Close
Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 106
  1. #61
    lepurushe Maska e bebushja
    Anėtarėsuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Sapo u zgjova dhe mendimi i parė je ti. U takuam dje si nė ėndėrr, dhe tani nė fakt nuk jam e sigurte nė ishte ėndėrr apo realitet. Kishe veshur bluzėn e zezė, atė qė mė pėlqen mua kurse unė, s’e mbaj mend.
    Ndoshta, njė tė bardhė ... u takuam tek vendi ynė i zakonshėm nė bashkimin e dy copave tė zemrės. Ti mė prisje ndėrsa unė si gjithmonė erdha me vonesė. Ishe bėrė me nerva, por e dėgjoja copėn tjetėr tė zemrės se si rrihte pėr mua dhe e vėrejta skuqjen tėnde tė lehtė kur kuptove se nuk mund ta kontrolloj e atė. Tani qesh kur kujtoj fytyrėn tėnde tė shqetėsuar mos mė kishte ndodhur gjė, kur unė thjesht i rashė mė gjatė kėsaj radhe pėr nė rrugėn tek vendi ynė, “zemra”. Ndenja pak se jeta budallaqe mė kishte dhėnė mė pak kohė kėtė herė dhe magjia do prishej pėr pak minuta, e pastaj do zhdukeshim tė tėrė pėrgjithmonė. se kuptova as pse qave kur tė putha, sikur tė kishte qenė e fundit ... dhe pse mė ndiqje me sy teksa ikja nė rrugėn mbrapsht pėr nė “arsye” .. Mė dukej sikur atje nuk kishte ajėr, dhe copa tjetėr e zemrės mezi punonte. U lodha nė fakt dhe po mė merrej fryma. Kur arrita nė shtėpi mė dukej sikur diēka kishte humbur rrugės dhe doja tė kthehesha mbrapsht, po s’po gjeja as kėpucėt, kėshtu qė e lashė fare. Them tė vij sot. Ti si thua? Do tė jesh aty? Mė ka marrė malli. se di ē’ ndodhi dje qė dua tė tė takoj me kaq ngulm sot. kemi ndenjur edhe shekuj pa u parė dhe kur jemi takuar as nuk kam pasur shumė mall pėr ty. S’e di ē’ ndodhi dje .... s’e di ...
    Sot them tė vesh njė tjetėr bluzė tė bardhė. Do tė tė pėlqejė, sapo e kam blerė. Kurse ti e di qė do tė veshėsh gjithmonė atė tė zezėn qė mė pėlqen mua jam e gėzuar tani. Do tė tė takoj duhet tė shkoj tė kap trenin ndryshe do ta humb dhe pastaj kush e di kur takohemi. Nuk vonohem kėtė herė, po as ti mos u vono. Gjithsesi, pa merak tė pres sa tė duash edhe deri shekullin tjetėr po deshe. Shyqyr qė vendi ynė ėshtė gjithmonė i hapur se po ishte ndonjė kafene do mė duhet tė rrija jashtė nė errėsirė dhe ti e di qė unė kam frikė nga errėsira ..... Ka drita rrugės, por fytyra ime bėn mė Shumė dritė. Eci me hapa tė lehtė se treni ndoshta mė pret... Ja po arrij. E shoh qė kėtu. mė duket se po niset. Mė prit pak o shpirt, sa tė hipi ...
    Sa i ēuditshėm ky tren!! S’ka as fatorino, as shofer, megjithatė po ecėn. E ē’mė intereson mua! Unė po vij tek ti.
    Shikoj se si zbrazėtia kalon me shpejtėsi para meje.
    E di qė mė ka zili sa bukur ėshtė tė mos
    ndihesh vetėm. Po vij o shpirt, mė prit se po vij ....
    Treni ndaloi. Sa ēudi! Ndaloi.
    “Ej pse ndalon, shpejt se jam vonė, zemra ime po mė pret...!!!
    Ej mos ndalo ....
    Ėshtė errėsirė o shpirt, kam frikė. Nuk dal dot, kam frikė. Eja ti kėtu. Eja mė merr. Ja po tė pres kėtu mbas dritares. Po tė pres o shpirt. Eja ....
    Ja ku je. Tė shoh. Erdhe? Sa mirė. Mė shiko, jam kėtu. Jam kėtu o shpirt, po ta bėj me dorė, ja mė shih, pse s’ mė sheh o shpirt, jam para teje. Pse je kaq i trishtuar? Paske veshur bluzė tė bardhė. S’dukesh keq, jo. Ty, ēdo gjė tė shkon .... Ku shkon, mos ik. Jam unė, zemra jote.
    Po tė pres kėtu, mė shih. Ku shkon ? Jo.
    Andej, andej jo, tė lutem mos ik andej. Jo, janė njerėz tė kėqij ata. Mos ik nga unė, mos ik .....
    Ėshtė errėsirė o shpirt, nuk kam mė frikė, jam bėrė guximtare.
    Frika ime e vetme tani ėshtė pritja. Unė do tė tė pres dhe e di se do tė vish njė ditė. Ja,jam kėtu tek vendi ynė, zemra
    Kanė kaluar shekuj dhe ēdo gjė ėshtė shuar pėrveē dashurisė time. Edhe zemra ėshtė plakur, pikon gjak. Ėshtė rrudhur, por ajo ekziston pėrsėri, ndėrsa unė s’e kam kėtė siguri pėr ty.
    Tė thėrras dhe jehona e zėrit tim kthehet pėrsėri tek unė. E di qė mė mendon kudo qė tė jesh. Nuk them qė ne tė dy kishim fat te keq, them qė s’kishte fat per ne. Po eci tani, jam mpirė duke ndenjur ulur. Ėshtė e kotė tė kėrkoj, ti s’do tė vish. Do bėrtisja, po ē’kuptim ka jeta pa ty???Po ē’ ėshtė kjo “jeta”? A po jetoj??? Dua tė fle o shpirt, do tė kthehem nė shtėpi, n.q.s. vjen ti e di ku tė mė gjesh, tek “zemra” nuk e di nėse do tė gjesh hi kur tė vish, apo eshtra, apo thjesht njė kujtim, ndoshta do jem dhe unė, po nė mungesė timen do tė lė tė vetmen gjė qė s’ta dhurova dot kurrė: “dashurinė”. Pastaj, jeto me tė dhe mos e humb tė lutem, ta lė amanet. Ushqeje qė tė rritet dhe tė bėhet e fortė si ne tė dy, jepi frymė dhe mos e braktis kurrė, dhe nėse ti s’vjen ajo do tė ketė mbirė kėtu, ndoshta dhe vdes, kush mund ta dijė, e vetmja gjė qė kėrkon ėshtė pak ujė nga shpirti dhe pak ngrohtėsi, po nata ėshtė e ftohtė dhe kujtimi s’mjafton. Ndoshta gjithēka e jona do tė ketė fundin tonė .....
    Po iki o shpirt, larg, shumė larg, atje ku rruga shuhet mbas teje, atje ku unė mbetem dikush dhe ti pjesa tjetėr e zemrės sime qė humbi nėpėr shtigjet e njė historie, nė labirinthin e qenies tonė. Mirupafshim o shpirt, mirupafshim ... unė humba pėr tė gjetur ty. S’tė kam gjetur akoma por humba…unė, s’jam mė.
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  2. #62
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    SHume e bukur bebushja....
    Nga ana tjeter me vjen shume keq qe kjo teme imja eshte bashkuar ketu se nuk eshte fare e njejta gje!!!!

    respekte
    "Carpe Diem"

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anėtarėsuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    Bebushja je e pa pare zogu
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  4. #64
    Floodist Me Eksperjenc Maska e ARNOLD_777
    Anėtarėsuar
    13-01-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    111
    kjo histori me ka ndodh mua,,,une jam gjalle fizikisht por i vdekur shpirterisht.

    Vajza 17 vjecare tmerresisht dinte te dashuronte
    dhe djali 20 vjecar dinte t'ja vleresonte.
    Vajza e donte aq shume sa pėr te falte gjithcka
    dhe djali e donte po vajzes kurre nuk ja tha.
    Po djali ne zemer mbante njė sekret
    qė nuk ja tha as te dashures se vet.
    Vajza ia falte gjithė dashurine
    por djali tek droga gjente qetesine.
    sekretin e djalit vajza s'e kish zbuluar
    qė djali drogohej ajo s'e kish kuptuar.
    Dhe ditet iknin,iknin njė nga njė
    dhe djali keqesohej,keqesohej gjithmone e me.
    por dhe pėr djalin erdhi njė dite e mallkuar
    vajza zbuloi sekretin kur i pa shenjat ne duar.
    Ia mohonte djali"-asgje s'ėshtė e vertete,mos i beso syve,besome mua qė te dua dhe do te dua perjete"
    vajza me lot ne sy nga djali u largua
    ai e ndoqi nga prapa falje pėr ti kerkuar.

    "-lerme te qete-i tha vajza,-me mos me kerko
    lerme te qete te lutem,ne verte me do.
    -Te lutem mos vrapo,te lutem ti ndalo
    Pritme e dashurte te them vec njė fjale."

    vajza djalin nuk e degjonte
    me lot ne sy ajo vetėm vraponte.

    "-Kujdes-bertiti djali-kujdes,njė makine!"
    Por vjaza se degjoi,nuk e ndaloi shpejtesine.
    Frenat shoferi dot nuk i ndaloi,
    mbi vajzen shkelen ato dhe ajo ze me s'leshoi.
    te gjithė u mblodhen mbi vajzen e shkrete
    te gjithė po ulerinin pėr ate jetė,
    ate jetė qė vdiq nga e shkreta dashuri.

    'Ah-tha vajza,-sa e veshtire qenka kjo jetė
    ta dish sa te kam dashur....,te kam dashur vertete.
    Duhet te mesosh problemet pa droge ti kalosh
    kam frike te vdes,kam frike s'di ku do te shkoj
    te lutem ndihmome se vdekjen se meritoj.
    Vajza mbylli syte dhe driten e diellit me se pa
    njė lot qė i pikonte ngadale,ne faqe iu tha.

    "-Jooooo-thirri djali i mbytur me lot,-
    -mos me er se pa ty s'jetoj dot.
    Falme te lutem,falme ne te kam genjyer
    falme qė ste kam treguar,
    ti se meritoje vdekjen,e as ajo ste meritonte
    pse te mori ty ,valle mua pse s'me donte?
    Une gjysem njeri isha dhe kur isha me ty
    po tani ,c'jam valle?njė cope mishi me dy sy.
    Por une s'te le vetėm,do vdes pėr dashurine,
    se ty te dua tmerresisht,
    dhe ne boten tjeter them te gjej qetesine.
    Kujtova se tek droga do te gjeja qetesine,
    kujtova se me droge s'do te lendoja dashurine.
    Kujtova se droga ishte gjthcka,
    por ishte ajo q epa dashurine mua me la.
    ti ishe e dashur,viktime e dashurise time,
    ti ishe e dashur ajo q eme hoqi njė dhimbje.
    por une s'te le vetėm,tek ty do te vij,
    te jemi te dy bashke dhe atje te gjej qetesi."

    te dy i varrosen ,i varrosen prane qė te mos ndaheshin kurre,
    e tani asgje me nuk i ndan.
    Dhe mbi varret e tyre u shkruajten keto fjale:
    "te vdesesh pėr dashurine ėshtė Diēka e rralle"
    -ja -thoshte dikush-ja cmund te bej njė njeri,
    mund te japi dhe jeten
    te vdesi pėr dashuri!!!
    Jeto sikur do te vdesesh neser, dhe meso sikur do te jetosh gjithmon

  5. #65
    Floodist Me Eksperjenc Maska e ARNOLD_777
    Anėtarėsuar
    13-01-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    111
    Per zotin me kan vjedhe passin se un skom shkrujt asnjer kaq shum ne jeten time :P
    Jeto sikur do te vdesesh neser, dhe meso sikur do te jetosh gjithmon

  6. #66
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Ai hajduti duhet te te kete patur shume per zemer plako sepse te paska dhuruar merita te jashtezakonshme......shume prekese,vertet!

  7. #67
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Trishtim zemre...

    Nje ciklon ka kaluar naten ne shtepine e qetesise tende te se shtunes.
    Ne mengjes kane mbetur vec shenja te vagullta trishtimi,shperthime perverse lotesh.
    Te duash dike me kaq force do te thote te heqesh dore nga te qenit vetvetja.Paranoja per te te ben egocentrike.Po gdhin!Toka jote sillet drejt diellit te tij.Ai eshte gjithnje larg...
    Ndalesh e sheh se ke zene nje hapesire diku ne vendin e gabuar,rezonon me trupin e gabuar.
    Itinerari i zakonshem mbetet ne caqet e kujtimit te nje dite qe iken mundimshem.
    E dhimbshme te kuptosh qe je kthyer ne nje instrument argetimi ne "lojen" e nisur bukur.Mbush oret boshe te jetes se tij plot zhurme.
    Ditet dhe netet e tua vijne e ikin gjithmone vec per te.
    Pritja jote eshte mashtruar shume here.
    Ju levizni drejt njeri_tjetrit cdo dite me pak,largoheni cdo dite nga pak.
    Ndaheni per te mos u bashkuar.........
    "Carpe Diem"

  8. #68
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    E njoh.........

    E njoh zerin tim,e njoh zerin tend,jemi njohur diku ku askush,askush se mban mend.Jam misteri yt dhe ti je misteri im,fikje te buta shkelqimesh yjesh,flirte dashurie pa kthim.Ndaj dua te te rinjohe ne kohen qe kratere ndez e shuan mes hirit,te ndizem nga nje e puthur e zjarrte nen flakezen e imte te qiririt.
    Thone se "dashuria e verber nuk zgjedh".Keshtu ecen edhe ti qorrazi.Ende nuk je rrezuar per te mos u ngritur me.Ndjek gjurmet e hapave qe si ke hedhur kurre.Sekreti qe vazhdon te shtypesh ne vetvete,ta rrit me shume ankthin e durimi yt zvarritet ne grahmat e fundit.
    Ti duket se keshtu shtyn ditet e ndarjes,me shpresen e gjetjes se nje casti kur te ndjehesh gati.Por askush nuk eshte asnjehere gati per ndarjen.
    Edhe pse jeta eshte e mbushur plot me flluska njohjesh e ndarjesh te shpejta.
    Lufton mes gjithckase dhe hicit.....
    Brenda nje dite ngjitesh ne majen e lumturise dhe te nesermen serish rrezohesh me nje shperfillje te serte.Cdo dite perballesh me iluzione boshe!
    Prandaj dashuria eshte e verber,ajo nuk zgjedh....
    "Carpe Diem"

  9. #69
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    RRefim...........

    Sot t'u shfaqen serish ato shenjat e dobesise per te.Qave gjithe diten nen grilat e mbyllura te se shtunes.S'ishte krejt fati yt!
    Kapur fort pas marreveshjes qe shpesh tenton te besh me veten,pakuptuar ndjen se rreshket nje mengjes te befte,nen trishtimin e te menduarit per te.
    Cfare ka ndodhur valle?Ngrihesh pa deshire,endesh e gjerat ste kane kuptim.
    Ha,fle,zgjohesh,qan e prape i njejti rit.Ti vazhdon jeton.I sillesh ketij rrethi cikel i mbyllur,te duket vetja kot tek u vjen verdalle te njejtave ngjarje.
    Ndalesh dhe sheh vendin qe ke zene.......gabimisht
    Ti,nje trup qe nuk leviz,ke ndalur diku,por s'mund te qendrosh gjate,nuk mundesh.
    Te debojne...
    U ngjita drejt ne maje te lumturise por sa shpejt u rrezova,aq sa mu duk nje vegim.Te kem qene valle ne enderr?
    Njeriu smund te eci gjate ne lumturi sepse rreshqet.Me duket sesa me shume ecim,provojme te ngjitemi lart aq me i madh eshte rreziku i rrezimit e frikes per te mos u ngritur me.
    Lumturia e ardhur nga nje mashkull eshte me e mundimshmja per tu rrezuar.Por me e enderruara sa jeteshkurter dhe zhgenjyese.
    A thua ne vete jemi te prirur drejt rrezimit?
    Do ti ruaj te gjitha kujtimet,rrahjet e zemres prane tij,do ti ruaj mesazhet,fjalet e embla,driten qe i shihej ne sy.Do ta ruaj ne shpirtin tim te mire edhe pse kurre nuk u be i imi...
    Do ti ruaj takimet e pakta,puthjet,netet e zjarrta dhe pasionin per te.Do ti ruaj te gjitha po nuk do te kerkoj ta shoh me..Ndaj njeriu eshte i prirur drejt rrezimit dhe ndaj ai smund te ece dot gjate drejt lumturise se rreshqitur...
    "Carpe Diem"

  10. #70
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Je e heshtur,qetesi e pafund sokratike,gjuhe e drojtur pritjeje,si nje det ne nderrime stinesh,si kjo nate me vezullime te plakura yjesh.Je e matur si magjistaret kur ngrihen,si muret e nje kalaje qe kane shekuj qe flene.E vetmuar ne duart e absurdit veshtron kohen e ikur,atje ku duhet te ishin yjet,tani ka vec zjarre t fikur.
    Si liqen dashuria,ngrihesh permbi vale,perkedhelur nga fshehtesisa e drithmave,si nje varkule.Muskuj e nerva mblidhen e shtrihen brenda teje si flatra fluture a......si kercimi i nje pantere qe kurre sdo ta kuptosh.
    Eshte enderr ne zgjimet e tua,etje ne endrrat e tua dhe ti nuk e di nese je ne gjume apo zgjuar.
    Kenga e patingullt ne liqenin e shpirtit tend prej nga buron dashuria.Dhe diej ne syte e tu nga pasqyrimi i thellesise.
    Diej te enderrt dhe ata,ngaqe kapercejne kufijte.Valle jam ne enderr apo ti zgjohesh ne gjumin tim?
    "Carpe Diem"

Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Njė histori dashurie.
    Nga INDRITI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-08-2006, 15:33
  2. Ja Dhe Nje Histori Dashurie E Imja Ketu 3 Vjete Me Pare !
    Nga DiGiTeX nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 13:54
  3. Njė histori dashurie pėrfundon te Krimet e Rėnda!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 12-02-2005, 07:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •