Close
Faqja 13 prej 22 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 218
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,986
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA Lexo Postimin
    Ti nuk mund te Urresh....
    Ti nuk mund te me urresh kurr,sepse Engjejt nuk urrrejne,ato vetem mbrojne.Do ishte e kote te provosh te me urresh mua sepse urrejtja jote do te kthehet ne dashuri dhe dashuria jote ne mbrojtje per mua...
    Ti nuk mund te me urresh sepse tashme une jam pjese e jetes tende,jam cope e zemres tende.Te me urresh mua do te thote te urresh vetveten.
    Sa here qe ti vuan une vuaj bashke me ty,sa here qe merr fryme une marr fryme bashke me ty,sa here qe ti qesh une qesh bashke me ty.Sa here qe ti me urren une te adhuroj.
    Te dhashe zemren time qe te jete me ty ne cdo hap te jetes tende.
    Te solla prane engjejt e mi per te qendruar perjetesisht me ty ne ditet bukura e te veshtira.
    E di qe nuk mund te me urresh edhe pse ke deshire edhe pse do te me harrosh nuk mundesh sepse une jam gjithmon me ty jashte dhe brenda teje.
    Edhe pse nuk te kam prekur kurre e ndjej qe jam brenda teje,ne nje vend te vogel ne fund te zemres tende.
    Sa here qe ti me kujton mua ti vuan,ti do qe te flesh por nuk mundesh sepse imazhi im te mundon,do te me kesh prane dhe sa here ti e kerkon kete une jam aty me ty....

    Une vuaj njesoj si ty vetem se nuk qaj,ne keto momente po degjoj te njejten kenge qe po degjon ti por vetem me nje ndryshim,ti tani po qan kurse une jo.Brenda ne lotet e tu jam une.Ti je nje pike loti dhe prandaj une nuk qaj sepse kam frike se mos te te humbas.Dhe keshtu mbaj gjithcka brenda meje.Dhe kjo me ben te vuaj akoma me shume.Une linda per ty edhe pse kete e kuptova pas shume kohesh.

    Linda per te te bere te lumtur,kurse ti per te me bere te vuaj.Jam e bindur qe ne keto momente po qan,po brenda ketyre loteve jam une,ti me sheh ne enderr ndersa une s`do te enderroj kurre sepse endrra ime fillon kur flas me ty.
    Te jesh i bindur per dicka: Je pjesa me e bukur e jetes sime!!!!!!!!
    U mundova tre herė pėr ti hequr diēka kėtij shkrimi po...fatkeqėsishtėsa sa herė e masja...mė dilte"sakllam", kėshtu qė detyrohem ta lė ashtu siē e shkruan dora jote.Unė nuk besoj shumė tek mrekullitė, por kam njė rezervė tek FATI qė mė ēudit!!!Mė ēudit mė shumė se je ti e para qė detyrohem....e pėrsėris...detyrohem ta shkruaj.N.Q.SE. u beson atyre qė shkruan..atėherė besoji edhe kėsaj.
    Respekt

  2. #122
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    "Tė gjitha dashuritė kėrkojnė tė jenė tė pėrjetshme dhe pikėrisht kėtu e kanė burimin vuajtjet e tyre pafund...".

    Jeta eshte mundesi.....Perfito nga ajo sa te mundesh!
    Jeta eshte e bukur......Adhuroje dhe quaje perendi!
    Jeta eshte enderr....... Jetoje,dhe realizoji enddrat!
    Jeta eshte sfide...........Perballu me te!
    Jeta eshte loje.............Luaje,po pa bere keq rrotull teje!
    Jeta eshte detyre.........Plotesoje se te tjere kane nevoje per ty!
    Jeta eshte e shtrenjte..Vleresoje dhe kurre mos e urre!
    Jeta eshte pasuri...........Ruaje dhe mos e harxho!
    Jeta eshte dashuri.........Shijoje dhe ushqeje!
    Jeta eshte mister...........Zbuloje te lutem!
    Jeta eshte dhimbje.........Sfidoje se une nuk mundem dot!
    Jeta eshte kenge............Ti,kendoje!
    Jeta eshte tragjedi..........Shmangiu.
    Jeta eshte aventure.........Kujdes,mos bej zemrat qe te vuajne!
    Jeta eshte shume e ēmuar....Duaje siē e desha une!
    Jeta eshte lufte..............Mesohu edhe me te dhe mos ki frike!
    Jeta eshte Jete...............Lufto per te...!
    "Carpe Diem"

  3. #123
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Pse po te kujtoj?
    Pse po e mundoj veten duke i zgjuar kujtimet per ty?
    Kjo pytje e mundimshme po me mbyt.Deshiroj ti iki pergjigjjes.....
    Deshiroj te izolohem ne nje erresire te pa fund,nje qetesi te pa fund.Deshiroj te iki nga kjo bote!
    Nuk arrij dot te qetesohem....Diēka me pengon.Pse?
    Pse te dua?E pikelluar e ul shikimin,duke u kthyer ngadale ne realitetin e hidhur,e tmerruar e shikoj fotografine tende te mbuluar me lotet e mi.
    Ndiej nje zbraztesi.Nje dhembje ma shtrengon kraharorin,ma ze frymen!
    Mundohem te iki kujtimeve per ty,por kurrsesi te harroj.Ti nuk je me i imi!...Nuk jam me e gjalle,jam e vdekur.E varrosur per se gjalli!Nuk jam me ajo qe isha dikur,dhe shume shpejt nuk do jem me asgje!!
    "Carpe Diem"

  4. #124
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Nuk e kam mohuar asnjeher qe DI_ANA nuk ka talent por perkundrazi e kam vlersuar ku eshte shprehur ne vendin e duhur, ne momentin e duhur dhe me kuptimin e duhur.

    Thjesht me pak disiplnim me shume talenti i DI_ANA do te ishte nje shembull i shkelqyer per cilindo anetar te ForumitShqiptar.

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  5. #125
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Nuk jam perfekte dhe ato qe shkruaj jane gjerat qe ndjej dhe kam nevoje te flas me dike dhe ne pamundesi i shkruaj ketu.....jam e bindur qe ka plot njerez si une!
    Ju falenderoj te dyve per vleresimin,sinqerisht.....ndonese ndonjehere jam e merzitshme me shkrimet e mia ku ka shume dhimbje!
    Po do te doja ti shkruaja me teper dashurise....asaj do te doja me teper!
    "Carpe Diem"

  6. #126
    E Humbur Maska e elsaa
    Anėtarėsuar
    20-02-2008
    Vendndodhja
    Back Too Homme
    Postime
    2,685
    DI_ANA e kam vene re qe vertet dashurise i shkruan shume , por me nje ndryshim i shkruan me shume zhgenjimit te dashurise .Te gjithe ne ose shumica nga ne e kemi provuar dashurine me te gjitha emocionet e saj dhe zhgenjimin. Dikush e shpreh me shume , dikush e mban ne vete , dhe dikush e perjeton zhgenjimin ndonese nuk di ta shprehe me fjale kaq te bukura ama dhimbjen e perjetojne te gjithe thuajse njelloj.DI_ANA vertet ke talent ne te shkruar , por sa keq pse gjithe kete trishtim? Duke lexu poezite e tua te ze frika te dashurosh . A nuk do ishte me mire ehe per ty ehe per ata qe do ti te lexojne poezite e tua te shkruash me me optimizem . Te ben mire per vete ne rradhe te pare , te jep force te kalosh cdo dhimbje . Te me falesh por keshtu mendoj eshte me mire . Do te pershendes me nje poezi qe e kam harruar kush e ka shkruar por qe me ka ngel ne mendje .

    Se jeta nuk mbaron kur mbaron nje Dashuri.
    E di ... Di te jete ndryshe kur nuk je Ti ..
    Me lote dhimbjesh do lagem ē`do mengjes
    Por do te jetoj........Nje Dashuri te re do te pres

    Se jeta nuk mbaron kur mbaron nje Dashuri.
    Se zjarri nuk u shua , nuk u be hi
    Me thonj do te kapem ne dallget e jetes
    Te mberthej nje dashuri me kthetrat e Zemres .

    Se jeta vazhdon kur mbaron nje Dashuri ...........
    Burrat Udhėheqin Botėn, Ndėrsa Gratė Udhėheqin Burrat

  7. #127
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Sytė e mi tė pėrlotur kėrkonin tė lexonin atė emėr. Buzėt e thara donin t’a thėrrisnin, por ato kater shkronja mė mblidheshin nė fyt, dhe prej buzėve dilnin vetėm ngashėrima. Pėrmes lotėve shikoja atė fytyrė, qė mė dukej sikur ishte bėrė e huaj , e pakapshme! Mundohesha t’a prekja, por sytė e tij mė largoheshin. Unė i flisja dhe ai smė kthente pėrgjigje,pasi nuk dinte ētė mė thosh,nuk mund tė mė jepte atė dashuri qź unė i dhuroja........
    Vrapoja pas tij, por rėra e ftohtė e plazhit mė pengonte.
    Dallgėt ngadalėsonin vrullin e tyre tė shpejtė pranė bregut, dhe talleshin me pėrpjekjet e dėshpėruara qė bėja!
    Dikur ato dallgė, qe tani mė shikonin me pėrēmim, shkumėzojnė tė gėzuara mbi trupin tim tė vetėm! Do tė doja qė dashuria tė mė merrte nė krahė dhe tė shkonin ashtu tė pėrqafuar drejt rėrės sė ngrohtė.
    Gishtėrinjtė e tij tė ngatėrroheshin nėpėr flokėt e gjatė, bjond , qė shkėlqenin nėn rrezet e buta tė diellit.
    Por tanimė, kujtimet e atyre ditėve janė kthyer nė njė makth pa mbarim. Ardhja e dimrit, sė bashku me rrezet e diellit, kish ftohur edhe zemrėn e tij.
    As ditėt e para tė pranverės nuk kishin mundur t’a ngrohin atė zemėr. Ai iku nga une… Iku diku larg,nė mes tė shkretėtirės, duke lėnė pas shijen e hidhur tė ndarjes. Tashmė e vetme dhe e papėrkrahur endem bashkė me kujtimet nėn rrezet pėrvėluse tė diellit, dhe mbi rėrėn e nxehtė mbeten gjurmėt e mallit.
    Pėrpara syve mė shfaqet mirazhi i tij. Zėri i tij duket sikur prish heshtjen mijėra vjeēare tė shkretėtirės, dhe unė ndjej lotėt tė mė njomin buzėt e etura.Sa lot kam derdhur.....sa shumė kam qarė!
    Shija e tyre e kripur mė ndjek prej vitesh dhe sot mė shumė se kurrė, e kujtimi i tij mė rėndon shpirtin. Zemra e thyer largohet prej meje, ngjitet lart nė qiellin e errėt duke kėrkuar mė kot zemrėn e tij. Por ajo zemėr ishte kthyer nė njė diell tė ftohtė dimri, e gjysėm hėna nuk mund t’a gjente mė…
    Dhe unė, tashmė e vrarė dhe e vdekur, kaloj gishtėrinjtė nėpėr flokėt e mi dhe psherėtij. Gjysėm hėna mė vėshtron nga lart, pa mundur tė mė thote asnjė fjalė. Dalėngadalė mėngjesi po agon, e me largimin e natės largohet edhe gjysma e zemrės sime, tashmė e tretur dhe e munduar nė kėrkim tė njė mirazhi,nė kėrkim tė pamundėsisė.....
    Sa dua te fle.....sa shumė dua tė bie nė gjumin mė tė thellė tė ekzistencės!Nuk kam frikė.....
    "Carpe Diem"

  8. #128
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga elsaa Lexo Postimin

    Se jeta nuk mbaron kur mbaron nje Dashuri.
    E di ... Di te jete ndryshe kur nuk je Ti ..
    Me lote dhimbjesh do lagem ē`do mengjes
    Por do te jetoj........Nje Dashuri te re do te pres

    Se jeta nuk mbaron kur mbaron nje Dashuri.
    Se zjarri nuk u shua , nuk u be hi
    Me thonj do te kapem ne dallget e jetes
    Te mberthej nje dashuri me kthetrat e Zemres .

    Se jeta vazhdon kur mbaron nje Dashuri ...........
    Ke shume te drejte Elsa....Te lutem mos lexo vargjet e dhimbjeve te mia!
    Nuk eshte nje zgjenjim dashurie,eshte nje jete e imja e plote qe ka qene e tille dhe nuk mund ta kuptosh!
    Te lutem lexo vargjet e dashurise dhe ki besim te to,besoji dashurise dhe uroj te njohesh vetem lumturine!
    Dhimbja eshte pjesa me e madhe e jetes sime,prandaj i shkruaj dhe nuk e zgjodha une,ishte ajo qe me zgjodhi!
    Dashuria per mua nuk eshte humbja e nje personi te vetem,por eshte ajo jete qe une kam humbur,ato endrra te cilat mu shuan pak nga pak dhe atyre u shkruaj,pikerisht qe te tjere mos ti njohin dhe te kuptojne vleren e vertete te "Dashurise"!

    Respekte dhe flm
    "Carpe Diem"

  9. #129
    I'm in love with you Maska e enderrimtarja
    Anėtarėsuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten e endrrave, vetem aty mund te jem gjithēka per ty
    Postime
    71
    Citim Postuar mė parė nga elsaa Lexo Postimin
    Se jeta nuk mbaron kur mbaron nje Dashuri.
    E di ... Di te jete ndryshe kur nuk je Ti ..
    Me lote dhimbjesh do lagem ē`do mengjes
    Por do te jetoj........Nje Dashuri te re do te pres

    Se jeta nuk mbaron kur mbaron nje Dashuri.
    Se zjarri nuk u shua , nuk u be hi
    Me thonj do te kapem ne dallget e jetes
    Te mberthej nje dashuri me kthetrat e Zemres .

    Se jeta vazhdon kur mbaron nje Dashuri ...........
    Se jeta nuk mbaron, kur mbaron nje dashuri,
    do ma jape dikush tjeter ate qe s'ma dhe ti.
    Do duhet kohe qe ty te te harroj,
    po une kam endrra dhe dua te jetoj.

    Se jeta nuk mbaron, kur mbaron nje dashuri
    nje dite do te harroj dhe une si po ben ti tani.
    Jetoj e zhytur ne dhimbje e lot
    kur perpara meje ka shprese e endrra plot.

    Nje dite do ndodhe mrekullia, e di
    do kujtohesh shpirt per ndjenjat e mia, do ndjesh nostalgji.
    por ajo qe u shua, nuk ndizet me tani,
    po e vrave dashurine, ke vdekur edhe ti.

    Jeta vazhdon kur mbaron nje dashuri,
    ate qe s'ma dhe ti, do e jape tjeter njeri.
    Jeta s'mbaron me nje dashuri,
    thjesht kjo dashuri kthehet ne nostalgji.

    Ps. elsaa pucccccccccccccccc. Me fal qe te vodha ca rreshta nga poezia, leket e te drejtes se autorit t'i nis me bluetooth .

  10. #130
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mendime te zymta...Bota ime

    Festat qe zhvillohen me merzisin jashte mase.....sot ketu ne kete vend eshte feste!
    I degjoj ne sfond fjalimet qe pasojne njera_tjetren,kenget qe oshetijne bashke me thirrjet e qejflinjve dhe ndihem e lene pas dore....
    Me pare me pelqenin shume ditet e festave,me kujtohet qe kur isha e vogel,im gjysh me sillte dhurata,halla ime me pergatiste embelsira te shijshme,kurse daja me tregonte historira te vjetra ku mbizoteronin princesha dhe princer te kalter,ku mbizoteronte nje bote magjike te cilen e pelqeja me shume se ēdo gje!
    Por te gjitha keto tani kane mbetur shume larg.....Te gjithe keta i kam humbur dhe nuk kam me asnjeri qe te kujtohet per mua...Ne ate shtepi te vjeter shkoj shume rralle.Nuk me terheq me ai vend qe me duket komplet i shkretuar pa prezencen e njerezve qe desha aq shume,pa pranine e tim eti,gjyshit,halles,dajes......Me kujtohet im ate ne ēastet e fundit te jetes sa i lodhur ishte,ndonese ishte akoma i ri....shume prej tyre iken ne moshe te re dhe kete nuk arrita ta kuptoja kurre!Pse pikerisht ata qe desha dhe me deshen aq shume?!
    Pse pikerisht ata.......Perse te mos ikja edhe une mbrapa tyre....ndoshta jeta ime do ishte me ndryshe,do ishte jo kaq e deshperuar,jo kaq mizore!!
    Gjithēka me duket e merzitshme...Tani qe jam e rritur e shikoj veten me sy tjeter dhe kjo nuk me pelqen!Do kisha dashur te ngelesha femije,ndonese nuk kisha lodrat dhe prinderit ashtu siē i kishin femijet e tjere....Kur mendoj per familjen time ne shpirt ndjej nje dualizemte thelle,shume te thelle qe me mundon....Nga njera ane i dua dhe me mungojne tmerresisht,nga tjetra eshte ajo ndjenje e turpit qe me ka munduar aq shume kur e kisha kuptuar se isha e braktisur dhe pa perkrahjen e tyre,ne kohen qe isha femije dhe qe kisha me shume nevoje per ta....I shikoj sjelljet e shoqeve dhe shokeve te mij,i shikoj qe me kuptojne ne syte e mbushur me lot dhe ndjej keqardhjen e tyre....mendoja se duke u rritur ajo mangesi qe kam patur per fjalen "prind",do me zhdukej dhe do me harrohej me kohen,por po ndodh e kunderta.....tani me shume se kurre do kish anevoje per ata,qofte dhe nje moment te vetem,qofte dhe nje dite te vetme,ku te peshtillesha nga krahet dhe perkedheljet e tyre!!!
    I ndjej veshtrimet e kalimtareve dhe u dukem ndoshta e lumtur dhe e kompletuar,por sa gabohemi nga paraqitja e jashtme....mund te shkelqejme nga jashte dhe te jemi plot plage brenda!
    Asnjehere nuk kam dashur te flas me njerez te huaj per prinderit e mij dhe erdhi nje kohe kur fillova te flisja pasi kisha nevoje te kuptoja,te kuptoja dobesine e karakterit dhe zemergjeresine dhe ndjeshmerine e dhimbshme te shpirtit tim qe prekej nga fjala me e vogel e thene pa dashur pa kujdes!
    Ndonjehere do te doja te mos kisha ekzistuar kurre....Por kur kthehem ne shtepine time lotet me pushtojne....Nuk kam per te qene asnjehere si te tjeret,askush ne keet bote nuk eshte interesuar per mua,qofte dhe nje here te vetme,asnje nga ata qe kam dashur.....Perveē miqve!Perveē tyre asnje tjeter!
    Vetmia me bren nga brenda,por me shume nga te gjitha eshte mungesa e mbeshtetjes ajo qe me gerryen shpirtin si vemje!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 18-03-2008 mė 12:50
    "Carpe Diem"

Faqja 13 prej 22 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •