Close
Faqja 27 prej 32 FillimFillim ... 172526272829 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 313
  1. #261
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    Takimi sekret i miliarderëve Soros-Latsis për fatin politik të Edi Ramës

    Nga Kastriot Myftaraj - Gjatë pushimeve në ditët e ndërrimit të viteve është zhvilluar një takim konfidencial midis multimiliarderëve, hebreo-amerikanit George Soros dhe greko-zviceranit Spiro Latsis, ku më së shumti është diskutuar për fatin politik të Edi Ramës.Këta të dy përfaqësojnë dy qendrat ndërkombëtare të cilat, që prej vitit 1991, kur PPSH u shndrrua në PS, ka pasur dy qendra ndërkombëtare që kanë tentuar të marrin nën kontroll të majtën shqiptare, duke zbatuar skemën e tyre për lidershipin e saj. Këto dy qendra janë Greqia, e mbështetur nga lobet e diasporës greke në Perëndim, me përfaqësues më të shquar miliarderin Spiros Latsis (Llacis)si dhe qarqet ndërkombëtare hebreje me përfaqësues kryesor George Soros. Këto dy linja, edhe pse mund të kenë pasur dhe kanë interesa imediate, çka i ka bërë ose mund t’ i bëjë që të bashkëpunojnë, në sens final, kanë qëllime të kundërta. Derisa linja greke kërkonte që PS të kontrollohej nga një lidership kristianësh ortodoksë, linja sorosiane kërkonte që PS të kontrollohej nga një lidership njerëzish me identitet të dyzuar, të tillë që të ishin me origjinë hebreje dhe që tashmë, falë një projekti të Sorosit, ishin rikthyer në identitetin hebre, gjithsesi duke mbetur kriptohebrej, që mos të shkaktohej alarm në botë. Edi Rama u zgjodh nga George Soros për t’ u mbështetur, duke u parë si një njeri që kishte cilësitë për t’ u arritur një kompromis midis linjës sorosiane dhe asaj greke. Kjo për faktin se Edi Rama është me identitet të dyzuar, duke qenë nga një familje me origjinë të largët hebreje që është konvertuar në fenë e krishtere ortodokse, madje duke qenë edhe gjysëm-himariot (nga nëna), çka për grekët ka shumë rëndësi, pasi dihet rëndësia që ata duan t’ i japin Himarës në politikën greke në Shqipëri. Natyrisht që entourage e Edi Ramës në pushtet do të përbëhet nga kriptohebrej sorosianë të llojit të vet si Erion Veliaj dhe Megi Ajtyresa. Ngjitja e Edi Ramës në postin e kryetarit të PS-së është një lëvizje pas së cilës qëndrojnë forca, në rradhë të parë të huaja, që e kanë mbështetur Ramën në karrierën e vet politike. Këto forca nuk gjenden vetëm në kancelaritë e huaja, por edhe në qendra të tjera, ose më saktë janë rezultat i një kombinacioni të qendrave të politikës me ato të ekonomisë, që përmenda më lart. Politika e madhe ka nevojë për paranë e madhe dhe paraja e madhe ka nevojë për politikën që të shumëfishohet; ky është një rregull i vjetër sa bota. Por Soros e di që për të bërë në mënyrë të qendrueshme një ndryshim të tillë në lidershipin e së majtës shqiptare duhet të ketë konsensusin e Athinës, e cila që pas rënies së komunizmit në Shqipëri e sheh PS-në si partinë e madhe shqiptare ku Athina ka influencë më të madhe. Njeriu kryesor mbi të cilit Soros ka kërkar që të influencojë në Athinë që të arrihet ky kompromis është greko-zvicerani Spiros Latsis, një nga njerëzit më të pasur të botës, që sipas listës “Miliarderë të Botës”, të publikuar nga revista “Forbes”, për vitin 2006, është i pesëdhjetëenjëti në listën e njerëzve më të pasur të botës, me 9.1 miliardë USD. Familja Latsis ka qenë gjithherë e angazhuar në çështjen e “Vorio-Epirit” dhe ka interesa të mëdha ekonomike në Shqipërinë paskomuniste. Babai i Spiros, Yannis Latsis, krijuesi i pasurisë së familjes, i cili vdiq para tre viteshm në vitin 1991 krijoi një fondacion për të ndihmuar çështjen greke në “Vorio-Epir”. Synimi i këtij fondacioni ishte që në Shqipëri, kryesisht tek e majta, të krijohej një lidership politik që do të favorizonte hyrjen dhe dominimin ekonomik të biznesit grek, posaçërisht të atij të Latsis Group, në Shqipëri. Prej këtij fondacioni ka përfituar shpesh ndihma financiare edhe PS, kur ka qenë në opozitë dhe posaçërisht Fatos Nano. Familja Latsis, duke përdorur lidhjet e saj në SHBA-të, posaçërisht miqësinë e saj me familjen Bush për shkak të interesave të përbashkëta në biznesin e naftës, punoi para vitit 1997, që e majta shqiptare të bëhej e pranueshme në Washington. Mjaft të thuhet se kur ish-Presidenti George Bush Jr, vizioi Shqipërinë në vitin 1996, i shoqëruar nga Colin Powell, për të takuar Presidentin Berisha në Vlorë, pas zgjedhjeve të kundërshtuara të majit 1996, ata udhëtuan në jahtin superluksoz të familjes Latsis, që kjo ua kishte vënë në dispozicion për një udhëtim në Mesdhe. Me ardhjen e PS-në në pushtet, Spiros Latsis siguroi favore të mëdha ekonomike në Shqipëri. Sot Latsis ka interesa të mëdha ekonomike në Shqipëri, nëpërmjet kompanive greke ku ai ka aksione. Spiros Latsis, edhe pse jeton në Zvicër, është shumë i angazhuar në çështjet ekonomike dhe politike, në Greqi dhe madje në Shqipëri. Holdingu i tij “Latsis Group” zotëron 30% të “Hellenic Petroleum”, kompanisë gjigande greke të naftës, që sot dominon tregun shqiptar, falë favoreve që iu bënë në kohën kur PS qe në pushtet. Holdingu i madh i familjes Latsis, EFG Bank Group, një konsorcium bankar ndërkombëtar, i kuotuar në bursat e Athinës dhe të Zurihut, zotëron paketa të rëndësishme aksionesh në të gjitha bankat greke që kanë hapur degë në Shqipëri. Gjithashtu “Latsis Group” zotëron aksione edhe në kompanitë “OTE” dhe Vodafone Greece që zotërojnë tregun e telefonisë mobile në Shqipëri, nëpërmjet off-shore të tyre. Nuk ka biznes grek në Shqipëri, ku familja Latsis nuk i ka futur duart në një mënyrë ose në një tjetër. Spiro Latsis është njeriu që ka peshën e duhur në Athinë për të influencuar që skema politike e Sorosit në Shqipëri të pranohet nga qeveria greke. Në vitin 1998, para se Edi Rama të lançohej në politikë, duke marrë postin e ministrit të kulturës, u bë një takim Soros-Latsis. Në këtë takim Soros e propozoi Edi Ramën si një gjetje kompromisi mes dy linjave, në sensin që e kam shpjeguar më lart. Latsis e pranoi idenë e Sorosit si një eksperiment, duke ia lënë kohës nëse Edi Rama duhej të mbështetej për të dalë në krye të së majtës shqiptare. Si rezultat i këtij kompromisi Soros-Latsis Edi Rama pati mbështetjen hebreje dhe greke për të ardhur në krye të bashkisë së Tiranës, mbështetje që u shpreh simbolikisht nga këshilltari piktoresk hebre, Berkovitz i dy fushatave elektorale të Edi Ramës, i cili meqë ra fjala, duke dalë me veshjen dhe look-un e një kleriku të një sekti ekstremist hebre, ka dhunuar laicitetin e politikës shqiptare. Ndërsa homologut grek të Berkovitz, Nicolas Gage, Edi Rama i dhuroi minimalisht një apartament duplex në Tiranë, në “bllok”, ose më saktë dy kate të një pallati luksoz. Në shtator 2005, kur Fatos Nano dha dorëheqjen si kryetar i PS-së, u zhvillua një takim konfidencial mes Soros dhe Latsis për t’ u siguruar pëlqimi grek për ardhjen e Edi Ramës në krye të PS-së. Në këtë takim, që mund të konsiderohet si një “Jaltë” hebreo-greke për influencën në të majtën shqiptare Soros propozoi që Edi Rama si një gjetje kompromisi mes dy linjave, në sensin që e kam shpjeguar më lart. Latsis e pranoi idenë e Sorosit, por përsëri si një eksperiment, duke ia lënë kohës nëse Edi Rama duhet të mbetej për shumë kohë në krye të së majtës në Shqipëri, ose jo. Në këto ditë të shkallëzimit të konfliktit politik në Shqipëri, kur fija e fatit të Edi Ramës është holluar shumë, dhe në pyetje është qendrimi i tij në krye të PS-së, janë takuar përsëri dy “moirat” e tij, Soros dhe Latsis. Soros kërkon mbështetjen greke që Edi Rama të fitojë zgjedhjet vendore, duke fituar natyrisht edhe në Tiranë, që më pas të bëhen zgjedhje të parakohshme parlamentare, në prag të së cilave Edi Rama do të bëjë një pastrim radikla në parti, që do të bëjë që kundërshtarët e tij mos të zgjidhen deputetë. Pasi PS t’ i fitojë këto zgjedhje Edi Rama do të vijë në pushtet si kryetar i një qeverie me njerëz të llojit të aktivistëve të Lëvizjes “Mjaft”, ndërsa në krye të Bashkisë së Tiranës do të vijë Erion Veliaj. A do të sigurojë Soros mbështetjen greke për këtë plan? Hezitimi i Latsis vjen se figura e Edi Ramës, që nga Soros shihet si një bazë për kompromis mes dy linjave, asaj hebreje dhe asaj greke ka filluar të shkaktojë një konflikt të ashpër midis palëve. Logjika të thotë se mund të ketë një kompromis midis Greqisë dhe Sorosit për lidershipin e së majtës në Shqipëri të materializuar në personin e Edi Ramës, pasi në Greqi antisemitizmi është shumë i fortë. Në Greqi, pothuajse të gjithë, elitat dhe njerëzit e thjeshtë, besojnë në teorinë e konspiracionit hebre kundër Greqisë dhe se shumë nga pjestarët e elitave greke, politike, ekonomike dhe akademike janë kriptohebrej të mbështetur nga qarqet hebreje ndërkombëtare, që punojnë kundër interesave greke. Në nëntor 2003, artisti më i shquar grek i gjallë, kompozitori Mikis Teodorakis, në një konferencë për shtyp ku kishte në krah ministrat grekë të Kulturës dhe të Arsimit, u shpreh se çifutët janë rrënjët e të gjitha të këqijave në botë dhe vazhdoi duke thënë se hebrejtë kanë vetëm Abrahamin dhe Jakobin që janë hije, ndërsa grekët kanë Perikliun. Dy ministrat nuk e panë të arsyeshme ta qortojnë Teodorakisin, madje as të distancohen nga kjo deklaratë. Dy ministrat, që për më tepër qenë të së majtës, që supozohet të jetë më liberale, vepruan kështu se e dijnë që grekët janë një popull shumë antisemit dhe ata dhe partia e tyre vetëm do të humbnin pikë nëse e kundërshtonin Teodorakisin që në Greqi është një ikonë kombëtare. Një kompromis midis Athinës zyrtare dhe qarqeve hebreje ndërkombëtare, të përfaqësuara nga Soros, për lidershipin e Ps-së në Shqipëri, në personin e Edi Ramës, do të shihej si një provë e vërtetësisë së kësaj teorie dhe madje si një premisë që një gjë e tillë të bëhet dhe në Athinë. Prandaj, grekët nuk mund të bëjnë kompromis me Soros për lidershipin e PS, me Edi Ramën si pikë e arritjes së kompromisit. Familja Latsis njihet si një familje që ka të kultivuar antisemitizmin tradicional grek dhe që është edukuar nga padroni i familjes, Yannis Latsis me krenarinë që ka hyrë në biznesin e hebrejve (financën e lartë) me kapitale të vëna me punë dhe jo me spekulime. Veçanërisht George Soros është urryer dhe urrehet posaçërisht nga Yannis dhe Spiros Latsis. Veprimet e fundit të Sorosit në politikën shqiptare, posaçërisht tek e majta, familja Latsis i sheh si një sfidë turpëruese që i bëhet asaj në një domen që ajo e quan si të vetin do të thotë si të Helenizmit ortodoks. Por, gjithashtu, familja Latsis e di mirë se çfarë çmimi paguan në rast se sfidon një njeri të nivelit të Soros. Këtu ka një rol dhe sedra e lënduar e miliarderit. George Soros, në fakt në renditjen e njerëzve më të pasur të botës, sipas të dhënave që jep revista «Forbes» për vitin 2006 renditet i shtëdhjetënjëti në listën e njerëzve më të pasur të botës, me 7.2 miliardë USD, njëzet vende pas Spiros Latsis. Por fuqia e Soros nuk qendron vetëm tek sasia e parave që ai zotëron personalisht, por tek sasia e parave që është në gjendje të aktivizojë në spekulimet që bën, në kombinacion me njerëz të tjerë të pasur. Gjithsesi, Latsis ndihet i fyer në sedër se është cënuar nga një njeri më pak i pasur dhe për më tepër nga një spekulant. Në raport me SHBA-të, të dy palët, Soros dhe Latsis, kanë interesa kontradiktore. Soros është sot zëdhënës i shquar i një fraksioni të establishmentit amerikan që ndan një vision të kundërt me atë të Presidentit Bush, për rolin e SHBA-ve në botë. Soros, duke folur pa terma gjysmake, që para zgjedhjeve të fundit presidenciale në SHBA-të, e ka quajtur largimin e Presidentit Bush nga pushteti, si një çështje jete ose vdekjeje për të (Soros), duke qenë se sipas Soros, Presidenti Bush është një rrezik për botën. Natyrisht që Soros dhe ata që qendrojnë pas tij, nuk e kanë thjesht me Presidentin Bush, por me atë pjesë të atij fraksioni të establishmentit amerikan që përfaqësohet nga Bush. Në analizë të fundit Soros është kundër lidershipit amerikan në botë, pasi vetëm me politikën e Bush, SHBA-të mund ta kenë një rol të tillë në botë. Në anën tjetër, Spiros Latsis, edhe pse ka lidhje të shumta në SHBA-të dhe mburret për miqësinë me familjen Bush, është vënë në opozitë me SHBA-të, duke mbështetur interesat nacionale greke, tashmë të riformuluara dhe të orientuara nga Rusia, në atë që në Athinë quhet “diplomacia greke e energjisë“. Këtu fjala është për ndërtimin e naftësjellësit Burgas-Alexandroupolos, që është një projekt ruso-greko-bullgar, si dhe për ndërtimin e gazësjellësit që nëpërmjet Greqisë do ta çojë gazin rus në Itali. që parë me kundërshtim nga SHBA-të Këto projekte janë parë me kundërshtim nga SHBA-të, ku kundërshtimi për të dytin ka qenë zyrtar i artikuluar nga zëdhënësi i Departamentit të Shteti, fill pas vizitës së Presidentit rus Putin në Athinë, në shtator të këtij viti, si dhe më pas nga ambasadori amerikan Ries në një intervistë për gazetën greke “Vima“. Si inicues i ndërtimit të naftësjellësit Burgas-Alexandroupolos doli “Latsis Group”. Për të ulur animozitetin që ky projekt shkaktoi në SHBA-të “Latsis Group” tërhoqi në këtë projekt edhe kompaninë e madhe amerikane të naftës “Chevron”, e cila pavarësisht nga shpresat që mund të ketë pasur, tashmë gjendet në këtë ndërmarrje në një rol dekorativ, si gjethe fiku amerikane e lakuriqësisë së gjeopolitikës ruso-greke. Por “Latsis Group” pritet të marrë “fetën” e vet të mirë edhe në projektin e gazsjellësit të sipërpërmendur. Pra, si Soros, ashtu dhe Latsis kanë secili “thembrën e Akilit” në marrëdhëniet me atë pjesë të establishmentit amerikan që dominon dhe duket se do të dominojë dhe në të ardhmen politikën amerikane në botë dhe posaçërisht në Ballkan. Kjo gjë shkon në favor të interesit nacional shqiptar. Në rrethanat e kësaj përplasjeje mes linjës greke dhe asaj hebreje në Shqipëri, Edi Rama mund të humbë mbështetjen greke dhe madje të silurohet nga Greqia për t’ u larguar nga posti i kryetarit të PS-së, madje për t’ u larguar përfundimisht nga politika e madhe. Duke konsideruar faktin që linja hebreje e Soros në SHBa-të është në konflikt me linjën anglosakse që aktualisht përfaqësohet nga Bush (konflikt që nuk pritet të përfundojë me mbarimin e mandatit presidencial të Bush jr.), duket se Edi Rama që ka interesa dhe biznese në Kaliforni, ku ato i administron për të i vëllai Olsi Rama, sigurisht që e ka parë kuriozitetin e madh të kësaj zone thyerjen tektonike të San Andrea, që vende vende është e dukshme dhe në sipërfaqe, çka e bën ta rrokë krejtësisht kuptimin e krahasimit se Edi Rama, që ka hyrë në politikë si një skifter, mund të gjendet befas në gjendjen e atyre zogjve të shokuar të rënë përtokë, që gjatë tërmetit, kur përplasen pllakat tektonike, coptohen prej tyre.

    www.sot.com.al

  2. #262
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    PS publikon vjedhjen e votave në 3 korrik
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 10-01-2007 më 05:06
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #263
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    PS publikon vjedhjen e votave në 3 korrik
    Image E detyruar që të japë shembuj konkret përsa i përket çështjes se falsifikimit të certifikatave, dhe për të justifikuar në këtë mënyrë edhe qëndrimin e saj të zgjatur për këtë problem. Dje, përmes zëdhënësit të Partisë Socialiste Saimir Tahiri, kjo parti publikoi disa të dhënë me shembuj konkret se si është bërë e mundur që përmes certifikatave të votohej për ata votues të cilët kanë dalë nga territori i vendit para tre korrikut dhe nuk janë kthyer as pas kësaj date. Duke marrë si shembull qytetin e Rëshenit, Tahiri tha se vetëm në këtë qytet kanë votuar në këtë mënyë rreth 600 persona por me emrin e votuesve të cilët nuk kanë qenë në territorin shqiptar në këtë periudhë e sidomos në tre korrik, pasi figurojnë të jenë emigrantë. Konkretisht, gjate një konference për shtyp ai solli një shembull, të dokumentuar, sipas të cilit në një zonë të Rëshenit, në zgjedhjet e 3 korrikut 2005 rezultojnë të kenë votuar 600 persona të cilët nuk kanë qenë në Shqipëri. Sipas Tahirit, në një shkresë të drejtorit të përgjithshëm të policisë, ka patur një listë personash që nuk ishin në Shqipërië në këtë ditë, por që rezultojnë të kenë votuar. "Në një shkresë të drejtorit të përgjithshëm të policisë në 4 korrik ka patur një listë prej 600 personash që nuk ishin në Shqipëri, por që kishin votuar në zgjedhje", u shpreh Tahiri. Zëdhënësi i PS sqaroi se në vend të 600 personave që rezultojnë të kenë votuar më 3 korrik 2005, kanë votuar shtetas të tjerë të pajisur me certifikata me emrat e tyre. Sipas Tahirit, ky është një shembull konkret që vërteton se përse opozita ngulmon për regjistrimin e certifikatave në një regjistër të veçantë. E në këtë mënyrë, denoncimit të Tahirit i referohet konkretisht skandalit të vjedhjes së certifikatave të para tre korrikut në 2005-ën, pasi u rezultua se u vodhën më shumë se 150 mijë të tilla. Kjo detyroi Komisonin Qendror të Zgjedhjeve, që në atë kohë drejtohej nga Ilirian Celibashi që komisonerët në qendrat e votimit të tregoheshin shumë të kujdesshëm në identifikimin e votuesve duke urdhëruar që çdo votues mund të votojë edhe me ndonjë mjet tjetër identifikues si përshembull pashaportë. Gjithsesi një çështje e tillë shërbeu që dy palët të akuzonin njëra-tjetrën. Por faji mbeti në derën e partisë Socialiste, që në atë kohë ishte në pushtet dhe ishte menaxhuese e gjithë përgatitjeve të procesit zgjedhor. Megjithatë edhe PS nuk lëshoi pe, pasi kur rezultoi humbëse në zgjedhjet e tre korrikut ajo akuzoi partinë Demokratike që kishte vjedhur certifikatat me qëllimin për të manipuluar zgjedhjet. Kjo çështje u bë për një kohë të gjatë një mollë sherri mes dy palëve, dhe me kronologji ngjarjesj ajo është një çështje që tashmë po mban peng zhvillimin normal të zgjedhjeve locale, që sipas afatit kushtetues, duhet të zhvillohen në 20 janar, sipas datës që dekretoi Moisiu. Të vetdijshëm për manipulimin e zgjedhjeve të zhvilluara deri më sot, dhe si një mjet i tillë kanë shërbyer certifikatat, socialistët janë më shumë se të vendosur që të mos lëshojnë pe për një çështje të tillë delikate që do u kushtojë atyre humbjen në tërësi e në veçanti të kryeqytetit të cilin e qeverisin prej 6 vitesh. Gjithsesi Tahiri, duke dashur që të japë shembuj konkret se si është bërë vjedhja e votave në zgjedhjet e tre korikut të 2006 dha një shembull të gjallë dje se si ka qenë skema e e përgatitur nga ata që menaxhonin procesin zgjedhor në atë kohë. Pikërisht një problem i tillë ishte ai ku u vu theksi më së shumti edhe në raportet që vinin nga ndërkombëtarët si pas zgjedhjeve të tre korrikut ashtu edhe në prag të këtyre zgjedhjeve. Këta të fundit kanë deklaruar dhe kanë theksuar shpesh se duhet patur kujdes që në certifikta duhen shtuar elementet e sigurisë duke patur parasysh se këto të fundit kanë qenë një mundësi e mirë për të manipuluar çdo proces zgjedhor të zhvilluar deri më tani në Shqipëri në 15 vitet e fundit.

    gazeta sot.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 10-01-2007 më 05:08
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #264
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Tryeza e Presidentit, ne 3 raunde nuk arrihet marreveshje per certifikatat. Berisha ne zyre, bojkoton Moisiun

    Ora 08:00
    Nga Darina Tanushi


    TIRANE (10 Qershor)- Certifikatat mbeten thembra e Akilit edhe ne diskutimet me tre raunde te zhvilluara dje ne tryezen e organizuar nga Presidenti i Republikes. Ne mesditen e djeshme, kreret e partive parlamentare, perjashtuar PD e cila prezantohej me kryetarin e grupit parlamentar te PD Bamir Topi, u mblodhen dje ne presidence per te nisur nje seri negociatash, me te gjatat te zhvilluara deri tani, per te mbyllur problemin e reformes zgjedhore.
    Burime brenda takimit thane per Gazeta Shqiptare se asgje nuk u zgjidh deri ne oret e vona te mbremjes se djeshme.
    Jane hedhur disa variante dje ne tryezen e presidentit te republikes. Opozita ka kerkuar me ngulm garancite per certifikatat e nxjerra para nje nentorit, duke i regjistruar ato ne nje regjister te posacem. Maxhoranca eshte e vendosur qe te mos e ndermarre kete hap, por ka parashtruar ne tryezen e presidentit variante te ndryshme sesi mund te shoqerohet kjo certifikate.
    Kreu i shtetit u ka thene kryetareve te partive politike se ata nuk do te dalin nga tryeza e bisedimeve derisa te gjejne zgjidhjen perfundimtare per ceshtjen e certifikatave, aq shume te debatuar gjate diteve te fundit. Keshtu kreu i shtetit ka qetesuar shume tonet brenda salles. Por duket se edhe situata nuk ka qene aq shume konfliktuale.
    Bisedat
    Sipas burimeve brenda mbledhjes, asnje nga zyrtaret e partive politike nuk kane ngritur zerin dhe gjithe diskutimet jane zhvilluar paqesisht. Nuk ka pasur as fyerje e ofendime ne drejtim te njeri tjetrit. “Po nuk qe ai (Berisha) nuk ka tone te ashpra gjate bisedave. Ndaj nuk mund te them se ka pasur debate te ashpra” tha dje per Gazeta Shqiptare kreu i Partise Aleanca Demokratike Neritan Ceka. Nderkaq, sipas burimeve brenda mbledhjes, Topi here pas here ka kerkuar nderprerjen e bisedimeve ne menyre qe variantet e propozuara t’i diskutonte qofte me Berishen, qofte edhe me Rusmalin, te cilet nuk kane qene ne tryeze. Nga ana tjeter, nje pike kontakti per kryeministrin ka qene edhe kreu i republikaneve Fatmir Mediu, i cili informonte shefin e qeverise per cka ndodhte brenda tryezes se bisedimeve.
    Zgjidhja
    Edhe pse eksperte e teknike te legjislacionit vendas u mblodhen per te gjetur nje variant adapt per zgjidhjen e krizes, gjithcka ka mbetur aty ku eshte. Keshtu, PD propozon qe certifikatat qe jane para dates 1 nentor, te shoqerohen edhe me dokumenta te tjere identifikimi, pervec pasaportes dhe leternjoftimit, kur keto dokumente kane skaduar, te kene edhe dokumenta te tjere apo fotokopje te tyre, si patente, deftese notash etj. Opozita nuk e pranon kete variant, por kerkon detyrimisht regjistrimin e ketyre certifikatave. “Ka dy lloj burimesh certifikatash. Njera prej tyre zyrtare i eshte dhene zyrave te gjendjes civile, ndersa te tjerat kane dale nga ministria e brendshme dhe jane shperndare neper rrethe” ka qene argumenti i opozites brenda mbledhjes, duke iu referuar edhe te dhenave qe ka nxjerre raporti me i fundit i OSBE/ODIHR per ceshtjen e certifikatave ne Shqiperi. Megjithate, askush nuk thote me saktesi se cila do te jete zgjidhja perfundimtare, nese do te kete nje terheqje nga ana e PD, apo nese opozita do te toleroje per te lene pa kontrolluar certifikatat qe jane shperndare. Ajo qe eshte e sigurt, eshte fakti se presidenti i republikes do te zgjase bisedimet e tryezes deri ne nje marreveshje perfundimtare.

    Berisha ne zyre, bojkoton Moisiun

    Kryeministri Sali Berisha, pa shume elegance ka bojkotuar dje haptazi tryezen e kryetareve te partive parlamentare, te thirrur nga Presidenti Alfred Moisiu. Tryeza perbente nje perpjekje per te zgjidhur krizen politike disamujore ne te cilen eshte zhytur politika shqiptare, sa i perket zhvillimit te zgjedhjeve vendore. Kreu i qeverise, gjate gjithe paradites mesohet se ka qene ne seline qendrore te Kryeministrise, duke ndjekur takimin nepermjet komunikimeve me celulare, me perfaqesuesin demokrat ne kete tryeze, nenkryetarin e PD-se Bamir Topi.
    Ne axhenden e Kryeministrit, mesohet se nuk ka pasur ndonje takim te veçante ose te justifikueshem, deri ne ate mase sa ta pengonte per te marre pjese ne tryezen e thirrur nga Presidenti, e cila mbeshtetej fort edhe nga faktori nderkombetar. Kane qene keta te fundit qe kane ngulmuar fort per zhvillimin e kesaj tryeze te thirrur nga Presidenti, me qellim zgjidhjen e krizes. Berisha mesohet se ka zhvilluar gjate gjithe paradites, si dhe gjate kohes qe zhvillohej tryeza, takime rutine me bashkepunetoret e tij te afert, si dhe ka marre informacione lidhur me situaten energjetike ne vend. Kryeministri Berisha e kishte paralajmeruar bojkotimin qe do t’i bente tryezes se Moisiut. Ai dy dite me pare vetem deklaroi se PD-ja do te ishte e perfaqesuar ne kete tryeze, duke vene pikepyetje te medha mbi pranine e tij.
    Kriza
    Pavaresisht nga rendesia e çeshtjes qe ka te beje me mundesine e nje kolapsi te plote te zgjedhjeve vendore ne vend, dhe pavaresisht nga fakti se qeveria qe ai drejton, ne rast te deshtimit te zgjedhjeve, do te mbaje barren kryesore te pergjegjesise, Kryeministri Berisha ka vendosur te mos marre pjese ne tryezen e kreut te shtetit, duke provuar me kete rast se inatet personale te tij ndaj Presidentit, dominojne mbi detyrat shteterore. Mungesa e Kryeministrit dhe njekohesisht dhe e kryetarit te parise kryesore qe qeveris vendin ne tryezen e Presidentit, ne te cilen ishin te pranishem te gjithe kryetaret e partive parlamentare, duket se nxori ne pah faktin se deshtimi i zgjedhjeve vendore nuk perben ndonje shqetesim domethenes per qeverine. PD-ja ndodhej ne kete tryeze e perfaqesuar nga nenkryetari i saj Bamir Topi, i cili ne realitet dihet se nuk ka fuqine e duhur vendimmarrese.
    Nderkaq edhe prania e Topit, po t’i referohesh statutit te PD-se, nuk duket se eshte shume e qelluar, pasi ne baze te ketij statuti eshte nenkryetarja e PD-se, Jozefina Topalli, e deleguara e kryetarit te PD-se. Cenimi nga Kryeministri i formatit te percaktuar nga Presidenti Moisiu, jo vetem shpreh sfide ndaj ketij te fundit, por edhe evidenton nje krize te thelle ne te cilen jane zhytur prej kohesh institucionet me te larta te shtetit shqiptar, si pasoje e mungeses se theksuar te komunikimit.

    (GazetaShqiptare/Balkanweb)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #265
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    PS publikon vjedhjen e votave në 3 korrik

    ca vjedhje ore? Ps ishte ne pushtet, si ja vjedh opozita votat. Hahahahaah ca pallash.

  6. #266
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anëtarësuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    Rinis ne presidence tryeza e partive per zgjidhjen e krizes

    Ka rinisur pasditen e sotme tryeza e partive parlamentare e thirrur nga kreu i shtetit Alfred Moisiu per zgjidhjen e krizes parazgjedhore ne vend.

    Ne takimin e paradites per gati 2 ore nuk eshte arritur asnje marreveshje per zgjidhjen e krizes politike.

    Raundi i pare i bisedimeve u mbyll rreth ores 14.30 te dites se sotme, per te rinisur serish po sot ne oren 16.30.

    Ne tryezen e pasdites eshte vene re perseri mungesa e kreut te Partise Demokratike Sali Berisha, nderkohe qe ka ardhur kreu i PS-se Edi Rama, kreu i LSI-se Ilir Meta, si dhe Topi, Ndoka, Dule, Gjinushi.

    Nje tryeze e tille u thirr nga presidenti edhe pas presionit te faktorëve ndërkombëtare per nje zgjidhje sa me pare te krizes dhe mbajtjen e zgjedhjeve sipas standardeve.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #267
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Barrikadat e mamuthëve


    Artur KOPANI


    Sabotimi i të gjitha përpjekjeve për të realizuar një proces normal zgjedhor në Shqipëri, është shndërruar për Edi Ramën në objektivin politik më të rëndësishëm. Ngritja e njëpasnjëshme e pretendimeve nga Rama ndaj mënyrës se si qeveria, Kodi Elektoral, Kushtetuta dhe të gjithë aktorët e përgjegjshëm politikë u janë qasur problemeve të vërejtura në zgjedhjet e shkuara, janë identifikuar njëzëri brenda dhe jashtë vendit si bllokuesit e vërtetë të realizimit të zgjedhjeve në datën 20 janar dhe rrezikues seriozë të mbajtjes së tyre në një afat tjetër kushtetues. Këshillave, qortimeve dhe sulmeve që i kanë ardhur nga të gjitha anët, Rama u është përgjigjur vetë ose me sozitë e tij politike herë si "i forti" i lagjes dhe herë si "Ali Komiku", duke mos devijuar në asnjë rast nga rruga e gabuar ku e ka futur PS-në dhe opozitën qysh prej zgjedhjeve të fundit parlamentare.

    Ndërgjegjësimi i Ramës dhe i shpurës së tij se pjesëmarrja masive e qytetarëve në votime do të thellojë me dy shifra humbjen e tyre në zgjedhjet lokale, i ka turrur ata në kërkim të formave dhe skemave që do të linin gjithnjë e më shumë njerëz jashtë qendrave të votimit. Bllokimi flagrant për muaj me radhë i Komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, klithmat histerike ndaj çdo vendimi dhe urdhri të Ministrisë së Brendshme për përditësimin e listave të zgjedhësve dhe të regjistrave, grisja e të gjitha marrëveshjeve me PD-në, të ndërmjetësuar nga diplomatët perëndimorë, kanë nxjerrë në pah se zvarritja pa limit e procesit zgjedhor synon rrëzimin e të gjitha dokumentave themelorë të shtetit, nxjerrjen jashtë loje të të gjitha institucioneve demokratike në vend, rikthimin e apatisë korrik-shtator '05 në administratën shtetërore, dekurajimin dhe demotivimin e qytetarëve për të marrë pjesë në procesin demokratik, dhe për t'u bërë aktorë determinues në vendimmarrjen politike.

    Respektimi rigoroz i ligjeve dhe Kushtetutës në rivendosjen e një shteti ligjor funksional, forcimi i institucioneve demokratike, përsosja e administratës, injektimi i një sërë reformash ekonomike dhe politike që kanë vendosur rregullat dhe hapur perspektiva të reja për biznesin dhe investitorët vendas dhe të huaj, janë vetëm disa nga arritjet e qeverisë së kryeministrit Berisha që kanë rikthyer shpresën dhe besimin e qytetarëve se ky vend mund dhe do të bëhet. Ne jemi dëshmitarë të një sërë ndryshimesh tepër substanciale që kanë ndodhur në vend dhe interesimi, përfshirja e qytetarëve në procesin jetik të mbarëvajtjes së reformave, ka qenë si asnjëherë tjetër ndihës konkret në realizimin e një përvoje të suksesshme qeverisjeje në vend, kryesisht në goditjen e krimit, korrupsionit dhe informalitetit.

    Krejt i kundërt me atë të qytetarëve ka rezultuar inspirimi politik i klaneve kriminale që kontrollojnë të majtën. Ata i kanë konsideruar pozicionet e tyre opozitare në institucionet demokratike jo si alternativa dhe nxitës të progresit të shoqërisë, por si barrikada të mendjeve të mbrapshta për të ruajtur favoret dhe bizneset e pista që kanë ngritur për vite me radhë në sistemin e krimit dhe të korrupsionit. Çertifikatat janë barrikada e fundit që ata po ngrenë për të dekurajuar, demotivuar votat e një shumice që shtohet dita-ditës për të ndëshkuar Ramën, të fundin e bandës së mamuthëve që përdor pushtetin për të shqyer xhepat e qytarëve dhe grabitur pasuritë publike.

    RD

  8. #268
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gjithcka eshte e qarte..

    edhe se ka vjedhur dërrce votat Ps-ja perseri nuk ja ka dale dot te permbyse shumicen derrmuese qe ka votuar saliun..
    prandaj edvini qe e di mire rezultatin e vertete te 3 korrikut.. ka frike nga vota..

    nuk e harroj rastin e bucimasit ne poradec..

    megithse u votua jo per deputet aty por per pushtet lokal dhe ps u baskua me gjinush meto milot.. e megjithse bucimasi sikurse gjith zonat koracaro bilishtaro poradecare jane tradicionalisht enveriste.. perseri pd fitoj..
    pra edvini e di se dhe me meto gjinushet grusht bashkuar nuk matet dot votë-risht me saliun..
    prandaj ka zgedhur rrugen ruco-gjolek malo-mariz lino-mejdano-iste.. pra rrugen luizo causho vampiroiste..

    me duket se dhe topin e ka blere ai m.ut.. edvinua..
    nuk ndihet fare veprimtaria e veprimtareve te pd-se..
    topi po i mban ne gjume..
    kaq.. me shume sdo edvinua nga top tironsi urt e but si m.ut e qe ha ne shum kazana..
    ndoshta gaboj..
    si shum po rri si m.ut topi.. dhe me duket ja ka qelluar myftar kastrioti..

  9. #269
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Citim Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
    mur-ik egzaltohet,

    Ai i madhi jot eshte vahabist i ndersyer si qen i terbuar prej shovenave grek e serb!
    Late nom o burr i dheut,vehabist ky e vehabist ai qekurse e mesuat ket fjale.Deri dje fjala tradhtar ishte me shpesh e perdorur,sot etiketohet si vehabist c'do person qe nuk eshte dakord me mednimin tuaj.

  10. #270
    Aina Salaedini jot i modh ia ka kalu vahabistave, se ata kan vu pasunin e tyne ne dispozicion te ceshtjes se tyne te perbashket, kurse Salaedini jot osht i "vetmi" qe nuk paska vjedh, nuk paska bo hatana, i ka prej katunit ato gajtana, ka msu me hyp edhe n'aroplana, ban per grek e serb vatana, ka ra n'fush si ne bostana, se ka perqark disa hajvana, e ka bo mo keq se republik banana, burr ma t'lig nuk e ban ma nana!

    Don ti rreshtoj punet, e jo gunet?

    Po ia nis me ni: Nano ik! deri dje, Nano kthehu sot, se e ka keq punen e vet, se per popull e at vend nuk e ven ujin ne zjarm, ai salaedini jot.

Faqja 27 prej 32 FillimFillim ... 172526272829 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fragmente nga Shën Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  2. Spiro Moisiu njeriu më besnik i Enver Hoxhës
    Nga Antimafia në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  3. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  4. Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •