Rumania dhe Bullgaria anëtarësohen në BE
Në Bukuresht u ngrit flamuri i BE-së
Në Rumani dhe Bullgari është festuar anëtarësimi i vendeve në Bashkimin Evropian, 17 vjet pas rënies së komunizmit.
Në kryeqytetet e dy vendeve, Bukuresht dhe Sofje, u zhvilluan koncerte dhe u ndezën fishekzjarre mes një atmosfere festimesh.
Rumania është vendi i 27-të i Be-së, me një ekonomi që po rritet me ritme të shpejta.
Por në të njëjtën kohë, ai është ndër vendet më të varfër dhe një vend ku korrupsioni mbetet problem.
"Ne kemi 20 vjet për të arritur Evropën", tha kryeministri rumun, Calin Popescu Tariceanu; "por nëse pengohemi kësaj rradhe, mund të na duhen 40 apo më shumë," shtoi ai.
Festime Bullgare
Në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje, korrespondenti ynë tha se në momentin e zgjerimit, gëzimi ishte i papërmbajtshëm.
Selia e ish-partisë komuniste që më parë dominohej nga një yll i kuq, u mbulua me kaq shumë fishekzjarre, shtoi ai, saqë dukej sikur ishte përfshirë nga flakët e ferrit.
Pak para mesnatës, në vend u transmetua një mesazh i presidentit të Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.
Ai tha se kultura dhe trashëgimia e Evropës do të pasuroheshin dhe se anëtarësimi i Bullgarisë do ta bënte Bashkimin Evropian më të fortë.
Vëzhgim 'i paprecedent'
Anëtarësimi i Rumanisë dhe Bullgarisë në mesnatë me orën lokale, e çon në 27 numrin e vendeve anëtare të BE-së.
Megjithatë, të dy vendet do t'i nënshtrohen një monitorimi të paprecedent nga ana e aleancës, për t'u siguruar se ato do të kryejnë reforma në fushën e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit:
Nëse vendet nuk do të arrijnë të plotësojnë objektivat e vendosura në këto fusha, ato rrezikojnë të humbasin shuma të mëdha në ndihma nga BE-ja.
Marr nga BBC
Krijoni Kontakt