Shkėlqėsi shumė tė nderuar,
Tė dashur vėllezėr nė Episkopat dhe nė meshtari, tė dashura Motra rregulltare, vėllezėr e motra nė Krishtin, sė bashku me Ju dua tė pėrshėndesė Autoritetet e Shtetit, pėrfaqėsuesit e Komuniteteve fetare dhe tė gjithė tė nderuar miqė dhe dashamirė qė jeni tė pranishėm sot nė kėtė ceremoni festive tė fillimit tė shėrbimi tim nė drejtimin e Kishės nė Kosovė.
Falėnderoj Zotin qė mė thirri dhe mė zgjodhi tė mė dėrgojė: Tua shpallė tė gjithėve Ungjillin.
Me kėtė moto tė jetės sime, jam rritė. Kjo dashuri mė ka nxitė dhe me dėshirėn pėr tė shpallė ungjillin, jamė larguar si meshtar i ri, 15 vite mė parė, nga Kosova. Me tė njėjtėn dashuri kthehem sot nė Kishėn time amė, si ipeshkėv pėr ti prij asaj; nė misionin qė kemi marrė nga Krishti: Shkoni nė mbarė botėn dhe predikoni Ungjillin.
Jam i lumtur qė pata mundėsinė, tia dhuroj Shqipėrisė 12 vite mė tė bukura tė jetės sime. Me pėrvujtri dhe zellė jam pėrpjekur ta ndjekė Krishtin, duke ecur gjurmėve tė Tia nėpėr gjakun e martirėve. Ndihem i priveligjuar, qė Zoti ma bėri kėtė nderė, tė pastroja me ndjersėn time njė pjesė tė pasojave tė persekutimit komunist tė Kishės nė Shqipėri, duke e ringritė dioqezėn e Sapės dhe, duke pėrtėrirė fenė e konservuar, nė zemrat e besimtarve qė mu besuan.
Megjithė atė, mė duhet tė pranoj se mė shumė mė ka dhuaruar Shqipėria mua, se sa unė asaj. Nė Shqipėri: jam kalitur nė virtyte dhe jamė pjekur nė fe, kamė ushtruar duresėn dhe kamė shtuar zellin meshtarak pėr tė shėrbyer me pėrvujtėri. Kisha nė Shqipėri, me fjalė tė tjera, mė ka burrnua nė meshtari dhe mė ka bėrė Bari dhe apostull tė Kishės sė Krishtit, nė tė cilėn vazhdoj tė ia kushtoj Ati jetėn time. E Ai - Krishti, vazhdon tia dhuron atė popullit tim dhe pėr kėtė, e falėnderoj shumė.
Fort tė dashur, shpeshėherė kam qenė i pranishėm ndėr ju, dhe kam meshuar ndėr shumė kisha tona pėr festa, por sot, po vi ndėr ju si i dėrguari, e po ju drejtohem pėr tė parėn herė si ipeshkėv i Juaj nė Administraturėn Apostolike tė Prizerenit. Unė ju marrė ngrykė, ashtu siē mė keni pėrqafuar sot ju, me praninė tuaj dhe me organizimin e ksajė pritjeje solemne.
Edhe pse me gėzim kam pritė dhe e kam pranuar Emrimin, nga Ati i shejtė Papa Benedikti i XVI, tė vijė si Bari i Juaji nė Kosovė, me gjithė atė mė lejonii tju siguroj se pėr mua:
- tė jem ipeshkėv, nuk do tė thotė tė kem njė karierė, njė punė, njė profesion, por njė mundėsi e re, pėr ti shėrbyer Zotit dhe popullit, sipas shembullit tė Krishtit, i cili: erdhi nė botė pėr tė shėrbyer, e jo, pėr tė qenė i shėrbyer; pėr tė na falur, e jo, pėr tė na dėnuar; pėr tna mėsuar tė bashkohemi nė dashuri dhe tė jetojmė nė paqe me njėri-tjetrin e jo pėr tė na pėrēarė; pėr tė na bėrė Kripė tė botės qė bota t jet e shishme pėr Zotin, dhe drita tė botės, qė bota mundė tė sheh Zotin.
- tė jem ipeshkėv, nuk do tė thotė: tė kem njė pozitė pėr tė dėftuar vetveten dhe aftėsitė e mia: por njė thirrje pėr tė dėftuar Jezu Krishtin i cili vepron nė mua dhe nėpėrmjet meje, megjithė dobėsitė dhe mėkatet e mia. Nė tė vėrtetė ai, i njehė mė mirė se unė, paaftėsitė e mija; ai i njeh mė mirė se unė ligshtitė e mia; sigurishtė qė i njeh mė mirė se unė mėkatet e mia, sepse; e kanė fyer mė sė shumti, po qe se, mua mė zgjodhi dhe mė dėrgoj tek ju. Prandaj mė duhet tė pėrsėris gjithmonė fjalėt e Gjon Pagėzuesit: Ai duhet tė rritet, e unė tė zvogėlohem (Gjn 3, 30);
- tė jem ipeshkėv, nuk do tė thotė, njė zyrė qė mė largon nga populli: por ėshtė njė mision qė mė kėrkon dhe mundėson, tė jem gjithmonė nė mes tė popullit, pėr ta mėsuar me msimin e Ungjillit, pėr ta ushqyer me Korpin e Gjakun e tij, qė tė gjithė tė kenė jetėn, nė bashkim tė plot me trashigimtarin e Shėn Pjetrit dhe Selinė Apostolike dhe pėr ta drejtuar me autoritetin e Krishtit, drejt cakut tė pėrbashkėt - qė ėshtė Ai.
Tė dashur vėllezėr nė episkopat, nė meshtari nė pagėzim dhe nė gjakė, dėshiroj tju siguroj se nė bashkpunim tė ngushtė me ju , do tė pėrpiqėm, me zellin me tė madh, pėr tė vazhduar traditėn 2000 vjeēare tė kishės ndėr ne, qė tė jemi njė Kishė:
- siē thot Papa Benedikti XVI, Familja e Zotit nė tokė!, Familje kjo, qė e shpallė Hyjin Dashuri i cili na paisė me dhurata tė ndryshme por, na bashkon nė njė shpirt tė vetėm. Familje e cila shtron sofrėn Euharistike pėr ta bėr tė pranishėm Krishtin dhe pėr tju dhėnė tė bijėve tė vetė bukėn e jetėsė sė pasapsme.
- Kishė Nanė, e cila merrė nė gji dhe ushqen fmijėtė e vet me dashuri, me hire, me predikimin e Fjalės, i mėson dhe i edukon tbijtė e vet, dhe i dėrgon ta shpallin fenė me shembullin dhe jetėn e tyre tė pėrditshme.
- Kishė ku, Baba i mirė, i cilli me gėzim, nėn strehen e vet ripranon djalin planėprishės dhe banė festė, kurė i ipėt mundėsia tė pėrqafojė atė dhe ia kthen pėrsėri - dinjitetin e tbirit.
- Kishė e samaritanit tė mėshirshėm, qė do tė pėrkujdeset pėr tė varfėrit, pėr tė smuarin; do i dal nė ndihmė tė dobtit, e do tė jet nė krah tė pėrbuzurve dhe tė nėpėrkėmburve pa i dalluar ata nga tbijtė e vet; e do tė pėrkujdesėt qė mbrenda saj, tė gjithė tė kenė tė nevojshėn e askujt, mos ti mungoj dashuri dhe kujdes njerzorė. E kur kujdesi i saj, nuk do tė jetė i mjaftueshėm pėr tė shuar dhembjen dhe vuajtjen atė herė do tė dij, tė bashkėndajė ato duke i bėrė tė vetat.
- Kishė Mjeshtėr i mirė nė tė cilė gjėjnė strehė mėkatnorėt dhe synojnė shejtrimin Po edhe do tė prodhoj qytetarė tė mirė, tė zellshėm dhe tė ndershėm, tė cilėt do tė jenė tė gatshėm tė marrin pėrgjegjėsit qytetare dhe kombėtare pėr ti ruajtur dhe pėr ti kultivuar vlerat njerzore, morale, kulturore e kombėtare. Ashtu siē ėshtė dėshmuar nė tė kaluarėn, me: Palė Engjėllin, i cili shkroi fjalėt e para tė gjuhės tonė, me Pjetėr Budin, Marin Barletin, Frangė Bardhin, Pjetėr Bogdanin, Lazėr Mjedėn, Gjergj Fishtėn, Nikė Prelėn e Mark Sopin, e shumė e shumė prelatė tė tjerė, qė janė thesar i madhė i Kombit sepse, gjithēka bėn, bėn pėr Atme dhe fe. Shembulli i tyre, na mėson se nuk duhet ti mbajmė pasuritė tona vetėm pėr vete, por ti bashkojmė ato me universalėn. Kėtė mė sė miri e kemi kuptuar me Nėnėn tonė Tereze ,e cila ėshtė bėrė sibol i bamirsisė nė mbarė botėn dhe shembull mė i mirė se si zemra qė ka Zotin mund tė rrėmbej zemrat e tė gjithėve.
- Kishė e cila ėshtė dhe ndihet pjesė e njė populli! Ndien vuajtjet dhe trishtimet e popullit vet dhe aspiratat e popullit tsajė i bėn tė vetat. Por sigurishtė, do tė dijė tė promovoj dhe frymėzoj tė mirėn e tė gjithėve.
- Kishė qė di, tė bashkėjetoj dhe tė ndaj fatin njerėzor me ēdo njeri, me ēdo besim, me ēdo rracė e me ēdo kombė, duke udhėhequr nė aspiratat e ndėrtimit tė njė bote nė paqe e drejtėsi.
- Kishė qė do tė ketė zgjuarsin, tė dijė tė ndajė gjithėmon atė qė i pėrkte Cezarit, me atė, qė i pėrket Hyjit. dhe do tė jetė e aftė tiu pėrshtatet rrethanave historike dhe politike deri aty, ku nuk i cėnohet natyra e sajė. E nėse i ndodhė kjo, atėherė si gjithmonė do tė dijė tė pranojė vuajtjet e kryqit dhe martirizimit.
Fort i nderuar Shkelqėsi Nunc Apostolik. Ju lutėm, qė: tia pėrcjellni Papės Benediktit XVI, falenderimet e mia tė pėrzemėrta, qė mė besoj kėtė Kishė, po dhe falenderimet e kėsajė kishe qė ia dhuroi bariun. Lirisht mund ta siguroni, se: ashtu si e ruajtėn besnikėrinė ndaj Selisė Apostolike, etėrit tanė ndėr shekuj, ashtu do ta ruajm e dhe ne sot.
Juve meshtarė rregulltarė dhe rregulltare, nuk dua tu premtoj asgjė, vetėm tju siguroj se, nė gjthēka: si nė punė ashtu edhe nė pushim, si nė shėrbim ashtu nė uratė, si nė shijimin e dhuaratave e hireve ashtu edhe nė sakrificė, do tju prijė i pari.
Tani mė lejoni tė falėnderoj edhe familjen dhe miqtė:
Babėn, ktu tpranishėm i cili bashkė me mua, falenderon Zotin e klithė si Simon plaku, por me fjaltė e veta, Tash edhe me dek se kam gajle. E dikun, nė thėllsi tė shpirtit e dėgjoj tuj thanė: eh tishte gjallė nana jote.
Ty, babė kėtu e nanė atje, Ju falenderoj nga zemra qė mė rritėt, mė edukuat dhe mė lejuat, ti takoj Krishtit, e ti shėrbej kishės dhe popullit tonė tė mrekulueshėm, dje nė Shqipėri, sotė nė Kosovė e nesėr ku tė mė thirrė Zoti.
Jo mė pak dua ti falenderoj, vėllezrit dhe motrat e mija qė i kam pasė gjithėmonė pėrkrahė, mė kanė pėrcjellė me lutje dhe mė kanė mbėshtet nė nevojat e mija. Sidomos dy motrat e mija murgesha, qė: pa ndėrpre, me uratėn e tyre, kan ndėrmjetsua te Zoti qė tė qėndroj nė thirrje e tė jam i shejtė para syve tė tijė.
Njė falenderim dhe njė lutje, dritė paēin, Ipeshkėvijve tė mi tė dashur Nikė Prelės dhe Mark Sopit, pranė tė cilėve u rrita dhe nga tė cilėt msova shumė, tanė vetėm mė mbetėt qė tiu lutėm atyre tė ndermjetsojnė te Zoti e ti siguroj se gjithēka do tė vazhdoj aty ku e kanė lėnė.
Kėtu mė duhet tė falenderoj, farefisin tim nga Stublla, besimtartėt dhe besimtaret, nga Ferizaj me tė cilėt u rrita, nga Zagrebi i Kroacis, nga Shqipėria tė cilėve u shėrbeva shumė vite, ata mė deshtėn dhe unė i deshta ata, prandaj edhe vazhdojnė tė mė pėrcjellin me lutje ēdo ditė, e nė momente tė rėndėsishme tė jetės edhe me praninė e tyre, ashtu siē janė tė pranishėm edhe sot kėtu. E ndjejė dashurinė e zemrės dhe pėrshpėritjėn e buzve tė tyre qė mė bekojnė siqė mė kanė bekuar deri sa u shėrbeja.
Nga zemra dua ti falenderojė Imzot Zef Gashin, meshtarėt, rregulltarėt dhe rregulltaret dhe tė gjithė bashkpunėtorėt, pėr mbėshtetjen, pėrkrahjen dhe ndihmėn e dhėnė e sidomos pėr organizimin e kėsaj feste kaq tė bukur.
Pėrzemėrsishtė falenderoj tė gjitha Institucionet shtetėrore, Komunitetet fetare, orgnizatat Qeveritare, perfaqsuesit Ndėrkombėtar dhe tė gjithė miqė tjerė tė cilėn mė kanė pėrcjellur urimet e tyre dhe mė kanė pėrgėzuar nė detyrėn e re. Njė falenderim tė veēantė Juve qė jeni tė pranishėm.
Krijoni Kontakt