Postuar më parë nga adolfi
adolf,
historia shkruhet nga fitimtaret
historine e 97 deri me sot e kane shkruar ata qe dolen "fitimtare" nga 97
keshtuqe mos i merr si te verteta absolute te gjitha qe degjon lart e poshte.
Postuar më parë nga adolfi
adolf,
historia shkruhet nga fitimtaret
historine e 97 deri me sot e kane shkruar ata qe dolen "fitimtare" nga 97
keshtuqe mos i merr si te verteta absolute te gjitha qe degjon lart e poshte.
When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.
nuk po bazohna ne vehten a ne shqiptare tjere,se per dike sala eshte lider e shpirti i shqiptareve ,per dikon eshte shkateruesi dhe shkaktari i perqarjes dhe luftes civile e cila po vazhdon edhe kesaj dite,se 800 vete me u vra ne nje shtet 4 milionsh pos lufte se sdi si i thojne ndryshe,po une jam bazuar ne arenen nderkombetare,se pari SHBAeshte ajo qe e rezoi dhe qe ska qef syt me ja pa sales,tani europa dhe 80 perqind e shqiptareve as qe konsiderojne si njeri te shnosh
Adolf ke nick te bukur por fjalet qe leshon dhe perhap ketu ne forum nuk jane te tilla.Postuar më parë nga adolfi
Normalisht se po te ecesh me mendjen e PDK,LPK,LKCK,PPSH,PSSH e sa e sa parti te tjera te cilat i ke qejf,Sala eshte fizionomia e "kaosit".
Per fat te keq Adolf je ne aradhen e atyre qe urrejne te verteten dhe simpatizojne genjeshtren dhe mashtrimin e madh te nisur qe nga 8 nentori 1941.
Prej shkrimeve te tua e kam verejtur se ne cilin stan mjelesh dhe normal se edhe bylmeti i tille do te jete.
Dy burra shqiptare i dolen per zot kombit ne dite te veshtira.
Ata jane Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha.
Ti respektoj bindjet e tua, por duhet te lexosh me teper e te njohesh me shume qe te kuptosh se cfare ka ndodhur ne vitet 1989-1999!
Duhet te dish ti edhe bashkemendimtaret e tu se demokratizimi i Shqiperise ka caluar sepse ai demokratizim ishte i lidhur me lirine e Kosoves.
Sikur Berisha te mendonte vetem per 28 mije km², duhet te kesh bindjen se sot Shqiperia do te ishte nje vend shume here me i zhvilluar e shume here me i perparuar se c'eshte.
Mirepo kombi yne duhet te funksionoje si nje trup i vetem dhe nga ky shkak Berisha pranoi sakrifica qe koha do t'i tregoje.
Rugova dhe Berisha urrehen vetem nga ekstremi i majte ne te dy anet e kufirit dhe per kete nuk po te sqaroj me teper por pyete veten pse?
RUGOVIQI DHE BERISHA UREHEN NGA SHQIPTARET E MBROHEN NGA NJEREZIT PROVINCIAL,SE SIKUR BERISHA TE VINTE KAH JUGU DO TE SHPALLEJ NE KOSOVE TRADHTARI ME I MADH I KOMBIT,E RUGOVIQI TE BENTE LIDHJE PARTIE ME PARTINE JUGORE TE NANOS DO TE SHPALLEJ RAHMAN MORINA I DYTE,TE MAJTET E BOTES E DOJNE GANDIN,E GANDI JONE ESHTE RUGOVA,TE MAJTIT E BOTES E KAJTEN U SOLIDARIZUAN ME SHKININ KUR BOMBARDOHEJ E LUFTOHEJ PREJ UCK DHE SHBA,KURSE UCK E SATANIZUN DHE E MALLKUN NJEJTE SI LKK APO LDK DHE DIHET KREJT SHKINIAPostuar më parë nga DYDRINAS
Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
![]()
![]()
Ndegjova se dalldisjet la Dade ishin shoqeruar me bakllava,flija nga Kosova,jufka nga Struga,speca te mbushur nga Vlora....ihaaaa
Cituar prej artur-it:Pjesa e pare mund te jete e sakte, por nuk po shohim gje persa i perket denimeve per vjedhje e abuzime, ... po degjojme vetem deklamime deri mashtrime.E majta (qe te gjithe e dine mire qe e majte nuk eshte) po bente çmos te hidhte qeverine, ti shpetonte denimeve-PER SA KANE VJEDHUR NE 8-TE VJET QEVERISJE, PER SA KANE ABUZUAR NE 8-TE VJET PUSHTET(edhe me standartet), PER SA JANE PASURUAR!!!!!!!!!!!!!!!
Fillo me Nanon. Ku vane akuzat, epitetet, "kercenimet"?
Pale po e pergatisin qe te jete i pranueshem per president, e nga kush, prej te vetequajturve te djathte, prej akuzatoreve.
Perderisa eshte keshtu, ku qendron pazari i ndyre?
Politikanët shqiptarë po mërzisin jo vetëm popullin, por dhe ndërkombëtarët
Vaj Vatani e mjerë mileti për këta politikanë që ka!
Kanë tash tre muaj që diskutojnë për të “mirën e popullit” dhe prej tri ditësh iu nxinë festat e fundvitit gjithë shqiptarëve
Parmbrëmë vonë sinjalet nga dy kampet e partive kryesore , PS e PD ishin se do të miratonin dje në Kuvend Kodin Zgjedhor në marrëveshje. Por prapë dolën “ keqkuptime” derisa u arrit që ndërkombëtarët ndërhynë duke thirrur Ben Blushin e PS dhe Ilir Rusmajlin e PD për të debatuar e rënë dakort për variantin përfundimtar.
PS nuk heq dorë nga kerkesa e saj që çertifikatat të cilat do të përdoren për votime të kenë një vulë të posaçme , pasi kanë frikë, sipas tyre, se do të vidhen votat me anë të çertikatave. Ndërsa PD nuk pranon që të vulosen, pasi, sipas tyre “ nuk kemi ndërmend të vjedhim pasi çertifikatat janë ligjore dhe mjet indentifikimi edhe për probleme të tjera të rëndësishme të qytetarit”.
PS nëpërmjet kryetarit të saj Edi Rama insiston se “ me çertifikata do të vidhni zgjedhjet !”. PD përgjigjet :” Nuk vjedhim !”. Të dyja palët kanë mbetur tek problemi se asnjëra nuk lëshon pe dhe këmbëngul në variantin e saj. Edi Rama, duke e ditur se si mund të merren zgjedhjet edhe me çertifikata, siç edhe e akuzojnë për zgjedhjet e tetorit 2003, ku përflitet se me anë të çertifikatave i mori bashkinë avokat Ngjelës, pra bërtet me të madhe se nuk pranon çertifikata pa vulë të posaçme.
Siç duket ai ka frikë se me të njëjtën “armë” që ia mori Spartak Ngjelës në tetor 2003 mund t’ia përlajë Sokol Olldashi që ka edhe krejt shtetin me vete. Nga e saj PD ka një tjetër frikë, pasi nëse vendos për çertifikata me vulë të posaçme mund të ndodhë ( nuk është çudi) që nga 11 minibashkitë 10 janë të PS në Tiranë do të vulosin vetëm militantëve socialistë dhe asnjë të PD.
Pra me dorën e tij kryeministri nxjerr sytë e Olldashit në kandidimin në Tiranë. Në Tiranë ku po bëhet krejt beteja e madhe, pasi është në lojë karriera e Edi Ramës, ndërkombëtarët do të kenë monitoruesit me të shumtë, kështu që të dyja palët ruhen, por pala e PS realisht ka akoma minibashkitë që lëshojnë çertifikatat dhe në mënyrë “moderne”, pa rënë në sy të të huajve nuk do të fusë vota në kuti me shumë, por do të ulë numrin e votuesve demokratë, duke mos ua vulosur çertifikatat.
Këtë gjë e di mjaft mirë Sali Berisha dhe Edi Rama ndaj kanë mbetur përballë njeri tjetrit duke mos lëshuar asgjë në këtë drejtim. Edhe Rama ka frikë se mos janë shpërndarë çertifikata nga PD në format e tyre që i njohin që në vitin 1996, prandaj mendon se mund t’ua prishë skemën e vjedhjes.
Por edhe PD nga ana e saj ka bindjen se me anë të lojës së vulës mund të eliminohen mijëra votues të PD e së djathtës, vota që shkojnë pro Olldashit.
Ndërkombëtarët po përpiqen në momentin e fundit të ndërrimit të viteve që të arrijnë diçka që të miratohet sot në Kuvend, ku është afati i afatit të fundit për Kodin Zgjedhor. Por edhe mbrëmë nuk ranë dakort palët, derisa u detyrua kryeministri Berisha të mbledhë vonë rreth orës 21.00 deputetët e mazhorancës. Zoti Berisha theksoi se tani duhet të vendosin ndërkombëtarët për këtë problem, pasi PS e sidomos Edi Rama nuk pranon asgjë për tu miratuar me marrëveshje. Kryeministri dukej se kishte dështuar në negociatat e fundit me palën e PS , prandaj sqaroi deputetët e mazhorancës se të huajt mund ta bindin Edi Ramën që të hyjë në zgjedhje.
Në të vertetë PD e bëri tërheqjen e parë për të ndryshuar datën e zgedhjeve nga 20 janari në 18 shkurt. I takon PS që të pranojë kushtin e fundit dhe ta miratojë Kodin Zgjedhor duke u futur në zgjedhje, pasi populli është stërmërzitur me këto negociata pa fund mes PS e PD. Emigrantët që vijnë nga vende perendimore e ku kanë mësuar kulturën demokratike të jetesës e votës habiten me këtë politikanë të Shqipërisë që nuk njohin dialogun dhe mirëkuptimin, por dyshojnë dhe vrapojnë për tek “ura e Mifolit” si në vitin 1997. Gabim i madh i politikës që po luan me nervat e njërëzve të thjeshtë tash sa muaj.
Nuk ka thënie me të bukur se sa ajo e Shefqet Musarajt në “Epopenë e Ballit Kombëtar” ku thotë :” Vaj Vatani e mjerë Mileti …”. U bënë tre muaj që debatohet për Reformën Zgjedhore dhe për të gjetur zgjidhje të dyja kampet “për të mirën e popullit” , por vetëm sa ua kanë nxirë jetën me shumë këto muaj e sidomos tash tre ditë. Festat e fundvitit, si KrishtLindjet, Festën e Kurban Bajramit dhe festën e Vitit të Ri 2007 ua nxorën për hundësh shqiptarëve vetë politikanët shqiptarë .
A ka më turp se sa kjo që po ndodh ditëte fundit? A nuk është mirë që gjithë populli të rrethojë parlamentin e Bashkinë e Tiranës dhe t’i marrë me dajak përgjegjsit e të dyja palëve që po tallen me votat e popullit?
Po !- duhet të jetë përgjigja. Një herë e mirë për të larguar këtë politikë konflikti e mospajtimi për asgjë në të mirë të popullit.
Juli Golemi
koha jone
O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!
Thelbi i fushates elektorale te kesaj radhe eshte deri diku i fshehur nga skena, eshte ne "eter", dhe pjesemarresit aktive dhe jo-aktive nuk arrijne dot te shprehen deri tani sepse duan te ruhen fasadat.
Problemi eshte tek zgjedhja e presidentit - dhe percaktues ne kete situate eshte ajo force politike qe fiton shumicen, duke parashikuar ne rastin me te keq shkuarjen ne zgjedhjet parlamentare te parakohshme.
Ndaj per Berishen eshte me komode te beje pazar per rifutjen ne loje te Nanos, jo vetem se me ate arrin ti beje pazaret (i ka borsh kete radhe Nanos). por edhe godet "rivalin" Rama dhe e menjanon ate, per leverdine e tij dhe te Nanos.
I gjithe "sherri" e loja e ndyre qe kryehet ne negocime e pazare do te bien kur te shihet se uji shkon ne drejtim te mullirit Nano-Berisha, per ti treguar vendit dhe te huajve se ata te dy jane te domosdoshmit, ata ja dijne koken ketij populli, ata jane ende te pazevendesueshem ... per ta lene prapa vendin dhe Shqiptaret, jashte proceseve euro-atllantike.
Nuk kuptoj pse Nano president, do te perjashtonte Edi Ramen kryetar partie e ne te njejten kohe edhe kryetar bashkie!? Po te shohesh asgje nuk kundershton njera tjetren, -Sali Berisha kryeminister-Edi Rama kryepartiak e kryebashkiak-Fatos Nano president (Joy first lady). Populli jone i kenaqur e i qete!?PO ORE PO! Janatullasi shpetuesi i shpirtrave te ortodokseve, kushedi se kush shpeton shpirtrat e muslimaneve e te bektashijve, shpirtrat e katolikeve i shpeton vatikani.................u zgjidh e gjitha!!!!!!!!!!!!! Nese e majta nuk do bente kaq shume presion te eger, ----nuk do ishim me te qarte se kush eshte Sali Berisha?(NUK ESHTE PYETJE RETORIKE) Nuk do ishim me te qete te mendonim e te vepromin per te konsoliduar pozicionin e Kosoves??????????
(Sa per plerat e Tiranes nuk flet askush. Se digjen , se grumbullohen ne nje cep te periferise se Tiranes, SE ELIMINOHEN NE NDONJE FARE MENYRE?)
Populli Shqiptar ka kohe qe i zgjidh vete hallet e veta, te gjithe çojne bereqet tek shtepia e tyre. Po me zgjedhjet ç'kane pse demaskohen kaq keq? Po te jete vetem per çertifikatat?????? Dikush e thote edhe me siper-Po Edi Rama me ç'far dreq çertifikatash u zgjodh dy here???????????? Pse s'kerkon po ato çertifikata e majta, kur i kane sjelle kaq shume shanse?
Duket sikur te çosh Shqiperine NE KATRAURE ESHTE KAQ E THJESHTE???????
Edi Rama thote shpesh ne fjalimet e tij:- Sali Berisha ti je e vjetra, une jam e reja!!! Une nuk shoh ndonje ndryshim te madh (vetem me shume egersi per karrige, me shume gadishmeri per te bere gjemen e vendit) midis te rese e te vjetres ne politiken shqiptare.
Megjithate shpresoj qe ndergjegja jone te persoset, qe bota te na shohe ndryshe, nuk dua te perfundojme si ne Kolumbi ku te majte e te djathte pasurohen me droge e korrupsion per te luftuar njeri-tjetrin!!!!!!
Nje nga gjerat qe e favorizon krizen dhe e stimulon dhe krijon hapesira eshte kushtetuta [ajo qe duhet te bente te kunderten] e qe mbi te duhet te zhvillohej e sigurt gjithe loja politike.
Me poshte autori e shpjegon me me hodhesi.
Wednesday, 20 December 2006
Nga Kastriot Myftaraj - Në Francë është bërë zakon që të bëhet një renditje numerike e fazave të shtetit, sipas kushtetutave të ndryshme që kanë qenë në fuqi.Kështu bëhet fjalë për Republikën e Parë, që nga viti 1793 dhe me rradhë deri në Republikën e Pestë e cila juridikisht vazhdon dhe sot për shkak se është në fuqi kushtetuta e miratuar në 1958, edhe pse asaj i janë bërë disa ndryshime kohët e fundit. E njëjta renditje mund të bëhet edhe për Shqipërinë, duke filluar që nga viti 1925 kur u krijua Republika e Parë. Sipas kësaj renditjeje i bie që ne sot të jemi në Republikën e Pestë Shqiptare, që ka filluar me miratimin e Kushtetutë së vitit 1998 që është në fuqi edhe sot. Republika e Gjashtë Shqiptare ngjan shumë me Republikën e Katërt Franceze, e cila fillon në vitin 1946 kur u miratua kushtetuta e re franceze. Atëhere Franca ishte një vend me një konflikt të madh politik të brendshëm, së pari ideologjik midis komunistëve nga njëra anë dhe antikomunistëve nga ana tjetër, si dhe për shkak të luftrave koloniale që bëri Franca pas Luftës së Dytë Botërore në Indokinë dhe Algjeri. Konfliktualiteti politik i Republikës së Katërt në Francë stimulohej nga një kushtetutë e keqe, të cilën studiuesi amerikan Pol Johnson e ka përcaktuar kështu: «E përpiluar me shumë ngut, mdis zënkash e replikash therëse, ajo ishte një nga kushtetutat më të këqija që iu imponua me dredhi një kombi të madh e inteligjent. Shumë nga klauzolat e saj binin ndesh me njëra tjetrën, ndërsa disa të tjera ishin aq të ngatërruara sa që nuk kuptoheshin fare. Një numër procedurash nuk funksiononin fare. Në të kishte aq shumë kompromise të ngatërruara sa që edhe ata që e kishin rekomanduar atë, nuk e donin më. Ajo mbante shumë nga veset kaotike të Republikës së Tretë dhe shtoi edhe të tjera».(Pol Johnson: “Kohët moderne“, Shtëpia botuese “Apollonia“, Tiranë 1996, vol. II, f. 192-193) Këto fjalë duket sikur janë thënë për kushtetutën tonë, të miratuar në vititn 1998 që është ende në fuqi në Shqipëri. Konflikti aktual politik për zgjedhjet vendore në Shqipëri është favorizuar tërësisht nga Kushtetuta në fuqi. Kushtetuta në një vend me konflikt politik duhet të jetë një mekanizëm fleksibël, i ngjashëm me ato automjetet foristradë që janë të afta të lëvizin edhe në të përpjeta dhe rrëpira të theksuara. Dhe që të bëhet e mundur kjo duhet që kushtetuta të jetë një tekst parimor, që përcakton vetëm parimet e përgjithshme të ndërtimit të institucioneve dhe të funksionimit të tyre dhe jo gjëra të detajuara në shifra dhe data, të cilat duhet të rregullohen me ligje derivative, që krijojnë mundësi për kompromise. Në kushtetutën shqiptare është bërë pikërisht e kundërta e kësaj, duke u fiksuar në Kushtetutë numri i anëtarëve të KQZ-së, mënyra e zgjedhjes së tyre, marzhe të ngushta kohore për datën e zgjedhjeve, kohëzgjatja e mandatit të të zgjedhurve, numri i anëtarëve të parlamentit, si dhe vota e ndarë për individin dhe partitë. Kjo ka sjellë që institucione si Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm si anëtar i tij, si dhe komuniteti i gjyqtarëve (Konferenca gjyqësore), që duhet të rrinë sa më larg politikës, të gjenden në mes të zjarrit të kryqëzuar të partive në lidhje me debatin për zgjedhjet, duke qenë se janë të implikuar në zgjedhjen e anëtarëve të KQZ. Argumenti se implikimi kushtetues i këtyre institucioneve të depolitizuara në këtë gjë është bërë për të krijuar një KQZ të pavarur nga politika është thjesht nonsens, madje hipokrit. Në Shqipëri nuk ka njerëz të depolitizuar dhe edhe në institucionet e pavarura, njerëzit porsa dalin për të pirë një kafe në pushimin gjatë kohës së punës flasin përgjithësisht për politikë, si simpatizantë të njërës ose tjetrës palë. Prandaj e mira është që të hiqet dorë nga këto hipokrizi që nuk sjellin asnjë të mirë vetëm se zhvlerësojnë Kushtetutën (pasi me kodin elektoral ajo u cënua duke bërë marrëveshje e partive për balancimin e KQZ), si dhe i bëjnë institucionet e pavarura pjesë të konfliktit politik. Konflikti i 28 korrikut 2006 në kuvend erdhi për shkak se u cënua një kompromis partiak antikushtetues, që ishte bërë i nevojshëm për shkak se dështoi formula kushtetuese që institucionet e pavarura të emërojnë njerëz të besueshëm si të depolitizuar në KQZ. Në mënyrë simptomatike, ky konflikt i ardhur nga Kushtetuta, bëri që palët të vendosin “perden e hekurt“ mes tyre mos të angazhohen për reformën elektorale, çka bëri që kur të vijë afati kushtetues i zgjedhjeve vendore(një aburditet tjetër ky), mos të ishte realizuar reforma elektorale dhe mos ishte arritur një kompromis për infrastrukturën zgjedhore (çertifikatat) etj., gjë që çoi në situatën aktuale kur u bllokua zhvillimi i zgjedhjeve, duke u shpërbërë praktikisht i gjithë sistemi institucional shqiptar. E them këtë pasi të tre pushtetet janë sipas Kushtetutës të angazhuara në realizimin e zgjedhjeve, pra edhe përgjegjëse për to. Në mënyrë simptomtike, zgjidhjet që propozohen për këtë problem janë edhe më të këqija se vetë problemi. Ilir Meta para pak ditësh propozoi shtyrjen e zgjedhjeve në 20 shkurt, duke bërë një interpretim për të cilin citoi një artikull të ish-Presidentit Meidani se mandati i të zgjedhurve vendorë realisht mbaron më vonë se ç’ e ka llogaritur Presidenti Moisiu, për shkak se rezultati i KQZ për të gjitha njësitë vendore ka dalë më vonë se ç’ thuhet. Rreziku i teorisë së Meidanit qendron tek krijimi i precedentit për zgjatjen e intervalit kohor mes datës së zgjedhjeve dhe fillimit të mandatit të të zgjedhurve, pasi nëse do të legjitimohen shtyrjet e zgjatura (më tepër se katër muaj në rastin e dhënë), atëhere me kohë do të shkohet deri atje që ky interval të rritet deri në absurditet. Dhe po të ndjekim logjikën e Meidanit, atëhere duhet që zgjedhjet parlamentare të 2005 të ishin bërë në 2006, pasi për një zonë elektorale, ku Ismail Lleshi nuk u paraqit për të marrë mandatin në shtator 2001, kur filloi mandati i parlamentit të kaluar, u ërsëritën zgjedhjet në 2002. Kështu del zgjedhjet parlamentare duhet të ishin bërë në 2006. Rexhep Meidani, në version analist, mund të zbatojë për zbavitje arritjet e fizikës kuantike në jurisprudencën elektorale, në këtë rast teorinë e shkakësisë inverse të fizikanit John Ëheleer, që në 1979 arriti në një përfundim të çuditshëm me eksperimentin e dy të çarave se natyra e vërtetë e realitetit mund të arrihet vetëm me pjesëmarrjen aktive të një vrojtuesi të ndërgjegjshëm. Kështu mendja është përgjegjëse për krijimin në drejtim të së kaluarës të realitetit bile dhe në rast se ky realitet ishte dhe përpara egzistencës së njeriut. Duke zbatuar këtë parim, Rexhep Meidani kërkon që të ndryshojë me anë të një meditimi spekulativ juridik realitetin e krijuar nga dekretimi prej Presidentit i datës së zgjedhjeve. Pastaj problemi nuk është vetëm tek dalja nga ky kolaps, por tek shmangia e virusit ligjor që favorizon lindjen e krizave. Gjithsesi, Ilir Meta që është kryetar partie ka detyrimin që të jetë më serioz se Meidani. Zgjidhja e vetme për problemin në të cilin kemi hyrë është që të pranohet se ka vdekur “Republika e Katërt“ Shqiptare dhe të miratohet një Kushtetutë e re, që eviton problemet që krijon kjo që është në fuqi, duke përfshirë votën e ndarë që është premisë për skemën e “mega-dushkut“, duke kaluar në proporcional të pastër, që të shmanget lindja e mafies elektorale të kandidatëve në mazhoritar, duke rritur pragun elektoral siç e kanë të gjithë vendet perëndimore dhe lindore që kanë sistem proporcional ose mikst, duke hequr nga Kushtetuta numrat për KQZ dhe procedurat e zgjedhjes së tij, numrat për Kuvendin, duke hequr afatet e ngushta si dhe duke rregulluar absurdin e shpërndarjes së parlamentit kur nuk arrihet kuorumi për zgjedhjen e Presidentit nga parlamenti. Pastaj me këtë kushtetutë të zhvillohen zgjedhjet e reja vendore në vjeshtën e ardhshme, për të cilat të thuhet në Kushtetutë vetëm se zhvillohen në vjeshtë. Fuqia prapavepruese në këtë rast nuk do të jetë problem, pasi kur miratohet një Kushtetutë, çështja e vazhdimësisë së institucioneve dhe proceseve të filluara me kushtetutën e kaluar zgjidhet me dispozitat tranzitore sipas vullnetit të ligjvënësve. Pra, në këtë rast ata mund të vendosin që për një çështje të caktuar, siç është mandati, afati prej katër vjetësh të ketë fuqi prapavepruese. Kjo është e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza në mënyrë konstruktive, së pakut nga ai aspekt i krizës që prodhohet nga legjislacioni në fuqi. Shqipërisë i duhet një kushtetutë e re edhe për faktin se Kushtetuta në fuqi është bërë pa konsensusin e palëve dhe në mënyrë të njëanshme, duke shënuar një hap prapa nga ligji kushtetues i vitit 1991 që u bë me konsensusin e të dy palëve. Kushtetuta e vitit 1998 është kushtetuta e konfliktit, pasi ajo në një mënyrë ose në një tjetër legalizoi triumfin e palës që doli e fituar në luftën e vitit 1997. Një gjë të ngjashme do të kishte bërë PD në rast se do të kishte pasur kohë të bënte një kushtetutë me parlamentin e dalë nga zgjedhjet e 26 majit 1996. Por sot, nëntë vite pas konfliktit të 1997-ës dhe tetë vite pas miratimit të kushtetutës që legalizoi revanshin në të, nuk ka kuptim që të mbetet ende në fuqi kjo kushtetutë. “Republika e Katërt“ Shqiptare ka vdekur me bojkotin e zgjedhjeve të fundit vendore nga e majta. Me shtyrjen e zgjedhjeve do të thotë të bësh një përpjekje të kotë dhe të dëmshme për ta mbajtur këtë “republikë të katërt“ si një zombi (sipas fesë vudu janë të vdekur që ecin në saje të magjive) në Shqipëri, duke mbajtur tekstin ezoterik të magjive që e mban atë në jetë, Kushtetutën e vitit 1998. Tash “Republikës së Katërt“ i duhet bërë funerali, duke shfuqizuar kushtetutën e saj dhe duke bërë një kushtetutë të re. Kjo është mënyra e vetme për të dalë nga kriza në rast se palët në Shqipëri dhe ndërkombëtarët dëshirojnë vërtet këtë dhe jo konfliktin e shkallëzuar me alibinë e standardeve të zgjedhjeve nga njëra palë dhe të afateve kushtetuese nga pala tjetër. Ne nuk jemi as një komb i madh dhe as një komb shumë inteligjent- po të perifrazoj atë që tha Pol johnson për Francën, që t’ i lejojmë vetes më gjatë luksin e një kushtetute të “Republikës së Katërt“.
gazeta sot
O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!
Krijoni Kontakt