Pėrshėndetje i nderuari forumist i Komunitetit Katolik,
nė rradhė tė parė shpresoj tė jesh mirė, ti dhe mbarė shoqėria jote.
Sa shpresa, sa dėshira, sa plane ka secili prej nesh nė fillimin e njė viti! Por edhe sa shqetėsime pėr vete e pėr tė dashurit e vet; sa frikė pėr jetėn tonė tė pėrditshme e pėr tė gjitha ata, tė cilėve ua dimė luftėn pėr ekzistencė, vėshtirėsitė, padrejtėsitė qė pėrballojnė e nganjėherė, dhunėn qė i shtyp.
Pėrballė kėsaj bote me dy fytyra, pėrballė gėzimit e trishtimit, pėrballė sė mirės e sė keqes, uroj qė ēdo besimtar shqiptar, me zemėr tė dlirė, tė mund tė thotė sėbashku me psalmistin: Unė ta besoj veten Ty o i Amshuar; unė kam thėnė: Ti je Zoti im. Ditėt e mia janė nė dorėn tėnde.
Ndėrsa njerėzit e kėsaj bote, gjithnjė e mė tepėr, e reinterpretojne dhe e ridimensionojnė autoritetin e bashkėkohėsve tė tyre, nė familje e shoqėri, nė shtet e edhe nė kishė, i krishteri duhet tė bėhet i vetėdijshėm se ekziston njė autoritet, qė nuk mund tė ridimensionohet sipas koncepteve tona njerėzore: ėshtė autoriteti i Atij, qė ka nė dorė ditėt tona.
Por cilat janė ditėt qė ne mund tė numėrojmė? Janė ditėt e djeshme, ato qė kanė kaluar. Janė ditėt e gėzimit e tė paqes, por edhe ato tė dėshpėrimit e tė sė keqes; janė ditėt e shpresės e tė besimit e ato tė ēkurajimit e tė deziluzionimit; ditėt e forcės e tė sigurisė, plot entuziazėm e ditėt e dobėsisė, pasigurisė, apatisė; ditėt e besimit nė Zot e ditėt e skepticizmit; ditėt nė hirin e Zotit e ditėt e mėkatit; ditėt pėr tė cilat Krishti ka qenė prani e bekuar e ditėt nė tė cilat ai ka qenė veē njė emėr pėr ne.
A skanė qenė edhe pėr ty tė tilla ditėt e vitit qė sapo pėrfundoi? Por ti numėrosh kėto ditė e ti ndash, ti kuptosh do tė thotė tė lejosh qė ato tė tė mėsojnė diēka e madje edhe tė tė paralajmėrojnė kur nė to nuk e ke gjetur Zotin, nuk ke arritur tė marrėsh prej Tij forcė e shpresė. Ky numėrim nuk ėshtė statistikė e thjeshtė, sepse vetėm duke bėrė njė bilanc tė qartė tė jetės sonė, arrijmė tek urtia qė vjen prej Hyjit, fillojmė me njė zemėr tė re ēdo vit tė ri.
Pėr shumė mot, kėtė lloj Viti tė Ri!
miqesisht,
NoName
Krijoni Kontakt