Close
Faqja 17 prej 22 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 218
  1. #161
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mendime...

    Denimi me i madh qe te jep jeta eshte vdeka....
    Cila eshte diferenca mes jetes dhe vdekjes...gjaku them une!
    Askush ne kete bote nuk eshte i ēmendur.Te gjithe mundohen te tregojne forma te veēanta te lajthitjes se tyre ne nje bote qe nuk i pranon.Kjo bote nuk do ti pranoje keshtu siē jane,por do ti deformoje per t'i bere marioneta...
    Po as marionetat nuk i duan kur katandisen ne ate gjendje!
    Ka njerez ne kete bote qe jane mesuar te jene te lire me ate diapazonin e tyre ku mund te zgjedhin gjithēka,edhe jeten,edhe vdekjen..
    Vertet kur ndryshon nje i vdekur nga nje i gjalle?!
    Se besoj te jete vetem gjaku qe ben diferencen....jo se besoj!
    Nuk eshte as jeta qe te jep shoqeria.Shoqerine te vdekurit e kane me prane se kurre neper varreza.Ata e ndjejne ne lulet,ne vajet,ne thirrjet,ne faljet.
    Kurse nje i gjalle fatkeqesisht vetem ne festa shijon lulet,vetem kur eshte i semure merr ndonje pike loti,kurse faljen nuk e merr kurre....jo jo ska falje per te gjallin!
    As ne kishe...
    Edhe prifterinjte qe gjoja falin mekataret bejne sikur berbelitin ca fjale dhe ca lutje,por ato fjale tani me duket sikur i kendojne me shume per te provuar kordat e tyre vokale se per ti bere ndonje te mire dikujt tjeter...
    Kjo bote nuk fal.....dhe falje duhet te kete per te gjallin..
    "Carpe Diem"

  2. #162
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mendime...

    ...........Dhe jeta nje dite te merr dike qe do me shume se ēdo gje.
    Dikush te shikon para se te iki ne boten tjeter me ata sy te mbushur me pranvere.Dhe vjen nje moment brenda personit arrin te shuhet ajo drite e jetes qe e lidh me ate qe do,qe e lidh dhe me jeten!
    Dhe bashke me jeten shuhesh dhe ti vete....Shuhesh!
    Dhe ajo qe me trondit me shume eshte se ata qe kam humbur nuk u shuan,nuk u zhduken,por qendruan me mua,te ngrire,te vdekur,pa pike gjaku nder deje,nder vena...
    Por absurdi nuk i thithi brenda por mi la para syve....Dhe i kam dashur...te gjithe ata qe kam humbur,ah sa shume i kam dashur....
    Adhuruar do thoja me mire....Kane qene dielli dhe hena bashke per mua!
    Askush nuk ekzistonte para tyre..askush tjeter.
    Pse fati eshte kaq i ēmendur?
    Pse....????
    Pse kaq pak i respekton ato gjera te shenjta qe te gjithe tokesoret i perulen?
    Epo per te mbijetuar ne nje bote te tille duhet te jem e ēmendur edhe une,duhet te jem e viktimizuar,e kufomizuar,e asfiksuar deri ne vdekje...
    Ndjejme nje dashuri te ēmendur per ata qe humbim....sa na mungojne!
    Pikerisht atehere e kupton se sa te shtrenjte kane qene njerezit!
    Pikerisht atehere....
    "Carpe Diem"

  3. #163
    UNTILL WE MEET AGAIN Maska e arjeta3
    Anėtarėsuar
    12-11-2007
    Vendndodhja
    shrine
    Postime
    471
    FALEMINDERIT DI ANA

    Per arsyen qe TI e mban peshen e vuajtjes , i dashuri yt nuk duhet te kaloje neper kete dhimbje…

    Atje ku jane dy njerez te dashurur, njeri duhet ta lere tjetrin mbrapa pa marre parasysh sa e forte mund te jete dashuria e tyre.
    Atje ku jane dy njerez te dashurur, ata jane te destinuar te ndahen nje dite prandaj njeri duhet te mban peshen e zise.

    Une ia kam kursyer te dashurin tim kete dhimbje dhe zi qe po e kalon une.
    Loneliness comes in only one size - Extra Large

  4. #164
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Nuk di me....

    Nuk flas dot asnje fjale!
    Mos valle fjala dashuri nuk eshte e denje per tu shqiptuar nga une?!Ka raste kur vetja me duket e neveritshme si nje cope e pavlere qe nuk duhet zene me dore se te shkatarron gjithēka!
    Pastaj mendoj se nuk e kam patur fajin une,nuk kam patur rrugezgjidhje e vetme.....pastaj!
    Sa shume gjera kam filluar te mendoj qofte edhe nje moment te vetem.
    Sa shume kontradikta luftojne brenda shpirtit tim te cilin tani as vdekja nuk e preh..
    Dikush me shikon i heshtur.....disa te tjere po ashtu....ndoshta dhe keta me perēmojne,por nuk ma thone.
    Po perse njerezit duhet te jene kaq hipokrite?
    Pse nuk e hapin gojen dhe te ta thone te verteten ne sy?Perse jo perballe?Perse?!!!!!
    Perse kane nevoje te fshihen dhe te te genjejne me fjale te kota?!Ku eshte perfitimi i tyre!
    Mbase u vjen keq...
    Ah keqardhja......ky mall kaq i shitur te njerezit!

    Asgje nuk i ben me te lumtur njerezit se mbushja e syve me lot per dike qe eshte poshte tyre ose me mire qe e mendojne poshte tyre,e mendojne qe zvarritet ne toke...
    Megjithate meshira eshte nje ngushellim,nje ēmim inkuarajues per ata qe vuajne...Por une nuk vuaj....Renkoj!
    Dua te bertas por nuk kam ze,nuk kam kujt ti bertas!Sa i dhimbshem eshte zeri ne hapesire qe nuk degjohet,syri qe kap nje veshtrim te tijin,por nuk e shikon,lekura e ngritur per nje perkedhelje,por qe nuk preket nga dora e askujt!
    Sa shume gjera qe demtojne shpirtin e nje njeriu por ama,askush nuk do tja dije per shpirtin...As njeriu vete!
    Jam kaq e hutuar sa ēfaredo te me thone ne keto momente do ti beja me ngut.Ky vend po me duket si nje labirint i pamate qe nuk ka as fillim dhe as fund.Nga ky vend ku jam tani,nga kjo gjendje ne te cilen ndodhem,nuk do mund te dal aq lehte sa e pata menduar me pare!
    Ndonjehere me duket vetja nje engjell i vogel qe ka mbetur femije thjesht sepse ka dashur qe ta duan....
    Nje torture qe do ta vuaj me dite,muaj,vite dhe qe asgje nuk mund ta shlyej kurre.....
    Qaj sa shume qaj....Lotet e femrave tregojne vlerat e shpirtit,kurse lotet e meshkujve tregojne shpirtin vete!
    Keshtu kam menduar gjithmone....jam e bindur per kete...
    E dini valle se ēeshte ne gjendje te te beje njeriu qe aq shume do?!
    Kur dy njerez duhen,njeri mund te behet porta ku mund te hyjne te keqijat per tjetrin!
    Dhe ajo qe eshte negative eshte se e keqja me hyri mua prej atij qe desha aq shume....
    "Carpe Diem"

  5. #165
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Nuk jam shprehur dot ne ndarje e siper...nuk dita si te shprehem...vetem u meka atje ne grine e stacionit ....

    Ka qene nje dite si gjithe te tjerat ne kalendarin e kesaj toke...dhe si gjithe te tjerat shume shpejt iku...dhe humbi diku ne nje bote tjeter...qe tani duket jashte cdo imagjinate realeje, dhe pse une jam e bindur qe nuk ishte enderr....
    Si ne enderr perseri e perjetoj...
    Ishte nje mbremje e hershme , e fresket....e shpejte..ēdo gje ecte shume shpejt dhe koha, dhe njerezit, dhe veprimet e tentativat njohese mes tyre...
    Nuk di nese do provoj ta pershkruaj dot ndonjehere apo me mire a do arrij ta pershkruaj dot se si une rrotullohesha rreth tokes e jo toka rreth meje....!!!
    Une rrotullohesha ne krahet e tij...Per te mos u bashkuar me kurre!
    "Carpe Diem"

  6. #166
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Eshte e tmerrshme te shkruash e te besh permbledhjen e gjerave qe kalojne para nesh.E cuditshme te mbledhesh gjithe zhurmen e qytetit,tymin e autobusave,veturave,kamioneve,posterat gjigande te Museve ne koncert dhe ngjyrat e rrobave.Nuk di si do mblidheshin ne shkronja tere ato qe me kalojne ne mendje diten dhe naten,endrrat me te vrara qe pashe,shtratin e madh me nje femije ne mes dhe qetesine e perkuljes para Madheshtise.
    Bukurine e mbremjeve,rete qe vraponin me te katra diten e tufanit dhe idene qe me mundonte para dy netesh.
    Eshte e rrezikshme qe me keq akoma te shkruaj per veten,te them ndonje fraze e fjale pa u menduar.Se e kam mesuar kaq shume veten te hesht sa dhe une me Jeten s'arrij te flas qarte ndonjehere.
    Jane kohe te cuditshme jashte.Eshte bore, diell i forte e here-here shi i rrembyer.Eshte kohe pasionesh,kaosi dhe luftrash.Eshte koha per te dale nga vetja e per tu arratisur nga bota...
    Pa pishmane,pa dhimbje.
    Deti qe perplasej ne kembet e mia...

    Pse eshte kaq e veshtire per t'u kuptuar? Pse nuk lodhen se me lodhuri? Strategji e mire kjo e te lodhurit: i them, e i them, e i them, e i them, e i them...derisa te lodhet dhe ne fund fiton ai qe ka nerva me te forta.
    Vertet e cuditshme kjo puna e nervave, sidomos kur qurravitje te kesaj natyre me sjellin nje dhimbje koke te tmerrshme, dhe nje inat te papermbajtur, por nuk bejne qe te ndryshoj mendje.
    Konkluzioni: Jam e dobet!
    "Carpe Diem"

  7. #167
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    Po gjysma tjeter ekziston dhe do e gjesh heret a vone,por kjo nuk do te thote qe ajo gjysma eshte prerja ime apo jotja(flas per karakterin),sepse ne momente te caktuara shfaqen cilesi te caktuara qe te gjysma ime nuk gjenden, dhe ketu marin zanafillen papastertit etj etj, pra dhe pse eshte gjysma qe me ploteson nuk do te thote qe duhet te jete patjeter "kloni"

  8. #168
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Kam kaq shume gjera per te thene ....

    Mundohem te luftoj me veten per te mposhtur kete ndjenje perveluese,qe me pushton sa here mendoj per te.Dua ta urrej,ta heq pergjithmone nga mendja.Dua ti them se me ka lenduar ne shpirt,me sjelljen e treguar ndaj meje,mosbesimin,injorimin,lenien pas dore,tradhetine!
    Dua te kem mundesime qe ti them qe nje dite do ta urrej sepse vetmia me ka bluar pa meshire,duke menduar qindra versione te jetes se tij,nje jete qe nuk pata mundesine ta kuptoja kurre!
    Dua ti them qe nuk ka dite qe nuk e kam menduar,ore,minute,nuk ka pasur mbremje ku ne te cilen kam mbyllur syte vetem per te pare imazhin e tij,nuk ka pasur dite qe mos shikoja fotot e tij,ndonese arrita ti fshih.....te fshish nje foto dhe te vuash,pale te fshish njeriun!!!!Jeta nuk ka nevoje per gome,nuk fshihet,kujtimet jo,imazhi ndoshta!!
    Se e kam dashur kaq shume,kaq me shpirt,por qe dua qe po kaq shume,qe gjithe kjo dashuri te kthehet ne urrejtje,qe ta largoj aq larg sa dhe vete yjet mos e shikonin....
    Dhe ndihem e plogesht dhe nuk arrij dot,ndihem si nje femije i vogel!
    Ne syte e mi ka nje fare mallengjimi,qe nuk arrij te shpjegoj,syte e mij kane arritur te shprehen vete pa patur nevojen e fjaleve te njerezit qe me njohin....PO flasin syte e mi,me gjuhen e zemres,deshperimit,dhimbjes,lotit.....
    Mos valle jam ajo qe ia vete ka pershkruar,mos valle jam une apo eshte ai egoist me fytyre engjelli?!!!
    Nuk di si te pergjigjem....nuk di!
    Po perse me duhet te vuaj akoma?Pse duhet te vuajme per njerezit qe na largojne nga vetja dhe qe sna kane dashur kurre.
    Vetem per ta perkedhelur edhe nje ēast te fundit,do kisha falur boten,qe dora ime te fshikte fytyren e tij.
    POr kam aq mllef brenda dhe aq inat e dhimbje brenda vetes,sa nuk do ta lejoja asnjehere,qe ai te luaje serish me mua ashtu siē ka bere!
    E vetmja arsye per te cilen do te desha ta takoja,eshte se me ka mbetur peng nje ndjenje e pashpjegueshme,e lidhur teresisht me te.Ndoshta sepse e desha shume dhe asnjehere nuk mund te besoj qe ai mund te ishte kaq meskin sa te me bente te ndihesha kaq keq!
    "Carpe Diem"

  9. #169
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Nuk e di...

    Nuk e di pse jam kthyer ne nje njeri kaq te heshtur,kaq pak ekspresive,kam fjalepake!
    Natyra qe dikur me ngazellente me ndryshimet e saj stinore,tani me duket si nje udhetare monotone qe ndryshon veshjen teper rralle.Nuk me bejne pershtypje me,as gjethet e para qe kane filluar te ēelin,as dita qe po shkurtohet,as nata qe duket e pambarimte,as shirat qe derdhen pa lajmeruar!
    Per mua jane njesoj....
    Kjo bote e vargullt pa ndjenja,pa imazhe...me merzit.Por eshte nje mbrojtje kundrejt kujtimeve qe nuk me le te qete!Sikur te filloj te mendoj sesa ka qene pranvera para nje viti,nje termet i madh do te rrezonte koracen e shpirtit tim,nje gervishje e thelle qe do ēirrte masken e njerezve qe nuk njoha ne te vertete,nje kuje e thekshme do te degjohet nga zemra,lote te panumert do me mbulonin shikimin!
    Sikur te kujtoja,qofte dhe per nje ēast te vetem,se me ke do doja ta shijoja kete nate,i gjithe trupi im do te leshohej perdhe si nje trung i prere,duke kerkuar pa kushte,qe dashuria te rikthehej te une!
    Por nuk mund ti jap vetes mundesine te tregohem e ndjeshme,as te hiqem e forte per te perballuar keto klithma zemre,qe i kam mbyllur perjetesisht ne nje vend ku smund ti degjoj mė me zerin e tyre te vertete...
    Diēka eshte mundur te une....diēka ka ndodhur!
    Nuk jam as e pamposhtur,as mbinjerezore.
    Jam nje femer,nje njeri qe ka vuajtur pa kuptuar,kam qare pa ditur per ēfare,kam heshtur kur doja te bertisja dhe kam bertitur e deshperuar kur nuk kam pasur me forcen per te luftuar!
    Kam folur,kur zemra me kerkonte thjesht ti pranoja.....
    Nuk jam perfekte,as me e zgjuar se te tjeret.
    Jam njeri i dobet dhe e di shume mire kete gje!
    Prandaj sot tek po shikoja njerezit ne rruge,mundohesha te shikoja pertej aparencave te tyre,te dalloja ne syte e ftohte nje zjarr qe akoma digjet,te dalloja ne buzet e shuara nje puthje qe pritej ti dhurohej dikujt,te dalloja ne fytyrat e lodhura ate hije shprese per nje te ardhme te panjohur,ndryshe nga kjo qe jetojme!
    Nuk dua te shikoj me asgje....dua te mbyll kete perde!
    Ideja se edhe une jam kthyer ne nje qenie vegjetante,qe pranon realitetin siē eshte,pa patur vullnetin te shpetoje nga kthetrat e dhimbjes....me tremb!
    Jam e re akoma....
    Me duket se jam plakur ne shpirt....nuk kam me besim dhe shprese te asgje!
    Kam frike sot nga vetja,nga te tjeret....nga bota!Dhe kam zgjedhur rrugen me te sigurt per te mos u zhgenjyer prape.
    Kam gjetur rrugen e mundimeve te brendshme,qe nuk duken,por jane aty,ne ēdo ēast et dites dhe te nates.Vigjilojne te pathyeshme nga koha,nga ngjarjet!
    Presin si egersira te te gjejme nje ēast te vetmuar per shqyer copat e mbetura nga une.Dhe veshtrimi me behet i akullt,shpirti i trazuar,jeta e merzitshme,vetja e neveritshme!
    Ne mes te kesaj simbioze te urryer me duhet te jetoj me shpresen se neser....Nuk do te jem me keshtu!
    "Carpe Diem"

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,986
    Diana!Pėrshėndetje!
    Me zėmėr tė thyer po mundohem tė shkruaj dy vargje.Pse kaq trishtim tek ty?Nga se?Nuk je nė gjėndje tė riparosh njė gabim tė shkuar?Kaq e dobėt?Mua edhe kur tė pyes nuk e ke idenė se si ndihem por nuk dua tė mbaj vallen tėnde!Unė jam shum i qartė dhe i saktė nė kėto qė them.Unė dua tė nxierr nga kjo valle ku je futur.Pėr kėtė duhet tė ndihmosh edhe ti.Duhet tė kuptosh se meqėnėse tė ra fati tė kesh marrdhėnie me njerėz tė pa shpirt,pa zemėr,tė pa kulturė,...Mos vallė duhet tė vajtojmė pse ka tė tillė?
    "Nė njė sherr gjithmon pėrgjegjėsinė e ka i mėnēuri"
    "Budallai tė shpie nė hijen e tij!"
    "As nga lotėt nuk u ngjall Halili",e ke dėgjuar nga mitologjia e lashtė Shqiptare?Tek fuqia e Mujit.Atėherė cila ėshtė ajo zanė qė i mbledh lotėt?
    Mė duket se tė lodha!Shkurt.
    Njė ditė e re ka aguar pėr ty.Hapi sytė.Hapi dhe shiko,dėgjo,mendo,dashuro!dashuro veten,jetėn,fėmijėt,familjen,atė qė tė respekton.Dashuro dashurinė.
    Tė dėgjofsha tė mirėn.

Faqja 17 prej 22 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •