Close
Faqja 10 prej 32 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 313
  1. #91
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Jak' o dit' e uruar! Qe lint nga perendon, At' an' e ke ndritur, E ne pse na harron?
    Postime
    140
    Nuk thote kot nje proverb e vjeter Indiane, "Kur zihen dy elefanta, eshte bari ai ce shkaterrohet." Ne kete rast bari eshte Shqiperia. Perderisa PD dhe PS po zihen si dy elefanta dhe po lejne ne njeren ane interesat e vendit, eshte me se e arsyeshme ce qytetaret e Shqiperise te bojkotojne zgjedhjet dhe mos te votojne per asnje parti, derisa te zejne mend politikanet tan dhe te arrijne kompromis per te implementuar reformat e nevojshme ce do te integronin atdheun ton.

  2. #92
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Citim Postuar më parë nga MICHI
    Një parti e koalicionit të majtë në prag të futjes në zgjedhje, pa PS

    Tërhiqet Opozita nga protesta.Krizë në koalicionin e majtë

    Ideja e kryesocialistit Edi Rama, për të përballur turmat popullore në 20 janar me qeverinë, nuk lejohet nga Brukseli dhe Uashingtoni.


    ...

    Mare nga KJ
    Per te miren e vendit, uroj qe te jete i vertete si lajm, por fatkeqsisht shtypi ne Shqiperi ka nje karakter thellesisht mercenar te tipit "ku ha aty do lehesh". Po keshtu dhe puna e KJ, fundi fare ashtu si gjithe gazetat e tjera kush me shume e kush me pak. Para se ti premtohej posti i ministrit ngeli cdo dite duke bere gjasme opozite kunder qeverise, nje dite pas marreveshjes u kthye 180 grade, jo per here te pare ne historine e vet. Qe nje gazete apo TV te mbaje qendrimin e vet pro njeres apo tjeter pale ne zgjedhje, ndodh kudo ne bote, gjithmone brenda disa standarteve, por tek ne, ne kete pike vetem standarte nuk ka.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  3. #93
    Babezi

    Edmond Tupja

    Përplasja e zgjatur dhe me zigzage midis së djathtës e së majtës, pra, midis shumicës parlamentare dhe opozitës, lidhur me zgjedhjet e ardhshme vendore më bën të mendoj se, ndërsa e djathta shqiptare i ka nxjerrë disa mësime (ndonëse jo në shkallën e duhur) nga qëndrimi i saj si në pushtet ashtu edhe në opozitë, e majta shqiptare vazhdon të tregohet po aq e babëzitur, në mos më shumë, sesa ishte kur, për tetë vjet rresht, qëndroi në pushtet.
    Lenini, një nga etërit e djeshëm shpirtërorë të së majtës së skajshme shqiptare (nga kongresi i fundit i së cilës doli me një të rënë të shkopit magjik Partia Socialiste e Shqipërisë) thoshte se “është më pak e vështirë ta marrësh pushtetin sesa ta mbash atë”. Duke ndjekur këtë mendim, Partia Socialiste po lufton me të gjitha mjetet (përjashto dhunën revolucionare, të cilën e ka kthyer në dhunë evolucionare, sidomos pas trazirave të vitit 1997) që e majta e ribashkuar t’ia rrëmbejë pushtetin së djathtës. Hapi i parë që ajo po hedh në këtë drejtim më ngjan se është bojkoti ose shtyrja e zgjedhjeve vendore të 20 janarit të ardhshëm. Ajo kërkon që këto zgjedhje të zhvillohen sipas oreksit të saj, madje deri diku edhe në kundërshtim me sugjerimet e OSBE-së. Dhe ky oreks shfaqet më shumë në trajtën e një babëzie këmbëngulëse me ngjyresa tragjikomike.
    Kjo babëzi është e dukshme jo vetëm në përmbajtjen e deklaratave të përfaqësuesve të saj, por edhe në tonin e tyre. Ky ton shpreh padurim, nervozizëm, madje edhe arrogancë deri diku, ai është shpesh edhe konfliktual. Këtë lloj babëzie nuk ma ha mendja ta gjejë njeriu tek asnjëra prej partive të majta të vendeve të ish-kampit socialist, të paktën në Evropë.
    Përballë kësaj babëzie, duket sikur e djathta po tregohet e matur, ndonëse, për mungesë përvoje, ende nuk po shpalos atë që filozofi frëng Paskal e quante “esprit de finesse”; e djathta, me gjithë përpjekjet që po bën, e ka disi të vështirë të shkëputet nga vizioni bardhezi i një realiteti kompleks. Për këtë arsye (por jo vetëm për këtë), babëzia e së majtës nuk duket edhe aq skandaloze në pamje të parë meqë të qenit në opozitë mund të çojë në mullirin politik të një partie si Partia Socialiste ujin e gjithë pakënaqësive të mundshme të popullsisë (shkaktuar për shembull nga mosfurnizimi i rregullt me energji elektrike dhe me ujë, nga papunësia, nga kriminaliteti, gjendja e rënduar e trafikut, aksidentet e ndryshme, zvarritjet administrative etj., etj.). Por për ata të cilët kanë njëfarë kujtese historike, që kjo babëzi të shfaqet qartë nuk është e domosdoshme që e majta të rivijë në pushtet: mjafton të kujtojnë babëzinë e paparë të së majtës kur mori pushtetin në vitin 1997, etjen e saj për t’u pasuruar e për të qëndruar me çdo kusht në pushtet për dekada të tëra, madje më gjatë sesa Partia e Punës (Meqë ra fjala, njëri nga liderët e së majtës shqiptare të kthyer në pushtet në vitin 1997 paskësh thënë duke u mburrur: “Kur baballarët tanë me pesë klasë shkollë qëndruan në pushtet gati pesëdhjetë vjet, po ne, që kemi diploma universitare, sa vjet duhet të qeverisim?”). Kjo babëzi më duket njëherazi admirueshme dhe e rrezikshme, por fatkeqësisht, po kalon pa u vënë fort re nga ne, shqiptarët. Ndoshta të huajt e konstatojnë më mirë atë, por nuk e kanë ata për detyrë të na japin sytë e mendjen e tyre që ne, shqiptarët, në këtë pragzgjedhjesh vendore, ta flakim tej dritëshkurtësinë tonë dhe t’i tregojmë vendin jo vetëm demagogjisë tradicionale të së majtës në përgjithësi e të Partisë Socialiste në veçanti, por edhe çdo tundimi demagogjik të së djathtës në përgjithësi e të Partisë Demokratike në veçanti.
    Me të drejtë dikujt mund t’i lindë pyetja: Mos vallë kjo babëzi do ta karakterizojë përherë të majtën shqiptare të udhëhequr nga Partia Socialiste? Përgjigjja ime do të ishte: Koha do ta tregojë! Dikush tjetër mund të ketë ndonjë përgjigje më të plotë, mbase edhe vetë krerët e së majtës sonë të babëzitur.

    Gazeta Panorama

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Ndryshon loja: Ndërkombëtarët pro kryeministrit Berisha, për datën e zgjedhjeve

    Presidenti i OSBE urdhëron: Shkoni në zgjedhjet e 20 janarit!

    Ultimatum i Presidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, z. Goran Lennmarker që të gjitha partitë të futen në zgjedhje dhe Qeveria të bëjë zgjedhje të lira
    Partitë politike duhet të marrin patjetër pjesë në zgjedhjet lokale të 20 janarit. Ky është urdhri që ka mbërritur dje nga vetë Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, z. Goran Lennmarker. Nëse deri tani, nga dy kampet politike, janë treguar shenja të rezistencës sa u përket qëndrimeve që secila mbante për futjen apo jo në zgjedhje, tashmë kjo gjë duhet se është e padiskutueshme.

    Eglantina Nasi


    Kjo falë, ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, të cilët në fakt, gjatë gjithë kësaj periudhe kanë qenë në mbikqyrje të situatës. Më në fund, dje nga një përfaqësues zyrtar i tyre, siç është Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, ka mbërritur ultimatumi se duan apo nuk duan, partitë politike duhet të futen të gjitha në zgjedhjet lokale. Dhe se qeveria Berisha, nga ana e saj është e detyruar që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

    Ndryshon loja. Tashmë nuk ka më vend për kokëfortësira të tipit "Futem apo nuk futem në zgjedhje". Por se partitë politike detyrohen nga ndërkombëtarët që të futen të gjitha në to. Në këtë mënyrë, ka nisur të ravijëzohet zgjidhja e krizës politike të krijuar këto ditë mes dy kampeve politike, sa i përket datës dhe zhvillimit të zgjedhjeve lokale të 20 janarit.

    Ndërkombëtarët, kanë vendosur që të mbajnë krahun e qeverisë sa i përket çështjes së datës, duke mbrojtur kushtetueshmërinë e caktimit të afatit të saj. Që do të thotë, se ata janë për zhvillimin në datën 20 janar të zgjedhjeve lokale, ashtu siç është përcaktuar edhe nga dekretimi i Presidentit Alfred Moisiu, javë më parë mbi këtë çështje.

    "E rëndësishme është që të ndiqen rekomandimet e dhëna dhe të respektohet Kushtetuta" ka theksuar lidhur me një fakt të tillë, vetë Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, z. Goran Lennmarker. Në këtë mënyrë, ata kanë dalë në mbrojtje të zhvillimit normal të zgjedhjeve dhe respektimit të datës. Gjë që në fakt, prej javësh, po e bën mazhoranca dhe që po gjen një kundërshtim goxha rezistent nga kampi i majtë.

    Por edhe kësaj rezistence, përfaqësuesi i institucioneve ndërkombëtare, Lennmarker, i është kundërpërgjigjur, duke pohuar se gjithsesi, në Shqipëri zgjedhjet duhet të mbahen, pasi "pwrndryshe ne nuk do të kemi një qveerisje vendore demokratike". Ai e ka vijuar më tej, këtë ide duke shtuar se në fund të fundit, askush nuk ka të drejtë të mohojë të drejtën e popullsisë për të shprehur idenë e tij nëpërmjet votës së lirë.

    "Madje partitë demokratike duhet të marrin pjesë në zgjedhje, në mënyrë që të shprehen pikëpamjet e ndyshme të popullsisë" është shprehur Lennmarker, duke dhënë shembullin sesi duhet të funksionojë vërtet një shoqëri demokratike. Sipas tij, "në një shoqëri demokratike gjithmonë ekzistojnë pikëpamje të ndryshme dhe në to, duhet respektuar mendimi i popullatës".

    Kompromisi
    Në këtë kuadër, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, ka hedhur thirrjen për gjetjen e një kompromisi të domosdoshëm mes palëve, duke iu kujtuar në këtë mënyrë, se kjo është ajo që kërkon Bashkimi Evropian prej nesh, një arritje të standardeve zgjedhore dhe natyrisht një mirëkuptim mes forcave politike në vend, pa e acaruar klimën politike.

    Të gjitha këto, kushte të domosdoshme për të pretenduar më pas integrimin në strukturat evropiane. "Unë do të rekomandoja me forcë që partitë politike shqiptare të bëjnë një përpjekje të fundit për kompromis" tha më pas Lennmarker. Sipas tij, ajo që është më e rëndësishme është që të gjitha partitë të jenë pjesëmarrëse në zgjedhje.

    Në këtë mënyrë, zbulohet publikisht edhe dëshira e Bashkimit Evropian, për të mos patur më eksese apo kriza të thella në Shqipëri, të cilat mund të shoqërohen më pas me konflikte të thella, si famëkeqi i vitit 1997, hijet e të cilit, jo rrallë u shfaqën edhe ditët e fundit mes sjelljeve apo deklaratave të politikanëve shqiptarë.

    Qeveria
    Ndërkaq, përfaqësuesi zyrtar i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, la si detyrë parësore që qeveria në fund të fundit, është ajo që duhet të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pra, nga njëra anë, ndërkombëtarët po i japin një dorë Berishës, duke e futur me zor opozitën në zgjedhjet e 20 janarit. Por nga ana tjetër, kërkojnë prej tij, që ai të marrë masa të domosdoshme në lidhje me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 20 janarit.

    Do të jetë çështje e Berishës, nëse kjo gjë nuk do të realizohet dot. Sipas ndërkombëtarëve, në fund të fundit, ai ka në dorë gjithë ecurinë e procesin zgjedhor dhe madje të gjithë zhvillimeve në vend, që mund të rrjedhin paskëtaj.

    Pasi një futje e detyrueshme në zgjedhje e opozitës, do të bëhet, qoftë kjo edhe me sforcon e ndërkombëtarëve. Gjithë puna është që të jetë qeveria ajo e cila t'i garantojë ata se mund t'ia dalë të mbajë fjalën e dhënë për zgjedhje të lira dhe me standarde.

    Në të kundërt, do të jetë opozita ajo që do të përfitojë nga kjo situatë, duke iu dhënë të drejtë asaj prej ndërkombëtarëve se vërtet kishte pasur të drejtë kur pretendonte se zgjedhjet nuk mund të mbaheshin në 20 janar, pasi nuk kishte asnjë standard të realizuar, i cili të premtonte mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta në vend. "Eshtë shumë e rëndësishme që në Shqipëri të ketë zgjedhje të ndershme si në çdo demokraci tjeter" tha Lennmarker lidhur me një fakt të tillë.

    Ambasadorët
    Socialistët kanë patur të ftuar dje të tyre specialë, përfaqësuesit e trupit diplomatik të akredituar në Tiranë. Në një darkë, që ata kanë organizuar në Hotel Tirana International, bëhet e ditur se eksponentët e PS-së, kanë diskutuar me ta problemet që kanë të bëjnë me situatën e rënduar në vend në kuadrin e zgjedhjeve të 20 janarit.

    Takimet
    Një vazhdë takimesh është bërë këto ditë nga ana e partive të ndryshme politike me përfaqësues të ndërkombëtarëve, lidhiur me debatin e gjerë mbi datën e zgjedhjeve lokale. Këta të fundit, gjatë gjithë këtyre ditëve, kanë qenë në lëvizje, duke kërkuar që palët të qetohen dhe të arrijnë në kompromis të përbashkët. Kjo në të mirë të qëllimit të arritjes së standardeve për futjen në BE.

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Data: 17/12/2006, ora

    Poni: Me përjashtim të mikut të Ramës të gjithë njësitë po zbatojnë detyrët për listat



    Me përjashtim të qytetit të Vlorës kur kryebahskiaku socialist, Shpëtim Gjika po respekton me fanatizaëm urdhrat e eprorit Edi Rama në Tiranë, të gjitha njësitë e qeverisjes vendore vazhdon procesi i përditësimit të listave zgjedhore në mënyrë

    që ato të jenë gati në kohën e duhur. Këtë e konfirmoi dje gjatë një konference

    për shtyp zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni. “Procesi i përditësimit të listave të zgjedhesve për zgjedhjet e 20 janarit 2007 ka filluar dhe po punohet në të gjitha zyrat e gjendjes civile dhe në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore. Nga kjo situatë bën përjashtim vetëm Bashkia e Vlorës, kryetari i së cilës Shpëtim Gjika, në kundërshtim flagrant me ligjin ka ndaluar punonjësit e gjendjes civile të kësaj bashkie të fillojnë punën për përditësimin e listës” - tha Poni. Sipas tij në përputhje me Kodin Zgjedhor, vendimet 129 dhe 130 të KQZ, udhëzimin e ministrit të Brendshëm Nr 3071 përditësimi i listave të zgjedhësve parashikon heqjen nga lista të zgjedhësve për shkak të regjistrit të përkohshëm, pastrimin e dublimeve të brendshme dhe të jashtme, shtimin në lista të shtetave që kanë mbushur 18 vjeç apo dhe atyre të ardhur, heqjen nga lista të personave të vdekur dhe atyre të larguar apo dhe operacione të tjera më pak të rëndësishme. Duke sqaruar këtë proces, numri 2 në Ministrinë e Brendshme theksoi se duke pasur parasysh bazën elektronike të të dhënave të listave të zgjedhësve të vitit 2005. “Më

    duhet të deklaroj se nga pikëpamja elektronike dhe veprimeve operacionale, veprimet themelore që na çojnë në përditësimin e listës kanë të bëjnë me 138.353 zgjedhës në regjistrin e përkohshëm, pak më shumë se 100.000 zgjedhës që shtohen në lista sepse mbushin moshën 18 vjeç, 23260 çifte të dyshuara për dublim nga të cilat do të hiqen gjysma, pastrimin e regjistrit nga persona të vdekur dhe të largura, ku përfshihen rreth 50.000 zgjedhës. Pra kemi një shifër për gati 300.353 rekordesh themelore. Ne kemi 407 zyra të gjendjes civile dhe një dispozitiv punonjësish në këto zyra prej 600 vetësh. Sikurse mund ta shihni në veprime themelore kemi një ngarkesë mesatare prej jo më shumë se 500 rekordesh për punonjës të gjendjes civile. Dhe kjo punë mbetet për tu bërë për një interval kohor prej 10 ditësh” - përfundoi Ferdinand Poni.

    Re. Po.





    55

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    http://www.keshilliministrave.al/shqip/lajm.asp?id=6984


    Kryeministri Berisha në takimin e sotëm me Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike diskutoi në lidhje me situatën zgjedhore në vend. Ai informoi grupin se ditët e fundit ka patur disa takime me misionin e ODHIR-it, gjatë të cilave, ndër të tjera, është diskutuar në lidhje me shqetësimet e opozitës për procesin zgjedhor.

    Kryeministri informoi deputetët e PD-së se në lidhje me problemin e certifikatave ai i ka parashtruar opozitës 3 masa, për të rritur sigurinë e përdorimit të certifikatave:
    (1) moslejimin e votimit nga asnjë qytetar në rast se paraqet çertifikatë, e cila nuk është lëshuar dhe nuk përmban kodin e zyrës së gjendjes civile të zonës në të cilin ndodhet qendra e votimit
    (2) shoqërimin e çertifikatës më një dokument të dytë identifikimi, sipas listës së dokumentave të përdorur edhe në zgjedhjet e vitit 2005
    (3)sanksionimin me ligj të dënimit me burgim për 3 vjet për cdo qytetar që paraqitet në votim me certifikatë të fallsifikaur.

    Këto masa, u shpreh Kryeministri, janë shumë më të avancuara se ato që u përdorën në zgjedhjet e vitit 2005, kur ishin shpërndarë me mijëra certifikata ne kundershtim me ligjin, pa kodin perkates te zyrave te gjendjes civile, me mangësi dhe probleme sigurie.

    Pavarësisht nga këto propozime, Kryeministri u shpreh se i ka kërkuar Misionit të ODHIR-t të shqyrtojë situatën e çertifikatave dhe nëse Misioni gjen probleme, ai është i gatshëm të pranojë cdo sygjerim që vjen prej tyre për të përmirësuar sigurinë e votimit me certifikatë.

    Për sa i përket listave, Kryeministri Berisha theksoi se listat e këtyre zgjedhjeve do të jenë listat më të mira që Shqipëria ka patur ndonjëherë. Listat, shpjegoi Kryeminsitri, bazohen në listat elektronike të vitit 2005, të cilat janë konsideruar të vlefshme nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Në këto lista duhet të shtohen rreth 110 mijë zgjedhës që kanë qënë në regjistrin e përkohshëm, 60 mijë të tjerë që kanë ardhur në moshën e votimit, 25 mijë që kanë transferuar gjendjen civile dhe të hiqen prej tyre rreth 45 mijë persona që kanë ndërruar jetë. Në total duhen të ndryshohen rreth 250 mijë emra, të cilët të shpërndarë në 410 zyra gjendjesh civile të vendit, u takojnë mesatarisht 600 emra për një zyrë. Listat sipas ligjit shqiptar hartohen nga zyrat e qeverisjes vendore, 90 përqind e të cilave në Tiranë dhe dy të tretat në të gjithë vendin drejtohen nga të zgjedhurit lokalë të Partisë Socialiste, u shpreh Kryeministri Berisha.

    Kryeministri Berisha informoi se ai ka ftuar Misionin e ODHIR-it të vëzhgojë dhe kontrollojë tërësisht procesin e përgatijes së listave. Kryeministri u shpreh se qeveria është e gatshme që pas shpalljes së listave të paguajë orë suplementare për gjykatësit të vendosur pranë çdo zyre gjendje civile për të regjistruar me orare të zgjatura qytetarët që mund të ketë mbetur jashtë listave deri në ditën e votimit.

    Përsa përsa i përket datës së zgjedhjeve, Kryeministri Berisha theksoi se kjo cështje nuk mund të negociohet nga qeveria. Kryetari i Partisë Socialiste, u shpreh Kryeminsitri, ka kërkuar që 6 muaj më parë shtyrjen e zgjedhjeve duke paralajmëruar me dhjetra herë bojkot dhe bllokim të listave te votuesve nëse zgjedhjet nuk shtyheshin. Data e zgjedhjeve caktohet nga Presidenti i Republikës dhe jo nga qeveria, tha Kryeministri. Sipas kushtetutës së vendit të zgjedhurit vendore kanë një mandat 3 vjeçar dhe nuk ekziston asnjë nga kushtet e parashikaura në kushtetutë për zgjatjen e mandatit të tyre, përfundoi Kryeministri.

  7. #97
    Kesaj i thone ti biesh legenit si ne plenumet e Enverit.

    Nuk eshte ma ajo kohe kur flitet ne vete te pare, nonsens.

    Te çelen arkapijat, mjaft me abuzimin e shperdorimin e votes se 3 korrikut qe po e çoni perhere e me shume dem.

    I ka ardh Fatosi, ndaj fillon keto tirada Sala - ne hall e ne nevoje shoku-shokun ta ndihmoje - riciklojne njeri tjetrin si mos o Zot!

    Njeri rri duke gri sallate e qesh me zor perdite duke e bere cope ekranin, tjetri vjen nje here ne shan llesh, na ben moral e jep mend e porosi si i nastradin, per tia kthyer reston akuzatorit me "silenciator'.

    Achtung! Ejani ne vete!

  8. #98
    KQZ, Kumbaro: S’mund te nise neser fushata elektorale per zgjedhjet vendore. 3 parti te mazhorances shkelen afatet kushtetuese
    Nga D.B

    TIRANE (19 Dhjetor)- “Neser nuk mund te nise fushata elektorale per zgjedhjet vendore”. Keshtu ka deklaruar sot anetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Fatmir Kumbaro sipas te cilit fushata elektorale nuk mund te nise pasi jane shkelur ligji dhe afatet kushtetuese. “3 parti te mazhorances shkelen afatet per propozimet ne KZQV. Kumbaro konstatoi shkelje dhe ne dokumentacionin e dorezuar ku theksoi se PD ka 37 kandidate mangut per KZQV, PR me 75 kandidate mangut duke vene ne dukje se shkelje ne procedurat ligjore ka pasur dhe nga PDR.

    Nje detaj i bere i ditur nga Kumbaro ka qene fakti se kandidatet e mazhorances kane qene pa arsim te larte, nderkohe qe sic tha ai KQZ miratoi nen presion listen e kandidateve te mazhorances.

    (Balkanweb) Ora 14:00

  9. #99
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-12-2006
    Postime
    81
    Injoranca e akumuluar ne PD si dhe fryma fashiste qe ndjek qeverisjen e tyre nuk mund te rrjedhin per shume kohe nen rrogose. E vetmja arsye pse PD dhe inkuizitoret u kthyen ne pushtet ishte nje humbje e lidhjes midis bazes ne PS dhe drejtuesve te saj. Keta te fundit u kthyen ne bllokuesit e zhvillimit por perseri nuk ushtrohej presion mbi qytetaret. Ne te kunder PD dhe qeverisja e saj sikurse para 97 edhe tani jo vetem bllokojne cdo iniciative per te zhvilluar kete vend nese ajo nuk vjen nga kampi i tyre por edhe ushtrojne nje presion te vazhdueshem mbi strukturat e administrates dhe kjo jo per nje pune me te mire por qe ne keto struktura te mos kete asnje mendim ndryshe pra te kete vetem militante te levizjes Berisha. Atehere pse duhet te flasim per PD kur shume mire mund ta quanim Berisha dhe ushtria e tij. Kryetari i atehershem F. Nano pagoi per arrogancen e tij. Menyra e eger me te cilen kryetari i ri i PS goditet tregon per nje frike qe ka pushtuar kundershtaret e tij. Ai hajdari i Olldashit e ka te humbur garen megithate si numer duhet.....
    Jeta eshte e shkuter dita eshte e gjate

  10. #100
    DW

    OSBE nuk do te jete gjykates per krizen politike te Tiranes
    Kompromisi politik e vetmja rruge per daljen nga kaosi
    Ani Ruci

    Faktori nderkombetar ka thyer heshtjen e tij per krizen politike parazgjedhore qe po perjeton Shqiperia. Por pa ndryshuar qendrimin e tij te ri, per te mos qene as gjykates dhe as arbiter i paleve te perfshira ne nje konflikt kokeforte.

    Sipas tij e vetmja zgjidhje per te dale nga kaosi ku po futet procesi zgjedhor eshte arritja e kompromist qeveri - opozite dhe marrja e pergjegjesive politike nga te dyja palet. Asgje e posaçme per nje situate te paprecedente ne 16 vitet e zgjedhjeve pluraliste ne Shqiperi, te shkaktuar nga vendimi i opozites per te mos marre pjese ne zgjedhje per shkak te mungeses se garancive per zgjedhje te lira dhe te ndershme por edhe nga vendosmeria e qeverise per t´i kryer ato pas nje muaji ne respekt te afateve kushtetuese dhe bindjes se procesi garanton nje cilesi te tille te zgjedhjeve.

    Apeli i nderkombetareve kesaj here behet ne Tirane nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Goran Lennmarker.“Partite, tha ai ne perfundim te takimeve me te gjithe faktoret politike te Tiranes, "duhet te bejne nje perpjekje te fundit per te gjetur nje kompromis te mbeshtetur ne respektim te Kushtetutes se vendit, pasi kjo eshte pergjegjesia e tyre para shqiptareve.“

    Nje kompromis qe respekton Kushtetuten duket i veshtire ne kushtet kur palet çdo dite e me shume radikalizojne qendrimet e tyre te kunderta: qeveria t´i realizoje zgjedhjet ne 20 janar 2007 dhe te respektoje keshtu afatet ne nje proces te dyshimte lidhur me arritjen e standarteve nderkombetare. Opozita ti shtyje zgjedhjet lokale, te mos respektoje Kushtetuese per hir te arritjes se standarteve per zgjedhje te lira dhe te ndershme.

    Duket se zyrtari i larte i OSBE-se ka mbeshtetur qeverine dhe maxhorancen e djathte kur ka treguar se sa i rendesishem eshte respektimi i Kushtetutes. Njeherazi duket se ka mbeshtetur opoziten kur ka treguar se ka ardhur koha qe “Shqiperia te arrije standardet demokratike ne zgjedhje, te çdo vendi te Evropës, qe shqiptaret te kene mundesi te zgjedhin drejtuesit e tyre edhe ne nivel lokal permes nje procesi te lire,demokratik dhe te rregullt.“

    Me fjale te tjera, ajo qe sugjeron deputeti suedez Lennmark, qe drejton Asamblene Parlamnetarete OSBE-se, eshte qe qeveria dhe opozita duhet te gjejne nje kompromis politik brenda hapesirave ku respektohet Kushtetuta dhe garantohen standartet e zgjerdhjeve te lira dhe te ndershme. Ne rast te kundert ai ka paralajmeruar se nuk do të ketë asnjë lëshim nga ana e faktorit nderkombetar për shkeljen e standardeve ndonese OSBE dhe organizmat e tjera europiane nuk kane ndermend te luajne as rolin e gjykatesit, as ate te arbitrit mes paleve ne konflikt. Por pavaresisht nga kjo formule e re e qendrimit qe po i behet e ditur klases politike te Tiranes gjithsesi ai ka shprehur pikpamjen e OSBE per nje pyetje thelbesore: A mund te behen zgjedhje pa pjesemarrjen e opozites? Jo- ka qene pergjigja e Goran Lennmark, Presidentit te Asamblese Parlamentarete OSBE-se pas takimeve te zhvilluara ne Tirane me kryeministrin Berisha dhe liderin e opozites Rama. Por ai nuk ka munguar te denoje bojkotin e opozites ndaj zgjedhjeve lokale si nje qendrim te papershtatshem ne kushtet aktuale.

    Por duket se opozita nuk ka reflektuar ne strategjite e saj nga kjo kritike. Edi Rama, lideeri i opozites beri te ditur se qe javen e ardhshme fillojne pergatitjet qe ne diten e zgjedhjeve, me 20 janar 2007, ne te gjithe vendin te fillojne protestat dhe rezistenca civile ndaj nje procesi zgjedhor qe ai e quan“ proces ilegjitim“ Kompromisi politik i sugjeruar kete fundjave duket ende larg, shume larg.

Faqja 10 prej 32 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fragmente nga Shën Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  2. Spiro Moisiu njeriu më besnik i Enver Hoxhës
    Nga Antimafia në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  3. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  4. Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •