Kritika tė ashpra pėr heqjen nga rendi i ditės sė projektligjit pėr Memorialin e Presidentit Rugova
Prishtinė, 11 janar Kryekuvendari Kolė Berisha, nė seancėn e parė tė Kuvendit iu bėri thirrje deputetėve dhe partive politike qė tė harrojnė tė gjitha ndasitė dhe tė jenė unik deri nė pėrcaktimin e statusit dhe krijimit tė qeverisė sė parė nė Kosovėn e pavarur.
"U bėj thirrje qė derisa tė pėrfundojė procesi i definimit tė statusit tė Kosovės, derisa tė bėhet Kushtetuta, tė mbahen zgjedhjet e para nacionale dhe lokale, tė formojmė qeverinė e parė tė Kosovės sė pavarur, qė t'i lėmė nė njė anė kundėrthėniet, interesat e ngushta partiake, klanore e ideologjike,etj, dhe tė bashkohemi vetėm pėr njė qėllim nė bėrjen e shtetit ėt Kosovės", tha Berisha.
Ndėrsa pas kėtij fjalimi seanca ka vazhduar me diskutimin pėr rendin e ditės. Mospajtimet janė shprehur nga deputetėt e LDK-sė, tė cilėt kanė kundėrshtuar fuqishėm heqjen nga rendi i ditės pėr herė tė dytė tė Projektligjit pėr Memorialin e Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova.
E para qė ka kundėrshtuar ishte deputetja Besa Gaxheri. "A nuk u vjen turp qė tani tė bėhet njė vit dhe asnjė hap nė shenjė nderimi nuk kanė bėrė kėto institucione pėr Presidentin Rugova.
Ju nuk jeni nė gjendje qė njė ligj pėr Rugovėn ta miratoni nė Kuvend, kur ēdo delegacion kombėtar e ndėrkombėtar, kur vjen nė Kosovė shkon e pėrulet para varrit tė tij, dhe ju nuk skuqeni, as nuk turpėroheni se nuk keni bėrė qė njė vit asnjė investim nė atė vend", tha Gaxheri.
Ajo mė pas ka kritikuar institucionet e Kosovės, qė sipas saj e kanė dėmtuar krejt atė qė ka krijuar Rugova. "Por, gaboheni shumė, sepse kjo nuk do t'ju lejohet nga vetė qytetarėt e Kosovės", tha ajo.
Gaxherri i kėrkoi kryekuvendarit Berisha qė tė kursente pėrgjigjet, e paraqitura edhe nė opinion se pėr shkak tė implikimeve buxhetore tė paanalizuara mirė ėshtė tėrhequr Projektligji pėr Memorialin e Presidentit Ibrahim Rugovės, sepse sipas saj, ėshtė e papranueshme pėr LDK-nė qė tė lejohet qė tė bėhet lojė pėr kėtė Projektligj.
Ajo duke argumentuar reagimin e saj, ua kujtoi deputetėve dhe opnionionit vetėm njė fakt. "Fėmijėt e Rugovės janė rritur pa fėmijėri, ata 16 vite tė rinisė sė tyre kaluan brenda mureve tė Rezidencės, andaj ata meritojnė respektin e institucioneve tė Kosovės, ose sė paku tė LDK-sė", ka thėnė Gaxheri.
Por, sipas kryekuvendarit Berisha, Projektligji pėr Memorialin e Presidentit Rugova ėshtė tėrhequr pėrkohėsisht dhe shumė shpejt do tė jetė nė rend tė ditės.
Kuvendi mė pas vazhdoi punimet duke miratuar nė seancėn e paradites projektligjin pėr kimikalet, pėr numrin personal si dhe atė pėr emrin personal, duke kompletuar njė pjesė tė legjislacionit pėr ēėshtje civile. Por, me kėrkesė tė Grupit Parlamentar tė PDK-sė ėshtė hequr nga rendi i ditės Raporti i Komisionit Evropian pėr progresin nė Kosovė, ndėrsa me kėrkesė tė Grupit Parlamentar LDK-sė ėshtė hequr nga rendi i ditės edhe Projektligji pėr shndėrrimin e poseduesve tė paluajtshmėrive private nė pronar, si dhe rekomandimet e Komisionit pėr Buxhet dhe Financa pėr aprovimin e transferim tė mjeteve tė Ministrisė sė Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural. Kuvendi vazhdon punimet nė orėt e pasdites me shqyrtimin e projektligjeve tjera.
QIK-u
Krijoni Kontakt