
Postuar më parë nga
Humdinger
Nuk jam as neokomunist dhe neoballist apo më keq se kaq Sorrist!!
Ahmet Sorra, u vetëquajt mbret dhe si i tillë pa asnjë lidhje gjaku mbretëror, sigurisht që do ishte një injorant ashtu siç e tregoi dhe me tradhëtinë e shitjes së Shqipërisë tek Italia dhe ikjen e tij më 6 Prill 1939 hajdutëshe, duke lënë një popull në mëshirë të fatit dhe duke prishur të gjitha armët që dispononte ushtria mbretërore që të mos gjente Italia asnjë lloj qëndrese sipas planeve të firmosura nga italianët dhe Sorra.
"Shtetin" që krijoi Sorra e krijoi me mercenarët sërbë dhe grekë që i solli për të rrëzuar të parin demokrat shqiptar Fan Nolin. Sistemi injorant sorrist, nuk ishte në gjendje të hapte një universitet shqiptar në Shqipëri, e cila gjëndej në mes Europës dhe si shtetet e tjera rrotull saj të kishte edhe ajo një vatër të dijes... atij nuk i interesonte dija e shqiptarve, por obskurantizmi dhe injoranca që të sundonte siç desh dhe pa kundërshtarë.
Kështu që për Sorrën, paç nostalgji e ta ledhatosh ditë e natë portretin e tij të qelbur nga koha dhe jashtë realiteti i sotëm...
Le ta quajmë si thua ti "të baballarve të mij"... ishte i mirë apo i keq, këtë nuk mundesh sot ti ta konceptosh drejt, sepse pa këtë periudhë kohe që ti kalove me të, ku u shkollove, ku kuroheshe falas ti dhe të gjithë, ku tu dha mundësia të punosh tokën tënde dhe jo të Muharrem Bajraktarit që të kishte skllav për dhjetra vjeçarë ty dhe gjithë Kukësin, të bëri me ujë në Kukës ku e sillnit ujin me mushka e gomerë nga anë e anës, të ndërtoi qytet të ri nga themelet dhe të përmbyti të vjetrin për të të dhënë dritë elektrike ty dhe gjithë Shqipërisë që ai Sorra yt, ju kish lënë me qirinj siç jeni katamdisur edhe sot dhe kjo gjëndje ju pëlqen sepse ashtu ju edukuan të parët tuaj që se kishin haberin çfarë ishte makina dhe filmi (për shëmbull) në kohë të Sorrës, të bëri plantacione me fruta që nga Kalimashi e deri në Krumë, të krijoi vatrat e kulturës ku mund të shprehnit kulturën e folklorin tuaj e t'ju dëgjohej zëri si në Shqipëri, po ashtu dhe në arenat ndërkombëtare, ju ndërtoi uzinën e bakrit që të bëheshit klasë puntore dhe jo të mbeteshit bujq argatë të Bajraktarit, ju hoqi taksat, ju hoqi perçet, ju DETYROI të shkoni në shkollë e të mësoni gjuhën tuaj dhe të numëronit atë që dikur e bënit duke futur gurë në një torbë aq sa kishit numurin e bagëtive që kullosnit për Muharrem Bajraktarin... të gjitha këto ishin para, valutë dhe shpenzime pa marrë parasysh sa kilometra rrugë shtroi me asfalt deri në Kukës... dhe këto shpenzime, u dhanë nga ai shteti që ti shan sot (se deri dje as nuk merrje guximin ta mendoje e jo më ta shaje).
Të gjitha këto ishin vetëm për Kukësin tënd, por mund të bësh një llogari të thjeshtë (me matematikën që mësove në shkollat që u hapën nga ai shtet) do të të dalë llogaria edhe për gjithë Shqipërinë.
Sot jeni kaq të zgjuar dhe kaq kritikë për sistemin që ju hapi sytë, pa kontrolluar veten dhe të ndaloni për një çast dhe të mendoni se ÇFARË bëtë ju kur ai sistem ishte në këmbë, sa të fortë ishit ju atëhere dhe sa guxim kishit të flisnit siç po dërdëllisni sot... kofini pas të vjeli, nuk ja vlen, kështu që burracakët e djeshëm, KURRË nuk mund të bëhen trima... kush ishte trim atëhere, bravo i qoftë, kush bëhet trim sot pas beteje, është nga ata që dikur pyesnin "ça ere ka gjaku e Loni??!!" dhe Lon trimi i përgjigjej "era M*ut" e ja priste ky trimi "pse nuk thua ti që jam plagosur unë e Loni".
Sado që të bëni sot propagandë, shpifje dhe ulje keqdashëse, kurrë nuk mund të zhdukni meritat që ai shtet kishte në arsim, kulturë, art, kinematografi, mjeksi, ushtri dhe në fusha të tjera.
Kështuqë, nuk kam arsye përse ta lexoj historinë, sepse janë veprat dhe punën e atyre që ju tallni sot (pa patur by*thë dje) dhe padyshim mes tyre kanë qenë edhe prindërit tuaj, ashtu sikur edhe lideri juaj i zemrës Berishnikov... të gjithë punuan për atë shtet, ata që u bënë spiunë dhe informatorë të sigurimit, ishin ata që kishin "mizën nën kësulë" e që quheshin të deklasuar ose kulakë pjesa që ju i quani sot spiunë të asaj kohe, nuk kishin arsye që ta kishin mirë me shtetin dhe nuk kishin përse të rekrutoheshin, duke pasur kaq informatorë të zellshëm siç ishin të deklasuarit... ku janë sot këta informatorë dhe spiunë??!!
Krijoni Kontakt