Close
Faqja 11 prej 32 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 313
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    aq thelle do ket fituar berisha ne 3 korrik sa qe.. as subashat as celbashat e as kullat skan pas cka te bejne..
    ishte interesant dhe nje votim i vecante qe u be ne bucimas te poradecit disa jav mbas 3 korrikut per pun kryetari komune.. ku LSI dhe PS me gjith veglat gjinush e milo e kompani u bashkuan kunder kandidatit te PD-se dhe perseri fitoi berishiani i zones.. dhe duke qene po ato certifikatat blusho-demetoiste celibashiste.. e po ata kqz-ra zone e po ata certifikusa nanoiste..
    pra ra ne bucimas dhe teza se.. na e dhj.eu punen lir meta se do keshem fituar ne fitimtaret si gjithmone....

    kjo eshte arsyeja qe edvini e di mire se me beteje te barabarte e ka te humbur qofte i vetem si ps qofte me lakenjte.. e bashkuar.. prandaj dhe do kembengule te zgidhe punet me revolucion 97-tsho vampiroist..

    fat i madh per femijet shqiptare e nenat shqiptare qe ne rrug te elbasanit nuk kemi k.ar.ok.urvic.en mariz lino.. por nje zonje grua qe spo u a jep driten jeshile kanibaleve per revolucion bolsheviko terbacioto polpotist caushoist.. se kanibalo sadistet qe kan gjetur me ne fund ustain e vertete .. edvin 9999-tshin.. do ta kishin bere vendin shkrumb e hi..

    rrofsh oj zoja Rise..

  2. #102

    Edhe Mish, edhe Peshk

    BE-Rehn: Jam kunder bojkotit te zgjedhjeve, por edhe kunder zgjedhjeve pa standarte

    Ora 13:10
    Nga D.B


    BRUKSEL (19 Dhjetor)-Komisioneri per Zgjerim ne BE Olli Rehn ka ritheksuar edhe njehere se eshte kunder bojkotit te zgjedhjeve, por ka shtuar se zgjedhjet duhet te mbahen ne pajtim me standardet.

    Nje nje interviste per BBC, Rehn eshte shprehur se "Gjeja thelbesore eshte se zgjedhjet duhet te mbahen ne pajtim me standardet nderkombetare dhe kete do ta vleresojme para, gjate dhe pas zgjedhjeve. Nese zgjedhjet mbahen ne baze te standardeve nderkombetare, une nuk shoh arsye qe dikush duhet te konsideroje te bojkotoje cfaredo zgjedhje demokratike,” tha Rehn. “Me duhet te them se nuk me duket trend pozitiv qe ne disa vende te Ballkanit Perendimor ka patur bojkotime politike, qofte te zgjedhjeve apo te punes ne parlament. Nuk mendoj se kjo eshte shenje e pjekurise se kultures demokratike ne ato vende," - tha per BBC-ne komisioneri i BE-se per zgjerimin, Oli Rehn.

    Pak kohe me pare kryeministri i vendit Sali Berisha i kish bere thirrje opozites, per te lene menjane sipas tij interesat personale te kryetarit te saj, nderkohe qe me te njejten pergjigje reagoi dhe sekretari i pergjithshem socialist Pandeli Majko.

    Nderkaq, perfaqesues te partive politike nga te dy kampet, si kreu demokristian Nard Ndoka dhe ai i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, u shprehen per nevojen e nje tryeze te perbashket me presidentin Moisiu.

    (News24/Balkanweb)

  3. #103
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga luka Boroti
    E vetmja arsye pse PD dhe inkuizitoret u kthyen ne pushtet ishte nje humbje e lidhjes midis bazes ne PS dhe drejtuesve te saj.
    Ne fakt, po ta mendoshe gjate, eshte po e njejta aresye qe e solli PD ne pushtet edhe ne zgjedhjet e 1992.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  4. #104
    nje humbje e lidhjes midis bazes ne PS dhe drejtuesve te saj.
    Per per cfare arsyeje i humben lidhjet more djalke? Pa thellohuni pakez ne ato veprat e enverit e fjalimet e ramizit. Ata drejtuesit e sotem te PS, ne ndryshim nga drejuesit puniste, nuk u vecuan ne bllok, por zhvaten ne bllok pasurite e vendit, korrupsioni geloi ne te kater anet, e baza mbeti me gisht ne goje, e mashtruar, e genjyer. me flamuj e pankarta ne dore, e ata barkderrat tuaj kane aq dhjam sa te kapercejne jo nje legjislature Sale, po nja dhjete si ai - ata vec argalisen dhe sigurojne me mire asetet e tyre gjate kesaj kohe, per ti shumefishuar kur te vijne prap ne fuqi, se ashtu e do rrotacioni, se te dy palet jane nje m.u.t. Nuk keni faj ju se Sala krenohet e ngrefet me fjale trapash se une rrezova eterit, rrezoj edhe bijte, duke e degjeneruar luften titanike te popullit te mjere shqiptar ne nje lufte biologjike, si nje parade mode te bajraktarit Sale e te mondanit Tos.

    Ju ke rruar k.o.q.e.t kuqalasheve o Sali, ky ka qene roli yt i mjere historik!

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Data: 20/12/2006, ora

    Brukseli: Opozita të regjistrohet në zgjedhjet e 20 janarit, ose të paguajë izolimin



    Ndërkombëtarëve u është sosur dje durimi nga manovrat e Edvinit, të cilat po tërheqin për hundësh opozitën, drejt bojkotit. Europarlamentarja Doris Pack dhe Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Olli Rehn, i bënë thirrje pjesës së arsyeshme të pakicës, që të respektojë Kushtetutën dhe zgjedhësit e saj e të marrë pjesë në zgjedhjet e 20 janarit, duke braktisur ilegalin Rama, që ka luksin të inskenojë lojëra në kurriz të së ardhmes së të mbarë shqiptarëve



    Pas negociatave të durueshme dhe gjuhës diplomatike për ta kthyer opozitën mbrapsht nga rruga e rrezikshme e bojkotit të zgjedhjeve lokale, Brukseli ka shprehur dje me anë të kryetares së delegacionit të Parlamentit Europian për vendet e Europës Juglindore, Doris Pack, të gjithë dufin e saj ndaj lidershipit socialiste e kryesisht kundër kryetarit Edi Rama, për kokëfortësinë e pashpjegueshme ndaj një vendimi që dëmton haptazi imazhin e Shqipërisë. “S'ka lidhje me partitë, por me njerezit ne opozite, te cilet bejne një lojë që s’mund ta pranoj”, deklaroi dje europarlamentarja, duke iu referuar në mënyrë të paekuivok protagonistëve kryesorë të së majtës që, javët e fundit i kanë rënë me tepër zell fyellit të bojkotit, ku pas kryebashkiakut Rama dallon dukshëm kryesocialdemokrati Skënder Gjinushi, ndërsa kreu i LSI-së Ilir Meta, është tërhequr në momentet e fundit, duke u njëjtësuar madje me shqetësimin e ish-rivalit të tij, Fatos Nano, se opozita e ka tepruar në disa raste me qëndrimin dhe alibitë e paraqitura për bojkotin. Gjatë intervisës për televizionin Klan zonja Pack theksoi se zgjedhjet duhet që të zhvillohen në datën e dekretuar nga Moisiu pra në 20 janar pasi Kushtetuta nuk mund të jetë peng i individëve të veçantë dhe se askush nuk mund ta ndryshojë atë. Duke e cilësuar lojën e opozitës me zgjedhjet si të papranueshme, ajo tha se “murit me kokë nuk mund t’i bihet, pra duhet pranuar se data nuk ndryshon”. Sipas Pack, opozita ka treguar një mungesë të madhe papërgjegjshmëri, përderisa nuk ka marrë pjesë për katër herë në ndryshimin e ligjit elektoral. Në këtë kuadër, ajo tha se opozita e Edvinit, përveçse është joserioze, po luan nje loje te papranueshme për rregullat e një demokracie. Dhe ajo që mbetet në analizë të fundit, sipas eruparlamentares, është që kjo e fundit të ulë kokën dhe të përballet me votuesit në 20 janar, në rast se nuk do që të rëndojë edhe me pozicionin ilegal që po mban deri më tani. Në të njëjtën linjë ishte dje edhe komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Evropian, Olli Rehn, që i pyetur dje nga BBC, nëse BE do të njohe rezultatin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri, nëse opozita nuk merr pjesë, tha se gjëja thelbësore është se zgjedhjet duhet të mbahen në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe këtë do ta vlerësojmë, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. “Nëse zgjedhjet mbahen në bazë të standardeve ndërkombëtare, unë nuk shoh arsye që dikush duhet të konsiderojë të bojkotojë çfarëdo zgjedhjeje demokratike. Më duhet të them se nuk më duket trend pozitiv që në disa vende të Ballkanit Perendimor, ka patur bojkotime politike, qoftë të zgjedhjeve apo të punës në parlament. Nuk mendoj se kjo është shenjë e pjekurisë së kulturës demokratike në ato vende”, tha ai.





    Zonja Pack, sipas Kushtetutës, data e zgjedhjeve eshte vendosur per ne 20 janar, por opozita nuk eshte regjistruar. A do t’i njohë BE keto zgjedhje, edhe pa pjesëmarrjen e opozites?



    Ne fillim duhet pyetur pse nuk jane regjistruar… Kane pasur kohe si gjithe te tjeret, nuk e kane bere, atehere nuk duhet pranuar nje regjistrim. Po normalisht, meqenese duam qe te gjithe palet te marrin pjese, atehere mund ta rishikojme pak ligjin. Jam e bindur se qeveria do ta beje, sepse eshte per shqiptaret e jo per socialistet.



    Qeveria ka deklaruar se do te respektoje standardet ne keto zgjedhje, nderkohe qe opozita kerkon kushte, te cilat ajo nuk i ka permbushur ne 8 vjet qeverisje. Nga ana tjeter, BE kerkon nga te dyja palet dialog konstruktiv. A mund te ndryshojme, te shtyjme pak daten e zgjedhjeve, duke mos respektuar keshtu, kushtetuten?



    S'jam une qe kam bere kushtetuten, as Nano, as Berisha e as Moisiu. Eshte nje kushtetute e bere gati, e cila duhet respektuar. Asnje njeri nuk mund ta ndryshoje. Afati maksimal i saj thote 21 janar. S'behen ne 21 se ka zgjedhje ne Serbi, do te behen ne 20 dhe te gjithe e dine kete, une e di edhe pse nuk jetoj atje. Te gjithe te interesuarit kishin kohe per t’u pergatitur, nuk eshte faji i qeverise. Ata qe nuk donin, duhen pyetur perse nuk u bene gati per pergatitjen. Prej disa muajsh patem diskutime, marrëveshje, firmosje, atehere perse te mos vazhdohet ne kete rruge. Duhen bere me mire listat e zgjedhesve… Por zgjedhjet e fundit parlamentare u njohen nga te gjithe. Listat qe ekzistojne ishin duke u permiresuar. Por kjo gje duhet kerkuar. Kryetaret e bashkive e komunave duhet te permiresojne te dhenat e zgjedhesve. Ndaj nuk eshte kaq rende, siç permend gjithmone opozita. Sipas mendimit tim, kjo eshte nje çeshtje e papranueshme.



    Do te thote se nuk do te tolerohet bojkoti. Çfare do te ndryshoje ne raport me qeverine “Berisha”?



    Nuk jemi ne nje loje kalamajsh. Duhet respektuar ligji, te mos ndryshoje data dhe pike. Te gjithe ata qe duan te marrin pjese, te regjistrohen e te prezantojne kandidatet. Shpresoj shume qe, megjithese me pak vonese, opozita do te kuptoje qe eshte ilegale ajo cfare po ben dhe qe nuk eshte dicka qe do ta pranojne shqipetaret.



    Por nese ka bojkot ate dite, a ndryshon kjo ndonje gje ne raportin me qeverine Berisha? E kujt do te jete pergjegjesia?



    Ata jane pergjegjes. Opozita nuk eshte mur. Duhet te kuptojne te sillen si opozitare. Te punojne ne menyre konstruktive ne parlament, te provojne te permiresojne ligje, por ata vete duhet te respektojne ligjin dhe kushtetuten. Nese ata kane jetuar per 8 vjet me keto ligje dhe kete procedure zgjedhjesh qe ekziston, atehere une nuk e kuptoj pse i kerkohet qeverise ta ndryshoje ate ne pak kohe. Nderkohe qe, ne 6 muaj, kishin kohe te ndryshonin listen e votuesve, ta permiresonin, nese nuk e kane bere, kjo shkon ne dem te tyre. Ta benin me kreret e bashkive, nuk e di te njeres pale apo tjetres, por ata jane te ngarkuar me kete detyre e nese ata nuk e kane bere, s'e kane bere sepse u jane bindur partive dhe nuk eshte e drejte. Kjo deshmon se ka mungese pjekurie ne Shqiperi.



    Ne parlament, opozita bojkotoi votimin e reformes zgjedhore, por nje marreveshje mes dy partive te medha, mund te na ofronte shtyrje te zgjedhjeve!



    Sipas mendimit tim, kjo nuk eshte e mundur. Kushtetuta thote daten perfundimtare, mund t’i kryejme zgjedhjet përpara, por kjo eshte data finale. Nuk jam eksperte, por ne kete gjendje zyrtare, marr vesh se opozita nuk ka marre pjese, per te katerten here me duket, ne ndryshimin e ligjit elektoral, kjo tregon se nuk jane serioze ne ate çfare bejne. Sepse, nese na jepet shansi per te permiresuar amendamente, ato duhen bere, edhe nese nuk mund te ndryshojme daten apo certifikatat, por ka mundesi te tjera permiresimi listash. Por, nese keto nuk behen, kjo provon se kjo loje eshte e turpshme.



    Do te kishit te njejtin opinion, nese partia e Berishes do te ishte ne opozite?



    E dini shume mire qe nuk ka folur ndonjehere ndryshe nga ç’them tani. Me kujtohet shume mire kur Berisha ka bojkotuar dhe ai parlamentin, jam une ajo qe e kam kritikuar, i kam kerkuar te mos e beje. S'ka lidhje me partite, por me njerezit ne opozite, te cilet bejne nje loje qe s'mund ta pranoj, sepse per mua, duhet te respektohen rregullat e demokracise dhe opozita ka te drejten, por dhe detyren qe te kritikoje, por ne menyre konstruktive. Domethene, nuk mund t’i bien murit me koke, duhet pranuar nese data nuk ndryshon, e jo atehere te ikim. Nuk e kuptoj pse nuk duan te marrin pjese ne zgjedhjet e janarit, ndoshta nuk eshte koha ne avantazh per fitore, nuk e di. Di vetem qe opozita luan nje loje te papranueshme, qe vertete nuk do t’i beje mire imazhit te Shqiperise, sepse nje vend me nje situate te tille, nuk çmohet shume jashte. Atehere ne do te themi perse ia vlen t’i ndihmosh. Nese qeverisja ka ndryshuar e tani te njejtet njerez sillen siç po sillen tani, mendoj se eshte nje gje qe populli shqiptar vertet nuk e ka merituar.

    Re. Po.




    55


    ...

  6. #106
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Dështojnë zgjedhejt më 20 Janar, s'është ngritur asnjë KZQV

    Mbajtja e zgjedhjeve vendore ne 20 janar praktikisht ka deshtuar.

    Ndersa sot duhet te niste zyrtarisht fushata elektorale, asnje kandidat pjesëmarrës ne keto zgjedhje nuk eshte regjistruar per shkak se nuk eshte ngritur asnje nga KZQV.

    Ndërkohë qe ka sakduar afati per regjistrimin e kandidateve dhe komisionet perkates nuk jane ngritur, edhe fillimi i fushates duket i deshtuar.

    KQZ ende nuk eshte shprehur se si mund te veprohet ne kete situate, bazuar ne ligjin perkates.

    Ndersa zgjedhjet ne daten e dekretuar nga presidenti thaujse kane deshtuar, situata e paprecedent dhe qe po fut vendin ne kaos mund te marre nje zgjidhje nga nje takimi i 2 rivaleve me te medhenj te politikes.

    Burime nga PS bene te ditur se takimi Rama-Berisha ne keto momente do te ishte i domosdoshëm. Shefi i misionit te vëzhguesve te ODIHR-it Jorgen Grunnet, gjate nje takimi ne KQZ deklaroi se ODIHR eshte ne dijeni te situates politike ne vendin tone.

    Megjithatë Grunnet shtoi se ODIHR nuk do te nderhyje ne politiken shqiptare per te zgjidhur situaten. Sipas tij, partite politike duhet te gjejne vete zgjidhjen ne kete situate.


    A1TV
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  7. #107
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Brukseli: Opozita të regjistrohet në zgjedhjet e 20 janarit, ose të paguajë izolimin
    haha, Ta shofim tashti se kush jane me te rendesishme "zgjedhjet e lira" apo e ardhura si politikan?

    n'bast qe shkon n'zgjeghje para se te mbushet java.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  8. #108

    “Berisha te terhiqet, s’ka zgjedhje pa opoziten”

    Shekulli, E Marte, 19 Dhjetor 2006

    Kreu i demokristianeve, Nard Ndoka, ka kerkuar qe arritja e standardeve per zgjedhjet lokale te jene me te rendesishme se vete nje date zgjedhjesh, per te cilen mund te gjendet nje kompromis politik. Ne fjalimin e tij, ne sallen e seancave plenare, ka kerkuar nga PD, aleate e partise qe drejton, te shtyje daten e zgjedhjeve. Ai ka nenvizuar se dy partite e medha, PD dhe PS, jane te papergjegjshme ne aspektin e reformes zgjedhore. Per Ndoken, “eshte e pamundur qe zgjedhjet te behen me 20 janar”.

    Ai i ka bere thirrje demokrateve e ne menyre te vecante kryeministrit Sali Berisha, te ulen ne bisedime me opoziten ne nje tavoline perballe Presidenti te Republikes. Ndoka tha se politika, duhet t’i kerkoje kreut te shtetit falje per moszbatimin e angazhimit te marre para nje viti para tij per reformen zgjedhore dhe falje per perpjekjen e tij per te gjetur nje date te dyte per zhvillimin e zgjedhjeve lokale.

    Gjithashtu, Ndoka u shpreh se mazhoranca duhet t’i krijoje kushte opozites per te marre pjese ne zgjedhje. Ndoka, ka kerkuar qe seanca plenare te nderprese punimet dhe te nise menjehere kontaktet politike institucionale per te gjetur zgjidhjen e problemit.

  9. #109

    Moisiu, takime sekrete me Berishën, Ramën e Topin

    Gaxeta Metropo, 20 Dhjetor

    Që prej së dielës, kreu i shtetit nis negociatat për gjetjen e konsensusit

    Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka intensifikuar përpjekjet për gjetjen e një konsensusi mes PD-së dhe PS-së për realizimin e zgjedhjeve për pushtetin vendor. Burimet kanë bërë të ditur se që prej së dielës në darkë, Moisiu ka zhvilluar takime në selinë e tij me Kryeministrin Berisha, kryetarin e PS-së, Rama, kryetarin e LSI-së, Meta dhe me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Topi.

    Bisedat

    Mesditën e djeshme, kreu i shtetit ka pritur në zyrën e tij kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Bamir Topi. Tema e bisedës mësohet të ketë qenë oferta tjetër e opozitës për t’i shtyrë zgjedhjet deri më 20 shkurt të vitit 2007. Kjo duke iu referuar dhe deklaratave për zbatim të Kushtetutës, si dhe për krijimin e listave zgjedhore sa më pak të kontestueshme. Ndërsa bëhet e ditur se kreu i shtetit shqiptar do të vijojë dhe sot takimet për të gjetur një gjuhë të përbashkët mes palëve. Takimin e parë, kreu i shtetit e ka zhvilluar me Kryeministrin Berishsa, në darkën e së dielës. Por dhe pas këtij qëndrimi, mazhoranca aktuale nuk ka ndryshuar qëndrim përsa i përket datës së zgjedhjeve dhe premtimit për realizimin e listave zgjedhore sa më të sakta. Gjithsesi pas këtij takimi Berisha propozoi që pranë çdo bashkie të ketë një gjykatës, që ditën e votimit do të marrë në shqyrtim ankesat e votuesve, në rast se ata nuk do të kenë emrin në listat e zgjedhësve.

    Ndërsa të hënën në drekë, Moisiu ka zhvilluar një takim me kreun e opozitës Edi Rama, ku sërish është diskutuar mbi situatën e krijuar. Takim, i cili është shoqëruar me bisedën e zhvilluar dje me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Bamir Topi.

    Situata

    Sot nis zyrtarisht fushata elektorale në të gjithë vendin. Megjithatë ende nuk është e qartë se si do të regjistrohen kandidatët, për shkak të mungesës së KZQV-ve. Në këtë situatë, kreu i shtetit shqiptar ka vendosur që të shtojë përpjekjet për të gjetur një kompromis mes palëve, në mënyrë që të mos ketë dështim të zgjedhjeve apo dhe një acarim të mëtejshëm të situatës.

    Monitorimi

    Pavarësisht se ende është e paqartë për realizimin e zgjedhjeve më datë 20 janar, 22 monitoruesit e OSBE-së kanë mbërritur në vend, ku kanë zhvilluar një takim me kreun e KQZ-së, Çlirim Gjata. Në përfundim të takimit, kreu i misionit të ODIHR-it, Jurgen Grunnet, ka theksuar se do të ketë dy raporte për zgjedhjet në Shqipëri. Raportet do të bëhen publike vetëm pas vitit të ri. Grunnet është shprehur se nuk do të ketë një qëndrim mbi sjelljen e partive politike, pasi kjo nuk është kompetencë e OSBE-ODIHR.

  10. #110
    Panorama Faqe 20 - Opinion

    NARCIZEM
    Andrea Stefani

    Kokëfortësia e shumicës për të mos pranuar logjikën e fakteve që detyrojnë shtyrjen e datës së zgjedhjeve për hir të standardeve, është e shpjegu-eshme vetëm me një orientim të fuqishëm narcist, me një ndjenjë të ekzagjeruar për rëndësinë e vetvetes dhe e fuqisë së pushtetit ku është ngjitur. Kjo sindromë narciste që është shkaku kryesor për bllokimin e zgjedhjeve, vazhdon ta pengojë krijimin në trurin e shumicës të një psikologjie tjetër që do ta nxiste të ecte drejt gjetjes së një konsensusi. Mbi një vit kohë shumica e shpenzoi duke refuzuar thuajse të gjitha sugjerimet e pakicës për regjistrin e zgjedhësve, për listat apo për certifikatat. Sot është e detyruar të heqë dorë nga gjithë këto kushte, por mban nën mëngë si një “AS” të fundit, datën e zgjedhjeve. Veç ndryshe nga iluzionet narciste të shumicës, të cilës jo vetëm vetja, por edhe argumentet që shpik i duken perfekte, 20 janari nuk është një “as”, por një derr maç i mbetur në dorën e saj. Sepse argumentet “kushtetuese” që përpiqen ta shpallin 20 janarin si një datë të pandryshueshme e thuajse hyjnore, po bien njëri pas tjetrit dhe në mbrojtje të tyre nuk mbetet gjë tjetër veç besimit po aq olimpik sa edhe iluziv që pozita ka për gjendjen e saj.

    * * *
    Duket se dashuria e skajshme për veten nuk qenka simptomë sëmundjeje vetëm e individëve, por edhe e pushteteve. Të tilla pushtete janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka për të arritur qëllimin e tyre që është forcimi apo jetëgjatësimi po i vetvetes. Logjika dhe argumentet nuk kanë ndikim. Sepse për narcistin (pushtet apo individ) të tjerët apo interesa të tjera nuk ekzistojnë. Gjithçka duhet të jetë në shërbim të narcizmit, gjithçka duhet t’i nënshtrohet interesit narcist. Për këtë shkak “dialogu” i opozitës me pozitën i ngjason shumë dialogut (atë e përmend Erih Fromm në një nga librat e tij) të një pacienti narcist me doktorin.

    Pacienti i telefonon befas doktorit dhe i kërkon të bëjë po atë ditë një vizitë. Mjeku i përgjigjet se është shumë i zënë. Por pacienti këmbëngul duke shpjeguar se ai mund të mbërrijë për vetëm 5 minuta në studion e mjekut. Mjeku i përgjigjet se koha e mbërritjes nuk kishte shumë rëndësi se si pas 5 minutash apo pas disa orësh, ai nuk do të kishte kohë për pacientin. Në vend të që kuptojë pamundësinë e vizitës për atë ditë dhe në vend që të arrijë me mjekun “konsensus” për vizitë në një datë tjetër, pacienti nervozohet, ankohet dhe mallkon doktorin që nuk po arrin ta kuptojë. Tamam kështu po i ndodh opozitës me pozitën. Dallimi i vetëm është se në këtë rast “doktori” është në anën e pacientit. Opozita shpjegon pa pushim se nuk ka mbetur më kohë për verifikimin e listave nga zgjedhësit jo më 6 muaj sikundër kërkon Kodi Zgjedhor, por as edhe 45 ditë. Pozita përgjigjet se qeveria do të bëjë gjithçka që standardet të respektohen edhe brenda datës 20 janar, gjë që s’ka të bëjë fare me kohën që u duhet votuesve për të verifikuar listat. Opozita thotë se Kodi Zgjedhor duhet amenduar që të mund të shërbejë si bazë ligjore e këtyre zgjedhjeve, pozita këmbëngul të hyjë në zgjedhje dhe të respektojë Kodin Zgjedhor që duhet amenduar. Opozita argumenton se deri në 20 janar nuk mjafton koha për respektimin e standardeve, pozita këmbëngul si një pacient i sëmurë se zgjedhjet, megjithatë duhet të bëhen me çdo kusht më 20 janar. Dhe ashtu si pacienti narcist i Frommit që mallkonte doktorin, pozita dhe “doktori” i saj mallkojnë opozitën.

    * * *
    Ekziston një opinion i gjerë se në radhët e pozitës ka politikanë shumë të mirë. Kjo është shumë e vërtetë. Por po aq e vërtetë është se ata i sëmur “doktori” i tyre i dashur. Kulti i stërmadh i Berishës në PD dhe në ekzekutiv, bën që atij t’i nënshtrohen të gjithë. Te kulti anormal i një lideri si Berisha duhet kërkuar rrënja e të gjitha sëmundjeve të pozitës së bashku edhe me narcizmin politik që ajo po manifeston.

    Në tragjedinë mitike të djaloshit narcis, ndërfutet edhe një personazh, nimfa Jehonë. Perëndesha Hera e kishte ndëshkuar atë të mos fliste dot, por të përcillte vetëm jehonat e asaj çka thoshin të tjerët. Të njëjtën gjëmë ka shkaktuar kulti prej Zoti i Berishës në gjirin e maxhorancës. Ai i ka dënuar deputetët e shumicës të përcjellin vetëm jehonën e fjalëve të tij, i ka shndërruar në nimfa të Berishës. Pas deputetit Ngjela, një simptomë shërimi, pra dhe emancipimi nga kjo skllavëri kanë dhënë kohët e fundit vetëm demokristianët.

    Por e keqja është se shumë nga politikanët e shumicës, nuk e kuptojnë këtë gjymtim ngaqë dihet se vetëdija nuk është e vetmja formë e veprimtarisë mendore. Por është fakt se gjithçka që bëjnë e thonë deputetët e shumicës lidhet me liderin Berisha. Madje edhe qëndrimi i tyre çuditërisht i urtë ndaj ish-liderit socialist Nano që u rishfaq pas 6 muajsh në Kuvend, nuk lidhet vetë me Nanon apo gojëtarinë e Nanos, por me misterin e marrëdhënieve të sotme mes Nanos dhe Berishës. Ka shumë të ngjarë që në figurën e rishfaqur të Nanos ata respektonin Berishën.

    * * *
    Mbivlerësimi i vetes dhe injorimi i tjetrit si narcizëm i një force politike është shumë i rrezikshëm për demokracinë, i pakundërshtuar dhe i papenguar nga opinione, forca politike dhe institucione të sistemit demokratik, që dinë jo vetëm ta shqiptojnë të vërtetën, por edhe ta mbrojnë atë, narcizmi politik bëhet një rrezik i madh për demokracinë. Sepse nga vetë natyra e tij narcizmi politik është kundër pluralizmit.

    Narcizmi politik nuk ka nevojë për të tjerë. Ndaj dhe pohimi i Berishës se do të ishte i gatshëm të shkonte i vetëm në zgjedhje, është një deklarim radikal antidemokratik që zbuloi para syve dhe veshëve të publikut subkoshiencën e thellë narciste të Berishës si lider politik. Kjo subkoshiencë do të vërtetohet ndoshta edhe nga skenarë të tjerë që duket se po përgatit. Një ndër të përfolurit është edhe ai i shtyrjes së zgjedhjeve për disa muaj dhe emërimin e qeveritarëve vendorë nga qeveria “Berisha”, gjë që do të thoshte instalimi i një qeverisjeje lokale jopluraliste. Se si do të kompozohen këshillat e qeverisjes vendor pa opozitën? Ndërkaq nuk duhet harruar se vetëm nazizmi, komunizmi, fashizmi nuk kanë pasur nevojë për opozitën, për “të tjerët”. Në fakt ato nuk kanë qenë veçse sisteme të triumfit absolut të narcizmit politik. Krejt ndryshe nga të tilla sisteme, demokracia nuk bën dot pa opozitën.

    Demokracia është mbi të gjitha opozitë. Aq sa mund të ketë një copë magneti pa dy polet e veta, aq sa mund të gjendet një magnet vetëm me një pol, vetëm me “veri”, aq mund të gjendet edhe demokraci pa opozitë, zgjedhje demokratike pa opozitë, qeverisje demokratike pa opozitë. Sot po bëhet gjithnjë e më e qartë se opozita ka shumë argumente për të kërkuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Argumentet e saj lidhen me standardet, me nevojën e shkëputjes së Shqipërisë nga këneta e zgjedhjeve kaotike, të manipuluara dhe kontestuara. Ndërkaq pozita ka mbetur vetëm me pseudoargumentin “kushtetues” mbi pandryshueshmërinë e datës së zgjedhjeve.

    Në fakt kjo është një çështje që i përket Kodit Zgjedhor dhe jo Kushtetutës dhe këtë e ka dëshmuar dhe Berisha vetë jo shumë kohë më parë, kur pohonte se do të kishte pranuar çdo datë që do të shpallte Presidenti i Republikës.

    Kjo është e vërteta. Por për ta pranuar të vërtetën, duhet ta duash atë më shumë se liderin dhe partinë. E gjithë kjo të kujton një thënie të poetit britanik Coleridge: “Kush nis të dojë më shumë krishterimin sesa të vërtetën, do të nisë të dojë sektin ose kishën e tij më shumë se krishterimin”. Një thënie e tillë mund të perifrazohet: Kush nis të dojë më shumë “demokracinë” sesa të vërtetën, do të fillojë të dojë më shumë partinë e tij sesa demokracinë. Kjo po ndodh me pozitën. Ndaj themi se është narcizëm.

    stefani_andrea@yahoo.com

Faqja 11 prej 32 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fragmente nga Shën Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  2. Spiro Moisiu njeriu më besnik i Enver Hoxhës
    Nga Antimafia në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  3. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  4. Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •