku të plotë çdo mundësi dhe improvizim për të dalë nga kriza. Askush nuk disponon sot mjete dhe zgjidhje për të bërë biznesin e tij fisibël në kushtet e një krize kaq të ashpër dhe njëkohësisht kaq të shpejtë dhe pa asnjë amortizator të ndonjë lloji. Konstatimi se qeveria ka probleme që shkojnë deri në banalitete si pamundësia e pagesës së pagave të punonjësve të shtetit, të dhënies së shpërblimeve, të cilat pasojnë pompozitetin entuziast dhe folklorik të qeverisë bëjnë të kuptosh shpejt dhe lehtë se qeverisë çdo element i qeverisjes i ka dalë nga duart dhe ajo veçse improvizon keq zgjidhje 24-orëshe. Kriza energjetike dhe qëndrimi tragjikomik i qeverisë, si dhe kontrasti i pabesueshëm me oponencën që ajo i ka bërë qeverisjeve të mëparshme për këto çështje ku është vendi të pohojmë se ato kurrë nuk arritën në nivele të tilla, janë një provë elokuente se për qeverinë marrëdhënia e saj me opinionin publik ose më thjesht akoma me shtetasit e vet thuajse nuk ekziston. E vendosur në kullën e ngujimit të saj qeveritar dhe duke parë frikshëm nga frëngjitë e kësaj kulle shkoqjen ekonomike të shtetit, qeveria është sot më larg se kurrë nga populli i saj, të cilit ia përdori votat për të qeverisur.

    E pazonja për të qeverisur vendin dhe për t’u dhënë dritë të sëmurëve në spitale, po kështu është qartësisht qesharake dëshira e kësaj qeverie për të kryer zgjedhje, aq më shumë brenda standardeve, të cilat janë një provë jo e lehtë për t’u arritur edhe kur qeveritë janë në një moment të mirë të tyre.

    Kompromentimi i rëndë dhe shndërrimi i qeverisë në një institucion certifikato-dipendent dhe agjitativpolitik e bën procesin e ardhshëm zgjedhor një farsë, ku çdo tentativë për ta kryer këtë proces sa për të kaluar radhën do të rëndonte në mënyrë të pashpresë kalvarin ku kemi hyrë, si dhe do të ngarkonte klasën politike me një përgjegjësi të rëndë, të cilën ajo nuk do ta mbante dot në përballjen me zgjedhësit e saj, kur vota e tyre të manipulohej, vidhej e tjetërsohej, si dhe do të kompromentonte rëndë besimin reciprok ndërmjet lidershipit dhe bazës së partive.

    E gjithë ngrehina politiko-shoqërore e pas viteve ‘90 ka qenë produkt i votës së shqiptarëve, të cilët pasi fituan të drejtën e votës së tyre, e përdorën atë siç e gjykuan ata vetë në çdo proces elektoral. Kjo votë e tyre ka krijuar maxhorancat dhe minorancat, pra ka përcaktuar raportet e çdo force politike me zgjedhësit dhe institucionet në pozitë dhe opozitë. Fryma e rëndë dhe duhma erëkeqe e dështimit të thellë shumëplanësh kërkon krijimin e një fryme të re, e një optimizmi të ri, që është i aftë të kalojë edhe situatat më të vështira dhe këtë mundësi e realizon vetëm riverifikimi nëpërmjet votës së zgjedhësve shqiptarë, të cilët janë të vetmit që kanë të drejtën që në çdo kohë që ata konstatojnë se besimi i tyre duhet riprovuar dhe është e drejtë e tyre ta bëjnë këtë. Pa asnjë kompleks duhet të kthejmë sytë nga zgjedhjet e parakohshme, ose më mirë të themi tek e vetmja mundësi që aktualisht kemi për t’i dalë të keqes përpara. Ato janë mekanizmi i vetëm që mund të parandalojë një të keqe më të madhe katastrofikisht të papërballueshme për një Shqipëri jo të shëndetshme politikisht, ekonomikisht dhe shoqërisht si kjo jona.

    Anatemimi i zgjedhjeve të parakohshme dhe gërmimi e gjetja e gjithëfarë arsyetimesh për t’i shmangur ato, është vetëm sofistikimi i mënyrave për të zgjatur krizën, e cila është evidente dhe dukshëm e papërpallueshme për këtë maxhorancë.

  4. #274
    salaedini jot boni aleanc me omonian ene ia dha himaren grekve, ene ata do morin shtetesine greke, e me kte gjo krenohu ti me salaedinin se e keni fut shqipnine ne greqi, e masanaj ... n'europ.

    Sa i pelqejn rrenat e sales kta kamikacet ktuna, mirpo ato rrenat jon te ombla per grek e serb, se shqipnia po shkon keq e mo keq.

  5. #275
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush mundet te sjelle ketu shkrimin e Meros nga Tema.. faji nuk eshte me jetim..
    mero eshte Saktesia ne shtypin shqiptar..

    thx ne paradhenje..

    Xhu..


    pse nuk i del bamir topi ebvin pashes..

    pse aty qenka puna se nuk i erdhi berisha..
    rri aman .. o derman.. se ka hall tjater edvinua..

    ---




    Data: 10/01/2007, ora

    Rama dorëzon tek Moisiu linjën e prishjes së zgjedhjeve



    Në kundërshtim me shpresat e komunitetit ndërkombëtar, Edvini shkoi dje në tryezën e Presidentit Moisiu, me mendjen e mbushur top për të shkatërruar përfundimisht procesin zgjedhor, me anë të pamundësimit të çdo lloj kompromisi dhe djegies së datës së fundit kushtetuese, asaj të 18 shkurtit. Rezistencë e vogël nga ana e Presidentit të Republikës. Edhe ndërkombëtarët ngrenë duart përballë propozimeve të marra të opozitës së Ramës



    Opozita shpërdoroi dje shansin për të ofruar diçka konstruktive, përderisa në lëmin e projektligjeve alternative në sektorët e ekonomisë, bujqësisë, etj, në Kuvend, ka qenë krejt inekzistente. Dje, në tryezën e thirrur nga kreu i shtetit përkundër qëndrimit të mazhorancës, kryebashkiaku Edi Rama nuk mundi të dilte jashtë vetvetes, teksa bëri të pamundurën për të zgjatur deri në infinit negociatat mes palëve për reformën zgjedhore, duke sintetizuar, dashur padashur, para të gjithë partive parlamentare, qëndrimin e tij destruktiv përgjatë një viti të plotë kalendarik. Pavarësisht apeleve të dëshpëruara të Moisiut dy ditë më parë, për pjesën më të madhe të ditës, e njëjta mendësi refraktare dhe dozë mosbesimi vërehej tek Edvini, që nuk bindej madje as nga krerët e tjerë të koalicionit të majtë, si Meta apo Milo, të nënshkruante marrëveshjen. Kësisoj, deri në orën 19.00, dy raunde negocimesh, të nisura që dje në mesditë në presidence, me ndërmjetësimin e kreut te shtetit, patën dështuar për shkak të sjelljeve të tilla. Përgjatë raundit të parë u ra dakord paraprakisht që, një grup ekspertësh vendas dhe te huaj, te drejtuar nga vete Moisiu, të merren me çështjen e debatueshme të certifikatave, ku edhe ka ngecur reforma zgjedhore. Ndërkaq, krerët e partive dolën nga tryeza rreth orës 14.30 duke mos bërë asnjë koment për median. Bisedimet rifilluan rreth orës 16.30. Por edhe raundi i dytë i bisedimeve, i përfunduar rreth orës 19.00, nuk është mundur që të konkretizohet me ndonjë rezultat konkret. Vështirësinë e arritjes së një marrëveshjeje dhe debatet e forta në tryezë i konfirmoi për mediat drejtuesi Partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova, sipas së cilit, ka disa variante për te zgjidhur çështjen e certifikatave, por pa dhënë ndonjë hollësi më tepër. Vetëm pak ditë më parë, ndërkombëtarët propozuan gjetjen e një mesmeje të artë, pra përdorimin e 3 elementeve të sigurisë, për rrjedhojë, t’i jepte fund krizës politike. Propozimi kishte me ofrimin e një liste me më shumë se 2 dhe me pak se 5 dokumente që mund të shoqërojnë certifikatën e shumëpërfolur. Ndërsa selia rozë, nga ana e saj, nuk heq dorë nga alternativa e votimit me certifikatë të shoqëruar ose me pasaportë, ndërsa nga ana e saj, Partia Demokratike kërkon që për arsye të moskufizimit në çfarëdo forme të së drejtës legjitime për të votuar, kjo certifikatë të mund të shoqërohet dhe me së paku 5 dokumente të tjera. Komuniteti ndërkombëtar në këto kushte ka hedhur idenë e rishikimit rigoroz të rregullsisë së listës së dokumenteve që janë parashikuar në vendimin e KQZ-së së datës 1 korrik 2005 për të zgjedhur dhe jo me shumë se tre dokumente të tjera, që do t’i japin vlerë të shtuar certifikatës. Ajo që ka penguar siglimin e një marrëveshjeje ka qenë këmbëngulja e vazhdueshme e Ramës për regjistrimin e të gjitha certifikatave të nxjerra në periudhën gusht-tetor 2006, një seleksionim që nënkupton haptazi paragjykimin për dhjetëra mijëra qytetarëve që janë pajisur me këto dokumente, me të gjithë elementët e garancisë (çka është pohuar edhe ne raportin e ndërmjetëm të OSBE/ODIHR-it) dhe nje pjesë e tyre gjenden, mbase jashtë shtetit, në emigracion dhe paradoksalisht, autoritetet e huaja, në dallim nga kryesocialisti, patën njohur autenticitetin e dokumentit te nxjerrë nga zyrat shqiptare të gjendjeve civile. Në këtë mënyrë, Rama shkoi dje tek Moisiu, për të mbrojtur linjën e prishjes së zgjedhjeve lokale, në alibinë e mospasjes së një date konkrete për të zhvilluar procesin dhe jo për të zgjidhur ngërçin, ashtu si patën shpresuar ndërkombëtarët.

    Re. Po.

    55
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 11-01-2007 më 03:55

  6. #276
    i/e regjistruar Maska e saimiri-uk
    Anëtarësuar
    13-01-2003
    Vendndodhja
    All over Albania
    Postime
    252
    Deshton ne presidence tryeza e partive per zgjidhjen e krizes

    Nga ps kerkohet noterizimi i dokumentave te identifikimit - pasaporte, certefikate, leje qarkullimi etj etj qe njerzit te votojne, sikur nuk mjafton origjinali.

    Ky Edi Rama paska qene idioti me i madh i Shqiperise, tokmak, hu, bryl, xhahil, sakat mendor, psikopat, i semure, teveqel, i trullosur, i vrazhde, syrtyk, gdhe, budall, i ndyre, i felliqur, me zgjebe, kolere, tifo, piss, i dhjere, kak - *** me ere, i urryer, faggot histerik,

    pse se thyen qafen me disa te tjere dhe e len Shqiperine rehat se na çate ate majen e cilindrit

    Me poshte e keni adresen e emailit te funderrines dhe sapo ja cova komentet me lart
    edi.rama@ps-al.org
    Ndryshuar për herë të fundit nga saimiri-uk : 11-01-2007 më 08:56

  7. #277
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    i tha te jatit ne gjiq.. ti ma ke kirë gruan.. e ajo e ka me baban tim femijen u tha gjykatsve..
    dhe s'kaloj shume vdiq i jati se kjo s'kaperdihej..
    pra edvini nuk njeh kufij ne poshtersi.. te gjitha i ben..
    po antaret e ppsh-se apo ps-se sic i thon vehtes.. nuk e kan problem kete..
    mjafton qe ai kte poshtersi gjeniale qe e ka ta administroje me rentabilitet kunder sali berishes..
    pra kemi nje ushtri te madhe me krokodila.. qe kjo armata e c'akorduar e 3 korrikasve te cilet duhet ti organizonte e tja forconte radhet.. topo bamiri.. eshte perballe krokodilave e forte si nje cete lepujsh qe nji buuu .. tja bej edvini.. ata avullojne nga tmerri..
    menjifjale kryemaskarai edvin ben ligjin ne shqiperi dhe saliu i ngrate ka vec celsat e kashtes.. dhe kur ke celsa kashte.. te rrezojne fet e fet..
    kjo eshte tragjedia..

    me jepni voten u tha saliu popullit ta qeroj mafien..
    ja dhan ata..
    tani del se ajo vote ska asnji force..
    nje plakush mafioz ..si moisiu.. nje kopil dinak si sallaku.. ca abdira ne kushtetuse.. ca blush pandusha e brace hysa ne politike.. e ca gazeta si gsh e zp.. i thone Votes se gati 3 milion fukarenjve shqiptare.. a me ha munë.. se ste pje.rdhim fare..
    ky eshte qameti.. e ska brina..
    brinat cfaqen me vone.. ne forme hunjsh zjarri mbi bashkira e kallashe neper rruge.. 100 her me keq se ne 97-të..

    duhen gjetur ata burra qe kur tu a jape populli voten.. e keqja te mos gjej bir miu ku te futet..


    cuna si bujar nishani e lul basha.. na duhen..

  8. #278
    i/e regjistruar Maska e saimiri-uk
    Anëtarësuar
    13-01-2003
    Vendndodhja
    All over Albania
    Postime
    252
    Rreth orës shtatë, në selinë e Partisë Socialiste janë grumbulluar kryetarët mafioze ishkomuniste te partive të opozitës. Rama, Meta, Gjinushi, Milo, Ceka, Ruci, etj etj etj.

    Clay More,
    A ruheshin nga police ose njerez te tjere te armatosur? a ka gardh rrethues selia e partise nene? A ka hyrje dhe dalje te lirshme?
    Ndryshuar për herë të fundit nga saimiri-uk : 11-01-2007 më 09:08

  9. #279
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Citim Postuar më parë nga Brari
    kush mundet te sjelle ketu shkrimin e Meros nga Tema.. faji nuk eshte me jetim..

    Faji nuk është më jetim

    Mero Baze

    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, vazhdoi t`i bëjë dje, rezistencë
    deri në mbrëmje ofertës së paraqitur nga faktori ndërkombëtar përmes
    presidentit të vendit, për të tejkaluar ngërçin teknik të sajuar prej asaj
    që ai e quan kriza e certifikatave. Pasi ka rënë dakord në mesditë me një
    variant të deklaratës politike mbi arritjen e konsensusit dhe, pasi ka
    pranuar që të merret si bazë rekomandimi i ekspertëve ndërkombëtarë për
    certifikatat, dje në mbrëmje, kur iu vendos përpara teksti i ekspertëve
    dhe deklarata politike, ai refuzoi sërish ta pranonte. Ky zhvillim i jep
    fund iluzioneve se ky njeri ka ndonjë problem konkret me dokumentet e
    identifikimit të zgjedhësve. Zhvillimet e djeshme, ashtu si të gjitha ato
    të dy javëve të fundit, kanë dëshmuar se ai ka vetëm një problem, atë të
    mosfutjes në zgjedhje, për të cilin ai është i gatshëm të sajojë çdo gjë.
    Pas kësaj, problemi i vetëm që kanë këto negociata është transparenca me
    publikun dhe shqiptarët.

    Së pari, presidenti i vendit, i cili mori përsipër të organizojë tryezën,
    duhet të sqarojë me detaje negociatat dhe të vërë gishtin mbi përgjegjësin
    e krizës. Shprehjet “klasa politike”, “të dy palët” etj., nuk kanë më
    kuptim. Përderisa jemi para një situate me arbitër dhe palët në negociata
    nuk kanë të njëjtin qëndrim, nuk ka pse përgjegjësia të mbetet jetime.
    Qytetarët duhet të jenë të qartë mbi shkaktarët e krizës, në të cilën po
    hyn vendi dhe arsyet reale, pse lideri i opozitës po e çon vendin drejt
    greminës.

    Së dyti, faktorët e tjerë brenda Partisë Socialiste pas kësaj duhet të
    ndajnë qartë publikisht përgjegjësin me kryetarin e tyre. Nëse ata janë
    dakord me opsionin e tij, ata duhet ta mbështesin atë dhe të marrin bashkë
    përgjegjësinë. Ndryshe, është koha që ata të ndajnë qëndrimet e tyre.
    Kurrë ndonjëherë më parë fatet e vendit nuk kanë qenë kaq të lidhura me
    fatin e një debati të hapur dhe realist brenda një partie si tani. Nëse
    përgjegjshmëria do të triumfojë mbi papërgjegjësinë dhe çekuilibrin
    psiqik, të shkaktuar nga makthi i rezultatit, atëherë kriza do të marrë
    një zgjidhje realiste.

    Së treti, nuk është mëkat që as vetë shumica të mos gjejë rrugë negocimi
    me faktorët e tjerë brenda koalicionit opozitar, duke ripërfshirë LSI-në
    dhe deputetë të PS-së që mund të mendojnë ndryshe për krizën. Pavarësisht
    se interesat politike të Ilir Metës janë tashmë peng i zgjedhjes që ai ka
    bërë me Edi Ramën, tashmë që po vihen në pikëpyetje fatet e vendit,
    përgjegjësia e interesave personale duhet t`i hapë rrugë përgjegjshmërisë
    për interesat e vendit. Kjo është një krizë e pashembullt, që vjen nga një
    deformim politik në krye të Partisë Socialiste. Vjen mbi të gjitha nga
    fakti se, lideri i opozitës, ku në çdo vend të botës kandidon për
    kryeministër, këtu te ne kandidon për kryetar bashkie. Vjen nga paburrëria
    e tij për t`u futur në garë dhe nga ndërgjegjësimi që ka për standardin e
    keq të zgjedhjeve të mëparshme, të bëra prej tij. Por, mbi të gjitha, kjo
    krizë po vjen nga fakti se askush brenda PS-së, askush edhe nga
    kundërshtarët e Edi Ramës, askush nga presidenti dhe institucionet e tjera
    të shtetit nuk ka vënë gishtin mbi plagë për të treguar përgjegjësin e
    kësaj krize. Megjithëse dje, ai përsëriti për të tretën herë skenën e
    hedhjes poshtë të marrëveshjeve që firmos vetë, ai ndjehet komod në faktin
    se askush nuk po i tregon vendin dhe çmimin që do të paguajë për krizën,
    në të cilën po fut vendin. Askush nuk ka më garanci që ai njëri, edhe nëse
    gdhihet sot, duke hedhur firmën mbi një copë letër, nuk e gris më pas
    sërish. Thjesht, jemi para një frike të përhershme, nga një lider i
    pastabilizuar politikisht, dhe pse jo dhe psiqikisht. Nuk meritojmë të
    gjithë fatin e tij.

  10. #280
    Rama: Zgjidhja e krizes ne tryezen e Moisut, Berisha duhej te ishte I pranishem. Certifikatat e paregjistruara instrument I kryeministrit per te manipuluar zgjedhjet

    Ora 20:30
    Nga Ina Koxha


    TIRANE (11 Janar) -Ashtu sic ka deklaruar pak me pare edhe kreu I LSI-se Ilir Meta, edhe kreu I Partise Socialiste, Edi Rama eshte I mendimit se zgjidhja e krizes parazgjedhore ndodhet ne tryezen e Presidentit Moisiu, pra se zgjidhja mund te gjendet vetem ne mynyre institucionale. Ne konferencen per shtyp te nisur ne oren 19.30, Rama ia adresoi te gjitha akuzat per situaten e krijuar ne vend, kryeministrit Berisha, te cilin e fajesoi, jo vetem per bllokimin e negociatave me mospranine e tij ne tryezen e Moisiut, por edhe si shkaktar te problemeve ekonomike te vendit, sic eshte edhe kriza e fundit energjitike ne vend, pas te ciles Berisha fshihet dhe te cilen ai e perdor per fushaten elektorale.
    "Pritem gjate gjithe nates, deri sot ne mengjes, per te pasur kontributin e kryministrit te Shqiperise, por ishte nje kontribut I munguar. Impenjimi yne per te gjetur dhe formuluar nje oferte kompromisi, ishte maksimale. Te vetedijshem qe ne do t’u japim shqiptareve zgjedhje te ndershme, ku njekohesisht nuk duhet te cenohet vullneti i shumices shqiptare per t’i dhene fund kapitullit me zgjedhje te deshtuara, ne e beme oferten tone, duke e mundur te bejme sikur nuk e vume re pranine e kryeministrit, ne menyre qe te zgjidhnim ate qe eshte paresore: te gjenim zgjidhjen. Por edhe kjo ishte nje dite e humbur kot.
    Ajo cka ishte per te ardhur keq, ishte prezenca dhe pozicioni I kryeministrit, I cili duhej te ishte i pranishem ne tryezen e presidentit, ne respekt te kreut te shtetit I cili ka qendruar zgjuar gjithe naten, qe te vazhdonte procesi I negociimit, i cili vazhdon te qendroje I mbyllur ne menyre te njeanshme. Duhej te ishte ne respekt edhe te forvae qe ai drejton dhe perfaqeson”, u shpreh Rama.

    I pyetur per takimin e sotem mes kryeministrit Berisha dhe ish-kryeministrit Nano, Rama edhe nje here rikujtoi se zgjidhja gjendet ne institucione dhe se cdo perpjekje jashte insitucioneve ka te mirat dhe te keqijat e veta, porse Rama, - sic u shpreh - nuk paragjykon perpjekjet e atyre qe perpiqen ta gjejne kete zgjidhje. "Por Sali Berisha nuk mund t’i jape oksigjen nje politike te vjeter, u shpreh Rama i cili, me tej e ritheksoi me bindje te plote se Partia Socialiste do te fitoje ne menyre spektakolare zgjedhjet, sigurisht nese ato te te jene te drejta dhe demokratike.

    Ceshtja e Certifikatave

    Ne fjalen e tij Rama u ndal ne ceshtjen e certifikatave qe vazhdon te mbetet edhe ngerci I mosmarreveshjes mes paleve. Edhe per kete ceshtje Rama serish hodhi akuza ndaj kryeministrit duke e akuzuar ate se me ane te certifikatave te vjetra dhe te paregjistruara meton te manipuloje procesin zgjedhor dhe te vjedhe voten e shqiptareve. “Certifikatat e vjetra, pra te paregjistruara jane instrumenti qe kerkon te perdore Sali Berisha per te manipuluar zgjedhjet. Jemi te bindur se certifikatat e vjetra, pra ato te paregjistruara, nuk jane dokumente qe garantojne zgjedhje te lirshme dhe te drejta. Ne kemi dijeni se eshte ngritur nje skeme me ane te se ciles qeveria kerkon te manipuloje zgjedhjet. Ketu kemi nje pike e cila duhet te ndaje te shkuaren nga e ardhmja. Por ne nuk do ta lejojme kete. Ajo qe ne kerkojme ka te beje me interesat e Shqiperise dhe shqiptareve. Ne jemi plotesisht te gatshem te negociojme ne tryezen e presidentit qe nuk do te kenaqe palet, por qe do te permbushe nevojat e shqiptareve dhe ato detyrime qe kemi para partnereve tane nderkombetare”, tha kreu I PS-se, duke shtuar se opozita shqiptare eshte sistemi imunitar I demokracise se ketij vendi, dhe nese do rrezohej, atehere kjo demokraci do te pushonte se funksionuari.

    ( Balkanweb)

Faqja 28 prej 32 FillimFillim ... 182627282930 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fragmente nga Shën Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  2. Spiro Moisiu njeriu më besnik i Enver Hoxhës
    Nga Antimafia në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  3. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  4. Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •