Postuar më parë nga evertet
Kshu me fol si pallavesh flet mire ti!![]()
Lefteri eshte e vertete qe nuk eshte per asnje ngarkim zyrtar po ne durres ka bere shume. Nese do rikandidohej do ta merrte prap.
Postuar më parë nga evertet
Kshu me fol si pallavesh flet mire ti!![]()
Lefteri eshte e vertete qe nuk eshte per asnje ngarkim zyrtar po ne durres ka bere shume. Nese do rikandidohej do ta merrte prap.
Majko: - Mos me caj trrapin, se u ngrita dhe ika.
Rama: - (Mendon) T`ja fus ni me kaptin e t`ja thyej fare hunen qe e ka si grep hajduti, apo ta shaj nga babi (Tosi).
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça: - (Mendon) Po ju mor kaurret e mutttit! Erdhet ketu te me uronit BAJRAMIN, apo per te me shkerrdhyer nervat.![]()
Na semuret me keto partite,nuk mundem me...
po punon bukur edvini me shkodren..
sigurimi enverist ne dispozicion te tije eshte..
ja nje vampire bukuroshe qe e ka psonisur kto vite kexhibija enveriste ne shkodre..
ruset ashtu i rekrutonin agjentet femra qe te vogla..po kte besoj e kan rekrutuar me sorrollop..
gazeta shqiptare
Te kryesia e Kuvendit, tollombace me emrat e tyre
Ish spiunët e politikës u denoncuan dje nga FRESSH
-----------------------------------------------
Rreth 40 pseudonime të ish-bashkëpunëtorëve të SHIK-ut, janë zbuluar dhe janë reklamuar dje para Parlamentit nga të rinjtë socialistë. Në një mënyrë të veçantë, të rinjtë e FRESSH-it të drejtuar nga kryetarja e sapozgjedhur, Megi Ajtyresa kanë lëshuar në qiell tullumbace me fasha të bardha, mbi të cilat janë shënuar pseudonimet e të ashtuquajturve spiunë. Të rinjtë eurosocialistë, pasi përgatitën tullumbacet u nisën nga selia e PS-së drejt godinës ku mbahen seancat parlamentare, pavarësisht se në ato momente nuk po zhvillohej seancë. Kryetarja e FRESSH-it tha për median se kjo miniprotestë është bërë në emër të politikave të reja. “Ky vend ka nevojë për politika të reja dhe këto politika të reja, ne nuk mund t’i bëjmë me ato persona që qëndrojnë në Parlament që kanë qenë pjesë e atij regjimi të tmerrshëm”. “Ne jemi pro hapjes së dosjeve. Ne si FRESSH jemi sot këtu në një protestë paqësore me këto pseudonime që janë rrënqethëse, por që janë pjesë anëtarëve të Parlamentit”, - u shpreh kryetarja e FRESSH-it. Sipas saj, për të bërë politika të reja, duhet njerëz të rinj dhe forca të reja që të shkohet përpara. Helika, Inxhinieri, Qukapiku, I penduari, Financieri, I miri, Shishja e qumështit, Plepi, Këndezi, Gjeli, Çorapja, Mokra, Alfons B, Ylli, janë disa nga pseudonimet, të cilat më pas janë varur në hekurat, në hyrjen kryesore të Parlamentit. Midis këtyre emrave janë renditur edhe të tjerë pseudonime si; “Serbi, Shtiza, Gajdja, Tavlla, Poli i veriut, Koromane, Proletarët, Çiftelija, Ateo, Korabi, Çiklisti, Dizenjatorja, Llulla, Sqepi, Daja, Poeti, Lëngaraqi, Menrçka, Korçari, I vogli, Streha e ngrohtë, Qershia, Kali i Shalës, Masoviku, Medicina, Demoni”. Të gjitha pseudonimet e afishuara kanë tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe janë marrë nga seancat parlamentare të Kuvendit dhe nga ato që vetë deputetët kanë përmendur dhe etiketuar njëri-tjetrin.
--
ka shkodran ketu..?
e kujt eshte kjo cupa qe ka peshkuar edvini dhe e ka bere sekretare rinije social-kanibaliste?
megi ajtyresa..
???
e paska filluar qe ne fillore sherbimin per sigurimin ruco envero gjinusho-causho stalinist..
me politika te reja kupton kjo cupe vampirizmin luizo causho arapo-altinoist..
cfar zagareshe..
..
..
edhe ky katundari tjeter shkodran ka mar rolin e ndyre te provokatorit dhe vrasesit
Kte idiotin Paulin sterkaj po e pergatisin ustallaret ta perdorin si nje jaho salih apo gafurr mazrrek..
dhe pastaj te thone.. e po kshu e kan maloket vrasin per nder apo shpellari..
keshtu than zp-ja per jahon e gafurrin kur e vran azemin me direktiv te zp-se..
tani ish sampisti i ramizit.. sot miliarder i nanos e kelish i klos gjinushave e edvinave.. behet gati per krim..
me vot nuk e rrezojn dot berishen..por me ndonje injorant kanibal si sterkaj e jaho gafurri edhe mund ta vrasin tribunin e popullit sali berishen..
--
si njihet ky sterkaj ne shkoder?
mos eshte gje katundar nga zonat kufitare ku dhe cjepet ishin spiuna dege?
nejse...
--
RD
Mashtrimi i turpshëm i Majkos me mbledhjen e Byrosë, ku 4 anëtarë votuan pro, 2 abstenuan. Stefa u largua, ndërsa Bufi mungonte
Procesverbali i plotë i përjashtimit të deputetit të PS
PROCESVERBAL
(datë 16.10.2006, ora 20.00 )
Drejton Mbledhjen
Jozefina Çoba Topalli - Kryetare Kuvendi
Rendi i ditës:
- Marrja e masës disiplinore ndaj deputetit Paulin Sterkaj.
Të pranishëm:
Zonja Jozefina Çoba Topalli, zoti Fatos Beja, zoti Arian Madhi, zoti Ramiz Çobaj, zoti Petrit Gjoni, zonja Rajmonda Stefa, zonja Diana Çuli, zoti Spiro Peçi.
Merr pjesë: zoti Pandeli Majko- Kryetar i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
(zoti Majko nuk është anëtar i Byrosë)
Mungojnë:
zoti Ylli Bufi
Hapet mbledhja
Hap mbledhjen zonja Jozefina Çoba Topalli, në cilësinë e Kryetares së Byrosë. Informon të pranishmit për arsyen e thirrjes së kësaj mbledhjeje. "Njoftimi për mbledhjen e Byrosë kishte parashikuar zhvillimin e mbledhjes në orën 19.30, por unë e vonova fillimin e mbledhjes me idenë që deputetët do të tërhiqeshin nga qëndrimet e tyre dhe do të gjendej një zgjidhje, e cila do të evitonte këtë mbledhje të Byrosë. Unë propozoj përjashtimin e zotit Sterkaj nga seancat plenare. Nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Ai deputet, vazhdimisht, në momentin kur flet Kryeministri, çohet dhe e ndërpret. Por ngjarja e sotme është e paprecedent. Deputetët duhet të kuptojnë që këtu jemi në Parlamentin e Shqipërisë dhe duhet të tregohet më respekt ndaj njëri-tjetrit".
Raimond Stefa: Ku do e bazoni përjashtimin?
Jozefina Çoba Topalli: Në nenin 65, pika 2 e Rregullores së Kuvendit.(Kur deputeti bën thirrje për përdorim dhune, provokon rrëmujë në seancë dhe pengon zhvillimin e saj të rregullt, fyen ose kërcënon deputetët e tjerë, anëtarët e Këshillit të Ministrave, ose përdor fjalë fyese për Presidentin e Republikës apo institucione të tjera shtetërore, ndalohet të marrë pjesë në punimet e Kuvendit në seancë plenare dhe në komisione nga 2 deri në 15 ditë). ……….
………..(vazhdon diskutimi)……………………………………………… …………
Largohen përfaqësuesit e opozitës, zoti Majko, zonja Stefa, zonja Çuli
Jozefina Çoba Topalli: Unë nuk dua të përjashtoj asnjë nga seancat. Edhe ne kemi qenë në opozitë, por asnjëherë nuk jemi sjellë në këtë mënyrë. Strategjia e tyre është që të bllokohet Parlamenti e të mos votohet sot. Hedhim në votë: Kush është dakord për përjashtimin e zotit Sterkaj nga seancat plenare për një periudhë prej 15 ditësh?
Miratohet me katër vota pro (zonja Jozefina Çoba Topalli, zoti Beja, zoti Madhi, zoti Çobaj), dy abstenime ( zoti Peçi, zoti Gjoni).
Mbledhja deklarohet e mbyllur.
Jozefina Çoba Topalli
Kryetare Kuvendi
Vendimi i Byrosë së Kuvendit
Vendim
Nr. 22, datë 16.10.2006
Për marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Paulin Sterkaj
Në mbështetje të nenit 11, pika 5, dhe nenit 65, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, me propozim të Kryetares së Kuvendit,
Byroja e Kuvendit vendosi:
Të përjashtojë deputetin Paulin Sterkaj nga pjesëmarrja në komisione dhe në seanca plenare për 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, duke filluar nga seanca e parë e ardhshme, datë 24 Tetor 2006.
Masa disiplinore shoqërohet me sanksion financiar, ndalimin e pagesës për 15 (pesëmbëdhjetë) ditë.
Ngarkohen Shërbimi i Sigurisë dhe Shërbimi i Financës në Kuvend për ekzekutimin e këtij vendimi.
Kryetarja
Jozefina Topalli (Çoba)
Madhi: Votova pro përjashtimit të deputetit të PS
Anëtari i Byrosë parlamentare, Arian Madhi, e cilësoi si të çuditshëm pretendimin e opozitës lidhur me vendimin e kësaj Byroje për përjashtimin e deputetit Paulin Sterkaj për 15 ditë nga punimet e parlamentit, për prishje të seancës plenare. Madhi tha se mbledhja është zhvilluar me prezencën e përfaqësuesve të opozitës, të cilët, pasi kanë hedhur opsionet e tyre gjatë diskutimeve, janë larguar me qëllim bllokimin e marrjes së një vendimi. "Mbledhja e Byrosë është zhvilluar në përputhje të plotë me të gjitha rregullat dhe procedurat parlamentare dhe në mbledhje kanë qenë të pranishëm përfaqësues të mazhorancës dhe të opozitës", u shpreh Madhi, duke rrëzuar pretendimet e opozitës se mbledhja është bërë pa praninë e tyre. "Është vendosur me shumicë votash, përkatësisht 4 vota pro, 2 abstenim përjashtimi për 15 ditë i deputetit Paulin Sterkaj nga veprimtaritë e Kuvendit për prishje të seancës plenare dhe për atë që të gjithë e pamë, që bëri", u shpreh më tej Madhi. Ai tha se është një nga deputetët që ka votuar pro përjashtimit të deputetit të PS-së nga seanca, siç e parashikon Rregullorja e Kuvendit në rastet e prishjes së qetësisë në sallën e legjislativit. "Katër anëtarë të Byrosë, përkatësisht Jozefina Topalli, Fatos Beja, Ramiz Çobaj dhe unë votuam pro këtij vendimi, Spiro Peçi dhe Petrit Gjoni abstenuan, kurse përfaqësuesit e opozitës u larguan pikërisht në momentin e votimit", sqaroi më tej Madhi. Ai tha se përfaqësuesit e opozitës u larguan pikërisht në momentin e votimit, pasi, duke bërë llogarinë e numrave, dilnin të humbur.
Çobaj: Majko ishte prezent në mbledhjen e Byrosë
Pretekste të opozitës për të prishur zhvillimin normal të seancës plenare, i cilësoi dje anëtari i Byrosë parlamentare, Ramiz Çobaj, pretendimet e opozitës për vendimin e Byrosë parlamentare lidhur me përjashtimin e deputetit socialist Paulin Sterkaj nga Kuvendi për 15 ditë. Sipas Çobajt, mbledhja e Byrosë është zhvilluar konform të gjitha procedurave parlamentare, ndërkohë që saktësoi se në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Grupit parlamentar të PS-së, Pandeli Majko, i cili nuk është anëtar i byrosë. Çobaj tha se nuk mund ta shpjegonte dot faktin se si vetë Majko, i cili ishte prezent në këtë mbledhje, nxjerr pretendime të tilla të paskrupullta, që nuk e nderojnë jo vetëm atë, por as grupin e PS-së në tërësi. Edhe Çobaj ka konfirmuar të njëjtin rezultat votimi, ndërsa ka pranuar se është një nga anëtarët e Byrosë që ka votuar pro përjashtimit të deputetit Sterkaj nga veprimtaria e Kuvendit, për prishje të seancës plenare. Gjithashtu, Çobaj tha se përfaqësuesit e opozitës kanë marrë pjesë në mbledhje dhe në diskutime, dhe janë larguar në momentin e fundit kur po bëhej votimi, siç bëjnë zakonisht edhe në seancë plenare, me qëllim bllokimin e votimit për shkak të kuorumit. Megjithatë, Çobaj shpjegoi se edhe pas largimit të socialistëve, në Byro ishin prezent 6 anëtarë, nga 9, dhe kjo i jepte mundësinë Byrosë që të merrte vendimin. Sipas tij, 4 anëtarë, Jozefina Topalli, Fatos Beja, Arian Madhi dhe Ramiz Çobaj votuan në favor të përjashtimit të Sterkajt nga veprimtaria e Kuvendit, ndërsa Petrit Gjoni i Partisë Agrare Ambientaliste dhe Spiro Peçi i PBDNJ-së abstenuan kundrejt këtij vendimi.
---
Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 25-10-2006 më 09:31
PS padit Olldashin.
Prokuroria: - Tenderi nga socialistët
Hetimi i certifikatave, dhe prokurimit të tyre ka nisur nga ana e Prokurorisë së Tiranës, para se të depozitohej kallëzimi nga ana e strukturave të Partisë Socialiste. Por kjo nuk është më e reja që ka hetimi. Sipas burimeve nga grupi që po merret me anën dokumentare të çështjes, hetimi ka nisur lidhur me skandalin e certifikatave të marra për zgjedhjet e 3 korrikut, në kohën që nuk ishte ministër Sokol Olldashi. Në kushte të tilla, hetimi ndaj Olldashit rrezikon që të rrëzohet në hapat e parë të tij. Sipas ekspertëve të Prokurorisë së Tiranës, hetimi tashmë është shtrirë dhe po zhvillohet në procedurat e zhvillimit të tenderave, për certifikatat e përdorura edhe në zgjedhjet e tre korrikut, në të cilat u vërejtën shkelje të dukshme me certifikatat. Në kushte të tilla, Ministri aktual i Brendshëm Sokol Olldashi mund të dalë i pastër për faktin e thjeshtë se nuk ka patur asnjë funksion shtetëror, në kohën e zhvillimit të prokurimeve për tenderin i cili është nën hetim. Sipas Prokurorisë, tenderimi është bërë nga qeveria socialiste, e cila ishte në pushtet në kohën e zhvillimit të tenderit. Ndërkohë, të njëjtat burime, kanë theksuar se në kohën që Olldashi ka qenë ministër, është zhvilluar vetëm një tender për certifikatat, por që ka qenë i parashikuar nga kontratat e mëparshme, dhe si i tillë Olldashi nuk mban përgjegjësi. Edhe burime pranë hetimit, kanë saktësuar se emri i Ministrit të Brendshëm nuk është marrë në konsideratë nga ana e ekspertëve hetimorë, pasi ai nuk ka qenë i përfshirë në mënyrë direkte në tenderin e certifikatave, që janë shpërndarë në zyrat e gjendjes civile dhe që janë tenderuar para se ai të merrte rolin e ministrit. Burimet e hetimit kanë bërë të ditur se nuk janë të vendosur se do të pranojnë apo jo padinë e socialistëve ndaj Olldashit. Sipas tyre hetuesit do të marrin nën shqyrtim faktet, por do të jetë e vështirë që të nisë një proces ndaj Olldashit, pasi padia nuk ka patur elementë të veprës penale, për të cilat është paditur Ministri i Brendshëm. Vendimi për nisjen ose jo të çështjes pritet të merret në ditët në vijim, por të njëjtat burime të Prokurorisë së Tiranës kanë saktësuar se interpretimi ligjor i padisë, çon në largimin e përgjegjësisë nga Olldashi dhe kësisoj mbylljen e çështjes ende pa nisur. Gjithsesi, edhe për hetimin që është duke u zhvilluar, hetuesit kanë bërë të ditur se nuk ka asnjë fakt për të fajësuar Olldashin në elementët e veprës penale. Në kushte të tilla, prokurorët e kanë zhvendosur vëmendjen nga ministri i Brendshëm dhe janë duke hetuar procedurat e zhvillimit të tenderit, të cilat shohin përgjegjës qeveritarë dhe zyrtarë socialistë, të cilat kanë zhvilluar tenderin për të cilin është duke hetuar Prokuroria e Tiranës.
http://www.sot.com.al/index.php?opti...Itemid=1&lang=
Data: 26/10/2006, ora
Berisha: Edi Rama ka shpenzuar paratë e 1500 fëmijëve të Tiranës
Kryeministri deklaroi dje se, me 400 milionë lekë që ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, shpenzoi për reklamat e veta, do të mund të ishin pajisur me bursa, mijëra nxënës të shkollave të mesme
Me 400 milionë lekë që ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, shpenzoi për reklamat e veta dhe për tualetin e tij televiziv, mund të paguante bursat e 1500 fëmijëve të varfër të këtij qyteti, në shkollat e mesme”, deklaroi dje kryeministri Sali Berisha. Gjatë mbledhjes së qeverisë, zoti Berisha vuri në dukje se "problemi i kryetarit të Bashkisë është se i pëlqen pasqyra, paçka se edhe me “make up” bën mashtrim dhe lë fëmijët e varfër pa bursë”. Duke kërkuar përgjegjësi nga drejtuesit vendorë, zoti Berisha u shpreh se, "nëse do të shtrohet pyetja se çfarë përpjekjesh kanë bërë drejtuesit vendorë për të ndryshuar gjendjen në arsim dhe a i kanë shfrytëzuar të gjitha mundësitë financiare e jofinanciare për ta lehtësuar këtë situatë, përgjigja do të jetë negative”. “Shpresoj që të kthehet një faqe në këtë problem e të mendojmë shumë më tepër për fëmijët tanë, për formimin dhe shkollimin e tyre, duke investuar shumë më tepër”, tha zoti Berisha. Sipas tij, "qeveria ka përparuar nga viti i mëparshëm në raport me sivjet, pra viti 2007 ka një rritje në raport me 2006-n, prej 21 përqind të investimeve në arsim dhe në total, shpenzimet janë rritur më shumë”. Megjithatë, kryeministri theksoi se “pa pjesëmarrjen aktive të qeverisë vendore, fëmijët nuk do të marrin dot arsimin e tyre dhe këtu nuk është vetëm qeverisja vendore që duhet të angazhohet fuqishëm, por edhe sektori privat, në partneritet ose në pavarësinë e tij". Në këtë drejtim, zoti Berisha theksoi se “duhet të bëjmë çdo përpjekje për të ndërtuar partneritet publik dhe privat në përballimin e problemeve të mëdha të arsimit”. Ai informoi se “në paketën ”Shqipëria - 1 euro”, me të cilën po punohet intensivisht për ndërtimin e bazës ligjore, bashkë me ekspertë të Bankës Botërore, është parashikuar edhe ndërtimi i shkollave e spitaleve në kuadrin e kësaj pakete”. “Ne duhet të përgatitemi t'i japim shansin real çdo fëmije shqiptar që mbaron klasën e 9, të ndjekë shkollën e mesme, pastaj dyert e universiteteve janë të hapura, dhe kjo kërkon rishqyrtimin e bursave e një pjesëmarrje të gjerë ekstraqeveritare në krijimin e fondeve për bursat”, tha zoti Berisha.
Deklaratat dhe mbledhja e qeverisë
Kryeministri Berisha i ka bërë deklaratat e tij, paraditen e djeshme, në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave. Në këtë mbledhje, kryeministri Berisha solli edhe njëherë në vëmendje të publikut një problem themelor për vendin, arsimin. Kryeministri u shpreh se qeveria i ka dhënë këtij sektori, përparësi të madhe. Liberalizimi i plotë i universiteteve, dyfishimi i numrit të studentëve në to, si dhe rritja e ndjeshme e pagave të mësuesve, janë tregues të vëmendjes së qeverisë ndaj këtij problemi. Kryeministri u ndal gjithashtu në rëndësinë e arsimimit të mesëm, të përgjithshëm dhe atij profesional për të rinjtë shqiptarë. Kryeministri Berisha vlerësoi përpjekjet për arsimim të fëmijëve, si mjeti kryesor në luftën kundër varfërisë në vend. Ndër të tjera, kryeministri, në fjalën e tij, u shpreh: “Në këtë vend, çdo sukses dhe arritje nxjerr në dritë probleme të reja të mëdha. Ne i liberalizuam universitetet dhe në këto universitete hynë në vitin e parë, rreth 20-22 mijë studentë, po të llogarisim dhe një pjesë të studentëve që aplikojnë e fitojnë të drejta studimi jashtë shtetit. Por grupmosha e atyre që duhet të trokasin në dyert e universiteteve nuk është 22 mijë, por mbi 60 mijë. Pjesa dërrmuese e tyre nuk hyjnë në shkollat e mesme dhe ky është një problem shumë i madh, një problem themelor për arsimimin në Shqipëri. Këta nxënës nuk është se nuk duan të hyjnë në shkollat e mesme. Këta fëmijë, në 95 përqind të tyre, do të donin të hynin në shkollat e mesme, por ata nuk kanë mundësi, sepse gjatë këtyre 8-9 viteve, shkollat e mesme profesionale u mbyllën në 95 përqind të tyre e kjo ka pasur efekte dramatike në nivelin e arsimimit të shqiptarëve”, deklaroi Berisha.
Ideja e ngritjes me shpejtësi të konvikteve/Përgjigjja e vetme, sipas kryeministrit, në kushtet e këtij urbanizimi të shpejtë, është ndërtimi i konvikteve. Skrapari, Përmeti, Gramshi, Tropoja, Peshkopia, Puka, Librazhdi, Pogradeci, por edhe qytetet e mëdha, kanë qenë në fokusin e kryeministrit, në mënyrë që të krijojnë mundësi për të mbledhur nxënësit për të studiuar në shkolla, e të zgjidhen qendrat ku do të ndërtohen konviktet.
Re. Po.
55
Përleshen grupet rivale në PS. Sherri degjeneron në grushta dhe karrige të thyera në kokat e drejtuesve socialistë
Përgjaket Konferenca e PS në Vlorë
Rama sjell kulturën e drurit në Partinë Socialiste. Mentaliteti i agresivitetit, dhunës dhe ndeshjes me forcën e muskujve, që manifeston Rama në Tiranë imotohet nga ndjekësit e tij në Vlorë. Tre ditë më parë në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste, kryetari Rama u ndesh trup me trup me Pandeli Majkon, sekretarin e Përgjithshëm dhe kryetarin e grupit parlamentar të PS-së. Rrihet deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PS, Blendi Klosi. I shpëton drurit, i deleguari Besnik Dervishi.
Konferenca e djeshme e PS në Vlorë është shndërruar në një arenë përleshjesh, ku shumë nga pjesëmarrësit socialistë kanë dalë të përgjakur nga mbledhja, duke kërkuar ndihmën e bluzave të bardha. Të rrezikuar kanë qenë dje edhe gazetarët, të cilët, pas shpërthimit të sherrit, janë bërë objekt i dhunës së disa prej drejtuesve të PS, të cilët, për të fshehur këtë skandal, kanë nxituar për të nxjerrë jashtë nga salla ku zhvillohej votimi për anëtarët e kryesisë gazetarët e pranishëm.
Situata në Degën e PS të qytetit të Vlorës ka qenë mjaft e acaruar. Mbledhja e djeshme e Asamblesë synonte zgjedhjen e kryesisë së re të partisë, e cila ishte shkarkuar nga Rama dhe njerëzit e tij. Ky reagim i Ramës erdhi pas një sërë protestash nga baza në drejtim të drejtuesve të rinj. Zgjedhja e kryesisë së PS të Vlorës si dhe e kryetarit të saj, që u bë disa muaj më parë, u shoqërua me kontestime të shumta nga anëtarët e PS të Vlorës. Ata e akuzuan Ramën për manipulime. Kandidatja për kryetare të PS të Vlorës, Marika Çakërri, u tërhoq nga gara vetëm 24 orë para votimit, duke e konsideruar atë si një farsë. Çakërri, si dhe anëtarë të tjerë të PS të Vlorës, denoncuan mbërritjen në Vlorë të dhjetra njerëzve nga Tirana, të cilët ishin urdhëruar për të votuar kandidatin e preferuar të Ramës për Kryetar të PS së Vlorës. Një situatë e tillë bëri që kandidatët për kryetar të denonconin votimin "një anëtar, një votë" të Ramës si një manipulim të pastër, pasi bëhej jo nga anëtarësia reale e PS të Vlorës, por nga njerëz të ardhur nga Tirana dhe qytete të tjera.
Megjithë protestat e shumta të PS të Vlorës në ato ditë, Rama nuk u tërhoq nga vendimi i tij për të marrë nën kontroll, me çdo mënyrë, këtë Degë mjaft të rëndësishme për socialistët. Por vetëm pak muaj më pas, Rama është ndërgjegjësuar se mosfunksionimi i Degës me njerëzit e emëruar prej tij, e ka detyruar atë që të shkrijë kryesinë e zgjedhur në vota të manipuluara përmes votimit "një anëtar, një votë" dhe të kërkojë zgjedhjet e reja në këtë degë. Ajo që e ka detyruar Ramën të tërhiqet, ka qenë situata mjaft e rënduar në Degën e PS të Vlorës. Ajo ka humbur mbështetjen e të gjithë elektoratit, duke u braktisur edhe nga socialistët. Ndërkaq, kundërshtarët e Ramës në PS e Vlorës numërohen të shumtë në numër.
Votimi i djeshëm për kryesinë e PS të Vlorës ka dëshmuar për problemet mjaft të mëdha që Kryetari i PS ka me bazën e partisë. Shumica e anëtarësisë së PS të Vlorës janë hapur kundër qenies në krye të partisë të Ramës, ndërsa emërimet e këtij të fundit vetëm se kanë thelluar më shumë përçarjet brenda kësaj partie. Asgjë nuk ka qenë e qetë në prag të votimit të djeshëm. Grupet rivale në Degën e PS të këtij qyteti kanë qenë në të njëjtat pozita luftarake dhe nuk kanë pranuar që t'i hapin rrugë Ramës për të kontrolluar partinë me njerëz të komanduar prej tij. Ata kanë kërkuar transparencë në votim, gjë që nuk është pranuar nga ana e mbështetësve të Ramës. Kjo ka bërë që situata të degjenerojë në një sherr me përmasa të mëdha, ku janë shkëmbyer grushta si dhe karrige të thyera në kokat e drejtuesve të PS. Kjo i ka detyruar të deleguarit nga Tirana që të ndërpresin përkohësisht mbledhjen.
Një situatë e ngjashme me Degën e Vlorës mbizotëron edhe në shumë degë lokale të PS, ku kundërshtarët e Ramës shprehin hapur mosmbështetjen për kreun e ri të PS.
MASH: "Mjaft", një shoqatë e degraduar nga Rama
Ministria e Arsimit dhe Shkencës deklaroi dje, se Bashkia e Tiranës po dizinformon opinionin publik me informacione të rreme, duke përdorur modelin e politikës së vjetër dhe përmes instrumentalizimit të shoqatës rinore, "Mjaft". Sipas një deklarate të MASH, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, nëpërmjet instrumentalizimit politik të disa të rinjve të lëvizjes "Mjaft", dhe me shabllonin e politikës së vjetër është angazhuar në një fushatë shpifjesh për ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Genc Pollo. "Të shkakton keqardhje, por nuk është e papritur shfaqja dje e Bashkisë së Tiranës, në nivele edhe më të ulët të politikës së vjetër. Nëpërmjet një shoqate rinore mjaftueshmërisht të degraduar, Bashkia Tiranë, në shabllonin e politikës së vjetër përhap shpifje për ministrin e Arsimit dhe të Shkencës", u shpreh dje zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, duke theksuar se për këto shpifje nuk ka asnjë fakt apo provë ose rrethanë mbështetëse. Zëdhënësja e MASH në deklaratën e saj për shtyp ka shprehur gjithashtu keqardhjen për denigrimin politik që Rama po u bën të rinjve të "Mjaft"-it, duke i përdorur ata për qëllimet e tij politike. "Të vjen keq për disa rinorë, dikur interesantë, por tashmë të instrumentalizuar, sepse janë naivë të painformuar ose sepse janë bërë arrivistë të shfrenuar. Por problemi real qëndron tek degraduesit e tyre që janë pjesërisht nostalgjikët e korrupsionit universitar dhe kryesisht, te Bashkia e Tiranës", nënvizoi më tej zëdhënësja e MASH. Sipas saj, Bashkia e Tiranës, Lëvizja "Mjaft" dhe PS-ja, ishin tre vijat e frontit refuzues të Maturës Shtetërore dhe të pranimeve në universitet, sipas meritës dhe pa zarf e sekser. Bashkia e Tiranës, vijoi më tej zëdhënësja, e përfolur për tendera problematikë dhe për pasojë, për tavane që bien mbi kokat e nxënësve, e paaftë për ide dhe alternativa në kryeqytet e më gjerë, mbetet ganglion korruptor si asnjë tjetër dhe bastion madhor i politikës së vjetër.
RD
Nuk ishte pa gje ajo fjala qe u hap per Luan Zhegun, i cili nuk do te kandidonte me per Partine Socialiste.
Edhe teseren e partise ua ka kthier.
Me sa duket Luani nuk mundet ti kendoje nanes parti, me edhe pa çifteli!
Edverit po na i rreshqet Toka e ... Jone, qe ishte e tjeterkujt, e u tjetrsua; Shqiptari u shperfytyrua, morali u bastardua, belgradi e moskovi u gezua,
por desh Zoti, nuk u perjetesua!
Me kete punen e karrigeve te thyera dhe grushtit ja kane futur pordhes se isha vete ne Konference dje gjithe diten e perendise. Por ka diçka te vertete ne kete lajm qe konferenca degjeneroi sepse mendimit alternativ nuk iu dha e drejta as te konkuronte dhe tonet e diskutimeve ishin vertete te acaruara. Mbeshtetesit e Rames Kishin frike nga media dhe vota e lire dhe prandaj e nxoren median jashte qe ne fillim, ndersa njerez me kontribut 15 vjecar ne Ps nuk u lane as te konkuronin duke mos iu shenuar as emrin ne listen qe do te votohej. Si perfundim nga Konference Partise Socialiste te Vlores u kthye ne Konference te Bashkise se vlores.Përleshen grupet rivale në PS. Sherri degjeneron në grushta dhe karrige të thyera në kokat e drejtuesve socialistë
Berisha: Rama po kthen frymën e ’97 brenda PS-së
Pogradec
Kryeministri Sali Berisha tha dje nga qyteti i Pogradecit se kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka rikthyer brenda opozitës frymën e vitit 1997.
Duke iu referuar sherrit të fundit në PS-në e Vlorës, Berisha u shpreh se parimi i Partisë Socialiste “një anëtar, një votë” tani është kthyer në “një grusht, një votë”. “Opozita sot ka probleme serioze. Kreu i opozitës, apo kryetari de juro në PS, futi me një shpejtësi të madhe dhe riktheu në partinë tij 97-ën, u përpoq ta transferonte atë në shoqëri, por e pa që shoqëria ishte krejt e ftohtë dhe e gatshme ta ndëshkonte, ndaj u tërhoq. Tani 97-a është kthyer në PS. Kërcasin grushtet e karriget, nga kryesia qendrore deri në ato të degëve. Një grusht, një votë, një karrige një votë, ka zëvendësuar parimin “një anëtar, një votë”. Kjo është e vërteta”, tha kryeministri Berisha në një takim me banorë të qytetit të Pogradecit. Berisha siguroi se qeveria mbetet e angazhuar për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke thënë se ne jemi i vetmi vend në rajon, por edhe më gjerë, që nuk e kemi kaluar ende provimin e zgjedhjeve të lira. Duke iu referuar zgjedhjeve të vitit të kaluar, kreu i qeverisë u shpreh se ai ishte rasti i parë në vend ku opozita fitoi përmes një votimi jo të lirë dhe jo të ndershëm. “Ne nuk e kemi kaluar provimin e zgjedhjeve të lira. Në korrik, në një rast unik në historinë e zgjedhjeve, opozita fitoi në kushtet e zgjedhjeve jo të lira dhe të ndershme. Kjo do të thotë që, sado që vodhi dhe dhunoi qeveria, aq të shumta ishin votat sa nuk arriti të përmbysë rezultatin”, tha Berisha. Kreu i qeverisë nuk harroi të akuzonte sërish Këshillin e Lartë të Drejtësisë, i cili ka në përbërjen e tij një anëtar të lidhur ngushtë me bandën e Lushnjës. Sipas Berishës, në tre korrik koalicioni i djathtë nxori në pension qeverinë dhe kryeministrin më të korruptuar të Evropës, ndërsa në zgjedhjet e ardhshme lokale do të nxjerrë në pension “qeverinë e drejtësisë shqiptare”. “Prokurori i Përgjithshëm do t’i nënshtrohet hetimit të pavarur, sepse ka qenë për vite te tera në detyrë protektor kryesor i Aldo Bareve në Shqipëri. Si ka mundësi që policia shqiptare i arrestoi ata brenda pak muajve? Kjo sepse prokuroi nuk i mbrojti më dot ata”, u shpreh Berisha.
Gazeta Panorama
Krijoni Kontakt