Te pergezoj per temen Diana,keshillat tua jane shume te dobishme,vetem nje pyetje desha te ta bej.Ben te di nese je psikologe?
Me shum respekt,Lena.
Te pergezoj per temen Diana,keshillat tua jane shume te dobishme,vetem nje pyetje desha te ta bej.Ben te di nese je psikologe?
Me shum respekt,Lena.
Jeta eshte lufte,po dite te mbrohesh,shpeton...
uh, sa na qenka lodhur goca... gjithe keto mesime, po me dukej sikur po me drejtohej mua...!
Gjithesesi, shpresoj te mos i provoni ju personalisht, pasi nese nuk i ke perjetuar eshte me kollaj ti thuash!
Zonja DI ANA! Çdo kontribut në shëndetin e njeriut, është shumë i mirëseardhur. Edhe temat e mia që i kam postuar në këtë forum e sidomos në nënforumin e Filozofisë-Psikologjisë dhe Sociologjisë, pikërisht janë me tematikë të shëndetit të njeriut. Ka mjaft simpatizant të kësaj fushe shkencore. Andaj, për të kontribuar më shumë, më mirë dhe sa më qartë, jam i mendimit të kapim vetëm një faktor psikologjikë apo edhe fizik që ndikon në çrregullimin e qenies njerëzore, shembull siç është stresi, fobia, frika etj. Dhe të analizonim një nga një deri sa të vijmë në një përfundim të kapshëm për të gjithë ata që janë të interesuar për këtë njohuri dhe ata që kyçen për të shkëmbyer mendime dhe provoja jetësore rreth një fenomeni. Atëherë besoi se synimi i juaj, i imi dhe i të tjerëve do të kurorëzohet me një përfundim me efekte të mëdha pozitive. "Sëndeti i individit, është edhe shëndeti i familjes, shëndeti i familjes është shëndeti i Shtetit" - salihaj
Armiku më i madh i njeriut është: Urrejtja, frika dhe emocionet. Gati çdo libër psikologjik këta faktor i përsëritë. Të gjitha këto tejkalohen shumë lehtë njeriu i shëndoshë...
Javën e para kaluar përjetova dy herë ankth. Ankthin e parë e shkaktoi ky rast: Reja ime ka dy fëmijë binek. Të gjitha ok! Por edukatën e fëmijëve e bënë me hamendje, duke bërtit dhe duke kryer shërbime në mënyrë të rrëmujshme. Unë ja kam tërheq vërejtjen se si duhet edukuar, në mënyrë të qetë dhe ledhatuese. Një mbrëmje, çunit ja dhashë një detyrë ta kryej. Reja nuk me tha asgjë, por kontestoi duke i rënë çunit shpullë. Çuni qante. Unë nuk desha fare të reagoi për mos tu acaruar atmosferën. Ajo nuk kishte fare drejtë. Për mos zbrazjen e energjisë negative që tubova gjatë atij rasti, atë natë pash një ëndërr. Ëndrra ishte e trishtueshme. Unë mezi u ngrita duke bërtitur. Normalisht vërejta, rrahjet e shpeshtuara të zemrës, dridhjet, frik dhe nervozë etj. Menjëherë kuptova që, ankthin e sjelli ngarkesa ime nga dukuria negative që përjetova, të cilën dukuri nuk e shpreha hapur për tu liruar nga elektronet me ngarkesë negative, kështu që sistemi nervorë e bëri të vetën përmes “ankthit”.
Javën e kaluar nënën forumin me përmbajtje politike lexova vlerësimet politike rreth Hashim Thaqit, Fatmir Sejdiut dhe Albin Kurtit. Hasa në shkrime me fjalor aq të pa vlerë, ose fjalë aq fyese në mes simpatizantëve të tri palëve. Fjalë të tilla nuk i përkasin njeriut normal. Aq më prekën ato fjalë sa që në mbrëmje me kapi ankthi, pasi që nuk desha të japi përgjigje në ato fjalë që nuk i përkasin një njeriu normal e sidomos kombit tonë shqiptar. Nuk u përgjigja me motiv se ndija vetën që po ju bëjë shoqëri njerëzve të tillë të çmendur, njëkohësisht i takoi asaj strukture njerëzore. Jam thellë i bindur që fjalë të tilla, kurrë nuk kishin guxuar të fliten as të shkruhen në kohën e regjimit serb. Për mos përgjigjen time përjetova ankthin. Si përfundim i dy tregimeve: nëse paraqitet një problem jashtë dëshirës së personit, dhe aty për at nuk përgjigjet për tu liruar nga energjia negativa, atëherë i pa shmangshëm është ankthi.
Analizë: Sikur të përgjigjesha në rastin e parë, pasojat ishin me afat më të gjatë, me rejën time krijoja një rivalitet të pa pëlqyeshëm me afat të gjatë, njëkohësisht nuk kisha gëzuar autoritetin tim si personalitet në familje. Vlera e dytë ishte: në këtë rast, dukuritë e tilla që nuk çojnë peshë të madhe nuk duhej të implikohem fare. Sa i përket rastit të dytë: nuk jam regjistruar në asnjë parti. Pas luftës nuk jam inkuadruar fare në fushën politike. Për të lexuar me shtyri kureshtja, mirëpo, ndodhi ajo që pritja dhe përjetova ankthin, vetëm e vetëm që nuk shkrova një fjali të thjeshtë mospajtuese.
pershendetje tethem te verteten te them 4 celsa me duket paksa ndershkuese si fjali sepse askush nga ne seshte aventurier thesaresh pirate po mund te te them se veteekuilibri arihet ne varesi te jetes se jetuar e sa te afte jemi per te krijuar personalitet te cendrueshem e me pas ti bashkangjitim keti te fudit karakterin e mire foruar per tecilin bashkohem me flalet e tua per veteperqendrimin emocional. mbase po dal jashte teme e te kerkoj te falurper kete por celesi i vetem i formimit te nje mase te shendetshme trurore une them se eshte vete koha e jetuar.
Dikush ka thene ; Dhimbja te ben fisnik........!
respekte
Vlerësimi i personalitetit është me rëndësi të madhe në shumë fusha të psikologjisë. Personaliteti përkufizohet si modelet e dallueshme dhe të qëndrueshme të sjelljes dhe njohjes që karakterizojnë përshtatjen në jetë. Çdo matje e personalitetit duhet të jetë e vlefshme,e besueshme,e standardizuar dhe praktike. Vëzhgimi i sjelljes së një personi në situata të përditshme për një periudhë kohe mund të ndihmojnë në të kuptuarit e personalitetit
STRESI
Stresi është çdo gjë që ushtron kërkesa ndaj të cilave ne duhet të përshtatemi. Ai mund të shkaktohet prej rreziqeve fizike ose kërcënimeve psikologjike. Presioni ndodh kur përpiqemi shumë për të plotësuar kërkesat që ushtrohen mbi ne nga të tjerët dhe nga vetvetja. Ankthi është një ndjenjë e paqartë frike dhe shqetësimi për të ardhmen dhe shpesh është një reagim emocional ndaj stresit. Fakti se sa stres përjetojmë varet nga stresorët në jetën tonë,nga karakteristikat e personalitetit dhe nga aftësitë përballuese. Njerëzit që mësojnë se sjellja e tyre është jo efektive në arritjen e qëllimeve dorëzohen dhe përjetojnë paaftësinë e fituar për të ndihmuar veten.
psikologjia e shëndetit---synon të kuptojë ndikimet psikologjike në gjendjen shëndetësore të njerëzve. Përballimi i stresit i orientuar në zgjedhjen e detyrës përfshin zgjidhjen realiste realiste të problemit që shpie te stresi.
SJELLJA ANORMALE
Kur një individ nuk është në gjendje t'i përshtatet si duhet jetës së përditshme,ai vuan nga ndonjë çrregullim. Format më të lehta të sjelljes anormale quhet çrregullime të ankthit. Gjendjet anormale më të rënda përfshijnë depresionin dhe skizofreninë. Një person mund të quhet anormal në qoftë se ai ose ajo sillet në mënyrë të çuditshme në një formë që devijon në mënyrë të ndieshme nga norma. Një sjellje e tillë mund të shfaqet nëpërmjet iluzioneve (të besuarit në gjëra të paqena),halucinacioneve (ndjesi shqisore që nuk kanë lidhje me mjedisin e vërtet përreth), dhe frikës ose riteve të pazakonta që nuk i shërbejnë asnjë qëllimi të dukshëm.
ANKTHI
Zakonisht përkufizohet si një ndjenjë jo e theksuar frike dhe pasigurie. Ankthi mund të quhet si një frikë ndaj kërkesave që i bëhen një individi kur ai nuk e di me saktësi ç'janë këto kërkesa. Personi vetë,në përgjithësi,nuk ka një ide të qartë për arsyen e vërtet të ankthit .Në fakt prirja është për ta shmangur të menduarit për frikën,sepse një gjë e tillë veçse e shton atë. Te personi me gjendje ankthi shpesh zhvillohen sjellje të caktuara ritualistike, që e ndihmojnë për të ulur ankthin përkohësisht,por që në fakt i shtojnë problemet,sepse nuk i zgjidhin ato.
ÇREGULLIMET E GJENDJES SHPIRTRORE
Kur një person provon një prishje të theksuar të humorit dhe të ekuilibrit emocional atëherë mund të themi se ai person ka çrregullime të gjendjes shpirtërore. Kur emocionet qëndrojnë në një pikë të ulët gjatë gjithë kohës dhe ne humbasim interesin për jetën,kjo do të thotë se po kalojmë një gjendje depresioni. -Depresioni madhor-karakterizohet nga një gjendje e rënë shpirtërore dhe trishtim që shoqërohet me ndjenjën e fajit dhe te qenit i pavlefshëm. Depresioni mund të varrojë në mënyrë të dukshme nga pikëpamja e seriozitetit të gjendjes. Në formë të lehtë është normale që njerëzit të ndjehen depresivë, kur ata dështojnë në arritjen e një qëllimi,apo kur u vdes ndonjë i afërt. Njerëzit kalojnë në gjendje depresive kur ata kanë probleme në punë,probleme bashkëshortore,ose kur ndjehen të pazotë për diçka që duan të bëjnë. Simptomë tjetër mund të përfshijnërishjen e gjumit, rënien në peshë, këputjen, ndjenjën e fajit të kotë ose atë të qenit i pavlefshëm dhe mendimet rreth vdekjes dhe vetëvrasjes. Këto simptome shfaqen në një periudhë të paktën dy javore. Personat të cilët janë në depresion të thellë e përshkojnë veten e tyre,si të trishtuar dhe të pashpresë. Problemi më i madh i depresionit është mundësia për të kryer vetëvrasje.
Sick of crying, tired of trying, yea I'm smiling, but inside....
I'm Dying
cka nese stresi eshte i vazhdushem..?
I'm MUSLIM and I'm proud
Krijoni Kontakt