Close
Faqja 16 prej 32 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 313
  1. #151
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Ja certifikatat, me to do vidhet

    Data e Publikimit: 23/12/2006

    Autori i Lajmit:
    "Zjarri"

    Tiranë
    - Të paktën tre lloj certifikatash janë në qarkullim, në zyra të shtetit, të gjendjes civile, në duart e qytetarëve, të falsifikuesve. Ministria e Brendshme mohon të ketë ndonjë anomali në milionët më të fundit të prodhuar të certifikatave, ndërsa dokumentat flasin vetë. Ka një lloj certifikatash që janë të dublikuara, që do të thotë se për të njëjtin numër serie ka dy certifikata. Ka një lloj certifikatash që janë tërësisht të falsifikuara dhe që bllokohen nga policia sa herë që ushtron kontrolle në qendra të vecantë në rrugën e Kavajës, që merren me këtë lloj aktiviteti në mënyrë të vazhdueshme duke iu përgjigjur nevojave të jo pak njerëzve. Ka edhe prej atij lloji certifikatash që mungojnë. Nuk dihet se si mund të jenë për pamje dhe as si numra, sepse në fakt nuk gjenden kurrkund në pakot zyrtare që tërhiqen nga zyrat e gjendjes civile në Magazinën e Furnizimit Materialo Teknik. Në fund janë ato, të paktat dhe të vetmet që kanë vazhduar të mbeten gjallë për cudi dhe sa për të vlejtur si model për t'u fallcifikuar, pikërisht certifikatat standarte zyrtare.

    Skema e manipulimit
    Me të njëjtin numër serie ka të paktën dy certifikata. Në rastin më të mirë, të dyja mund të qëllojnë në pakot që merr në dorëzim gjendja civile e njësive vendore, e cila jep vetëm njërën prej tyre. Por askush nuk e di nëse cdo njëra ka përfunduar në të njëjtën dorë. Ky qytetar mund të paraqitet në dy qendra të ndryshme votimi për të votuar dhe askush nga komisionerët nuk mund të vërë re parregullsinë, përderisa certifikata shfaqet e sigurt. Nuk përjashtohet mundësia megjithatë që certifikatat me të njëjtin numër serie të shkojnë tek dy qytetarë të ndryshëm, që gjithashtu do të votojnë duke u identifikuar me këtë dokument. Në dukje të gjitha janë në rregull me fletën e certifikatës dhe askush nuk e di se kjo ka edhe një motër binjake që bredh gjithandej për qëllime nga më të mundshmet.

    Të rrugës së Kavajës
    Ligjërisht ato nuk duhet të ekzistonin, sepse janë të fallcifikuara, por nëse kanë të ngjashmet e tyre me plot parregullsi që përdoren si dokument identifikimi, atëherë përse të mos jenë edhe ato. Gjenden me shumë lehtësi tek rruga e Kavajës në Tiranë dhe asnjë aksion policor nuk ka mundur t'i zhdukë njëherë e mirë nga qarkullimi përvec se të bllokojë ca qindra prej tyre dhe mjetet me të cilat fallsifikoheshin. Në fakt janë më të dallueshme se gjithë të tjerat përsa i përket vërtetësisë së tyre dhe kjo jo vetëm për shkak të dorës profesioniste që i ka realizuar. E vetmja gjë që ndryshon në formatin e certifikatës është në vend të zyrës së origjinës nga ka dalë dokumenti shkruhet vetëm "bashkia, komuna" pa dhënë specifikimet që gjenden në gjithë certifikatat e tjera sipas njësive vendore.

    Standartet
    Më parë kanë ekzistuar në shumicë, ndërsa sot mbase mund të përdoren thjesht si model për të fallcifikuar të tjerat. Më parë e vetmja zyrë nga ku mund të tërhiqeshin ishin ato të gjendjes civile, kurse sot edhe këto nuk janë të sigurta nëse ofrojnë për qytetarët ato që duhet. Pasi magazina nga ku i tërheqin është po kaq e pasigurt. Në kohën kur kryeministri na deklaroi lehtësira në marrjen e certifikatave, jo duke shmangur rradhën nëpër sportelet e zyrës së gjendjes civile, por duke hequr afatin e ligjshmërisë së tyre që ka qenë tre muaj, problemi janë vetë cerfitikatat me parregullsitë e tyre.

    Ato që mungojnë
    Në rradhën e certifikatave të larmishme me të cilat kemi patur rastin të njihemi në pak kohë nuk kanë se si të mungojnë ato që nuk gjenden. Paradoksi qëndron brenda pakove që tërhiqen nga Magazina e Furnizimit Materialo Teknik, por që rezultojnë të jenë të paktën deri në 250 copë mangut, sic konfirmon një procesverbal nga njësia bashkiake numër 10 e kryeqytetit. Mungesa të tilla janë hasur edhe në njësi të tjera bashkiake, njësi vendore nëpër Shqipëri, sa tashmë janë bërë të zakonshme. Mbase më të pakta në numër, por që gjithsesi nuk janë në pakon ku duhet të ishin. Alarmi i ngritur në mënyrë të vazhdueshme nga punonjës të zyrave të gjendjes civile nuk ka përbërë asnjë shqetësim për drejtuesit e instancave më të larta kompetente. Të gjithë dalin ose me variantin e mohimit të anomalive të certifikatave, ose këshillës për të mbajtur një procesverbal që duhet të paraqitet tek Magazina e Furnizimit Materialo Teknik, sikur problemi të jetë vetëm atje. Askush nuk e mban përgjegjësinë, ndërkohë që qytetarët pyesin veten nëse kanë në dorë dhe identifikohen nëpër institucione me një certifikatë të vërtetë.

    Te fallsifikuara,por me vule vertetesie

    Tiranë- Certifikatat që gjenden lehtë në rrugën e Kavajës dihet se janë të fallsifikuara. Por duket se jo në gjithë tërësinë e tyre. Kanë një hologramë mëse të vërtetë e cila plotëson standartin e një dokumenti ligjor. Vula e vërtetësisë që gjendet në cdo lloj certifikate tjetër që del nga zyrat e gjendjes civile apo nga magazina kryesore që mban këto dokumenta, gjendet edhe në certifikatat e fallsifikuara. Një paradoks i tillë mund të ngjajë vetëm për këtë lloj dokumenti që është shfaqur në të gjithë format dhe ngjyrat kohët e fundit. Edhe pse nuk është e vërtetë në format, ngjyrë, plotësim, ka hologramë të vërtetë. Kjo konfirmon edhe njëherë dyshimin se sasia e dytë e hologramave që kanë mbërritur në portin e Durrësit, plot 25 ditë pas prodhimit të certifikatave nuk kanë shkuar të gjitha për t'u vendosur mbi dokumentat që plotësonin edhe standartet e tjera dhe elementët që përcakton ligji. Kjo është e qartë përderisa shumë prej këtyre vulave të vërtetësisë kanë mbërritur edhe tek "zyrat" e rrugës së Kavajës nga dalin vetëm certifikata të fallcifikuara.

    Drejtoresha e magazinës,gruaja e deputetit të PD

    Tiranë- Drejtoresha e Magazinës së Furnizimit Materialo Teknik është bashkëshortja e një prej deputetëve të maxhorancës. Që nga momenti kur u hasën parregullsi tek certifikatat e prodhuara më së fundi dhe të marra në dorëzim nga Ministria e Brendshme, përgjegjësia është kërkuar pikërisht nga kjo drejtoreshë që kishte lejuar futjen në magazinë të dokumentave të tillë që nuk plotësonin standartet ligjore dhe të nevojshme për identifikim. Në të njëjtin konkluzion ka dalë edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit që ka bërë përgjegjës drejtuesit e magazinës. Kjo përgjegjësi bie direkt mbi drejtoreshën Anila Hoxha dhe zëvendësin e saj, Xhevdet Kopani, të cilët kanë bërë hyrjen e kësaj sasie të madhe dokumentash, rreth 1 milion 227 mijë certifikatave në magazinë.

    7 milionë çertifikata, më tepër se nevoja e qytetarëve. Ku shkojnë të tjerat?

    Tiranë- Zyrtarisht nuk ka një shifër të saktë të certifikatave të prodhura dhe aq më pak mund të dihet jo zyrtarisht se sa janë certifikatat e reja. Ministria e Brendshme deklaroi rreth 5 milionë certifikata të prodhura, të cilat ishin llogaritur për të plotësuar nevojat e një numri prej rreth 1.2 milionë shtetasish shqiptarë. Duke i shtuar kësaj shume pajisjen me certifikatë për katër tremujorë të vitit, afat që përcaktonte ligjshmërinë e një dokumenti të tillë identifikimi, rezultoi se 5 milionë certifikata do të ishin mëse të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e shtetasve për të marrë një dokument. Ndërkohë që bëhet fjalë për një shifër prej 7 milionë certifikatash, e cila pavarsisht se si bëhet llogaria, duket të jetë e tepërt gjithsesi. Nëse pesë milionë certifikata ishin llogaritur si të mjaftueshme për 1.2 milionë shtetas, duke përfshirë edhe rifreskimin e këtyre dokumentave cdo tre muaj, 7 milionë certifikata janë me të vërtetë tepër. Kjo për faktin e thjeshtë, sepse vetë kryeministri Berisha duke iu referuar rradhave të gjata në gjendjen civile nëpër bashki dhe komuna, ka deklaruar se certifikata nuk duhet të jetë më e vlefshme si dokument vetëm për një periudhë prej tre muajsh. Madje nuk do të kenë asnjë lloj limiti në afate. Për këtë arsye, shtatë milionë certifikata për të pajisur në mënyrë ligjore cdo qytetar të Shqipërisë me të paktën vetëm një kopje, por që edhe kjo të jetë e vlefshme ligjërisht. Ky konfuzion me shifrat e certifikatave të prodhuara që ka karakterizuar gjatë kësaj kohe edhe vetë Ministrinë e Brendshme që ka një kontratë për prodhimin e tyre nuk është i rastësishëm. Vetëm pas zgjedhjeve, ministri mund të na thotë se sa kanë qenë gjithsej, pasi të jenë bërë edhe llogaritjet e duhura.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #152
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Berisha: Ju marr zyrat me armë

    Data e Publikimit: 23/12/2006

    Autori i Lajmit:
    A.K.
    Tiranë- Kryeministri dje në mbrëmje ka kërcënuar po përsëri me 20 janarin për zgjedhjet duke mos pranuar asnjë ndryshim dhe asnjë propozim për kompromis me forcat e tjera politike, por kësaj rradhe duke i shtuar edhe një kërcënim tjetër. Kokëfortësisë së tij, kryeministri Berisha i shtoi kërcënimin se do të nxjerrë me policë dhe ushtarë të gjithë kryebashkiakët të cilat janë ende në zyrat e tyre, pas datës 20 shkurt. Duke bërë një presion të hapur me dhunë, Berisha nuk është stepur aspak ta bëjë këtë shantazh dje, duke treguar se nuk është për kompromis por vetëm për luftë. Ndërkohë kemi parë dje të ringjallet Poli i vetë deklaruar tre ditë më parë në politikën shqiptare si i tillë, madje pas kësaj ringjallje e kanë çuar Berishën tek Moisiu. E habitshme se si tregrykëshi u ngjall prapë dje, vetëm një ditë pasi Berisha e rrahu në sallën e Byrosë Politike të Kuvendit të Shqipërisë. Dy aleatët e qeverisë me një hile të vogël, që përfaqësues i PBDNJ-së që nuk ishte Dule por ishte Solis, takuan dje pasdite Presidentin. Sipas Nard Ndokës ata i kanë treguar Moisiut se maxhoranca e ka tashmë një propozim dhe një paketë me propozime për opozitën dhe e ka njohur presidentin madje me propozimet e paketës. Vetëm një orë para kësaj Arjan Madhi ishte para medias dhe tha se ekspertë të maxhorancës e kishin mbaruar detyrën që u kishte lënë Sali Berisha vetëm një ditë më parë, dhe kishin hartuar tashmë paketën me propozime, mbi dy shtylla kryesore, listat dhe certifikatat.

    Ç’afat jep Poli i Tretë

    Tiranë- Duke iu përmbajtur vetëm deklaratave të tij absurde se zgjedhjet nuk ka asnjë shans të bëhen në datë tjetër veç asaj të 20 janarit, kryeministrit Sali Berisha, dje është shprehur se është tërësisht e mundur që listat të përgatiten deri në 20 janar. Megjithëse kanë mbetur vetëm 27 ditë deri në datën e zgjedhjeve të dekretuar ga presidenti dhe ende nuk është bërë asnjë gjë për listat, që nga përditësimi deri tek shikimi i listave nga zgjedhësit, Berisha nuk merr parasysh asnjë nga këto gjëra, duke u shprehur se gjithçka është e mundur për 20 janarin dhe nuk ka asnjë dyshim për këtë. Por gjithçka është absurde në deklaratat e tij, përsa kohë kjo është e pamundur juridikisht.

    Berisha gjen zgjedhje në Afganistan

    Tiranë- Kryeministri në prezantimin që ka bërë për propozimet, th dje se se në çdo qendër votimi ka për të patur nga një gjykatës që të marrin vendime dhe të vulosin aty, duke bërë legale gjithë kërkesat e shtetasve për të votuar. Kjo gjë është absurde pasi vendimi i gjyqtarit ka juridiksion vetëm kur merret brenda gjykatës. Tjetër, sipas tij është se nuk do të lejohet asnjë certifikatë pa kodin e njësisë vendore. Por çka është më qesharakja duke propozuar shkeljen e Kushtetutës dhe anonimatin e votimit, kryeministri propozon se në rastet kur ka dyshime, zgjedhësit i jepet një zarf kur duhet të hedhë në kutin ë votimit në të, bashkë me votën edhe certifikatën.

    Moisiu mbi Berishen,te zgjidhet kriza

    Tiranë- Pas kërkesës për thirrjen e një tryeze të partive politike parlamentare drejtuar nga kryetarët e partive LSI, PDK dhe PBDNJ, Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu dje një takim me drejtuesit kreysorë apo përfaqësuesit e lartë të këtyre partive. Sipas një njoftimi të zyrës së shtypit biseda u përqendrua në hapat, që mund të ndërmerren me qëllim daljen e vendit nga kriza zgjedhore. Kryetari i shtetit i bëri me dije të pranishmit në takim se është njohur dhe ka shqyrtuar me vëmendjen e duhur kërkesën e marrë prej tyre disa ditë më parë dhe se ka zhvilluar konsultimet e nevojshme lidhur me këtë çështje. "Presidenti Moisiu, duke vënë re impaktin, që kërkesa e tre partive të mazhorancës dhe të opozitës pati në spektrin politik, si dhe lëvizjet e fundit për gjetjen e një rrugdaljeje nga kriza aktuale, iu përmbjat qëndrimit se mirëpret dhe nxit palët që sa më shpejt, me dialog, të gjejnë një zgjidhje konsensuale për zgjidhjen e krizës", thuhet në njoftim. Me këtë takim Moisiu tregoi se është mbi Berishën dhe po mundohet për zgjedhjen e krizës.

  3. #153
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Hum..

    po pse nuk i bejne zgedhjet me certifikatat qe beri Ps ne 8 vite..
    ato te mira do jen derisa i ka bere PS-ja.. e i ka aprovuar PS-ja..

    Kur ishin vet ne pushtet i ben si letra bakalli e tani spranojn as keto me 700 shenja halografie..
    nejse po po me habit frika e edvinit..
    kaq shume ta urreje tirana ate sa po ben cmos ta zgjase keshtu harbutce..

  4. #154
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    Qorrat, nuk shohin që është rasti identik si në 1996, manipulime, fallsifikim çertifikatash lindjeje etj etj... por pas 1996 erdhi 1997 or TRUNGJE... so vini dhjamë dhe ca javë e do ta shihni "hyrjen" nga keni dalë.

    E shoh qe qenke nje tip prej atyre qe ngjitnin trakte bashke me Anastas Angjelin & veteranet neper pallatet e Ali Demit.

    Humdinger,

    E majta shqiptare nuk ka qene ne te vertete kurre e majte, por ka qene nje grupim klanesh, miqsh e bashkfshataresh.
    Ata kane qene dhe mbeten nje rrezik permanent per te gjithe kombin shqiptar!
    Asnjehere ne historine e deritashme shqiptare nuk njihet nje faqe e bardhe e saj, por ne historine e saj ka vetem vrasje, dhunime, persekutime, atentate, shpronesime, tufezime, beseprerje, mizori, bashkepunime antishqiptare, shkelje totale te lirive dhe te drejtave njerezore, rrenim ekonomik, grabitje, pervetesime, shantazhe, plmba pas shpine, trakte me fryme urrejtje e percarese etj.

    A thua jane harruar bemat e saj gati 80 vjecare (qe nga pseudorevolucioni i Fan Nolit)?
    A thua jane harruar faqet e zeza te luftes civile te viteve 1942-1992?
    A thua jane harruar depot e armatimeve dhe rrenimet e vitit 1997?

    Jo Humdinger, sado kohe qe te kaloje, asnje shqiptar me pak mend, nuk mund te harroje te kaluaren e afert dhe te larget te klaneve dhe grupimeve qe ne emer te se majtes shqiptare terrorizonin nje komb te tere!
    Per fatin e keq te kombit shqiptar, kurre nuk pati nje te maje te vertete progresive dhe europiane.

    Berishen dhe PD-ne ju duhet ti nderoni dhe respektoni sepse ju shpetuan koken nga hakmarrja e atyre qe ju i prangoset, i burgoset, i shpronesuat, i pushkatuat, i varet, i mbytet, i debuat, i late te internuar neper bodrume dhe baltera.

    Berisha nese duhet akuzuar, duhet akuzuar nga pervuajtesit e vertete te diktatures se gjysherve dhe prinderve tuaj!

    Berisha ishte si ajo kulla e ekuilibrit qe ndertohet ne hidrocentrale per te shuar goditjet hidraulike.
    Por ju jeni qenje gjakatare dhe nuk njihni asgje tjeter pervec pushtetit dhe karrikes se gjyshit, babait, dajes, xhaxhait, mikut, shokut farefisit, bashkefshatarit bashkehajdutit,bashkekontrabandistit, bashkedrogistit.
    Ju jeni qenje gjakatare, qe gjoja therrisni e bertisni ne emer te standareve, qe per ju nuk jane asgje tjeter se sa pushteti i klaneve.

    Ju abuzoni me demokracine!
    Ju u frikesuat shume prej saj, sepse ishit mesuar te urdheronit te tjeret, ju bijte e bijat e cobaneve e kovaceve, qe u shkolluat ne Bograd, Moske dhe Pekin.

    Mirepo juve ua vrau syte sjellja madheshtore e atyre qe ju i masakruat per dekada e tera, sjellja e atyre qe ju falen e ju toleruan, sjellja e atyre qe nuk e keqperdoren demokracine per te marre hak.
    Ju abuzoni me sjelljen e tyre!
    Ju e moret dhe e merrni kete per dobesi, sepse jeni pjelle e dhunes dhe e krimit.
    Ju kerkoni te abuzoni serish me sjelljen e atyre qe ju shtrine doren e pajtimit dhe doren e bashepunimit, doren e faljes dhe doren e ecjes perpara te bashkuar.

    E megjithate kjo klase eshte dhe do te jete serish dinjitoze, sepse ne traditen e tyre eshte kultura, eshte toleranca, eshte fjala e matur, eshte respekti per kombin.
    Mgjithate besoj se do te vuajme edhe pak deri sa sera juaj te jete zbutur e te jete bere e afte te bashkejetoje e te ndihmoje per te miren e kombit dhe integrimin ne Europen e qyteteruar.
    Jemi te denuar dhe te detyruar qe te presim edhe disa vite, sa te beheni dhe ju qytetare normale dhe t'ju vije turp per origjinen dhe historine.

    Qofte kjo kohe sa me e shpejte!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 24-12-2006 më 07:52

  5. #155
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    "Gënjeshtrat" e fushatës zgjedhore dënohen nga Kodi Penal.

    Tetë nene përcaktojnë ndëshkimin me gjobë deri në pesë vjet burg

    Premtimet boshe nga kandidatët apo partitë politike në fushatën zgjedhore përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj. Tetë nene të Kodit Penal të Shqipërisë përcaktojnë dënimet e politikës, në rast të premtimeve, kanosjeve, falsifikimit të dokumenteve, shkeljes së fshehtësisë së votimit etj., dënimet variojnë nga gjobë deri në dënimin maksimal pesë vite burg. Prokuroria e Përgjithshme thotë se ka udhëzuar çdo organ akuze në Shqipëri të verifikojë kallëzimet për veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve. Sipas tyre, do të zbatohet ligji i Republikës së Shqipërisë për cilindo kandidat apo forcë politike që shkel Kodin Penal. Në nenin 325 thuhet se pengimi me dhunë apo me çdo mënyrë tjetër i subjekteve elektorale për të zhvilluar rregullisht aktivitetin e tyre në përputhje me ligjin gjatë fushatës së zgjedhjeve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Duket se prokuroria do të marrë në konsideratë çdo denoncim për falsifikimin e rezultatit të zgjedhjeve, pasi neni 326 thotë se anëtarët e komisioneve vendore zgjedhore mund të rrezikojnë një dënim deri në 5 vjet burg. "Falsifikimi i dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhjeve, paraqitja në dokumentet e zgjedhjeve të të dhënave, rrethanave, shifrave që dihen se janë të pasakta, përpilimi i dokumenteve false ose zëvendësimi i të saktave me të rreme, i bërë nga personat e ngarkuar me përpilimin, vlerësimin, nxjerrjen e rezultateve apo ruajtjen e dokumenteve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet", thuhet në Kodin Penal. Ndërsa shkelja e fshehtësisë së votimit, nga ana e personave të ngarkuar me zgjedhjet, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit, premtimet boshe të politikës ose premtimet për vend pune dënohen deri në gjashtë muaj burg. Neni 328 përcakton se dhënia e shpërblimeve dhe premtimeve, ofrimi ose dhënia e të hollave, bërja e premtimeve për vende pune, ose favorizime të tjera në cilëndo formë, me qëllim që të marrë firmën për paraqitjen e kandidatit, për të votuar pro ose kundër një kandidati, apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë, ose me burgim gjer në gjashtë muaj. Ndërkaq, pranimi i të hollave, premtimeve dhe favorizimeve të tjera për të kryer veprimet e mësipërme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë.

    Në Kodin Penal përcaktohen edhe dënimet për kanosjen e zgjedhësve dhe të kandidatëve. Kështu, kanosja që i bëhet zgjedhësit për të votuar pro ose kundër një kandidati, si edhe për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë, ose me burgim gjer në dy vjet. Ndërsa kanosja, si dhe çdo veprim tjetër i paligjshëm që i bëhet kandidatit me qëllim që të tërheqë kandidaturën ose që të pengohet për të ushtruar çdo aktivitet të lejuar me ligj gjatë fushatës elektorale, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. "Mospërfshirja me dashje në listat e zgjedhësve për personat që e kanë të drejtën e zgjedhjes ose regjistrimi me dashje në to i personave që nuk e kanë këtë të drejtë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit", thuhet në nenin 331, ndërsa prokuroria paralajmëron se çdo punonjës i vendorëve do të përballet me ligjin nëse abuzon me detyrën. Por, paralajmërohen zyrtarët e policisë të mos influencojnë mbi vartësit e tyre për kandidatë të caktuar. "Shpërdorimi i autoritetit ushtarak nga oficeri ose kuadri ushtarak për të influencuar në votim tek ushtarakët e tjerë që ka në varësi, me dhënie urdhrash, këshillash apo me çfarëdo lloj propagande, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë, ose me burgim gjer në dy vjet", shkruhet në Kodin Penal.


    Gazeta Shqip
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  6. #156
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Dhjetë propozimet e Berishës për opozitën.

    Partitë e mazhorancës ofrojnë opsionin e ri për sekretimin e dokumenteve të identifikimit dhe listat

    Zgjidhja e mazhorancës, certifikatat të dorëzohen në komisionin zgjedhor

    Mazhoranca i propozon opozitës 10 pikat, që, sipas të djathtëve, garantojnë standardet në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, më 20 janar 2007. Sipas kësaj pakete, votuesit, të cilët do të paraqiten në qendrat e votimit me certifikatë, do të vendosin fletën e votimit brenda një zarfi, të cilit nga jashtë do t`i bashkëlidhet certifikata. Sipas ideatorëve të kësaj pakete, procedura do të bëhet në mënyrë të tillë që votuesi të mos identifikohet se për cilin kandidat ka votuar, duke ruajtur sërish votën e fshehtë. Kreu i mazhorancës në fjalën e tij ka theksuar se nuk ka për të qëndruar njeri në karrige jashtë mandatit. Duke bërë publikë dje 10 pikat, që përmban paketa e mazhorancës drejtuar opozitës për certifikatat dhe listat e zgjedhësve, ai ka mbështetur fort zhvillimin e zgjedhjeve më 20 janar. Mes këtyre pikave është kërkuar që dispozitat e Kodit Zgjedhor për procedurat e votimit, për zgjedhësit që paraqiten në qendrën e votimit me certifikatë duhet të përcaktojnë detyrimisht dorëzimin e certifikatës së bashku me fletën e votimit. Sipas kësaj pakete, fletët e votimit të zgjedhësve me certifikata të mbyllen nga vetë zgjedhësit në zarfe të posaçëm, të dhënë nga KZQV-ja dhe të bashkëlidhen me certifikatën e tyre. Në zarfe nuk duhet të bëhet asnjë shënim, i cili në procedurat e mëtejshme mund të zbulojë qendrën e votimit apo identitetin e zgjedhësit. Pika e 3 e paketës së mazhorancës drejtuar opozitës përmban edhe detyrimin që zarfet me fletët e votimit dhe certifikatat e bashkëlidhura të hidhen në kuti të veçanta votimi dhe të administrohen sipas një procedure të veçantë. Në pikën "d" të këtij propozimi është përcaktuar qartë mënyra e procedimit të këtij procesi. Detyrimin që zarfet me fletët e votimit që bashkëlidhen me certifikatat të administrohen pas përfundimit të procedurave të numërimit të votave, sipas kodit në fuqi dhe vetëm pasi komisioni zgjedhor i qeverisjes vendore të ketë bërë verifikimin e certifikatave të bashkëlidhura pranë zyrës së gjendjes civile të njësisë përkatëse të qeverisjes vendore. Për çdo certifikatë të gjetur të rregullt, KZQV-ja vulos zarfin me fletët e votimit me vulën e vet dhe pastaj e shkëput zarfin nga certifikata. Në vijim, të gjithë zarfet e vulosura, ende të pahapur, i grumbullon për të gjitha qendrat e votimit së bashku, përpara se të filloj numërimi i votave brenda tyre. Ata persona, të cilët do të përdorin, ose lëshojnë certifikata të falsifikuara, do të dënohet me 3 vjet burgim. Partitë politike do të kenë të drejtë të plotë të verifikojnë certifikatat e përdorura dhe të administruara gjatë procesit të votimit. Pika e parafundit e propozimeve drejtuar opozitës për plotësimin e standardeve brenda afateve kushtetuese përcakton se dispozitat e Kodit Zgjedhor duhet të njohin detyrimin gjykatave për shqyrtimin e kërkesave të zgjedhësve lidhur me listat, që nga momenti i shpalljes së listave përfundimtare deri në orën 12 të ditës së votimit. Kodi duhet të parashikojë caktimin e gjyqtarëve pranë bashkive/njësive bashkiake për Tiranën për të shqyrtuar kërkesat e zgjedhësve. Për njësitë e tjera të qeverisjes vendore shqyrtimi i gjyqësorit të bëhet pranë gjykatave të rretheve gjyqësore përkatëse. Shpërndarja e gjyqtarëve do të bëhet nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, kurse caktimi i tyre do të bëhet me short, sipas procedurave në fuqi për caktimin e çështjeve gjyqësore, jo më vonë se data e shpalljes së listës përfundimtare. Partitë e koalicionit qeveritarë kanë propozuar mbështetja e kësaj pakete propozimesh të bëhet edhe me akte të KQZ-së, nëse procedura parlamentare zgjat hyrjen në fuqi të masave të propozuara.


    Propozimet

    1-Identifikimi
    Të miratohet një amendament në Kodin Zgjedhor, që të përcaktojë identifikimin e personave me certifikatë në qendrën e votimit


    2-Patentat
    Votuesit me certifikatë të paraqesin edhe dokumente të tjerë identifikues krahas certifikatës si libreza studentore e patenta


    3-Sekretimi
    Votuesit me certifikatë të votojnë në kuti të veçanta, ku brenda një zarfi, krahas fletës së votimit, të hedhin edhe certifikatën


    4-Falsifikimi
    Dispozitat e Kodit Zgjedhor të përcaktojnë se lëshimi dhe përdorimi i certifikatave të falsifikuara të dënohet me 3 vjet burg


    5-Kontrolli
    Certifikatat e përdorura gjatë votimit, t`u vihet në dispozicion partive politike me kërkesë të tyre për verifikime të mëtejshme


    6-Përditësimi
    Partitë parlamentare të inspektojnë veprimtarinë e zyrave të gjendjes civile për përditësimin e listave të zgjedhësve


    7-Listat
    Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të vendos në dispozicion të partive listën elektronike të dublikatave të evidentuara


    8-Opozita
    Opozita të vërë një numër të mjaftueshëm mbështetësish në këshillin vendor, për njoftimin individual të zgjedhësve


    9-Gjykatat
    Gjykatat të shqyrtojnë kërkesat e zgjedhësve lidhur me listat, që nga momenti i shpalljes së listave deri në orën 12 të ditës së votimit


    10-KQZ
    Propozimet e kësaj pakete mbështeten edhe me akte të KQZ, nëse procedura parlamentare zgjat hyrjen në fuqi të masave të propozuara


    Gazeta Shqip
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  7. #157
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2006
    Postime
    143
    nje spo e kuptoj pse te votohet me certifikat,njerezia ne Shqiperi a nuk kan dokument identifikimi dhe aq vendimtare jane votat e votuesve certifikate

  8. #158
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2006
    Postime
    143
    genjeshtrat e fushates zgjedhore denohen vetem ne leter,kurse ne praktike nuk do te aplikohet

  9. #159
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    55

    Data: 24/12/2006, ora

    Socialistët shpallin grushtin e shtetit, si mjetin e vetëm për të zgjatur agoninë e tyre politike



    Edvini ka refuzuar dje 10 propozimet e mazhorancës për futjen e socialistëve në zgjedhje, duke zgjedhur përfundimisht grushtin e shtetit, si alternativën për të zgjatur agoninë e tij politike. Pas kësaj nisme, në vigjilje të 10-vjetorit të kryengritjes bolshevike të vitit 1997, i vetmi besnik ndër aleatët mbetet Skënder Gjinushi



    Fatkeqësisht, ndërkombëtarët dhe mazhoranca kanë harxhuar frymën kot për ta bindur Partinë Socialiste të marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Kjo, pasi lidershipi socialist rezulton se ka mirëpërcaktuar kalendarin e aksioneve të veta politike për vitin e ardhshëm, e që nuk ka të bëjë aspak me gjetjen e një “modus vivendi” në lidhje me krizën ku është futur procesi zgjedhor: braktisjen e Kuvendit dhe daljen në rrugë në protesta masive, në kërkim të një diktati që buron, më së pari, nga një bindje. Për arsye të cilësisë së kanaleve të komunikimit dhe filtrave mediatike që, jo gjithmonë përçojnë një gjykim të paanshëm të inhibitorëve të krizës politike, e cila ka filluar që të gatuhet që në janar të vitit që po përmbyllet, atëherë kur edhe u artikulua për herë të parë ideja e shtyrjes së zgjedhjeve lokale, një pjesë e ndërkombëtarëve pat qenë mjaft kritike ndaj sjelljes së opozitës dhe bojkotit të paralajmëruar, ndërsa pjesa tjetër ka qenë në të njëjtën hulli që e denigronte praktikën e bojkotit, megjithatë, kërkonte nga mazhoranca, më tepër tolerancë.

    Kjo erdhi në formën e një pakete prej 10 pikash, që zgjidhte në mënyrë përfundimtare mosbesimin e thellë që endej mes PS-së dhe Bashkisë së Tiranës mbi certifikatat e listat zgjedhore dhe, vetëm një ditë më vonë, u hodh poshtë. Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Berisha, sipas së cilit, asnjë mandat i të zgjedhurve nuk do të zgjatet përtej 20 shkurtit, sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, deklaroi se ky është një skenar i qartë për të uzurpuar pushtetin vendor. “Me kete deklarate, zoti Berisha nuk mendon te hyje në zgjedhje më 20 janar. Ai po përgatitet t‘i japë një goditje gjithë pushtetit lokal, nga Konispoli deri në Vermosh. Ajo që Berisha ka në mendje, nuk ka të bëjë me negociata apo konsensus me opozitën po ka të bëjë me një mbajtje të një konflikti permanent. Për momentin, kryeministri nuk është menduar për zgjidhjen, por për lidhjen akoma më keq të goglës së krizës shqiptare”, tha Majko, që u shfaq kundër propozimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim për mbajtjen e zgjedhjeve më 20 shkurt që, gjithsesi, përbën një shkelje të parametrave ligjore. “Në frymën e kësaj kushtetute që ekziston që nga viti 1998, njihen rastet e vazhdimit të mandatit në logjikën e procesit të zëvendësimit. Çështja e datës fikse nuk duhet të jetë pjesë e ngarkesës së negociatave”, nënvizoi numri 2 në selinë rozë. Në këto kushte, Majko tha se opozita e përfaqësuar nga blloku PS-PSD do të iniciojë në janar, tubimet masive për të kërkuar shtyrjen e mëtejshme të zgjedhjeve. “Mos të kujtojë zoti Berisha se vetëm ai ka skenar në mendjen e vet. Edhe opozita nuk është kaq e relaksuar. Ne kemi filluar të bisedojmë me publikun dhe elektoratin socialist e, me fillimin e muajit janar, do të detyrohemi t’i drejtohemi publikut dhe elektoratit”, deklaroi sekretari socialist. Ky vendim për protestat masive është kundërshtuar paraprakisht nga ana e kreut të LSI-së, Ilir Meta, ndërsa sërish për të disatën herë, në krah të kryesocialistit, në këtë ndërmarrje, për të përsëritur grushtin e shtetit të 10 viteve të shkuara, është një figurë emblematike e atyre kohërave të errëta për mbarë kombin, kryesocialdemokrati Skënder Gjinushi.

    Re.Po.
    Data: 24/12/2006, ora

    Olldashi: 11 kandidatët e së djathtës në Tiranë, garanci për një qeverisje lokale shembullore



    Kandidati i mazhorancës për njësinë bashkiake nr.11, Haki Mustafa, që rikonfirmohet si kandidat i së djathtës në zonën e Laprakës, deklaroi se gjatë mandatit të tij të parë ka ndjerë persekutimin total të kryebashkiakut aktual Edi Rama, duke mos përfituar asnjë lloj investimi



    Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Sokol Olldashi, prezantoi dje në ambientet e hotel “Tirana International”, kandidatët për 11 njësitë bashkiake të kryeqytetit, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 20 janarit 2007. Duke prezantuar trupën që do të drejtojë për 4 vitet e ardhshme Tiranën, Olldashi e cilësoi atë si ekipin që do të garantojë ndershmëri dhe përkushtim, vëmendje e korrektësi, njohje dhe zgjidhje të problemeve të qytetarëve të Tiranës. "Po ju prezantoj një ekip që sjell eksperienca dhe energji, që garanton ndershmëri, përkushtim, korrektësi, njohje dhe zgjidhje të çdo problemi, të çdo qytetari të Tiranës. Prioriteti ynë do të jetë decentralizimi, proces ky që ka nevojë për më shumë lidhje direkte me qytetarët. Ndaj, për të drejtuar minibashkitë, janë zgjedhur politikanë të aftë dhe njerëz të përkushtuar", tha z.Olldashi, që ofroi të gjitha garancitë për një qeverisje lokale shembullore, ku qytetari dhe jo pushtetari, do të jetë në qendër të vëmendjes. Duke vlerësuar stafin e përzgjedhur nga mazhoranca, që do të konkurojë në garën elektorale të kryeqytetit, ministri i Brendshëm deklaroi se Olldashi tha se “ky ekip është përzgjedhur me gjithë kujdesin dhe përgjegjësinë për t'u ofruar banorëve të kryeqytetit të gjithë garancitë e qeverisjes lokale shembullore, ku qytetari dhe jo pushtetari janë në qendër të vëmendjes”. Sipas kandidatit për kryebashkiak të Tiranës, prioritet i qeverisjes së ardhshme vendore është decentralizimi dhe transferimi i kompetencave e përgjegjësive tek minibashkitë; më shumë kompetenca, përgjegjësi dhe lidhje direkte me qytetarët. Duke prezantuar ekipin e mazhorancës në përballjen për zgjedhjet lokale në kryeqytet, Olldashi tha se ata janë të ardhur nga fusha të ndryshme profesionale, me një karrierë të larmishme politike dhe administrative. Nga ana e tyre, kandidatët e mazhorancës të 11 njësive bashkiake të kryeqytetit u zotuan që, në katër vitet e ardhshme të ofrojnë një qeverisje vendore më pranë qytetarëve. Kështu, Altin Qoshja, kandidat i koalicionit në minibashkinë numër 1, premtoi se do t'u ofrojë qytetarëve të Tiranës shërbimin që u ka munguar deri më sot. Eliminimi i ndërtimeve pa leje dhe çlirimi nga kaosi urban ishte një tjetër zotim i paraqitur nga kandidatët Olger Baraku (minibashkia numër 3) dhe Edmond Stojku (minibashkia nr.5), në mënyrë që këto njësi vendore të bëhen të banueshme për të gjithë banorët e tyre. Ndërsa konkurrenti i mazhorancës për njësinë bashkiake nr.11, Haki Mustafa, që rikonfirmohet si kandidat i së djathtës në zonën e Laprakës, vërejti se gjatë mandatit trevjeçar në këtë post, ka ndjerë persekutimin total të kryebashkiakut aktual Edi Rama, duke mos përfituar asnjë lloj investimi. “Kam bindjen e plotë që mandati i ri do të plotësojë boshllëqet e krijuara deri dje”, përfundoi ai.

    Re. Po.
    Data: 24/12/2006, ora

    Ja cilët janë 11 kandidatët e mazhorancës në 11 njësitë bashkiake të Tiranës



    Njësia bashkiake nr.1, Altin Qoshja - përfaqësues tipik i brezit të ri të politikanëve, që ka drejtuar për vite me radhë strukturat rinore të Partisë Demokratike, njeri i cili ka njohur suksesin si menaxher, fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe sigurisht, do të sjellë fitore në minibashkinë nr.1, do t'i kthejë njësisë fitoren dhe do t'i japë asaj ndershmërinë e përkushtimin që i ka munguar prej vitesh.



    Njësia bashkiake nr.2, Bujar Brovina - njohës i thellë i problemeve të zonës së tij, vjen me përkushtimin për të lehtësuar dhimbjen e periferisë, të cilën po kërkojmë ta shndërrojmë në Tiranë. Bujar Brovina kërkon të kandidojë për kryetar të minibashkisë nr.2 me qëllim që banorët e Saukut, të kodrave përreth Qytetit “Studenti” apo të sheshit “Avni Rustemi”, ta ndjejnë veten njësoj, qytetarë dhe banorë të Tiranës.



    Njësia bashkiake nr.3, Olger Baraku - me moshë të re, por me eksperiencë të larmishme publike dhe private, me profesion nga shkencat ekzakte, na paraqet sot një “background” të saktë politologjie, me një numër kualifikimesh prestigjioze, menaxhim politik dhe politikë kundër korrupsionit. Olger Baraku bëhet gati të kthejë dijen në praktikë, në shërbim të qytetarëve të minibashkisë nr.3.



    Njësia bashkiake nr.4, Lulëzim Konçi - koalicioni fitues përmes LZHK-së, i propozon Tiranës z.Lulëzim Konçi, njohës ekselent i problemeve urbane, specialist i fushës së ndërtimit dhe sistemit urban. Njeriu që një pjesë të madhe të eksperiencës së tij jetësore e ka vënë në shërbim të strehimit publik. Eshtë njohës i thellë i problemeve të Tiranës së sotme, në lidhje me strehimin, me furnizimin me energji elektrike dhe me ujë të pijshëm. Mbi të gjitha, njeriu që ofron zgjidhjet, jo vetëm përsa i përket vizionit, po edhe implementimit të tyre.



    Njësia vendore nr.5, Dr.Edmond Stoiku - për njësinë nr.5 do të paraqitemi sërish me kandidatin e koalicionin me propozim të PDK-së. Dr.Edmond Stoiku vihet në dispozicion të shërimit të shpejtë të kapjes së kryeqytetit, veçanërisht të njësisë nr.5. Jo vetëm si mjek, por edhe si qytetar i vetëdijshëm, ai do të kontribuojë që kjo njësi bashkiake të shpëtojë nga kapja. Ai do të drejtojë një staf të ri të furnizimit me shërbime dhe me plotësimin e nevojave të reja sociale.



    Njësia vendore nr.6, Fatmir Neza - z.Fatmir Neza është një prurje e mirë e biznesit në politikë. Si kryetar i Partisë Demokratike për zonën e Kombinatit, për 3 vite ai u bë pikë reference për bashkëqytetarët e vet. Që nga ajo kohë, qytetarët e Kombinatit qanë hallet te fituesi i atëhershëm i zonës, fisnik dhe me moral. Tek këto zgjedhje, ai do të marrë përgjegjësinë për të qenë, edhe ligjërisht, në shërbim të bashkëqytetarëve të tij.



    Njësia vendore nr.7, Zak Topuzi - është njeriu që kandidon me modelin e suksesit, aktiv në fushën e biznesit. Zak Topuzi ka një kualifikim të shkëlqyer dhe një eksperiencë të inxhinierisë hidroteknike, pa diskutim, trashëgimi e rëndësishme për qeveritarin lokal. Garanci për vullnet, aftësia e tij drejtuese do të sjell rezultate të shpejta në ndryshimin e kësaj njësie vendore me probleme të mëdha.



    Njësia vendore nr.8, Arben Tafaj - propozim i koalicionit, nga Partia Republikane, mbi të gjitha propozim i koalicionit që Partia Demokratike ka me qytetarët e Tiranës. Kryetari i shoqatës "Tirana", Arben Tafaj është shquar si modeli i një qeveritari lokal, si një model aftësie, përkushtimi e sakrifice për Tiranën dhe qytetarët e saj.



    Njësia vendore nr.9, Ramazan Këllezi - Ramazan Këllezi është një artist dhe edukator i shquar i brezave të tërë të plejadës më të re të artistëve shqiptarë, të shkollës që ka bërë emër në Europë, të asaj shkolle që përfaqësuesit e vet i ka në të gjitha ekranet e televizioneve të Perëndimit, që mahnisin telespektatorët europianë. Ramazan Këllezi vjen si një emër i afirmuar i artit kombëtar, i vlerave tradicionale të Tiranës, njihet si një referencë e shkëlqyer e jetës së artit dhe si një emër i shquar i komunitetit të Tiranës.



    Njësia vendore nr.10, Gerti Bogdani - kandidati më i ri në Tiranë, besoj se është modeli më i mirë i të rinjve në politikë, diplomuar me medalje të artë në Universitetin Brooklyn të Nju Jorkut, për shkenca informatike. Gerti Bogdani ka qenë një nga themeluesit e rrjetit të studentëve shqiptarë nëpër botë ASAN. I ftuar për të dhënë kontributin e tij në Shqipëri, Gerti iu bashkua PD-së dhe paraqitet sot si kandidati ynë fitues në minibashkinë nr.10, për t’i kthyer kësaj zone dinjitetin dhe respektin, seriozitetin ndaj qytetarëve.



    Njësia vendore nr.11, Haki Mustafa - është shembulli i administratorit korrekt, me një eksperiencë shumëvjeçare në drejtimin e pushtetit vendor, në nivele të ndryshme. Haki Mustafa i paraqitet njësisë bashkiake nr.11 për të marrë vlerësimet e duhura për punën që ka bërë në këto 3 vitet e fundit, si kryetar i kësaj njësie. Totalisht i përkushtuar për banorët e zonës së Laprakës, i vëmendshëm ndaj çdo problemi të tyre dhe këmbëngulës për zgjidhjen e tyre. Eshtë e sigurt që në fund të mandatit të tij, Haki Mustafa do të marrë vlerësimin maksimal të qytetarëve, duke u rikonfirmuar si drejtues i kësaj minibashkie.

    Re. Po.

  10. #160
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kandidati i koalicionit qeverisës premton projektin e ri urbanistik të qytetit industrial


    Bega: Premtoj përmirësimin e qeverisjes vendore në Ballsh


    Neim Zini Bega


    Lindur më 18.02.1959 në Ballsh, Mallakastër

    Banues në Ballsh.

    I martuar, me dy fëmijë.


    Edukimi:


    Instituti i Kulturës Fizike, sot Akademia e Sporteve Tiranë

    Vazhdon vitin IV, Fakulteti i Drejtësisë me korrespondencë, Tiranë


    Eksperienca në Punë:


    Mësues i Edukimit fizik në disa shkolla të rrethit Mallakastër.

    N/drejtor i Shkollës së Mesme "D.Hekali" Hekal

    Kryetar i PDSH-së, Dega Mallakastër 1995-1997

    Këshilltar i Bashkisë Ballsh nga subjekti i PDSH-së 1996-2000

    Aktualisht drejtor i Zyrës Arsimore Mallakastër.


    Kandidati i koalicionit qeverisës për kreun e Bashkisë së Ballshit, Neim Bega, premton përmirësimin e qeverisjes vendore në Bashkinë e këtij qyteti industrial. Në funksion të kësaj, ai do të verë përvojën e tij si drejtues politik (kryetar i PD-së, Dega Mallakastër, në vitet 1995-1997) dhe në drejtimin e Zyrës Arsimore Mallakastër (si Drejtor i ZA-së, Shtator 2005 e vazhdim). Në platformën e tij për zhvillimin e këtij qyteti, zoti Neim Bega ka përcaktuar si objektiva prioritarë përfundimin e unazës së qytetit, që është domosdoshmëri për vetë gjendjen e rënduar të krijuar në këtë unazë. Gjithashtu ai angazhohet për hartimin dhe miratimin e projektit të ri urbanistik të qytetit të Ballshit. Pjesë e këtij projekti do të jenë rregullimi dhe vendosja në parametrat e duhura i të gjitha rrugëve e trotuareve të qytetit.

    - Zoti Bega, si e pritët miratimin e kandidaturës tuaj për kreun e Bashkisë së Ballshit, si përfaqësues i partive të koalicionit qeverisës?


    Është vlerësim për angazhimin tim në politikë që nga viti 1990 e në vazhdim. Në këtë përzgjedhje mendoj se strukturat përkatëse kanë patur parasysh eksperiencën time si drejtues politik (kryetar i PD-së, Dega Mallakastër, në vitet 1995-1997). Po ashtu është vlerësuar edhe puna e suksesshme në drejtimin e Zyrës Arsimore Mallakastër (si Drejtor i ZA-së, Shtator 2005 e vazhdim). Kjo përvojë do të më shërbejë për të përmirësuar qeverisjen vendore në qytetin e Ballshit. Si i tillë besoj në rikonfirmimin e fitores së koalicionit qeverisës në këto zgjedhje. Gjithashtu kam bindje se, pjesë e kësaj fitoreje do të jem edhe unë si kryetar i ardhshëm i Bashkisë së Ballshit.


    - Sipas jush, cila është problematika e qytetit të Ballshit?


    Problemet janë të shumta, por unë në platformën time që sapo kam nisur ta hartoj bashkë me një staf specialistësh me përvojë e profesionalizëm, kam fokusuar ndotjen e mjedisit si dhe infrastrukturën e amortizuar.

    Gjithashtu, një problem mjaft serioz ka qenë bllokimi i buxhetit të vetë bashkisë. Konflikti kryetar Bashkie-Këshill Bashkiak ka bërë që tre vitet e fundit në qytetin tonë nuk është bërë asnjë investim, pasi nuk është miratuar buxheti dy vitet e fundit.


    - Ku konsiston platforma juaj për drejtimin e bashkisë së këtij qyteti industrial?


    Së pari, në përfundimin e unazës së qytetit, që është domosdoshmëri për vetë gjendjen e rënduar të krijuar në këtë unaazë.

    Së dyti, prioritar do të jetë hartimi dhe miratimi i projektit të ri urbanistik të qytetit të Ballshit. Pjesë e këtij projekti do të jenë rregullimi dhe vendosja në parametrat e duhura i të gjitha rrugëve e trotuareve të qytetit.

    Së treti, vendosja në funksion e kinemasë së qytetit, bibliotekës dhe ambienteve të tjera kulturore.

    Së katërti, ndërtimi i shesheve të pushimit në pesë lagjet e qytetit.

    Një vëmendje të veçantë do t'i kuashtojmë gjelbërimit të qytetit.

    Po ashtu, në objektivat tona për mandatin e ardhshëm të qeverisjes vendore është ndërtimi i një shkolle të mesme të re si dhe rritja e përgjegjësisë për mirëmbajtjen e shkollave ekzistuese.

    Në vëmendjen tonë do të jenë nxitja e aktiviteteve fizkulturoro-sportive dhe kthimi i ekipit të futbollit "BYLYS" në lavdinë e tij të dikurshme.


    - Së fundi, cili është mesazhi juaj për qytetarët e Ballshit?


    Qytetarët e Ballshit do të gjejnë tek unë njeriun që do t'ju shërbejë atyre për të gjitha hallet dhe problemet. Vota për mua është vota për zbatimin me korrektësi të ligjit.

    Përgatiti: Halil RAMA


    RD

Faqja 16 prej 32 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fragmente nga Shën Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  2. Spiro Moisiu njeriu më besnik i Enver Hoxhës
    Nga Antimafia në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  3. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  4. Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •