Close
Faqja 15 prej 22 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 218
  1. #141
    Shkodrani Maska e fiso
    Anėtarėsuar
    31-10-2003
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    187
    me te vertete qe gjithkush me dashje apo pa dashje e gjene vedin ne ato rreshta qe shkuajte ti??
    dhe me te vertete te pergezoj.

  2. #142
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Sa here qe mundohesh te mbledhesh copezat e jetes se hedhura rremujshem,neper horizonte te panjohura,te pushton nje lloj frike,duke te paralizuar ēdo ndjenje tjeter.Jane te pakta ēastet kur njeriu arrin te dalloje nga afer vijen e holle qe ndan jeten nga vdekja,te ardhmen nga e tanishmja.....

    Por kur ndodh kjo befas ēdo gje behet me e qarte...Deshirat shtrohen si nje ortek qe rrokulliset ne humnera te thella dhe papritur vetmia duket e paperballueshme...Ne nje ēast unik je ti,por nuk je ti!
    Je bashke me kujtimet e te shkuares,me perjetimet e te tanishmes,por dridhesh kur mendon per te nesermen.
    Te duket se bota ka ndaluar hapin bashke me ty dhe mediton si nje njeri i menēur per te gjetur zgjidhje,qe ndoshta nuk ekzistojne fare.....fare!
    Ka ēaste ne te cilat njeriut i duket mizore te mendoje qe kjo levizje e botes te vazhdoje dhe pa te,por ka gjithashtu ēaste ne te cilat i duhet t'i dorezohet nje realiteti,te cilin nuk e ka dashur kurre!!!!

    Dhe pikerisht atehere ai arrin te doje ēdo gje,te bukur dhe te shamtuar,lumturuese dhe te dhimbshme.Arrin te pranoje ēdo sfide,vetem qe te jetoje dhe pak,qofte dhe pak kohe.!
    Sa e shtrenjte eshte jeta....
    Nuk kam frike nga largimi sepse ata qe do lendohen nga kjo ikje nuk do jene shume!Harresa do me perfshije me vete,duke me kthyer ne nje kujtim qe pas ca kohesh do te zbehet.Por drita,deti,ngrohtesia e natyres...Ata qe dua....
    Te gjitha keto do te me mungojne...Kur mendoj se vendi im i ardhshem do mbetet i kufizuar diku thelle nen toke,ku rrezet e diellit nuk do te hynin dot,ku era e pranverave nuk do me perkedhelte dot,kur syte e njerezve nuk do te me pershkonin si tani....Atehere po,nje thike e mprehte me godet pa meshire dhe ndjej nje boshllek ne stomak,qe sa vjen dhe me shtohet.

    Kam dite ku kam deshire per te luftuar per te jetuar...Dua te sillem si nje njeri normal,qe ka projekte per te ardhmen,qe ka endrra akoma per te realizuar...

    Por ka dite si kjo e sotmja,kur ne mendjen time sillen dy ndjenja te kunderta...njera me thote te dorezohem butesisht,pa lufte,kurse tjetra te luftoj ethshem per te jetuar...
    Dhe lotet me mbulojne....
    "Carpe Diem"

  3. #143
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ne syte e mi te trishtuar mund te lexosh shume gjera,gjera te cilat njerezit nuk e kane te lehte te ti thone kurre,sidomos ata qe te duan!
    Nje njeri i denuar me jeten,ndodh qe te pyesi ate qe e mjekon se sa kohe i ka ngelur per te jetuar!Dhe doktori qesh duke tu pergjigjur qe jeta eshte e gjate dhe e bukur....Por nuk mund te besosh kaq lehtesisht,pasi shikimi i syve te thote shume,ai shikim shpreh ate qe nuk munden dot ta thone fjalet...
    Dhe te gjitha keto fjale te bukura thuhen vetem per ti bere ditet atij qe vuan me te perballueshme,per ta qetesuar me pahir nje shpirt te trazuar,qe mundohet te gjeje force dhe nga gjerat me te rendomta te jetes.
    Shpresa ende nuk me ka tradhetuar....si nje drite e zbehte qiriri,ajo flakeron diku ne shpirtin tim sa here qe mendimet e tmerrshme me pushtojne,sa here qe kjo frike e mallkuar me paralizon duke me treguar ferrin e nje rinije qe do keputet ne mes....Do keputet!Sa dua te shkruaj.....Per nje muaj arrita te shkruaj gjysmen e nje libri ku eshte vete jeta ime....
    Kur shikoj ata qe dua te vuajtur deri ne deshperim per fajin tim,kerkoj me ngulm te vendoset perfundimisht nje fat,sado i zi,sado i paimagjinueshem,por nuk dua te rri me keshtu,nuk dua te pres .....
    Dua vetem nje pergjigje!Do jepja dite nga ditet e mia te numuruara vetem te mos shikoja syte e atyre qe dua aq shume te mbushen me lot sa here qe me perqafojne,sa here qe me shikojne te trishtuar dhe duke derdhur lot,sa here qe me shikojne duke degjuar kete muzike trishtimi ne dhomen time....nuk dua me te degjoj psheretimat e disave qe me qajne per se gjalli,te mos ndjej zemren,qe me kerkon per here te fundit te shikoj njeriun qe me ka bere te dritherohem,te mos ndjej shpirtin,qe me kerkon lirine per te fluturuar ne viset e largeta te nje jete te gjate....
    Shikoj shpesh fotografite e tij....dhe ai diten qe une nuk do jem me ne kete bote nuk do kete nje te vetmen me mua,pasi nuk deshi kurre!Dhe nje dite do me harroje dhe fytyren....do harroje qe nje dite pata ekzistuar...
    Fotografite jane e vetmja shoqeri qe kam e cila nuk me tregon gjera te dhimbshme,por vetem kujtime te bukura,qe perseriten ne mendjen time si nje muzike qe nuk do pushoje kurre!
    Syte e mij jeshil jane te vetmit qe nuk kane frike....Ata mbajne vetem dashuri,nje ndjenje te pafundme,qe luan me semundjen duke e fshikulluar me zjarr ftohtesine qe ndjell ajo....
    Syte e mij te embel aromen e dheut te varrit e veshin me petale trendafili,lotet i kthejne ne buzeqeshje,ankthin ne shprese....Nuk e kisha imagjinuar qe ai mund te me ndihmonte duke qene larg thjesht me imazhin e nje fotografie...
    Dhe nuk arrij te kuptoj pse me duket se ai,eshte diku ketu afer ne kete qytet dhe nje dite do me hapet kjo dere dhe do hynte per te me falur dashurine qe me ka munguar me shume se ēdo gje...
    Ata sy,qe do ti shikoja aq embel,do ishin shpresa e paharruar qe digjej bashke me flaken e jetes....Ishin lajmetari i bekuar qe une pres me kaq ankth....shpresa e fundit e ndodhjes se nje mrekullie!
    Dhe per momentin vetem keto fotografi me kane mbetur si ilaē sherues qe me qetesojne kete dhimbje....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 23-03-2008 mė 17:42
    "Carpe Diem"

  4. #144
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    E keni provuar ndonjehere te jeni larg nje personi dhe te mos keni dite pa menduar per te?!
    Nuk e kam imagjinuar kurre ndonjehere qe mund te obsesionohesha kaq shume pas nje njeriu ne jeten time...Megjithese e kam kuptuar qe nuk me ka dashur kurre si une,nuk kam mundur kurre ta heq nga mendja,sepse sa here qe doja te shikoja dike tjeter,me shfaqet perkedhelja e tij,e qeshura,fjala e embel....
    Me mund te madh mundohem ndonjehere te fsheh larg kujteses nje kujtim te larget qe me duket "poshterues"!Nuk e mendoj me,por ndonjehere kur ndihem e vetmuar,nje dridhje e thekshme me pushton dhe e kuptoj qe ajo qe kam dashur te fshij nga vetja me ngulm,eshte serisht e ruajtur mire ne te pandergjegjshmen....
    Ndonjehere e kerkoj me dite e me ore te tera....por ai ka ēaste qe zhduket!
    Dhe merzitem aq shume sa nuk i ndaloj dot lotet,por ky shi qe po bie jashte dhe qe me lajmeron qe jam duke u lagur.....me kthen ne vete!
    Nuk jam e sigurte qe ai do te vije...nuk jam me!
    Por di me siguri te plote qe kur pret nje njeri me kaq ankth,nje dite e gjen mundesine per ta takuar dhe sikur ai te jete ne fundin e botes!
    Nje lidhje nuk mund te mbaroje thjesht me heshtje,me paqartesi,njeriu ka nevoje te kuptoje pse_ne e veprimeve,pse_ne e fjaleve!!

    Ku eshte ai qe dikur puthte me aq zjarr?Ku eshet ai qe dikur thoshte fjalet me te bukura ndonese te pakta?!
    Nuk eshte.....nuk eshte!
    Atehere pse duhet te shfaqet pikerisht kur une e dua me shume se gjithēka?Kur ai ka ndyshuar te vetja ime shume gjera,te cilat e vetme e kisha te pamundur t'i mendoja.Ai me dha forcen kur kisha nevojen me te tepert,ne nje kohe qe nuk pranoja nga askush tjeter as dhe nje buzeqeshje te vogel kortezie....
    Kur kujtoj se me sa dashuri e perkujdesje me ka trajtuar me pare,sot me duket e pabesueshme kjo qe ndodh....
    Ai kur me shikonte ne sy me dukej sikur me donte,sikur bota e tij me kishte mbyllur brenda nje rrethi qe kishim krijuar se bashku...Nuk arrij ta besoj si mund te tregohet njeriu kaq pashpirt sa te te hedhe poshte si nje lecke duke te injoruar me pershtypjen qe nuk te ka njohur kurre?!
    Ai ndoshta as nuk do qe ta imagjinoje se si jam ndier une gjithe keto kohe,nuk i intereson ta dije....Nuk dua te mendoj dhe as nuk dua qe nga lodhja,zhgenjimi,dhimbja,stresi mund te bej ndonje marrezi e cila nuk duhet bere!
    Duhet te pranosh faktin e vetem qe nje dite dikush largohet nga lidhja dhe qe ne syte e atij qe iken...ti vete nuk je me asgje....thjesht nje vegim....thjesht asgje!Askush...
    "Carpe Diem"

  5. #145
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Malli te dominon,te perul para fytyres qe gjithmone kam deshiruar te shikoj.E kam veshtruar me mall dhe me habi njekohesisht.Nuk e di ne duhet te ngopem me syte e tij apo te marr inat per mosperfilljen qe me jepet si dhurate!
    Malli te dominon para veshtrimit qe gjithmone me ka gjunjezuar.....
    Dhe dike qe mund te duash shume e fort e shikon nje dite te ndryshuar...Nje dite nje shtrige plake te vjen dhe te shkeput nga endrrat duke te lene shpirtin e vrare per dike qe do aq shume!
    E ndjej qe me urren, e ndjej te inatosur dhe ndoshta kjo me vret me shume.Por ai me shume se i inatosur duket i bindur dhe i sigurte ne ēdo gje qe thote...Ai ka ndryshuar!
    Pas nje kohe te gjate shkeputjeje ne vend te mallit djeges qe une ndjej ai nxjerr nga goja helm dhe vrer....Pse valle?
    Pse jeta po tregohet kaq e padrejte me mua?Me jep si fillim ankthin e tmerrshem te vdekjes pastaj me merr dhe zemren!
    Cfare kam bere ne nje menyre kaq te tmerrshme qe duhet te paguaj kaq shume?Nuk e di burimin e ketij inati te madh,as burimin e fjaleve te ftohta,tamam sikur ne zemren e tij te kete ngrire ēdo gje....si akull dimri qe zgjat ne Polin e Veriut!
    Nuk dua me te justifikohem perballe teje....per asgje!
    Jo tani,jo pas gjithe ketyre qe pashe....Une te kam dashur me gjithe forcen e shpirtit dhe nqs ndonjehere kam pritur e kam bere per te miren tende...
    Keshtu si ti me paraqet,une dukem nje monster,nje njeri i perbindshem pa ndjenja,pa arsye,pa llogjike.Thjesht nje robot i akullt dhe llogarites....Te kam degjuar dhe lexuar kur je shprehur me mua keto kohe dhe me je dukur patetik,i prekur me krenarine dhe sedren e semure te nje mashkulli!
    Une nuk jam as kam per te qene kurre ajo karrikature njerezore qe pershkrove ti.Me vjen keq qe ke ndryshuar kaq shume...
    NJe dite do te me kerkosh falje per kete indiference dhe fjale te renda dyshimi,por atehere do te jem ajo une qe sdo te mundem te te degjoj me!

    Tani do me thuash....."Mos ki frike se sdo te vij asnjehere per te te kerkuar falje"!!!Une nuk jam si ti"!

    _Kjo eshte e vertete.Ti nuk je si une,sepse po te ishe i tille nuk do te veproje ne kete menyre dhe nuk do merreshe me llafet e te tjereve ,nuk do degjoje te tjeret,te ishe si une do arrije te doje,do arrije te falje,do arrije te kuptoje!Po te ishe si une do te sakrifikoje nga vetja per te mos me lenduar,sidomos ne gjendjen e tanishme.Jo ti nuk je si une!
    "Carpe Diem"

  6. #146
    UNTILL WE MEET AGAIN Maska e arjeta3
    Anėtarėsuar
    12-11-2007
    Vendndodhja
    shrine
    Postime
    471
    Vazhdo e dashur,shkruaj, shkruaj, shkruaj........

    Nje gje duhet ta dijsh TI NUK JE VETEM
    Te perqafoj fort
    Loneliness comes in only one size - Extra Large

  7. #147
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ndonjehere dikush mund te me konsideroje si te ēmendur!!!!
    Perse duhet te konsiderohem si e tille kur kerkoj diēka normale qe me perket,kerkoj dashurine dhe jeten,keto te dyja kerkoj dhe une qenkam e ēmendur?!

    Ka njerez qe vrasin dhe presin ne kete bote,dhe keta i quajme normale?
    Perse duhet te paguaj per mekate qe nuk kam bere?Une nuk jam e ēmendur.....Kerkoja thjeshte ne kete bote femijerine e humbur,prinderit e mi,dashurine,sherimin e nje diēkaje qe po me merr ate gjak te ngelur pak nga pak nga dita ne dite....Kerkoj jeten dhe dashurine dhe njeren ma moren dhe tjetra eshte shume shpejt....
    Nuk donte kjo bote qe une te isha e lumtur,nuk donte........lotet me shperthejne,sa shume lot qe mund te kete ne syte e nje njeriu!Sa te vegjel jane por sa kuptimplote dhe sa ndjenja te ndryshme jane te afte qe te shprehin....
    Jam mese normale te dua jeten per veten,per ata qe dua,te dua dashurine...
    Shume njerez te tjere mund te mos shprehen duke qare nepermjet shkrimeve,mund te jene te lumtur dhe te veshin gjerat me te shtrenjta,kollare te ngjitura mire pas fytit,sy te ngrire pa meshire.....dhe keta jane anormale,jo une!
    Dhe keta jetojne mes sherbetoreve dhe mekatit dhe une jam e denuar brenda ketij pallati te madh ku ka vetem mure te bardha dhe kesaj shtepie e mbushur me mobilje dhe dhimbje dhe ku ben ftohte pasi nuk mundem te ngroh me asgje,nuk mundem me as te ndez zjarrin e shuar!
    Dua qe nje dite te mos jem e detyruar te shkoj ne ate vend te mallkuar...dua te rifilloj jeten dhe sdua te qesh hidhur por me ze te larte,dua te shikoj dy personat qe dua me teper ne kete bote te rriten,te martohen,te shikoj femijet e tyre,ti rris,te jem nje gjyshe e mire,dua ti jap ngrohtesine e dikurshme kesaj shtepie kaq te madhe ku personi i vetem me te cilin shprehem dhe nxjerr sekretet e mia eshte ky ordinatore qe shkruan...Dhe ky ndonjehere me duket sikur qan bashke me mua.....Dua te mos shikoj lot,dua te mos qaj me,dua te vesh rrobat me te bukura qe kam dhe te dal ne vendet me te bukura,dua te marr fryme pa patur frike,nuk dua me te shikoj keto bluza te bardha,nuk dua me te rri zgjuar naten dhe kur me ze pak gjumi te ngrihem e trembur dhe e mbuluar ne djerse duke pyetur veten se ne cilen bote jam!
    Dua te shkruaj e te shkruaj pafund,dua te perkedhel femijet e gjithe botes,dua te mos kem me hijet qe me ndjekin pas dhe dua te degjoj kenget me te gezueshme!
    Jam e denuar dhe e plagosur,i kam te dyja dhe sado qe te therras askush nuk e degjon zerin tim....mrekullia nuk mund te vije vete,me duhet ta kerkoj!
    Pse nuk ka asnje vesh qe te me degjoje?
    Edhe une me pare kam pasur endrra,edhe tani akoma i kam,ndonese treēereku me jane shuar!
    Sa shume mendoj...sa shume!Jam shume e lodhur dhe kjo hije e zeze e cepave te syve qe vjen duke u zbehur me jep nje pamje teper te trishtuar dhe te vdekur per gjume!
    Shikoj nga dritarja...nate....drita....dhe asgje ku mund te shikoj nje te ardhme....nje shprese!



    Ps.....TE perqafoj mikja ime....Shume flm
    "Carpe Diem"

  8. #148
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    DI_ANA, nje pyetje i drejtoj vetes une sahere qe te lexoj: nuk ke momente ne te cilet nuk i thua vetes"tani nuk do bej me viktimen. Tani nuk do le me njeri te luaje me jeten time sentimentale. Tani s'do i jap me njeriu veten derisa ai njeri te plotesoje kushtet dhe te fitoje nje vend ne jeten time. Tani do marr jeten time ne dore dhe jo te jua le te tjereve ta neperkembin kur te duan"??
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Si duket DI_ANA eshte tipi i njeriut qe dashuron gjithmone marrezisht dhe verberisht.

    P.S Lum ai qe rri me ty, DI_ANA
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  10. #150
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Citim Postuar mė parė nga KOKASHTA Lexo Postimin
    Si duket DI_ANA eshte tipi i njeriut qe dashuron gjithmone marrezisht dhe verberisht.

    P.S Lum ai qe rri me ty, DI_ANA
    Lejome te te informoj qe njeriu mund te dashuroje dhe ne forme jo auto-destruktive. S'po kritikoj njeri ketu, por te dashurosh nuk do thote te vuash. Ai qe te ben te vuash, jo vetem qe s'meriton te jete pjese e jetes tende, por as meriton kohen te cilen kjo i dedikon ketu. Njeriu duhet te respektoje veten ne radhe te pare, mirepo nese pranon ne jete njerez qe s'te respektojne, atehere si pretendon te respektosh veten?

    Une pyetjen mesiper ia bera per ta ndihmuar me teper te kuptoje veten, jo ta kritikoj. Perkundrazi, kjo ka mbeshtetjen time.
    Kam vetem nje limit: qiellin!

Faqja 15 prej 22 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •