Close
Faqja 18 prej 22 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 218
  1. #171
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mendime...

    Kur je e vetmuar ditet kalojne ngadale,aq sa te duket sikur koha ka ndaluar diku dhe nuk do te eci me.Ditet mbarojne si pa u ndier,por netet jane te gjata!
    Njerezit qe takon jane vetem fytyra te ndryshme,qe te shfaqen si mirazhe qe humbin menjehere pas bisedes.Me pas mbetet nje boshllek,i cili nuk mund te mbushet me fjale.
    Por gjeja me e tmerrshme,jane netet qe zgjaten pambarimisht pa asnje kuptim.Endrrat nuk shfaqen me.Ne vend te tyre ka makthe qe te shfaqen dhe kur lufton me te gjitha forcat t'i heqesh.
    ASkush nuk te kupton se ti je duke u munduar te fshish nga kujtesa,ndjenja te cilat as qe ke menduar ndonjehere qe nuk do te jene pjese e jotja!Por jeta te ve ne prove.Ne ēdo ēast duhet ti tregosh asaj qe je e gjalle....
    Ne ēdo ēast duhet te kapesh me te gjitha fuqite ne nje dege,sado te holle,me shpresen se neser do kesh diēka me shume!
    Ndonjehere ke deshire te kuptosh se ia ke arritur qellimit.Ke deshire te mendosh se ke mundur fantazmat e e se kaluares,por nata rikthehet ritmikisht per te treguar se je ende e dobet!Ohh.....psheretij!
    Fantazmat dalin si hije te frikshme nga rrjetat e fshehta te mendjes,ulen kembekryq para teje dhe bisedojne shtruar.Te kujtojne ēdo gje,edhe detajet me te vogla,te cilat mendon se i kishe harruar.Ti i degjon me kujdes,trishtohesh!
    Pastaj vjen mengjesi.......
    Nje dite e re ku shpreson.Por ndryshimet nuk duan te vijne.Je teper e plogesht per te kapur impulset e reja,je teper e papergatitur per te gjetur nje njeri tjeter,qe te te mbushe boshllekun qe te ka lene dikush qe e ke dashur me gjithe forcen e shpirtit.....
    "Carpe Diem"

  2. #172
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA Lexo Postimin

    Perse keshtu ?Mos u bej skllave e ketyre mendimeve,jeta eshte e bukur.
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  3. #173
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mendime....

    Gjumi me ka ikur qe prej kohesh....ne fakt asnjehre nuk kam qene mike me te,gjithmone e kam quajtur humbje kohe ose patur frike per te mos u zgjuar me!
    E dua marrezisht....gjer ne pafundesi.Mbeshtetem si pa fuqi te keta parvaze shkallesh dhe shperthej ne lot.Ndjej shume dhimbje brenda vetes...
    Shume dhimbje te cilat po me shkatarrojne.Gjithe keto kohe kam shpresuar ne ndodhjen e nje mrekullie,mendoja qe mbase kisha gabuar,mendoja qe ai edhe mund te me donte dhe qe nje nje dite te isha serish me te!
    Por tani ēdo gje e ndjej reale dhe te vertete....zhgenjimi!
    Nuk do mundem ta kem kurre prane vetes.E dua marrezisht.Si nje muzike e bukur do kujtoje syte e mij te mbushur me lot,syte e tij te ftohte,si nje imazh qe ndoshta do ta marr me vete kudo qe te shkoj ,ne ēdo vend,ne ēdo kohe!
    As vdekja vete nuk mund te me ndaje nga ata sy......sepse kjo eshte dashuria qe kam per te!
    Dhe vdekja dashurise i trembet.
    "Carpe Diem"

  4. #174
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ky mengjes....

    Sot ne mengjes qielli u zgjua i vrenjtur.Sapo dola ne bahēen time e ndjeva se nuk do te ishte nje dite e bukur pranverore,e zakonshme e prillit!
    Per ēudi me erdhi per te qeshur....
    Me duket se edhe vete natyra mundohet te imitoje gjendjen time shpirterore...
    Here e vrenjtur,here e qeshur....si vete jeta!Nderrova disa here rrobat para se te vendosja te dilja me nje shoqe dhe te flisja me te...Gjumi me ka tradhetuar dhe jam e lodhur!
    Netet jane te gjata....
    Doja te vishesha,te krihesha,te lyhesha bukur,me qellim qe ti jepja dites nje fillim te mbare,por tani qe pamja ime mu duk e kendshme para pasqyres me trishtoj....
    Kush do ta vleresonte kete pamje ?!
    Kush do me bente nje kompliment?
    Kush do me afronte ngrohtesine per te cilen kam aq shume nevoje?!
    Askush!
    Tani ne jeten time eshte zbrazur nje vend i madh,te cilin nuk mund ta zene as veshjet,as krehjet,as gjerat me te imta qe ngacmojne ēdo femer.
    Asnje nuk mund ta zinte vendin e nje shikimi te embel qe une enderroj dhe brenda vetes e di qe nuk do ta kem asnjehere me!
    "Carpe Diem"

  5. #175
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,985

    Gabim arsyetimi....Ēdokush.Shum,mė shumė.
    Ēdo ditė qė vjen e qesh tė djeshmen dhe ka zili tė ardhmen.
    respekt

  6. #176
    Passion Maska e Lida54
    Anėtarėsuar
    27-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Francė.
    Postime
    115
    E perse e gjykoni nje here?
    Pse nuk e lini te shprehe ate qe ndjen?Ka njerez qe mbajne te gjitha perbrenda pa u shprehur dhe ka te tjere qe gjejne ngushellimin ne te shkruar.

    E dashur,
    Vazhdo te shkruash siē ke bere gjithmone dhe nje dite une e kam te sigurte qe do gjej Dianen qe kam njohur,ate qe luftonte,qeshte dhe nuk tutej para asgjeje.
    Jeta nuk eshte fushe me lule,ka te mirat dhe te keqijat e saj,ndaj mos u tut para paragjykimeve dhe para atyre qe ste njohin se cila je ne te vertete.

    Je t'embrasse ma cher.
    Gros bisous
    Les passionnés soulčvent le monde, et les sceptiques le laissent retomber.

  7. #177
    Elbasanlli 4eve® Maska e AnGeL_DeViL
    Anėtarėsuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    As Ne Toke,As Ne Qiell
    Postime
    507
    Te duash tike me pasterti do te thot qe do dalesh i humbur nga ajo pune se jo gjithmon ndjenja eshte reciproke.
    Trimi Mire Me Shoqe Shume

  8. #178
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mendime....

    Jashte ben shume ftohte.....Qielli eshte i mbushur me re te zeza,qe duken sikur e kane mberthyer kupen e qiellit me duart e tyre te medha.Tek_tuk,mes tyre duket ndonje yll,qe ka ndezur driten e larget pasi duhet te kryeje nje rruge teper te gjate per te ardhur ne toke.
    Pemet jane akoma te zhveshura nga gjethet....Naten ngjajne me demone te frikshem qe zgjasin kthetrat per te trembur kalimtaret.
    Vetem ndonje peme dekorative ka mbetur ende jeshile,por edhe ato rrihen nga era qe do tu shkuli kete ngasje pranverore....
    Shikoj njerezit e dashuruar me zili......i admiroj!
    Dua tu them me ze te larte qe te shijojne keto vite sepse vjen nje dite qe keto emocione te paharrueshme do iki per te mos u kthyer me kurre!Nje dite do te gjenden te rrethuar nga nje vetmi e madhe,nga nje pasiguri qe do tu haje shpirtin dalengadale deh do ti ktheje ne te rritur,qe duhet te jene te pergjegjshem per ēdo fjale qe duhet te nxjerrin nga goja.
    Jane studente keta qe shoh.......te gjithe te dashuruar dhe te mbuluar me puthjet!
    U trishtova kur mendova se dikur edhe une kam qene si ata.Kam dashuruar pa ditur ke doja,kam jetuar si ne mjergull,pa ditur te mendoja,kam fluturuar ne endrra pa pasur krahe......OH sa keq!
    Por tani jam zgjuar.Perplasja ime me realitetin rezultoj fatale.
    Brenda pak kohesh humba dashurine,endrrat,moskokeēarjen.
    Tani i shikoj me sy tjeter keta njerez qe kane ardhur ketu ne kete qytet per te hedhur hapat e pare ne jete.
    I shikoj dhe lutem me veten time qe fati ti trajtoje me delikatese,lutem qe jeta mos tu japi vuajtjen......
    "Carpe Diem"

  9. #179
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mendime....

    Kritiku me i madh i vetvetes eshte ndergjegjia.Une ne ndergjegjen time e di shume mire qe nuk kam bere asgje te keqe dhe qe nuk kam mundur kurre te bej keq!
    Po perse njerezit nuk na besojne?
    Sepse humbja e dikujt qe do, kerkon me ngulm qe te gjesh nje shkak dhe ketij shkaku per fat te keq do ti veshesh et gjithe zemerimin dhe vuajtjen....
    Ta duash te eleminuar....
    Njerezit jane pre e llafeve,paragjykimeve,kritikave,semundjeve,falende rimeve,zhgenjimeve....
    Dhe behen te forte,jeta i ben te forte!
    Por prape vjen nje moment kur forca mbaron.Nuk ke me force te marresh fryme,as te mbyllesh syte per te fjetur gjume.Sikur per ēdo hap te hedhesh ne jete duhet te paguash.
    Ulesh menjane dhe thua...."Po une nuk kam per te paguar kaq"!
    Por ky eshte vetem nje iluzion.Ne kete bote nje gje nuk po arrij ta kuptoj dhe skam per ta kuptuar kurre....Jeton mes iluzioneve,apo iluzionet jetojne mes teje duke krijuar kopshtin e tyre vetmitar?!
    "Carpe Diem"

  10. #180
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mendime....

    Nuk e kuptoj pse e vras mendjen kaq shume!
    Nese gjerat jane shkruar te shkojne ne nje drejtim,sado qe te mundohesh nuk i ndalon dot...
    Me pelqen ndonjehere te pi nje cigare per te hequr merzitjen,te ndjej turbullimin qe me shkakton pas kokes ajri i mbushur me nikotine,por sot nuk dua se kam marre helm mjaft!!!
    Helmi eshte nje ushqim dhe askush per fat te keq nuk e di se kur afrohen dy helme bashke truri e ndjen bashkeveprimin e tyre te fuqishem!
    Si te thuash mesohesh dhe e do....
    Ashtu siē mund te doje femija thithjen e gjirit te nenes,vjeshta renien e gjetheve,gruaja perkedheljen e burrit,te dashuruarit perkedheljen e pasionit....

    Po une ēfare dua tani?
    Nuk e di me.....nuk e di.....gjithēka me eshte shembur!
    Ndoshta dua nje dhimbje nga ato te medhate,nje semundje qe te me shkatarroje sa me shpejt,si nje fshikullim shpate,nje prerje ne mes e mendimeve sentimentale te dhuruara nga nje sembim korpal qe vetem bertet dhe kerkon vemendjen e duhur!
    Kur isha me e re,e padashuruar,mendoja se asgje nuk ishte me e veshtire se dhimbja e trupit,prandaj me ate deshiren e marre te te gjithe te injektuarve nga adrenalina rinore,kam dashur te shpetoj boten nga kjo dhimbje,ti jepja jetes nje sens te paperseritshem....nje pavdekesi....nje jete!
    Por nese jeta do te ishte aq e thjeshte sa te vuash thjesht nga arsye biologjike do te ishte me lehte per ti dhene zgjidhje ne kohe!
    Por ndodh qe Zoti si per te mos lejuar qe te zbulohen sekretet e tij,ka bere dhe sentimentin,parane ,ziline.....
    Nje perzierje ndjenjash qe perplasen fort duke deformuar njeriun kerkues duke i devijuar rrugen,duke e mbytur me iluzione te kota..
    Por jeta vazhdon,gjenite zhduken pasi kane pare me sy se ajo qe kerkojne eshte teper larg monotonise dhe kerkesave et njerezve qe hiqen si turme e rendomte ne kerkim te nje diēkaje te turbullt qe sot eshte......kurse neser zevendesohet me nje tjeter.
    Dhe ne gjithe kete leme mendimesh,zeri i nje femre....zeri im qe therret per diēka qe me takon eshte kaq i pafuqishem,kaq i ploget,kaq i pashprese....
    PO shpresa ēfare eshte??!!!

    Nuk e di....
    "Carpe Diem"

Faqja 18 prej 22 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •