Studentėt urojnė Kryeministrin nė pėrvjetorin e lindjes
15/10/2006
Me rastin e 62 vjetorit tė lindjes, Kryeministrin Berisha e uruan njė grup studentėsh, pėrfaqėsues nga universitet e Shqipėrisė, Kosovės, Maqedonisė dhe tė studentėve shqiptarė qė studiojnė nė universitetet perendimore.
Bashkė me urimet, studentėt shprehėn kėnaqėsinė qė uronin jo vetėm kryeministrin, por edhe profesorin e pėrkushtuar tė mjekėsisė, qė pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij ua ka pėrkushtuar dijes, mėsimit dhe brezit tė ri. Ndėr tė tjera, studentėt u shprehėn se me urimet e tyre sot bashkohen “mijėra tė rinj aspirantė tė ideve tė lirisė dhe ekonomisė sė tregut pėr t’ju uruar qė tė vazhdoni me gjithė energjitė dhe forcėn qė ju karakterizon kontributin tuaj nė emėr tė zhvillimit. Si qytetarė tė Shqipėrisė, ju urojmė jetė tė gjatė pėr tė na drejtuar drejt ėndrrės sė gjithė shqiptarėve, drejt tė ardhmes europiane.”
Nga ana e tij Kryeministri falėnderoi pėrzemėrsisht studentėt pėr urimet e tyre tė sinqerta, duke i siguruar se nė axhendėn e qeverisė tė rinjtė dhe studentėt kanė njė pėrparėsi reale. Ne po punojmė, u shpreh Kryeministri, qė nė buxhetin e kėtij viti tė bėjmė njė rritje tė ndjeshme pėr universitetet.
Mė tej, ai theksoi se “sė pari bėmė hapjen e pranimeve nė universitete qė ishte hap shumė i domosdoshėm. Tani duhet tė punojmė pėr tė ndryshuar kushtet nė universitete. Do ndėrtohen godina tė reja, do tė pėrmirėsohen kushtet e jetesės, do t modernizohet qyteti Studenti. Ndėrkohė qė do tė fillojė ndėrtimi i njė kampusi pėr auditore, pėr klasa, nė zonat e ndėrtimeve universitare, si dhe do tė vazhdojmė tė bėjmė ēdo pėrpjekje pėr tė ēliruar ambjentet e shkollave nga ndėrtesat, nė mirėkuptim me qytetarėt”.
Gjatė bisedės me studentėt, Kryeministri vlerėsoi zhvillimin e sektorit privat nė arsim dhe rėndėsinė qė ka ky sektor pėr tė gjallėruar dhe pėrmirėsuar arsimin e lartė nė Shqipėri dhe pėr t’ju ofruar qytetarėve mė shumė cilėsi dhe mė shumė zgjedhje.
***
Me rastin e ditėlindjes, Kryeministrin Berisha e uroi gjithashtu edhe stafi i tij i ngushtė. Kryeministri u shprehu bashkėpunėtoėve tė tij falenderimet e pėrzemėrta pėr ndihmėn dhe punėn e tyre tė pėrkushtuar nė kėtė vit tė parė tė qeverisjes, duke theksuar se arritjet e deritanishme tė qeverisė kanė edhe kontributin e tyre tė ēmuar.
http://www.keshilliministrave.al/shqip/lajm.asp?id=6785
Krijoni Kontakt