Close
Faqja 21 prej 32 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 313
  1. #201
    Eshte firmosur nga te dy kryesuesit e grupeve negociatore te maxhorances dhe opozites, zevendes kryeministri Ilir Rusmajli dhe Ben Blushi marreveshja per certifikatat. Blushi ka deklaruar se tashme PS eshte e gatshme per pjesemarrje ne daten 18 shkurt. Nga ana tjeter vjen edhe nje deklarate e LSI-se e cila konfirmon se eshte e gatshme per te qene e pranishme ne Kuvend.

    balkanweb

  2. #202
    Leka Zogu mesazh shqiptarëve: Nuk është e drejtë rruga e opozitës

    Leka Zogu u ka drejtuar dje një mesazh urimi të gjithë shqiptarëve me rastin e festave të fundvitit, ndërsa është shprehur se rruga e zgjedhur nga opozita për të bllokuar procesin zgjedhor shton hallet e të shqiptarëve.

    "Në prag të vitit 2007, Shqipëria po gjendet në një situatë krizash të panevojshme, sidomos duke pasur parasysh interesat e Kosovës dhe synimet e fqinjëve.

    Në një kohë kur qeveria e PD ka filluar zgjidhjen e disa prej problemeve që shqetësojnë shqiptarët, nuk është e drejtë që opozita të marrë këtë rrugë, e cila i shton hallet dhe problemet e popullit dhe nuk ndihmon në zgjidhjen e tyre.

    Sot, përsëri, më shumë se kurrë, shqiptarët kanë nevojë për mirëkuptim dhe bashkëpunim, prandaj na duhet përsëri paqe, bashkim dhe vëllazërim në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Duke qenë se Viti i Ri po vjen, Ju dërgojmë përshëndetjet më të sinqerta dhe urimet më të mira gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen", thuhet në mesazhin e drejtuar nga Leka Zogu.

    Gazeta RD
    31/12/2006

  3. #203
    PS permes perfaqesuesit te saj ne bisedime Ben Blushi, po pergatit nje projekt te ri marreveshje, qe do te paraqitet sot per t'u miratuar ne Kuvend.

    Ajo do te kerkoje qe qytetaret shqiptare duhe t'ju nenshtrohen analizave te ADN-se dhe marrjes se shenjave te gishtave, per te percaktuar sakte identitetin e tyre.

    Qe dhe kjo te jete e besueshme, ata do te kerkojne qe kjo analize te behet ne seline e PS-se ose te PSD-se.

    Pas nje viti, kur te jene kryer te gjitha analizat, atehere ata do te pranojne te hyje ne zgjedhje lokale.

    Pa ADN dhe shenja gishtash nuk ka zgjedhje lokale!

  4. #204
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS
    Leka Zogu mesazh shqiptarëve: Nuk është e drejtë rruga e opozitës

    Leka Zogu u ka drejtuar dje një mesazh urimi të gjithë shqiptarëve me rastin e festave të fundvitit, ndërsa është shprehur se rruga e zgjedhur nga opozita për të bllokuar procesin zgjedhor shton hallet e të shqiptarëve.

    "Në prag të vitit 2007, Shqipëria po gjendet në një situatë krizash të panevojshme, sidomos duke pasur parasysh interesat e Kosovës dhe synimet e fqinjëve.

    Në një kohë kur qeveria e PD ka filluar zgjidhjen e disa prej problemeve që shqetësojnë shqiptarët, nuk është e drejtë që opozita të marrë këtë rrugë, e cila i shton hallet dhe problemet e popullit dhe nuk ndihmon në zgjidhjen e tyre.

    Sot, përsëri, më shumë se kurrë, shqiptarët kanë nevojë për mirëkuptim dhe bashkëpunim, prandaj na duhet përsëri paqe, bashkim dhe vëllazërim në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Duke qenë se Viti i Ri po vjen, Ju dërgojmë përshëndetjet më të sinqerta dhe urimet më të mira gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen", thuhet në mesazhin e drejtuar nga Leka Zogu.

    Gazeta RD
    31/12/2006
    Në fakt, një zog sorre si ky, i përfolur për trafik armësh në disa vende të botës, "kapedan" që na doli si dordolec "trim" në mes të sheshit Skëndërbej me kobure në brez (të cilën e kishte PA LEJE në Shqipëri), një tip që shqip flet si alien dhe nuk i merren vesh fjalët kur flet... ky është ai që duhet të na tregojë "rrugën e drejtë".

  5. #205
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Berisha mbledh aleatët, nuk kundërshtohet asnjë variant


    Anila Rama
    31-12-2006



    TIRANË
    - Menjëherë pas negociatave mes dy palëve, Kryeministri Sali Berisha mblodhi mbrëmë në një nga sallat e Kuvendit të gjithë krerët e koalicionit qeverisës. Burime nga ky takim deklaruan dje se takimi ishte thjesht informues, ku kreu i ekzekutivit kishte njoftuar për ecurinë e negociatave të deritanishme. Të njëjtën gjë, Berisha ka bërë edhe me deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ndërkohë që edhe drejtuesit e partive te koalicionit kanë zhvilluar mbledhje të veçanta me grupet e tyre parlamentare. I gjithë qëllimi i këtyre takimeve, ka qenë që mazhoranca të jetë unike në qëndrimin e saj sa i përket propozimeve, që ishin hedhur në tavolinë lidhur me certifikatat. Megjithatë, disa prej drejtuesve të partive të mazhorancës nuk kane qenë fort të shqetësuar për këtë gjë, duke u fokusuar më shumë në interesat e tyre të drejtpërdrejta që lidhen me zgjedhjet. Ata janë shprehur se janë të gatshëm që të miratojnë çdo lloj formule që mund të dalë për certifikatat, duke pranuar si pozitive edhe variantin e ofruar nga PS për certifikatat me vule ne zgjedhjet e ardhshme lokale.

  6. #206
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Meta: Pa lista dhe certifikata, zgjedhjet janë të pamundura


    D.Ndrenika
    18-12-2006




    Lëvizja Socialiste për Integrim tha se nuk ka ndryshim të kursit bashkëopozitar për plotësimin e standardeve zgjedhore, përkatësisht, hartimin e listave të zgjedhësve me kohë të mjaftë dhe certifikatat e posaçme. “Nëse nuk do të zgjidhet problemi i listave dhe i sigurisë së certifikatave, atëherë i gjithë procesi është i pamundur për t’u zhvilluar”,- tha dje Meta, kryetar i LSI-së. Ndërlidhtazi me këtë, ai pa me mosbesim 20 janarin, si datë të përshtatshme për procesin. Meta, ish-kryeministër, i bëri komentet duke qartësuar se qëndrimet e LSI-së në kuadër të opozitës, nuk janë kontradiktore, përfshi vazhdimin e fushatës. “Nuk ka asnjë kontradiktë midis qëndrimeve tona, përsa i takon datës 20 janar dhe mos plotësimin e standardeve të kërkuara prej kohësh nga ana jonë dhe mos regjistrimit në KQZ, dhe njëkohësisht vazhdimit të aktivitetit tonë publik në takimet me elektoratin tonë, apo me prezantimin e kandidatëve të LSI-së për qeverisjen vendore”,- tha Meta. Ai ishte po kështu konkret, në deklarimin se “ne nuk synojmë që të mos marrim pjesë në zgjedhje, por ne synojmë që të marrim pjesë në zgjedhje dhe që ato të bëhen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe është e mundur, atëherë kur këto standarde minimale që ne kemi kërkuar, do të plotësohen” dhe se “sido që të jetë, zgjedhjet do të bëhen, nuk do të bëhen ndoshta në 20 janar, por në një datë tjetër”. Meta ka komentuar se i takon qeverisë për të bindur opozitën se do të garantojë standarde, pra, që kërkesat e bëra prej saj, janë të arritshme. Sipas Metës, nuk është problemi për kompromisin në gjykimin se dikush duhet të lëshojë tek listat dhe dikush tjetër tek certifikatat, sepse, sipas tij, të dyja janë standarde që kanë të bëjnë me vetë procesin zgjedhor. “Kërkohet koha e duhur, në mënyrë që të bëhet verifikimi dhe saktësimi i listave, sepse KQZ-ja ka marrë një vendim që i interpreton kushtet e këtyre zgjedhjeve, si zgjedhje të parakohshme. Përsa i takon çështjeve të certifikatave ne kemi kërkuar garanci, sikurse i kërkojnë ndërkombëtarët, në dokumentet e identifikimit të qytetarëve shqiptarë”,- shtoi ai. Po kështu, ai tha se ishte gati e gjithë opozita, që të ulej në tryezë me shumicën qeverisëse dhe me Kryeministrin, për të mundësuar procesin e drejtë e të rregullt, plotësimin e standardeve dhe kërkesave. “Jam i bindur që jo vetëm unë, por edhe opozita, të gjithë jemi të gatshëm të takohemi me zotin Berisha dhe me të gjithë përfaqësuesit e mazhorancës aktuale, në rast se ata kanë vullnetin për të zgjidhur çështjen e këtyre standardeve jetike për zgjedhjet. Nëse nuk bëhet kjo, nuk ka rëndësi nëse është një datë tjetër se kur do të zhvillohen zgjedhjet”,-tha Meta. Ai mandej vërejti, se nuk mund të ketë kushtëzime të panegociueshme, nëse do të flitet për bashkëbisedim dhe arritje kompromisi dhe po kështu, se është momenti kur të gjitha palët duhet të punojnë për zgjidhje konstruktive. “Në tryezën e bisedimeve nuk mund të ulet me kushtin, që vetëm data 20 janar nuk negociohet, sepse në qoftë se vihet ky kusht sot, kur kanë ngelur gati 30 ditë, kjo do të thotë që standardet nuk realizohen. I vetmi kusht për t’u ulur në tavolinë, është të zgjidhim këto standarde jetike. Në qoftë se ato zgjidhen brenda 20 janarit, dakord, në qoftë se këto nuk zgjidhen brenda 20 janarit, nuk ka rëndësi se është 27 janari apo është një datë tjetër në shkurt, apo në mars. E rëndësishme dhe e domosdoshme është të plotësohen këto standarde”,- tha Meta. Duke iu referuar mundësisë për protesta opozitare, ai ka shtuar se qëndrimi është shumë konstruktiv, sepse sipas tij, “po të ishte qëndrimi siç pretendon zoti Berisha, që të dëmtojmë imazhin e Shqipërisë, që të fusim vendin në një moment jo stabiliteti, absolutisht që ne do të kishim hyrë në këtë lloj procesi duke bërë kontestimet, ashtu sikurse po i bëjmë dhe në çdo rast mund të zgjidhnim një moment për të dëmtuar procesin zgjedhor, 20 janar, një ditë para 20 janarit apo një ditë pas tij”. Meta vijoi mandej të saktësojë, se nuk ka qenë dhe nuk është ky qëllimi i opozitës, por dëshira që “vendi të hyjë në zgjedhje normale, të hyjë në zgjedhje të cilat garantojnë integritetin e votës së qytetarëve shqiptarë dhe stabilitetin e vendit, pas këtij procesi”.

  7. #207
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Dilema e Ramës: Më mirë një fund i tmerrshëm apo një tmerr pa fund?!


    Pasi ka humbur bastin e tij për të sabotuar zgjedhjet lokale, Edvini duket se ka ndërmend të mbajë peng të ekzistencës së vet krejt të majtën. Negociatorët Blushi dhe Majko shfaqen të çorientuar nga sinjalet kontradiktore që vijnë në celularët e tyre nga klubi ku dje ishte strehuar kryesocialisti. Garancia në humbjen e zgjedhjeve po e kthen Ramën në një të sëmurë patologjik që kërkon me çdo kusht të zgjasë kohën deri në përjashtimin e pritshëm nga politika



    Linja destruktive e Edvinit ka marrë dje goditjen përfundimtare. Partia Socialiste, pas hetizimesh të shumta ka vendosur paraprakisht të pranojë që të hyjë në zgjedhjet me certifikatat-tip të përdorura edhe një vit më parë ata. Ndonëse marrëveshja është vënë sërish të paktën në mënyrë literare në dyshim nga sjelljet ambige fëminore të sekretarit të përgjithshëm, Pandeli Majko, ka pasuar një sërë negociatash intensive nga ana e përfaqësuesve të OSBE-së dhe ODIHR-it, që dje pasdite vijuan kontaktet me zëvendëskryeministrin Ilir Rusmali dhe sekretarin politik të selisë rozë, Ben Blushi. Ndërkaq, po në të njëjtën kohë, ishin duke u zhvilluar bisedime paralele mes dy krerëve të grupeve parlamentare të PS-së dhe PD-se, Pandeli Majko dhe Bamir Topi. Por ashtu si edhe një ditë më parë, në këto bisedime, një rol parësor ka luajtur vetë kryesocialisti që, i zhveshur nga çfarëdolloj intrige politike, si dhe me një shtresëzim logjik të alternativave, është vënë në dilemën e madhe: më mirë një fund i tmerrshëm, që do të thotë dhënia sa më parë e konsensusit të premtuar vetëm 24 orë më parë për certifikatat, hyrjen në zgjedhje lokale dhe përballjen me disfatën e pashmangshme që, për të personalisht, pritet të jetë e dyfishtë, për shkak të armiqësive të mëdha që ka krijuar në një vit e pak, në krye të selisë rozë apo një tmerr pa fund, pra zvarritjen e mëtejshme dhe kapjen pas çdo kamerdareje të shpuar, që i garanton, qoftë edhe pak momente relaksi, duke dhënë ditë pas dite, dhjetëra variante të ndryshme konsensusesh që shihen qartë, jo vetëm nga pala negociuese e shumicës, por nëpërmjet mediave edhe nga mbarë opinionin publik. Po të ishte për të, Rama do të donte që kjo vuajtje të vijonte sa më gjatë, megjithatë, ditët rrjedhin njëra pas tjetrës dhe jo vetëm në gjirin e opozitës, ku spikat lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, por edhe në gjirin e vetë selisë rozë, kur protagonistë të bisedimeve, si Fatmir Xhafaj, kanë shprehur haptazi revoltën e tyre ndaj lojërave të paprincip ndaj konfuzionit që rrezaton nga zyra e kryetarit Rama.


    gazeta 55
    L.KULLOLLI

  8. #208
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Dicka nuk e kam të qartë këtu dhe nëse dikush mund të më s´qarojë, atij do t´i jem mirënjohës.
    Standardet e zgjedhjeve të ardhshme, ndaj të cilave "opozita" shpreh dyshime dhe do t´i bojkotojë, ndërsa "pozita" premton që ato do të jenë të "ndershme", janë po të atij niveli të zgjedhjeve të fundit, të cilat i organizoi atëherë "opozita" e tashme ( që ishte në pushtet) , janë standarde më të ulëta, apo ka përmirësim stanfdardesh krahasuar me ato të zgjedhjeve të fundit, por që për opozitën, megjithatë janë të pamjaftueshme?

  9. #209
    Standartet kane te bejne me procedurat e zgjedhjeve - reflektohen ne kodin perkates.

    Ato kane qene perhere te ndryshme thuajse ne çdo radhe zgjedhjesh.

    Nuk ka per te patur standarte dhe kod te qendrueshem perderisa politika korente e paafte perhere ta fuse procesin zgjedhor ne rreth vicioz si ky i tashmi, si dhe duke i lene gjerat ne fund, kur vjen veza ke b*tha - gje qe nuk eshte e rastesishme - sajohen, kane qellim, objekt - kuptohet jo pozitiv.

  10. #210
    Shqipëri: Mosmarrëveshja pozitë-opozitë mbetet në letër
    Armand Mero, Tiranë
    31-12-2006


    Në Shqipëri, marrëveshja e firmosur të shtunën mes Partise Demokratike dhe Partisë Socialiste ka mbetur thjesht një akt i firmosur në letër.

    Gjithshka është bllokuar në interpretimin juridik të njërës prej pikave të marrëveshjes që lidhet me përdorimin e certifikatave që jane hedhur në perdorim përpara 1 nëntorit.

    Mbrëmë, kryeministri Sali Berisha fajesoi socialistët, të cilët sipas tij po shkelin marrëveshjen e porsa fimosur. Ndërsa socialistet, të cilët thane mbrëmë se tashmë hapej rruga për një beteje të barabartë elektorale, e quajtën pozicionimin e kryeministrit dhe së djathtës një truk për t'iu shmangur marrëveshjes. Edhe sot, përfaqësues ndërkombëtarë, te cilët ndërmjtësuan në arritjen e marrëveshjes, kanë tentuar t'i sheshojnë kundërthëniet, por pa asnje rezultat.

    Kryeminisri Berisha tha mbrëmë, se në rast të një konsensusi të munguar, atehere vendi do të shkojë në zgjedhje më 20 janar.

    VOA

Faqja 21 prej 32 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fragmente nga Shën Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  2. Spiro Moisiu njeriu më besnik i Enver Hoxhës
    Nga Antimafia në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  3. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  4. Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •