Chelsea Hotel ose diku nė periferi tė Manhattan
( Historia e Hotelit Legjendar nė New York City )


Pėr disa, ėshtė vend i papėrshtatshėm dhe i mėrzitshėm, pėr tė tjerė parajsa e shplodhjes. Pėr disa dhomat e kėij hoteli simbolizojnė djallin, tė tjerė i kanė pėrdorur ato si shplodhje buzė rrugės sė tyre, pas njė dite tė gjatė. E pėrsėri, ka disa tė tjerė qė i pėrdorin hotelet si qėndra banimi.
Chelsea Hotel ka pas qenė oazi i brendėshėm ku ėshtė gatuar krejt platforma nyjorkiane e Beat Generation. New York City ėshtė arena mė e madhe e koncerteve, festivaleve tė hapura mė tė mėdhaja nė botė, ambjenti i rock dhe rap star-ėve qė janė tė njėjtėt aktorė tė dyluftimit pėr tė mbizotruar qytetin, gradiaēelave dhe copave arkitektonike tė shqetėsuara tė shoqerisė moderne qė janė njė model pėr mbar botėn. Kjo ėshtė qendra e universit, prej kėtu fillojnė tė gjitha. Art, kulturė dhe tregėti e lirė. Origjinal rock'n roll.
Kur flasim pėr New York City e kemi fjalėn mė tepėr pėr Manhattan, sepse lagjet e tjera si : Bronx, Brooklyn, Queens, Staten Island, janė tė pėrmendura mė tepėr vetėm pėr hapsirėn dhe popullimin. Manhattan ėshtė si askush dhe askund gjetkė. Askund tjetėr vizitori nuk ėshtė i mbėrthyer nga magjia e popullimit dhe arkitekturės, teknikave dhe arteve, shpejtėsisė dhe ritmit. Ky qytet ėshtė fėmijėria e rock'n roll-it drejt tė gjitha rrugėve nė mėnyrėn e ecjes mbi trotuarin e egėr "Walk On The Wilde Side" qė Lou Reed i ka pas kėnduar. Kjo ėshtė ekuivalenca e vėrtetė e bursės dhe shkėmbyesve tė vlerave, tregėtarėve, vizitorėve po aq sa edhe shkrimtarėve, piktorėve dhe muzikantėve. Njė nga pikat kyēe ėshtė tė gjesh ritmin natyral qė pėr europianėt do tė thotė tė kthesh mbas akrepat e sahatit, gjashtė orė mė mbas ndėrsa mbėrijnė nė Kennedy Airport i cili ėshtė i vendosur 90 minuta larg qendrės...
Ok, le t'ja fillojmė udhtimit tonė atėherė nė Manhattan, qė nė vizionin parėsor tė tė gjithėve tashmė ka ngelur nga skenat e mirėnjohura nė kujtesė, nga krijimet mjeshtėrore tė Woody Allen, prej tė gjitha filmave tė tij, pėrsėri e pėrsėri. Impresioni i dytė qė tė ngelet nė kujtesė ėshtė madhėshtia, madhėsia, shkėlqimi i pėrhershėm i njėtrajtshėm qoftė ditėn apo natėn, aq sa tė gjithė e quajnė New York-un qyteti qė asnjėherė nuk flenė. Pėr tė gjithė ata qė i marin parasysh tė gjitha kėto impresione, qė djersiten nėn ritmin e qytetit, qė luajnė dhe krijojnė rock-un e tyre origjinal, kjo si tė thuash, vizita e parė, asnjėherė nuk ka pėr tė qenė mė vizita e fundit, nė New York.
Ju jeni addicted nga New York City tash e tutje, qė fillon e bėhet mė i bukur kur e lėshon vetveten tė zhytesh nėn rjedhėn natyrale tė tij. Kjo ėshtė e vetmja rrugė tė zbulosh New York-un e vėrtetė larg rrugėtimeve dhe orientimeve spitullaqe turistike qė nė fund tė lėnė njė shije njohje sipėrfaqėsore. Mjafton tė merni Staten Island Ferry ēdo gjysėm ore, pėr tė cilėn nuk paguan asnjė gjė, dhe tė kapėrceni kanalin midis Staten Island dhe Manhattan, ku do tė shihni edhe Statujėn e Lirisė, ku po tė doni mund tė kaloni gjysmėn e ditės brigjeve tė Staten Island apo riktheheni nė xhunglėn urbanistike tė Manhattan-it nėpėrmjet metrove, autobuzave apo taksive tė verdha tė qytetit. Pjesa jugore e Manhattan-it pėrbėhet mė tepėr nga distrikte financiare si bursa Wallstreet dhe World Trade Center dhe mė tutje tek Tribeca (the Triangle Below Canal Street), kemi pėrballė Chinatown , SoHo dhe Litle Italy. Lower East Side, qė pėrfundon drejt veriut. Mbas kėsaj pėrball do tė shfaqet Greenwich Village dhe Chelsea lagjia bohemiane e artistave. Pikėrisht kėtu fillon edhe sistemi rektangular i rrugėve. Kjo platformė ekziston qė prej vitit 1811 dhe shkon lart gjer nė 155-street. E famėshmja, e Pesta Avenue* , mbas Park Avenue, ėshtė ndarėsja midis lindjes dhe perėndimit . Mė tej Central Park fillon nė rrugėn 59.
Nė qoftė se jeni tė interesuar nga ana letrare tė shihni gjurmėt prej ku lindi Beat Generation atėherė me doemos duhet tė vizitoni Greenwich Village dhe Chelsea Hotel. Pėr ata qė janė tė interesuar pėr historikun e muzikės dhe kėrkojnė tė gjejnė shpirtin e Bob Dylan, Janis Joplin, Jim Morrison, Leonard Cohen, Jimi Hendrix, Joni Mitchell, Nico apo Patty Smith, do ta gjejnė njė pjesė tė kėtyre shpirtrave nė tullat e kuqe tė mureve tė Chelsea Hotel i vendosur nė numrin 222 perėndim i rrugės 23 ( West 23 St.), midis bulevardit shtatė dhe tetė, adresė nė tė cilėn janė shkruar nė tė shkuarėn njė pjesė e atyre kėngėve qė kanė kaptuar kohėn dhe kanė lėnė gjurmė ende tė freskėta edhe sot.
Greenwich Village ėshtė njėri nga tė paktat vende nė Manhattan qė nuk bėn pjesė nė ndėrtimin rektangular simetrik tė qytetit. Aty rrugėt janė mė tepėr nė forėm rrugicash tė ndėrthurura me njėra-tjetrėn, dhe tek-tuk shikon pak gjelbėrim, gjė jo e zakontė pėr lagjet e tjera. Njerėzit kanė jetuar aty shumė mė pėrpara se tė meresh vendimi pėr ndėrtimin dhe zgjerimin e New York-ut sipėr gjer nė 155 St. Lagjia ka njė karakter arkitektonik tė stilit europian "village" qė i kundėrvihet kryeneēėsisė sė gradiaēelave qė ngrihen tė shumta e tė pafundėme drejt veriut dhe qė pėrpiqen tė mbysin dhe izolojnė hapsirėn e pakėt arkitektonike tė saj. Falė lėvizjes sė artistėve dhe shpirtit krijues dhe kritik tė Village rreth fillimit tė shekullit tė shkuar qė kjo lagje karakteristike ruan ende anėn e saj tėrheqėse edhe sot. Nė vitet '50 lagjia ka pas qenė e populluar nga beatnicks ( shkrimtarė dhe poet tė tė ashtuquajturit "brez i keq"). Nė vitet '60 hippies (hipitė) erdhėn. Nė vitet '70 dhe '80 ishin rokistat qė e bėnė Greenwich Village dhe sidomos hotelin Chelsea simbolin e jetės nyjorkeze, aq sa sot Chelsea ėshtė monument kulture qė mbrohet nga shteti sepse ky hotel mė tepėr se cilido vendbanim tjetėr tėrhoqi ēuditėrisht mė tepėr artist se askund. Madje Chelsea ka pas qenė e famshme pėr kėtė lloj tėrheqje artistike qė nė kohė mė tė hershme qė nga koha kur Mark Twain ka pas banuar dhe shkruar nė njė nga dhomat e atyshme. Thomas Wolfe dhe Artur Miller kanė pas banuar dhe shkruar aty gjithashtu. Miller i cili jetoi pėr gati gjashtė vjetė aty e pėrshkruan kėshtu hotelin e famshėm tė artistėve : Ky hotel nuk i pėrket Amerikės. Aty nuk ka fshesa me korent, jo rregulla dhe kjo ėshtė e turpshme... ėshtė pika mė e lartė e surealizmit. I shkrumbosur nga ky ambjent, i ngrija gishtin tim tė mezit (provokativ) fytyrtjetėrsuarve me surrat tė kuq nga pija qė kalonin zhurmshėm nė trotuar dhe ndihesha i lumtur nga ky veprim. Kam servirur nė art fillimin e epokės moderne, vitet '60, gjysėm i groposur nė Chelsea, me sy rinor tė pėrgjakur.
Gjer nė vitin 1884 hoteli Chelsea ishte ndėrtesa mė e lartė nė New York. Sot ėshtė njė humbtirė diku nė periferi tė Manhattanit. Kohėt e shkuara tė lavdishme janė shkatėrruar nga ndėrtimet e reja. Vetėm hyrja me pllakėn memoriale na kujtojnė se hoteli ka pas njė tė shkuar legjendare. Salla e kryesore e pritjes nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė galeri e mrekullueshme muzeale me piktura, gravura, objekte origjinale, makina shkrimi, libra, dorėshkrime, partitura muzikore, qė artistėt e ndryshėm kanė lėnė aty nga pamundėsia pėr tė paguar qiranė. Vendi i sportelit ka pamjen e njė filmi bardh e zi hollivudian. Tė dy ashensorėt e vetėm lėvizin ngadalė nė tė dhjeta katet e ndėrtesės. Shpesh nga brenda hoteli pėrngjan me njė barrakė. Por vrimat nėpėr dysheme tė tregojnė se ka tuba uji dhe tuba avulli tė ngrohtė qė e bėjnė kėtė vend tė quhet hotel. Indiferenca ėshtė kultivuar nė kėtė vend. Luksi ėshtė njė kėrkim absurd. Shpėrdorimi dhe natyra jokonformiste dominojnė. Pompoziteti ėshtė i parė nga posht-lartė. Sot vetėm 100 dhoma janė tė hapura kundrejt vizitorėve nga 400 qė ka hoteli nė shėrbim nė ditė normale. Tė gjitha banesat e tjera janė tė zėna nga banues tė pėrhershėm tė atyshėm. Mė e bukura nga tė gjitha (dhoma # 600) me dysheme mermeri dhe oxhak bronxi, njė luks i vėrtetė ėshtė e lėshuar me qira tė pėrhershme tek njė ēift gay qė shkruajnė romane dashurie nėn pseudonimin Judith Gould. Po qe se do tė qėndrosh e vizitosh kėtė vend rezervimet bėhen veēse dy muaj mė parė. Dhe dijeni pra se ju paguani (gati 140 $ nė natė) pėr emrin e hotelit mė tepėr se pėr ēmimin real tė rehatshmėrisė sė dhomave. Secila dhomė ka historinė e vet. Nė dhomėn # 205 poeti uellsian Dylan Thomas qė me reputacionin e vet e kishte frymzuar tė riun Robert Zimmerman tė ndryshonte emrin nė Bob Dylan , iku nė njė gjum tė pėrhershėm fatal mbasi kishte pirė 18 gota whisky njėra pas tjetrės. Dhoma # 100 ishte e zėnė nga Sid Viscious , basisti i legjendarėve Sex Pistols , dhe e dashura e tij Nancy Spungeon. Nė mėngjesin e 11 Tetorit 1978 Spungeon u gjend nė vaskėn e banjės sė kėsaj dhome e vdekur. Viscious arrestohet si i pandehur pėr vdekjen e saj dhe disa kohė mė vonė vdes edhe ai vet nėn overdozė heroine. Jimi Hendrix jetoi, eksperimentoi drogė dhe muzik pėr njė kohė tė gjatė sė bashku me kitarėn e vet besnike nė hotel. Janise Joplin kėtu nuk kaloi vetėm njė histori dashurie me Southern Comfort por njėkohėsisht njė flirt dashurie romantike tė shkurtėr me Leonard Cohen. Kanadezi rock-poet e dashuronte hotelin aq sa thoshte:
Chelsea ėshtė njėri nga ata tė pakėt hotele qė e dashuroj sepse ka pikėrisht atė atmosferė qė tė gjitha hotelet e tjera duhet tė kenė. I dua hotelet kur nė mesnatė mund tė sjellėsh nė qetėsi ushqim, bira dhe vajza tė reja nė dhomėn tėnde dhe askush nuk do t'ja dijė dhe tė tė shqetėsoj pėr kėtė fakt. Kėnga e tij "Chelsea Hotel" nuk ėshtė vetėm njė kujtim i dashurisė sė shkuar pėr Janise Joplin, por njėkohėsisht edhe njė himn dashurie pėr hotelin nėn vargjet : I remember you well in the Chelsea Hotel / You were taking so brave and so free / Giving me head in the unmade bead / Wile the limousines wait in the street / Those were the reasons and that was New York / I was running for the money and the flesh / That was called love for the workers in song / Probably still for those of us left .
Dhe lista e shkrimtarėve, piktorėve dhe aktorėve qė kanė shkruar, pikturuar, apo kanė kaluar nėpėr duar skenarėt e filmave apo teatrove pėrpara se tė hidheshin nė skenė, vazhdon me personalitete tė tillė si Jane Fonda, Jackson Polloks, Brendan Behan, Sarah Bernardt, etj.
- Pėr shumė nga kėta artist Chelsea ishte thjesht njė qėndrim i pėrkohėshėm ndėrsa pėr disa nga ata njė banesė e pėrherėshme - kujton Stanley Bard qė pėr 40-vjet ka drejtuar si menaxher hotelin - Disa prej tyre jetuan mė tepėr se njė dekadė aty. Pikrisht nė tė njėjtin moment kur po bashkbisedonim ikona e punk-ut Patti Smith sapo doli pėrjashta portės kryesore. Stanley Bard mban distancėn e duhur pėrtej autoritetit tė vet i lumturuar kur herė pas here ėshtė dikush qė kujtohet pėr hotelin legjendar. Ai na drejton drejt zyrės sė tij ku gjen libra tė veēantė.
- Koleksionoj ēdo libėr qė ėshtė shkruar nė hotelin tim - thotė ndėrsa nxjer prej librarie novelėn "You Can'y Go Home" nga Thomas Wolfe.
- Shumė gjėra kanė ndodhur nė tė shkuarėn e kėtushme - vazhdon mendueshėm - Jimi Hendrix, Jim Morrison, Janise Joplin drogoheshin kėtu. Ndėrsa sot nė sallėn kryesore tė pritjes njė tabelė e madhe reptėsisht shėnon "No Smoking" / Ndalohet Duhani.
- Pėr shumė vite Bob Dylan jetoi nė dhomėn # 2011 e mė tej nė # 411 qė pat qėnė dhoma e tė ndjerės Janise Joplin. Pėr gati njė vit Leonard Cohen ka lėvizur nga njė dhomė nė tjetrėn. Ndėrsa ende tė freskėt mbart nė kujtes imazhin e tij. Ai djalė mė pėlqente dhe ishte mė i qeti nga tė gjithė rėmujaxhinjtė e tjerė tė atyre viteve tė turbullta. Por ndoshta ishte vetėm pamja e tij e jashtėme kjo. Nė mė tė shumtėn e kohės sė tij nė New York nė vitet '60, Cohen ka pas jetuar nė dhomėn # 424. Ndėrsa kohė mė vonė John Bon Jovi shkroi dhe filmoi videon e kėngės pėr "Midnight at Chelsea" nė dhomėn # 515. Por zoti Bard refuzon tė flasė pėr dosien misterioze tė ēėshtjes Viscious / Spungeon me fjalėt :
- Oh, kjo ėshtė tjetėr histori por jam krenar pėr dashurinė dhe respektin e veēantė qė Andy Warhol pat treguar nė vitet '60 duke filmuar sė bashku me Nico nė ambientet e hotelit tonė sekuenca nga filmi "Chelsea Girl". Nė njė kohė shumė tė trazuar.
Nė finale Patti Smith ėshtė afruar duke ndjekur bisedėn tonė dhe duke e mbyllur atė me fjalėt :
- Nuk dua tė humbas asnjė moment nga jeta e kėtij hoteli, ėshtė padyshim vėshtirė tė gjesh ndonjė artist qė ka jetuar aty, tė mos jetė rrėmbyer nga eleganca artistike e stilit jetėsor tė Chelsea Hotel.

Pėrgatiti Flurans Ilia