Meqe po ben qyfyre dhe Claus, po shkruaj dhe une nja dy rreshta. (Nese na lejohet nga profesoret e historise ketu lol.)
Persa i perket incidentit te Thebes, eshte krejtesisht e pamundur ta gjykosh si incident i vecuar, pa patur parasysh gjeopolitiken, luftrat midis qytet-shteteve, perpjekjet e Athines per te kontrolluar (nepermjet taksave etj) qytet-shtetet e tjera etj etj etj. Dmth ka shume faktore qe duhet te analizosh. I pari qe me shkon ne mend, eshte lufta "proxy", ose shembulli qe Filipi donte t'i jepte "polis" e tjera ne rast rezistence. Mos te harrojme, qe Athinasit, me ne krye Dimostenin vajten te ndihmojne Theben, por pastaj dezertuan.
Gjithashtu, nuk mund te gjykosh mbi Theben duke u bazuar vetem me cfare beri Aleksandri. Ne fund te fundit, ishte akoma loja e Filipit. (Bile, me duket pak kredit i jepet Filipit nga historianet apo dhe ketu ne forum per formimin e ushtrise, dhe idese se bashkimit te qytet-shteteve greke.) Edhe dicka tjeter, "dashuria" e Filipit per Ilirine dihet, me pushtimet dhe vrasjet e tij. Ndoshta dikush do argumentoje ketu, kishte inat krushqit

, njerezit e Olimbise, lol, tjeter ai muhabet.
Ne pergjithesi ne keto diskutime, ve re dicka qe flitet apo gjykohet nen prizmin e kuptimit "nacion-shtet" te shek 20-21. Realiteti eshte ndryshe. Paksa se kemi te bejme ne rastin e Greqise se lashte psh me qytet-shtete me ngjashmeri zakonesh, besimesh, gjuhe (deri ne nje fare mase) ne fund te fundit ishin entitete administrative (pervec te tjerash) te ndara, dhe ne konkurrence per dominim qofte ky territorial, apo ne emer te "demokracise" apo monetar, ushtarak etj. Ne rastin me te njohur Sparta vs Athina. (Tani, nqs Spartanet nuk jane greke tjeter ajo pune lol.)
Nje analogji mund te behet me Europen mesjetare, apo deri ne traktatin e Westfalise. Mbreterite, principatat, dukatet (si i themi duchesses?) etj, pavaresisht nqs sot ndodhen nen nje territor nacion-shtet (Franca, Italia, Gjermania etj) ishin perpetualisht ne konkurrence, vasalitet ekonomik apo militar me njeri-tjetrin.
He se harrova, mbaj mend qe kam lexuar diku (s'me kujtohet se ku fatkeqesisht) qe Aleksandri i shpetoi per qime nje sulmi te papritur nga Taulantet kur ishte ne Iliri. Di gje njeri per kete pune?
Krijoni Kontakt