Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 25
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bukur fluran..

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Tirone plako...
    Postime
    56

    pėrshėndetje miqėsore...

    Sė pari tri herė (edhe mė tepėr) falenderime vėllazėrore Brarit, qė ėshtė nga tė paktėt, pėr tė mos thėnė ndėr tė vetmit, qė i lexon me vėmendje kėto tregimet e mia nė kėtė forum !

    Sė dyti faleminderit ty angeldust , pėr vėmendjen e krijuar qė prej Michigan-it drejt e nė kėto brigje atlantike ku zhvillohet tregimi. Unė, nga natyra jam i tillė qė nuk jap shumė pėrgjigje, dhe nuk bėj komente tė shumta, por pluhuri yt ėngjėllor duket sikur ka fiksuar ndėn vete, shenjat e gishtave tė mi naiv ...

    Ju pėrqafoj me respekt tė veēantė tė gjithėve !


    fluransi
    lundertar pa atdhe

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Tirone plako...
    Postime
    56

    Rruga E Qumeshtit

    Rruga e Qumėshtit


    - Tregim -



    ...fėmijė mes muzgut
    qė aq pa zor janė pranė dheut
    dhe Secili i fortė
    rend tė kridhet nė gjumin e tij
    mė i sigurt se kurrė
    tė kridhet nė ringjallje.

    Rudian Zekthi


    Sapo u ktheva nga shkolla nė mesditė. Nė korridor ndėr tė parat gjėra qė mė zuri syri ishte bidoni i boshatisur tri kilėsh i qumėshtit. Mė priste pėr t'u rimbushur. Kjo do tė thotė : pėrpara se tė filloja gjithēka, tė studioja matematikėn nė tė cilėn kisha provim ditėn e nesėrme, do tė mė duhej tė shkoja nė fshat sė pari, pėr tė blerė qumėsht. Kishte disa muaj qė fshatarėve, ish-reforma e Ramiz Alias u kishte dhėnė tė drejtėn pėr tė mbajtur njė lopė nė shtėpi. Ndaj ēdo dy-tri ditė shkoja nė njė fshat aty ngjitur me qytetin, tek njė familje qė na lidhnin veēse lidhje tė ngushta ... qumėshtore.
    Historia e radhėve tė gjata nėpėr qytete ishte drejt fundit. Ndėrmarrjet shtetėrore ushqimore duke shkuar drejt falimentimit, nuk i plotėsonin mė kėrkesat e qytetarėve. Kėshtu me bidonin e lidhur nė timonin e biēikletės, pėrshkoja qytetin mes pėr mes. Nėpėr rrugė periferike u drejtohesha fushave tė djerra, gjersa mbėrrija nė fshatin Dyshnik, ku blija qumėshtin e freskėt tė fshatarėve. Zaten, kisha kohė qė e bėja kėtė gjė. Kisha kaluar gjysmėn e fėmijėrisė time nėpėr rradhėrat, sepse im vėlla i martuar kishte njė vajzė tė vogėl. Mė takonte mua si shkollar, dhe i pa punė, qė tė kryeja kėtė detyrė kundrejt familjes dhe mbesės sime qė e doja aq shumė. Si mė i vogli i shtėpisė, bidoni i qumėshtit ishte pjesa e pandarė e ditėve tė mia. Isha njė rob. Ushtar i tij. Dhe ai ishte misioni im. I dija tė gjitha rrugėt mė tė shkurtra pėr tė mbėrritur atje. Por sot mė duhej tė nxitoja pėr arsye tė forta. Sė pari e gjithė familja kishte shkuar nė maternitet ku priste lindjen e fėmijės sė dytė tė tim vėllai. Dhe ngaqė kishte rrėnė shumė shi dhe pritej nga ēasti nė ēast t'ja rifillonte pėrsėri, doja qė tė mbaroja punė sa mė shpejt. Pėr mė tepėr ai provim i mallkuar i matematikės...
    Nė hyrje tė Dyshnikut pikat e para tė trėmbura tė shiut rifilluan. Gjysmė i lagur u futa nėn strehėn e portės ku nė plevicėn kashtore bri sė cilės, njė lopė e madhe me cica tė fryra, qendronte nė oborin e shtėpisė. Tek-tuk, njady pula qafėrrjepura hidheshin mbi gardhe me kakarritje rraskapitėse pėr t'u futur nėn strehė.
    - Mirė se erdhe more djalė, qenke lagur nga shiu. Eja brenda tė marrėsh njė tė tharė. - mė ftoi zonja e shtėpisė njė amvisė cicėmadhe.
    - Jo zonja Sheqere. - thashė me droje - Dua tė kthehem pa mė zėnė rrebeshi.
    Sheqerja (kėshtu e quajnė), gruaja me mollėzat e faqeve si njė qepė e kuqe Korēe, mė tėrhoqi brenda dhe filloi tė mbushte bidonin me qumėsht nga kusia e zezė e madhe nga ku sapo e kishte vluar. Asnjėherė nuk e kisha numėruar ekzaktėsisht kontigjentin e madh tė fėmijėve tė saj tė cilėt hynin e dilnin nga tė gjitha vrimat e gardheve tė shtėpisė duke e bėrė gjithnjė lėmsh numėrimin tim. Kėshtu qė isha i bindur qė ajo amvisė kishte ushqyer me ato gjinjtė e saj madhor legjendar, posht tė cilėve ndihesha si liliput, njė ushtri me kalamaj. Asnjėherė nuk kisha nė kokė njė numėr ekzakt tė fėmijėve tė saj. Dukej sikur mbante amėsinė e gjith fshatit. Njėri prej tyre njė sybardhė, qė i lėpinte shpesh qurret me gjuhė, sa herė qė vija nuk i'a shkulte sytė biēikletės sime. Mė kishte thėnė madje se kur tė rritej do tė blinte njė tė tillė. Shpesh nė kohė tė thata ja lija ndonjė xhiro dyrrotėshen aty tek qendra e fshatit, pėrkarshi zyrave tė mbyllura tė kryesisė. Me mburrje sybardhi nga krenaria pėr ta parė shokėt e vet, i hiqte duart nga timoni dhe lėshonte thirrje harreje nėpėr qiellin e hasdisur. Sa herė qė mė shihte, ndėrsa vija pėr qumėsht, ndihej i lumturuar dhe nuk mė shqitej. Por, sot nuk e pashė rreth e qarkė. Ishte i sėmurė. I platitur nė shtrat ēamarroku digjej nėn temperaturė. E pashė nga porta gjysmė e hapur e guzhinės tė mbėshtjellė me njė batanije ngjyrė bėrsi me cepa tė grrisur. Ia bėra me dorė. Instiktivisht bėri tė ngrihej por u step njė moment. Brenda syve bardhosh rregėtinin thėngjij tė padukshme pėrvėlonjės.
    Si e vendosa, se duhej tė shkoja, i dhashė pėrshėndetjet e mia Sheqeres dhe fėmijėve tė saj. Menjėherė rrėmbeva timonin e biēikletės nė krahun e djathtė tė sė cilit e lidha fortė bidonin e mbushur. Shkrepėtima friksuese pėrshkonin qiellin duke zbritur horizonteve tė arave djerrė. Pas tyre, bubullinte me aq forcė sa me timonin e salduar fortė ndėr duar, turravrapthi u lėshova drejt rrugės plot baltė, ujė dhe gurė, qė lidhte Dyshnikun me rrugėn ndėrqytetare. Ishin gati tri kilometra pėr tė pėrshkuar gjersa tė mbėrrija nė asfalt. Timoni mė dridhej ndėr duar dhe rrotat rrėshqisnin nėpėr baltė. Pedaloja nė krahun e djathtė, bri sė cilės rridhte njė kanal, Gushtova, njė pėrrua qė vinte shpesh nė kohė shtėrngate dhe pėrmbyste arat buzė fshatit dhe rrugėn e vetme lidhėse. Ballin e kisha tė lagur nga stėrkalat e shiut qė mė pėrplasej plot ngulm mbi fytyrė si pikēuditėse tė panumėrta. Duart mė dridheshin sė bashku me bubullimat zullumqare qė pėrshkonin hapsirėn e dėgjimit, duke ardhur prej sė largu drejt e mbi veshėt e mi, mbi biēikletė. Anasjelltas, zhurmat shpėrndaheshin prej veshėve tė mi, turravrapthi drejt arave ku nuk shihje shpirt njeriu. Ndėrsa njė zjarrvetėtimė, si njė shpatė vringullonjėse verbėtare, u lėshua prej qiellit mu pėrpara meje. E kuptova se ideja pėr tu rikthyer me aq ngut kishte qenė e gabuar dhe jo e matur mirė nga ana ime. Duhet tė kisha dėgjuar fjalėt e Sheqeres dhe tė tjerėve, por nga ana tjetėr nė vetvete ushqeja disiplinė ushtari. Isha i vetdijshėm pėr detyrėn qė mė takonte. Zaten, se mos dija tė bėja mė mirė diēka tjetėr. Rradhėt e stėrgjatura tė qumshtit kishin edukuar brenda meje kokderrllėkun e goditjes sė murit me kokė. Nė ditė tė mira dhe tė kėqija. Pėr mė tepėr nė kėtė ditėn e sotme. Njė krijesė e re po vinte nė familjen tonė. E pėr mė tepėr, pėr shkak tė atij provimi tė matematikės, qė m'a mbyste pėrllogaritjen kohore tė mbasdites. Akoma mė tej, nė kėtė kohė kur ky pėrrua i mallkuar kishte dalė prej shtrati, dhe rruga, kanali, fusha, ishin bėrė njėsh, njėtrajtėzuar nė sipėrfaqe ujore tė pėrbaltėshme.
    Isha gati nė mezin e udhės, kur duke mos dalluar mė, se ku ishte rruga dhe kanali, kuptova se rrota e parė po mė tradhėtonte duke mė drejtuar rrėshqitshėm drejt pėrroit. Ndjeva rrjedhėn e fortė tė ujit nė gjoks. Paniku erdhi sė bashku me mornicat nė trupin e lagur. Por ajo qė mė habiste ishte dora ime e pabindur ndaj instikteve qė vazhdonte e ēmendur tė mbante tė shtėrnguar timonin sė bashku me bidonin e qumėshtit, ndėrkohė qė biēikleta mė kishte ikur nga kontrolli dhe drejt rrjedhės shtyhej mė poshtė, e mė tej, nė humbėtirė. Dora e majtė, si njė sfurk pėrmbledhės e kontrollbėrės i kishte ngulur gishtat thellė mureve tė kanalit drejt rrugės, ndėrsa e djathta kokėforte nuk lėshonte pėr asnjė moment atė ēka mbante tė shtėrnguar pėr jetė a vdekje.
    - Oh pėrrua i mallkuar. Ta dhjefsha shtratin ! - Ishin tė parat fjalė qė mė dolėn nga shpirti nė formė kuje, e mė tej "kuja" u shndėrrua nė "klithje" :
    - Oh Zot i madh. Ndihmė, ndihmė !
    Ndieja kėmbėt qė mė rrėshqisnin vend e pa vend duke mos krijuar bazamentin e nevojshėm pėr t'u ringritur. Po ndieja se e kisha davanė e humbur dhe rryma po mė gllabėronte nė gjirin e vet. Por duart nuk pushonin sė kryeri punėn e tyre. Gjersa njė ... sfurk... ; Njė sfurk u zgjat pėrpara meje. Nuk ishte dora ime e majtė e shndėruar nė sfurk. Por njė sfurk i vėrtetė. Oh Zot i madh ! Njė sfurk pėrballė gjoksit tim dhe fjalėt e tjetrit nga rruga me ēizmet plastike tė zhytura nė ujė, mu nė buzė tė pėrroit, teksa mė thėrriste prej nga lart :
    - Jepi djalo. Kapu fort biro !
    Zėri i tjetrit i zbritur si prej Kashtės sė Kumtrit ishte i magjishėm. I kapur me dorėn e majtė pas sfurkut dhe zėrit shpresdhėnės, ngrihesha lart e mė lart ndėrkohė qė dora e djathtė nuk lėshonte pėr asnjė moment timonin.
    - Lėshoje biēikletėn more djalė. Lere dreqin tė shkojė nė esfel ! - Dėgjohej zėri i lodhur i fshatarit teksa hungėrinte plot dert me tė gjitha forcat e tij pėr tė mė ringritur.
    - Jo. Nuk e lėshoj xhaxho. Kam qumėshtin aty.
    - Lere more qumėshtin e shpėto kokėn ! - gati ulėriu tjetri duke turfulluar nėn shi.
    Por ishte e kotė. Si tė kishte qenė pjesė e pandarė e imja, biēikleta dhe bidoni, tė pėrlyer me baltė, dolėn nė sipėrfaqe buzė rrugės sė bashku me mua.
    Duke u pėrndritur nė tė qeshura dhe mornica, e pėrqafova plakun i cili mė ndihmoi duke mė hedhur mbi qerren e vet, me tė cilėn dolėm gjer nė rrugėn e asfaltuar. Mė tej duke u dridhur nga trupi i lagur dhe nga gėzimi, pedalova dhe u gjenda nė rrethina tė qytetit, ku shiu kishte pushuar dhe njė ajėr i lagėsht e kishte mbėshtjellė mbasditen gjer nė muret e pallatit tim.
    E lėshova bidonin nė dyshemenė e korridorit. Nga brenda dhomės zėri i tė tjerėve mė pushtoi sakaq :
    - Po ē'u bėre, more djalė se na bėre merak ! Nusja lindi ēupė sotė ! - ishte zėri i nėnės.
    - U bėmė me ēupė pėrsėri vėllaēko! - ishte zėri i tim vėllai.
    - Una kam ni kukul. Motla, motttra ime e vogėl - ishte zėri fėminor i mbeskės sime qė kishte filluar t'i thurte aq bukur, vėshtirėsisht, fjalitė e shqipes. Mė tej tė gjithė tė hutuar, shqetėsuar njėzėri thėrritėn : "ē'ka ngjarė" !?
    - Asgjė. - thashė me zė tė qetė - Rrėshqita nė njė pellg me ujė kur po vija. Por jam mirė. Mos u bėni merak.
    Pa u ndier dhe pa rėnė nė sy, u drejtova drejt banjos pėr tė shpėlarė biēikletėn dhe bidonin e pėrlyer nga jashtė me baltė. I futa thellė nė koshin e rrobave tė palara veshjet e mia tė lagura. I fsheha kėpucėt posht raftit. Dhe fillova tė shpėlahem. Nė dush, symbyllurazi, m'u fanit fytyra e plakut mjekėrbardhė.
    ... ... ... ....
    Disa orė mė vonė i vetėm, me matematikėn e hapur ndėr duar, ndėrsa rrufisja njė filxhan tė ngrohtė ēaj mali, mbi porcelanin e bardhė tė kapur ndėr gishtat qė mė pėrvėlonin, pasqyrohej vagullueshėm, dritarja e zhveshur e dhomės time me qiellin e hapur tė pas furtunės qė shkoi. Si njė kupolė gjigande hapsira me yjet mbi krye rravijėzonte atje pėrtej, larg nesh, galaktikat e sė panjohurės qė mė godisnin mbi ballė jo mė si pikēuditėse-shiu, por si pikėpyetje-drite drejt unit tim tė pėrbaltur tokėsor metafizik. Aq sa faqet mė paloseshin nė mendje, me shpejtėsinė e dritės, duke kthyer kokėposht gjith sistemin tim rendor kohorodiellor.
    ... ... ...
    I sapo lindur, sikurse nė kėtė kohė, nė maj, ardhja ime nė kėtė botė, ndėrsa isha njė foshnjė tre muajshe, kishte pėrkuar matematkeqsisht me ikjen e tim eti qė e kishte humbur jetėn nė njė aksident fatal pėrgjatė muajit gusht. Qė prej asaj kohe, nga dhimbja, nėnės sime i ishte prerė qumėshti.
    ... ...
    Emri i fshatit Dyshnik shpėrbėhej numerikisht nė 2shnik duke prodhuar kėshtu matematikisht toponimin e dyzimit tim tė fatėzuar nėn vorbullėn e pėrroit Gushtova i cili si njė merimangė gjigande mundet tė mė kishte mbėshtjellė nėn pėlhurėn e vet makabre, duke mė gushtėzuar, :-( muruar-murėzuar-murgėzuar-gushtėzuar...
    ...
    Kishte qėnė e thėnė ngjarja e kėsaj dite apo ishte thjesht rastėsi kjo nuk mė interesonte aspak, pėrgjerisa e kisha sjellė qumėshtin e sheqertė nė shtėpi.
    .
    Sot mė 25 maj 1991 kishte ardhur njė filiz i ri nė familjen time. Njė vajzė qė do tė merrte mė vonė emrin e gjyshes sė saj - nėnės sime.
    - I'a fsheva rrėfenjėn nė fjalė njerėzve tė mi dhe nuk e di pėrse(?), po ua rrėfej juve. Ju kujtohet vėshtrimi i sybardhit qė digjej atje nė fshat nėn temperaturė ?
    - Si ? - Ju sapo e pohoni tė heshtur duke tundur kokėn ndėrsa mė pyesni - E pastaj?...
    - Oh, po. E pastaj ? Nuk di ē'tė them. Fundi i fundit, qė tė jem i sinqertė, nuk kuptoj mė tepėr pėr t'ju dhėnė shpjegime. Shpesh mė vjen keq pėr veten qė jam duke e goditur me kokė murin e sė panjohurės. Dhe murit nuk i bihet me kokė. Por ku i dihet, ndoshta njė ditė mundet tė shfaqet ndonjė rreze e kuptimshme pėrtej tij, dhe Ju njėherėsh keni pėr ta miratuar sė bashku me mua idenė, se ekziston gjithmonė jo pa vend shprehja "ndoshta njė ditė" ...

    Ndoshta. Ka pėr tė qėnė ndonjė e tillė, ditė e ngjashme edhe pėr Ju, pėrgjatė udhėtimit qė domosdoshmėrisht kalon kėndej ... nga Rruga e Qumėshtit.
    lundertar pa atdhe

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Bukur shkruan o flur..

    Ke nje fraze ketu qe un e zgodha per ta diskutuar pak:

    --------

    - Po ē'u bėre, more djalė se na bėre merak ! Nusja lindi ēupė sotė ! - ishte zėri i nėnės.
    - U bėmė me ēupė pėrsėri vėllaēko! - ishte zėri i tim vėllai.
    - Una kam ni kukul. Motla, motttra ime e vogėl - ishte zėri fėminor i mbeskės sime qė kishte filluar t'i thurte aq bukur, vėshtirėsisht, fjalitė e shqipes. Mė tej tė gjithė tė hutuar, shqetėsuar njėzėri thėrritėn : "ē'ka ngjarė" !?
    - Asgjė. - thashė me zė tė qetė - Rrėshqita nė njė pellg me ujė kur po vija. Por jam mirė. Mos u bėni merak.
    --------


    Do desha qe ndonje gjuhetaro-gramatikolog ketu ta shikoje e te jap nje mendim ne se eshte ne rregull apo jo letrarishto-gramatikisht.
    E kam me shume me shenjat e pikesimit .. e te tjera marifete te kesaj natyre kur eshte fjala per dialogjet mes personazheve..

    Tregimi si zhaner eshte i veshtire ne fakt dhe do persosmeri ne cdo ane, qofte si ndertim qofte per sa i perket sasise se fjaleve qe derdhen aty.

    E do si kripa me sheqerin ne ushqim.. pra cdo gje...me karar.. nga fjalia e pare deri ne fund..

    Nejse.. vazhdo e na dhuro tregime te tjera te bukura si gjithmone o Fluran..!

  5. #15
    RRUGEVE NE NEW YORK Maska e EltonNY
    Anėtarėsuar
    21-09-2006
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    9
    eeeeeeeeeeeeeeeeeeee Sauku prap
    Tironc Sauks puro

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Tirone plako...
    Postime
    56

    Baraka e kopshtit te molleve

    Baraka e kopshtit tė mollėve

    Nė mėgjesin e ditės sė sotme nuk e di pėrse nė mėndje mė ishin ngulitur vargje nga blloku intim i njė poeti tė ri tė panjohur. Nė to me fjalė fare tė thjeshta poeti thoshte: Pėr dashurinė qė lind ėngjėjt / Me krahėt e bardhė pupėlor / Pėr ėngjėjt qė zbresin mbi ėndrrat / E kėtij realiteti tė vėshtirė tokėsor.
    E meqėnėse flitej pėr ėngjėjt, dhe besimi fetar kishte qenė pėr shumė kohė i ndaluar tek ne, e kisha mbajtur gjithmon pėrbrenda vetes kėtė poezi si diēka tė vyer. Ndėnė dritėn e parė tė mėngjesit i kisha kaluar nėpėrmendje nė shtrat, gjysėmfjetur e gjysėmsyzgjuar, tė katėr vargjet nė fjalė. U ngrita. Pas kaq ditėsh punė intensive pėrmes skicash tė panumėrta dhe pėrllogaritjesh marramendėse sė fundi i'a kisha dalė mbanė me sukses. Eprorėt e mi ishin tė kėnaqur nga puna ime si projektues nė zyrat e urbanistikės sė qytetit ku punoj si arkitekt. Kam emėr dhe mbiemėr fare tė thjeshtė. Quhem Arben Pėllumbi. Shkurt Ben. Ose "Beni arkitekti" si mė thėrret edhe shoqėria. Tė gjithė mė njohin dhe mė respektojnė. Pėr mė tepėr nga pozita ime. Vargjet, si dhe prezantimin tim, po ju'a rrėfej ndėrsa nė tiganin e vendosur mbi pllakėn elektrike po fėrgoj vezėt e mėngjesit. Natyrė e qetė dhe aromė gjalpi tė skuqur. Me brek dhe kėmbėt e zbathura tė futura nė pantofla.
    - Mos kujtoni se kam kohė tė ha mėngjes pėr ēdo ditė?
    - Jooo.
    Gjatė javės ngrihem shpejt pėr nė punė dhe nuk kam kohė pėr asgjė. As pėr tė menduar. Tė dielave ndiej njė kėnaqėsi tė brendėshme ndėrsa gjumi shqitet vonė nga qepallat e syve dhe mundėsohem tė pėrgatis vetė mėngjesin. Pėr mė tepėr mė shijon shija e bukės sė thekur teksa filloj me koren e saj tė ngjyej tė verdhėn e vezės direkt nga tigani ku ėshtė fėrguar. Hėngra me oreks. Ndėrsa dėgjoja emisionet e sė dielės nė kanalin e parė tė RadioTiranės. Kjo atmosferė mė pėlqen. Mbarova sė ngrėni, u rrojta me fytyrėn e gozhduar njė copė herė mbi pasqyrėn e banjos, mė tej nė pllakėn elektrike vendosa xhezven e kafesė, aroma e sė cilės, mė hap sytė.
    Krevatin e lashė rrėmuj. Tavolinėn e bukės po ashtu . E gjith dhoma notonte nė njė rrėmuj tė pandreqshme. Kjo pėr tė vetmen arsye se nuk mė pėlqen tė vė dorė pėr tė prekur asgjė tė dielave , dua t'a kem tėrėsisht timen ditėn e pushimit. Jam i lodhur nga kjo vetmi, qė e ka shndėrruar ēdo objekt tė shtėpis nė njė pozicion tė parregullt nė raport me gjithshka. Miqt e mi kanė tė drejtė kur mė thonė se nė jetėn qė bėj mė mungon "arkitektura e shpirtit".
    Po qesh me fjalėt e tyre qė mė vinė nėpėrmėndje sepse m'i thonė faktikisht nga qė jam projektuesi mė i mirė qė ka qyteti. Qytet tė cilin sot e shihja pėrmes dritares sė guzhinės tė lagur nėn shi, ndėrsa rufisja kafenė e mengjesit nėn tymin e cigares. Qielli kishte pėsuar njė ēarje tė lehtė nga perėndimi. E kaltra qiellore pėrzihej brutalisht me penelata tė rrėndarreshngjyrėgri. Kishte rrėnė shi gjatė natės sė shkuar dhe rrugėt ishin tė lagura tek-tuk me ndonjė kalimtar tė nxituar nga njė shi i dytė qė mund t'ja fillonte nga ēasti nė ēast.
    Jo rrallėherė kam qėnė i ndodhur pėrballė faktit se ē'duhej tė bėja gjatė ditės sime tė pushimit? Sepse bėhet fjalė pėr njė qytet tė vogėl nė jetėn e tė cilit nuk tė ngelet gjė e madhe pėr tė bėrė veēse tė tymosėsh cigare tė panumėrta. Kjo mikroklimė e lagėsht mė ishte e domosdoshme pėr tė lagėshtuar pak ajrin e mushkrive tė mia tė burgosura pėr ditė me radhė nė mes letrash projektimi.
    Pėr tė thyer pikėn e ngujimit mė lindi ideja tė bėja njė shėtitje pėrjashta me biēikletė. U vesha dhe dola. Pedaloja nė rrugėt perėndimore tė qytetit i cili vazhdonte ende tė qėndronte gjysėm i pėrgjumur. Ndihesha i gėzuar. Ajri i lagėsht, i mrekullushėm. Brenda trupit njė zjarr i brendshėm ndizej me forcė. Ndieja erėn vjeshtore tė liqenit teksa lėkundte mėngėt e pulovrės time tė leshtė.Mendimet mė kishin kaptuar tė gjithin njėsoj si ekrani i madh i tė vetmes kinema tė qytetit, ku shihja nė retrospektiv njė pjesė tė mirė tė ditėve tė mia. Dorėn e rrudhur tė tim gjyshi, teksa mė lėmonte flokėt, duke mė thėnė: njerėzit kur e duan shumė njėri-tjetrin janė njėsoj si ėngjėjt biri im. Nuk ka forcė qė t'i ndajė as nė qiell dhe as nė tokė. Edhe toka, dhe qielli, bėhen njė kur dy njerės duhen. Nuk e di pėrse m'i pėrsėriste kaq shpesh kėto fjalė. Ndoshta nga fakti qė mund tė kishte pėrjetuar edhe vetė, njė dashuri tė kėsaj natyre. Nė ekranin e fėmijėris time shfaqej njė histori e ēuditėshme. I ngazėllyer nga imazhi i ėngjėjve ose mė saktė nga dėshira pėr t'i parė nė realitet, nė moshėn gjashtėvjeēare, detyrova tė hidhej nga kati i parė i ballkonit tė apartamentit tonė, Neritanin, shokun tim tė femijėrisė, qė e doja aq shumė, sa qė besoja me tė vėrtetė qė ai ishte njė ėngjėll. Pasojat ishin katastrofale. I bindur nga fjalėt e mia, duke u hedhur prej andej, ai theu njėkohėsisht kėmbėn dhe dorėn e majtė. Unė hėngra njė dru tė mirė qė nuk kam pėr ta harruar gjithė jetėn nga im atė, tė shoqeruar me thirrjet: "fėmijė mizerje" , "shejtankalama" , "idiot" dhe "nuk bėhesh njeri ti", tė cilat mė bėnė tėrėsisht tė hiqja dorė nga ideja pėr t'u pėrpjekur tė shoh nė realitet ėngjėjt. Shumė pikpyetje nė atė kohė nė mėndjen time gjashtėvjeēare rrėzonin imazhin e ideve tė mėparshme. Nė ē'farė tim gjysh mė kishte thėnė pėr njerėzit apo ėngjėjt, nuk ishte e vėrtetė, sepse po tė ishte ashtu shoku im nuk do tė ishte pėrplasur si kungull nėn dhimbjen e kockave tė tij tė thyera, por do tė fluturonte! Mė vinte pėr tė qeshur kur e kujtoja atė skenė. Dridhje tė lehta mė pėrshkojne trupin nėn thirrjet: "nuk bėhesh njeri ti, idiot, shejtankalama, fėmij mizerje, mizerjeeee... Tė qarat e Neritanit. Sirena e ambulancės. Komshijtė qė mė shihnin me pėrēmim. Tė gjitha njėkohėsisht mė prunė me kėmbė nė tokė.
    Qė prej asaj kohe tė tjerėt mė thėrrisnin "filozof" dhe frika e dyshimit i ndante prej meje. Ndėrkohė qė nė shkollė isha me nota tė shkėlqyera. Fillova tė isha edhe mė i mbyllur pa rreshtur asnjėher sė menduari se kjo tokė dhe kėta njerės meritonin me tepėr se ky rrisk jete qė u kishte rrėne pėr tė jetuar.
    Pedalueshėm, i tėrhequr prej kujtimeve, muskujt, mishin, trupin, i pashė jashtė qytetit, drejt njė rruge qė gjarpėronte pėrmes kopshtesh tė panumėrta me mollė tė pjekura. Nė kėtė stinė tė vitit aroma e tyre tė shtynte pėrherė e mė pafundsisht tė futeshe pėrmes, pa e kuptuar se ku qėndronte mrekullia e ndjesisė. Liqeni herė shfaqej herė fshihej pėrmes drurėve. Vetėm pasi ndodhesha shumė afėr parcelave e kuptova se gjithshka mė ishte mėse e njohur aty.
    - Sa hutaq qė jam, thashė me vete, ky ėshtė kopshti im i mollėve, ku vite mė parė takohesha me Fatbardhėn, mikeshėn time tė viteve tė gjimnazit, dashurinė time tė parė.
    Instiktivisht si nė njė ėndėr tė cilėn e ke lėnė pėrgjysėm dhe do ta shohėsh gjer nė fund, me njė forcė tė padukshme, kisha pedaluar jashtė qytetit ku rigjeja prej njė ndarje kaq tė gjatė rrugicat e kopėshtit tė mollėve ku gjendej baraka... Baraka e kopshtit tė mollėve kishte qėnė dikur parajsa ime tokėsore. Gjithshka ishte e ngritur pa kujdes. E vogėl si njė shtėpizė pėrrallash, me mure tė rrėnuara. Me krahun e djathtė tė shkatėrruar nga shirat dhe erėrat qė vinin nga liqeni, vazhdonte tė ishte aty njėsoj si atėherė.
    - Ajo po mė pret, i thash vetes, Po, po mė pret. Njėsoj si atėher.
    Kjo mė kishte dalė plotsisht nga mėndja pėr shkak tė gjith atyre ditėve tė lodhėshme. Isha i justifikuar pėr vonesėn. Ajo kishte njė shpirt tė shkėlqyer pėr tė falur. Nuk mbante asnjėher mėri dhe ishte nga tė pakėt njerės qė dinė tė falin. Veēse kishte kaluar shumė kohė, shumė kohė qė mė priste e ngujuar aty.
    Pėrballė barakės sė kopshtit tė mollėve, retrospektiva, ekrani gjigand i kinemasė, u shpalos.
    Fatbardha kishte qėnė shpėtimtarja ime, ėngjėlli im. Gjunjmėgjunj, nė njė bangė. Teksa mė prekte, ndieja se si pėr sė brendshmi pantallonave tė mia njė flakė e pashmangshme digjte trupin dhe mendjen. Isha i gjithi "i rrėnė brenda" me tė. Mendoja vetėm pėr tė gjersa njė ditė gjithshka e pėrfshiu zjarri ku nėpėrmjet Neritanit, i cili kishte filluar punė si rrojtar aty, mundėm tė realizonim disa takime tė fshehta. Aty. Larg syrit tė qytetit. Qetėsi. Detaj i atij mėngjesi tė parė kur braktisėm orėn e matematikės. Rrezet e diellit tetoras qė pėrndriste vendin. Vello e bardhė. Nė kėmbė. Nė periferi tė qytetit. Nėn aromėn e mollėve. Flokėt e saj tė prerė shkurt. Tipare tė rigjetura si tė mos ekzistonin mė parė. Sytė. E kaltra qiellore. Mollėzat e faqkave tė ngjyrosura nė ėmbėlngjyrėkuqeremtė frutore... Baraka. Baraka jonė qė u shndėrrua nė njė strehė gjithmon e mė tė dashur. Mėsuam tė kafshonim ndijueshėm pėr tė parėn herė, shijen e frutit tė ndakuar. Me orė tė tėra qėndronim tė shtrirė mbi kashtėn e butė duke biseduar dhe vėshtruar trarėt e hapėt tė tavanit prej nga ku mund tė shihje njė pjesė tė qiellit duke ndijuar me poret e lekurės brishtėsin e trupave tė zhveshur gjashtėmbėdhjetvjeēar. Ndjesia e natyrshme stinore pėr tė jetuar me gjithė forcė, ndėrthurej me aromėn e mollėve. Kur dilnim prej andej Neritani na jepte me vete njė kokėr tė madhe tė cilėn e ndanim pėrgjysėm rrugės sė kthimit. Gjashtėmbėdhjet vjet gjer atėher dhe kėtu ēdo gjė kishte ngelur po e njėjtė. Veēse unė nė moshėn e Krishtit, nė tė gjitha kėto vite njė ves mė kishte ngelur qė prej asaj kohe dhe qė nuk mundem dot ta shkėpus prej vetes: duhani. Tymi i tij qė dilte nga brenda gjoksit drejt qiellit pėr tė pėrafruar sadopak imazhin qiellor me atė tė kėsaj toke qė prodhonte mollė kaq tė ėmbla. Mollė tė cilat nė tė gjitha kėto vite mė ishin shndėrruar nė fruta qė i kafshoja gjithmonė e mė tepėr me ndjenjėn e njė pasioni tė njėtrajtėshėm po aq sa dėshira pėr tė jetuar. Gjithshka pėrpara meje, jo mė si njė ekran imagjinar kinemaje por si njė realitet i mirfilltė.
    - Fatbardha... Bardha... ku je moj ēupė...?
    Asnjė pėrgjigje. Shtyva fortė portėn dhe u gjenda brenda saj. Asgjė s'kishte ndryshuar pėrveē njė rrote tė madhe qerreje tė pėrbaltur. Koshat mollėve nė cepin e majtė. Kashta. Trarėt e tavanit. Aroma e trupit tė saj tė ngrohtė.
    - Bardha ku je shpirt?
    Nuk pata kohė tė kėrkoja sepse njė NDAL! i fuqishėm mė bėri tė hidhem pėrpjetė.
    - Ndal! - dėgjova njė zė burri i cili mė smbrapsi tej. Pėrballė: njė njeri me kasketė tė strukur mbi sy, mjekėr tė ashpėr, i veshur me njė mushama tė gjatė tė zezė. Ndėr duar njė ēifte dy grykat horizontale tė sė cilės drejtuar drejt meje. Do tė besoja me tė vėrtetė se ai ishte nje murg. Vetėm pasi u afrua mė afėr munda ta njoh, ose mė sakt ishte ai qė mė njohu i pari duke ulur armėn. Mė shtėrrngoi dorėn duke u pėrqafuar si vėllezėr dhe filloi tė mė qortonte se pse s'kisha ardhur mė kėndej pėr ta takuar. Besoj e merrni me mėnd se po ju flas pėr shokun tim tė fėmijėrisė , Neritanin.
    Fillova tė justifikohem se nuk kisha kohė, se isha "i mbytur" nė punė. Studimet e mia tė larta kishin zgjatur pėr katėr vjet nė kryeqytet. Mė tej specializimi im nė Gjermani. Puna intensive. Zyra. Kariera ime brilante si arkitekt projektues. Tė gjitha kėto nuk ja thash atij, por i kalova nė mėndjen time nė tė qindat e sekondės ndėrsa papritur e pyeta:
    - Vėllaēko, mos e pe gjė Fatbardhėn kėtu rreth e qark? Kishim lėnė takim sot dhe mė kishte dalė fare nga mėndja.
    Tjetri nuk mundi ta fshihte dot habinė dhe nė sytė e tij njė flirt dyshimi filloi tė rrėshqasė ngadal drejt meje.
    - Pėrse mė sheh kėshtu? - e pyeta kureshtar
    - Po tė pyes thjesht se ku ėshtė ajo dhe sa kohė ka qė mė pret... Nuk ka asgjė pėr t'u habitur, pse mė sheh kėshtu?
    Neritani u tėrhoq njė hap pas dhe filloi tė mė shihte me ngulm drejt e nė sy. Po e vėshtroja edhe unė. Se ē'kishin pėrbrenda ata sy? E njihja mirė mikun tim. Gjėrat qė mendonte nė moment t'i thoshte drejt, pa kurfarė ndrojtje, me atė mėnyrėn e vet tė sinqertė e tė pashkollė qė jeta e kishte mėsuar tė fliste.
    - Ben - foli ai me zėrin solid.
    - Miku im, ē'farė po ngjet me ty? Pse kėshtu? Bardha ka vite qe nuk jeton mė kėtu. Ajo i ka thėnė njėher e pėrgjithmonė lamtumirė kėtij vendi me ikjen e saj. Ndaj mos e mbaj mendjen tė gozhduar te kjo *** histori se nuk tė bėn mirė pėr shėndetin. Fshije nga mėndja. Ti nuk mundesh ta kthesh mė mbas kohėn e ikur. Ke bėrė gjer mė sot atė ē'ka qėnė mė e mira qė mund tė bėsh. Pėr kėtė tė jesh i sigurt. Po ta them troē se ajo nuk ekziston mė. Fshije nga kujtesa. Nuk ekziston. Mė kupton? Hiq dorė nga ēmenduritė e tua pėr tė bėrė njėsh qiellin dhe tokėn. Nuk mundesh. Je ende i ri. Ke njė shkėrdhat jetė pėrpara pėr tė jetuar dhe duhet ta jetosh. Vėrtet nganjėher nuk tė kuptoj se si mendon dhe vepron?
    Nga buzėt e tij cifla pėshtymash me binin nė fytyrė prerė dhe i rreptė nė ēdo fjalė qė mė drejtonte. Mė dukej paradoksale se si kishte marrė kthesė kjo ditė e cila i pėrngjante njė kėmbane tė largėt qė njoftonte pragun e njė kungimi tė ri. Ky ishte njė fakt. Njė shuplakė qė pėrjetoja ēdo herė qė ndodhesha nė pragun pėr ta kapėrcyer. Ndaj kisha tentuar edhe njėher tė vetme. Edhe njė tė vetme herė, gjatė gjithė kėtyre viteve qė ajo mė kishte munguar aq shumė, tė pėrmbysja realitetin dhe nė vend tė tij pedalueshė njė realitet tė ri tė ndėrtoja, njėsoj si projekti i njė ndėrtese tė shumė duartrokitur pėr tė cilėn aq shumė mė kishin lavdėruar se kishte qenė projekti im mė i mirė ndėr vite nė kėtė qytet.
    U shkreva nė krahėt e mikut tim. Ndjeva se si rrihte zemra e tij. Ndjeva nėpėrmjet zemrės sė tij se si rrihte e imja gjithashtu.
    - Po kthehem pėr nė shtėpi. Tashmė e kam tė qartė. Tė faleminderit... - i fola ndėrsa i shtėrngova dorėn.
    - Prit. Qendro edhe pak. - u lut ai duke mė zgjatur njė cigare.
    - Jo, nuk mundem - fola duke refuzuar pėr tė parėn herė nė jetėn time njė cigare qė mė zgjatej nga dikush tjetėr
    - Mė duhet tė kthehem nė shtėpi. Kam shumė punė tė lėna pėr gjysėm.
    Me biēikletėn ndėr duar u vura nė kthim.
    - Hej, prit. Prit pak. - dėgjova zėrin e tij.
    - Vishe mushamanė time sepse rrugės ka pėr tė zėnė shiu dhe do tė lagesh.
    Nuk e kundėrshtova. E vesha atė masė tė madhe tė zezė dhe veten e ndieva mirė nėn tė, posht shiut qė filloi tė binte me pika tė imta gjithmon e mė tė dendura mbi tokė. Vetja, nuk e di pėrse, m'u duk si njė murg, njė murg qė po nisej drejt rrugės sė tij tė kthimit... Drejt realitetit.
    - Mirupafshim ! Do tė shihemi sė shpejti ! - thėrrita i hypur mbi biēikletė.
    - Qofsh me shėndet vėllaēko! - tha ai me dorėn qė dikur e pat thyer pėr fajin tim, tė ngritur nė erė.
    Nė tė dalė tė kopshtit pedaloja mbi rrugėn e asfaltuar. Ndjeva nė xhep njė mollė e madhe gjysmėn e sė cilės fillova ta pėrtyp i vetėm me mallin e njė melodie tė kėputur njėsoj si kėnga e liqenit i cili nėn ritmin e valėve vazhdonte tė kėndonte po tė njėjtėn kėngė pėr kaq e kaq vjet. Njė rritėm kokėfort. Melodi e zbrazėt. E cila nuk rreshtej pa pyetur
    - Ku je ti? Ku je ti?
    Brenda sonoritetit tė vet melodia rrėzohej mbi tokė nė ēastin e parė tė puthjes me realitetin, duke u pėrpėlitur si diēka e pa fuqishme, tejet delikate. Si kėnga e brishtė shumėvjeēare e valėve tė liqenit drejt bregut. Si kėto pikla shiu mbi asfalt. Qė tė gjitha tė marra sė bashku nuk munden kursesi tė arrijnė fluturimin e imagjinatės tonė drejt atyre dėshirave tė pa realizuara e tė padukshme, qė sa mė tepėr t'u afrohesh nė realitet, aq mė tė largėta e tė pakapshme bėhen pėr sytė tanė.
    lundertar pa atdhe

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Tirone plako...
    Postime
    56

    Flurans Ilia - Qysh kur nuk dihej sa ishte metafora

    Kam lindur pėr tė qėnė kafshata juaj



    Zakonisht kur nisim dhe analizojmė poezinė, pėr tė qenė literalisht sa mė artistik (!), e fillojmė me fjalėt " koloriti i poezisė sė filanes, ose penelatat e filanit..." Gjepura. Furēa tashmė tė bajatizuara kėto tė cilat mund ti gjeni me tonelata nėpėr gazeta qė shpėrpushin ditėkafenetė.
    Ngjyrat, pėrveē faktit qė na pengojmė tė depėrtojmė mė tej, na e fshijnė krejt vizionin e asaj qė shpaloset pėrpara vetdijes sonė tė verbėr, qė faktikisht e percepton ngjyrėn e poezisė me atė tė natės universale. Tė errėt.

    Oh, netėt qė dinė tė jenė

    veē pėrqafime me forcė serioze,

    mė dhanė imunitet pėr frikėn

    dozė pas doze.


    Megjithatė paradoksialisht unė mendoj, se fillimit tė diskutimit tonė pėr poezinė e Rudina Madanit, si kontrapunkt duhet t'ja fillojmė pikėrisht symbyllurazi nga ngjyrat.

    Besimi im i pazbutur

    qė lėkundesh kontrasteve tė forta,

    afroju ngjyrave, ngjyrave mos iu tremb,

    siē iu trembesh fjalėve tė kota.

    Se veē me ngjyra mund tė bėsh ē’tė duash

    tė mbjellėsh buzėqeshje

    e tė zbardhėsh fate,

    ngjyrat, i vetmi lifting

    kur tė jesh lodhur prej nate.


    Nga tabloja poetike qė kemi pėrpara, njėra prej kėtyre ngjyrave ftillon rrugėtimin realisht mė tė pėrafruar, drejt vargut tė saj.
    Ngjyra e baltės, pėr tė cilėn Lasgushi ka pas thėnė : "A ka mė fisnike se balta?".
    Qė nė fakt ėshtė ngjyra e tokės, e cila simbolizon vdekjen por edhe (ri)lindjen, ashtu si autorja vetshprehet :

    Qemė ne qė nė emėr tė vetėgjetjes

    injoruam baltėn

    e u projektuam nė dimensione

    qė s’di pse...

    i pėrcjellim ende gjeometrikisht ...

    u shpėrndamė krejt harrueshėm,

    grive tė betonit

    nė ngutje vogėlsirash tejzėnė

    sofistikisht...


    Ngjyra gri e shpėrnguljes.
    Gria e rrugėtimit tė poetes sė bashku me poezinė e saj, me tė cilėn sapo kemi nisur udhėn tonė.

    Qemė ne qė injoruam baltėn

    nė shtegtim tė vetėgjetjes

    qė s’di pse...

    kaq shumė akcent i dhamė

    e rėndėsi,

    nė emėr tė saj justifikojmė vetėhumbjet

    vlerėhumbjet

    mikhumbjet,

    djehumbjet

    nė emėr tė saj

    u shpėrngulėm nė gri...


    Ngjyra juaj shpėrfillėse e betonit, zotėrinj, qė na e kultivuat si kėrpudhat kloneske pas shiut, tė mbira gjithandej, dikur nė forma bunkerėsh, dhe sot, nė qiellgėrvishtėse qė nga bregdeti i Durrėsit, gjer nė Tiranė, ku tė merr malli tė puthėsh njė lule, apo tė pėrqafosh njė degė tė vetmuar pishe.

    E besomėni...

    ka gjasa

    qė kėtyre grive tė betonit

    kurrė kaq e njėzėshme

    s’do kish qenė shpėrngulja,

    sikur tė na binte nė mend edhe njė herė

    qė vetėm nė baltė

    e prej baltės

    lind

    lulja.


    Besoj se pėr ēdo poet, ka njė rrėndėsi maksimale pesha e vetdijes nė raport me krijimin, jo vetėm ngushtėsisht kaq. Disa besojnė dhe e vlersojnė gjetjen. Disa nuk e kuptojnė dhe vazhdojnė tė rrugėtojnė nė trajta inerte. Disa e kuptojnė lvizjen inerte dhe pozicionin e fatėzuar nga natyra tė plotfuqishme nė tė cilat janė tė pėrfshirė. Poeti i vėrtet reagonė pa folur.

    Mos fol...

    vazhdo te me pastrosh siē ke bere deri me tash

    nga ndryshku i apatise

    instaluar nga perkujdesjet e respekti

    nga domosdoshmeria,

    nga rrethanat,

    e te tjera kotesira si keto

    vazhdo te me punosh

    sipas projektit tend

    ne nje dimension hyjnor e te ri me ribej

    pastaj,

    po te duash me perplas

    une ta ndjej frymen qe me gozhdon rreth teje

    e ndjej dy hapa para

    e ndjej dy hapa pas...



    Mos fol

    sillu ne orbiten time

    duke tribluar arsyen dhe instiktin

    sygjerimet e pervojes

    e te tjera si keto

    nisu me guxim

    perballome pafytyrshem dhe embelsisht

    pastaj

    po te duash

    kthehu ne pikenisje perseri

    pasi te te kem ndjere diku afer gjirit,

    ndofta dy gisht nen te

    ndofta

    dy gisht permbi...


    Ajo ēka ngelet besoj ka vlerė. Kjo mbetje shtresante nė vetdijen artistike tė krijuesit ėshtė kuptimėsia mbi rolin e vet individit nė raport pėrgjithėsues me botėn qė e rrethon. Pėr Rudinėn kjo ėshtė leva lėvizėse e poezisė sė saj. Nuk ka asgjė tė paqartė. Tabloja ėshtė mėse reale. Nuk ka kėrkime tė pafundme. Ka vetėm kėrkesė optimale nė rrjedhėn pėr tė qenė i thjeshtė. Poeti q i pėrket njė fryme tė re reagonė pa dėgjuar.

    Shumė herė

    nuk ua vumė veshin,

    iu kthyem krahėt

    e heshtėm...

    se pėrdorėt

    formėn mė tė vėshtirė

    pėr t’na spjeguar

    atė,

    mė tė thjeshtėn.



    Kur ju dhamė tėrėsisht

    nė mirėbesim

    siē jepet

    vajza e re tek ndjenja,

    pritėm prej jush tė na i hapnit sytė,

    por... na futėt

    nė terre tė reja.



    Nė njė gėrshet pikėpyetjesh na lidhėt

    e stinėt

    na i mbėrthyet tek vjeshta,

    se vazhdoni tė pėrdorni

    mėnyrėn mė tė vėshtirė,

    pėr t’na i kryer...

    ... gjėrat e thjeshta.


    Tė jesh i pėrsosur thjeshtėsisht sipas mėnyrės tėnde ėshtė poezi mė vete. Tė jesh i pėrsour qė tė kuptosh pozicionin tėnd nė univers ėshtė si tė rendisėsh njė poezi tė mirė pėrkrah poezish tė tjerave akoma edhe mė tė mira . Njė gravitet ekzistencial poetik i mrekullueshėm, shprehur me vetdije dhe vetbesim, PO-etikisht, si rrallėkund.

    E zhduk

    ēdo shenjė tė zakontė graviteti

    kjo kėmbėngulje e ėmbėl e pranisė tėnde

    e mbi rutinėn prej ozoni te asaj qė jam

    pezull mė ngre

    mbi pėrsetė e pafund ku ēapitem

    pezull mė ngre

    mbi friken sugjestive te stines qė na lė

    mbi lirite e teperta

    te pavena mire ne pune

    pezull mė ngre....

    ē’mrekulli kjo humbje e peshės

    prej te ciles

    rregullisht e perceptoj lunatizmin tim

    qė me veēoi

    e objekt kureshtjeje mė bėri

    pėr tė palehtėt

    qė mijėra herė

    fytyrės ma pėrplasėn

    rėndėsinė e tė qenit me “peshė”,

    e tė qenit mbi tokė

    e tė qenit mbi kėmbė

    e tė qenit

    domosdoshmėrisht

    e rėndė.


    Nuk ėshtė "rėndėsia e tė qenit me peshė" ajo qė "domosdoshmėrisht duhet t'i japė me patjetėr" (o rashė, o vdiqa!) peshėn Artit(poetik).
    Kjo ndodh vetėm nė politikė ku pėrherė jemi tė detyruar tė dėgjojmė se filan politikan, deputet, ministėr, apo opozitar, "ėshtė me peshė", "me kėmbė nė tokė", madje le tė kujtojmė zhargonin "i ka bolet e mėdhaja" (!)... Pėr kėtė nuk jemi tė sigurt. Dhe as qė na intereson.
    Jemi tė sigurt veē pėr faktin interesant se nė Poetikėn(artistike) as psherėtimat orgazmike tė pubertetit vjershėtor (gjallojnė aty tė rinj tė plakur, sikurse pleq infantilė), nuk janė ato qė e tėrheqin lexuesin e vėmendėshėm.
    Gjetja e thjeshtė e pozicionit dhe raportit me tė, ėshtė ajo ēka e bėnė poezinė tė bukur. Tė bukur sepse fjala e poetit qė e shkroi ėshtė thjeshtėsisht e bukurshkruar. Dhe kjo firane fjalė, ėshtė ajo qė mbetet. Jo egocentrika e shpirtit "poetuc" pėr pak lavdi tė ngutshme provizore (tė stilit "o rashė o vdiqa"). Krejt nė tė kundėrt poezia e mėposhtėme dėshmon njė aktualitet mbarartistik :

    U linda nė hije, u rrita nė hije,

    larg nga dritat e prozhektorėt. Mė thanė:

    “S’ke intuitė pėr tė marrė timonin

    ama, paske shpatulla pėr tė shtyrė

    motorėt.”

    Mė thanė tė kyē gojėn e tė jem e duruar,

    se mbetet shpesh pa gjė ai qė lyp shumė,

    e... teksa bindem, larg meje fiksohen

    prozhektorėt, larg njerėzve si unė.


    Fjala e pastėr larg bujės prozhektoriste. Ndjesi e kulluar e tė qenit i vetėm mes tė gjithėve. Ai karakter i dlirė artistik, qė karakterizon edhe "njerėzit e tjerė si poetja nėn hije" qė "shtyjnė edhe ata motorėt" , e bėnė zėrin e Rudinės solidar me tė gjithė ata shpirtra qė mbėrijnė tek vetvetja, nė fund tė skutės mė tė errėt tė vetvetes. Shpirtra qė lindin nga balta gjer nė vetflijim hyjnor. Por ama , pa as mė tė voglin ekzaltim...

    Kam fytyrėn e vėllezėrve tė mi

    qė janė si lumenjtė pa shtrat,

    qė kanė ekuilibėr tėrmetesh nėn hap.

    Dhe kam nė majė tė gjuhės njė pyetje naive

    huazuar nga vėllezėrit e mi,

    pse s’janė tė njėllojta perėndimet

    kur dielli ėshtė po ai?...


    Nė atmosferėn e pėrgjithshme ndodh pikėrisht kėshtu. Sė paku me poezinė. Sė paku paku me poezinė shqipe tė ditėve tona. Sė paku paku paku me dyndjen e botimeve tė librave poetik tė pa precedentė qė vazhdojnė tė infektojnė tregun shqiptar. Sė paku qė shumė pak, kanė influencuar nė ngritjen e ndjeshmėrisė morale tė krijuesve, kryesisht, pėr tė porsaardhurit e talentuar.
    Na janė terrur sytė o njerėz duke lexuar : "tė desha dhe s'mė deshe" , "t'u pėrkula dhe s'ma ngjeshe" , "pse ike kur t'u luta, o ma fut, o ta futa", etj. Duke tjerrur dhe shitur pėrsėri egoizėm tė pafund, gjoja pėr poezi. Dhe thonė se atmosfera letrare ėshtė e akullt. Tė grin acarri! Mandej, ndiejnė tė ftohtė pėrgjithėsisht nė shpirt artkrijuesit tanė. Fenomen krejtėsisht i kundėrt me poezinė e Rudina Madanit, e cila jo vetėm qė e njeh veten, pozicionin e saj gravitacional, por di tė ndezė fjalėn e duhur (pėr mė tepėr artistikisht), qė papritur tė ngjall respekt tė pakontestueshėm kur e hap zemrėn e saj dhe nė tė lexojmė :

    Mė dolėn kthetrat

    kur armiqtė mė kthyen shpinėn

    kur lufta u lodh, u bė pa interes,

    tash prej tyre vuajnė njerėzit e mi

    “bjermėni njė gėrshėrė t’i pres”.

    Se unė e di, s’jam pemė e fortė

    e shumta mund tė jem njė frut

    kam lindur pėr tė qenė kafshata juaj,

    kam lindur e butė.


    Ky ėshtė frut poetik i fshehur nėn dėborė. Qė njė ditė shumė tė afėrt do ta lėngėzoj gojėn e stinėve mė tė mira, kam besim. Ushqyes dhe i shėndetshėm estetikisht dhe moralisht, pėr kohėra krizash. Shpresdhėnės, si zjarri qė shohim pėr sė largu, dhe nėn imagjinatėn e tė qendruarit pranė, na bėnė t'i mbijetojmė acarrit.

    FLURANS ILIA
    lundertar pa atdhe

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Tirone plako...
    Postime
    56

    Qysh kur nuk dihej sa ishte metafora

    Qysh kur nuk dihej sa ishte metafora

    Bie sqotė. Njė shidėborė i/e papritur veshtullore qė tė jep idenė e gabuar se sezonet ndryshojnė tranvestialisht. Duke qėnė besueshmėrisht drejt e nė rrugėn tėnde natyrore, tė duhet tė mbėshtillesh fort pas palltos tėnde tė vjetėr tė dėshirės qė e mbart pėr shumė kohė dystuar me trupin. Pas asaj qė racionalistėt e konsiderojnė tė vjetėruar e tė dalė jashtė mode. E vetmja gjė qė tė ka ngelur nga udhėtimet e tua. Nga largėsitė. Malli. Brengat. Brenda sė cilave si prushi mban tė ruajtura mirė ndjenjat e tua mė tė brishta . E vetmja gjė qė ruan tė ndezur me fanatizėm qė prej shumė kohėsh ėshtė dhimbja qė djeg. E vetmja pikė qė nuk ta transformon shpirtin pėrposht flotiljeve gri.

    Mė ndodh
    Qė duke zbritur ngadalė
    nga njė kullė prej ku shihen
    Drita qė japin shpirt
    Qirinj qė dridhen nėn frymė tė ndezura
    Gurė tė mėdhenj tė latuar zemėrimesh tė lashta
    Mėrzish moderne
    ....dhe duke zbritur akoma mė shumė
    Tė gjitha kthehen nė rėrė trishtimi
    Anės brigjeve tė shpirtrave bohemė.
    ... ... ...
    Ngrihem e trembur pėrgjumėsh
    Pėr fatin e peshkut nė parajsėn e qelqtė...
    ... ... ...

    Pėr dashurinė e tė gjitha mėngjeseve tė shkelura
    Me peshėn e kėpucėve tė shpirtit
    Pėr hidhėrimin e tė gjitha muzgjeve tė zhgėnjyer
    Pėr ē’ka pritėn prej diejve tė lodhur
    Po e kthej dhe kėtė gotė qelqi tė kaltėr
    Ku notojnė e s’plaken peshqit e shpresės sime...

    Gjithshka pėrngjan e mbarsur me poetikė brenda tė tilla dimensioneve shpirtėrore. Madje nuk do tė nguroja aspak ta cilėsoja qė nė fillim tė kėtij shkrimi mbėshtjelljen e natyrės poetike tė Majlinda Bashllarit si njėrėn nga mė tė mirat ndėr simotrat e veta, tė shkruar nga dora, mendja dhe shpirti i njė femre, qė vazhdoj tė lexoj kėto dy-tre vitet e fundit. Sepse ka njė marveshje tė heshtur nė poetikėn e Bashllarit. Trungu ku shpėrvilen degėt, gjethet, frutat e vargjeve, ėshtė trupi i femrės iluminuar nga feminizmi nėn filozofinė ku luftohet ende pėr liri shpirtėrore.



    Pėr gocėn qė lahet nė det lakuriq

    goca rrėshqet nė ujin e ngrohtė, tė gjelber si vaj
    ulliri...pėrtej bregut divjaka digjet
    luspa insektesh e peshqish kėrcasin nė ajrin e nxehtė
    ...dhe goca hyn thellė e mė thellė... zbėrthen rripat
    pas qafės dhe shpinės, rripat e hollė tė mbathjeve...lėngu i trashė, i kripur
    i fėrkohet kofshėve, buzėve tė fryra tė seksit ,
    gjoksit tė vogėl. Mbėshtjell krejt kurmin e njomė,
    me pėshpėrima mirėseardhjeje...
    .. sheh rreth e qark me droje, por njerėzit
    kanė mbetur larg, shullehen nė rėrėn e imėt duke u shqetėsuar
    pėr artritet e vjetra, kolorin e barkut dhe shpinės...ndėrsa ajo si e ēliruar
    nga tė gjitha peshat, derdhet e tėra nė njė pėrqafim lektisės
    me detin... kjo duhet tė jetė orgazma, thotė pas pak,
    e habitur sesi njerėzit nganjėherė
    e ndėrlikojnė mė shumė se ē'duhet jetėn. Goca bėn pirueta dhe qesh,
    ujėrat i sillen rreth kurmit si
    krahėt e djalit qė i iku...
    piruetė..piruetė...piruetė....krahėt lidhen e zgjidhen,
    symbyllur ajo puthet me rrezen e pasdites,
    ėshtė lėng e tėra - pjeshkė e pjekur kopshti...
    ėshtė dritė e tėra - frymė lirie...lakuriq kėrcen e zhytet
    nėn valė, si femėr delfini, goca....shtrėngon fort
    me njė dorė kostumin e banjės... rripat e hollė
    ku pas pak shpirt do japė liria...

    Femra pakti mė jetgjatė me pėrjetėsinė. Simboli i tokės, pjellorisė dhe vazhdimsisė jetėsore. Kur lexon poezi tė tilla nga ēdo lloj kėndvėshtrimi, apo derdhje trishtimi nė dukje sipėrfaqsore, natyra totalisht humane e njė mėnyre tė shprehuri tė tillė ka karakter pohues, dhe mohimi ėshtė vetėm njė hallkė paraprake pėr tė kapėrcyer nė shtresa/nėnshtresime mė tė kualifikuara tė qėnies/ekzistencės sė saj komplekse nėn kėtė diell. Aq e fortė ėshtė kjo sa kur lexon poezinė e Majlindės tė duket sikur brenda njė strofe tė vetme ke kaluar kapituj tė tėrė nga romanet e brezit tė humbur dhe je ende sė bashku me Jack Kerouac On the Road. Nė qendėr tė zgjimit tė vetdijes. Nė zemėr tė udhėtimit shpirtėror. Mbi rotat e pėrvojės ku fillon vet poezia.

    Pikellimi tallet me lotėt
    Njemijė fjalė tė kalbura
    Bėhen mullar rreth heshtjes
    Ēark i shkrehur-zemra
    Pėrpėlitet si kafshėz e vrarė
    Njė zjarr i vjetėr vjeshte

    Dhe s’kuptoj si mund tė fshihesh nėn diell
    Ti, mister i pėrqeshur vdekjeje...

    Kjo pėrbėn njė pikė tė mbrujtur dominuese e cila kėrkon mė tepėr angazhim nė lexim por qė tek e fundit tė shpie drejt njė pakti pa kompromis (sikurse ndodh me poetėt e beat gjeneratės) tė cilin poetja jo vetėm qė e ruan me fanatizėm por e pėrdor madje si promovues ideor tė filozofisė dhe kulturės sė saj letrare qė ka pėrthithur. Ja njė perlė letrare sipas opinionit tim brenda sė njėjtės rymė lėvizėse.



    Jemi humbės, kiddo …


    Jemi humbės, kiddo …
    kur ėshtė ora 11 e jetės
    dhe ti s’ke larė ende nga shputat baltėn e naivitetit…
    Jemi humbės, kiddo,
    si shtatore tė groposura nėn gėrmadha,
    mbi tė cilat janė ngritur kulla prej betoni e hekuri…
    Jemi humbės, kiddo…
    qė nga momenti kur i pamė njerėzit
    tė shterueshėm e tragjikisht qesharakė…
    Jemi humbės, kiddo….
    Dhe s’ka Noe tė shpetojė farėn tonė…

    Verė e kuqe derdhur mbi zhgėnjime tė verdha
    Rosa tė egra qė u klithin gjarpėrinjve tė plakur
    Gurė, ferra, tradhėti te ndryshkura
    Myshqe dashurish tė kalbura
    …I sheh si kėndojne kėngėn e humbėsit?
    Me gjuhė tė trashur?

    ..kurse ti vazhdon tė kėrkosh nje bicikletė fluturuese…
    Qė tė jetė e bardhė…sa mė e bardhė…
    tė zbresėsh dhe ngjitesh lehtėsisht
    nė humnerat dhe qiejt e zinj tė mėrzisė…

    Pėr tė fituar nė njė garė tė madhe humbėsish ….

    Njė tjetėr faktor pėrpos ndjeshmėris ideore ėshtė gjuha. Faktor ky real ku aktualisht frymon shpirti sureal i trazuar i emigrantit tė lidhur shumė fort me vendin e origjinės "sė largme". Pėr mė tepėr me gjuhėn. Sjellė nėn tendencėn e individit tė lirė nėn prangat e padukshme tė dyzimit gjuhėsor. Duhet theksuar se nė shembullin e poetit kemi tė bėjmė me njė vėshtirėsi qė pėr arte tė tjera konsiderohet lehtėsisht e kapėrcyeshme. Gjuha, ky fėmijė problematik i adaptueshėm vėshtirėsisht.

    Do tė derdhesh si reja...pėr tė shuar
    Babėzinė e kushedi kujt
    I zhgėnjyer do shohėsh sesi bari bulon
    rrafsh me pėllėmbėn time
    Do tė numėrosh trungjet e prerė,
    duajt e mėrzisė nė arėn e trishtimit
    Dhe do ngresh dordolecė fjalėsh pėr tė trembur
    Korbat e frikės…

    Ashtu sikurse ndodh edhe me verėrat e mira, mė ndodh rallė e pėr mall qė tė vihem pėrball njė poezie tė mirė nė morinė e "fabrikimeve" tė shumta poetike si ato shqiplėvronjėse ku pėrafėrsisht nė kėtė moment mbi tetėmbėdhjetmijė tė rinj lėvrojnė poezinė. Me tė drejtė do tė thoni se ēlidhje kanė tė gjitha kėto me poeten? Po e kanė njė lidhje. Shumė tė fortė madje, nėpėrmjet sė cilės do dalim nė njė konkluzion mė gjithpėrfshirės. Aktualisht janė tė shumtė artkrijuesit shqiptar qė jetojnė dhe krijojnė jashtė vendit. Hapsirė gjeografike-shpirtėrore kjo e lėnė nė Underground dhe e shpėrfillur nga Tirana zyrtare. A thua se poezi shkruhet vetėm nė Tiranė?! Njė pakicė e vogėl e trajtojn muzėn sipas klimatit ku jeton sepse shpesh subjektet e trajtuara kanė lidhje me tė shkuarėn shqiptare dhe jo me pėrvojėn e drejtpėrdrejtė nė emigracion. Mė e fuqishja poezi e kėsaj kategorie (e cila meriton pak mė tepėr kohė dhe diskutim) padyshim qė ėshtė Ryerson University Theatre.



    Ryerson University Theatre
    (Lidės-alteregos sime)

    Fillon tė bjerė dėborė dhe fjalėt qė thua, mė vijnė si nga korsia e njė jete
    tjetėr…tė jap njė buzėqeshje, pa pasur mendjen tek ti, qė sidoqoftė mbetesh
    mė i vėrteti alterego...tė paktėn ti s’e fsheh idiotizmin
    tėnd, qė mė argėton ēdo ditė e mė pak e mė pak mė mėrzit se tė gjitha librat
    lexuar kohėt e fundit…harta qė ndjekim ngatėrrohet nėpėr vija e qoshe,
    na ēon drejt teatrit, ku veshur me rroba firmato sonte
    shqiptarėt presin tė hyjnė nė koncert, kanė ca shprehje tė ngrira nė fytyrė
    dhe tė sforcuar shpalosin sukseset qė kanė arritur, ne kilet e tepėrta kanė ndryreė
    kufomat e legjendave, shembėllimet e sė shkuarės, shohin me cep tė syrit
    fytyrat e reja qė shfaqen nė portėn e madhe, ėshtė prej dhjetorit kjo ngricė
    nė pėrshėndetje, ky dimėr plot rrudha, tė them ty nė vesh pastaj, por je ti tani
    qė s’mė dėgjon, nė skenė hyn artisti, derdh puthje nė sallė, mundohet tė ngrohė
    muret, karriket, moketin me tinguj xhixhileje e havaleje, dhe ti prapė s’e ke mendjen
    se brezi i zi me xixa nė belin e valltares pėrdridhet si gjarpėr, askush nuk frikohet nga helmi
    dhe ngrihen nė njė valle tė madhe, mė nė fund janė tė lumtur shqiptarėt e mi, duket ashiqare
    se tė gjitha femrat e duan kėngėtarin, qė nuk harron tė na kujtojė
    se vendi ynė ėshtė atje, dhe gabimisht shėnon me gisht West-in,
    shqipet mbajnė frymėn njė ēast, por vrikthi e flakin mendimin se do treten kėtu, janė prapė
    nė vallen e madhe dhe nė heshtje besojnė se e kanė vrarė atė mit prej kohėsh,
    se kthimi akoma edhe mė i keq dhe mė poshtėrues se ikja ėshtė …por shtėpia,
    shtėpia nuk i mbyll sytė atje… nuk flenė shtėpitė, skifteret e mallit
    qė na shqyejnė pėrditė shpretkėn e nxirė.

    Gati njė vit mė parė i kam pas shkruar Majlindės ...poezia pėr mua ka vlera universale shpirtėrore dhe ėshtė ndjenjė nė radhė tė parė. Pėrsa i pėrket anės teknike unė do thosha se kjo ėshtė diēka krejt personale sepse edhe vet poezia ėshtė njė fenomen krejt personal. Nė jugperėndim tė Francės nė qytezėn Carcassonne qė rreth vitit 1400 familja Talieu zotėron njė kėshtjellė produkti verė tė kuqe tavoline qė nuk ėshtė ndonjė verė famoze apo e shtrenjtė, por qė shijen e ka shumė tė dashur dhe krijon njė ambjent tė ngrohtė njerzor rreth tryezės. E veēanta qėndron nė faktin se atje ku nxiret dhe prodhohet nuk janė mė tepėr se 10 hektarė rush Merlot por qė nė ēdo shishe qė vjen prej andej verieteti ėshtė 100% origjinal. Me pak fjalė, shija e poezisė tėnde pėrngjan me verėn, ngjyrėn, shijen, njerzoren, tryezėn, shpirtin, origjinalitetin, e tė gjitha kėtyre virtyteve pėr tė cilat fola mė sipėr, dhe tė cilat njėfarsoj janė reflektim i drejtpėrdrejtė i poezisė tėnde... Poezia e mėsipėrme dėshmon rezistencė formimi tė karakterit letrar.
    Ndėrsa dy shembujt e poezive tė mėposhtėme janė njė pėrpjekje pėr tė parė pas rrugėn e pėrshkuar. Nga vendi i origjinės drejt tokės sė premtuar. Nga toka e premtuar drejt qiellit (ndoshta) tė refuzuar. Anasjelltas. Pambarimisht.



    Si u bėmė kėshtu, Esmeralda

    Si u bėmė kėshtu, Esmeralda
    Dikur ndjenim yjet qė digjeshin
    nė njė ekstazė mentale tė lumtur

    Tė mbėshtjella nga pluhuri i tyre
    Pėrqeshnim pluhurin e rrugėve
    sterkalat e baltės pas rrobave
    thashethemet konfuze tė miqve...
    Me dy gota ponē portokalli
    Cigare elegante ndėr gishta
    i mbysnim duke qeshur
    dhe -"Goodnight Moon" pėr ty, e dashur
    (pėr mua qė po nisesha pėrtej Hėnės)

    Si njė kafe qė s'mund ta pi nė kėmbė
    Si nje fetus qė s'lindet qė nė ngjizje
    Kėshtu ėshtė malli im pėr ty, e dashur
    I tillė qė s'mund tė shuhet fjalėsh elektronike

    Janė trashur mjegullat pėrreth nesh
    horizontet vriten pėrditė-
    kuaj tė eger, tė pazbutur...
    Si u bemė kėshtu, si u bėmė
    si tė rėna nė humnera
    drejt yjeve sytė i mbajmė
    por sa i largėt,
    sa i paarritshėm pluhuri i tyre
    sa e egėr,
    sa e huaj hungėrima e Hėnės
    qė nuk perėndon mė prej kohėsh...





    ...si i bėhet te ftohtit, Emanuele?

    Dje shkoja Sherwoodit dhe pranė kėmbės
    pashė tė ēelur ca lule mavi
    vjollca a ndoshta diēka e pėrafėrt
    Domosdo qė i vėshtrova pa ndaluar
    Lart, mbi njė dege bredhi, njė ketėr i zi
    Shkundte dėborė tė vjetėr

    A thua e bukura sa mė lart tė ngjitesh
    Shėmtohet?
    Po pse atėherė sytė i mbajmė nga qielli
    Prej andej presim shirat, lejlekėt, diellin...meqė jemi kėtu
    Mbylli perdet, ka shumė dritė...dhe kur ajo pėrzihet
    me vetminė
    sėmundje e verdhė mė shpifet
    si vreri, Emanuele, si vreri.

    ...si i bėhet qė shpirtrat fshihen prej meje,
    pasi mė vjedhin arin e fjalėve
    dhe mė lėnė tė zhytur nė llumin e ankesave..dhe gjepurave si kėto
    mos tymos kaq fort, ...jo kaq thellė
    Tė tė vijė keq pėr qiellin qė mban brenda
    dhe yjet qė irrnos me nikotinė
    ndonėse nė fund tė zemrės
    gėzhojat e tyre djegin
    si prushi , Emanuele, si prushi...

    Anasjelltas. Pambarimisht. Anasjelltas. Pambarimisht. Kryesisht pambarimisht pėrball njė krijimi letrar tė arritur (nė rastin tonė poezia e Majlinda Bashllarit) ēdonjėri thotė diēka tjetėr dhe asnjėri nuk thotė atė qė admiruesi i thjeshtė pret nė portat e metaforės. Kjo ndodh pėr dy arsye. E para ka shumė gjasa qė autori i kėtij shkrimi tė jetė si njė cop "djath i mykur" nga intelektualizma. Dhe sė dyti e gjithė domethėnia konsiston nė njė shkrim nga A.Kyēyku ku thuhet: "Mė thuaj sa ėshtė ora? Jo, mė thuaj sa ėshtė metafora!" S'para dinte njeri sa ishte metafora. As ora. Dihej vetėm se as marrokėt nuk kishin mė kaherė magjinė e dikurshme, se ngjyra e hirtė t'i gėrryente rropullitė me njė mall tė ēuditshėm, drithėrues, si puthje e parė, dhe se, sė shpejti, me egėrsinė e mbytur tė njė qeni tė tredhur a tė patredhur, ca nga bijtė e birrės do t'i hidheshin njėri-tjetrit nė grykė. Pėr njė llaf goje, pėr njė vėshtrim tė papėrkthyer mirė, pėr hiēmosgjė. Si zakonisht. Do tė dėgjohej pastaj krokama e ndonjė shpulle a e ndonjė grushti, dhe ai qė do tė shante i fundit nga nėna, ose qė do tė thėrriste thjesht: "O nėnėė!" do tė dukej sikur s'kish emėr e mbiemėr qysh kur nuk dihej sa ishte metafora.


    FLURANS ILIA
    lundertar pa atdhe

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Tirone plako...
    Postime
    56

    Pergamen Virtuale

    Intelektuali

    Ka plotė njė jetė qė fryn njė erė e marė. Njė jetė tė plotė qė ky pėshtjellim ka asfiksuar gjithēka. Nė rrugė sheh njerės me sy tė skuqur. Veshė tė mbushur me pluhur.
    Ju me tė drejtė do tė pyesni, si ndodh kjo? Parafytyro tė jesh nė qendėr tė lėvizjes sė ajrit, i mbėshtjellė me njė duhmė pluhuri tė pėrjetshėm mjergullor. Tė pėrplaset nė fytyrė njė copė gazetė, qė e ka marrė era, dhe papritur e sheh veten tė pėrqafuar me portretin e ndonjėrit prej udhėheqėsve politikė. Ndodh pikėrisht ajo qė nuk ke dashur gjithė jetėn tėnde. Por nuk ke shumė kohė tė puthėsh buzėqeshjen e tij babaxhane, sepse papritur njė kokrrizė fare e padukshme rėre tė ėshtė futur nė sy. Ti fėrkon syrin e majtė, ndėrkohė qė i djathti tė ėshtė skuqur nga njė kokrrizė e dytė. E ndėrkohė qė sytė i fėrkon me tė dyja duart, dhe pallton ta shkul prej trupit forca dhunuese e erės, veshėt, ah, veshėt!, si diēka tejet delikate, tė janė vulosur plot-e-pėr-plotė me pluhur.
    "Hej dreq-o-punė!" mėrmėrit, sapo kapėrcen pragun e shtėpisė, dhe zhurmat ke lėnė pas dere.
    Fillon tė zhvishesh nė korridor, si tė jesh pėrball hyrjes, nė njė koncert sinfonik.
    Muzika fillon me zhveshjen e rrobave qė pėrton t'i shkundėsh nga pluhuri. Sepse kjo ėshtė krejt e parėndėsishme.
    Pastron sa tė mundėsh veshėt. E kryen kėtė punė qė nė fillim , sepse tė duket ky, veprimi i parė mė i domosdoshėm.
    Mė tej, zgjidh lidhėzat e kėpucėve duke i zbathur kėmbėt e mykėzuara qė erėmojnė aromė urbane nga labirintet e pafundme.
    Si njė kėrmill i heshtur jargavitesh drejt dhomės tėnde.
    Nė dhomė, ka njė dritare tė hershme atavike tė cilėn pėrgjatė ditėve tė balsamizuara tė asaj qė e emėrton koha ime, e mban mbyllur hermetikisht, me perde tė trasha, nė errėsirė. Zakon ky, qė e konsideron shumė tė rrėndėsishėm, nė stazhionimin e pavarėsisė tėnde shpirtėrore, ndėrkohė qė llaftaria e atmosferės kafshon muret e shtėpisė. Shtėpiza jote e qendėrzuar nė gojė tė lagjies ku banon. Mėhalla jote e varfėr, gojėhapur, e rrethuar me apartamente tullash tė krimbura kuqėlore, ēgėlqerizon dhėmballėt e mitit tė qytetit qė ē'mitizon shtetin. Shteti yt i vogėl, njė mit edhe mė i vogėl, nė arterie tė kontinentit akoma edhe mė tė vogėl, tė njė planeti jete tė sendėrtuara ēuditėrisht, sa njė grimcėz e vetme pluhuri kozmik.
    Duhmėzim duhmash pluhuri vazhdojnė tė spėrdridhen duke mbėrritur gjer nė katin e sipėrm tė apartamentit ku banon. Por, tashmė pėrtej dritares, ato pėrngjajnė me formacione totalisht artificiale, sepse, ti i vėshtron nga brenda dhomės, dhe me 'to tė ndan diēka tejet thelbėsore. Vet' fakti, qė pėrpara se tė shohėsh pluhurin e ngritur nė qiell, ose qiellin e shndėruar nė pluhur, mė parė ti sheh vet' xhamin e dritares tėnde.
    "Era ėshtė njė faktor parėsor" i thua vetes, "Ndėrsa xhami, megjithėse hyn i pari nė vėshtrim dhe prej tij shohim erėn, njė faktor dytėsor".
    "Era ėshtė subjekti" tė pėrgjigjet vetvetja, "Kurse xhami i fatėzuar ngelet njė objekt i rėndomtė, megjithėse pa transparencėn e tij nuk mundet tė shohim erėn".
    "Pra kush ėshtė mė i rrėndėsishėm, era apo xhami, subjekti apo objekti?" pyet vetja.
    "Po ti, drejt kujt labirinti urban shtegėton duke u jargavitur si njė kėrmill, o njeri i mirė?" pyet-e-pėrgjigjet vetvetja.
    Ndėrsa grindesh dhe hamendėson, pėrtej xhamit, nė mezin e kasabasė sė zhvirgjėruar, diēka interesante ndodh nė ēast.
    Vėren se dy mace janė vendosur poshtė njė bredhi, qė gjithmonė tė ka pėlqyer ta thėrrasėsh, nuk e di pėrse, Napoeleon! Poshtė spaletave tė gjelbėrta tė strategut tė madh, qendrojnė dy kafshė tė zbutura, nėn erė, qė nga veprimet e tyre kuptohet lehtė se bėjnė egėr dashuri. Macka femėr qimebardhė lėkundėshėm pėrdredh bishtin e vetkėnaqur nga veprimi i partnerit tė saj mashkull, njė maēok pis-i-zi, me sy ekspresiv si tė Otellos, qė i lėpin kurrizin duke lėshuar hungėrima tė njohura epshore. Era vazhdon, duke marrė me vete rėnkimet, duke i ngjitur lartė, drejt-e-pėrballė fytyrės tėnde tė lodhur nga hamendėsimi, ti sheh duhma pluhuri, krahė tė kėputur bredhash qė pėrngjajnė si Napoeleonė, copa gazetash, letra tė panevojshme, fjalė, tinguj, muzikė, qė vallėzojnė nė kėtė pėshtjellim pėrjetėsor marramendės, ndėrsa qendron pas xhamit tė cilin fanatikisht e pastronė ēdo mėngjes, pėrpara se tė pish kafenė e kohės ku jeton. Kėnaqesh pa masė kur shikon dy mace nėn erė qė bėjnė dashuri. Instikti ėshtė pjesė e pandarė e kėsaj bote, sado i vogėl tė jetė kėndi yt i vėshtrimit. Sado e mbyllur tė jetė dhoma jote. Ndaj edhe thėrret plot harre:
    "Po... gjeniale! Kjo po, ėshtė njė dėshmi e besueshme, diēka vėrtet e besueshme, dy mace, nėn erėn e marrė, qė bėjnė dashuri!"
    Aty ku shfaqet e hapėt egoja jote, je mė i sinqertė. Dhe sinqeriteti tė zbavit, sepse tė shpalos atė ēka mbi supe mbart plot njė jetė si tė pėrjetshme: natyrėn tėnde, instiktin, ashtu si ėshtė, krejt lakuriq.
    I trishtė largohesh nga dritarja atavike e materjes, si e vetmja pjesė qė e bėnė fatkeqe dhe njėherėsh tė lumtur dhomėn tėnde. Nė thembėr tė kėmbės, prek me gishta gjendrėn e memorjes qė tė ka dalė si produkt i endjeve tė pafundme nėpėr labirint. Labirint i koklavitur, qė pėrfundon nė njė banjė tė shtruar me pllaka majolike, ku njė rubinet inoks i paoksidueshėm fillon tė lėshojė nė orare tė kufizuara tė ditės, ujin e ngrohtė qė rrjedh, poshtė tė cilit krejt i zhveshur fillon tė lahesh. Tė pastrohesh gjithė qejf.
    lundertar pa atdhe

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Tirone plako...
    Postime
    56
    Njė vajzė nė bregdet

    Deti i turbullt shtatoras dhe plazhi i braktisur janė tė bukur jashtė sezoni kur ajri i zhveshur nga kėmisha e thirrjeve njerėzore ėshtė i tendosur mbi tehun e njė brisku vetmie.
    I vetėm vėshtroj kotėsinė e rėrės.
    Kur shkruajmė emrin tonė mbi 'tė, ai humb mbi pafundėsinė e milionave grimcave tė saj.
    Ne mė kotė si tė verbėr nė kėrkim tė dritės mundohemi t'a gjejmė.
    Shpirti im pilot thjesht ka zbritur nė tė gjithė pėrmasėn e pejsazhit.
    Eci.
    Nuk kam asnjė pikmbėrritje. Asnjėherė s'kam pasur njė destinacion. Eci me ritmikėn e valėve tė detit. Me rrahjen gjithmonė shpresėdhėnėse tė krahėve tė zogjve shtegėtar.
    E ndiej veten totalisht brenda pamjes. Aty ku fillon pamja. Aty ku njeriu ka nevoj pėr mė tej. Pėr mė tepėr. Sepse ėshtė nga natyra e tij i pangopshėm.
    Nevoja e pashmangshme, e menjėhershme, tė flas me dikė, shndėrohet nė mollė tė pjekur nė pemė, qė pret dorėn e kopshtarit ta shkėpusė nga fati i pėrbashkėt i degėve.
    Eci.
    Njė siluetė e bėrė njėsh me pejsazhin mė hyn si halė peshku ndėnė sy.
    Njė plakė e veshur me tė zeza (si tė gjitha mesdhetaret) thėrriste drejt njė siluete tė dytė njėsuar me pamjen pėrrreth, drejt njė vajze tė larguar pėrgjatė vijės bregdetare.
    "Ana, Ana..." thėrriste plaka "Anaaa..."
    Zėri i saj mbytej nga zhurma e detit.
    Vajza nuk dėgjonte aq larg sa kishte shkuar.
    Pavetdije u vura nė ndjekje tė hapave tė saj qė deti m'i fshinte me valėt e tij, njėsoj si emrin tim mbi rėrė pak mė parė.
    Tashmė edhe unė e kisha lėnė plakėn shumė pas. Ndodhesha disa hapa larg kurrizit tė luspėt shpinore tė qėnies sė cilės doja t'i dėgjoja zėrin.
    I thirra. Asnjė pėrgjigje. I detyruar atėherė i dola nė krah.
    Vėshtroja profilin e saj. Tipare tė ē'rregullta. Sy tė shpėrqendruar. Gojė, si grykė shisheje e lėshuar nė detin e pakufij, nė tė cilėn ėshtė mbyllur mesazhi qė kurrė se lexuam.
    Vajza kėndonte njė kėngė qė me vėshtirėsi e shqiste nga buzėt e plasaritura si toka nė pritje tė shiut.
    Ndodhesha midis saj dhe kėngės. I padukshėm. Ajo magjishėm injoronte gjithēka nga prania ime. Pikėrisht tash qė me tė vėrtetė doja tė flisja me tė. Sot vazhdoj tė eci. Dikush qė dėshiroja t'i flisja mė qėlloi i pa gojė. Kushedi se me ē'mėnyrė udhėtonte nė atė trurin e vet lundėrtar? Nė tjetėr det. Nė tjetėr plazh. Jo si ky i sotmi kėtu, vjeshtor dhe i turbullt.
    "Ana, Ana..." i fola edhe njėherė tjetėr me intonacione mė tė ėmbla "Anaaa..."
    Por zėrin tim zhurma e detit e mbyti. Ndėrsa ajo vazhdonte e pafajshme kėngėn e saj nė udhėtim.
    Ishte njė kėngė pėr detin, diellin, si dhe rėrėn qė thėrrmohej poshtė kėmbėve tė saj...
    lundertar pa atdhe

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •