Liturgjia e Fjalės sė Zotit e solemnitetit tė Familjes sė Shenjtė
Ja pėrsėri nė takimin tonė javor me Fjalėn e Zotit tė liturgjisė hyjnore tė sė dielės, kėtė herė do tė meditojmė dhe lexojmė leximet biblike tė festės sė Familjes sė Shenjtė tė Jezusit, Marisė e Jozefit.
Pra kremtojmė festėn e Familjes sė Shenjtė, model virtytesh e tė dashurisė sė vėrtetė pėr tė gjitha familjet. Megjithė se nuk arrijnė ta kuptojnė plotėsisht e deri nė fund misterin e Foshnjės qė Zoti u ka besuar, Jozefi e Maria kanė besim nė Zotin e nė realizimin e premtimeve tė shėlbimit paralajmėruar etėrve qysh nė kohėn e profetėrve.
Nė kundrimin e familjes sė Jezusit, leximet biblike tė kėsaj sė diele e orijentojnė vėmendjen tonė ndaj misterit tė tė birit, duke treguar nė mėnyrė tė ndryshme se si ky realitet ėshtė i rėndėsishėm pėr tė kuptuar marrėdhėniet tona me Zotin.
Shembulli i Familjes sė Shenjtė na pėrkujton se tė gjithė jemi tė thirrur tė bėjmė pjesė nė familjen universale tė Hyjit Atė e tė gjithė njerėzit janė anėtarė tė kėsaj vatre qė ėshtė gurrė e pashterrshme dashurie e vėllazėrimi.
Familja ėshtė nė qendėr tė mendimit tė Zotit e kėndej nė qendėr tė botės sė krijuar nga Zoti. Kėtė na tregon shumė mirė tregimi biblik mbi krijimin. Zoti don qė familja tė karakterizohet, tė shquhet nga njė dashuri e vetme dhe e pėrbashkėt: kjo ėshtė njė nevojė dhe domosdoshmėri pėr respektimin e dinjitetit tė qiftit tė martuar, burrit e gruas dhe pėr respektimin e dinjitetit tė fėmijėve. Familja, sipas Biblės, ėshtė dhe duhet tė jetė pasyrqė besnike e fytyrės sė Zotit Dashuri.
Krijoni Kontakt