Close
Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 106
  1. #31
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    SHPETIMTARI........

    Qe prej shume kohesh po prisja vetem dhe e mbyllur me mendimet e mija shakatarruese ne kete dhome te zeze..
    Nje dite ne fillim te ketij korridori te erret dikush preku drynin..
    Ishe ti engelli im shpetimtar,dhe pikerisht ne kete dite pashe diten e madhe dhe pashe oqeanin e dashurise...
    Qe ne momentet e para besova ne dashurine tone dhe e kuptova qe duhet te mbroheshim kunder te gjitheve...
    Para se te njiheshim jeta ime ishte si nje vend pa pa dalje,nje fushe e mbushur me kaktyse ne te cilen njerezit donin qe te ecja mbrapa si nje kercimtare idiote dhe pa talent...
    Ndoqa shume fantazma ne kete bote hostile qe me frikesonte..
    Me qellonin shpesh ne koke qe te perulesha,dhe lutesha qe kjo gje te ndalonte,lutesha qe kjo vuajtje te kishte nje fund...
    Te ndjesh reren siper kokes tende ,sa budallallik po ne te njejten kohe sa mire te ben te ndjehesh ne keto momente vetmie dhe zhgenjimi...
    I degjoja sesi qeshnin me vuajtjet e mija,i shikoja si kercenin siper zhgenjimeve te mia,dhe kurre se besoja si njerezit mund te kenaqeshin kaq teper perpara nje varri...
    Shpirti im ishte si nje anije qe sado perplasej dhe sado shkatarrohej nga nje shkemb i fuqishem,prej nje mjegulle te dendur;..
    Trupi im ishte vene ne gjume.......dhe se kuptoj pse se endrra kisha akoma!!!
    Shikoja te gjithe keta njerez te lumtur ne nje ane dhe une duke u fundosur dhe duke pare jeten sesi me largohej.....larg.............ne pafundesi..
    "Carpe Diem"

  2. #32
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga SaS
    historia ime !!! une edhe ti te dashuruar ne shiun qe na prekte lehte supet si per te na thene komplimente !!! Buzet e tua burimi i jetes time !!!Buzeqeshja ime takohej me shkelqimin e syve te tu !!! Edhe dielli na kishte zili qe rrezatonte drite dashuria jone me shume se ai!!!Sa shume kam per te thene tani qe ti ike zemer !!!Kujtimet me vine ne mendje si fragmente filmi serial,ku serite me te bukura ishin ato te dashurise !!!Lote qe rreshkasin lehte mbi faqen time per te mos me shqetesuar me bejne shoqeri ne kete nate retrospektive !!!Jastekun shtrengoj fort,jastek qe dikur ti mbeshtesje koken ndersa une te ledhatoja fytyren e brishte qe shprehte te gjitha ndienjat : dashurine merzitjen ,gezimin,zemerimin dhe prape dashurine !!!Zemren ma pikelon tingulli i kenges tone te preferuar ndersa lotet kercejne me syte e mi dhe une me vetmine qe me eshte bere shoqe qe kur ti ike !!!Dhe ndersa kujtimet nuk kane te sosur dhe vine e ikin si dallget e detit erresira pushton syte e enjtur nga nete pagjumesie !!! E kshu iken edhe nje nate tjeter nen friken e te qenit pa ty !!!Te dua zemer flas ne gjume dhe ne enderr te puth !!! por kjo nuk vlen !!! Eshte thjesht nje iluzion qe jam mesuar te jetoj ndersa ti nuk me perket me mua !!! Ti nuk je me mua !!! zgjohem me zhgenjimin qe ishte vetem nje enderr dhe kshu fillon nje dite-nate ferr ne jeten time!!!Pa ty ...

    Te pergezoj SAS...

    Shume e bukur...

    respekte
    "Carpe Diem"

  3. #33
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga bebushja
    di_ana dhe sas urime shum shume krijime te bukura

    Flm shume bebushja per vleresimin....

    respekte
    "Carpe Diem"

  4. #34
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga SaS
    diana shume te bukura !!! mendo njehere ti shkruash ndonje here keto fjale ne nje liber !!! suksese !!!

    flm shume prej teje...

    Me ka pelqyer qe te shkruaj qe e vogel dhe shkruaj gjithmone,po nuk kam patur kurre guximin te shkruaja nje liber sado qe e kam menduar shpesh..

    respekte
    "Carpe Diem"

  5. #35
    lepurushe Maska e bebushja
    Anėtarėsuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    shum bukur moj djanushke urime
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  6. #36
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA
    flm shume prej teje...

    Me ka pelqyer qe te shkruaj qe e vogel dhe shkruaj gjithmone,po nuk kam patur kurre guximin te shkruaja nje liber sado qe e kam menduar shpesh..

    respekte
    Duhet ta gjesh kete guxim Di Ana!....duhet ta besh!...do te ndihmoje shume njerez qe te vazhdonin te luftonin per kete enderr!...do te ishte nje mekat qe keto doreshkrime te mbuloheshin nga pluhuri i harreses ne ndonje sirtar te myket.

  7. #37
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga shoku_tanku
    Duhet ta gjesh kete guxim Di Ana!....duhet ta besh!...do te ndihmoje shume njerez qe te vazhdonin te luftonin per kete enderr!...do te ishte nje mekat qe keto doreshkrime te mbuloheshin nga pluhuri i harreses ne ndonje sirtar te myket.

    Flm shume prej teje,mbase nje dite do ta marr ate guxim qe ti thua po per momentin dua ti ndaj me ju te gjithe...


    respekte
    "Carpe Diem"

  8. #38
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA
    Ange..........

    Papritur u shfaqe ti engjelli im...
    Dhe aty fillova nje histori ne nje planet komplet blu...
    Blu qe te mos ngatarrohet me te vjetrin...
    Me ty dashuria eshte kudo ashtu sic eshte shiu,dhe cdo dite kam nevoje per te...
    Dhe lutem qe kjo gje mos mbaroje kurre...

    Papritur u shfaqe edhe ti engjelli im.....

  9. #39
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    DRIDHJA E PARE...

    Ne kete peizazh ti je ketu,i turpshem,i shtrire lakuriq,duke i dhuruar syve te mij nje shfaqje te mrekullueshme...
    Veshtrimi im i vetem eshte kjo skulpture mishi e shtrire ne nje menyre kaq te bukur ne ca carcafe te bardhe ashtu si nje perendi e cila dhuron frutat e pasionit...
    Ne trupin tend kaq te bukur shof sesi pasqyrohet lekura jote...ne floket e tua te erreta bredh si nje vagabond parfumi yt dehes..
    Syte e tu jane dy unaza qe reflektojne shkelqimin e nje diamanti...
    Si nje anije qe shfaqet ne eren e mengjesit shpirti im enderrimtar zgjohet per te bere nje udhetim ne nje bote magjike...
    Duke degjuar vetem ndjenjat e mija dhe duke ju pergjigjur fteses tende ,provoj me delikatese te gjitha frutat e dashurise qe me dhurohen...me kaq embelsi.
    Buzet e mija puthin ato buze aq te embla..
    Dhe duke mbajtur syte mbyllur,marr fryme dhe thith eren e gjoksit tend..
    Duke ndjekur zbulimet e mija ne kete bote kenaqesije dhe duke ndjere te gjitha aromat e trupit tend,bllokohem nga ekstaza ashtu si nje blete para nje lule dashurie me nje parfum teper dehes!!
    Ashtu si nje insekt budalla,e shetis kete lule duke ndjere fort aromen e saj,duke pare si ajo me hap petalet dhe duke me lene te thith nektarin e dashurise...
    Ne perkedheljet e mija trupi jot perkulet ,shtrihet dhe rrotullohet si nje dallge ne nje oqean...
    Trupi yt i marre nga kjo dallge me duket sikur behet ne shume trupa dhe sikur sjell nje muzike te cuditshme dhe disa levizje ritmike ashtu si era dhe uji...
    Ashtu si nje floke bore qe rritet prej flokeve te tjere kur uji ngjitet ne buzet e tua,me duket sikur pi nje vere kenaqesie ne nje qiell te lengshem qe pershkon zemren time mes yjesh...
    Cfare kenaqesie te kalosh ne te gjithe keto tresore pa fund qe nga kembet deri te floket e tu te erret dhe te parfumuar...
    "Carpe Diem"

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    pergezime, nje realitet...subjektiv apo i brendeshem,ndjenja te shprehura me delikatese,...sot..problemi qe shtrohet sot per njerez me vlera esht sipas meje ,jo thjesht e bukura dhe ndjenja por se sa ndikojn e e valorizojn ambjentin rrethues.

    Esht,gjithnje simbas meje,detyre qytetare vullnetare njerzore iminente sidomos kto kohe qe teknollogjia ka marre superxhirro,konsumizmi dhe njerzit si mullari dhe bagetia, qe njeriu me kapacitete dhe nivele te kuotizoje sa me lart boten spirituale ne funksjon te njerzillekut,ne konkurence e gare te veshtire me pjese te pandriēuara te societas,per te mos thene injorancen e maskuar me kulture superficjale.

Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Njė histori dashurie.
    Nga INDRITI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-08-2006, 15:33
  2. Ja Dhe Nje Histori Dashurie E Imja Ketu 3 Vjete Me Pare !
    Nga DiGiTeX nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 13:54
  3. Njė histori dashurie pėrfundon te Krimet e Rėnda!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 12-02-2005, 07:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •